Koncepti i Jetes

Jeta eshte nje demonstrim brilant i mencurise dhe diturise se Zotit , nje reflektim i dukshem i artit dhe fuqise se Tij.Ai eshte dhenesi dhe krijuesi i jetes .Asgje nuk ekziston rastėsisht dhe askush nuk e krijon vetveten.Jeta eshte vlere e shtrenjte dhe e ēmueshme , dhe askush nuk do te pranonte ta humbte kete vlere me deshiren e vet.Bile edhe ata qe ndihen teper te deprimuar dhe ia marrin vetes jeten, me ane te vetėvrasjes,pėrpiqen qe ne rastin e fundit ta rikthejne ekzistencen duke deshiruar te kene rast te dyte per te jetuar.Zoti ja ka dhene jeten njeriut , dhe ai eshte i vetmi qe ne menyre te drejte mund t’ia marre: askush tjeter nuk ka te drejte t’ia shkaterroje jeten.Ja pse Feja Islame i ndalon te gjitha llojet e vetėvrasjes dhe shkatėrrimit dhe rekomandon durimin dhe besim te mire kur vdes nje shpirt i dashur.Kur mbi vrasėsin ekzekutohet denimi , jeta i merret ne baze te se drejtes dhe ligjit te Zotit.
Kur Zoti ia jep jeten njeriut , ai e pajise ate me cilėsi unike e aftesi te medha: e kjo nuk eshte gje e kote.Nuk eshte e vertete qe Zoti i jep obligim te caktuar.Zoti mendon ti ndihmoje njeriut per ta plotėsuar qėllimin e jetes dhe per ta realizuar qėllimin e ekzistences se tij.Ai mendon ti ndihmoje njeriut qe te mesoj artin kualitativ dhe qe te kenaqet me shijen e mire te jetes ne pėrputhje me udhėheqjen Hyjnore.Jeta eshte nje besim ( emanet ) nga Zoti , e njeriu eshte i besuar i Tij , i cili amanetin duhet ta trajtoj me nder dhe mjeshteri me pėrkujdesjen e Zotit dhe me vetėdijen e pergjegjesise ndaj Tij.
Jeta mund ta krahasohet me nje udhėtim qe fillon ne nje pike te caktuar e qe mbaron , me nje cak te caktuar, ajo eshte nje faze kalimtare , nje hyrje ne jeten e amshueshme ne Parajse.Ne kete rruge njeriu eshte udhetar dhe duhet ti interesoj vetem ajo per te cilen ka nevoje , qe ta perdore ne jeten e ardhme.Me fjale te tjera ai duhet ta beje te gjithe te miren qe mund ta beje,e te jete plotėsisht i pregaditur per te kaluar cdo minut ne amshueshmėri.Jeten ne Toke duhet ta konsideroje si nje mundesi te gjetur te gatshme per te dhene sa me teper , derisa mundet: sepse kur vjen koha qe ai te shkoje nuk mund te vonohet as per nje sekonde.Nese nuk do te mund ta arrije qėllimin do te jete teper vone per te bere diq me teper.Sipas kėsaj pėrdorimi i jetes eshte te jetohet sipas mesimeve te Zotit dhe te pergaditet nje kalim pa pengesa ne jeten e ardhme te amshueshme.Per arsye se jeta eshte nje mjet i rendesishem per te arritur qėllimin e fundit , Feja Islame na ka dhene nje sistetem te rregullativave dhe privilegjeve ne te cilat i tregon njeriut se si jetohet, cka te merret e cka te mos merret , cka te behet e cka te mos behet etj.Te gjithe njerėzit vijne nga Zoti , dhe nuk ka dyshim se te gjithe duhet ti kthehen Atij,ne njeren nga thėniet e tij me te rendesishme Pejgamberi Muhammed a.s. me te drejte e kėshillon njeriun ta konsideroje veten si te huaj ne kete jete apo si nje udhetar qe shetit neper bote.