Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Itali, fillon punësimi sezonal, përfitojnë 7000 shqiptarë

    Procedurat e regjistrimit, aplikimi do të kryhet përmes internetit

    Rreth 7 mijë shqiptarë do të kenë mundësi të sigurojnë punë sezonale në vendin fqinj, Itali, së bashku me 18 mijë punëtorë të tjerë nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Njoftimi për fillimin e paraqitjes së aplikimeve është bërë publik në faqen e internetit www.portaleimmigrazione.it, ku çdo i interesuar mund të mësojë për procedurën e regjistrimit në mënyrë që të përzgjidhet në këtë program punësimi. Gjithashtu, sipas të dhënave të dala nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale italiane, punëkërkuesit duhet të kenë eksperienca të mëparshme në fushën e bujqësisë, si dhe atë të turizmit. "Si çdo vit ka filluar regjistrimi i personave, të cilët kërkojnë të punësohen në Itali. Të tillë persona duhet të kenë eksperienca pune në fushën e bujqësisë edhe turizmit, ku është edhe kërkesa më e madhe për punëtorë në këtë shtet", theksohet në portalin e regjistrimit. Procedurat e regjistrimit do të jenë si gjithmonë. Çdo i interesuar mund të plotësojë një formular për preferencat e punës, si edhe një CV që paraqet referencat e tij në këto fusha. Një mënyrë tjetër për regjistrim është edhe kontakti me organizatat, si dhe shoqatat e bujqësisë dhe turizmit në vendin e origjinës. Në lajmërim saktësohet se personat punëkërkues duhet të jenë nga vende, të cilët nuk janë anëtarësuar akoma në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër saktësohet se do të rishqyrtohen edhe kërkesat e pamiratuara të vitit që sapo lamë pas, për t‘i dhënë shanse çdokujt që ka dëshirë të riaplikojë. "Avantazh në pranimin e kërkesave të paraqitura do të kenë ata punëtorë që kanë eksperienca punësimi sezonale në Itali dhe që kanë respektuar afatet kohore të vendosura nga ky shtet", saktësohet në portal. Nga ana tjetër, pranohet se ka shumë raste të cilat nuk kanë respektuar afatet kohore, duke përbërë një kontingjent emigrantësh të paligjshëm, që janë banorë aktualë në këtë shtet. Gjithsesi, theksohet se po punohet në kthimin në vendin e origjinës së këtyre personave. Gjithashtu, bëhet me dije se kërkesave të aprovuara do t‘u sigurohet një leje qëndrimi në bazë të kontratës së punësimit. Por, sipas njoftimit këto leje nuk do të jenë më të gjata se 6 muaj deri në një vit.

    Ndërkaq, saktësohet se nuk përjashtohet mundësia që ndonjë punëkërkuesi t‘i zgjatet leja e qëndrimit në varësi të cilësisë së punës së tij në këtë shtet. Sipas lajmërimit, punonjësit sezonal do t‘i sigurohet një vendbanim i përballueshëm për pagën e tij mujore. "Kërkesat për punonjës sezonal të specializuar për bujqësinë përfshijnë pjesën e Puglias, Lazios, si dhe Bergamo", theksohet në portal. Kurse për hoteleri-turizëm, kërkesat parashikohen në zonat bregdetaret Italisë, si dhe në vendet malore. Në këtë njoftim citohet edhe deklarata e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Paolo Ferrero, i cili ka theksuar se "ajo që synojmë është të gjejmë një mënyrë që kriminelët dhe terroristët të arrestohen, si dhe ata që vijnë për të punuar të punojnë të qetë". Në vendin fqinj numri i emigrantëve shqiptarë arrin nga 300-450 mijë, duke përbërë një nga komunitetet më të gjera që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Gjithsesi, duhet theksuar se shumica e punonjësve sezonalë në Itali janë kthyer në vend, si dhe kanë preferuar të mos rikërkojnë punësim në këtë vend për arsye të pagave tepër të ulëta që aplikohen për këtë kontingjent punonjësish krahasuar me ata vendas.

    GAZETA SHQIP

  2. #2
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    O DAVIUS O LA ,KA E DEGJOVE KETE TI MER ATO JANE AKOMA LISTAT E 2006 PER 2007 AS QE BEHET FJALE DMTH PER ATA QE KANE BERE KERKESE NE 2006 SAKTESOJ SE NUK KA ASNJE TE RE PERSA I PERKET ATIJ SITIT QE KE VENE TI UNE SUGJEROJ TE SHOHIN KUSH ESHTE I INTERESUAR WWW.stranieriinitalia.it


    per cdo te re aty i gjeni mjafton te dish pak italisht
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  3. #3
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    NGA DATA 15 SHKURT LEHTESOHET BASHKIMI FAMILJAR PER NE ITALI PER ME SHUME INFO SHIHNI www.stranieriinitalia.it
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  4. #4
    Italia do te pranoje 82 mije emigrante sezonale

    15:10 08/03/07



    Qeveria italiane ka firmosur dekretin për pranimin e 82 mijë punëtorëve sezonalë në shtetin Italian.

    Sipas këtij vendimi, punëkërkuesit shqiptarë do të kenë një mundësi më shumë për të gjetur punë legale në shtetin fqinj.

    Për 2,000 prej ketyre vendeve të punës kërkohen punonjës specialistë në fusha të ndryshme.

    Risi për këtë vit në programin e punësimit në Itali, është mundësia e gjetjes së vendeve të punës në internet, ku punëkërkuesit shqiptarë mund ti gjejnë vendet e ofruara të punës të publikuara në faqet italiane të internetit.

    Mësohet se qeveria Prodi, ka udhëzuar punëdhënësit italianë të paraqesin nga 12 Marsi ofertat e punës për 82,000 punëtorët e huaj që priten të shkojne në tokën italiane.

    Sipas agjencive italiane të lajmeve, dekreti i firmosur nga kryeminstri Prodi, cili lejon punësimin e personave ekstrakomunitarë, do të bëhët publik me datë 12 Mars në gazetën zyrtare të qeverisë.

    Kryeministri Romano Prodi, kishte paralajmëruar gjatë zgjedhjeve parlamentare në Itali, se do të ketë liberalizim në programet e punësimit për të huajt në Itali.

    Ndërkohë, shumë shqiptarë konsiderojnë tregun sezonal të punësimit në Itali, si rrugëdalje të mirë për rritjen e të ardhurave të pakta që aktualisht mbizotëron familjet shqiptare.

    G.S.



    Do na marrin mendjen prap keta qerratenjt per te emigruar serish
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  5. #5
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Uroj të mos jenë vetëm në teori këto çështje.





    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  6. #6
    Ajo c'ka Peniel pati frik, si edhe shume te tjere, tashme duket sikur ndodhi!


    Emigracioni, shtyhet afati i këtij viti për të punuar në Itali

    09:39 26/03/07



    Shqiptarët që kërkojnë të shkojnë për punësim sezonal në Itali, do t’u duhet të presin pak më shumë se sa ishte planifikuar.

    Kërkesat e bëra nga punëdhënësit italianë për prurjen e punëtorëve të huaj në Itali në vitin 2007, ende nuk janë miratuar nga komisioni i sindikatave italiane.

    Një agjenci italiane e lajmeve, thotë se nga 530 mijë kërkesat e bëra nga punëdhënësit italianë në Marsin e vitit 2006 për fuqi punëtore, kanë mbetur pa u vlerësuar rreth 200 mijë kërkesa, që do të thotë mbi 200 mije vende pune për një pjesë të Shqiptarëve.

    Mësohet nga komisioni i sindikatave se procesi po ecën shumë ngadalë dhe faji kryesor është i burokracive administrative dhe personelit të paktë që është caktuar për të kryer vlerësimin e kërkesave për punëtorë.

    Sipas këtij ritmi, shqiptarëve që duan të punojnë në Itali për vitin 2007, do t’u duhet të presin shumë më shumë nga sa mund ta kishin menduar.

    Sipas sindikatave italiane, ritmi i vlerësimit me 10 – 20 mijë kërkesa në muaj, është shumë i ngadaltë dhe do të kërkojë ndoshta një vit kohë.

    G.S.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •