Shqiperia nė internet, pa ".al"
Shkruan : Olsi Kolami
Nė botėn moderne, nėse ke njė faqe webi mund tė kesh gjithēka: por nėse nuk ka mbaresėn e vendit tėnd, je askush.
Edhe Shqipėria e ka njė domein me .AL, por realisht nuk e pėrdor. Kujtdo mund t'i duket e habitshme, qė sot, kur gjithēka varet nga njė click i vetėm, vendi ynė ėshtė kaq i padukshėm. Edhe fėmijėt qė navigojnė nė internet mund tė mbeten pa gojė teksa shohin qė websitet italiane kanė mbaresa .IT apo faqet greke .GR, ndėrsa ne ende nuk e kemi njė tė tillė. Arsyeja: serveri prej nga sigurohet "mbijetesa" e .AL, ēuditėrisht mbahet nė Itali, pikėrisht nė Piza. Kreu i Entit Rregullator tė Telekomunikacionit, pohoi pėr MAPO se brenda pak ditėsh do tė bėhen tratativat e rradhės pėr zhvendosjen e serverit nga Italia nė Shqipėri dhe veēse atėherė, shqiptarėt mund ta kenė njė faqe identifikuese nė pafundėsinė e miliona adresave tė internetit. Jo pak, por 10 vjet serveri i akomoduar nė njė mjedis universitar nė Piza, ka lėnė pa identitet virtual shqiptarėt. Justifikimi e pėrvitshėm janė fondet pėr blerjen e pajisjeve, gjetja e njė mjedisi tė pėrshtatshėm apo ikja e dritave. Por, a janė kėto arsye qė realisht duhet ti lėnė shqiptarėt nė shekullin XXI, tė mos kenė njė faqe webi me mbaresė domeini .AL.
Pse ende nuk
e kemi .AL?
Nė vitin 1993 kur edhe u hap domeini i parė shqiptar me .AL, grupi i akademikėve qė e mori kėtė iniciativė, as qė e kishte menduar se strehimi i serverit tonė do tė "flinte" pėr kaq kohė nė Piza. "ERT-ja ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr zhvendosjen e serverit nga Italia kėtu, madje janė blerė edhe pajisjet e nevojshme (hardware) dhe pritet qė pas gjetjes sė njė vend i pėrshtatshėm pėr instalimin, serveri do tė transferohet nė Tiranė"-tregon Idajet Kopani, drejtor i Entit Rregullator tė Telekomunikacionit. Sipas specialistėve tė zyrės sė Teknologjisė sė Informacionit, ERT nuk mund tė japė domeine me mbaresėn .AL, pasi ēdo kėrkesė parashikon procedura tejet tė gjata deri nė Itali, ndėrkohė qė kopje virtuale e serverit ndodhet nė mjediset e INIMA-s. "Transferimi i serverit nė Tiranė parashikon konfigurimin serverit dhe disa procedura tė tjera teknike dhe brenda njė kohe tė shkurtėr mund tė jepen edhe domeinet me. AL, sigurisht qė nė fillim dhėnia e tyre nuk do tė jepet pa kriter. Nė njė fazė tė dytė pritet tė ketė ndryshime"-shpjegon shefi i Zyrės sė Teknologjisė sė Informacionit nė ERT. Gjatė navigimeve nė internet mund tė shohėsh se privilegjin e adresės .AL, ERT ia ka njohur deri tani vetėm tre institucioneve shtetėrore qė janė: Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca si dhe subjekteve tė telefonisė : Telekomi, AMC e Vodafone.
ERT dhe mbaresat
e tjera
Pas emrit tė domeinit tė preferuar, qė nė shumicėn e rasteve pėrkon me njė subjekt a individ, vijnė edhe prapashtesat, qė edhe ato identifikohen me kategori tė caktuara. Enti Rregullator i Telekomunikacionit ka nė "pronėsi" tė gjitha domeinet e nivelit tė Lartė, ku klasifikohen tė gjitha ato qė kanė prapashtesė .AL, qė nė vetvete identifikojnė edhe etnicitetin. Aktualisht ERT-ja miraton tė gjitha ato kėrkesa pėr domein qė edhe klasifikohen si tė lira me prapashtesėn .AL. Tarifa pėr secilėn prej tyre arrin deri nė 75 euro, ku (.com.al) jepet pėr kompani, organizma tregtare, persona juridikė e fizikė, (.gov.al) jepet pėr Institucionet Shtetėrore, (.edu.al) vetėm pėr Institucionet Arsimore e Kėrkimore Shkencore dhe (.org.al) kryesisht pėr Organizatat joqeveritare. Pothuajse pėr tė gjitha kėto domeine, procedurat e miratimit dhe hapjes sė tyre bėhet direkt nga Enti Rregullator i Telekomunikacionit, nė pritje tė marrjes nė zotėrim tė prapashtesės identifikuese. AL. Sipas shefit tė degės sė IT edhe pas marrjes nė pronėsi tė serverit qė siguron mbaresėn tonė identifikuese dhėnia e domeineve nuk do tė jetė pa kursim. Pėrzgjedhja do tė jetė e kujdesshme deri nė njė afat tė shkurtėr dhe mė pas pritet njė liberalizim qė mund tė kėnaqė kėdo qė kėrkon tė ketė njė faqe webi www.MYNAME.al.
Si tė kem njė faqe interneti?
Nė kėtė botė tė ēmendur virtuale kujto mund t'i lindė dėshira pėr tė pasur njė faqe nė web qoftė edhe personale. Me shumė pak lekė (15-50 USD) mund tė kesh njė domein, me cilin emėr tė duash. Por, pasi ke kaluar hallkėn e parė, atė tė blerjes sė domenit nė Entin Rregullator tė Telekomunikacionit, (kur domeini pėrfundon me prapashtesat .al) stacioni i parė, mbetet hostimi i faqes nė njė server. Aktualisht kompanitė shqiptare tė Internet Servise Provider tė sigurojnė hapėsirėn e nevojshme ku mund tė hedhėsh spirancėn pėr 50-60 euro nė vit, pa pėrfshirė kėtu tė tjera oferta tė kompanive tė huaja, tė cilave mjafton t'u lėsh pak hapėsirė reklame nė faqen tėnde pėr tė siguruar falas "parkingun" e nevojshėm. Afėrdita Elbasani, specialiste e IT pranė ERT-sė sqaron se pėr tė gjitha domeinet me prapashtesa .com.al ose org.al, 1 javė pas miratimit tė kėrkesės dhe miratimit tė saj, mund tė nisin procedurat pėr hostimin dhe krijimin e njė faqeje. Ndėrkohė qė pėr tė gjitha ato faqe webi tė cilat nuk e kanė tė nevojshme tė kenė prapashtesėn .com.al, (nėse janė vetėm .com) blerja e emrit tė domeinit mund tė bėhet bėhet nė ēdo kompani ISP-je, kundrejt tarifės prej 15 euro dhe 60 euro tė tjera pėr ankorimin e bazės sė tė dhėnave nė njė server tė caktuar. Nė shumicėn e rasteve kompanitė qė merren me hostimin apo vendosjen e tyre nė njė server tė caktuar, merren gjithashtu edhe me mirėmbajtjen e tyre, ē'ka edhe siguron aty mbrojtje pėrballė sulmeve qė mund tė bėhen nga pirateria e webit.
Shqiptarėt qė e kthyen
webin nė biznes
Nė fillim ishte vetėm njė djalosh i ēmendur pas internetit, kodeve tė fshehta dhe misterit pėr t'i zbuluar ato. Mė pas ndryshoi gjithēka, kuptoi qė webi mund tė bėjė tė pasur dhe mblodhi rreth vetes miqtė tij mė tė zotė nė fushėn e programimit dhe dizajnit. Tani, ata janė vetėm njė grusht tė rinjsh, disa tė diplomuar pėr informatikė, tė tjerė janė ende duke studiuar, qė po i japin jetė dhjetėra faqeve tė webit. Tė ankoruar nė katin e tetė tė njė apartamenti tek Zogu i Zi, e kanė kuptuar se tė ndėrtosh faqe webi, ėshtė njė biznes fitimprurės. Armand Brahaj, djaloshi qė mban pėrsipėr njė sipėrmarrje tė tėrė, vite mė parė, as qė e kishte menduar se pas faqes sė tij tė zemrės. www.shqipėria.com, do tė kishte edhe njė kompani qė do tė merrej me hostimin, krijimin apo mirėmbajtjen e faqeve tė webit. Tani, teksa ai po nxiton tė kryejė njė master jashtė vendit, i vėllai, Arbri, me po tė njėjtin zell ėshtė duke mbajtur punėt nė vijė. Aktualisht ShqipėriaHost, konsiderohet lider nė hostimin e siteve shqiptare, duke i ofruar shėrbim rreth 300 websiteve shqiptare nė internet si dhe duke u mundėsuar atyre praninė nė rrjetin gjigant tė internetit. Qė nga momenti kur Armandi bleu pėr herė tė parė www.shqipėria.com, shumė ujėra kanė rrjedhur dhe tė tjera plane janė hartuar nė mendjen e tij. Nga njė person qė merrej me mirėmbajtjen e faqes, sot gjithēka ėshtė kthyer nė njė biznes: kryhen regjistrim domaini, hostim emaili, websitesh dhe struktura tregtie online (e-commerce), pėr tė kulmuar nė ngritjen e njė celule tė rinjsh qė merren me programimin nė gjithfarė gjuhėsh tė dhjetėra faqeve tė webit, shumė prej tė cilave klasifikohen si mė tė mirat nė tregun virtual.
Kur dizenjohej njė faqe?
Njė faqe qė tė jetė ndjellėse, padyshim qė duhet tė ketė edhe ngjyra dhe aplikacione qė e bėjnė atė pa dyshim tėrheqėse. Eduart Hoxha, ėshtė njė prej atyre djemve qė ngjyros faqet e webit. U bėn atyre njė make up sipas dėshirave tė klientėve, por edhe duke respektuar harmoninė e ngjyrave, bashkėjetesėn mes aplikacioneve qė pėrdor dhe karakterit qė ka njė faqe webi. "Ēmimi pėr dizenjimin e njė faqe webi nisin nga 500 euro pėr faqe shumė tė thjeshta, duke arritur deri nė 3 mijė euro pėr ato qė kanė shumė aplikacione dhe janė me databazė"-tregon ai. Por nuk ėshtė fort e lehtė tė jesh njė dizajner i mirė edhe atėherė kur ndihesh nga brenda artist, pasi nė kėtė treg, nė shumicėn e rasteve, edhe dizajnerat mė tė mirė, respektojnė atė ē'ka klienti ka nė mendje, pavarėsisht ēmendurive apo gjenive.
Olsi Kolami
SipėrEmail Printo
Krijoni Kontakt