Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Barbarosa, Pirati Shqiptar I Paperseritshem

    citim nga Julius
    Manastiri i Simonopetres. (do te thote guri i Simonit) Mali i Shenjte ka vuajtur nga piratet qe plackisnin manastiret. Me i tmerrshmi nga te gjithe ka qene pirati Idris Barbarosa. Pas mesymjeve te shumta nga 200 manastire qe ishin ne fllim, ngelen 20. Sic shihet dhe nga struktura ndertimore e manastireve shumica kane kulla dhe jane ne forme keshtjelle per tu mbrojtur nga piratet. Nje nga manastiret me te bukur eshte dhe ky i fotos, i ndertuar ne shkemb nga nje murg me emrin Simon.___postuar ne http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=67832 ___

    Ky citim eshte marre nga posta MALI I SHENJTE ATHOS, ne forumin e komunitetit ortodoks. Ketu permendet pirati Barbarosa, i cili ka qene nje pirat me nam, por edhe nje detar shume i zoti, por ne posten e Julius, jepet keq emri sepse nuk e ka Idris dhe mbi te gjitha eshte edhe shqiptar me origjine. Ne posten e meposhtme jepet pikerisht nje sqarim i tille. E lexova te albforumi.com dhe mu kujtua se e kisha lexuar edhe ne posten e malit Athos. Per me shume lexoni me poshte per nje nga njerezit me te medhenj te detit me te cilin turqit mburren, qe rastesisht eshte bir shqiptari.
    marre nga
    http://www.albforumi.com/pf/showflat...ge=0&fpart=all


    ***********************************


    Nga: Albert Hitoaliaj
    ____________________________

    Kur vllezėrit Barbarosa mbretėronin nė Mesdhe

    Jo shumė njerėz nė botė e dinė faktin se ishte merita e dy vllezėrve me origjinė shqiptare Barbarosa, qė flota detare otomane korri sukses nė Mesdhe. Mė i madhi ishte ai qė fitoi emrin Barbarosa, por i vogli, i cili ėshtė legjenda e detarisė turke, e bėri tė pavdekshėm kėtė emėr. Nė kronikat evropiane historike tė kohės, shpesh herė ėshtė lėnė nė hije emri dhe gjenialiteti i tyre. Ata do tė njiheshin nga evropianėt thjesht si piratė, por edhe pse nuk dolėn nga akademitė apo oborret mbretėrore tė Evropės, ata arritėn qė tė thyenin flotat mė tė tė mira dhe emrat mė tė njohur tė detarisė evropiane. Kapitulli i tyre dhe detarėve tė tjerė me origjinė shqiptare qė sundonin Mesdheun, ėshtė i mbuluar nga njė muzg, i cili fsheh historitė e kėtyre njerėzve qė u bėnė mė tė pasurit e Mesdheut nė ato vite. Po kush ishin vllezėrit e tmerrshėm?
    Ata lindėn nė Lesbos ose njohur ndryshe edhe si Mytilini. Babai i tyre ishte njė i krishter shqiptar nga Vardari, i cili pasi ishte marrė nė ushtrinė otomane, ishte konvertuar nė islamik me qėllim fitimin e lirisė (islamikėt kishin privilegje tė forta ndėrsa tė krishterėt vetėm privime). Nė betejat qė bėnte Sulltani nė atė kohė, qėlloi qė Jakupi, njė jeniēer shqiptar, pas njė beteje nė ishullin Lesbos, tė mos ikte mė me pjesėn tjetėr tė ushtrisė. Ai qėndroi aty dhe u martua me Katerinėn, vejushėn e njė prifti. Nga kjo martesė lindėn katėr djem dhe dy vajza. Djemtė ishin Aruēi (1473-1518), Ilia, Isai dhe Kizri (1478-1546). Pėr motrat nuk ka shumė informacion.
    Kur ata ishin ende tė rinj, Aruēi e ndihmonte babanė me varkėn, ndėrsa Kiziri i jepte ndihmė nė punėt qė bėnte nė punishten e poēeve tė baltės. Ndėr vllezėrit e tjerė, njėri do tė bėhej hoxhė ndėrsa tjetri do tė bėhej zdrukthėtar, por gjithsesi edhe ata do tė merrnin pjesė nė udhėtimet detare pėr tė shpėrndarė prodhimet e tyre. Njė ndodhi e thjeshtė do tė bėnte njė kthesė tė jashtėzakonshme nė jetė e Aruēit dhe do tė shenjonte fatin e tij pėrgjithnjė.
    Qė pas rėnies sė Kostandinopojės, disa prej ishujve mė tė mėdhenj mbaheshin si baza nga detarė tė krishterė, tė cilėt kishin ndėrtuar edhe shoqėritė e tyre. Mund tė pėrmenden ndėr ta ata mė tė njohurit, si psh Kalorėsit e Maltės, Kalorėsit e Rodit, Kalorėsit e Qipros ose dhe ata tė Kretės. Brigjet e populluara nga popullsi myslimane apo anijet me ekuipazh mysliman ishin preja e tyre.
    Nė njė ditė tė zakonshme ai kishte dalė nė det me varkėn e tij pėr tė punuar dhe ndėrkohė sulmohet e grabitet nga disa njerėz tė cilėt quheshin “Kalorėsit e Shėn Gjonit”. Aruēi ishte nė varkė bashkė me tė vėllanė, Ilia, i cili ngeli i vrarė gjatė grabitjes. Varka me ngarkesėn u mor nga tė ashtuquajturut Kalorės, ndėrsa Aruēi u bė skllavi i tyre. Besimi fetar nė atė kohė ishte justifikimi mė i mirė pėr tė pėrdorur skllavėrinė. Nėse ishe njė i krishterė, nė duar tė grabitėsve myslimanė nuk kishe tė drejta dhe anasjelltas. Aruēi arriti qė tė fitonte lirinė vetėm pas njė viti, kur Kiziri e ndihmoi qė tė arratiset. Jeta e ashpėr dhe vrasja e vėllait, kishte lėnė pak vend pėr njė jetė paqėsore nė shpirtin e tij. Sapo u lirua ai filloi njė jetė tjetėr, atė tė piraterisė dhe tė luftės nė det. Trajtimi qė i’u bė dhe vdekja e vėllait, e ndezėn shpirtin e tij si zjarr.
    Konfliktet e vazhdueshme qė kishin princat e Berberisė (Afrikės sė Veriut), i dhanė atij mundėsinė qė tė merrej me pirateri dhe me tregti skllevėrish, duke qenė herė-herė edhe mercenar. Ai shfrytėzonte situatat dhe konfliket e ndryshme nė favor tė fuqizimit tė tij. Kiziri, i cili ndėrroi emėr mė pas nė Khair-ed-Din, u bė mbėshtetėsi kryesor i tė vėllait. Edhe vėllai i vetėm i mbetur, Isai, u bashkua me ta por gjithsesi ai ishte njė ndjekės i thjeshtė qė nuk arriti nivelet e larta qė kishin tė vllezėrit. Mė vonė njė prej trashėgimtarėve tė denjė tė kėsaj familje tė famshme pėr detarinė, do tė bėhej edhe djali i Khair-ed-Dinit, Hasani, i cili gjithashtu do tė mbante emrin e tė atit dhe tė tė ungjit. Edhe Hasani do tė ishte njė Barbarosa i tmerrshėm. Nė qytetin Gjerba, qė ndodhej nė gjirin Gabes, ata do tė ndėrtonin edhe bazėn e tyre, nė tė cilėn mblidheshin dhe organizoheshin nė fillim dhe nė fund tė luftimeve dhe sulmeve detare.

    Barbarosa habit Papėn
    Njė sukses i madh nė Mesdheun Perėndimor i Aruēit, ishte kur ai kapi dy galeotat personale tė Papės sė Romės dhe njė tjetėr shoqėruese tė Elbės. I hipur mbi galeotėn e Papės ai lundroi drejt Tunizisė. Anija luksoze e Papės rimorkionte anijet e piratėve nga pas. Duke ju referuar historianit spanjoll tė shek. XVI, Diego Haedo, “Kjo ngjarje e habiti dhe e la pa fjalė, duke e ngrirė nga mosbesimi tė gjithė Evropėn. Qė nga ai moment preciz, emri i Aruē Reis u bė i njohur nė tė tėrė Botėn si komandanti mė i guximshėm e mė i zoti i detrave. Pėr shkak tė mjekrės sė tij tė kuqe, gati-gati ngjyrė karrote, ai filloi qė tė njihej si Barbarosa (nga italishtja pėrkthehet Mjekėrkuqi)”. Ky sukses gjithashtu tėrhoqi edhe vėmendjen e Turqve. Nga ky moment, ata do tė bėheshin partnerė tė pandashėm nė luftrat e Aruēit nė det. Njė nga teknikat e tij nė vitet pasardhėse, do tė ishte pikėrisht shfrytėzimi i emrit tė tij tė madh. Ai nuk pėrdorte skllevėr, nė kontrast me tė krishterėt, tė cilėt kishin nė bordet e anijeve tė tyre edhe skllevėr. Ai i paiste ekuipazhet e anijeve vetėm me njerėz tė lirė, tė cilėt shėrbenin pėr tė vetėm sepse kishin dėshirė dhe mund tė largoheshin kur tė donin. Kjo lloj lirie e bėnte atė edhe mė tė pathyeshėm. Fillimisht, nė vitet 1505-1510, ai u mor edhe me transportimin e myslimanėve tė Spanjės drejt tokave tė sigurta. E bėri kėtė gjė pa pėrfitim dhe ata filluan qė ta quanin Baba Aruē pėr shkak tė zemėrgjerėsisė qė tregoi. Nisur nga kjo gjė lind edhe njė variant i vendosjes sė emrit tė tij. Pėr emrin e tij, pra Barbarosa, nuk ėshtė vetėm spiegimi qė ishte me mjekėr tė kuqe por edhe keqshqiptimi i Baba Aruē.
    Ishin mė tė pasurit dhe mė tė guximtarėt e Mesdheut
    Nė betejat qė zhvilloheshin, edhe pse shpesh herė mė tė pakėt nė numėr, njerėzit e Aruēit ishin mė energjikė dhe tė etur pėr fitore, pasi ata luftonin pėr veten e tyre. Natyrisht qė plaēka dhe skllevėrit qė kapeshin do tė shpėrndaheshin pėr ekuipazhin. Mė pas ai do tė fillonte qė tė ndiqte njė teknikė tė re. Mbante nė distancė, bashkė me anijen e tij edhe njė anije tjetėr tė madhe, e cila nuk hynte fare nė luftime, por ishte njė “kartė” qė mbahej rezervė. Tė dy vllezėrit do t’i zhvendosnin operacionet e tyre nė tėrė Mesdheun, pas sukesit tė tyre me njė anije tė madhe spanjolle. Ishte viti 1505, kur njė anije spanjolle me 500 ushtarė nė bord dhe me njė ngarkesė tė madhe monedhash floriri, tė cilat ishin destinuar pėr tė paguar ushtarėt spanjollė nė Mbretėrinė e Napolit, u sulmua dhe u grabit nga Aruēi me tė vėllanė, Kizirin.
    Qė nga viti 1510, Aruēi konsiderohej si njė nga njerėzit mė tė pasur tė Mesdheut (edhe piratė tė tjerė shqiptarė do tė kishin kėtė etiketim nė ato kohė...mė tė pasurit e Mesdheut). Bashkė me vėllanė e tij Kizirin, krijonin njė kopje tė pandashme dhe qėndronin nė krye tė flotės sė tyre prej galeotash tė mėdha e tė paisura me ēdo gjė qė ishte e nevojshme qė tė ndizte detin zjarr. Nė ato vite ai u zhvendos nė Gjerba, rreth 250 milje nė jug tė Tunizisė, pasi Sulltani i Tunizisė i druhej hakmarrjes spanjolle nga veprimet e Barbarosės. Baza e tyre do tė ndryshonte sėrisht nė vitin 1511, pas njė mosmarrveshje me Sulltanin e Tunizisė. Tashmė ata do tė qėndronin nė brigjet e Algjerisė.
    Provuan nė vitin 1512 qė tė pushtonin Bougie, qė e kishte flota spanjolle, por nė luftimet qė u zhvilluan, Aruēi humbi njė krah pasi ja kėputi goditja e njė topi. Qė pas asaj dite ai shpesh herė do tė thirrej edhe me nofkėn “Gümüŗ Kol”, e cila nė turqisht do tė thotė “krah i argjendtė”.
    Kjo ngjarje shėnjoi njė kthesė nė aktivitetin detar tė vėllezėrve, pasi ata i zhvendosėn sulmet e tyre kryesisht mbi spanjollėt. Sulmet drejtoheshin mbi anije por edhe mbi baza, porte e fortesa detare. Nė vitin 1512, ndėrsa Aruēi ishte nė Tunizi duke mjekuar krahun e kėputur nė betejė, vėllai i tij Kiziri, sulmoi dhe kapi njė anije Xhenoveze. Nė krye tė flotės me 11 anije ai sulmoi xhenovezėt, tė cilėt transportonin njė ngarkesė shumė tė madhe me gurė tė ēmuar dhe me thesare tė tjera. Kjo grabitje, bėri shumė jehonė nė Francė dhe e tėrboi fare mbretin e Francės, Luigjin XII. Nė atė kohė, Xhenova ishte nėn dominimin francez dhe ngarkesa ishte e mbretit tė Francės.
    Nė ato vite ata vunė emėr dhe pushtet absolut edhe nė brigjet e Italisė, si nė Liguria, Xhenova (nėn influencėn franceze,) Kalabri e Siēili. Nė mė pak se njė muaj ata sulmuan dhe rrėmbyen mė shumė se 23 anije tė mėdha italiane, duke thyer nė det emra tė njohur tė detarisė italiane. Po italianėt nuk ishin tė vetmit qė u thyen nga vllezėrit e panėnshtrueshėm. Ata sulmonin njėkohėsisht flotat spanjolle dhe atė franceze, duke mos lėnė pas dore edhe flotėn britanike tė cilės i rrėmbyen katėr anije tė mėdha dhe i shkatėrruan me dhjetra. Valencia, Malaga, Alikante, Majorka, Ishujt Belarik, Sardenja e shumė e shumė porte tė tjera ishin bėrė pre e tyre. Vllezėrit Barabarosa po luftonin me tėrė Evropėn njokohėsisht dhe nė dete asnjė nuk i kishte mundur kurrė. Ishin thjesht tė pashkatėrrueshėm. Ata ishin shndėrruar nė problemin mė tė madh tė vendeve evropiane. Pasuria qė u grabit nga ata nuk kishte tė ēmuar. Tė vrarėt shkonin nė mijėra dhe mė shumė akoma ishin ata qė shiteshin si skllevėr.
    Nė vitin 1514, ata morėn Jijelin, i cili ishte nė duart e flotės xhenoveze. Nė vitin 1515, vllezėrit e njohur do tė thirreshin nė ndihmė nga banorėt e Algjerit e tė Cherchelit, qė t’i ēlironin kėta tė fundit nga flota spanjolle. Pėrzunė spanjollėt, por nė tė njėjtėn kohė edhe princat vendas duke i shndėrruar qytetet nė njė territor qė e drejtonin ata. Po nė kėtė vit Aruēi do t’i dhuronte Sulltan Selimit i dy anije tė mėdha luksoze dhe dy shpata tė rralla, tė cilat ishin stolisur me diamantė dhe me gurė tė tjerė tė ēmuar.
    Nė vitin 1516, sulltani i Algjerisė nuk iu pėrgjigj me tė njėjtėn monedhė toneve kėrcėnuese tė spanjollėve, por hapi rrugė ndaj tyre duke dėshtuar. Atėherė Aruēi nė krye tė njė force piratėsh, vrau Sulltanin dhe u vetėdeklarua Sulltan. Pjesa mė e madhe e popullsisė e dėshirone kėtė gjė, pasi natyrisht qė sulmet e tij nuk ishin fitimprurėse vetėm pėr atė, por edhe pėr pjesėn tjetėr tė ekuipazhit si dhe pėr qytete tė ndryshėm nė tė cilėt kryhej tregėti skllevėrish apo bėhej shkėmbimi i mallit tė grabitur. Nė kėtė vit atyre i’u bashkua edhe Kurtogoli, njė pirat turk i famshėm dhe kjo aleancė, nė sulmin qė kreu ndaj ishullit tė Elbės, shkatėrroi 28 anije dhe rrėmbeu 12 tė tjera.Pėrpjekja mė e madhe qė bėnė spanjollėt nė luftėn kundėr Aruēit, pėr tė zotėruar brigjet veriore tė Afrikės, ishte ajo kur hyri nė lojė admirali i madh spanjoll Diego De Vera. Ishte ndėrhyrja e kardinalit Ximenes i Toledos qė shtyu kėtė ndėrhyrje. U ngrit njė flotė shumė e fuqishme me rreth 10 mijė ushtarė, e cila do tė shkatėrronte Aruēin. Vllezėrit po luftonin ndaj njė ushtrie qė ishte dyfishi i tyre nė njerėz e nė anije.
    Beteja nė brigjet afrikane e spanjolle, zhvillohej nė tokė e nė det. Nė njė pėrshkrim qė bėn Sandoval, Bishopi i Pamplonės, nė veprėn e tij “Historia Karlit V” tregon tmerrin qė kishin ushtarėt spanjollė nga emri i “Djallit” Barbarosa:
    “Njė ditė tė kėtyre luftimeve, Barbarosa zbriti nga anija nė krye tė trupave tė tij, i mbėshtetur edhe nga trupat vendase qė ndodheshin nė tokė. Tė shtėnat e tyre filluan tė shpėrndajnė vdekje dhe tė qara nga tė plagosurit. Kaq e madhe ishte frika qė kishin spanjollėt kur dėgjuan emrin Barbarosa, sa u shpėrndanė tė shthurur pėr tė shpėtuar sa mė parė kokėn, duke i dėmtuar fare lehtė sulmuesit. Ata vranė mė shumė se 3000 spanjollė dhe kapėn rreth 400 robėr.”
    Admirali De Vera dėshtoi, por fati i keq pėr tė duket se nuk kishte pėrfunduar. Gjatė kthimit tė tij kokulur pėr nė Spanjė, njė stuhi goditi atė qė kishte mbetur nga flota e tij e cila u shkatėrrua pothuajse plotėsisht. Duke pushtuar pothuajse tėrė territorin e Alegjerisė sė sotme, Aruēi tregoi se e meritonte titullin Bejbejler qė i kishte dhėnė Sulltan Selimi.
    Nė vitin 1518, Aruēi do tė merrte pjesė pėrsėri nė luftime tė ashpra. Ky vit ishte edhe viti nė tė cilin ndodhi organizimi mė i madh ndaj Aruēit si dhe viti qė solli vdekjen e tij dhe tė Isait, vėllait tjetėr. Isai ishte bashkuar me vllezėrit qė nė vitin 1509.
    Si vdiq Aruēi dhe si u bė manteli i tij veshja e Shėn Bartolomeut?
    Nė vitin 1518 sulmet ndaj anijeve spanjolle do tė shtoheshin mė shumė dhe do tė lėshoheshin drejtpėrdrejt nga gjiri i Algjerisė. Sulmet komandoheshin nga Aruēi i cili i ndiqte dhe i organizonte nga ish-vendqėndrimi spanjoll nė Oran. Nė njė sulm tė spanjollėve, Aruēi u kap nė surprizė dhe u detyrua qė strehohej pėrkohėsisht nė qytetin Tlemcen. Nė pėrpjekje pėr tu larguar nga rrethimi spanjoll ai u vra. Ishte i vetmi gabim i jetės sė tij dhe ky gabim i kushtoi jetėn atij.
    Ai e dinte qė ishte inferior ndaj forcave tė shumta spanjolle dhe kjo e shtyu qė tė kėrkonte edhe asistencėn e Sulltanit tė Fezit. Ky i fundit bėri njė pakt me Aruēin, por e tradhėtoi atė. Kjo ishte edhe arsyeja pse Barbarosa u kap nė befasi nga spanjollėt. Kėta tė fundit i goditėn njerėzit e Aruēit kur po kalonin njė lum. Aruēi e kaloi lumin mė njė pjesė tė njerėzve, por pjesa tjetėr nuk po u bėnte dot ballė spanjollėve.
    Bashkė me tė ishte edhe i vėllai, Isai, i cili do tė vritej nė kėtė betejė. Ai rikthehet edhe njė herė me not (edhe pse me nje krah tė vetėm), me qėllim qė tė drejtonte vetė luftėn e njerėzve tė tij. Do tė mund tė kishte ikur i gjallė nėse nuk do tė kthehej, por guximi i tij ishte fatal pėr tė. Kėshtu vdiq ai qė ngriti mbretėrinė e Algjerisė. Ai nuk la pas as bij e as bija, por la si trashėgimi njė influencė tė fuqishme detare myslimane nė Mesdheun perėndimor. Manteli i purpurt qė ai mbante veshur nė ditėn e betejės u vendos nė Katedralen e Kordobės, e cila dikur ishte xhamia mė e madhe. Ky mantel u shndėrrua nė njė mantel pėr Shėn Bartolomeun. Manteli qėndroi aty deri nė shekullin e XVII dhe quhej Manteli i Barbarosės. Luftoi gjithė jetėn nė det dhe si pėrfundim u vra nė njė betejė nė tokė, duke u ardhur nė ndihmė njerėzve tė tij. Ai nuk ishte vetėm njė njeri i guximshėm, ishte njė njeri shumė i veēantė.
    Kahredin Barbarosa, “djeg” detin pas vdekjes sė Aruēit e tė Isait
    Vėllai i Aruēit, Kizir, i cili njihej edhe nėn emrin e Khair-ed-Din, u bė aleat i Perandorisė Otomane. Ai u emėrua zyrtarisht Sulltan i Algjerisė. Pas vdekjes sė Aruēit, vėllait tij tė madh, nė nder tė tij, ai e bėri mjekrėn tė kuqe duke e lyer me kėna. Me vdekjen e dy vllezėrve, Aruēit dhe Isait, ai ngelej vėllai i fundit nga familja e tij qė nuk kishin arritur akoma tė vrisnin.Po nė 1518, ai do tė rimerrte Telemcenin. Brigjet franceze do tė pėrballeshin me furinė e flotės sė tij ku Bone, Provensa, Tuloni, Hyčres dhe Īles d’Hyčres do tė binin njėherėsh nė duart e tij nė vitin 1519.
    Nė vitin 1521, Ishujt Belarikė do tė bėheshin arena luftimi, por nuk do tė rimerreshin dot nga spanjollėt edhe pse ishin fare pranė brigjeve tė tyre. Anijet qė vinin nga “Bota e Re”(Kontinenti Amerikan) u hodhėn menjėherė nė luftime qė u zhvilluan nė Kadiz, por u bėnė pronė e Barbarosės ose e fundit tė detit.
    Barbarosa nuk do tė mjaftohej vetėm me spanjollėt, Sulmet e tij nuk kishin tė mbaruar. Ai sulmonte nė tė tėra drejtimet e brigjeve tė Mesdheut. Bregdeti i Sardenjės, Toskanisė, Kalabrisė, Siēilisė etj do tė kishin vetėm njė fitimtar nė betejat qė u zhvilluan. Nga kundėrshtarėt e tij ai thėrritej me emrin Barbarosa. Italianėt shumė shpejt nuk do ta quanin mė Mjekėrkuqi, por do thėrrisnin me njė emėr mė tė thjeshtė e mė tė paharrueshėm, “Djalli”. Emri qė i vendosėn, ishte i denjė pėr njė njeri i cili nė beteja nuk njihte pėrfundim tjetėr, pėrveē shkatėrrimit tė kundėrshtarit.
    Emri Barbarosa ishte nga mė tė pėrmendurit e mė tė famshmit, qė nga oboori i Sulltanit e deri nė atė tė Vatikanit e tė mbretėrive tė ndryshme tė Evropės.Nė vitin 1519, ai do tė zmbrapste me sukses njė sulm tė fuqishėm spanjoll ndaj Algjerisė, por spanjollėt nuk do t’i hiqte dot qafe nga ishujt deri nė vitin 1529.
    Nė dallim nga vėllai i tij, Aruēi, i cili nuk tėrhiqej as kur ishte shumė herė mė inferior nė njerėz, Khiziri ishte llogaritės gjakftohtė. Nė vitin 1529 ai tėrhiqet pa shkrepur asnjė armė kur pa Andrea Dorian dhe Kalorėsit e Maltės nė Piombino tė Italisė.
    Megjithatė, ashtu si vėllai i tij Aruēi edhe Khiziri kishte njė dhembshuri pėr njerėzit e vuajtur. Ai do tė kryente njė aksion humanitar qė edhe ne ditėt e sotme do tė ishte njė ndėrmarrje e duartrokitshme. Nė vitin 1529, ai transporton 70 mijė myslimanė qė donin tė linin brigjet e Andaluzisė dhe tė drejtoheshin nė vende mė tė sigurta. Pėr tė kryer kėtė transportim, flota e tij punoi shtatė ditė.Disa muaj mė vonė, nė vitin 1530 ai godet bregdetin e Ligurias dhe rrėmben dy anije tė mėdha duke lėnė pas disa tė tjera tė fundosura.
    Nė vitin 1531, do tė ishte Andrea Doria i cili nė krye tė 40 anijeve do tė mundej nga Khair ed-Dini dhe do tė tėrhiqej pėr tė shpėtuar. Po nė kėtė vit ai do tė zaptonte edhe brigjet e Spanjės. Nė 28 shtator tė vitit 1538, ai do tė thyente edhe Flotėn e Shenjtė (bashkimin e vendeve tė krishtera) nė betejėn e Prevezės, mė e madhja e Mesdheut nė kohėn qė u zhvillua (flota mė e madhe e njohur ndonjėherė, e cila konsistonte nė 600 anije qė i pėrkisnin Spanjės, Imperatorisė sė Shenjtė Romane, Venecias, Portugalisė, Xhenovės, Vatikanit, Firences, Maltės dhe shteteve tė tjera evropiane). Edhe pse tre herė mė pak nė anije e njerėz, Barbarosa, mundi admiralin mė nė zė tė Evropės. Sulltan Suleimani i Madhėrishėm, e kishte njeriun kryesor dhe ndihmėsin e pazėvendėsueshėm nė luftėrat detare. Pas betejės sė Prevezės, e priti nė pallat bashkė me 18 nga njerėzit e tij mė tė zotė. I dha titullin Kaptan-ż Derya (Shef-Admiral) i Detit Mesdhe, Bejlerbej i Afrikės Veriore, i dha qė tė kishte nė zotėrim sanxhakun e Rodit, Eubesė e Kiosit si dhe kontrollin e detit Egje. Atij i’u bėnė nderime tė rralla dhe flota e tij u bė e panumėrt.Nė pjesėn e fundit tė jetės sė tij, deri nė vitin 1546, ai ishte i pėrfshirė nė zhvillimet e luftimeve detare qė bėheshin nė Mesdheun Lindor nga Sulltan Sulejmani. Gjatė sulmit qė iu bė Algjerisė nga Karli V nė vitin 1541, ai nuk ndodhej aty dhe flota e tij pėsoi dėmtime tė rėnda. Duke qenė se Karli V kishte ngritur dhe organizuar edhe princat vendas, sulmi ishte i fuqishėm. Pjesa qė mbeti e padėmtuar nga flota e tij, u zhvendos nė ishujt Belarikė. Nėse numėron qytetet e portet qė sulmoi e pushtoi Barbarosa, duhet njė libėr mė vete. Ai ishte kėrcėnimi mė i madh qė kishte pasur Roma e Vatikani deri atėher.
    Nė vitet 1543-1544 ai komandoi flotėn tė cilėn Sulltan Sulejmani e ēoi nė ndihmė tė Francis I, nė brigjet e Provencės. Nė ankorimin nė atė port, ai do tė ndalonte tė gjitha kishat qė t’u binin kėmbanave pėr t’i uruar mirseardhjen flotės sė tij. Vdiq nė vitin 1546, nė pallatin e tij nė Kostandinopojė, duke u nderuar si njė komandant i madh. Njė pėrmendore e madhe e Barbarosės, gjendet sot nė lagjen Beshiktash, pranė Muzeut Detar tė Turqisė, nė Stamboll. Gjithashtu edhe njė nga Bulevardet kryesore tė Stambollit mban emrin e tij.
    Pasardhėsi i tij, do tė ishte i biri, Hasani, i cili mori edhe tituj dhe trashėgoi edhe emrin Barbarosa. Edhe Hasan Barbarosa, ashtu si babai i tij, do tė ishte bejbejler i Afrikės sė Veriut. Nė vitin 1567 ai largohet nga ato brigje pėrfundimisht. Merr pjesė nė betejėn mė tė madhe tė Mesdheut, nė Lepanto nė 1571, ndėrsa pėr vitet e fundit tė jetė sė tij nuk dihet shumė.
    Kheir ed-Dini vdiq nė vitin 1546 nga ethe, nė pallatin e tij nė Kostandinopojė, duke u nderuar si njė komandant i madh. Njė pėrmendore e madhe e Barbarosės, gjendet sot nė lagjen Beshiktash, pranė Muzeut Detar tė Turqisė, nė Stamboll. Gjithashtu edhe njė nga Bulevardet kryesore tė Stambollit mban emrin e tij.
    Tre fjalė arabisht lajmėruan momentin e vdekjes sė tij: “Shefi i detit vdiq”.
    Pashai plak, “Mjekėrkuqi” i tmerrshėm, mik i nderuar i francezėve
    Ishte rreth tė 70-ve kur Barbarosa do tė kryente njė fitore tjetėr tė vlefshme. Francezėt do tė ishin ata qė do tė kėrkonin ndihmė nga ish-armiku i tyre i dikurshėm. Ai nuk do tė ngurronte qė tė bėnte njė aleancė me ta kundėr Impratorit Roman Karli V. Nė kėtė betejė ai do tė luftonte sė bashku me francezėt qė tė merrte qytetin e Nicės. Luftimet filluan nė 5 gusht tė vitit 1543 dhe ai iu kthye francezėve nė 20 tė po atij muaji. Nė ankorimin nė atė port, ai do tė ndalonte tė gjitha kishat qė t’u binin kėmbanave pėr t’i uruar mirseardhjen flotės sė tij. Disa shekuj mė vonė njė pikturė e mrekullueshme e cila portretizonte flotėn otomane tė ankoruar nė qytetin e Tulonit, baza detare kryesore e Francės, do tė pikturohej pikėrisht nė nder tė Barbarosės. Kjo pikturė zbukuron hollin e bashkisė sė Tulonit. Pėr tė shoqėruar pikturėn e cila varet atje prej vitesh, ėshtė edhe njė poemė nė njė varg tė sė cilės thuhet :
    “Kėtu ju shihni Barbarosėn dhe flotėn e tij qė erdhėn pėr tė na shpėtuar ne tė gjithėve.”
    Khair ed-Din Barbarosa do tė vdiste tre vjet pas fitores nė Nicė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •