27.01.2007, Tiranë - Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, z.Sokol Olldashi prezantoi sot në hotel “Tirana” kandidatët për këshilltarë bashkiake të propozuar nga Partia Demokratike, të cilët i vlerësoi si elitë që mbart në vetëvete vlera të spikatura të shoqërisë civile, medias, trupës akademike, dhe trupës politike të PD-së.
“Do t’ju prezantoj sot grupin e mazhorancës në parlamentin e kryeqytetit, njerëzit që do të qeverisin këtë qytet në katër vitet e ardhshme së bashku me mua. Do të doja ta nisja nga zotërinjtë e nderuar të trupës pedagogjike të Universitetit të Tiranës, prof. Dhori Kulen nga Fakulteti Ekonomik, prof. Ilo Mele nga Shkencat e Natyrës, znj. Teuta Starova nga Shkencat Sociale dhe znj.Margarita Qirko nga Universiteti Politeknik i Tiranës”, tha z.Olldashi që veçoi disa përfaqësuesit më të spikatur nga shoqëria civile, arti, kultura, sporti dhe media: znj Yllka Mujo, si ikonë të teatrit dhe kinemasë shqiptare, z.Sulejman Mema, përfaqësuesin e njërës prej traditave më të forta të qytetit të Tiranës, klubit të futbollit të Tiranës. Z.Olldashi vazhdoi më tej listën e tij të këshilltarëve me përfaqësuesit e shtypit, ata që ai vlerësoi si njerëz me kontribut shumëvjear në shtypin dhe zhvillimin demokratik të vendit, miq, kolegë të dikurshëm gazetarë: z. Mero Baze, z.Mitro Çela, znj. Blegina Agolli.
“Në trupën e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës do të bëjë pjesë edhe një grup zëvendësministrash profesionistë në fushat e tyre zv.ministri i brendshëm z.Ferdinand Poni, njeriu që pastron Tiranën nga ndotjet ambjentale dhe jo ambjentale z.Taulant Bino, zotin Florian Mima, partizanin e taksave të uleta si dhe zotërinjtë; Gjergji Bojaxhi, Adriana Gjonaj, Marjeta Pronjari dhe Eduard Halimi”, u shpreh z.Olldashi që vijoi më tej prezantimin me grupe ekspertësh të fushave të ndryshme: znj. Suzana Guxholli, z.Besnik Aliaj, znj.Arjana Bekteshi, z.Ferdinant Shehu, z.Arben Meçe.
Z.Olldashi prezantoi më tej përfaqësuesit e forumit rinor të Partisë Demokratike: Sokol Leka, Keltis Kruja, Lorna Tabaku, Genci Minarolli, Genti Malko, Mirgen Lata.
Si grupimin e fundit për nga radha, por jo për nga rëndësia, kandidati për kryetar bashkie në Tiranë prezantoi shtyllën politike të këshillit bashkiak.
Lista e 27 kandidatëve për këshilltarë bashkiakë prezantuar sipas grupimeve nga z.Sokol Olldashi:
Dhori Kule
Ilo Mele
Teuta Starova
Margarita Qirko
Yllka Mujo
Sulejman Mema
Mero Baze
Mitro Çela
Blegina Agolli
Ferdinand Poni
Taulant Bino
Florian Mima
Gjergji Bojaxhi
Adriana Gjonaj
Marjeta Pronjari
Eduard Halimi
Suzana Guxholli
Besnik Aliaj
Arjana Bekteshi
Ferdinant Shehu
Arben Meçe
Sokol Leka
Keltis Kruja
Lorna Tabaku
Genci Minarolli
Genti Malko
Mirgen Lata
Flamur Noka
Gent Strazimiri
Njazi Kosovrasti
Bledi Kasmi
Gazmend Dibra
Elsa Meksi
Arta Sakja
Hysen Osmanaj
Nazmi Alibali
Saimir Shehri
Pashk Shkurti
Ilir Goci
Gazmend Memkulasi
Nora Ndreu
Perikli Dhales
Krijoni Kontakt