Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Gazetaria investigative dhe Ferdinad Poni

    Koment


    Gazetaria investigative dhe Ferdinad Poni

    Nga Muhamed Veliu

    Pėr cilindo gazetar investigativ nė botė, i cili do tė dėgjonte deklaratėn e djeshme me kėrcėnime tė ministrit Poni ndaj gazetares sė "Fiks Fare" do tė bėnte qė ata tė dridheshin. Njė kėrcėnim i tillė mund tė bėhet vetėm nga Robert Mugabi, por ja qė nė mes tė Evropės, njė zėvendėsministėr merr guximin tė kėrcėnojė me burg atė gazetare tė guximshme, faji i vetėm i tė cilės ėshtė ekspozimi i njė skandali, gatuar qė prej shumė muajsh.

    E gjithė deklarata ėshtė e frikshme, pasi e rikthen Shqipėrinė shumė vite pas nė kohė, pikėrisht nė kohėn kur gazetarėt rriheshin e gazetat digjeshin nga njerėzit e veshur me xhaketa tė zeza lėkure.

    Si njė gazetar qė ka pesė vite qė merret me gazetari investigative nė Britaninė e Madhe dhe ka bėrė njė hetim tė ngjashėm me atė tė koleges sė tij nė Tiranė, dua t‘i tregoj zotit Poni se ēfarė ndodh me gazetarin nė tė tilla raste nė njė vend demokratik. Investigime tė tilla pėrfshihen nė tė ashtuquajturin interes tė publikut. Gazetari mund tė pėrfshihet nė njė krim vetėm e vetėm pėr ta ekspozuar atė. Tė blejė armė, drogė, tė pozojė si njė vrasės me pagesė etj. Edhe gazetarja e "Fiksit" e bėri njė gjė tė tillė, pėr t‘i treguar zotit Poni dhe ne tė tjerėve se sa e kollajtė ėshtė tė marrėsh njė certifikatė nė zyrat e gjendjes civile. Vlen pėr t‘u kujtuar se ishin pikėrisht kėto certifikata qė pėr javė tė tėra u bėnė mollė sherri mes pozitės dhe opozitės.

    Misioni i koleges gazetare i kalon kufijtė e raportimit tė njė lajmi. Ajo ekspozoi pikėrisht atė prapėsi tė atyre qė duan t‘i pėrdorin kėto certifikata pėr tė votuar disa herė. Le tė flasim tani pėr investigimin nė Londėr, po me tė njėjtin subjekt, atė tė falsifikimit tė dokumenteve tė identitetit. Pas disa javė kėrkimesh faktmbledhėse, nė mars 2005 arrita tė blej njė pasaportė britanike me emrin e ministres sė Brendshme tė asaj kohe, Hazel Blers, dhe foton e ministres tjetėr tė shtetit pėr Ēėshtjet e Krimit, zonjės Caroline Flint, e cila me bukurinė e saj shtangu ministrin e Jashtėm shqiptar tė asaj kohe. Shkrimi do tė zinte faqen e parė tė gazetės londineze "Evening Standard". Sipas ligjit anglez, tė posedosh, prodhosh apo tė blesh pasaporta tė falsifikuara dėnohesh deri me dhjetė burg. Veprimi im kualifikohej pėr t‘u ndėshkuar.

    Shkrimi tėrhoqi vėmendjen e mediave tė tjera, por nuk u burgosa pėr tė, pasi ekspozova njė skandal nė emėr tė publikut. Tė nesėrmen policia metropolitane mė intervistoi pėr hetimin, fillimisht duke mė pėrgėzuar, pasi solla nė vėmendjen e tyre njė problem tė mprehtė pėr vetė kohėn e frikės qė kalon Anglia nga terrorizmi. Nuk isha unė objekt hetimi, siē Poni kėrkon tė bėjė me gazetaren e "Fiksit", por fakti se si arrita ta bėja njė investigim tė tillė, kush mi shiti pasaportat. Besoj se kaq mjafton pėr t‘i thėnė zotit Poni dhe ministrave tė tjerė tė heqin dorė nga sulmet ndaj gazetarėve.

    Sulmet ndaj gazetarėve investigativė ishin nė modė edhe nė qeverinė "Nano". Ministri i atėhershėm i Rendit do tė hapte njė dosje hetimi pėr mua, pasi nė mes tė Tiranės bleva dy pasaporta britanike me foton e ministrit tė Brendshėm, David Blanket, i cili atė ditė dha dorėheqjen, ndėrsa tė nesėrmen bleva njė tjetėr me foton e ministrit tė ri, Charls Clark. Edhe ky shkrim do tė botohej nė faqen e parė e tė pėrditshmes mė tė madhe "The Sun". Kolegu britanik, qė udhėtoi me mua nė Tiranė, Oliver Harvey, do tė dėrgonte pėr konkurrim pikėrisht kėtė investigim "Made in Albania". Vitin e shkuar do tė shpallej reporter i vitit nė Britaninė e Madhe. Ndėrsa nė Shqipėri ėshtė pėr tė ardhur keq se si njė zėvendėsministėr me deklaratėn e tij kėrcėnuese, na rikujtoi regjimin e Robert Mugabit nė Zimbabve, i cili shquhet pėr kėrcėnime, burgosje, madje dhe vrasje tė gazetarėve, tė cilėt mundohen t‘i nxjerrin tė palarat e regjimit.

    Gazetaria investigative ėshtė njė mision, tė cilin kolegėt e "Fiks Fare" janė tė vendosur ta zhvillojnė nė interes tė miliona shikuesve tė "Top Channel", pavarėsisht kėrcėnimeve tė zotit Poni. Ai kėrcėnim nuk ėshtė gjė tjetėr veēse disa pikė mė pak nė renditjen e lirisė sė medias nė botė pėr vitin 2007 dhe inkurajim pėr kolegėt e "Fiksit" pėr tė ekspozuar anėt e errėta tė shoqėrisė shqiptare. Uroj qė nė renditje mos tė qėllojė qė tė jemi fare pranė Zimbabvesė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si nuk investigove ti o muho veliu bashk me kto zagaret e filip cakulit se si u vra Genc Sina e si u zhduk Altini me imellden ?
    pse nuk investigon se si mori azil politik ky kanibal bashk me kanibaleshen e vet ne bruksel..

    apo detyra jote eshte si ti ndihmosh kanibalet..

    ti vampir po na tregon normat e gazetarise..
    ik more mashtrus.. i certifikuar..


    edhe ksaj lojes me certifikat i doli boja.. sepse u luajt me nji porte.. socialisti i dha certifikat socialistes.. dhe u mbyll puna si duhet.. lojtaret do perballen me ligjin..

    pedofili filip me pedofilat saimir e at pisin tjeter do vi nje dit do pergjigjen per pedofilizmin qe cfaqin perdite ne fiks.. duke i detyruar vajzat fukaresha 14-15 vjece te xhvishen perdite lakuriq para atyre hamshorve me rroga disa miljonshe qe i paguan mafia..


    --


    55

    Data: 28/01/2007, ora

    Blendi Gonxhe, fytyra e vėrtetė e qeverisjes Rama nė Tiranė



    Nga Italia nė Selanik, Blendi Gonxhe kontrollon tė ardhurat qė mblidhen nga monopolet e gjalla tė bashkisė; duke nisur me lejet e ndėrtimit e pėr tė pėrfunduar me licencat e transportit urban. Pėrmes kėrcėnimeve fizike dhe dhunės, Edvini ka kėrkuar ta imponojė Blendi Gonxhen nė krye tė SHIK-ut qysh nė vitin 2001, por kur ka hasur nė refuzimin e kryeministrave socialistė, e ka imponuar modelin e vet nga terreni pėrmes kėrcėnimeve fizike dhe gjobėvėnies, pėr tė cilat nuk flasin vetėm raportet shtetėrore, por edhe dėshmitė publike tė biznesmenėve Hajredin Fratari e Kujtim Kapollari



    Pėrpjekjet pėr tė shitur vėmendjen e qytetarėve tė kryeqytetit tek tė ashtuquajturat “punė” qė paska kryer Bashkia e Tiranės bėhen pluhur e hi po tė mendojmė se truri i modelit “Rama” tė qeverisjes sė kryeqytetit, pėr 6 vjet mė radhė, tashmė ėshtė nė ilegalitet dhe s’guxon t’i shfaqet publikut shqiptar. Blendi Gonxhe, i kudogjenduri deri nė pėrmbytjen e turpshme tė Tiranės sė Re, por nė hije edhe mė pas, nė planifikimin e shitjes sė lejeve tė ndėrtimit nėpėr KRT-tė e bashkisė, marrjen e pėrqindjes sė ndėrtimeve, qė thuajse ishte kthyer nė normė e qė publikohej nė mjedise tė gjera nga vetė ai, tashmė nuk gjendet mė. Burime tė mirinformuara flasin se mbetet sot e gjithė ditėn i gjallė dhe i fortė “feeling”-u i Blendit me Edvinin dhe se po ashtu mbeten tė lulėzuara edhe bizneset e pėrbashkėta. Pasi kaloi nė ekzil si rezident nė Italinė e Jugut pėr ca kohė, ai tani i monitoron bizneset qė nga Selaniku, ku ka ngritur zyrėn e linjės sė transportit tė udhėtarėve Selanik-Tiranė e po ashtu interesohet edhe pėr 80 pėrqind tė linjave tė transportit urban nė kryeqytet, tė cilat gjithashtu i ka nėn hyqmin e tij. Ky ėshtė modeli i qeverisjes sė kryeqytetit, ai i pėrfundimit tė parave tė taksapaguesve tiranas nė xhepat e firmave partnere tė kryetarit tė Bashkisė. Edvini e ka vlerėsuar fort Blendi Gonxhen dhe me ardhjen e tij nė krye tė bashkisė sė Tiranės konfirmoi se kishte plane tė mėdha pėr vete e pėr tė. Kėshtu ai zhvilloi njė lobing tė fuqishėm pėr tė emėruar Gonxhen nėnkryetar tė SHIK-ut, e mė pas edhe pėr tė kryer rrokadėn me Fatos Klosin, por kur kryeministrat socialistė i treguan sinoret, ai ndryshoi strategji dhe iu kthye terrenit, duke kėrkuar t’i imponohet realitetit nga poshtė. Blendi Gonxhe u kthye nė njė centralizues tė vėrtetė tė tė gjitha lejeve tė ndėrtimit dhe dėshmitė e sotme tė Hajredin Fratarit pėr 1 milionė dollarė gjobė pėr njė leje ndėrtimi janė vetėm mbetjet e asaj klime tė zezė qė ka mbjellė modeli Rama-Gonxhe i qeverisjes sė Tiranės. Pėrmbytja e Tiranės sė re nga hapja e papėrgjegjshme e dyerve tė Liqenit Artificial prej Blendi Gonxhes ėshtė vetėm pjesa e dukshme e kėtij sistemi tė papėrgjegjshėm qeverisės qė funksionon sot e gjithė ditėn, megjithėse Edvini mundohet ta mbulojė realitetin duke paraqitur si gjethe fiku herė Mimi Kodhelin e herė Vali Bizhgėn, pa neglizhuar aspak edhe Dashamir Pezėn, a ndonjė tjetėr tė rastėsishėm nė stafin aktual tė bashkisė. Modeli ėshtė ai i vitit 2000, modeli i shpėrdorimeve pėrmes dhunės dhe ėshtė rasti tė rikthejmė nė vėmendjen e lexuesve, jo vetėm shpronėsimin me dhunė dhe vrasės me pagesė tė pronarėve (deklarime tė herėpashershme tė kryeministrit Berisha), por edhe dhunėn qė ushtrohej ndaj atyre qė rebeloheshin. Ėshtė bėrė pronė e medias dėshmia e biznesmenit tė ndėrtimit Kujtim Kapollari, i cili pat ndėrtuar sipas legjislacionit nė fuqi, me njė leje ndėrtimi tė lėshuar nga administrata Brojka, e qė refuzoi t’i bindjes regjimit tė Blendi Gonxhes pėr “surplus”-in e gjobave e tė taksave pėr administratėn e re. Komisioni parlamentar hetimor i vitit 2003, apo shfletimi i dosjeve tė papėrgjegjshmėrive personale qė kryetari i bashkisė i ka reflektuar nė kryerjen e detyrės nuk mund tė shmangin vėmendjen nga modeli i monopoleve qė ėshtė mė i gjallė se kurrė nė Tiranė e qė s’pėsojnė asnjė rrezik pse truri i kėtij modeli, Blendi Gonxhe, pėr momentin e ka shpallur veten nė ilegalitet e endet nė hapėsirat malavitoze tė Ballkanit. Janė zgjedhjet e Edvini ėshtė i detyruar tė pėrgjigjet pėr kėtė model shpėrdorues, sė pari duke kryer transparencėn sė bashku me fytyrėn e vėrtetė tė modelit tė tij qeverisės, Blendi Gonxhen.

    Re. Po.




    ..

  3. #3
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Top-Channel, jo mė kot ėshtė nė shėnjestėr tė krieministrit Berishnikov. Puna e bėrė nė zbulimin real tė korrupsionit nga ky kanal televiziv, nxjerr nė shesh tė palarat e qeverisė shterpė tė Berishnikovit me tė gjitha tė zezat qė ajo mbart.
    Nuk ka rėndėsi se kujt partie i pėrket nėpunėsi dhe gazetarja... kjo ėshtė tė kapesh pas degėve, rėndėsi ka qė ēertifikatat, mund ti marrėsh aq lehtė sa mund tė marrėsh njė karamele nė treg... PeDe-sė, nuk i intereson ujku, por gjurmėt... ato kėrkon PeDe-ja akoma.

  4. #4
    PeDe-sė, nuk i intereson ujku, por gjurmėt... ato kėrkon PeDe-ja akoma.
    humdinger,

    Mos e ngaterro PeDe-ne me ndonje ose disa individe qe duan te ngaterrojne pune ne PD, Shqiperi e me gjere, duke filluar nga kryemashtruesi kuisling berisha.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri

    --

    Pranga nepunesit te gjendjes civile
    E Diele, 28 Janar 2007
    Bie ne pranga punonjesi i gjendjes civile, i cili ngriti nje stuhi te forte akuzash dhe kunderakuzash mes opozites dhe mazhorances per manipulim certifikatash zgjedhore. Vetem nje dite ka zgjatur nje kaos i tille, duke qetesuar per momentin ujerat e trazuara dhe duke perplasur prapa dyerve te qelise nje punonjes te gjendjes civile te Laprakes. Keshtu, policia e Tiranes vendosi te penalizoje punonjesin e gjendjes civile ne njesine bashkiake nr. 11 ne kryeqytet, qe u evidentua ne nje emision televiziv investigativ, duke leshuar certifikate personale pas kerkeses se nje qytetareje, e cila paraqiti nje fotografi te saj per te poseduar dokumentin identifikues. Ndoc Dedendreaj, 52 vjec, me banim ne kryeqytet, u shoqerua mbreme ne ambientet e Drejtorise se Policise se qarkut te Tiranes, nen akuzat per veprat penale te falsifikimit te akteve te gjendjes civile, nga nepunesi qe ka per detyre te leshoje dokumentin. “Prangosja deri ne pritje te vleresimit te mases perfundimtare te sigurise u be nga ana e Seksionit te Luftes Kunder Pastrimit te Parave dhe Krimit Ekonomiko Financiar”, i tha “Korrierit”, zedhenesi i policise se Tiranes, Tefik Sulejmani. Antikrimi ekonomik nisi po dje procedimin penal ne ngarkim te 52-vjecarit Ndoc Dedendreaj, menjehere pasi u publikua se kishte leshuar nje certifikate nje gazetareje me identitetin e nje personi tjeter. “Per ndjekje te ketij procedimi dhe sqarimin e plote te rrethanave te kesaj ngjarjeje u shoqerua nepunesi i gjendjes civile, Ndoc Dedendreaj”, deklaroi policia. Nga hetimet paraprake rezulton se 52-vjecari, ne kundershtim me nenin 5 te ligjit nr. 8950, date 10. tetor 2002, “Per gjendjen civile, ka leshuar nje certifikate personale ne emer te shtetases Suela A., me fotografi te nje personi tjeter. Pikerisht nje shkelje e tille, eshte bere dhe shkak qe personi ne fjale te dale ne emisionin televiziv, dhe vetem nje dite pas publikimit te debatit politik, ai ka qene ne prangat e policise.

    Pone: Do zbatohet vetem ligji

    Urdhri i ri i zevendesministrit te Brendshem, Ferdinand Pone, per mundesine e pajisjes me certifikata te shtetasve vetem me nje fotografi, pa mjet tjeter identifikimi, nuk ka kaluar pa zhurme. Pas deklaratave te opozites, akuzave te Majkos, sekretarit socialist, kryetarit socialist te kryeqytetit, se urdhri i Pones synon manipulimin e zgjedhjeve, ka reaguar dhe ky i fundit. Ai ka nenvizuar se Ministria e Brendshme kerkon zbatimin rigoroz te ligjit, marrjen e te gjitha masave qe ligji dhe standardet zgjedhore te parashikuara ne ligj te plotesohen, si dhe largimin e sherbimit nga ndikimet apo influencat partiake e zgjedhore te kujtdo qofshin. Pone ka shkuar me tej, duke deklaruar se, “Majko dhe Baraj nuk e kane integritetin e duhur as per te lexuar nje shkrese, apo per te pranuar qe ajo qe thone, nuk eshte as me shume e as me pak, por nje genjeshter e turpshme. Nuk mund te fsheh perpjekjen e Partise Socialiste per te sabotuar procesin zgjedhor dhe intimiduar institucionet”. Pone u ka bere thirrje te zgjedhurve vendore dhe punonjesve te zyrave civile, qe te zbatojne me rigorozitet vetem ligjin. Dhe pikurish, me zbatimin e ligjit, eshte kuptuar dje fakti i ndalimit te djeshem te Dedendreajt. E.P

    -


    .............


    qe thoni ju a nuku that asgje se i dolli boja shpejt ketij kurthit me certifikata qe pergatiti vegla e ps-se filip cakall-cakullaj.. ka ndodhur ne shkoder nje njgjarje.. ktu e nja 50 e ca vjet me pare.. partia socialiste..dikur ppsh.. me porosi nga lart e me instruksione nga ekspertet e kexhibise rekruton nja dy tre legena qe dinin si hyet e dilet nga institucionet katolike te qytetit.. dhe me ane te ketyre fut fshehtas arme naten ne bodrumet e kolegjit franceskan apo cfar qe .. le ta sqaroj shkoder 13 -ta me mire.. dhe pastaj shkon diten ne menyre demonstrative sigurimi enverit dhe "gjen" arme tek priftat dhe kuptohet fillon arrestimet masive ne radhet e klerit katolik te cilat perfundojne me gjyqe demonstrative pompoze e me burgje e pushkatime..

    dikur njeri nga futesit e armeve u pendua dhe publikisht e pranoj aktin dhe e cuditi shkodren dhe shqiperine..

    nuk cuditet kush mė nga provokacionet e partise se edvinit tek e cila jan grumbulluar tere ndyresirat e ketij vendi..

Tema tė Ngjashme

  1. DISKUTIME: Gazetaria shqiptare, kahjet dhe sfidat
    Nga antonio28 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2013, 09:49
  2. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  3. Gazetaria Rajmonda Malecka nė burgun maqedonas
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 05:51
  4. Gazetaria investigative dhe "Kompetentet e Tiranės"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 08:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •