Tani merr me teper kuptim tema
40 pėr qind e grekėve: Tė clirohet "Vorio Epiri"
Shekulli
29-05-2007
Njė shekull pas luftėrave tė fundit Ballkanike dhe pasi Venizellosi dėshtoi tė vinte kufijtė e Greqisė atje ku donte ai, nė vendin fqinj, anėtar i BE-sė, janė ende nė shumicė ata qė luftojnė pėr "Megal- Idenė" dhe tokat e humbura. 40 pėr qind e grekėve pretendojnė se Shqipėria mban tė pushtuar njė pjesė tė territorit tė saj, i cili duhet tė ēlirohet. Lajmi ėshtė bėri i njohur dje nga disa agjenci lajmesh, pėrfshirė tė pėrditshmen "Ekathimerini", qė citojnė KPEE (kpee.gr), njė agjenci pėr hulumtimin e mendimit politik, e cila ka bėrė nė fund tė marsit njė sondazh mbi mėnyrėn se si e shohin fqinjėt tanė vendin e tyre tė vitit 2020. Rezultatet tregojnė se mjaft grekė mendojnė qė Stambolli, Anatolia Perėndimore, Deti i Zi, Maqedonia e Jugut dhe Shqipėria e Jugut janė pjesė tė pushtuara tė atdheut, qė duhet tė ēlirohen. Anketuesit thonė se kanė pyetur 2 mijė persona, ndėr tė cilėt 59 pėr qind mendojnė se rajone qė sot i pėrkasin Turqisė dhe Qipros Turke janė pjesė tė pushtuar tė atdheut. 40 pėr qind e grekėve e pretendojnė kėtė edhe pėr Shqipėrinė e Jugut dhe 21 pėr qind pėr rajone tė Republikės ish-Jugosllave tė Maqedonisė.
Sondazhi
Agjencia turke e lajmeve "ANA" (Anatolia neės agency) bėri tė ditur njė pjesė tė sondazhit, tė publikuar njė ditė mė parė nė faqen e internetit tė grupit qė e kishte kryer kėtė anketė, duke deklaruar se njė pjesė e grekėve pretendonin pėr territore tė Turqisė dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit. Rezultatet e sondazhit tregojnė se numri i tė pyeturve qė mendonin se Qiproja Turke ishte njė pjesė e pushtuar e atdheut, ishte mė i madhi. Rreth 59 pėr qind e tė pyeturve mendonin se kjo pjesė e ishullit ishte tokė e pushtuar, 37.9 pėr qind mendonin kėshtu pėr Stambollin, 36.2 pėr qind pėr Azinė e Vogėl dhe 31.2 pėr qind pėr rajone nė Detin e Zi. Po sipas sondazhit tė mėsipėrm, numri i atyre qė thonė se Shqipėria e Jugut, tė cilėn ata e quajnė Epiri i Veriut (Voiro -Epir) ėshtė territor grek i pushtuar, ishte 40 pėr qind. Vetėm 21 pėr qind pretendonin tė njėjtėn gjė pėr pjesė tė Maqedonisė. Ndėrkohė 31 pėr qind e tė anketuarve mendojnė qė janė shumė nacionalistė dhe 43 pėr qind thonė se nuk janė fare nacionalistė. Nga ana tjetėr, mė shumė se 70 pėr qind e fqinjėve mendojnė se BE ndodhet nė stadin aktual, falė kulturės greke dhe vetėm 39 pėr qind besojnė qė Greqia e sotme ėshtė vijim i Greqisė sė Vjetėr.
"Megal Idea"
Kryeministri grek nė vitet 1920, Venizellos pretendonte tė njėjtat hapėsira, qė nuk i pėrkasin Greqisė. E gjithė kjo ėshtė ajo qė shqiptarėt janė mėsuar ta quajnė "Megal Idea" (Idea e Madhe), e cila pretendon aneksimin e pjesės sė Jugut tė Shqipėrisė. E ndėrsa politika e diplomacia nė tė dy vendet, vazhdon tė kėmbėngulė nė marrėdhėnie tė mira, duket se njė pjesė e mirė e votuesve nė vendin fqinj vazhdojnė ta shohin Shqipėrinė si pushtuese tė tokave tė tyre. Venizellos dėshtoi tė realizonte gjatė paqes sė Versajės synimin e tij pėr tė "ringjallur" Bizantin, po ashtu siē dėshtuan shqiptarėt tė bashkonin me trungun kryesor pjesė tė tėra tė banuara nga shqiptarė, serbėt tė vinin nė jetė Naēertanian dhe bullgarėt pėr tė kthyer perandorinė e tyre tė dikurshme. I gjithė ky lėmsh Ballkanik me dėshira dhe kundėr dėshira, duket se mbetet po aq i gjallė edhe pas luftėrave me mijra tė vrarė nė Ish-Jugosllavi.
gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt