Ore fisnik, sinqerisht po te them tani, dmth te bisedojme pak me maturi. Ne postimin e pare ne kete teme, thjesht po argetohesha me keto ide, por ti e paske seriozisht me duket.Postuar mė parė nga fisniku-student
Te marim faktoret siperfaqerore qe ke permendur ti qe jane demi i shoqerise (them siperfaqesor sepse per mendimin tim, po mundohesh te shtysh ideologjine tende, ne kurriz te fakteve thelbesore, gjithmone kjo, per mendimin tim.)
Per muziken, jam e sigurt qe influencohesh nga besimi yt fetar, sesa nga faktet. Dihet tashme cfare "vlere ka" muzika sipas interpretimit ekstrem te sheriatit. Fatmiresisht, edhe ne Lindjen e Mesme, ka shume myslymane qe nuk besojne ne ate interpretim, dhe si rrjedhoje muzika, kenget, vallet e Lindjes se Mesme, jane nje thesar per t'u ruajtur dhe vleresuar. Personalisht degjoj shume prej tyre, edhe pse fatkeqesisht nuk di arabisht, por me mjaftojne fjale si "habibi", "halbi" apo "ana bahibik" (variant i fjales "te dua" shqiptimi i te ciles varet nga dialekete te Lindjes se Mesme) per te pasur nje ide per cfare behet fjale.
Persa i perket muzikes "heavy metal", mendoj se ne pergjithesi shume prej nesh kalojme ne etapa te ndryshme preferencash, dhe ne adoleshence sidomos eksperimente me kete lloj rryme jane me te perhapura. Vit i dyte dhe i trete gjimnaz, lol, vetem Nirvana dhe Metalica degjoja. Ne mbremjet, apo ditelindje te shoqerise sime ne ate kohe, keto dy grupe kishin vend nderi :P.
Por me kohe kjo rryme i le vend shijeve pak me te "moderuara" qe kam tani. Ne ndonje bar ketu ne NY, ndonjehere kur ka jukebox, gjej ndonje nga kenget e Nirvanes, dhe i luaj .... per nostalgji, per te kujtuar vitet e paharueshme te gjimnazit. Pervec "mallengjimit" per ate kohe, ju siguroj qe s'me kalojne nder mendje mendime te dhunshme, lol.
Por ne pergjithesi, duke pasur parasysh rekordin e larte te shitjeve te kesaj rryme apo te peraferta me te, nuk ka statistikisht konkluzion se kjo muzike te "prish nga mendja e kokes". Ne fund te fundit, Hitleri ishte apasionant i njohur i operas, muzikes klasike sidomos te Bethoven dhe Vagner. Besoj se eshte e qarte pse e solla kete shembull.
Per faktorin tjeter, telenovelat, sidomos ne raport me shembullin e sjelle me larte (qe s'e kam idene nga e ke gjetur kete info.) Personalisht nuk shikoj serialet e perditshme. Jam ne pune dhe kam preokupime te tjera. Plus qe me ler nje liber ne dore, dhe te tjerat s'kane rendesi per mua. Dikush ketu me lart ka komentuar se si aksidentalisht mund te ndodh nje fakteqesi e tille, te qellohet femija, ashtu sic na kane qelluar prinderit tane kur ishim te vegjel. Pra te qellohet ne vend delikat dhe dihen pasojat. Pertej telenovelave, tragjedi te tilla mund te ndodhin. Por duke e ditur qe keto programe shikohen nga nje nr i gjere i popullesise, dhe raste te tilla jane teper te rralla, (i pari qe degjoj) atehere s'mund te fajesosh keto programe. Per me teper, neglizhenca bie ne kurriz te se emes se femijes (komentim duke u bazuar nqs eshte histori e vertete.) Per kete nene, per aktin e saj, nuk e kane fajin telenovelat, por injoranca, apo neglizhenca e saj.
Per me teper, nqs shikimi i ketyre programeve eshte kaq i gjere ne Shqiperi, atehere duhet pare arsye "perse" gje qe do ta shqyrtoj me vone. Por aq sa di per familjen time, asnje nuk i shikon. Plus, nuk jane vetem telenovelat qe kane elemente mundesisht "korruptuese" per shikuesit. Te tille elemente kane shume filma, dokumentare etj. Nuk jane vetem telenovelat qe te "bejne per vete" ne kuptimin qe te terheqin vemendjen nga gjerat perqark. Sado here te shoh filmin "Nentori i Dyte" nuk ka rendesi, s'do le fjale pa degjuar, apo cast pa humbur. Apo sado here te shikoj "Braveheart" te Mel Gibson, prape se prape, ne fund kur ai therret "Freedom" kam per te qare, lol, edhe pse e kam 10 here si film. Etj Etj Etj.
Ne pergjithesi, si ne kete rast, si ne rastin e muzikes ti nuk mer parasysh elementin e "vullnetit te lire" te cdo individi, dmth sa do lejoje vete individi te influencohet nga gjerat perreth.
Nqs vazhdohet sipas kesaj llogjike, atehere per cdo fatkeqesi qe ndodh ne jete, rrime duarkryq dhe i veme fajit ose Zotit, ose djallit, ose natyres. Pa mare asnje pergjithesi per veprimet tona.
Interneti ... faktori i trete i demshem sipas teje. Interneti eshte cilesuar nga shume si nje revolucion i informacionit teknologjik, ne nje kategori me revolucionin industrial te shek 18-19 (qe se bashku me iluminizmin dhe rilindjen, nxori njehere e pergjithmone Europen dhe me tej nga erresira e Mesjetes.)
Potenciali i internetit dihet, dhe eshte akoma ne proces per t'u maksimuar. Por si cdo gje, si vete revolucioni industrial meqe e solla si shembull, ka aspektet negative ne kuptimin se si mund te shfrytezohet nga individe.
Sic e ke permendur dhe ti, interneti eshte nje vegel shume e cmueshme persa i perket kerkimit, apo hapesires se informacionit qe i vihet ne dispozicion njerezimit. Kur je ne shkolle as qe mund te krahasohet perfitimi i kerkimit te burimeve te ndryshme ne internet, me per shembull, ore te tera ne biblioteke per te gjetur, nje apo shume libra qe mund te kene lidhje me esene qe do shkruash.
Plus faktore te tjere qe i dime te gjithe e qe s'kam nevoje per t'i permendur, si psh ne rastin me "klasik" roli i internetit ne kete rast per te bashkuar zerin shqiptar kudo qe eshte ne misherimin e ketij apo forumeve te tjere. Apo shpejtesia e shperndarjes se informacionit etj etj etj.
Sic thashe me siper, kuptohet si cdo proces tjeter, ka anet e tij negative, gjithmone ne zgjedhjet qe bejne vete individet. Duke filluar qe nga shfrytezimi i internetit nga industria pornografike, apo pedofilet, apo organizata terroriste etj etj etj. Por qe te fajesosh internetin vete per keto raste eshte njesoj si te fajesosh elektricitetin qe na ka zgjatur aktivitetet brenda 24 oreve ne kuptimin qe na la pa gjume, se me perpara (pri-elektricitet) dynjaja flinin me pulat e zgjoheshin me gjelat :P.
Vijim ...
Krijoni Kontakt