Kohët në të cilat jetojmë kërkojnë më tepër vetëdije për rëndësinë e lidhjeve sociale me njerëzit e shoqëruar me një dëshirë në rritje për të kënaqur nevojat dhe për të hyrë me të tjerët në lidhje intime, të forta, ekskluzive, për ta kuptuar, respektuar dhe mbështetur fort njëri tjetrin. Me një fjalë kërkohen lidhje intime që të zgjasin në kohë. Njeriu nga natyra është mjaft social dhe ka nevojë që të përballet me të tjetër, të ndjehet pjesë e një grupi, të hyjë në relacione të ndryshme, ku ai arrin të kuptojë se çfarë e dallon dhe çfarë e bashkon me të tjetët. Autonomia individuale dhe aftësia për të dashur shkojnë bashkë derisa një njeri të arrijë pavarësinë e vërtetë të tij, të jetë i vetëdijshëm për atë që është dhe sa më shumë që të maturohet në këtë aspekt aq më shumë është në gjendje që të hyjë në intimet me tjetrit pa cënuar unin e tij. Aftësia për të komunikuar, për të respektuar, për të pranuar limitet reciproke, për të vlerësuar potencialitetet e secilit, për të ndarë dhimbjet dhe pasiguritë, për të falur dhe toleruar gabimet, janë disa nga çelësat magjikë që garantojnë një mbarëvatje dhe intimitet të suksesshëm në marrdhëniet mes dy njerëzve.
Sipas disa studimeve, nëse dy njerëz ndjehen mirë në intimitetin e tyre, kjo shoqërohet me një sërë të mirash si psh humori i tyre është më i mirë, vështirësitë kalohen më kollaj, fizikisht inidvidët ndjehen shumë më mirë, zemra funksionon më mirë, lëkura bëhet më e bukur, luftohet stresi dhe së fundi jetohet më gjatë. Por sa na lejon jeta që bëjmë të kemi pjesën tonë intime, ta ruajmë atë me fanatizëm, apo përkundrazi ndarja e këtij intimiteti me të tjerët na duket një gjë fare normale? Le të diskutojmë më në detaje për këtë problem.
Krijoni Kontakt