Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772

    Question Propozimi i Marti Ahtisarit për Kosovën me elementë të një shteti të pavarur

    Propozimi i Marti Ahtisarit për Kosovën me elementë të një shteti të pavarur

    Linda Karadaku
    Prishtinë
    26-01-2007


    Kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës Marti Ahtisari i paraqiti sot Grupit të Kontaktit propozimin e tij për statusin e ardhshëm të Kosovës.
    Në propozimin e zotit Ahtisari, që ka mundur të sigurojë Zëri i Amerikës, bëhet e qartë se Kosova nuk duhet të qeveriset më bazuar në rezolutën 1244. Propozimit që paraqiti sot zoti Ahtisari, ende mund t’i bëhen ndryshime të fundit, por, ajo që mund të thuhet pasi lexon dokumentin, është se ai e çon qartazi Kosovën drejt pavarësisë. Mënyra, apo rruga që do të arrihet aty, mbetet ende për t’u parë.
    Në rekomandime parashikohet që Kosova të mos qeveriset më nga Kombet e Bashkuara, nga rezoluta 12-44, e cila ruante parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jugosllavisë, një shtet që sot nuk ekziston më.
    Procedura e statusit komplikohet më tej nga qëndrimi rus. Moska ka ngritur kundërshtime deri më sot, por qëndrimi përfundimtar i Kremlinit ende nuk dihet. Prandaj ka dalë edhe teza tjetër e zgjidhjes së statusit, sipas të cilës, pavarësia e Kosovës nuk do të njihej me një akt të vetëm në Këshillin e Sigurimit, por nga njohja prej vendeve të veçanta.
    Dhe në dokumentin e zotit Ahtisari ka elementë të shumtë, tregues të funksionimit të Kosovës si një shtet i pavarur, siç është e drejta për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare, përfshi të drejtën për të kërkuar anëtarësi në organizata ndërkombëtare.
    Propozimi jep kornizat e funksionimit të shtetit të ardhshëm të Kosovës, por në të njëjtën kohë ofron garanci të fuqishme për pakicat. Në propozim parashikohet që në Kosovë të vendoset një mision civil ndërkombëtar me kopetenca te gjera, që do të ketë të drejtën e vetos për vendime të qeverisë dhe të drejtën për të larguar zyrtarë që pengojnë zbatimin e marrëveshjes. Kompetenca të ngjashme me ato të Bosnjes.
    Siguria do të garantohet nga prania ushtarake ndërkombëtare. Por Kosova do të ketë një agjensi të shërbimit të sigurisë, agjensi e shërbimit sekret, dhe një forcë të re të sigurisë, profesionale dhe jo-politike, me 2500 ushtarë aktivë dhe 800 rezervistë, të armatosur me armë të lehta.
    Sipas dokumentit Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërbëhen dhe forca e re që do të formonte bërthamën e një ushtrie të ardhshme, në se mund të shprehemi kështu, do të jetë një forcë e stërvitur nga Natoja.
    Sipas dokumentit, Kushtetuta e re e Kosovës do të duhet të bazohet në nenet e marrëveshjes. Çdo ndryshim kushtetues mund të bëhet vetëm më dy të tretat e votave të deputetëve, përfshi edhe dy të tretat e votave të deputetëve të pakicave.
    Qytetarët e ish-Jugosllavisë që kanë qenë banorë të Kosovës më 1 janar 1998 dhe pasardhësit e tyre, do të marrin qytetarinë e Kosovës, pavarësisht nga vendi ku jetojnë aktualisht.
    Në territorin e komunës aktuale të Mitrovicës, do të krijohen dy komuna të reja, Mitrovica veriore dhe Mitrovica jugore. Një bord i përbashkët i Veriut dhe Jugut, do të krijohet për të realizuar bashkëpunimin funksional në fushat ku kanë kompetenca. Komunat e tjera me shumicë serbe do të kenë kompetenca në çështjet kulturore dhe fetare dhe të drejta më të mëdha pjesëmarrjeje në zgjedhjen dhe heqjen nga puna të komandantëve të stacioneve të policisë në këto zona.
    Dokumenti parashikon krijimin e zonave të mbrojtura të kishave dhe manastireve ortodokse dhe objekteve historike serbe. Kosova nuk do të ketë fe zyrtare dhe do të jetë neutrale përsa i përket besimeve fetare. Serbia do të duhet të kthejë objektet arkeologjike të marra nga muzeumet e Kosovës në periudhën 1998-1999, brenda 3 muajsh nga hyrja në fuqi e marrëveshjes. Kosova do të marrë pjesën e saj të borxhit të jashtëm të Serbisë, kjo pjesë do të përcaktohet në negociata midis Kosovës dhe Serbisë, nëse palët nuk arrijnë ta bëjnë këtë, do të caktohet një arbitër ndërkombëtar për ta përcaktuar.
    Sipas dokumentit kufijtë do të bazohen në kufijtë e ish-krahinës autonome, ndërsa cështja e kufirit me Maqedoninë, do të duhet të zgjidhet përmes krijimit të një komisioni të përbashkët teknik midis Kosovës dhe Maqedonisë, për të përcaktuar fizikisht vijën kufitare dhe për të trajtuar cështje që kanë lindur nga marrëveshja e vitit 2001 midis Shkupit dhe Beogradit.
    Gjuhët zyrtare do të jenë shqipja dhe serbishtja. Kosova do të ketë simbolet e saj, flamurin, vulën dhe himnin.
    Zoti Ahtisari do shkojë më 2 shkurt, brenda të njejtes dite ne Prishtinë dhe Beograd për t’u dorëzuar të dy palëve propozimin e tij. Pritet që më pas të ketë përsëri takim mes Prishtinës dhe Beogradit dhe më tej çështja të kalojë në Këshillin e Sigurimit.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    Citim Postuar më parë nga HoteL-MadriD

    Gjuhët zyrtare do të jenë shqipja dhe serbishtja. Kosova do të ketë simbolet e saj, flamurin, vulën dhe himnin.
    Se marr vesh pse serbishtja gjuhe zyrtare kur serbet nuk perbejne as 5% te popullsise ne kosove.

  3. #3
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Citim Postuar më parë nga unforgiven II
    Se marr vesh pse serbishtja gjuhe zyrtare kur serbet nuk perbejne as 5% te popullsise ne kosove.
    Se marras une vesh as gje, njehere gjuha turke tani gjuha serbe, sdi se ca po ben ky Ahtisari.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Diktati
    Shkruar nga Albin Kurti
    Pavarësi e kushtëzuar? Pavarësi e mbikëqyrur? Do t’i kemi të dyja, edhe kushtëzimin edhe mbikëqyrjen, por jo edhe pavarësinë. Decentralizimi i këtillë çfarë është negociuar në Vjenë nuk mund të realizohet në qoftë se Kosova bëhet e pavarur dhe sovrane. Kur Kosova të jetë e lirë ajo nuk do të lejojë që ta gjymtojnë e copëtojnë. Vetëm një Kosovë e varur dhe jo e lirë, vetëm një Kosovë josovrane, mundëson zbatimin e decentralizimit i cili do të sajojë kufij të ri përbrenda Kosovës duke ravijëzuar kështu një entitet territorial autonom serb. Lidhjet horizontale ndërmjet komunave të reja me shumicë serbe do ta formësojnë këtë entitet ndërsa lidhjet e tyre vertikale me Beogradin janë garanci se ky entitet do të jetë nën kontrollin e Serbisë. Më pastaj, një entitet i këtillë do ta shantazhonte përgjithmonë pavarësimin e Kosovën me humbjen e së paku 1/3 e territorit të saj. Thjesht, bërja e pavarësisë dhe bërja e decentralizimit e përjashtojnë njëra-tjetrën. Do të ketë decentralizim, rrjedhimisht, s’mund të ketë pavarësi. S’do të ketë pavarësi, rrjedhimisht, decentralizimi e ka shtegun të hapur. Prandaj, përcaktimi aq shumë i përfolur i statusit të ardhshëm të Kosovës, meqenëse duhet ta mundësojë decentralizimin, nënkupton një mision tjetër ndërkombëtar që do të sundojë e qeveris me Kosovën. Ai mision do ta zëvendësojë e trashëgojë UNMIK-un dhe do ta pengojë e pamundësojë lirinë dhe sovranitetin për Kosovën. Tashmë është zbuluar ajo që është ditur: prioritet i këtij misioni të ri që e ruan gjendjen e vjetër do të jetë pikërisht decentralizimi. Paketa e Ahtisaarit veçsa do ta bëjë konkrete formulën e Serbisë për ‘më shumë se autonomi, më pak se pavarësi’ për Kosovën dhe njëkohësisht do t’i dedikohet kryesisht decentralizimit. Jemi dëshmitar se si Ahtisaari kur vie në Kosovë zhvillon takime në Prishtinë, Zveçan dhe nëpër Kosovë. Mirëpo, kur ai shkon në Serbi vizita e tij fillon e përfundon në Beograd. Kjo tregon se kush është i decentralizuar e kush i centralizuar. Nëpërmjet këtij decentralizimi superpolitik e kryekëput mbi baza etnike, Kosova do të shpërqendrohet edhe më shumë duke rrezikuar t’i shkatërrohet pakthyeshëm integriteti territorial.

    Nuk ka dyshim se zgjatja e këtij procesi negociator i konvenon Serbisë. Së pari, ky proces është proces i nëpërkëmbjes së vullnetit të popullit të Kosovës dhe i poshtërimit të shqiptarëve. Së dyti, koha punon për Serbinë: ajo duke qenë më e fuqishme, duke pasur përballë negociatorët servil, inferior dhe të shantazhuar të Kosovës nga të cilët nxjerr aq shumë koncesione, dhe duke shfrytëzuar Rezolutën 1244 si dhe raportin e Kai Eides që paraqesin bazën e negociatave në Vjenë, përfiton shumë dhe gjithnjë e më shumë. Për të njëjtat arsye, parashikimet për Kosovën bëhen të lehta po qe se analizohen planet dhe qëndrimet e Serbisë. Në negociatat e deritanishme ajo ka diktuar në mënyrë të trefishtë. Ka diktuar përmbajtjen e negociatave: decentralizimi, ‘eksterritorialiteti’ etj. Negociatorët kosovar ofronin komuna të reja me shumicë serbe mu atje ku këtë e kërkonte Serbia: në Anamoravë, Graçanicë dhe veri të Mitrovicës. Serbia ka diktuar tempon: shtyrjen e propozimit të Ahtisaarit deri pas zgjedhjeve në Serbi. Ajo thoshte se propozimi për status e trazon atë përbrenda andaj ai duhet të shtyhet pas zgjedhjeve që, siç dihet, nuk ndryshuan asgjë në skenën politike në Serbi. Mu ashtu edhe u bë. Dhe, së fundi, Serbia dikton edhe sasinë e procesit: negociata shtesë edhe pasi që propozimi t’iu dorëzohet palëve. Tanimë dihet që pas publikimit të propozimit të Ahtisaarit planifikohet rifillimi i negociatave.

    Përderisa Kosovës i rriten eventualisht premtimet për pavarësinë, Serbisë nëpërmjet decentralizimit i rritet territori i strukturave të saja në Kosovë të cilat, për më tepër, do të legalizohen e zyrtarizohen. Grupi Negociator i Kosovës ka dhënë dëshmi të qarta dhe të shumta se pranon edhe ‘pavarësinë’ e kushtëzuar me sovranitet të kufizuar. Serbia e do vetëm varësinë e pakushtëzuar të Kosovës. Serbisë aktualisht i mungon shansa dhe rrethana e duhur për ta ripushtuar Kosovën. Jo edhe vullneti politik. Decentralizimi dhe ‘eksterritorialiteti’ kanë për qëllim sendërtimin e kësaj shanse dhe rrethane. Decentralizimit, në kuptimin evropian dhe bashkëkohor të kësaj fjale, i paraprin centralizimi. Dhe, në këtë kontekst, ky centralizim është pikërisht sovraniteti. Sovraniteti që i mungon Kosovës meqë, para së gjithash, liria i mungon popullit të saj.
    shqiponja

Tema të Ngjashme

  1. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  2. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  4. Konferencë për statusin e Kosovës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 07:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •