Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Industria e automobileve

    Trendi qe vihet re ne vitet e fundit ne industrine automobilistike eshte ai i shkrirjes dhe krijimit te supergjigandeve.

    Tani nga shume ish-prodhues klasike kane mbetur vetem emrat qe i bejen te njohur. Identifikimi i zoteruesve, i aksionereve dhe i qendrave te buzenesit te tyre eshte bere dicka e veshtire per syrin e pamesuar.

    Brenda globalizimit te industrise le te diskutojme ketu per gjigandet e automobileve dhe zhvillimet e fundit ne kete fushe.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Disa nga kompanite me te suksesshme per krijimin e automobilave jane, GM ose General Motors qe mban edhe vendin e pare per sa i per te ardhurave vjetore. Ford Motor Company, Dimeler Chrysler, Honda, Toyota, Hundai, e disa te tjera.
    Me sa di une 3 me te fuqishmet jane GM, Ford, & Chrysler por do te them se ato kane krijuar nje monopol dhe eshte e veshtire ti percash, me perjashtim te Chrysler qe tashme Germanet e verdisin si te duan ne ringun e tyre.
    Do ju sjell me shume informacione rreth kompanive Amerikane.

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Interesante eshte nderhyrja tek Fiat, qe po e humbet fytyren kombetare italiane.

    Fuzionimet kane cuar ne coroditje edhe ne tregjet e punes ne vendet perkatese. Racionalizimi ne shkurtimin e vendeve te punes.

    Estella, shiko te lutem pe rme shume informacione per GM.


    Dita!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    ja ku jane edhe Tipat e makinave qe prodhohen nga GM
    Buick
    Cadilac
    Chervolet
    GMC
    Gm Network-Fiat
    Gm Network-Fuji/Sabaru
    Gm Network-Isuzu
    Gm Network-Suzuki
    Holden
    Hummer
    Oldsmobile
    Opel
    Pontiac
    SAAB
    Saturn
    Vauxhall

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Per informacione te tjera mund te vizitoni siten.

    http://www.gm.com/flash_homepage/

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Flm, per informacionin Estella,

    Po drejtimi qe desha une t'i jepja temes, ishte ai i rolit te fuzionimeve te ndermarrjeve, roli ne ekonomite e vendeve perkatese, nje shprehje e procesit te globalizimit ekonomik.


    Psh, FIATI po ndeshet me problemin e madh per ekonomine kombetare italiane, te kalimit ne duart e nje koncerni supergjigand sic eshte GM.
    Numri i vendeve te punes qe do te shkurtohen pritet te jete i madh. Kishte pasur edhe demonstrata ne nje qyteze ku gjendet nje stabiliment prodhimi. Nje nga protestuesit fliste se punesimi tek FIATI siguronte jetesen per 90% te popullsise aty, nje tjeter i bente thirrje qeverise italiane qe te nderhynte e te mos lejonte mbylljen e vendeve te punes.
    Kronika vazhdonte me ate qe megjithese qeveria italiane e shihte si te nevojshme dhe te domosdoshme nje nderhyrje te tille, ajo nuk lejohej nga BE per arsye se subvencionet dhe ndihmat financiare shteterore qe prej funksionimit te komisionit te BE i nenshtrohen nje kontrolli te rrepte dhe jane pothuajse te ndaluara.

    Nje historian i industrise prane fakultetit te Torinos shprehej se do te ishte nje humbje e madhe per Italiane, Fiati eshte nje simbol 100 vjecar dhe ka ndihmuar ne krijimin e pamjes se industrise italiane ne teresi.

    Keshillim per Fiatin jepej tani specializimi ne zhvillimin e teknikave te reja e permiresimit te te vjetrave, pra perqendrimi tek Research dhe jo me tek Development.

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...asnjerit nuk i merrte mendja qe FIAT do te merrte "maloren",madje familja Anjeli sjell nga USA menaxherin e suksesshem te General Electric Paolo Fresco per ta vene ne krye te FIAT,aq i sigurte ishte Fresco ne suksesin e FIAT sa nuk pranon te paguhet me rroge mujore,por me aksione,biles ishte aq i sigurte sa mendonte qe aksionet FIAT do te arrinin majat,por ndodhi e kunderta suksesi nuk qe ai i prituri,hedhja ne treg e modelit te ri Fiat Stillo nuk pati suksesin e parashikuar,drejtuesit e FIAT mendonin te kishin suksesin e mesviteve 80 te Fiat Uno-s,por ndodhi e kunderta,tek sindikatat flitej per nje strategji te perbashket te GM dhe familjes Anjeli per te bashkuar sektorin FIAT Auto me gjigandin GM me nje kosto sa me te ulet per GM ku familja Anjeli do te zoteronte rreth 5 % te aksioneve te GM,por asgje nuk dihet me vertetesi, disa ja vinin fajin kostos se larte te kerkimeve te projektit Fiat Stillo qe arrinin ne 2 - 3 miliard euro,por asgje nuk dihet me siguri nese familja Anjelin do te heqe dore vetem nga FIAT Auto apo edhe nga makinat e tjera te grupit FIAT,gjithēka do ta tregoje koha...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Coroditjet ekonomike te fshatrave apo qytezave Italiane jane fundi i listes se preokupimeve per GM dhe pak mund te beje qeveria Italiane per kete problem. Ishin qytete shume here me te medha ne SHBA dhe u mbyllen shume here me shume vende pune gjate riorganizmit dhe administrimit te ri te GM, dhe asgje nuk u be sepse nuk mund te behet. Plani per "globalizimin" e kesaj industrie eshte pare nga te gjitha pikat strategjike dhe gjerat jane me te komplikuara se nje grup te papunesh ne Itali. E vetmja menyre si italianet mund te shpetojne emrin (e fiatit italian) si dhe rrogat e punetoreve eshte nq se pranojne te qeverisen ne vendin e tyre nga nje shtet tjeter dhe ne te njejten kohe te pranojne rregullat e tij. Kjo sjell qe edhe vete kokat e Fiatit te cilet deri tani kane drejtuar kompanine te pranojne te mesohen nga dikush tjeter gje qe eshte pak e veshtire per tu pranuar.

    Megjithate edhe pse per Italine humbja e Fiat eshte humbje e madhe per vete GM eshte vetem nje pjese tjeter e miuashave ne cark. Ne kete menyre GM ka kontrolluar ekonomine e makinave per vite ne Spanje (e me rradhe e me rradhe ne bote) dhe asnje cudi e madhe nuk ka ndodhur. E gjitha kjo eshte e perballur me terrorin e vete GM kundrejt Gjermanise (Benzit me shoke). Vetem pak dite me pare ( nje jave ose dicka e tille) GM rriorganizoi planet me Opelin ne Spanje duke lajmeruar per pordhimin e modelit te ri Meriva kjo duke pare konkurencen ne ngritje me Europen e Lindjes. Duhet mbajtur ne mendje se Spanja eshte ne gjashte vendet me prodhimin me te madh te makinave ne bote. Volswageni nga ana tjeter duke filluar qe kete muaj do shkurtoje rreth 500 vende pune ne Spanje duke kaluar industrine e tij ne Sllovaki (dhe kjo kuptohet me konkurencen do jete e veshtire te mbahet e njejta kosto prodhimi, keshtu ai e kalon prodhimin ne nje vend me labor me te lire).

    Jam e sigurt cfare GM po ben ne bote, vete Gjermania dhe qendra e prodhimit te makinave atje po ja ben GM jo vetem ne bote po dhe ne shtepine e tij, SHBA. Gjithe te medhenjte e GM ne SHBA (me siguri te madhe headquater ne MI) jane gjermane...

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Fiori je pergjigjur pikerisht ne drejtimin qe une doja te merrte tema.

    Shume interesante me duket qe shefat e medhenj te GM qenkan gjermane. Para disa vitesh ne shqiperi kam degjuar se nje manager, me thene te drejten nuk e di deri ne c'pozicion manaxhimi flitej, ishte shqiptar, qe kish mbaruar ekonomikun ne Tirane dhe me pas kish bere master me duket ne Amerike, ish futur ne fillim tek GM ne poste fillestare, po shume i zgjuar dhe i shkathet ish ngjitur deri me lart.

    Nuk di se sa i vertete eshte ky lajm i vjeter.




    Per vuajtjet e qytetareve te nje qyteze italiane, maksimumi mendjen do ta vrasin ata vete dhe sindikata qe do t'i mbeshtese, shteti italian perpjekjen e mbeshtetjen e vet u duke se e dha.

    Globalizimi ne ekonomi pikerisht kete domethenie ka, gllaberimi i me te vegjelve nga me te medhenjte, e me te medhenjte do te shkrihen me njeri-tjetrin si partnere te barabarte, sic ndodhi me Daimler Benz dhe Chrysler.

    Ne industrine e automobileve Gjermani ka zhvillim shume te madh ne drejtimin e Research. Zhvillimi dhe pergatitja e inxhiniereve mekanike ne universitete sponsorizohet gjeresisht nga firmat. Problem eshte se shume prej tyre me t'u diplomuar largohen ne
    drejtim te Amerikes, sepse mund te fillojne me paga shume me te larta. Prandaj ndoshta me gjithe habine qe shpreha ne fillim nga fakti konkret qe permende Fiori me manaxheret ne MI - besoj Michigan - e kuptoj se pse gjermanet kane aty poste aq te larta.

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    kjo gje do na ndihmonte shume edhe ne prandaj duhet te jemi me te hapur me evropen. sh mire nje kompani e madhe sic eshte vols-i do ti kishte shume here me te vogla shpenzimet edhe se ne slovaki nqs se do ta zhvendoste ne shqiperi prodhimin e makinave te reja.pse nuk e ben kete fiati?
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. TEC i Vlorės fillon punėn nė muajin qershor
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 17:36
  3. Industria e Cimentit - 60 mil. USD financim
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2004, 21:47
  4. Sisteme Operativė: Industria IT po i largohet Microsoft-it
    Nga Tini- nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2004, 11:11
  5. Lulezon sex industria ne Kosove
    Nga mani nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 09:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •