Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Postime
    35

    Të djathtët krijojnë "Aleancën e Madhe" për zgjedhjet vendore

    PD- PR: Jo “Dushk” brenda koalicionit




    PD-ja dhe PR-ja bien dakord që rezultati i zgjedhjeve lokale të vitit 2003, të shërbejë si bazë në negociatat mes tyre për ndarjen e tortës elektorale, si dhe të shmangin në zgjedhje, “Dushkun” brenda koalicionit qeverisës. Në këtë përfundim kanë arritur mbrëmë në bisedimet paraprake, negociatorët demokratë dhe republikanë, lidhur me arritjen e një akordi të përbashkët për daljen në zgjedhjet vendore. Për PD-në, pjesëmarrës në bisedime ishin Ridvan Bode dhe Jemin Gjana, ndërsa për republikanët, Arjan Madhi dhe Neritan Alibali. PD-ja dhe PR-ja, mësohet se kanë rënë dakord që koalicioni të mos jetë i pjesshëm, por të jetë kombëtar, i cili do të shtrihet në të gjitha njësitë lokale. Nëse PD-ja bën aleanca lokale, si p.sh, me PBDNJ-në, e cila ka kërkuar një formulë të tillë, atëherë PR-ja nuk do të jetë e detyruar të votojë për kandidatin e përbashkët PD- PBDNJ, ose të një subjekti tjetër politik. Ajo do të dalë me kandidat të sajin. Sa i përket eliminimit të “Dushkut”, PD-ja dhe PR-ja kanë rënë dakord që në listat e tyre për këshilltar bashkiak dhe komunal të mos futen kandidatë të përzier nga PR-ja dhe PD-ja. “Ne do të kemi vetëm kandidatët tanë”, - u shpreh për “Gazeta Shqiptare”, Alibali. Në zgjedhjet e përgjithshme, PR-ja ishte partia më e dëmtuar sa i përket skemës së Dushkut, sepse PD-ja futi në listat e saj të proporcionalit shumë anëtarë të PD-së. Ndërkaq, PD-ja nuk do të ketë “dorë të lirë” për marrëveshje zonash me PBK-në dhe PLL-në, pa arritur paraprakisht konsensusin e republikanëve. PR-ja ka arritur në zgjedhjet e 2003-it të ketë rreth 3.7% të votave. Por ky kufi nuk do të jetë i limituar mes PD-së dhe PR-së. Pas takimit, Bode ka bërë të qartë se PD-ja është e interesuar për arritjen e një marrëveshjeje paraelektorale me aleatët, të mbështetur jo mbi bazën e ndarjes së zonave elektorale.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Balli Kombëtar vendos kushte për aleancën me PD

    23 Tetor 2006

    Javën e kaluar kryeministri Berisha ftoi Ballin Kombëtar në një aleancë parazgjedhore për zgjedhjet a ardhëshme lokale.
    Bëhet e ditur se kjo ftesë është diskutuar në një mbledhje të zgjeruar të kryesisë së PBK. Megjithëse në përgjithësi kjo ftesë është pritur mirë , mësohet se ka patur rezerva të mëdha për këtë aleancë, rezerva që lidhen kryesisht me mos-respektimin nga ana e PD-së të marrëveshjes së nënshkruar midis PBK dhe PD për zgjedhjet e 3 korrikut 2005.

    PBK ka rezerva edhe përsa i përket pjesëmarrjes në këtë aleancë të PBDNJ si dhe në lidhje me disa qëndrime të qeverisjes aktuale përsa i përket hapjes së shkollave greke në Shqipëri dhe trajtimit të çështjes së varrezave të ushtarëve grekë të L2B. Disa antarë të kryesisë së zgjeruar të PBK kanë kërkuar që në rast se do të ketë diskutime me PD-në për një hyrje të mundshme në një aleancë parazgjedhore, të vendosen kushte për të evituar mos-respektimin e marrëveshjes. Kështu do të kërkohet një transparencë e plotë e marrëveshjes dhe respektim i dyanshëm i saj deri në fund të procesit zgjedhor.
    Mësohet gjithashtu nga burime pranë kryesisë se në rast marrëveshje, PBK do të kërkonte përkrahjen nga koalicioni për kandidatët e saj në dy bashki të rangut të dytë dhe në tre bashki të rangut të tretë, ku PBK ka patur rezultatet më të mira në zgjedhjet e mëparëshme.
    Në rast se një marrëveshje e tillë nuk do të realizohet, PBK do të përgatitet për mundësinë e daljes në zgjedhje vetëm ose në aleancë me forca politike tradicionalisht më pranë saj.

    Korresp. i Balli i Kombit

    http://www.ballikombit.org/
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #3

    Solana: Dështimi i zgjedhjeve, dështim për integrimin

    Balaknweb 05/01/2007 - 08:12

    Ndërkombëtarët i janë rikthyer edhe një herë kërkesës për kompromis dhe konsensus të faktorit politik shqiptar për çështjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
    Anila Basha

    Të shqetësuar për situatën në Shqipëri, zyrtarët më të lartë të Brukselit japin paralajmërimin e tyre se mosrënia dakord e forcave politike do të jetë me pasoja për integrimin e vendit drejt BE. Deklaratën e ka bërë pak orë pas mesditës së djeshme komisioneri i lartë i Bashkimit Evropian Havier Solana, duke dhënë një paralajmërim të qartë për Shqipërinë, për stopimin e përpjekjeve të vendit për integrimin në BE.

    “Jam i shqetësuar nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme ndërmjet qeverisë dhe opozitës në Shqipëri për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Dështimi për të siguruar zgjedhje demokratike do të rrezikojë progresin e Shqipërisë drejt Evropës dhe do të reflektojë negativisht sa i përket forcave politike në Shqipëri” thuhet në deklaratën e bërë publike dje në faqen e internetit të komisionerit Solana.

    Mesazhi i Solanës vazhdon më tej për t’i bërë politikanët shqiptarë që të reflektojnë mbi situatën aktuale.

    “Liderët e të dy anëve, qeverisë dhe opozitës duhet tashmë të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre kundrejt qytetarëve të Shqipërisë dhe të bashkëpunojnë për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta brenda afateve kushtetuese” thuhet në deklaratën e Solanës, çka lë të kuptohet se komuniteti evropian bën thirrje për gjetjen e një kompromisi të përbashkët mes palëve që do të marrin pjesë në garën elektorale.

    “Çështjet elektorale për të cilat është arritur marrëveshje duhet të zbatohen praktikisht dhe problemet teknike duhet të zgjidhen me një marrëveshje të përbashkët të negociuar. Shpresoj gjithashtu në pjesmarrjen e plotë dhe aktive të të gjitha forcave politike në zgjedhjet vendore” thotë Solana në deklaratën e tij.

    Mesazhi

    Të bën përshtypje fakti se pavarësisht se flitet për dy marrëveshje, atë të 30 gushtit dhe atë të 30 dhjetorit mes forcave politike, Solana kërkon marrëveshje të negociuar mes palëve. Nga ana tjetër, ndryshe nga deklaratat e mëparshme ku flitej që bojkoti nuk është obsion, gjuha e përdorur nga komisioneri Solana është larg këtyre shprehjeve duke theksuar faktin se “shpreson për pjesmarrjen e plotë aktive të të gjitha forcave politike në zgjedhjet vendore”.

    Duke marrë në konsideratë faktin se standardet për zgjedhjet e ardhshme vendore janë shumë të rëndësishme, Solana shprehet në mesazhin e tij se edhe çështjet teknike duhet të zgjidhen me një marrëveshje mes palëve dhe duke mos e lënë këtë proces thjesht në dorën e ekspertëve dhe teknicienëve. Më shumë sesa mesazhe inkurajuese, këto janë deklarata paralajmëruese për lodhjen që po shkakton në Bruksel situata aktuale politike në Shqipëri.

    Paralajmërimi i ardhur dje nga Solana është i nivelit më të lartë, pas paralajmërimeve të mëparshme nga komisioneri për zgjerimin Olli Rehn.

    Vëzhguesit

    Ndërkaq, misioni i ODIHR që ka ardhur në Shqipëri për zgjedhjet e planifikuara në 20 janar, do të vazhdojë të qëndrojë në vend në pritje të një marrëveshjeje dhe konsensusi mes palëve. Por përfundimisht edhe vetë ODIHR është bërë gati për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri në 18 shkurt të këtij viti duke shpresuar në një dekretim date të dytë. Ndaj ata pritet të vijnë në Shqipëri në datën 16 shkurt për të ndjekur nga afër zgjedhjet e ardhshme vendore.

    Siç duket aktualisht, edhe komuniteti ndërkombëtar është ndërgjegjësuar për një afat tjetër për zgjedhjet, në përmbushje të kërkesave themelore për standardet.

  4. #4

    Meta, Ndoka, Solis: Presidenti Moisiu te gjeje nje zgjidhje

    Meta, Ndoka, Solis: Presidenti Moisiu te gjeje nje zgjidhje per ti dhene fund krizes politike
    Nga I.K.


    TIRANE (6 Janar)-Presidenti Moisiu ka vijuar sot takimet per krizen zgjedhore, me kreret e partive LSI, PDK dhe PBDNJ. Pas takimit kreu I LSI Ilir Meta , kryedemokristiani Nard Ndoka dhe anetari I kryesise se PBDNJ-se Leonard Solis u shprehen se tryeza e presidentit me partite parlamentare mund t'i jape fund krizes zgjedhore.

    “Situata politike ne Shqiperi ka vetem nje perkufizim: Tragji-komike. Eshte nje situate tragjike per Shqiperine dhe nje situate komike per te huajt”. E ka perkufizuar ne kete menyre deputeti I PBDNJ-se, Leonard Solis situaten me te fundit politike, ku pervecse nuk po gjendet nje kompromis per ndryshimet ne kodin zgjedhor, duket se po rrezikohen edhe vete zgjedhjet.

    Nga ana e tij, Meta ka kerkuar nga presidenti qe te mbledhe sa me pare partite parlamentare ne menyre qe kriza politike te perfundoje sa me pare. Sipas Metes roli I presidentit mbetet shume I rendesishem per te kontribuar ne mbylljen e krizes, ne menyre qe me pas te nise fushata zgjedhore. Ndersa kreu I PDK-se Ndoka u shpreh se ceshtja e certifikatave eshte nje mosmarreveshje vetem e dy partive, asaj demokratike dhe asaj socialiste dhe ka kerkuar nga to me shume pergjegjshmeri. Sot edhe nje here, Meta Solis dhe Ndoka kane kerkuar mbeshtetjen e kreut te shtetit per te gjetur nje zgjidhje ne menyre qe te shpetohen afatet e zhvillimit te zgjedhjeve vendore.

    (Balkanweb) Ora 15:50

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa me shume kushte saliut ore i ballit.. se mos ju a hedh ai..
    ai maloku ishte ne dizet e dishin qe ju vuri kallashin mbas shpine.. kshuqe mo harroni..
    qe ai maloku te mos u a hedhi kerkoni ndihme nga shoku zabit e gjinush se ata jan aleat te vjeter .. nuku ju kan vrare..kurre..

  6. #6
    Ne kushtet kur presidenti anon dukshem nga e majta (ashtu si thote sala), kur ne kundershtim me vullnetin e parlamentit nuk dekreton shkarkimin e prokurorit te pergjithshem, e tani se fundi nje date zgjedhjesh, e ajo nuk gjen as me te voglin jehone ne politike, jo me zbatim, dhe kur kapja e pushtetit eshte ne duar te njerezve qe nuk jane te afte te organizojne nje pale zgjedhje vendore, ashtu edhe kur eshte me se e qarte se zgjedhja e nje presidenti te ri do te jete pazarllek ne kundershtim me interesat e popullit e te vendit, presidentit aktual nuk i mbetet gje tjeter vecse te jape doreheqjen, dhe te hape rrugen per zgjedhje te reja parlamentare, per te marre drejtperdrejt vullnetin e popullit dhe jo te dushkollareve ala berisha, nano, e te tjere qe u vene prapa.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ate po kerkon mafia.. zgjedhje te reja parlokallashnikore.. o Xhumak..
    dhe presidenti per ate dit po punon..
    3 korriku nuk i erdhi per shtat mafies dhe presidentit te lidhur familjarisht me mafien..


    ja cthote ki illi xhaferrri..


    RD
    Morali i dyfishtë i opozitës


    Nga Ylli XHAFERRI


    Opozita vjen nga bojkoti dhe është nisur drejtë bojkotit. Për të përligjur këtë qëndrim, antidemokratik, antikushtetues dhe antikombëtar ajo shpik e sajon serialë vjedhjesh, krimesh e manipulimesh, që nuk janë gjë tjetër veçse fantazmagori mentale haluçinante e lidershipit të saj që është kapur mbas shtyrjes së datës së zgjedhjeve për zgjatjen e mandatit të kryebashkiakut si i mbyturi pas fillit të kashtës. Opozita grusht bashkuar rreth Ramës është hedhur në sulm akuzash, duke bërë një harresë të dënueshme që Volteri i madh ua bënte si këshillë njerëzve: "Akuza e parë hidhet poshtë, e dyta të prek, e treta të plagos, kurse e katërta të vret". Kakofonia e korit opozitar nuk lë akuzë pa artikuluar, gjëmë pa realizuar, thashetheme pa përzhbiruar me qëllimin e vetëm, turbullimin e gjendjes brenda vendit dhe nxirjen e saj para syve të ndërkombëtarëve. Strategjia e ballafaqimit politik me përjashtime dhe diktime zgjedhur nga opozita mund të jetë në favor të saj si formacion politik me interesa të ngushta meskine dhe individuale, por bije ndesh me interesat e elektoratit, vendit dhe botës shqiptare në tërësi. Hedhja degë më degë, kërkimi me kandil në dorë i shkaqeve dhe sebepeve për të bllokuar procesin legjitim e kushtetues të zgjedhjeve, thënë ndryshe rotacionit politik, përbën një veprim që çdo ditë e më tepër po paralizon jetën shqiptare, si në aspektin ekonomik, politik, diplomatik dhe atë legjislativ. Këmbëngulja nervoze e opozitës dëshmon se kryelartësia e tepruar është shenjë e shpirtit të vogël dhe interesave meskine. Që opozita i ka hipur kalit mbrapsht kjo nuk do as mend dhe as kalem, mjafton të përmendim enumeracionin gjithnjë në rritje dhe ndryshim të vazhdueshëm të kërkesave të saj. Frika e dimrit, zgjatja e mandatit të të zgjedhurve, Komisioni Qendror Zgjedhor, zgjedhjet në Serbi, çertifikatat, listat e zgjedhësve, Kodi Zgjedhor, votimi me çertifikatë, por që të konfirmohet nga pasaporta a letërnjoftimi (të kesh të paqenën) e sa e sa pretendime absurde dhe pa baza ngritur e shembur si duna rëre në shkretëtirë po nga vetë ajo, vazhdojnë të bllokojnë reformat brenda vendit dhe integrimin e tij euroatlantik. Tetë vjet nuk ishin pak, pushteti socialist i kishte të gjitha mundësitë kohore për t'i paisur qytetarët me letërnjoftime. Për derisa nuk e realizoi vetë për aq kohë me ç'moral ua dikon të tjerëve në 1/4 e kohës së tyre. Opozita kërkon kuturu, pa alternativa dhe rrugëzgjidhje, pa derë marrëveshjeje e tryezë bisedimesh, por me difinicione, këmbët në krah. Çfarë nuk kërkon, thua se zotërinjtë opozitarë janë alienë të ardhur nga galaktika të panjohura, sikur nuk janë bashkëkombas, bashkëkohas dhe njëlloj faktorë dhe aktorë të historisë së tranzicionit. Sikur nuk janë ato që kanë bërë zgjedhje, jo një herë, por plot tre herë me çertifikata, kodin zgjedhor ekzistues, listat zgjedhore që janë në përdorim dhe me komisione qëndrore dhe lokale të ç'balancuara frikshëm në dëm të opozitës së atëhershme? Morali i dyfishtë i opozitës nuk ndjell mbarësi. Tjetër moral kur ishte në pushtet dhe tjetër moral kur bie në opozitë. Kushtetuta nuk është sopata bishtgjatë e lidershipit të saj për të prerë shtyllat prapagandistike. Një herë kalit (elektoratit) mbarë dhe një herë mbrapsht. Ajo nguli këmbë dhe bllokon të gjitha nismat dhe mekanizmat ligjorë dhe kushtetues, si komisionet bipartizane, komisionet parlamentare, seancat e kuvendit, komisionet zgjedhore dhe përgatitjen e listave ku të zgjedhurit lokalë që u përkasin forcave politike opozitare iu bindën urdhërit antikushtetues të lidershipit Rama, veprim që u kontestuan thekshëm nga ndërkombëtarët. Kështu, vetëm humbim trenat që nisen drejtë Europës dhe kohën e vlefshme. Nga të gjitha shpërdorimet, i duhet bërë e qartë Ramës dhe fytyrëvrerosurve opozitarë, ai i kohës është më i keqi.

    Të gjitha këto bëma opozitare nuk mund dhe nuk duhej të kishin ndodhur po qe se Presidenti do të kishte qenë në lartësitë që ia lypte Kushtetuta, nderi dhe detyra. Për fat të keq, ai qe i pari që motivoi bojkotin e fshehtë, duke çuar në zgrip afatin e shpalljes së datës së zgjedhjeve. Pritja idhnake e Presidentit sikur kishte një shkak jashtë Kushtetutës dhe interesave të demokracisë në vend. Opozita presidenciale e mosshpalljes në kohë të datës së zgjedhjeve, bërja sehir me mosplotësimin procedurial dhe kushtetues të detyrimeve ligjore nga opozita, si me listat, komisionet zonale, kodin elektoral e të tjera, bëri të mundur dhe i dha zemër bojkotit socialist. Moisiu, duke shpallur datën e zgjedhjeve më 20 janar, nuk mund t'i shplante duart si Pons Pilati, se kishte lënë pas një shije të keqe, ishte bërë palë me kreshpërimin opozitar, kishte shkelur mbi betimin e lartë të paanësisë. Ai nuk duhej të heshtëte kur kreu i opozitës shkelte Kushtetutën si të qenë rrugët e përbaltura të Tiranës. Thirrja dhe komanda fyese, antiligjore dhe provokative e Ramës ndaj të zgjedhurve lokal të opozitës për të mos dorëzuar dhe plotësuar listat e zgjedhësve, nuk mund të kalohej në heshtje. Presidenti nuk mund të bënte sikur nuk e dëgjoi. Duke mos vepruar, ai gati-gati pranonte simetrinë e zezë me vitin 1997, gjë që opozita ka me sa duket qëllim final për të realizuar. Dhjetëvjeçarët po vijnë të frikshëm në vendin tonë, këtë duhej ta ndjente mirë Presidenti, që me moshën që gëzon nuk mund ta ketë harruar aq më tepër mosnjohur thënien e lashtë shqiptare, "kur digjesh nga qulli duhet t'i frysh edhe kosit". Për fatin e keq qëndrimi spektakolar në pritje të konsensusit, ia shtoi valën qullit politik të opozitës me pavendosmërinë, plogështinë institucionale dhe indiferencën problematike. Presidenti vononte, por këshilla e vonuar është si shiu pas të korrave.

    Ai së paku të ishte ngritur ose të ngrihet (kohë gjithmonë ka) në nivelin që ia kërkonte detyra, të ruante Kushtetutën, afatet që ajo limitonte, për më tepër që vinte nga një zgjedhje konsensuale, fenomen që duhej ta vazhdonte më me sasi dhe cilësi, logjikë kushtetuese dhe drejtësi morale. Presidenti nuk mund të bëjë sehir, se nesër gjithkush me të drejtë do t'i bëjë pyetjen e natyrshme dhe logjike: Ku ishe t'i Adam?! Po qe se kostoja do të jetë me pasoja, përgjegjësia morale, historike dhe juridike që bie mbi të do të jetë e pallogaritshme.

    Ka dy gjëra që duhen fituar nga përvoja, e para, që duhen bërë shumë ndreqje, e dyta, që nuk duhen bërë tepër ndreqje, porosiste Delakrua. Ndreqjet e shumta dhe pa kriter janë një lloj prishje, për më tepër kur bëhen me frymë diktimi. Me moralin opozitar "shto ujë e shto miell", kulaçi i zgjedhjeve vendore nuk do të piqet kurrë. Prandaj është Presidenti ai që duhet të marrë përgjegjësitë, ruajtjen e unitetit kombëtar në përputhje me Kushtetutën e vendit.

    RD

  8. #8
    Morali i dyfishtë i opozitës
    Ç'po na thot xhaferri, per parti barkderri,
    Paska moral te dyfishte pernhiheri,
    ne ate pyll ku asht arusha e dreri
    Qenka mbush plot prej zeheri,
    do me gjet sherim ke berberi!

    Keshtu vijoni bre trima lojen,
    Sa ma shum me i qit vedit bojen,
    Kenga "Asht ba tashma tradite ..."
    Si per pozite edhe opozite!

  9. #9
    A ka munsi me e ndrru kte temen prej
    E DJATHTA E ZGJEDHJET LOKALE
    NE
    E DJATHTA E SHKERDHATARIZUAR DHE ZGJEDHJET LOKALE

  10. #10

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore
    Nga Duaje Siveten në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:38
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  4. Mbahen zgjedhjet vendore në Maqedoni, pjesmarrja 45%
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:41
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •