Close
Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 188
  1. #111
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student
    por vetem vazhdoi ta shikon serin deri ne fund mirpo kur merr fund seriali dhe largohet nga ekrani televiziv dhe kur shikon femijen te shtrire ne toke d.m.th kishte vdekur nga ajo papuqeja qe ekishte qelluar nena e saje kur kishte qen duke shikur serialin...
    Ore fisnik, sinqerisht po te them tani, dmth te bisedojme pak me maturi. Ne postimin e pare ne kete teme, thjesht po argetohesha me keto ide, por ti e paske seriozisht me duket.

    Te marim faktoret siperfaqerore qe ke permendur ti qe jane demi i shoqerise (them siperfaqesor sepse per mendimin tim, po mundohesh te shtysh ideologjine tende, ne kurriz te fakteve thelbesore, gjithmone kjo, per mendimin tim.)

    Per muziken, jam e sigurt qe influencohesh nga besimi yt fetar, sesa nga faktet. Dihet tashme cfare "vlere ka" muzika sipas interpretimit ekstrem te sheriatit. Fatmiresisht, edhe ne Lindjen e Mesme, ka shume myslymane qe nuk besojne ne ate interpretim, dhe si rrjedhoje muzika, kenget, vallet e Lindjes se Mesme, jane nje thesar per t'u ruajtur dhe vleresuar. Personalisht degjoj shume prej tyre, edhe pse fatkeqesisht nuk di arabisht, por me mjaftojne fjale si "habibi", "halbi" apo "ana bahibik" (variant i fjales "te dua" shqiptimi i te ciles varet nga dialekete te Lindjes se Mesme) per te pasur nje ide per cfare behet fjale.

    Persa i perket muzikes "heavy metal", mendoj se ne pergjithesi shume prej nesh kalojme ne etapa te ndryshme preferencash, dhe ne adoleshence sidomos eksperimente me kete lloj rryme jane me te perhapura. Vit i dyte dhe i trete gjimnaz, lol, vetem Nirvana dhe Metalica degjoja. Ne mbremjet, apo ditelindje te shoqerise sime ne ate kohe, keto dy grupe kishin vend nderi :P.
    Por me kohe kjo rryme i le vend shijeve pak me te "moderuara" qe kam tani. Ne ndonje bar ketu ne NY, ndonjehere kur ka jukebox, gjej ndonje nga kenget e Nirvanes, dhe i luaj .... per nostalgji, per te kujtuar vitet e paharueshme te gjimnazit. Pervec "mallengjimit" per ate kohe, ju siguroj qe s'me kalojne nder mendje mendime te dhunshme, lol.

    Por ne pergjithesi, duke pasur parasysh rekordin e larte te shitjeve te kesaj rryme apo te peraferta me te, nuk ka statistikisht konkluzion se kjo muzike te "prish nga mendja e kokes". Ne fund te fundit, Hitleri ishte apasionant i njohur i operas, muzikes klasike sidomos te Bethoven dhe Vagner. Besoj se eshte e qarte pse e solla kete shembull.

    Per faktorin tjeter, telenovelat, sidomos ne raport me shembullin e sjelle me larte (qe s'e kam idene nga e ke gjetur kete info.) Personalisht nuk shikoj serialet e perditshme. Jam ne pune dhe kam preokupime te tjera. Plus qe me ler nje liber ne dore, dhe te tjerat s'kane rendesi per mua. Dikush ketu me lart ka komentuar se si aksidentalisht mund te ndodh nje fakteqesi e tille, te qellohet femija, ashtu sic na kane qelluar prinderit tane kur ishim te vegjel. Pra te qellohet ne vend delikat dhe dihen pasojat. Pertej telenovelave, tragjedi te tilla mund te ndodhin. Por duke e ditur qe keto programe shikohen nga nje nr i gjere i popullesise, dhe raste te tilla jane teper te rralla, (i pari qe degjoj) atehere s'mund te fajesosh keto programe. Per me teper, neglizhenca bie ne kurriz te se emes se femijes (komentim duke u bazuar nqs eshte histori e vertete.) Per kete nene, per aktin e saj, nuk e kane fajin telenovelat, por injoranca, apo neglizhenca e saj.

    Per me teper, nqs shikimi i ketyre programeve eshte kaq i gjere ne Shqiperi, atehere duhet pare arsye "perse" gje qe do ta shqyrtoj me vone. Por aq sa di per familjen time, asnje nuk i shikon. Plus, nuk jane vetem telenovelat qe kane elemente mundesisht "korruptuese" per shikuesit. Te tille elemente kane shume filma, dokumentare etj. Nuk jane vetem telenovelat qe te "bejne per vete" ne kuptimin qe te terheqin vemendjen nga gjerat perqark. Sado here te shoh filmin "Nentori i Dyte" nuk ka rendesi, s'do le fjale pa degjuar, apo cast pa humbur. Apo sado here te shikoj "Braveheart" te Mel Gibson, prape se prape, ne fund kur ai therret "Freedom" kam per te qare, lol, edhe pse e kam 10 here si film. Etj Etj Etj.
    Ne pergjithesi, si ne kete rast, si ne rastin e muzikes ti nuk mer parasysh elementin e "vullnetit te lire" te cdo individi, dmth sa do lejoje vete individi te influencohet nga gjerat perreth.

    Nqs vazhdohet sipas kesaj llogjike, atehere per cdo fatkeqesi qe ndodh ne jete, rrime duarkryq dhe i veme fajit ose Zotit, ose djallit, ose natyres. Pa mare asnje pergjithesi per veprimet tona.

    Interneti ... faktori i trete i demshem sipas teje. Interneti eshte cilesuar nga shume si nje revolucion i informacionit teknologjik, ne nje kategori me revolucionin industrial te shek 18-19 (qe se bashku me iluminizmin dhe rilindjen, nxori njehere e pergjithmone Europen dhe me tej nga erresira e Mesjetes.)
    Potenciali i internetit dihet, dhe eshte akoma ne proces per t'u maksimuar. Por si cdo gje, si vete revolucioni industrial meqe e solla si shembull, ka aspektet negative ne kuptimin se si mund te shfrytezohet nga individe.
    Sic e ke permendur dhe ti, interneti eshte nje vegel shume e cmueshme persa i perket kerkimit, apo hapesires se informacionit qe i vihet ne dispozicion njerezimit. Kur je ne shkolle as qe mund te krahasohet perfitimi i kerkimit te burimeve te ndryshme ne internet, me per shembull, ore te tera ne biblioteke per te gjetur, nje apo shume libra qe mund te kene lidhje me esene qe do shkruash.

    Plus faktore te tjere qe i dime te gjithe e qe s'kam nevoje per t'i permendur, si psh ne rastin me "klasik" roli i internetit ne kete rast per te bashkuar zerin shqiptar kudo qe eshte ne misherimin e ketij apo forumeve te tjere. Apo shpejtesia e shperndarjes se informacionit etj etj etj.

    Sic thashe me siper, kuptohet si cdo proces tjeter, ka anet e tij negative, gjithmone ne zgjedhjet qe bejne vete individet. Duke filluar qe nga shfrytezimi i internetit nga industria pornografike, apo pedofilet, apo organizata terroriste etj etj etj. Por qe te fajesosh internetin vete per keto raste eshte njesoj si te fajesosh elektricitetin qe na ka zgjatur aktivitetet brenda 24 oreve ne kuptimin qe na la pa gjume, se me perpara (pri-elektricitet) dynjaja flinin me pulat e zgjoheshin me gjelat :P.

    Vijim ...

  2. #112
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    .....

    Me konkretish per rinine shqiptare, apo per vete shoqerine shqiptare, cilet jane faktoret e vertete te c'orientimit?! Po theksoj "corientim" sesa "degjenerim."

    Tranzicioni i shoqerise shqiptare nga komunizmi ne demokraci eshte akoma ne proces e siper. Per shume arsye, ka qene nje nga proceset me te hidhura, apo dhe me te gjata.

    Dardan Gashi ne esene e tij "Myth,wild capitalism and democracy in Albania" per Fletcher Forum of World Politics veren si me poshte:

    … Albanian society has many similarities with a poorly raised and abused child. The abused child not only represents the indescribable naiveté of Albanian society, but also its current incapacity to grow out of badly made children’s shoes to create a responsible civil society. The poorly raised child stands for the incapacity of today’s political and economic elite to guide Albanians in becoming the kind of citizens required by a democracy and a free-market economy. The abused child stands for the violence, unfairness, poverty, oppression, and discrimination that this population has had to endure for centuries, especially during the communist period of the second half of this century
    Ky paragraf per mendimin tim shpjegon shkurt por qarte problemet me shoqerine shqiptare. (Toni mund te duket pak i ashper, por eseja e tij eshte shkruajtur ne 1999, dhe personalisht mendoj se ka permiresime ne krahasim me periudhen ne te cilen ka shkruajtur Gashi.)

    Pa analizuar gjate mendimin e Gashit, apo dhe timin persa i perket shoqerise civile ne Shqiperi, duhet te kemi parasysh faktorin ekonomik te viteve te tranzicionit, pasojat e tij, ne raport me faktoret e permendur nga ti me siper.
    Po marrim internetin per shembull. Ti mund te fajesosh "MSN" per "degjenerimin" e rinise por nuk merr parasysh "degjenerimin e nivelit arsimor" te shkolles se mesme apo dhe atij universitar qe jo vetem nuk kane krijuar kushtet e domosdoshme per shfrytezimin e kesaj teknologjie (faktor ekonomik) por per me teper i gjithe procesi arsimor eshte degjeneruar deri ne ate fare shkalle ku cdokush mund te marr nje diplome per nje shume te caktuar apo me miq te caktuar. Gjithashtu, vete sistemi universitar le aq shume per te deshiruar (mjafton te shfletosh artikuj te ndryshem ne gazetat e perditshme ne lidhje me kete ceshtje) sipas te cileve, nxenesit mezi begenisin te shkojne neper seminare (kur begenisin te shkojne profesoret.)

    Shume studente shqiptare (po them shume pa pasur deshire te bej pergjithesime) kane kohe "aq te lire" gjate vitit shkollor, sa qe nuk mbetet kafene "kafeje" apo kafene "interneti" pa u frekuentuar. Pervec "degjenerimit" te nivelit arsimor, nje faktor tjeter eshte dhe papunesia. Te pakten ne US, gjate universitetit personalisht s'kisha kohe te merrja fryme, midis leximeve, provimeve apo dhe punes shume here shtate dite ne jave.

    Persa i perket rolit te shtetit (post-komunist), apo pergjegjesise se tij ndaj popullesise, s'kam ndermend te komentoj sepse nuk dua te bie ndesh me "ideologji partiake." Vete fakti qe kemi probleme, nga me te ndryshme, pervec te ketyre qe po diskutojme ketu, shteti (pavaresisht nga partite) ka deshtuar ne shume aspekte te zgjidh shume/disa nga problemet.

    Duke iu kthyer ceshtjes se "telenovelave" nqs qenka shqetesim i madh shikimi i tyre ne mase, atehere do pyetur perse popullesia, ne kete rast, femrat, nenat, grate i shikojne. Nje arsye mund te jete "telenovelat/televizioni" si mjet per t'iu larguar ashpersise ekonomike dhe shoqerore te realitetit, duke u munduar per disa caste per "perjetuar" nje iluzion, sado i shkurter. Nje arsye tjeter mund te jete apathia ndaj realitetit politik, lodhja shpirterore apo mendore e premtimeve dhe shpresave qe brezi i 90'tes lidhi me demokracine, por qe per shume s'u materializuan kurre. Nje arsye me praktike eshte gjithashtu papunesia.
    Dhe tjeter, pa ofenduar ketu dhe femrat ne US, lol, qe mund te jene te shkolluara, eshte mos-shkollimi, apo interesimi i shume femrave pa shkolle ndaj ketyre programeve, ne vend te atyre me edukuese. Nuk e di cfare programesh te tjera ofrojne kanalet ne Shqiperi, por ne US, para se te marr mundimin te shikoj "telenovela" leviz pultin here tek "BBC World News", "Euronews," "Discovery Times Channel", "History International" etj etj etj, programe me "edukuese" se sa "Days of our lives" (telenovele ne US.)

    Si konkluzion (qe tashi te them te drejten fisnik, s'po fishkellej "rrofsh o fiko qe na mblodhe se me hape pune lol) sic u shpreha qe ne fillim (kur mendoja se do shkruaja vetem nja dy paragrafe lol) eshte siperfaqesore te kapesh me nje apo dy elemente dhe t'i fajesosh per "degjenerim" te popullesise, pa analizuar thelle faktor me thelbesor si ato ekonomik, politik, apo shoqeror. Per me teper, po rritheksoj serish se individi ka qene, eshte dhe do te jete pergjegjes per cdo veprim te tij (sidomos ato te demshme personale apo per shoqerine) per sa kohe sa i aderohemi "vullnetit te lire" si force vepruese.

  3. #113
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student
    hej shume mire te kuptoje dyftyrsine tende andaj kerko prej teje ta hjekesh kete prej trupit tend sepse eshte edemshme per ty ...thjeshte eshet ves apo shprehi e keqe ...

    edhe nje keshille per ty thjeshte dashamirese mos me keqkupto...eshte e sinqert kjo qe po te them.. gjithmon sa her qe hyn ne per forume ...gjithmon hyn dhe poston diqka ..te pa shije... thjeshte sikur te mos dish te shkruash me teper...gjithmon fjalet qe i poston kan ndonje prapavije te caktuar sigurishte jo te mira...edhe ne ato tema kur flitet per seriozitet ti mundohesh te besh teater...d.m.th kjo ishte si nje kritik apo sygjerim per ty normal me qellim te mire...

    kalo mire dhe rrespekte nga fisniku
    te heq ke? masturbimin? ah, jane veshtiresuar gjerat shume fisnik.. jete e vethtire..

    tani seriozisht, megjithese e shoh qe do me jete mjaft e veshtire lol, kjo me siper ishte hera e fundit qe tallem. dhe sepse fole ashtu sic fole te kerkoj dhe te falur sepse mbase e teprova, sna zene frenat mire ndonjehere. .
    kalofsh mire dhe degjo electro.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #114
    Paqe Maska e lara21k
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Vendndodhja
    Ne perendimin e eger
    Postime
    86
    Citim Postuar mė parė nga FSalaj
    shoqeria shqiptare eshte e denjgjeneruar nga forcat me te medha qe na rrethojne , te cilet jane pushtetaret , dhe papunesia e tepert detyron rinin shqiptare te fundoset ne nji ferr te vertet . dhe e shumta e rinis ka marr kot kujtoin se jeta eshte tani dhe pastaj smendoin se jeta eshte shume e gjate

    Ashtu eshte. Jeta eshte e gjate por periudhen e pubertetit e kemi kaluar te gjithe besoj dhe me pushtet apo pa pushtet te rregullt mollen e ndaluar te gjithe kemi pas deshire ta kafshojme!!
    Mire eshte te krijojme besim tek femijte tane por akoma me mire eshte nenkotrolli.
    Ai qe pretendon se eshte DIKUSHI eshte lodhur duke tentuar per tu bere i tille....

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga FSalaj
    shoqeria shqiptare eshte e denjgjeneruar nga forcat me te medha qe na rrethojne , te cilet jane pushtetaret , dhe papunesia e tepert detyron rinin shqiptare te fundoset ne nji ferr te vertet . dhe e shumta e rinis ka marr kot kujtoin se jeta eshte tani dhe pastaj smendoin se jeta eshte shume e gjate

    shum pajtohem me juve Fsalaj .
    E kam marr nji bindje qe rinia dhe disa njerz po mendojn ...erdhi amerika ne trojet tona ne tash jetojm si pasha .jan trima jan te pasur na prun shum gjera te argetohemi ...Miti asht ender qe duhet nxejerr naten e Krishlindjeve per ti kenaq pleq e femij ....por qejfi zgjat dy javź te ne po zgjat me vite ...
    ketu flitet per rinin e rrugve e jo per ato qe i kan ne duar e qe jan ne kolegje !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Rinia shqiptare nuk po degjenerohet......sepse nuk ka ku te shkoje me keq....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #117
    Akilo ka arrit fundin thua? Ishallah fillojne tju vine mendte ne koke tani.

  8. #118
    dude Maska e smoki
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student
    Momentalisht rinia shqiptare eshte ne nje rruge ecila eshte mjaft edyshimt dhe e zbeht sidomos mosha e adoleshenteve apo tinejgjereve.

    faktoret qe ne menyre direkte po ndikojne ne trurin e rinis jan:

    1. SERIALET
    2. KEQPERDORIMI I INTERNETIT
    3. MUZIKA

    -SERIALET: eshte njera nga fenomenet qe eshte duke ndikuar qe rinia te humb shijen ndaj se ardhmes se shendosh dhe dobiprurese per ta.
    thjeshet serialet po ia konsumojne moralin e vyshkur qe kan dhe asimilimin e kultures dhe tarditave te mira shqiptare.

    veshtrim psikologjik:

    nje shembull gjate shikimit te serialeve : gjat nje seriali nje femije ne ate moment shef para syve te tij nje moment turpi(skene erotike) ,kamerat aq afer e afrojne ate sken sa qe te lihet pershtypja se je duke marr pjes ti vete si i treti ne ate akt sepse ashtu krijohet bindja dhe tash ai/ajo femije mund te thome njefare menyre merr nje "provoje" per ate pune sepse e ka perjetu ne ate rast veten si treti ne ate sken .dhe tash femija ne momentin qe hyn ne pubertitet ai ne sfiden e pare seksuale mund te deshtoje sepse e vetendjen veten se ka provoje ne kete aspekt dhe deshton dhe pasojat mund te ndjehen ne te ardhmen: sa femije te braktisur, sa vetevrsaje, sa stagnime te shkollimit etj...

    -KEQPERDORIMI I INTERNETIT: edhe kjo eshte njera nga dukurit qe ne mase te madhe po kontribuon ne degjenerimin e rinis (adoleshenteve) sepse ne rastin qe hyne ne internet epshi i tyre anon nga gjerat negative dhe jo pozitive,shof shume femije dhe te rinje qe frekuentojne internetet me qellimet kryesore : te shikojne skena dhe gjirime erotike,te shfryetzojne MSN me qellim te shpejtojne kismetin(fatin e jetes) dhe te humbin kohen duke luajtur lojra te demshme per vete ata.. asojat dihen jan shume te demshme.

    -MUZIKA: edhe kjo eshte njera prej gjrave te rrezikshme mirpo per dallim prej serialeve dhe int.... eshte se pasojat e muzikes jan ne menyre indirekte dhe per syrin e pare jan te pa vrejtura ,thjesht kjo eshte renditja e pasojave qe shkakton muzika>pirjen e alkoholit>dehjen>konsumimi e droges>dhe pasojat e paparashikuara.

    Asnje nga kto me lart qe the, nuk e shkaterron rinine shqiptare as nuk e degjeneron!!

    Rinia po shkaterrohet thjeshte nga mentaliteti qe kan, dmth nese nje vajze e bukur e shkolles ka te dashur, atehere gjith femrat qe jan ne shkolle kan deshire te ken nje te dashur.

    Po prishin njeri tjetrin, jo se po i prish TV, Interneti apo Muzika, kto jan thjesht gjera te jetes te cilat me pak tru mund ti anashkalosh edhe te rrish po ai person qe je.

    Tani eshte turp qe nje femer ne moshen 20 vjecare te jet e virgjer, eshte turp qe nje femer mos te shkoje ne PUB me shoqerine te shtunave, eshte turp ne rast se nuk ka nje te dashur, eshte turp ne rast se ben si indiferente ne rast se shoqeria e vet konsumon drogera te lehta ( si hashashi )

    Ky eshte Problemi, MENTALITETI, Jo Tv Internet edhe Muzike.

    se po te jete per kte, atehere e ka marr lumi Rinine sot.. po thuaj qe ka akoma vajza te zgjuara edhe me mentalitet te mire qe nuk terhiqen nga kto gjera qe behen sot.

    Duhet te mendojne prinderit ne radhe te pare, ti edukojne femijet sic duhet, edhe mos ti len pas dore, se pikerisht ajo e lenme pas dore e prish rinine e sotme, dmth te rinjt neper gjimnaze..

    Faji eshte i prinderve, edhe i mentalitetin te "emancipuar" qe kto prinder ua trasmetojne femijeve te tyre, pa marr parasysh ne cfar moshe jan.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Smoki ne cilen paket e ke kry fillozofin ?....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #120
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    [QUOTE=Lioness]

    nje sqarim per te gjitha forumistet keto pika qe kam paraqit nuk jan vrases te drejteperdrejt,por jan tentimvrases ,thjeshte jan promovuese ndaj te demeve te ardhshme.
    thjeshte keti tri pika nuk jan ato qe vrasin ne menyre direkte njeriun por keto jan qe i hapin apo ia lehtesojne rrugen nje te keqe qe te manovroje me njeriun...

    per internet: keqperdorimui i tij

    serialet:keqperdorimi itij

    muzika:>sipas disa hulumtimeve eshet konstatu qe eshet njera nder shkaqet qe ia hap rrugen gjerave negative :alkohoolit,narkotikeve,prostitucionit...etj.

    keto qe paraqita nuk verehen me sy te pare ..andaj nese doni ti hulumtoni duhet te i presh gjerat pak me holle...



    Per muziken, jam e sigurt qe influencohesh nga besimi yt fetar, sesa nga faktet. Dihet tashme cfare "vlere ka" muzika sipas interpretimit ekstrem te sheriatit. Fatmiresisht, edhe ne Lindjen e Mesme, ka shume myslymane qe nuk besojne ne ate interpretim, dhe si rrjedhoje muzika, kenget, vallet e Lindjes se Mesme, jane nje thesar per t'u ruajtur dhe vleresuar. Personalisht degjoj shume prej tyre, edhe pse fatkeqesisht nuk di arabisht, por me mjaftojne fjale si "habibi", "halbi" apo "ana bahibik" (variant i fjales "te dua" shqiptimi i te ciles varet nga dialekete te Lindjes se Mesme) per te pasur nje ide per cfare behet fjale.

    Persa i perket muzikes "heavy metal", mendoj se ne pergjithesi shume prej nesh kalojme ne etapa te ndryshme preferencash, dhe ne adoleshence sidomos eksperimente me kete lloj rryme jane me te perhapura. Vit i dyte dhe i trete gjimnaz, lol, vetem Nirvana dhe Metalica degjoja. Ne mbremjet, apo ditelindje te shoqerise sime ne ate kohe, keto dy grupe kishin vend nderi :P.
    Por me kohe kjo rryme i le vend shijeve pak me te "moderuara" qe kam tani. Ne ndonje bar ketu ne NY, ndonjehere kur ka jukebox, gjej ndonje nga kenget e Nirvanes, dhe i luaj .... per nostalgji, per te kujtuar vitet e paharueshme te gjimnazit. Pervec "mallengjimit" per ate kohe, ju siguroj qe s'me kalojne nder mendje mendime te dhunshme, lol.

    Por ne pergjithesi, duke pasur parasysh rekordin e larte te shitjeve te kesaj rryme apo te peraferta me te, nuk ka statistikisht konkluzion se kjo muzike te "prish nga mendja e kokes". Ne fund te fundit, Hitleri ishte apasionant i njohur i operas, muzikes klasike sidomos te Bethoven dhe Vagner. Besoj se eshte e qarte pse e solla kete shembull.
    jo nuk pajtohem me ty nese thua qe jam me ndimkim fetar apo edhe e shikoje muziken me bindje fetare je gabim,por preferoje qe ti shikoje gjerat me logjik dhe preventive...kjo ehste teoria ime...por njejte mund te supozoje edhe per ty ,nuk mund te gjykosh muziken si dueht kur je admiruese e muzikes ..ty edhe nese te vret muzika ..ti perseri do e pelqesh sepse je admiruese e saj...kete gje e veren nje person qe as nuk urren muziken as nuk epelqen muziken...vetem ky person mund ta verej cilsin dhe demin e muzikes...

    Per faktorin tjeter, telenovelat, sidomos ne raport me shembullin e sjelle me larte (qe s'e kam idene nga e ke gjetur kete info.) Personalisht nuk shikoj serialet e perditshme. Jam ne pune dhe kam preokupime te tjera. Plus qe me ler nje liber ne dore, dhe te tjerat s'kane rendesi per mua. Dikush ketu me lart ka komentuar se si aksidentalisht mund te ndodh nje fakteqesi e tille, te qellohet femija, ashtu sic na kane qelluar prinderit tane kur ishim te vegjel. Pra te qellohet ne vend delikat dhe dihen pasojat. Pertej telenovelave, tragjedi te tilla mund te ndodhin. Por duke e ditur qe keto programe shikohen nga nje nr i gjere i popullesise, dhe raste te tilla jane teper te rralla, (i pari qe degjoj) atehere s'mund te fajesosh keto programe. Per me teper, neglizhenca bie ne kurriz te se emes se femijes (komentim duke u bazuar nqs eshte histori e vertete.) Per kete nene, per aktin e saj, nuk e kane fajin telenovelat, por injoranca, apo neglizhenca e saj.

    Per me teper, nqs shikimi i ketyre programeve eshte kaq i gjere ne Shqiperi, atehere duhet pare arsye "perse" gje qe do ta shqyrtoj me vone. Por aq sa di per familjen time, asnje nuk i shikon. Plus, nuk jane vetem telenovelat qe kane elemente mundesisht "korruptuese" per shikuesit. Te tille elemente kane shume filma, dokumentare etj. Nuk jane vetem telenovelat qe te "bejne per vete" ne kuptimin qe te terheqin vemendjen nga gjerat perqark. Sado here te shoh filmin "Nentori i Dyte" nuk ka rendesi, s'do le fjale pa degjuar, apo cast pa humbur. Apo sado here te shikoj "Braveheart" te Mel Gibson, prape se prape, ne fund kur ai therret "Freedom" kam per te qare, lol, edhe pse e kam 10 here si film. Etj Etj Etj.
    Ne pergjithesi, si ne kete rast, si ne rastin e muzikes ti nuk mer parasysh elementin e "vullnetit te lire" te cdo individi, dmth sa do lejoje vete individi te influencohet nga gjerat perreth.
    edhe ketu ke te meta te konsiderushme ndoshta nga mosinformimi se qfar pasoja sjellin telenovelat ,le te jet ky nje justifikim per ty...thjeshte telenovelat jan ato gjera qe kan "modernizu"ppullin jo te "modernizuar" duke i imituar ato ... ne menyre te verbet...pasojat jan keto: shume pasoaj qe kan lind prej telenovelave jan:ku "modernizimi"pa pune konkret por vetem me nje tranzicion prej kultures se mirfillt shqiptare ne kulture dhe emitim te kesaj kulture ne menyre te verbet, shume shkurorzime jan pasoja te direkte nga keto...ne telenov... nje qift mesohet em detajishte me tradhitine e ndersjellet te tyre...ne keto telen.. % e romances eshet 30% e tij gjate zhvillimt te nej serie...emitimi direkt i moshave tinejgjere te aktoreve te ndyte... madje kam nje rast qe nje femer me eshet paraqite (ofert) shkaku se i perngjaja nje katori te preferuar te nje seriali...

    Interneti ... faktori i trete i demshem sipas teje. Interneti eshte cilesuar nga shume si nje revolucion i informacionit teknologjik, ne nje kategori me revolucionin industrial te shek 18-19 (qe se bashku me iluminizmin dhe rilindjen, nxori njehere e pergjithmone Europen dhe me tej nga erresira e Mesjetes.)
    Potenciali i internetit dihet, dhe eshte akoma ne proces per t'u maksimuar. Por si cdo gje, si vete revolucioni industrial meqe e solla si shembull, ka aspektet negative ne kuptimin se si mund te shfrytezohet nga individe.
    Sic e ke permendur dhe ti, interneti eshte nje vegel shume e cmueshme persa i perket kerkimit, apo hapesires se informacionit qe i vihet ne dispozicion njerezimit. Kur je ne shkolle as qe mund te krahasohet perfitimi i kerkimit te burimeve te ndryshme ne internet, me per shembull, ore te tera ne biblioteke per te gjetur, nje apo shume libra qe mund te kene lidhje me esene qe do shkruash.
    edhe ketu je ne kqekuptim...ketu behet fjale per keqperdorim te internetit e jo si teknologji si penges per zhvillim dhe degjenerim te shoqerise...edhe nese ti e perdore internetin per qellime te mira ateher nuk dote thote qe ty dhe ketij gjesti e emimtojne te gjithe ..nuk ehste ky gjykim real ikesaj pike...sepse per ta hulumtu kete pike diskutimi duhet te hulumtosh gjendjen faktike te njerzeve...sidomos ne internet cafet qe jan ne lokale per shfrytezim..aty shef zi e terr ..i shef femijet duke luajtur lojera qe shkencetarisht te vertetura se jan te demshme..i shef femijet duke shikuar playboy dhe klipe-porno dhe ...dhe duke hyr ne chate dhe duke komunikuar me persona te panjohur qe shume here mashtrohen dhe futen ne telashe... dhe pasoja me emadhe eshet se i shkel koha sepse mesimi si obligim jete eshte lene anash dhe anashkalon procesin mesimore dhe futet ne rruge jo te mira si pasoje qe nuk ka ndikim me mesimi te k ai/ajo femije...

    ky ishte veshtrimi psikologjik...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •