Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e aadili
    Anėtarėsuar
    21-09-2006
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    295

    Kujt i takojn fitrat

    A ka mundėsi qė dikushi tė mė tregoj mė qartė se kujt i takojn fitrat dhe kujt jo.
    A mund ato ti jepen ato vllaut ose motrės qė kan nevoj.
    Pėrshėndetje.
    aadili

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ibnfadl
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    9
    ZEKATI I FITRIT

    Dhenia e Zekatit te Fitrit eshte obligim mbi te gjithe Muslimanet

    Nen autoritetin e Abdullah Ibn `Umar (ra) i cili tha: "Resulullahu (saws) e obligoi dhenien nje saa' [saa': eshte nje mase e thate e cila ka kater amdaad. Amdaad eshte shumesi i mudd, i cili eshte mbushja e e te dy duarve te bashkuara bashke (grusht) e nje mase mesatare te duarve te nejriut] elb si Zekat Fitr, nga cdo skllav ose njeri i lire, mashkull apo femer, i ri apo i vjeter, nga mesi i Muslimaneve, dhe ai urdheroi qe te paguhet para se njerezit te shkojne per te ofruar faljen e Namazit te Bajramit.

    [Mbledhur nga Bukharee dhe Muslim]

    Zekati i Fitrit ehste pastrim dhe ushqim per te varfrit

    Nen autoritetin e Abdullah Ibn Abbaas (ra) i cili tha, " Resulullahu(saws) e obligoi dhenien e Zekatit te Fitrit si nje pastrim te agjerimit nga fjalet e kota dhe te ndyra dhe si ushqim per te varfrit. Ne qofte se dikush e jep ate para Salatit te [Bajramit], do te jete nje Zekat i pranueshem. Ne qofte se ndonjeri e jep [paguan] ate pas Salatit [Bajramit] ajo konsiderohet sadake, si te tjerat sadaka".

    [Mbledhr nga Abu Daawud, Ibn Maajah, dhe vertetuar nga Al – Albanee]

    Kush Duhet ta jape Zekatin E Fitrit?

    Nen autoritetin e Abdullah Ibn `Umar (ra) i cili tha: Resulullahu(saws) e obligoi dhenien te nje saa' te hurmave ose nje saa' te elbit si Zekat te Fitrit nga cdo skllav ose person i lire, mashkull apo femer, i ri apo i vjeter, nga mesi i Muslimaneve; dhe ai urdheroi qe te jepet para se njerezit te shkojne te ofrojne faljen e Salatit te Bajramit".

    [Mbledhur nga Bukharee dhe Muslim]

    Sa duhet te jape nje person per Zekatin e Fitrit?

    Nen autoritetin e Abu Sa'eed Al – Khudree (ra) i cili tha: "Ne jepnim nje saa' me ushqim ose nje saa' me elb ose nje saa' me hurma ose nje saa' me akitt [gjize] ose nje saa' me rrush te thate si Zekatul Fitr."

    [Mbleddhur nga Bukharee dhe Muslim. Ne transmetimin e Immam Maalik ne Mawatta shton, "saa' " me grure]

    Cka eshte nenkuptuar [synuar] me ushqim ne hadithin paraprires?

    Jane tre kuptime qe Ulemate [Dijetaret] japin se cka eshte nenkuptuar (synuar) me ushqim. Kuptimi i pare eshte qe "ushqimi" i cili eshte permendur ne vete ahaadeeth [hadithet], elb, hurma, akitt, dhe rrush te thate.

    Percaktimi i dyte eshte qe "ushqim" ka kuptimin grure, i cili nuk eshte nje kuptim korrekt. Ne cdo rast eshte gjithashtu e lejueshme me dhene Zekatin e Fitrit ne grure [i cili mundet gjithashtu te nenkuptohet miell, dhe All – llahu din me mire], gjysma e shumes se artikujve ushqimore te tjere [dy amdaad]. Nen autoritetin e Abdullah Ibn `Umar (ra) i cili tha "Njerezit [ketu `njerezit' permendet tek Mu'aaweyah (ra)] e beri te barasvlershem muddan [dy mudd] te miellit" [Mbledhur nga Bukharee dhe Muslim]

    Percaktimi i trete eshte qe: "ushqim" permendet [referohet] ne artikujt e pergjithshem ushqimore te thate te tokes [katundit, shtetit, rajonit, qytetit etj]; si orizi, groshet, dhe te tjera si keto. Ky eshte percaktimi i shumices.

    All – llahu din me mire. Megjithate udhezimi me i shkelqyer eshte udhezimi i Muhammedit(saws). Dhe gjenerata me e mire eshte ajo e Sahabeve.

    Nuk eshte e lejueshme me dhene Zekatin e Fitrit ne para

    Immam an – Nawawee, All – llahu paste meshire ne te tha: "Ulemate [Dijetaret] ne pergjithesi Nuk e Lejojne Zekatin e Fitrit te Jepet [Paguhet] ne Para, por Abu Haneefah e shikon te lejueshme"

    Megjithate, percaktimi i Abu Haneefah, All – llahu paste meshire ne te, eshte i papranueshem dhe i refuzuar nga hadithi i Resulullahut dhe ate te cilet Sahabet (ra) ishin mbi.

    Nen autoritetin e Amr Ibn Al – Os (ra) i cili tha: `Une degjova Resulullahun(saws) duke thene': "Ne qofte se nje kadi (gjyqtar) jep nje vendim ne perputhje [harmoni] me me te miren dije te tij dhe vendimi i tij eshte korrekt [pajtohet me vendimet e All – llahut dhe Resulullahut(saws)] ai do te kete nje shperblim te dyfishte [nje per per qellimine tij te mire dhe tjetri se ka qene korrekt], dhe ne qofte se ai jep nje vendim me me te miren dije te tij dhe vendimi i tij eshte i gabuar [ne mosperputhje me All – llahun dhe Resulullahun(saws)] edhe atehere ai do te kete nje shperblim [per qellimin e tij te mire dhe perpjekjet per te qene korrekt]. [Mbledhur nga Bukharee, dhe Muslim]

    All – llahu thote "O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė Dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrone atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė" [Surah An – Nisaa: 59]

    Nen autoritetin e Irbaad Ibn Saariyah (ra) i cili tha: `Nje dite Resulullahu(saws)na priu neve ne salat, dhe u vendos perballe nesh dhe dha nje fjalim [ku na apeloi, dhe urdheroi] ne te cilen syte derdhen lote dhe zemrat u frikesuan. Nje njeri tha: O Resulullah(saws), duket sikur te ishte fjalimi i lamtumires, keshtu, cfare keshille na jep neve?' Ai atehere tha: "Une ju keshilloj juve ti frikesoheni All –llahut, dhe te degjoni dhe bindeni edhe po te jete nje skllav i Abisinise, per ato qe do te jetojne pas meje do te shohin mosmarveshje. Ju ate here duhet te ndiqni Sunnetin tim dhe ate te Halifeve te Drjete e te Udhezuar. Kapuni ne te dhe ngjituni shpejt ne te. Shmanguni risive [gjerave te reja ne fe], per cdo risi eshte nje bidat, dhe cdo bidat eshte nje gabim".

    [Mbledhur nga Abu Daawud dhe At – Tirmidhee dhe vertetuar nga Al – Albanee]

    Zekati i Fitrit duhet te shperndahet ne Diten e Bajramit para Salatit

    Nen autoritetin e Abdullah Ibn `Umar (ra) i cili tha: Resulullahu(saws) e obligoi dhenien te nje saa' te hurmave ose nje saa' te elbit si Zekat te Fitrit nga cdo skllav ose person i lire, mashkull apo femer, i ri apo i vjeter, nga mesi i Muslimaneve; dhe ai urdheroi qe te jepet [Zekati i Fitrit] para se njerezit te shkojne te ofrojne faljen e Salatit te Bajramit".

    [Mbledhur nga Bukharee dhe Muslim]

    Eshte e lejueshme te shperndahet Zekati i Fitrit nje dite ose dy para Bajramit

    Nen autoritetin e Naafi', All – llahu paste meshire mbi te, se Ibn `Umar (ra) e jepte ate [Zekatin e Fitrit] atyre qe e mblidhnin ate. Ato jepnin [Zekatin e Fitrit] nje dite apo dy dite perpara [Bajramit] Fitrit.

    [Mbledhur nga Bukharee]

    Eshte e ndaluar te vonuarit e shperndarjes se Zekatit te Fitrit pa ndonje justifikim

    Nen autoritetin e Abdullah Ibn Abbaas (ra) i cili tha: "Resulullahu(saws) e obligoi dhenien e Zekatit te Fitrit si nje pastrim te agjerimit nga fjalet e kota dhe te ndyra dhe si ushqim per te varfrit. Ne qofte se dikush e jep ate para Salatit te [Bajramit], do te jete nje Zekat i pranueshem. Ne qofte se ndonjeri e jep ate pas Salatit [Bajramit] ajo konsiderohet sadake, si te tjerat sadaka".

    [Mbledhur nga Abu Daawud, Ibn Maajah, dhe vertetuar nga Al – Albanee]

    Zekati i Fitrit eshte ushqim per te varfrit

    Nen autoritetin e Abdullah Ibn Abbaas (ra) i cili tha: "Resulullahu(saws) e obligoi dhenien e Zekatit te Fitrit si nje pastrim te agjerimit nga fjalet e kota dhe te ndyra dhe si ushqim per te varfrit. Ne qofte se dikush e jep ate para Salatit te [Bajramit], do te jete nje Zekat i pranueshem. Ne qofte se ndonjeri e jep [paguan] ate pas Salatit [Bajramit] ajo konsiderohet sadake, si te tjerat sadaka".

    [Mbledhr nga Abu Daawud, Ibn Maajah, dhe vertetuar nga Al – Albanee]

    Zekati i Fitrit nuk eshte per tu dhene per gruan e cila nuk eshte Muslimane

    Nen autoritetin e Abdullah Ibn `Umar (ra) i cili tha: Resulullahu(saws) e obligoi dhenien te nje saa' te hurmave ose nje saa' te elbit si Zekat te Fitrit nga cdo skllav ose person i lire, mashkull apo femer, i ri apo i vjeter, nga mesi i Muslimaneve; dhe ai urdheroi qe te jepet para se njerezit te shkojne te ofrojne faljen e Salatit te Bajramit".

    [Mbledhur nga Bukharee dhe Muslim]

    Perktheu nga Anglishtja Ibnfadl , NJ Nentor 2003,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ibnfadl : 07-02-2007 mė 19:06

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ibnfadl
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    9
    Bismil-lahir-rahmanir-rahim

    Elhamdulil-lahi Rabil-alemin us-salatu us-selamu ala efdalil-enbijai uel-murselin .

    Sadakatul-Fitri

    1-- ēĒeshte Sadakatul-Fiter dhe urtesia ne te .

    Sadakatul-Fiter eshte quajtur me kete emer sepse ajo behet obligim pasi qe muslimani mbaron agjerimin dhe vazhdon ky obligim derisa te shkoje ne Musala ( vendi ku falet bajrami ,vend falje ) dhe eshte bere obligim zekati i Fitrit qe ta pastroj All-llahu agjeruesin , dhe qe te jete ndihme per te varferit .

    Thote Abdull-llahi ibn Abasi radijall-llahu anhuma : ( E ka obliguar i derguari sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem zekatin e Fitrit qe te jete pastrim per agjeruesin ,nga fjalet e kota dhe te ndyra ,dhe te jete ushqim per te varferit ,e kush e jep ate para namazit (pra te bajramit ) ai eshte zekat i pranuar ,e kush e jep pas namazit ajo eshte lemoshe prej lemoshave ).Tr .Ebu Daudi dhe Ibn Maxhah , saktesoi Shejh Albani Rahimehull-llahu

    2-- Koha e Sadakatul-Fiter

    Koha qe nxirret Sadakatul-Fiter eshte koha para se me dale me fale namazin e bajramit pra diten qe u ka qartesuar qe nuk eshte dite agjerimi porse qe eshte dite bajrami dhe per kete kemi argument qe Ibn Omeri radijall-llahu anhuma ka then : ( ka urdheruar pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem qe zekati i Fitrit te jepet para se te dalin njerezit per te falur namazin ) Buhariu Muslimi

    Dhe lejohet qe te jepet nje dit ose dy dite para se te mbaroje Ramazani atij qe e mbledh Sadakatul-Fiteri qe tja shperndaj te varfereve dhe argumenti per kete eshte qe Nafiu ka tregu se Ibn Omeri radijall-llahu anhuma kur e jepte Sadakatul-Fiter atyre qe e mblidhnin ate e jepte nje dite ose dy dite perpara dhe keshtu ja jepnin edhe te tjeret atyre ) Buhariu

    E nese vonohen dhenja e saj pas namazit ajo konsiderohet lemoshe si te gjith te tjerat sic u kujtua me lart ne hadith .

    3-- Mbi ke eshte detyre Sadakatul-Fiter

    Sadakatul-Fiter eshte detyre per ēdo musliman i vogel apo i madh dhe rob (abd) dhe kjo eshte detyre mbi ata qe shpenzojne per to , dhe qe zoteroje ushqimin e vetes tyre dhe ēkane nen pergjegjesi , dhe argument per kete eshte qe Abdull-llahi ibn Omeri ka thene : ( Ka urdheruar i Derguari sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem qe te jepet Sadakatul-Fitri per te voglin dhe te madhin , dhe per ate qe eshte i lire, dhe per ate qe eshte rob, prej atyre qe ju pergjigjeni per to ) Shejh Albani -Rahimehull-llahu- thote qe hadithi eshte Hasen , hadithi eshte tek Darakutni dhe Bejhakiu .

    Kuptohet nga ky hadith qe eshte detyre mbi ate qe shpenzon, te japi per ate qe ka nen pergjegjesin e tij , sepse ai eshte pergjegjes per te, dhe ne kete sadaka futet edhe robi qe mund te kete, pra eshte obligim mbi zoterin .

    Gjithashtu nga Ubu Hurejra radijall-llahu anhu ka thene : qe i Derguari i All-llahut ka then : ( nuk ka sadaka ndaj robit vetem se Sadakatul-Fiter) Muslimi.

    Pra nuk ka sadaka obligim zoteria e nje robi ndaj robit te vet vetem se Sadakatul-Fiter.

    4—Masa e Sadakatul-Fiter

    Masa e obliguar ndaj ēdo njeriu ne Sadakatul-Fitri eshte :

    1--Nje gjysme SAUN ( peshe matese, maten me te dritherat, eshte kater mbushtje duarsh sebashku,ose 2400 gram afersisht ) nese jep grure .

    Argumenti per kete eshte se Esma vajza e Ebu Bekrit radijall-llahu anhuma e jepte Sadakan e Fitrit ne kohen e te Derguarit sal-lall-llahu alejhi –ue sel-lem per familjen e saj si per ate qe ishte i lire gjithashtu ,edhe per roberit, dy mbushje duarsh sebashku me grure , ose nje SAUN te plote me hurma ,prej SAUN-it qe perdornin . Tr .Tahavi e ka saktesuar Shejh Albani Rahimehull-llahu

    2--Nje SAUN te plote nese jep hurma ose theker ose ēfar mund ta zevendesoje ate si orizi apo misri dhe argument per kete eshte hadithi i Abdull-llah Ibn Omerit qe ka then ( E obligoi i Derguari sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem Zekatul-Fiter SAUN me hurma ose SAUN me theker , ndaj robit, dhe atij qe eshte i lire , dhe ndaj mashkullit, dhe femres dhe ndaj te voglit ,dhe ndaj te madhit prej muslimaneve dhe ka urdheruar te jepet para se te dalin njerezit per ne namaz ) Buhariu Muslimi

    5—A lejohet te japesh para ne vend te ushqimit ?

    Thote imam Neveviu ne librin e tij El-Minhaxh , qe nuk e ka lejuar shumica e fukahave ( dijataret e fikhut ) qe te nxirren para ne vend te ushqimit , dhe eka lejuar kete imam Ebu Hanifja –Rahimehull-llahu teala – dhe ne pame me siper transmetimet nga Sahabet radijall-llahu anhum , qe ata tregojne me perpikmeri se sa jepnin kur jepnin grure , dhe sa jepnin kur jepnin hurma apo theker , dhe nuk pame ndonje transmetim qe te kishte dhene ndonjeri prej tyre para ne vend te ushqimit , megjithate sic u kujtua me siper se ēfar mendimesh rrifen porse gjithmon ngel, rruga e te Derguarit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe e Sahabeve radijall-llahu anhum rruga me e mire dhe me e sigurte, dhe ajo qe kemi per obligim per te ndjekur All-llahu teala A,lem

    6—Kujt i jepet Sadakatul-Fitri

    Nuk jepet Sadakatul-Fitri vetem se tek te varferit te cilet nuk gjejne se me ēte ushqehen

    Dhe jo siē shkruhet neper shum libra qe i jepet atyre qe e meritojne zekatin .

    Dhe argumenti per kete eshte hadithi i Ibn Abasin qe e kujtuam me lart (……dhe ushqim per te varferit ……) hadithi eshte i sakte

    Dhe ky eshte gjithashtu mendimi i Shejhul-Islam Ibn Tejmijes

    Muham-med Abdull-llah Ebu Umer

    Damask ------ Siri

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SADAKATUL-FITRI (DHĖNIA E LĖMOSHĖS)

    A. Tekstet argumentuese
    Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi a.s. e ka obliguar Sadakatul-Fitrin nė Muajin e Ramazanit pėr robin, tė lirin, mashkullin, femrėn, fėmijėn dhe plakun muslimanė, qoftė nga sa'ė hurme ose elbthi. (Buhariu, Muslimi dhe tė tjerėt).
    Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi a.s. ka urdhėruar tė jepet Sadakatul-Fitri para se tė nisen pėr nė namaz. (Transmetimi i tė gjithėve pėrveē Ibn Maxhes).
    Transmetohet nga Ibn Abbasi se Muhammedi a.s. e bėri obligim Sadakatul-Fitrin pėr pastrimin e agjėruesit nga pėrgojimi dhe fjalėt e turpshme; me agjėrimin ai (Muhammedi a.s.) e obligon t'i ushqejė tė varfėrit; ai qė e jep Sadakatul-Fitrin para namazit pranohet e kush e jep pas namazit (tė Bajramit) ėshtė sadaka (lėmoshė) e rėndomtė. (Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Hakimi).
    B. Rregullat e Sadakatul-Fitrit
    Vitrat obligohen tė jepen para agimit tė mėngjesit nė ditėn e Bajramit tė Vitrit (Bajramit tė Madh), kurse pėr atė qė vdes nė kėtė kohė ose lindet pas kėsaj kohe, nuk janė obligim. Mė mirė ėshtė tė jepen para namazit tė Bajramit si dhe mund tė jepen gjatė Muajit tė Ramazanit. Nėse vonohen nga namazi i Bajramit, nuk anulohen por patjetėr tė realizohen.
    Sadakatul-Fitri i jepet pėr ēdo person njė tė varfėri, bile nuk lejohet t'u ndahet dy apo tre varfanjakėve, sepse qėllimi i kėsaj sadakaje ėshtė shpėtimi; ngase Muhammedi a.s. thotė: "Shpėtoni ata nga hallet (barra e rėndė) nė kėtė ditė".
    Preferohet Sadakatul-Fitri nė tė holla, nėse kėshtu mė tepėr u konvenon tė varfėrve.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •