Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223

    vetem shkruaj dhe nxire jashte tere dhimbjen qe mban

    Dhimbje
    Nuk di pse sonte po paskam nevoje te qaj.. Shpiritn e paskam te mbushur buze per buze. Zemra sonte po pikoka gjak. Syri qenka mbushur aq sa nuk mbaka me lot ne te. Nuk di pse po paskam kaq shume trishtim. E ndersa dje si nje sorkadhe levizja kudo , sonte po rrikam e heshtur. Po me trishtoka nata dhe qetesia pa fund. Sonte po degjokam nje ze te cuditshem po me fliska me ngasherima. E degjova me vemendje. Kishte dhimbje, renkonte. Kishte frike te pranonte mallin. Nuk donte t’i pohonte qindrat minuta qe e ndanin nga njerezit e zemres. Qante …. Lengonte …. Enderronte per diēka te re. Imagjinonte…. Pastaj mbyllte syte i hapte perseri dhe prape lotonte. Nuk kisha degjuar ndonjehere se mund te ekzistonte nje dhimbje kaq e madhe. Nuk kisha degjuar kurre nje ze qe te lengonte aq fort. Sa u cudita…. Ajo dhimbja ngjante me timen. Ai ze ishte komplet si i imi. Si ka mundesi thashe nje ngjashmeri kaq e madhe? Degjova vetem zerin por fytyren kurre nuk ja pashe; as lotet kurre nuk i vura re. Vura duart tek syte. Kisha lot; paskam qare thashe me vete. Por zeri qe i njejte me ate qe me kishte treguar dhimbjen. U mblodha fort tek vetja ime dhe qava. Nuk kisha menuar kurre se ai ze qe i imi. Me kishte folur vete shpirti per dhimbjen qe mbante. Kurre nuk e dija se sa e rende qe barra e dhimbjes qe mbaja ne shpirt. Kurre nuk e kisha degjuar te me flist me pare por sic duket sot qe mbushur plot dhe kishte dashur te shperthente. Paskam dhimbje qe nuk po paska fund. Shpirti sonte nuk po u zbraska dot me asgje. Nuk po gjeka qetesi. Sonte as lotet nuk po paskan te mbaruar…..

    pershendetje te gjitheve nga sweetie dhe kalofshi mire te gjithe bye
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e syembla
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    ne fund te detit
    Postime
    28
    ...........................................(no coment)
    sono cui per capire il mondo
    e non pretendo che il mondo
    mi capisca, ma solo che mi accetti,
    oppure mi ignori e non mi tolga
    la libertą di scoprire il mio mondo...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e syembla
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    ne fund te detit
    Postime
    28
    ne te vertete doja te vija dy fytyra provova ta ndryshoja ma niente. Uroj qe duke shkruar kete mesazh je qetesuar sadopak brenda vetes..................mendo gjithmone qe nuk je vetem, te gjithe ndiejme dhimbje e malle............
    sono cui per capire il mondo
    e non pretendo che il mondo
    mi capisca, ma solo che mi accetti,
    oppure mi ignori e non mi tolga
    la libertą di scoprire il mio mondo...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Pershendetje syembla
    me pelqeu shume ideja me ato fytyrat kur thua " provova ta ndryshoja ma niente. "
    shume faleminderit qe i kushtove kohe ketij shkrimi dhe flm qe me uron te ndihem me mire. eshte shume e drejte qe te gjithe ndjejne dhimbj edhe mall dhe me kete shkrim Dhimbj e i pershendes te gjithe ata qe ndihen keq si une dhe ty syembla shume te pershendes te uroj fat kudo qe je kalofsh mire bye.

    Mos te lutem se eshte teper vone
    Mos te lutem, mos me zgjo enderrat qe flene prej vitesh ne shpirt. Mos te lutem mos me ngacmo te me kerkosh adresen ku enderrat mashtruese fshihen. Mos se ato kane vite qe flene ne sundukun e harreses. Mos ma kerko celesin e saj. Mos te lutem mos. Mos e hap edhe nje here plagen e zemres. Mos I zgjo kujtimet qe flene si engjej ne shpirt. Shshhshsh mos be zhurme, mos trokit ne ate porte qe eshte mbylur per mos u hapur me. Mos I zgjo ato qe flene pas saj. Jane miliona enderra ne shpirt, enderra mashtruese qe me mbajten me nje shprese te vdekur prej kohesh. Nuk duhet t’I ngacmosh ato enderra qe jane varrosur nen dheun e gjumit te perjetshem. Nuk ka plage me te madhe se kur vdes nje shprese. Po ja qe edhe ajo vdiska nje dite dhe atehere faqja kthehet dhe jeta mundohet te ringjallet perseri. Prandaj te lutem mos e co peshe shpirtin e vrare. Mos ja hap edhe nje here plaget e mbyllura. Mos te lutem mos. Nuk e kuptoj dhe nuk e di jo se si ti pas kaq vjetesh mundohesh te zgjosh edhe nje here ndjenjat e vjetra. Diten kur ti I largove ato nga vejta jote, kur ti I hodhe atje tej, ato iken. U arrratisen prej shpritit dhe prej vetes time. Vrapuan drejt nje rruge pa kthim. Drejt asaj te harreses, te vdekjes. E ndersa ti tani u ktheve ato jo me. Kane ikur shume larg. Dhe ti mundohesh t’I kapesh t’I kthesh edhe nje here. Por te them se nuk mund t’I gjesh me, se Hena I ka kthyer ato ne akull dhe Dilli I ka shkrire dhe pastaj I ka avulluar dhe era I ka marre me vete si nje ajer I zakonshem. Tani eshte teper vone per t’u kthyer edhe nje here ne kohen e shkuar. Tani edhe ajo fle, shshshshshsh mos e zgjo. Enderrat flene, shpresat kane vdekur, ndjenjat jane zhdukur ! Cdo gje tani ka mbaruar. Koha doktor I cdo semundje. Dhe verte tani ka filluar nje kapituull I ri per mua. Mos pra mos te lutem. Mos e zgjo edhe nje here cdo gje qe ka rene ne gjum te thelle. Mos tani eshte teper vone per shpirtin e vrare. Mos te lutem se eshte teper vone.

    Prshendetje te gjitheve nga Sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Eshte gjithmone aty

    Me dhimbjen u zura
    I thashe lamtumire
    Ika u largova
    E lashe ne erresire

    Nuk kaluan as 5 minuta
    Koken pas e ktheva
    I thashe me fal
    E mora me te mira zemren qe theva

    Ajo ishte aty
    Kurre nuk qe larguar
    Ishte vetem iluzioni im
    Plagen per ta larguar.
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Loti…!

    Loti pikon nje sekonde
    Del nga shpriti rrjedh mbi fytyre
    Nganjehere edhe jo
    Nuk e nxjerr dhimbjen jashte
    Shpirtin e vret e egerson
    Nganjehre pikon rrjedh diku
    Del dielli papritur dita agon
    Me erresiren zhduket
    Le vetem nje shenje
    Ne zemren qe renkon.
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt, 583 milionė euro pėr pushime jashtė
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 20:27
  2. De Lolis
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2004, 12:22
  3. Qeveria, kryqėzatė kundėr qumėshtit jashtė monopolit
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2004, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •