Nga Nard Ndoka

Proēesi i reformės zgjedhore, edhe pse i mangėt e gjysėmile gal, me sa duket po mbėrrin drejt aktit final: miratimit tė ligjit tė ri zgjedhor, tė cilin as publiku, as shoqėria civile dhe as shumica e politikanėve nuk e dinė konkretisht se si do tė jetė. Flitet ndėrkaq se ka njė pakt midis PD dhe PS pėr miratimin e kėtij ligji tė ri, flitet se do tė ndryshohet sistemi zgjedhor, flitet se do tė bėhen ndryshime nė Kushtetutė, flitet se ky ligj do tė jetė proporcional rajonal, flitet pėr lista tė mbyllura, por konkretisht, asgjė e saktė nuk mund tė thuhet definitivisht, pėrderisa ne nuk kemi njė draft tė ligjit tė ri tė propozuar dhe pėrderisa, nė komisionin parlamentar tė ngritur pėr kėtė ēėshtje nuk ka asnjė veprim konkret. Reforma zgjedhore, deri tani ka mbetur nė kuadrin e deklaratave mediatike tė z.Kastriot Islami, i njohur si shpikėsi dhe arkitekti i “dushkut” elektoral, njė prej deformimeve mė tė shėmtuar tė proēesit zgjedhor dhe Ilir Rusmalit, juristit mė tė ēuditshėm, qė ligjin e ka kuptuar gjithmonė si njė instrument pėr t’u pėrdorur nė intriga politike, respektivisht pėrfaqėsues tė PS dhe tė PD pėr reformėn elektorale.
Paratia Demokristiane, qė e ka ndjekur me shqetėsim tė veēantė tė gjithė kėtė proēes, e angazhuar pėr njė reformė reale zgjedhore, ka kėrkuar prej kohėsh bashkėpunimin, jo vetėm midis partive parlamentare pjesėmarrėse nė koalicionin qeverisės, por edhe njė bashkėpunim mė tė gjėrė, duke e shtrirė kėtė nė spektrin opozitar me tė gjitha partitė parlamentare nė opozitė. Pėr fat tė keq deri tani kjo kėrkesė e jona ėshtė neglizhuar, jo vetėm nė bashkėpunimin e hapur e transparent pozitė, opozitė, por edhe nė bashkėpunimin brenda partive pjesėmarrėse nė koalicionin qeverisės. Tryeza e partive tė maxhorancės qeverisėse, e kėrkuar prej nesh, ende nuk ėshtė mbledhur, pavarėsisht premtimeve pozitive dhe garancive tė dhėna konfidencialisht nga z. Berisha. Me sa duket proēesi i refromės zgjedhore ėshtė pėrqėndruar nė bashkėpunimin PD-PS, nė konsensusin e arritur nė “kafene” midis tyre, duke shmangur nga pjesėmarrja tė gjitha partitė e tjera politike, ēka pėrbėn deformimin e parė serioz tė reformės zgjedhore. Prej kėtej lind eshe dyshimi se kėto dy parti po pėrpiqen tė miratojnė njė ligj qė do tė sigurojė monopolin politik tė kėtyre dy partive, duke shmangur konkurrencėn e ndershme politike dhe duke kufizuar tė drejtat dhe liritė politike tė qytetarėve. Eshtė kjo arsyeja qė ka shkaktuar njė ēarje tė thellė midis LSI-sė dhe PS-sė nė spektrin e majtė, por qė ndėrkohė, ka krijuar dyshime serioze edhe brenda partive pjesėmarrėse nė koalicionin qeverisės.
E them qė nė krye tė herės, se reforma zgjedhore ėshtė njė domosdoshmėri pėr tė shmangur tė gjitha devijimet dhe deformimet e proēesit zgjedhor qė janė vėrejtur gjatė kėtyre shtatėmbėdhjetė viteve tė fundit. Ne, si Parti Demokristiane, mbėshtesim totalisht kryerjen e njė reforme zgjedhore, e cila do tė sjellė si produkt tė saj njė ligj zgjedhor, qė garanton votėn e lirė tė qytetarėve, shprehjen e vullnetit tė tyre tė lirė politik, qė pasuron vlerat e pluralizmit politik dhe garanton standardet demokratike nė Shqipėri. Por, nė start tė proēesit tė kėsaj reforme, ne duhet tė analizojmė edhe shkaqet, se pėrse zgjedhjet nė Shqipėri gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit, kanė qenė problematike, tė kontestuara dhe kanė sjellė njė rezultat tė deformuar. Ėshtė e qartė se nėse nuk i evidentojmė kėto shkaqe dhe nuk nxjerrim arsyet e vėrteta tė deformimeve tė proēesit zgjedhor, ne nuk mund tė hartojmė njė ligj qė tė garantojė njė proēes tė ndershėm zgjedhor. Dhe sė pari, kur duam tė marrim nė analizė historinė jo tė lavdishme tė zgjedhjeve nė Shqipėri, duhet tė analizojmė sistemin zgjedhor, meqenėse tani po kėmbėngulet me tė madhe pėr ndryshimin e tij, “duke ia varur nė qafė” sistemit qė kishim tė gjitha tė kėqijat e zgjedhjeve. E vėrteta ėshtė se sistemi elektoral qė kishim, pra sistemi maxhoritar i korrektuar me proporcional, ėshtė njė sistem demokratik, i sprovuar nė shumė vende. Ka qėnė klima e dhunshme dhe konfliktuale politike dhe tendenca e vazhdueshme e dy forcave kryesore politike, PS dhe PD pėrgjegjėse pėr deformimin e proēesit zgjedhor dhe jo sistemi elektoral shkaktar pėr cilėsinė e keqe tė zgjedhjeve. Pėrkundrazi, nėse kultura politike dhe kultura demokratike e partive dhe e qytetarėve do tė kishte qenė nė ato standarde qė ėshtė sot ne vendet demokratike, ky sistem ua garanton qytetarėve lirinė e zgjedhjes nė njė proēes tė mirėfilltė demokratik. Por PD, mė parė dhe PS nė zgjedhjet e viteve 1997 dhe 2001 krijuan klauzola pėr tė deformuar proēesin, duke e dhunuar nė mėnyrė flagrante votėn e qytetarėve. Ky deformim i ideuar politikisht dhe i zbatuar me mjete tė dhunshme, ēoi nė kontestimin e vazhdueshėm tė zgjedhjeve, nė mbajtjen tė ndezur tė konfliktit permanent politik dhe nė kritikat e vazhdueshme tė ndėrkombėtarėve.
Megjithatė, pavarėsisht deformimeve si “dushku elektoral”, dhuna nė qendrat e votimit, pasaktėsia e listave tė zgjedhėsve, apo mungesa e dokumenteve identifikues, nė kėto vite kemi njė progres tė demokracisė nė vend, njė zgjerim tė pluralizmit politik dhe njė rritje tė ndjeshme tė lirive politike tė qytetarėve dhe lirive tė tjera tė individit. Nė kėto kushte u krijuan alternativa tė reja politike tė besueshme, siē ėshtė ajo demokristiane, republikane apo reformatore nė spektrin e qendrės sė djathtė, apo Lėvizja Socialiste pėr Integrim nė krahun e majtė, duke neutralizuar disi autoritarizmin qė gjenerohej nga dy partitė kryesore, nė proēesin e vėshtirė tė shkėputjes sė partive politike shqiptare nga praktikat autoritariste dhe trashėgimia totalitariste e sė shkuarės. Nė kėtė kontekst kėto parti janė njė pasuri e vėrtetė e pluralizmit politik dhe njė garanci pėr progresin demokratik tė vendit.
Teza se kėto parti janė tė dėmshme, tė tepėrta, tė panevojshme dhe se duhet vėshtirėsuar me ligj ekzistenca e tyre ėshtė njė tezė sa e gabuar aq edhe e rrezikshme pėr demokracinė e pakonsoliduar shqiptare, tezė qė sot fatkeqėsisht mbrohet e serviret nga politikanė tė tipit Islami apo Rusmali. Nėpėrmjet kėsaj teze synohet tė kufizohen liritė politike tė qytetarėve, tė varfėrohet pluralizmi politik dhe tė pėrjetėsohet binomi PD - PS, si mundėsi e vetme zgjedhjeje pėr qytetarėt e Shqipėrisė. Kėtė projekt, arkitektėt e tij, po pėrpiqen ta realizojnė nėpėrmjet ndryshimit tė sistemit elektoral, duke kaluar nga sistemi maxhoritar i korrektuar me proporcional, tek sistemi proporcional rajonal me lista tė mbyllura, apo tek sistemi proporcional i pastėr me lista tė mbyllura dhe nėpėrmjet neneve tė veēantė tė kėtij ligji tė ri qė me sa duket po pėrgatisin nė tavolina tė fshehta PD dhe PS.
Sigurisht, edhe sistemi proporcional i pastėr apo rajonal, ėshtė njė sistem demokratik, qė funksionon normalisht nė shumė vende, tė cilat tashmė kanė institucione tė konsoliduara dhe kulturė politike dhe demokratike tė konsoliduar. Megjitatė, ky sistem i vendosur nė kontekstin shqiptar, nė kontekstin e realitetit tonė politik, krijon disa vėshtirėsi serioze, tė cilat nuk mund tė kalohen nė heshtje.
Sė pari, ne vijmė nga njė trashėgimi negative politike, nga njė shoqėri e dhunshme totalitariste. Megjithė progresin e bėrė nė kėto vite, reminishencat e sė shkuarės janė ende tė forta, sidomos pėr atė kontigjent qė vjen nga hierarkia e shtetit totalitar dhe e partisė qė e krijoi kėtė shtet. Ėshtė ende shpejt pėr ne qė tė miratojmė ligje qė grumbullojnė pushtet tė pakufizuar nė durat e individėve tė veēantė tė cilėt nė kėtė rast janė kryetarėt e partive. Nėse kthejmė kokėn pas dhe analizojmė zhvillimet politike tė kėtyre viteve ne shikojmė se disa prej partive qė sot kanė peshė tė veēantė nė arenėn politike shqiptare, janė krijuar nga mungesa e demokracisė sė brendshme nė PS dhe nė PD, nga autoritarizmi i kryetarėve tė tyre, por edhe si tendencė pėr tė evoluar dhe ecur mė shpejt se sa mentaliteti i kryetarėve tė kėtyre dy partive. Sistemi proporcional qė propozohet, i kthen kryetarėt e kėtyre dy partive nė zotėr tė gjithėfuqishėm, qė vetė hartojnė lista tė mbyllura dhe vetė emėrojnė deputetė, cilin t’u teket, duke krijuar njė parlament tė ngjashėm me kėshillin bashkiak tė kryeqytetit, siē vėrente me tė drejtė njė analist. A na duhet ne njė parlament i ngjashėm me kėshillin bashkiak tė kryeqytetit tonė Tiranė, ta zėmė? Politikanėt, por edhe qytetarėt duhet tė gjykojnė me gjakftohtėsi rreth produktit qė mund tė sjellė reforma elektorale qė po pėrflitet, pėrpara se tė ndodhemi para faktit tė kryer.
Sė dyti, nėpėrmjet kėtij sistemi dobėsohet qendrueshmėria e qeverisjes sepse vetė koalicionet politike dhe aleancat bėhen mė tė paqendruueshme. Ne kemi njė shembull klasik pėr kėtė, Ialinė, e cila vazhdimisht ka vuajtur nga mungesa e stabilitetit tė qeverive tė saj, tė krijuara e tė rrezuara njėra pas tjetėrs, duke e konsumuar vetėm nė raste tė rralla mandatin qeverisės.
Sė treti, nėpėrmjet kėtij sistemi kemi njė dobėsim tė lidhjeve tė politikės me elektoratin dhe njė rritje tė indiferencės sė elektoratit pėr proceset politike, duke ulur ndjeshėm pjesėmarrjen e qytetarėve nė vendimmarrje.
Sė katėrti, nėpėrmjet sistemit proporcional krijohen eleita fallco politike, qe nuk varen gjithaq nga vota e elektoratit, dhe nuk pėrfaqėsojnė realisht shtresat e papullatės dhe interesat e tyre jetikė, duke kijuar njė hėndek tė ndjeshėm midis qytetarėve dhe parlamentarėve.
Sė pesti, dhe ēka ėshtė gjithashtu po kaq e rrezikshme, ėshtė tendeca pėr tė vėshtirėsuar me ligj konkurencėn e ndershme tė partive tė tjera, qofshin kėto edhe aleate e bashkėpunuese tė dy partive qė kanė qenė protagonistet kryesore nė kėto shtatėmbėdhjetė vjet, pra tė PD dhe tė PS. Eleminimi i kėtyre partive nėpėrmjet njė skeme tė kamufluar nė ligjin e ri zgjedhor, dhe nė emėr tė reformės zgjedhore, ėshtė oguri mė i keq qė ėshtė pėrfolur gjatė kėtyre ditėve. Nė gjykimin tim politik, por edhe nė gjykimin e Partisė Demokristiane, ne na duhet njė ligj zgjedhor qė tė shmang parregullistė qė kanė ēuar nė manipulimin e proēesit zgjedhor, na duhet njė ligj qė pasuron liritė politike tė qytetarėve, njė ligj qė pasuron realisht konfiguracionin politik tė elektoratit shqiptar dhe tendencat e zhvillimeve demokratike tė tij. Hartimi dhe miratimi i njė ligji tė tillė, nuk varet gjithashtu nga sistemi zgjedhor qė zgjedhim, maxhoritar tė korrektuar me proporcional siē e kishim, apo proporcional, sepse tė dy sistemet janė demokratikė.
Nė fund tė fundit ēfarė synojmė ne nėpėrmjet reformės zgjedhore?
Zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, tė cilat janė guri i themelit pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik, janė ato qė krijojnė qeverisjen legjitime dhe sigurojnė legjitimitet pėr institucionet. Dhe njėkohėsisht duam garantimin nė ligj, me aq sa ėshtė e mundur, qė rezultati i zgjedhjeve tė shprehė vullnetin real tė zgjedhėsve. Partia Demokristiane, si njė forcė politike e interesuar pėr ligjin dhe vlerat themelore tė demokracisė dhe nė respekt tė lirive themelore tė individit, ėshtė e angazhuar qė tė japė ndihmesėn e saj nė kėtė reformė, shumė tė rėndėsishme pėr vendin. Ėshtė kjo arsyeja pse ne kemi kėrkuar dhe kėrkojmė me kėmbėngulje qė kjo reformė tė kryhet me konsensus sa mė tė gjėrė dhe me pjesėmarrjen e tė gjithė faktorit politik shqiptar, duke hequr dorė pėrfundimisht nga praktikat e imponimit dhe tė pėrjashtimit, qė krijojnė njė kosto tė rėndė pėr demokracinė ende tė pakonsoliduar dhe venė nė pikėpyetje arritjet e deritanishme tė pluralizmit politik. Kėtė kėrkojmė ne, si demokristianė, asgjė mė shumė!