Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49

Tema: Granit Zela

  1. #41
    poet
    Anėtarėsuar
    21-09-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    44

    Zvetėnimi i gjuhės shqipe

    Nė njė festė tė muzikės tė dielėn e kaluar, tė quajtur top fest, na kanė habitur disa ēmime qė u dhanė pėr fituesit e asaj nate. Jo vlera e tyre, pasi sikundėr dihet sot, njė kėngėtar hip hopi qė krijon (ose imiton) pėr njė auditor tė rėndomtė, vlerėsohet dhjetėfish mė shumė se sa pėr shembull njė shkrimtar pėr veprėn e shkruar gjatė njė jete, por na habiti fakti se ēmimet e kėtij “ evinementi” u shoqėruan edhe me njė hip hop gjuhėsor.
    Siē u tha nė fillim, sa pėr tė freskuar kujtesėn lexuesit, ēmimet ishin ato tė est male, Best female, Best Pop and Rock, Best New Artist, Best Hip Hop e gjėra tė kėsillojshme. Pėr njėrin nga artisėt qė pritej tė dilte nė skenė publiku u sqarua se se ishte ende nė backstage prandaj dhe nuk kishte dalė akoma, porse ky ishte njė evinement qė sillte muzikė kontemporane. Ishte interesante fituesja e ēmimit Best Female. Teksa prisnim tėrė akth emrin e fitueses ajo doli tė jetė Big Mamma. Ani mirė, kjo s’ishte kurrgjė para fituesit tė Best Hip Hop qė na doli tė ishte Viagra Feat MCM.. Pėr mė tepėr fituesit u thanė shumė herė shikuesve dhe pjesėmarrsve nė sallė duke i falenderuar se tė gjithė ishin topa...
    Patėm pėrshtypjen qė kėngėtari ka menduar se me qenė nė rregull me shqipen duhet t’i fusėsh fjalėn top gjithckaje pėrpara sikurse te “Top Channel”, Top Albania Radio” “Top Fest” mirėpo kėsisoj i bihet bash me top gjuhės shqipe. Ky vendthi ku jetojmė sikur quhet Shqipėri dhe pėr t’i thėnė mirėmėngjes mund tė thuhet thjesht Mirėmėngjez Shqipėri dhe jo Good Morning Albania. Lėre pastaj kur spikerat startojnė emisionet e lajmeve nė Neės Room. Duhet thėnė, se pėr shikuesit ky kanal televiziv ėshtė nga mė tė parapėlqyerit pė publikun por kjo s’ka tė bėj asfare as profesionalizmin teknologjik dhe pėrmajtėsor por thjesht me atė gjuhėsor. Ėshtė e habitshme qė pas publicitetit dhe njė emisioni pėr tė rinj me emrin Select shikuesi ndėrkohė njoftohet se mė vonė do tė shfaqet Talk Shoė.
    Kėtė po e pėrmendim sa pėr tė shenjuar edhe njė herė rėndėsinė dhe ndikimin e madh qė ka media pamore te publiku. Hip hopi kontemporan qė gjejmė te media e shkruar dhe sidomos librat e pėrkthyer me ngut gjithė kėto vjet ėshtė po aq i habitshėm dhe mrekullues sa i atyre artistėve tė vėrtetė tė pėrmendur mė sipėr. Sa pėr shembullzim po citojmė vetėm disa nga fjalėt e hasura prej autorit tė shkrimit nėpr libra dhe gazeta duke i kėrkuar ndjesė lexuesit pėr ndjesitė e pakėndshme qė mund tė ketė t’i ketė lexuar ato.
    Citojmė: fizibilitet, aksidentalitet, kombinat shoė, DJ, invadim, imperativ, intensifikim, afeksionoj, avantazh, kompetencė, lajme flash, splash, millenium, produksion, definoj, dimension, definicion, kualitet, luajalitet, posedim, mazhorancė, ekuivalent, probabil, Influencė, avancoj, anticipoj, konvejer, dupozoj, stabil, subtil, implikoj, radikal, bazoj, kreativitet, stagnim, proporcionalitet, intermezzo, supreme, substancialitet, koherencė, efiēencė, performancė, justifikim, inspirim, esencė, rigjenerim, degjenerim, nukli, univok, supremaci, konsideroj, mostėr, policesk, teatral,ekspresivitet, meditim, hezitoj, konstatoj, preferoj, publikoj, prezantoj, lidership, ballafaqoj, konfidencial, eskluzivisht, progres, stabilitet, sensibilitet, afinitet, divnuese, apetit, progres, konkluzion, tendencė, obligim, deformin, konfuzion, likuidoj, glorifikoj, kontinuitet, konfuzion, ekspresiv, gradacion, inkuadroj, kualitet, kuantitet, deklarativizėm, prognozoj, konotacion, totalitet, esteticizėm, tendenciozitet, decenie, trasponoj, klishetizėm, integralitet, komplikoj, deskripcion, rezonon, modulacion, nacional, reprezentativ, diferencim, anomalitet, ekstensiv, voluntarizėm akcentoj konsekuencė ,kontestoj. Lexuesi mbase edhe e ka provuar se si tė zė autobusi nėpėr rrugėtime tė gjata por qė ta zėrė libri nuk e ka provuar. Shenjat kur tė zė njė shkrim me fjalė tė kėtilla janė kėto: ndjehesh i velur, nuk ke dėshirė tė flasėsh as lexosh, e sheh botėn turbull, shkurt nuk e do mė veten. Janė po ato shenja me tė helmimit. Nė fund ka tė vjella, shkaktuar prej fjalėsh tė vjedhura.
    Gjatė kėtyre pesėmbėdhjetė viteve hapjeje tė shoqėrisė shqiptare ka ndodhur edhe njė hapje gjuhėsore ndaj gjuhėve tė tjera, por siē po vihet re turri i modės sė hip hopit gjatė kėtyre viteve ka pėrfshirė gazetat, revistat, librat e pėrkthyer nga letėrsia e huaj, emrat e bareve dhe restoranteve, emrat e njerėzve fjalimet e politikanėve etj etj. Duhet theksuar edhe njėherė askush nuk mėton ta quaj shqipen njė gjuhė tė mbyllur, jo dinamike as po kėrkojmė qė ajo tė mos bėj pjesė tė natyrshme tė trupit tė saj fjalė dhe koncepte qė nuk e kanė gjegjėsen e tyre por objekt i kėsaj trajtese ėshtė kalimi nė kahun tjetėr. Ėshtė dyndja pa hesap e fjalėve tė huaja.
    Gjuha nuk ėshtė kėshtjellė ashtu sikundėr nuk ėshtė han portashyer kundrejt vėrshimesh barbarizmash qė mandej do kohė tė shkulen. Dukuria e dyndjes dhe ndotjes gjuhėsore ėshtė shfaqur mjaft dendur nė kėto kohėt e fundit. Tashtimė ėshtė bėrė e zakonshme qė nga gazetat, televizionet, apo bisedat e ndryshme tė ditės veshėt tė gumėzhijnė prej fjalėsh tė huaja tė pėrdorura nė mė tė shumtėn e rasteve kur nuk ėshtė e nevojshme atėherė kur pėr to janė fjalėt e shqipes. Pėrdorimi vend e pavend i fjalėve tė huaj ka sjellė njė fryrje tė panevojshme tė gjuhės qė sigurisht e dėmton atė. Tė bėn pėrshtypje sė prishėsit mė tė mėdhenj tė gjuhės janė intelektualėt, gazetarėt, politikanėt, tė ashtuquajturit persona publikė. Njė arsye mund tė jetė mosnjohja e mire e gjuhės shqipe. Tjetėr arsye ėshtė rrekja pėr t’i dhėnė vetes me zor vlera me “antivlera” duke pėrdorur fjalė e shprehje tė huaja.
    ,Na takon tė gjithėve tė tregojmė kujdes e tė tregohemi mė tė vėmendshėm nė kėtė drejtim pėr vetė ndikimin e madh qė kanė mbi publikun pasi janė ato nė komunikim tė drejtpėrdrejtė e tė vazhdueshėm me to. Janė mbajtur konferenca shkencore, janė shkruar artikuj, ėshtė debatuar, dhe mė nė fund gjuha shqipe po futet edhe nė shkollat e mesme por sidoqoftė nuk ėshtė kurrė e tepėrt pėr ditur se sa shumė shfytyrojmė vetveten duke harruar se gjuha ėshtė shpirti i njė kombi, dhe kėsisoj shpirti i tė gjithė njerėzve qė e flasin atė. MSF(Mė sė fundi) njė lutje pėr pėrkthyesitsipas tradicės sė Konicės.
    Ti blatoj Ty ditėt e mia o Hy i pėrkthimit. Na mbro prej punėligjve tė yshtur prej djajsh tė panjohur e qė u gėnjen mendja se mund tė shijnė nė lėmenj qė gjermėsot as qė i kanė parė nė ėndėrr, pa e ditur asfare se kah bie Tempulli Yt. Drejtoji ngasjet tona trazuese pėr t’u flijuar me gjithsej nė faltoret e tua. Bėj qė t’ua shtyp duart Qekiēi i Mėmės Natyrė e tė mos guxojnė mė ta kapin kurrė penėn me dorė. Ashtu qoftė!

    Botuar ne vjetin 2005 ne gazeten kulturologjike"Fjala"

  2. #42
    poet
    Anėtarėsuar
    21-09-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    44

    Ani, Ani, qeshu palaēo!

    Telenovelat pesėqindpjesėshe, janė shembullzimi mė i mirė i artit tė rėndomtė qė do tė pėrthithė vėmendjen masive. Telenovelat (lexo: arti mediokėr) janė sot popullore, shumė popullore. Aq tė shitura sa edhe disa gazeta tė profilizuara nė kėtė kah japin njė javė pėrpara ndodhitė e koklavitura tė personazheve pėr publikun ndėrkohė qė TV-tė nuk reshtin sė reklamuari ato gjatė gjithė ditės. Kėsisoj publiku sheh telenovelėn e paralajmėruar me po atė etje patologjike qė lexon atė nė gazetė. Shikuesi shqiptar jeton ēdo ditė jetėn e personazheve tė servirur allasoj duke u mbėrthyer para ekranit. Po tė hedhim njė vėshtrim tė shpejtė nė skemėn fabuleske tė kėtyre telenovelkave ka pak ose aspak ndryshim: Dy personazhet kryesorė dashurohen me sho-shoqin por nuk e realizojnė dot dashurinė e tyre. Rastėsia sjell qė ata tė martohen mirėpo ata ndjehen prapė tė dashuruar pavarėsisht nga pengesat e panumurta qė u dalin. Sa bashkohen ndahen, sa ndahen bashkohen. Shkurt e shqip s‘ka burrė nėne qė i bashkon kėto dy dashnorė. Edhe gratė e tyre i shkojnė me ndonjė tjetėr lėre pastaj kur dy personazhet kryesore takojnė ish- tė dashurit e trye, medet kujtimet i vėnė pėrparė e ato nuk dijnė t’i bėjnė hall vetes. Formohen kėsodore lidhje treshe, katėrshe, ose pesėshe tė hallakatura dhe ngjarjet janė aq tė paparishikuara, sa kurrė nuk mund tė thuash se x personazh ka x identitet, pasi fare mirė mund tė zbulohet pa dashur, sigurisht krejt rastėsisht, se ke dy baballarė ose burri i motrės sė y pesonazhi, tė shkojė me ish gruan e kėtij tė fundit pas sė cilė s ėshtė i dashuruar njė kolegu i saj, njė djalosh i ri dhe simpatik i cili shkon me tė ėmėn e tij ose .. ose.. po tė citojmė titullin e njė tregimi tė Migjenit, mirėpo ku arti migjenian dhe ku ai i telenovelave: Hane shan hane Bagdat!
    Mund tė thuhet se gjithė kėto personazhe bėjnė atė qė nuk duan, a thua se nuk kanė shpirt e zemėr, dhe kjo sepse nuk e kanė nė dorė vetė fatin e tyre, por si duket miza fluturon poshtė tek skenaristi qė si duket duke pasur parasysh nivelin e publikut qė ndjek telenovela tė kėsollojshme ka pėr gatitur sipas kokės festen. Intriga i ngjan njė labirinti kaotik i cili zgjatet e zgjatet pa fund. I kėrkojmė ndjesė lexuesit pėr kėtė zgjatje tonėn por nuk kemi ē’bėjmė. Bota qė ato tė ofrojnė ėshtė kaotike. Gjithmonė ka njė grua qė do ta ketė dikush, njė firmė fitimprurėse qė do ta ketė dikush, njė fėmijė qė do ta ketė dikush, problemet e pronėsisė nuk janė tė pazgjidhura vetėm nė Shqipėri!
    Shkalla e motivimit artistik tek to ėshtė e pa arsyetuar, zgjidhjet e konfliktit tė gatshme, korniza subjektore e njėjtė dhe e imitueshme, apo tėnė mė modernisht e klonizueshme (megjithėse aspak i gėzueshėm si fakt) deri nė neveri. Kompozicioni i shkapėrderdhur, personazhet si manekinė tė telekomanduar.
    Po mė e pabesueshmja ėshtė se publiku me kokė tė rrokanisur dhe i zhdėpur nga qindra pjesė qė i sheh me merakun mė tė madh i beson edhe skena tė atilla ku njė personazh pėr tė cilin merret vesh se ka vdekur ( po si vdiq, si pati zemėr ta bėjė kėtė duke e ditur se pikėllimi mbulon shtėpitė e njerėzve) kthehet tek familja e saj me identitet tė ndryshuar e thjeshtė me njė model tė ri flokėsh por megjithatė nuk njihet qė nuk njihet nga familjarėt! Hajde ndryshim hajde. Kėndonjėsi besoj e ka parasysh filmin “Kthim nė Iden” ku personazhi kryesor rikthehet tek familja e saj me identitet tė ri por me njė pamje kryekrejet tjetėr, tė besueshme, tė panjohshme, e jo si personazhi i telenovelkės sonė qė s’ka ndryshuar fare a thua se publiku ynė ėshtė prej budallenjsh dhe e han edhe kėtė kokėrr ulliri.

    Kaosi i receptuesit

    Sidoqoftė qė publiku ynė edhe nuk e han, s’mund tė themi, ngase menjėmend duhet ditur se kur mbaroi “Paloma” thonė se nė shumė qytetfshatra tė Shqipėrisė sonė heroike ėshtė bėrė festė e madhe a thua se populli kishte votime. U martua Paloma me Diegon! Lajmi i Madh u pėrphap anembanė atdheut tonė. Zemrat e shikuesve u ēuan peshė prej ngazėllimit. –Po si? A ėshtė e vėrtetė? – pyesnin me ankth atėkohė njerėzia duke mos e besuar se mė nė fund erdhi Dita e Palomės dhe do tė bėhet Shqipėria! Paloma u pagėzua Rudina e Top Chanel- it qė disa nga kėto shikonjės i thonė shkurt Top-Qeni. Paloma u pagėzua edhe disa gazeta e asoditshme. Paloma u pagėzuan dhjetėra bebe nė maternitetet tona e u gėzuan nėnat qė lindėn atėherė... Qenė me fat, shumė me fat. Procesi i palomizimit tė Shqipėrisė ecte krahpėrkrah me sukseset pesėvjeēare tė qeverisė. Po nė kėtė kohė disa shoqe qė linin kokė pėr “Palomėn”, formuan edhe njė shoqatė telenovelkash. Bukur mirė!
    Shikuesi me strukturė shpirtėrore infantile, trubjerrė prej kotėsisė, lektiset pas personazhesh hamngjitėse. Kėtu nė hiēmoskundin tonė antiarti serviret ēdo ditė duke e fyer publikun me anė tė BBF-sė(BaltosBjerrFundos)asofarė kėngėsh mejhanesh e kabaresh qė e pėrēudin shijen e tij. Kėngė tė kopjuara keq, tė shpėrfyturuara dhunshėm pra “tė sukseshme”! Importimi i njė arti tė tillė ėshtė kėrcėnues dhe rrezik pėr qytetarėt pasi e shprish shijen e tij estetike. Nė Tiranėn e kėtuhit, tash njė kėngėtare e llojit tė naltpėrmendun ka edhe linjėn e vet erotike qė fillon me 0900. Kėto janė idhujt-pėrėndi moderne ku gjeneratat e adoleshentėve shfryjnė frustracionet e tyre seksuale. Shihni reklamat gjigande nėpėr provincopolin tonė. (disa i thėnkan metropol). Kudo tė del parsysh arti i i kėmgėve tė tipit “Ti nuk di me ma lyp”. Mos e dhėntė Zoti qė t’u bėhen reklama tė tilla shkrimtarėve apo artistėve “tė paditur” pėr ekzistencėn e njė arti tė tillė. Ky ėshtė totalitarizmi i tregut qė pėrmend U.Ecco. Arti e pėrdor tregun pėr tė promovuar vetveten por kur i jep atij palcėn e vet tė tė qenurit, atėherė thjesht shndėrrohet nė mall pėr t’u prodhuar e shitur nė seri. Ėshtė pikėrisht ky lloj(anti)arti qė sponsorizohet, pėrkrahet, popullarizohet, mediatizohet, brohoritet. Antiarti na ngėrdheshet ēdo ditė mu para syve tanė, me tanė arrogancėn e vet tė suksesshme nė njė bėrllok tė bollshėm . Ani, ani qeshu palaēo!

    Botuar ne vjetin 2005 ne gazeten kulturologjike "Fjala"

  3. #43
    poet
    Anėtarėsuar
    21-09-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    44

    Eutanazia e vulg - kulturės

    Jeta pa kulturė ėshtė vdekje dhe varrosje pėr sė gjalli e njeriut
    Seneka


    Intervista qė dha Ervin Hatibi nė njė stacion televiziv, ku e kishin thirrur pėr tė paraqitur librin e tij mė tė mbramė “Republick of Albanania”, ėshtė njė nga intervistat mė spektakolare qė ka dhėnė njė krijues pas viteve 90-tė. Ngjarja qe e thjeshtė: njė ngėrq e kapi autorin e librit. Nuk ishte shtangėti si ajo e Teofrastit kur u rrek tė mbaj njė fjalim para popullit tė Athinės, apo stepje si e Demostenit kur deshi tė fliste para mbretit Filip, megjithėse duhet thėnė se bėje be qė intervistuesi ishte ishte njė nga Shtatė tė Urtėt e Lashtė. Nuk qe as njė contepus mundi* qė i kap shkrimtarėt pas dhjetra ditėsh e netėsh tė mundueshme sipas porosisė ora e labora* thjesht ishte njė refuzim estetik dhe qytetar kundrejt mėsymjes sė vrullshme tė vulgares, pėrdhosjes sė shenjtėrisė sė librit, fenomene tė cilat janė bash shtysa e aktivizimit tė shpejtė pėr intelektin e eseistėve tė shtatit tė Hatibit.
    Po ky i Urtė tek po intervistonte dy shkrimtare para pak kohėsh,, njėra prej tė cilėve gazetare shumė e njohur, pėr tė “folur” pėr librat e tyre, u bėri njė pyetėsor tė titulluar “Seksi” gjė qė nė krye tė herės m’u duk se qe “Teksti”, dhe kuturisa tė mendoj se do tė dėgjoja tė flitej pėr tekstin letrar, misterin e krijimit, konceptimitn estetik, por zaten pak gjasa kishte tė ndodhte kjo, ngase ai i Urti ai nisi tė pyeste bash pėr seksin, dhe pyetjet kishin tė bėnin me faktin se ku bėninė shkrimtaret seks, si e bėnin, sa herė, me kė? U pėlqente ta bėnin me dikė tjetėr dhe tė imagjinonin tė dashurit apo ta bėnin me tė dashurit dhe tė imagjinonin tė tjerė? A u pėlqente ta bėnin mbi tavolinė? Marrėzi dhe shkuar marrėzie, do tė bėrtiste menjėherė lexuesi. Kjo nuk ka ndodhė… Jo lexues jo, e ke shumė gabim. Mencuri dhe shkuar mencurie! Kjo ėshtė ajo cka na ofron vulg-kultura. Dhe unė shpesh pyesja veten, a ishte njaj trim, gazetar apo gjinekolog?
    Silogjizma e marrėzi tė pashoqe, citime tė nxjerra bajatshėm jashtė kontekstit, klishe, gjykime steriotipe, fraza boshe, dhe pėr mė tepėr edhe pėrfundime “filozofike” se jeta pa vulgaren, nuk ka kuptim na pataksi krejtekrejt. U habit Hatibi se ai donte tė fliste pėr librin dhe jo pėr jetėn e tij, po monologuesi kėmbngulte se nėse donin tė flisnin pėr librin duhej tė flisnin bash pėr tė, se ai ishte libri! Sipas kėsaj logjike (tė palogjikshme) dhe arsye (tė mosarsyes) duke folur pėr fėmijėrinė e autorit, periudhėn e kopshtit dhe shoqėrive tė atėhershme, respektin ase mospėlqimin pėr eduakatoren, ne kemi folur kėsisoj pėr pėrmbatjen e librit, gjuhėn dhe stilin e pėrdorur. Duke folur pėr dashurinė e parė, mungesat pa arsye nė shkollė etj etj, ne kemi folur nė tė vėrtetė bash pėr fenomenet qė ai ka stigmatizuar nė librin e vet, sjelljet shoqėrore qė ka vėnė nė dyshim, vlerat dhe antivlerat e njė shoqėrie nė periudhė kalimtarėsie! Marrėzi dhe shkuar marrėzie do tė pėrsėdyste me padurim lexuesi, por durimi ėshtė virtyt i tė Urtėve dhe ata i kemi pak, shumė pak, nė gjithė Greqinė e lashtė thonė se ishin vetėm shtatė…
    Pamundėsia e vendosjes sė dialogut mes autorit tė librit “Republick of Albanania”dhe gazetarit gjithėbėrės ishte konceptimi si bisedė kafeneje prej tij biseda pėr njė libėr qė pėrbėn njė ngjarje kulturore nė eseistikėn shqipe, pamundėsia e shkrimtarit pėr t’u rėndomtėsuar dhe mbushur gojėn me marrėzira. Dhe autori heshtte me njė gotė nė dorė,(ah si nuk kishte njė grushtė tė fortė..) e pinte ujė herė pas here edhe pse nuk kishte asfare etje duke kundėrshtuar tė paraqiturit si yll rroku, (ai ėshtė shkrimtar dreqi ta hajė kėtė punė, shkrimtar,) e nga casti nė cast unė prisja qė intervistuesi do t’i jepte njė kitarė pėr tė kėnduar, kurse ai do tė ja flakte mė nė fund gotėn, nė mos gotėn, ujin brenda saj, pėr t’ia ujitur kokėn tė Urtit. E nuk kishte faj qe besa. Kėta mujhalila tė kulturės sonė, soj i trimave dhe vashave qė i gjen kudo, tė carmatosin me krenarinė e kotėsisė qė shfaqin, guximin e pafund pėr tė folur gjepura, tek mėtojnė se jetojnė nė njė zonė lirie.
    Zonė e lirė? Jo! Ne endemi rrugėhumbur nė njė zonė kaotike, ku liri do tė thotė tė flasėsh kodra pas bregut, tė grish sallatė ditėn pėr diell, duke servirur njė meny tė varfėruar skajshmėrisht, me fraza boshe dhe lojėra fjalėsh. Ėshtė zona ku gjallojnė sot e gjithė ditėn, pjesa e mė e madhe e tė gjitha “elitave” qė kanė mbipopulluar kafenetė mediatike. Elita qė ngarendin me pasė fytyra tė trukuara sipas modave mė tė fundit, por qė nė thelb mbeten po tė njėjta, provinciale, farisejase. Dhe sokratėt e vuajtur, ervinhatibėt e paktė tė kėsaj kohe, refuzojnė me qenė pjesė e kėsaj cmendurie tė pėrditshme, duke u pėrpjekur pėr me mbrojtė pastėrtisht Fjalėn pėrballė gjymtimit shpirtėror me anė tė plotnisė qė tė jep gjykimi kritik.
    Pėrballė gjithė kėsaj zdėrhallje tė maramendshme, tė kėsaj ortodoksie moderne nėn trysninė e sė cilės ndodhet njeriu, nė botėn e idhujve, kulteve, miteve qė lindin dhe zhbėhen brenda tre ditėsh, nė shoqėrinė e (anti)kulturės masive, e turmave qė u shpėlahen trutė me anė tė trysnisė sė pėrcdocastshme tė teknologjisė moderne qė e ka pushtuar fundekrye jetėn e tyre, me rendjen pas kėnaqėsisė sė castit, tundimit pėr t’u kthyer nė qenie qė nuk mendon, qasja antropologjike e krijuesit, ngjan me njė rrekje sizifiane pėr ta bėrė mė tė njohshme atė cka ndodh nė shpirtin e tij, e kėsisoj pėr ta mbrojtur prej kėsaj eutanazie vetvrasėse.
    Dhe krijuesi rreket tė shpjegojė mekanizmin e mbrapshtė tė funksionimit tė tė menduarit dhe tė vepruarit tė asaj bashkėsie ku dhe ai bėn pjesė, bashkėsi njerėzish tė coroditur, ku gomerėt i bien lirės dhe majmunėt vishen me rroba tė purpurta duke thėnė se janė artistė dhe artistėt refuzojnė, pafundėsisht refuzojnė, vetė shkrimi si akt ėshtė shprehje e refuzimit pėr ta pranuar kėtė coroditje angėshtuese dhe antinjerėzore. Me anė tė librit ai drejtohet intelektit, mirėson shpirtin, e ushqen, rreket ta pėrsosė, tė aktivizojė sistemin e gjykimit dhe reagimit. Kjo ėshtė cka ai bėn dhe Est ist gut* tha Kanti pak para se tė mbyllte sytė pėr t’i thėnė lamtumirė pėrgjithmonė kėsaj bote.
    Contepus mundi – pėrbuzja ndaj botės. Latinisht.
    Ora e labora –lutu dhe puno, porosi e Shėn Benediktit. Latinisht.
    Est is gut – Kjo ėshtė e mirė thėnie e Kantit. Gjermanisht.

    Botuar ne vjetin 2005 ne gazeten kulturologjike "FjalA"
    copyright granit zela

  4. #44
    poet
    Anėtarėsuar
    21-09-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    44

    Mbi marrėzinė

    Ē’prej kohėve tė lashta e gjer mė sot: oratorė, ideologė, reformatorė, perandorė, historianė, filozofė, politikanė, njerėz emėrmėdhenj e tė shquar nė shekuj, kanė kuptue dhe rrėfye rrezikun ma tė madh qė i ėshtė kanosė kėrcėnueshėm nė ēdo epokė shoqėrisė njerėzore prej marrėzisė nė gjithė format e saj. Marrėzia, thoshte Demosteni, tek nyjėtonte ligjėratat e tij para demosit (popullit) “ėshtė njė e keqe e madhe pėr atė qė e ka, e tmerrshme dhe e pakėndshme pėr tė gjithė, kurse nė qytet ėshtė e padurueshme.”
    Marrėzia ėshtė po aq e barabartė sa edhe vdekja. Ajo mundet me rrokė prej ēastit nė ēast kėdo. Askush nuk ėshtė i mbrojtur prej saj tek shkakton kaos, rrėnon, vret, burgos, pėrgjak, mbyt ardhėmėrinė e kombeve, izolon, shfytyron. Marrėzia ėshtė shushunjė qė thith gjakun e njerėzve duke i ēuar dėm jetėt e tyre. Ajo ėshtė pika mė e lartė e egoizmit, apokalipsi i ēdo qytetėrimi, njė tunel i gjatė e i errėt nė fund tė tė cilit nuk ka askurrnjė trohė drite pos njė humbelle gjigande tė pėrbindshme qė tė flak nė ferr. Kur kujtojmė Neronin qė i bie harpės tek Roma digjet, kur ndėrmendim Hitlerin qė shuan jetėt e miliona njerėzve, tek risjellim nė kujtesė Kaligulėn, dhe tė gjithė diktatorėt qė poshtėruan njeriun, duke e masakruar dhe dhunuar dinjitetin e tij, ne biem dakord me Sokratin se vdekja ėshtė e domosdoshme. Demokriti thotė se ashtė ma mirė qė t’i qeverisim se sa tė na qeverisin tė marrėt qyshse “ njeriu i dobėt ėshtė i detyrem me e durue marrinė e njerėzve tė fuqishėm (Euripidi). Kur i marri ėshtė udhėheqės shteti ai ėshtė burim vuatjesh pėr atdheun.
    Nuk duhet me jetue me tė marrėt o njeri. Larg tė marrit njė orė e ma parė pėrndryshe veten paē nė qafė se ke me u ba ma i marrė se vetė i marri pasiqė ky ėshtė njė virus ngjitės qė kalon menjėherė prej njėrės mendje nė tjetrėn duke e boshėsue aftėsinė e tė menduarit si homo sapiens normal. . Gėte nuk kishte prej askujt frikė ma shumė pos se prej tė marrit qė merr vrapin pėr me u dukė i ditur. Ē’mund tė presėsh nga njė njeri i marrosur? – pyet Mark Tueni. Dhe vetė pėrgjigjet - “ veēse marrėzi”. Dy gjėra janė tė pafund sipas Ajnshtajnit: gjithėsia dhe marria. Marrėzia nuk njeh fe, racė, ngjyrė, kombėsi. Rreziku i pėrhapjes sė saj ekziston te ēdo institucion, familje, nė rrugė, shesh, shkollė, akademi, qeveri, faltore, shoqėri etj etj Ē’prej prej njerit ma tė dashtun gjer te tribunat politike apo ligjėrimet e filozofėve.
    Anipra nuk ka marrėzi qė tė mos ketė mbėshtjetjen e njė filozofi. Ajo shfaqet kudo e kurdo menjėherė kur Orėt Mbrojtėse tė jetės tė koten ase t’i zėrė gjumi. Duhet me i thirrė mendjes gjithė mendimtarėt e Shqipnisė sė Plotė, kudo qė janė, intelektualėt e ata qė u shket pena mbi letėr, me hartue njė strategji lagrpamėse dhe aftagjatė pėr mbrotjen tonė kundrejt saj ngase ajo ėshtė njė pengesė e pashoqe pėr pėrparimin. Vetėm kėshtu kemi me mund me mėsue mirėfilli prej historisė!

  5. #45
    poet
    Anėtarėsuar
    21-09-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    44

    Grishje kah e bukura

    “Sepse, kur artisti nuk e ngre mė publikun e tij, ky bie me shpejtėsi poshte dhe rrėzohet aq thellė dhe rrezikshėm…”(Nietzche).


    Realiteti social nė Shqipėri ėshtė armiqėsor ndaj realitetit kulturor. Koha e ashpėr e tranzicionit shqiptar ka shėnuar vdekjen e njėpasnjėshme tė gazetave kulturore nė Tiranė. Le tė kujtojmė kėtu, edhe pėr mirėnjohje, gazetėn “Kalendari Letrar” tė Ramadan Musliut e cila doli pėr disa numra duke hapur njė ligjėrim tė nivelit tė munguar estetik, gazetėn “Art” tė Flori Slatinės, revistėn “Mendimi” tė Hydajet Bajrit, vendndaljen e revistės “Aleph” tė Gentian Ēoēolit, disa gazeta dhe revista kulturore tė cilat pėrballė lėnies nė mėshirė tė fatit lindin dhe vdesin, zgjerohen dhe rrudhen duke iu bashkangjitur gazetave tė tjera. Po cilave? Gazeta politike, quizesh, telenovelash, thashethemesh “Vipash” e lloj lloj gazetash tė gjithfarėshme kanė pesėmbėdhjetė vjetė qė botohen pa kurrfarė problemi financiar, shiten masivisht, kurse nga ana tjetėr, gazetat dhe revistat kulturore, foltoret e mendimit intelektual, shuhen, fatkeqėsisht zhduken prej kėtij tregu vrastar prej mėnjanėsisė sė shoqėrisė sonė. Kjo ėshtė pėr tė vėnė kujėn!
    Njė shembull i pashembullt dhe njė lajm i trishtė nė kėtė stinė tė pėrzishme pėr artin shqiptar ėshtė edhe mungesa nė treg e gazetės kulturologjike “FjalA”. Pėr lexuesin elitar qė ka ndjekur me vėmendje pėr pesė vjet me radhė misionarin e saj Agron Tufa bashkė me njė grup murgjėrish shkrimtarėsh shqiptarė qė besojnė nė predikimin e njė lėvizjeje mendimi dhe nyjėtimin e njė besimi intelektual pėr njė Shqipėri evropiane, mosdalja e kėsaj gazete ngjan mirėfilli me shuarjen e njė kryengritjeje estetike. Gazeta kulturologjike “FjalA” ishte njė qiri i ndezur nė errėsirėn e provincializmit metropolitan. Ky qiri, sėbashku me flakėzėn e qirinjve tė tjerė, gazeta letrare, revista letrare, shoqata shkrimtarėsh, revista qė nxisin bashkėpunimet dhe marrėdhėniet ndėrkulturore me kulturėn e popujve, ėshtė njė dritė e shenjtė e cila sot e gjithė ditėn nuk lejon qė identiteti tė gėrryhet, tradita tė myket, tė mbulohet nga pluhurnajė e harresės, qė gjuha shqipe tė zvetėnohet, kultura kombėtare tė rrėgjohet. Fjala artistike ėshtė urė qė pėrbashkon qytetėrimet. Ėshtė dashuri pėr njėri tjetrin.
    “FjalA” u shndėrrua nė njė institucion letrar qė nxiti lėvrimin e poezisė, tregimit, romanit, diskursit filozofik, kulturologjisė, studimit letrar, kritikės letrare, teoritė e shkrimit, debatin intelektual mbi cėshtje tė bashkėkohėsisė gjithėshqiptare pėr pesė vjet me radhė. Ajo u shndėrrua nė njė shkollė mendimi. Shuarja e njė gazete kulturore pėr shumėkėnd nuk pėrbėn lajm ashtu sikurse nuk do tė jetė nesėr lajm mbyllja pėr shkak vėshtirėsish financiare edhe i atyre pak gazetave dhe revistave kulturore nė kėtė vend. Sidoqoftė ėshtė ky opinion i specializuar qė i kundėrvihet vėrshimit tė antivlerave, filtron prurjet e gjithfarshme nė art, duke tėharrur grurin nga egjra, tė rrejshmen nga e vėrteta, tė pėrkohshmen nga e pėrjetshmja. Ky opinion nuk lejon qė rapsoditė e tė vetėquajturve aedė, bejtexhinjtve, tekstaxhinjve, vargėzuesve, shkruesve, shkronjėtarėve, shkarrashkruesve, shpifografėve, shkurt e shqip provincializmi i maskuar nėn lėkurėn e shkrimtarisė tė bėhet kėrcėnues sikurse ėshtė sot.
    Shkarrashkruesit gjejnė redaktorė, korrektorė, recensuesin mė tė mirė tė provincės. Gjejnė sponsorė qė japin para pasi u mbushet mendja se me shkrimin e emrit tė tyre nė njė nga faqet e fillimit i lajnė hesapet njė herė e mirė me pėrjetėsinė. Shkarrashkruesit provincialė fitojnė para, shumė para me shitjen e librave. Ata shkojnė nėpėr shkolla, kapin mėsues mediokėr qė ua shesin nxėnėsve. Ata shkruajnė pėr mė tė njohurit e provincės, nėna, baballarė dajallarėt emėr pėr emėr. Pėrmendin nė libėr gjysmėn e qytetit dhe kapin njė pėr njė duke u thėnė se ua kanė shėnuar emrin nė libėr dhe ata, kėsisoj, blejnė librin pėr tė lexuar emrin e tyre. Shkarrashkruesit me tė botuar njė libėr fryhen si kaposhė. Kadareja zhvlerėsohet ēdo ditė e mė shumė para egos sė tyre….
    Ky soj sojsėzėsh krijon shoqata me emra kumbues. Angazhon ēdo lagje pėr tė kontribuar me para. Arrin qė tė sigurojė prodhim tė bollshėm librash stinė pas stine. Uzurpon televizionin e qytetthit. Krijon mite disaditėshe. Librat e tyre shiten me qindra kopje. Shkruajnė kėngė heroike pėr tė gjithė tė rėnėt e e tė gjitha luftėrave. Shkojnė shtėpi mė shtėpi dėshmorėsh duke detyruar farefisin e dėshmorit me e ble librin. Tregtarė gjaku! Shkruajnė pėr historinė, pėr beteja, pėr politikėn, dimitrambe deputetin e zonės. Arrijnė tė sigurojnė prej tij njė shumė tė majme. Shkarrashkruesit depėrtojnė kudo. I sheh te Hotel Rogneri, te Galeria e Arteve, nėpėr kokteje tek lėpihen si llapaqen. Nė panaire librash u zė pritė emrave mė tė njohur tė letėrsisė shqipe. Kur boton njė libėr njė shkarrashkrues feston gjithė familja, fshati, qyteti.
    Njė shkrimtar i vėrtetė sot duhet tė sakrifikoj qė tė krijojė veprėn. Mandej duhet paguar korrektori letrar. Pasi e qeth korrektori letrar, duhet tė qethet sėrish edhe te faqosėsi. Po recensenti? Edhe ai do para. Paskėsaj e pret ajo, gijotina e botuesit. Kėtu mund tė themi se shkrimtarit shqiptar i pritet koka me njė shuma tė majme eurosh. Botimi, goditja e fundme. Mungesa e njė rrjeti tė shėrndarjes sė librit ėshtė e turpshme. Shkrimtari duhet tė ndėrroj identitet, tė bėhet shitės, tregtar, hamall me libra nė torbė. A a do libra zotni?. Dyert e librarive pėrplasen nė fytyrat e poetėve shqiptarė pa mėshirė. Librarėt tė presin hovin. Jo poezi, jo! Poezi nuk lexon askush. Quhet pragmatizėm por ėshtė zhvatje. Quhet pragmatizėm por ėshtė makiavelizėm.
    Moskuptimi prej institucioneve shtetėrore i domosdosė sė ekzistencės sė revistave dhe gazetave kulturore ėshtė i pakuptueshėm. Mungesa e tyre, bėn qė parametrat estetikė tė zėvendėsohen me ato klanorė. Nuk i ndihet zejės duke braktisur zejtarin. Kėto gazeta dhe revista kulturore janė grishja magjiplote kah e bukura ndėrkohė qė “shumė tė rinjve sot, u duket qesharake dhe e kotė tė duan librat dhe jo jetėn e qejfit; sipas tyre, jeta ėshtė shumė e shkurtėr dhe e vlefshme pėr t’u harxhuar me librat, ndėrkaq gjejnė kohė, pėr tė kaluar orė pafund nė kafene, duke dėgjuar muzikė apo duke kėrcyer. (Herman Hesse, Lexime tė ēastit)
    Ato ndikojnė nė edukimin estetik tė publikut dhe bėjnė qė artisti dhe shpura tė ecin nė njė hap “Sepse, kur artisti nuk e ngre mė publikun e tij, ky bie me shpejtėsi poshte dhe rrėzohet aq thellė dhe rrezikshėm…”(Nietzche). Ndėrkohė qė sipas mendimit shilerian edukimi estetik ėshtė i nevojshėm jo vetėm pėr ekuilibrin vetjak tė shpirtit prej cilitdo prej individėve tė njerėzimit, por edhe pėr zhvillimin e harmonishėm tė shoqėrisė nė tėrėsi. Liria mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet edukimit dhe ēelėsi i edukimit ėshtė pėrjetimi nė eksperiencė i sė bukurės. Qėllimi i vėrtetė i edukimit ėshtė dashuria pėr tė bukurėn, ndėrsa metodat, me tė cilat duhet tė veprojė edukimi, janė: formimi i karakterit, kultura e shijes dhe krijimi i shpirtit kritik. Ne po jetojmė nė njė epokė ku ka shumė punė dhe pak edukim. Ka thėnė shkrimtari, arti ėshtė drita e shpirtit tė secilit popull dhe populli pa atė dritė nuk do ti njihte shtigjet e sė kaluarės, sė tashmes dhe tė ardhmes. Ndaj dhe ēdo popull krijon por edhe ruan si sytė artin e tij sepse ky art ėshtė drita e tyre e materializuar e cila jeton pėrjetėsisht duke fisnikėruar miliona shpirtra tė tė gjithė popujve nė botė.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2007
    Postime
    4

    tregim

    Lėndinat e Lotėve

    Diēka fort e ēuditshme po ndodhte me priftin Atjon. Nė meshėn e tij shtyheshin me dhjetėra besimtarė pėr tė zėnė vend nė stolat e kishės ndėrkohė qė shumė prej tyre mbeteshin jashtė me shpresė se do tė arrini tė kapnin pak fjalė prej fjalėve tė tij hyjnore. Nuk dihej nėse njerėzit ia mėsynin aty pari pėr t’iu falur Zotit apo vetėm e vetėm pėr me qenė tė pranishėm kur tė predikonte prifti i pazakonshėm. Thuhej se kur fliste prifti Atjon, i shkrepėtinin sytė, fytyra i skuqej, ndėrsa fjalėt, ah fjalėt e tij tė padėgjuara ndonjėherė megjithėse prej shumėkujt nuk kuptoheshin ia arrinin tė hynin prore nė zemrat e gjithkujt e t’i mbanin pezull frymėt e besimtarėve. Kur ligjėronte ai sikur ia behnin aty tė gjithė shenjtorėt e sillnin asisoj paqe ndėr mėkatarė e vdektarė. Pėr priftin njėzetė e katėr vjeēar thoshnin se kishte ardhur nga rrafshanalta e Dukagjinint nė jug ē’prej do kohėsh porse qysh atėherė ishte bėrė njeri krejtėsisht tjetėr . Ata qė e njihnin dikur nuk e besonin se e kishin njohur ndonjėherė sepse ai nuk ishte mė ai i dikurshmi.
    Kur ecte prifti Atjon rrugėve tė katundit dukej sikur fluturonte nė ajėr e jo tė ēapitej baltrave tė njė katundi tė humbėt. Ndėrsa u flishte njerėzve ai i mbushte ata me besim e shpresė, me njė ngazėllim tė paparė qė i bėnte tė mos mungonin kurrė nė shėrbesat fetare. Ngjasonte atėbotė prifti Atjon me magjistarėt qė hipnotizonin kėdo por kur e pyeste ndokush se prej kah i vinte kjo dritė dashurie ai nuk i pėrgjitgjej si klerikėt e tjerė “prej Zotit biri im, po prej kujt pos tij” porse heshtte njė ēast e porosiste “Biri im, njih vetveten!” sikur ai tė qenkėsh dishepull i Orakullit tė Delfit dhe jo shėrbėtor i perėndisė. Tė gjithė nisėn tė jepeshin pas enigmės se ē’po ndodhte me tė e madje kjo mund tė qe arsyeja qė gjindjen e tėrhiqte dhe e magjepste prania e tijdhe jo aq shtimi i besimit dhe dėshirės pėr tė pastruar mėkatet.
    Ai dhe lutjete i thoshte me zė tė lartė dhe kumbuese jehonin e trandeshin muret e kishės. Nganjėherė thėrriste fort sikur ta kishin pushtuar demonėt por jo more jo pėshpėriste nėn zė njerėzia shkulmete fjalėve qė i buronin prej gjoksit duhet tė dilnin prej diēkaje tė shenjtė ēkadoqoftė ajodhe jo prej skėterre. Askush nuk mund tė barabitej me tė nė besim sa do qė tė mundohej. Kulmi i shpėrhtimit tė frymėzimit tė imzot Atjonit ndodhte meshave tė sė dielave. Qdoherė qė merrte tė lutej pėr Virgjėreshėn Mari ai i bėnte njė pėrshkrim mahnitės asaj. Predikimet e tij pėrcilleshin gojė mė gojė nė malet dhe fushat rretherrotull. Sipas asaj qė flitej nė katundet dhe qytetet pėrreth ishte e ēuditshme Shėn Mėria sė cilės i lutej prifti ynė i devotshėm. Mos vallė ai po binte nė mėkat duke adhuruar Virgjėreshėn mė shumė sesa Krishtin ose larg qoftė mė shumė se vetė Atin Tonė, krijuesin e Qiellit dhe Tokės, tė tė gjithė botrave?
    Shenjtorja tė cilės i kėndonte prifti i kishte sytė e kulluar si ujėrat e kthjellėta e tė kristalta gurrave nė maja bjeshkėsh. Ajo ishte bukur si si vashat e Arbėrisė e zanat e krojeve. Kur ajo shėtiste buzė lumit (ah kur shėtiste buzė lumit!) priftin Atjon nuk e merrte gjumi. Kur i ēelte sytė , ēelnin lulet nėpėr fusha e vesa i shndriste te gusha dhe buzėv tė kuqe si burbuqe. Pa kur niste e shtronte nata pėrmbi flokėt e gjata dhe sytė e ujėvarta i dridheshin qerpikėt si hala pishash e kurmi i pėrdridhej si ngjala nė cekėtinė. Dhe kur lindte dielli ē’prej kupės sė qiellit e hėnėyjet ndizeshin faqeve te malit vetėm ajo e mira shkonte heshtur zallit, dhe zemra i ēohej peshė prej mallit.
    E adhuronte deri me ngazėllim e lutej pėrgjithnatėn deri nė agim luginave e korijeve kur shpėrthente nė lot e lotėt bėheshin lule por thonė se edhe lulet qanin kur ai shkrehej nė kujė andaj dhe ato lėndina prej atėherė nisnin t’i thirrnin Lėndinat e Lotėve. Prifti Atjon s’do mend qė nuk ishte njė njeri i zakonshėm. Kahdo qė shkontė i fanitej Shenjtėresha Mari. Ndoshta ai ishte shenjtor. Ishte apo nuk ishte? Shumė njerėz qė vinin prej anės e anės pėr tė vizituar kishėn tonė dhe disa prej tyre madje thoshnin se kishin qenė tė sėmurė por ishin shėruar nga fjalėt e magjishme tė tij. –Nuk ka askund si prifti Atjon – krenoheshin ato. -Ai tė shėron me fjalė dhe kjo s’ėshtė dėgjuar askurrkund.
    Njė ditė gjatė meshės, prifti ndenji mė gjatė se zakonisht pranė altarit. Tė gjithė prisnin tė dėgjonin fjalėt qė do t’i drejtonte Atij tė Lumit por ai ndenji me kryet e unjur dhe heshti. Njerėzit prisnin.nėpėr stola dhe kudo kishtė rėnė qetėsia keshtu qė mendjen gjithkush e kishte tek ai, por prifti Atjon ndenji pėr njė kohė tė gjatė (shumė mė gjatė se zakonisht) pa bėzajtur. Nisėn tė mėrziteshin prej pritjes sė gjatė njerėzia. Nganjėherė mendonin ngushėllueshėm se ndoshta kjo ishte njė nga ato zbulimet e mrekullishme tė tij por kaloi thuajse gjysmė ore dhe prifti Atjon ndenji ēuditshėm para altarit pa folur asfare. Jo ai kishte thirrur! Ndoshta ishte njė rėnkim ose njėfarė ofshame qė u lėshua prej thellėsisė sė gjoksit tė tij dhe u pėrplas nė nė muret e hapėsirat e heshtura tė kishės qė ngjantė atė ēast sikur nuk kishte njeri brenda. Kishte ngritur kryet mė sė fundmi dhe e kishte rėnkuar pėrlotshėm e dėshpėrueshėm siē rėnkojnė malet nėn peshėn e borėrave qė zėnė njėra tjetrėn nėpėr vite me ngjyresa tė dialektit gegė “Heu bre m’pėrvloi dashnia!” e ishte ēuar pėr tė ikur prej andej vrullshėm pėr t’u mos u parrė kurrė me n’ato anė. Altari mbeti i zbrazėt. Bosh. Njerėzit nisėn tė mendonin pėr fjalėt e tij e tė pyesnin se ē’ishte ajo dashuri qė po e pėrvlonte priftin Atjon. Fjalėt u pėrhapėn gjithkahmos. Prifti nuk dukej askund. U pėrhap fjala se Virgjėresha Mari nuk ishte shenjtorja Mari por njė vajzė e katundiit tonė qė quhej Mariana Struga pėr tė cilėn ai ishte ndezur ethshėm dashurie duke e adhuruar nė mėnyrė heretike qė s’rrėfehet me gojė. Megjithėse kujtesa e katundit u mundua ta qes nė harresė dashurinė e priftit ttė gjithė besimtarėt vazhduan tė kenė njė mirėnjohje tė fshehėt pėr frymėzimin e paparė qė i shkaktoi gjithkujt edhe pse i zhgėnjeu pak ata me dashurin e tij pėrrallore pėr Mariana Strugėn e cila siē thuhet do t’i fanitej pergjithjetshėm kudo e kurdo.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2007
    Postime
    4

    Fragmente nga romani "Dodona'

    Kreu
    28



    Bukurinė e pashoqe tė Dodonės e pėrshkruajnė me dhjetėra legjenda, por mė i bukuri ndėr to ėshtė pėrshkrimi qė i bėhet asaj nė romanin e Lum Drinit. Ajo aty pėrshkruhet si njė bukuri e rrallė, si nė pėrrallė, pa tė dytė nė kėtė botė, e padėgjuar, madje thuhet se prej bukurisė sė saj qenė verbuar njerėz ngase ajo shkėlqente si diell. Dodona aty del si mė mahnitėsja mbi faqe tė dheut, pėrshkruhet si vajza pulpėbukur e qafėbardhė, si vajza gojėqershi e buzėtrėndafiltė. Asnjėherė nuk ishte parė njė bukuri si ajo dhe emri i saj nuk shqitej nga goja e tė gjithėve.
    Flokėt, sipas romanit, i vareshin teposhtė si degėt e njėrit prej shelgjeve lotuese qė rriteshin viseve ku jetonte atėbotė. Dėshira e njerėzve pėr ta parė atė floknajė ishte e papėrballueshme dhe munduese, sidomos kur i shpupuritej apo valėvitej nė erė, kėsisoj duke kėndellur zemrėn e ēdo vdekatari qė e shihte.
    Kaltėrimi i syve, kėngė anakreontike! Shirat e vjeshtave i mbushnin ato liqej sysh, e kur erėrat frynin, valėt i stėrpiknin qerpikėt. Lum Drini kishte shkruar poezi pėr sytė e saj. Nė to ai ishte pėrpjekur tė rrėfente se sa pėrralltare ishte bukuria e tyre, porse nuk ishte bindur kurrė se ia kishte dalur mbanė.
    Buzėt flakėruese tė Dodonės, tė ndėrmendnin dy gjysmėhėna ose dy gjysma shege flakė tė kuqe, kurse kuqėlimi i tyre tė kujtonte perėndimin e diellit nė muzg. Buzėqeshja e buzėve tė saj shoqėrohej gjithmonė me shkreptima nė qiell. I kishte puthur ato buzė Lum Drini.
    Kurmi i saj harlisej i qelibartė. Sipas romanit tė shkruar prej Lumit, ajo e lante dhe shplante atė me vesėn e agut, e cila i hynte nė poret e lėkurės, ndėrsa nė kraharor thuhej se mbante tė kyēura erėrat. Sa pėr vijėn e buzėve tė saj dhe vijėn e hullisė sė gjinjve, ato ngjanin me dy vija ujėvarash, qė ta shtonin kudo e kurdo etjen.
    Hapat e Dodonės ishin tė lehta si fluturime fluture, kurse mėnyra se si i mbante supet, krejtėsisht legjendare. Pulpat e kėmbėve, pėr t’u pirė nė kupė. Kodi i pėrpunuar i hapave, fjalori i gjesteve, lėvizjet natyrore tė kurmit, sistemi i lėvizjeve, simetria e hirshme qė nxirrte nė pah emocionet e saj, tregonin se nėse pėr t’u bėrė valltare duhet njė punė titanike, ajo kishte lindur e tillė.
    Ekzistojnė nė roman edhe shumė komente qė u bėhen harqeve tė vetullave, pushit tė faqes sė qumėsht, njė vije horizontale nė ballin e saj tė mermertė, disa paragrafė qė pėrshkruajnė timbrin hyjnor tė zėrit tė saj bashkė me disa poezi tė tjera qė Lumi u kishte kushtuar syve.
    Ėshtė shėnuar aty me kujdes se rrezet e njė dielli mbrėmjesor bashkė me dėshirėn e ethshme pėr me shkrue njė kryevepėr, kishin zgjuar te Lum Drini dėshirėn e kahershme pėr tė lėnė njė dėshmi pėr bukurinė e Dodonės. Lum Drini thotė se gjithmonė kishte gufuar njė ngazėllim dashuror pėr Dodonėn, sepse shfaqja e saj nė jetėn e tij i kishte dhėnė asaj njė kuptim. Nganjėherė ai rrėfen me ēiltėri se ajo i dukej e pakapshme dhe ai kishte menduar shumė herė se pa tė nuk do tė bėnte tjetėr gjė, pos vajtjes nė njė manastir tė largėt pėr tė jetuar si eremit. Lum Drini gjendej gjithmonė midis dy zjarresh, zjarrit tė krijimit dhe zjarrit tė dashurisė pėr Dodonėn.
    Andej kah kalonte Dodona, thuheshin se shembeshin e rrafshoheshin shtėpitė dhe, kur ajo kthehej, ato ringriheshin si dikur, veēse nuk dihej nėse kjo ka qenė e vėrtetė apo Lum Drini ka qenė i pushtuar nga vlaga e ndezullisė sė krijimit. Bėhet fjalė nė roman, se u pėrhap njė thashethemnajė qė bashkė me dashurinė pėr Lumin kishte nisur tė venitej edhe bukuria e saj. Askush nuk e kishte besuar dhe nuk donte kurrsesi ta besonte, ndaj edhe njė natė nga ato netėt kur Dodona kalonte kah varrezat pėr tė takuar Lum Drinin, thuhet se gjindja qė banonte aty rrotull ishte fshehur prej kėrshėrisė sė madhe nė pyllin aty afėr dhe kishte pėrgjuar daljen e saj.
    Kishte pasė veshur atė natė njė fustan tė bardhė prej cohe tė hollė, qė tejdukej nėn dritėn e njė hėne tė plotė Dodona dhe tė gjithė kishin mbetur gojėhapur prej asaj bukurie tė kurrėmosparė, por nuk dihej nėse kjo kishte ndodhur nga mahnitja prej Dodonės ndėrsa ecte e qetė varrezės qė e pėrgjonin dhjetėra sy, apo kur tė gjallėt kur kishin parė se si tė vdekurit kishin ngritur kryet tinėz prej varreve duke soditur fshehurazi ēapitjen e saj natore mbi tokėn e tyre.
    E kishte vėnė re dikush, nuk dihej se kush, kėtė skenė tronditėse ku tė gjallėt kishin ngrirė si nė legjenda dhe tė vdekurit ishin ringjallur, kėsaj radhe vetėn pėr tė shijuar bukurinė e njė femre si nė asnjė legjendė tė botės dhe, i frikėsuar prej kėsaj mrekullie, ai kishte rėnkuar dhe i kishte kėrkuar Dodonės tė mos kalonte mbi varre, po nuk dihej nėse ai qė kishte rėnkuar kishte qenė i kėsaj apo asaj bote, po ka gjasa qė ky zė tė ketė qenė i pėrtejjetshėm, ngase ishte dėgjuar tė rėnkonte drithėrueshėm : Dodonė mos kalo mbi varre
    Se tė vdekurit i ngjalle
    Dhe tė gjallėt i vdiqe fare.
    Kishte patur nė kėtė rėnkim diēka prej dheu tė lagėsht dhe vjetėrimi shekujsh.
    Thuhet se tė vdekurit atė natė i kishin mbushur plot lotoret e drunjta ku mblidhnin lotėt e tyre sa herė qanin pėr kohėn e ikur dhe thonė se me lotėt e tė vdekurve dhe lotėt e tė gjallėve u formua njė liqen qė kishte veti mrekulluese pėr shėrimin e shpirtrave. Po kishte kohė kur liqeni fryhej nga shirat nė dimėr e bėhej lumė, lumė qė nė fillim i thirrnin lumi i Dodonės, por qė nuk dihet se pse mė vonė nisėn me i thirrė Drini i Zi.

    Kreu 43

    Si ka mundėsi qė tė dua kaq shumė dhe a ka vallė ndonjė fjalė tjetėr qė unė duhet ta shpik pėr tė shpjeguar plotėsisht se ti mė je bėrė njė dashuri e madhe?. Unė nuk mundem tė tė harroj kurrė. Shkruaj, se nuk mundem tė tė harroj. Mandej mėdyshem, them me vete, kėtė fjali e kanė shkruar sa e sa shkrimtarė para meje. Nuk mjafton krahasimi i kėsaj dashurie me thellėsinė e detit, pafundėsinė e tij. Me ndriēimin e diellit qė shndrit gjithmonė. Me lashtėsinė e botės. Tė tė them se mė bėn tė fluturoj pa patur krahė. Tė gjitha i kanė thėnė shkrimtarėt dhe poetėt qė shkruan para meje e megjithatė ky mė duket si njė udhėtim i gjatė ku dashuria jonė na prin. Ēfarė tė tė them pėr tė ardhmen kur unė nuk mundem tė tė shpjegoj tė tashmen?.
    Kam marrė tani “Komedinė Hyjnore” tė Dantes, hap fletėt e saj me rrėmbim, dhe them me zė tė lartė: - Jo, jo, kjo e gjitha duhej tė qe shkruar pėr Dodonėn - Pastaj kap poezitė e Petrarkės pėr Laurėn, Vargjet e Shekspirit pėr Zhuljetėn, dashurinė e Eugjen Onjeginit dhe, i pėrmbytur prej zilisė dhe zemėrimit, i flak tutje gjithė mllef dhe tėrbim duke britur: - Oh, jo, tė gjitha kėto duhej tė qenė shkruar pėr Dodonėn!. Kisha jetuar kaq shumė pa e ditur se ti ishe diku nė kėtė jetė.
    A do t’i pėlqej romani lexuesve? Kishte njė ballinė ku ishte shkruar emri yt. Mora vesh se romani pėr ty ishte pėrkthyer nė Amerikė. E pėlqyen nė Francė. U bė shumė popullor nė Itali. Po ribotohej nė Spanjė. Ēdo shekull ka dashurinė e vet mė tė madhe. Kjo ėshtė ajo e shekullit njėzetė e njė, dashuria e Lum Drinit pėr Dodonėn. Njerėzimi do ta njohė dhe pranojė shumė shpejt. Tė kėrkova gjithė natėn nė ėndėrr pėr tė ta rrėfyer kėtė, po nuk tė gjeta as nė qiell as nė tokė. Ti ishe rikrijuar nė fletėt sahariane tė njė libri. Ishe ngjizur nėpėr rreshtat e tij.
    Tash jam i pashpresė. E di qė mund tė duken tė pakuptimta kalimet e mia shpirtėrore prej ngazėllimit nė pikėllim, porse kam frikė nga sprova ime prej shkrimtari, pavarėsisht se kėtė gjithmonė dua ta fsheh. Ti numėron ditėt. Po sheh ėndrra tė tmerrshme sikur je kthyer. Nuk do ta pranosh se duhet tė zgjohesh nga ėndrra, duhet tė jetosh, mė nė fund, pa ato ndjesi tė papėrsėritshme qė tė jep jeta si studente nė njė vend tė huaj.
    Shkruan ēdo javė, merr nė telefon ēdo ditė dhe mua prapė mė duket e pavėrtetė, ėndėrr. Koha pėr mua fiton pėrmasa tė tjera, falė teje. Ti e shpreh hapur trishtimin, madje pikėllimin tėnd qė po kthehesh. Ėshtė e tmerrshme tė pushosh sė jetuari njė jetė tė tillė tė mbushur me emocione dhe tė rifillosh sėrishmi jetėn nė njė vend kaq tė vogėl, nė njė hapėsirė kaq tė kufizuar, krejtėsisht ndryshe nga ajo qė ti ke parė dhe jetuar. Po e bėre diēka pėr njėzet ditė tė bėhet zakon, dhe ti do ta kesh tė vėshtirė tė heqėsh dorė nga zakonet e reja qė fitove atje. Kujtesa ime ka mbetur e fiksuar te ajo dhomė, tek ai ballkon, tek ai qytet. Kujtesa ime ka ruajtur vetėm imazhet e ēasteve qė kam kaluar me ty.
    Do kthehesh. A tė dal tė tė pres nė aeroport? S’mundem me e fshehė ngazėllimin e faktit se ti do tė vish. Dua qė koha tė ikė shpejt. Ja, iki, edhe e diela... Koha ėshtė njė orė ku ti uron qė akrepat e saj tė ndalen, tė zgjatet sėrish ėndrra qė po jeton, kurse unė dua qė akrepat e saj tė lėvizin mė shpejt, pasi shumė, shumė i ngadaltė ėshtė rrotullimi i tyre. Pėrballė streseve, punėve tė vogla tė pėrditshme qė na traumatizojnė me aftėsinė e tyre tė marramendshme pėr tė na e marrė kohėn, ti je pėr mua burim frymėzimi, gulsh i papushimtė drite qė derdhet e derdhet nė shpirtin tim prej shkrimtari.
    Sapo kthehem, mė mbyllen sytė. Fle si i vdekur pėr orė tė tėra. Sa zgjohem, sytė mė mbyllen pėrsėri. Dodonė. Tash sa net nuk mė ka zėnė gjumi nė kuptimin e mirėfilltė tė kėsaj fjale. Po jetoj njė gjendje pezullie. Disa ditė me radhė nuk kam mundur tė shkruaj asnjė fjalė. Mandej kur mbushja faqe tė tėra me personazhe apo histori qė i jetojmė, i fshija tė gjitha, pasi shihja se nė fund tė gjithė personazhet vrisnin veten. Nuk doja t’i vrisja, por gjendja e depresionit nė tė cilėn binin pėr shkak tė gjendjeve tė pashpresa qė ata vetė i krijonin tė ēonte pashmangshėm drejt vetėvrasjeve. Atėherė, thoja se mbase do tė ishte mė mirė qė ta lija romanin, tė nisja diēka tjetėr, po nuk e lija dot. Sa herė zgjohem mė duket se mė pret prapa derės. Kur dalė jashtė mė ndjek si hije pas. Ka kohė qė jam vetizoluar katėrcipėrisht ndaj gjithēkaje. Nuk dua tė bėj kurrgjė, vetėm ta nxjerr kėtė libėr jashtė meje.
    Nėse ka dy gjėra nėpėr tė cilat mund tė flas pėr orė tė tėra, pa pushim, tė flas e tė flas ėshtė letėrsia dhe ti. Nė fillim ishte vetėm letėrsia. Qeshja me vete kur mendoja se mund tė jepja njė gjymtyrė timen vetėm tė shkruaja njė vepėr tė rėndėsishme por mė vonė gjėrat u pėrmbysėn. Ishte ti qė mė bėre tė mendoj se asnjė dashuri nuk mund tė krahasohet me dashurinė pėr ty. Pasi pėr shumė ditė nuk ia kam hedhur sytė romanit, e shoh se nuk do tė mundem ta mbaroj shpejt. Njė shkrimtar ka thėnė se njė shkrim duhet tė rrijė dhjetė vjet pa ra se tė botohet por unė nuk mundem me pritė kaq gjatė. Dua ta mbaroj shpejt, tė lirohem prej tij, sepse nuk mund t’i duroj tė dyja kėto tortura: dashurinė time pėr ty dhe mundimin pėr romanin.
    Nisa tė kėrkoj nė Biliotekėn Kombėtare libra qė shpjegonin se ēfarė kuptimi kishte emri “Dodonė”. Ishte sikur doja tė lexoja tė ardhmen time dhe tėnden pikėrisht te domethėnia e emrit tėnd. Isha i bindur se mund tė bėhej kjo, megjithėse nuk kishte asnjė arsye logjike pėr ta besuar. Nė bibliotekė pasi mbushja fletėkėrkesėn, duhej qė tė prisja mė shumė se gjysmė ore qė tė merrja vesh nėse librat qė kėrkoja ishin nė fondin e saj, apo qenė tėrhequr nga lexuesit. Sistemi i bibliotekės ishte akoma parak dhe nxjerrja e librave nga kati i poshtėm nė katin e sipėrm bėhej me anė tė njė ashensori tė vogėl, i cili shumė herė nuk punonte, ngaqė nuk kishte drita. Gjatė kėsaj ndėrkohe merrja me radhė skedarėt e bibliotekės dhe lexoja emrat e tė gjitha librave qė duhej tė lexoja gjatė asaj jave, atij muaji, atij viti.
    U ēudita kur lexova se sa shumė i njohur kishte qenė qyteti i Dodonės nė lashtėsi, teatri i saj i gurtė me mbi njėzet mijė vende, me pesėdhjetė e pesė radhė shikuesish, rreth njėzet mijė spektatorė, teatėr ku pėrfytyroja sikur luheshin skena nga drama “Kėngė pėr Miqėsinė e vjetėr” apo vasha me kurora ulliri nė krye kėndonin himne dhe psalme adhurimtarie pėr Dodonėn, jo qytetin, por njeriun tė cilin doja.
    Nisa kėshtu tė ndryshoj ato qė lexoja, duke zėvendėsuar nė ēdo fjali emrin e Dodonės - qytet me tė Dodonės - njeri. “Dodona, faltore e Zeusit, e ndėrtuar prej pellazgėve” shndėrrohej nė “Dodona, faltorja shkrimit, e ndėrtuar prej Lum Drinit”. Ma pati kanda me mendue se bash mijėra vjet mė parė tek orakulli i qytetit Dodonė ishte parathėnė shkrimi i njė teksti pėr njė vajzė me emrin Dodonė. Lavdia e dikurshme e qytetit tė Dodonės tashti ėshtė lavdi e njė vajze me emrin Dodonė, ndėrsa romani ėshtė njė shenjė e rishkruar, njė simbol kthimi i shkėlqimit tė lashtė tė Dodonės, i cili fitoi famė me profecitė e orakujve…
    Mendoja gjatė orėve tė lodhshme pritėse nė Biblotekėn Kombėtare se si dashuria proverbiale pėr Dodonėn do tė bėhej domethėnėse dhe do tė ngulitej kaq thellė nė kujtesėn kolektive sa nė Fjalorin e Gjuhės Shqipe, te fjala “dua” do tė jepej edhe krahasimi “e donte si Lum Drini Dodonėn” me shpjegimin pėrkatės “e donte jashtėzakonisht shumė, e donte pėrtej pėrmasave tė zakoshme” etj, etj. A do tė arrinte romani im tė hynte nė historinė e letėrsisė dhe emri i Bregdrinit tė shkruhej aty? Nganjėherė mė dukej sikur menjėmend kisha shkruar njė kryevepėr porse pas do kohėsh mė kapte njė ndjenjė ankthėruese sikur nuk kisha shkruar askurrgjė tė vlertė dhe se gjithēka ishte njė dėshtim.
    Njė ditė, ndėrsa kisha ngulur vėshtrimin pėrtej xhamave tė bibliotekės, te Kulla e Sahatit, sakaq m’u duk sikur isha nė njė kohė tjetėr, vjetėrane, nė kullėn e njė qyteti antik prej kah po kėqyrja jo shumė larg meje kampet kundėrshtare tė tė dy ushtrive tė mėdha. Kahdo kishte ushtarė tė armatosur me shpata, thika, heshta, harqe, kalorės me armatura tė shndritshme qė do tė bėnin njė luftė shkretuese pėr shkak tė njė vajze tė njohur si Dodona e Pellazgjisė dhe kjo kishte ndodhur shumė kohė pėrpara Luftės sė Trojės dhe lindjes sė njė gruaje me emrin Helenė. Imagjinova sikur isha mbreti i asaj mbretėrie qė donte tė rrėnonte kampi armik, kurse mbretėresha Dodona kishte fytyrėn e saj nė kartėmonedhat qė shkėmbeheshin nė ato vise.
    Kur Akili lutet pėr Patroklin, ai thotė “O Zeus, mbret dodonas e pellazg, qė banon larg, qė kujdesesh pėr Dodonėn dimėrkeqe”, mua m’u duk sikur pashė vetė me sytė e mi Akilin, pashė Zojsin, mbretin dodonas, betejat e shumta dhe plojėn e pafundme tė njė lufte qė bėhej pėr Dodonėn e Pellazgjisė, kurse unė doja tė shkruaja sikurse rapsodi syterrtė Homer, njė kryevepėr, tė cilėn fare mirė mund ta nisja me vargjet: “Kėndo hyjneshė dashninė e Lum Drinit pėr Dodonėn…” ,duke zėvendėsuar asisoj jo vetėm emrin Akil me tė Lum Drinit, porse, ēka ishte mė e rėndėsishme, fjalėn “mėni” me fjalėn “dashni”.


    Kreu 50

    Spernere se sperni*


    Kush do ta pėrhapė fjalėn e daljes sė kėtij romani? Ai ėshtė pasqyra ku ju mund tė shihni dhe pastroni veten tuaj. Ndofta do tė vdesė pak e nga pak nė skutėn e fshehtė tė njė librarie me libra tė mykur. Unė e bėra flijimin tim, o Zot. I fika ditėt e mia pėr tė. Ja, merreni, o njerėz. Nėse e keni humbur veten mund ta gjeni nė njė libėr. Thonė se ekziston diēka qė quhet letėrsi shipe, ndoshta, po mua m’u verbuan sytė. Tash nuk mundem me e lexue mė atė.
    Nė studion e vet shkrimtari Lum Drini ėshtė kruspullosur si fėmijė para njė tavoline prej druri arre, brenda pak hapėsire qė po ia merr frymėn meqenėse gjithkahmos ka vetėm libra. Medet, ēfarė tmerri pėr ty, o Lum! Kur hyn nė libraritė e kėtij vendi dhe sheh me qindra libra aty, imagjinon qė njėri prej tyre do ketė emrin tėnd. Pra, ti e shkrove njė libėr?. Ke bėrė diēka nė kėtė jetė. E sfidove vdekjen. Ah, ke mbetur njė fėmijė qė ka frikė tė rritet dhe asgjė mė tepėr, o i mjerė. Po e fik jetėn tėnde pas njė iluzioni tė kotė qė po t’i vret orėt e asaj qė Zoti tė dha. E ēka se shkruajte njė libėr?. Ti thjesht zgjodhe njė mėnyrė pėr tė shpėtuar prej ēmendjes dhe asgjė mė tepėr. Pranoje mė mirė burrnisht. Dashuria jote pėr Dodonėn i trandi muret e qenies tėnde, kurse ti, i pashpresė, shkruan tė kurosh veten. Shkruan qė tė mos flasėsh me vete. Shkruan qė tė mos bėrtasėsh, tė mos qash me tė madhe si vajtojcat. E gjitha kjo nuk varet prej teje se, po tė qe kėshtu, kurrė nuk do t’i qaseshe letrės.
    Shih si je katandisur, nė njė njeri tė ēuditshėm, rob i diēkaje akoma mė tė ēuditshme, qė njerėzit e quajnė kartė. Ēfarė kuptimi ka qė ti tė ulesh tė punosh nga dhjetė orė nė ditė me shkrue pėr dashurinė tėnde pėr Dodonėn. Ka mijėra gjėra mė me kuptim qė mund tė bėsh o fatzi. Mund tė dalėsh nė botėn e madhe, tė presėsh nė ndonjė kryqėzim tek kalojnė njerėz tė panjohur dhe t’u kėrkosh lėmoshė. Edhe kjo ėshtė shumė mė me kuptim sesa kjo vetėvrasja jote e pakepaktė. Ti je i ēmendur, Lum. Ēdo t’i thuash ti Zotit tėnd kur ta takosh dhe tė pyesė se ēfarė bėre me jetėn qė tė dha?. Pėr ēka e pėrdore? Do t’i shpjegosh Krijuesit, se jetėn qė tė fali, nė tė vėrtetė e shkurtove duke u ulur para do letrave tė bardha pėr tė vdekur pak e nga pak aty. Do t’i thuash se e dije fort mirė se pas ēdo letre tė shkruar ty tė shkurtohej jeta njė ditė dhe se ti ke punuar me qindra ditė si i marrė.
    Ēfarė do tė thotė tė shkruash dhe, pse njė roman, o Lum?. Mundesh tė shkruash thjesht dy, tri fjalė pėr tė shprehė atė qė do ti. Mund tė shkruash nė njė faqe pallati ose gazete pėr shembull “Unė e dua Dodonėn.” Kjo ėshtė ajo qė do tė thuash? Po tė ishte kjo, ti mund tė ngrihesh natėn si lugat ta shkruash nė tė gjitha muret e kėtij qyteti. Ose merr peng ndonjė autobus me pasagjerė. Pasi tė kesh tėrhequr vėmendjen e tė gjithė radiove dhe televizioneve, atėherė, kur njerėzia do tė jenė duke pritur kėrkesat e tua pėr tė liruar pengjet, ti mund t’u thuash atyre se kurrfarė nevoje pėr para nuk kishe pėrpos nevojės pėr tė bėrė tė pėrbotshme dashurinė tėnde pėr Dodonėn. Po jo. Nuk do tė thuash vetėm kėtė. Do tė flasėsh pėr tė gjitha dashuritė, zhgėnjimet, pikėllimet, pengjet, nevojat, jermin, kaosin, mėdyshjet, ėndrrat, jetėt e njerėzve pėrreth teje. A tė kujtohet qė njė ditė ti u betove se nuk do tė shkruaje mė?. Pėrse ndėrrove mendje, o Lum? Atėherė, qėndro aty, o Lum Drini, pėrgjigjmu. A e sheh si je ligur i tėri, si kufomė je bėrė, hije e mbretėrisė sė hijeve. Sikur nuk ke gjak nė trup, se gjakun ta kanė thithur letrat nė tė cilat ti shkruan gėrma tė njė gjuhe pėrtejnjerėzore.

    *Spernere se sperni –latinisht, tė pėrēmosh faktin qė po pėrēmohesh


    Shkrimtari Lum Drini pėrsillet rreth e rrotull studios sė tij duke u rrekė tė mė japė pėrgjigje se pse shkruan. Po unė dua ta ndihmoj, se e shoh qė po vuan shumė. Atij i rren mendja se mundet tė pėrshkruajė me fjalė ato qė i thashė unė pak mė parė, por jo mor jo, thotė ai, unė dua zbuloj se si ėshtė shpirti i njeriut. Njeriu ka diēka qė quhet shpirt. Dua ta njoh atė. Kam tash sa kohė qė pėrpiqem ta bėj kėtė dhe ende zbuloj se sa e vėshtirė ėshtė.
    Shumė herė besoj se kam arritur tė kuptoj se ēfarė ndodh me tė, ta kuptoj ēka e shqetėson, e gėzon, e kėsisoj ēfarė ėshtė ai. Por mandej ndodh krejt e kundėrta. Njė ditė, kuptova se nuk mundem kurrė nė kėtė jetė ta njoh shpirtin tim pa e njohur shpirtin e njerėzve nė pėrgjithėsi, shpirtin e njeriut. Nuk dua tė zgjatem nė kėtė arsyetim, por dua tė tė them se nuk tė mjafton njė jetė pėr tė pėrshkruar shpirtin e njeriut. Po me kė po flas kėshtu? Me Lum Drinin? Po unė vetė jam Lum Drini. Ai me tė cilin po flas, ėshtė shkrimtari brenda meje. Unė jam Lum Drini, njeri qė po flet me Lum Drinin shkrimtar pėr t’i kėrkuar arsyet se pse unė duhet tė jetoj si ai, dhe jo si dikush tjetėr.
    Dje isha te njė nga baret, ku zakonisht rrinė shkrimtarėt. Mėsova se tė gjithė po shkruanin poezi, tregime, ese, romane, shumė gjėra qė nuk e dinin se ēfarė ishin, por qė vazhdonin e vazhdonin t’i shkruanin, me shpresė se njė ditė do tė lexoheshin prej lexuesish qė i trillonin, pėr tė ngushėlluar veten. Besonin se libri qė po shkruanin ishte ngjizur bash nė kohėn e vendin e duhur, kishte temėn e gjetur me vend, stilin tė qashtėr, gjuhėn tė jashtėzakonshme, titullin e ardhur teposhtė qiellit prej do engjėjsh tė padukshėm qė i shihnin vetėm ata. Ishin tė vendosur tė shkruanin gjithė jetėn e tyre. Thoshnin me zė tė lartė e stoik se zgjedhja qė kishin bėrė ishte sikundėr ajo e Akilit: njė jetė e shkurtėr, por e lavdishme qe besa, kjo ėshtė mė e mira, dhe e urta zgjedhje. Unė stepem, qėndroj si mumje para tyre duke mos ditur se ēfarė tė them kur tė gjitha i thonė ata. Prej fjalėve qė thonė, tė bindin se do t’i shkruajnė tė gjitha, kurrgjė nuk do tė mbetet pėr brezat e tjerė tė shkrimtarėve, nėse do tė ketė, pasi nuk do tė ketė me siguri. Si mundet tė ketė kur ata nuk do tė kenė se pėr ēfarė tė shkruajnė?
    Dal te kolonat e Pallatit tė Kulturės. Pres. Para meje kalojnė shkrimtarė tė njohur dhe tė panjohur qė dynden drejt barit tė tyre tė parapėlqyer. Shkrimtarė qė presin qė shkrimet e tyre tė botohen nė njė nga gazetat e kėsaj tė diele, shkrimtarė qė ecin vetėm dhe grupe grupe. Shkrimtarė qė po mendojnė tė shkruajnė kundėr njė shkrimtari tjetėr qė po ua zė hisen e diellit. Shkrimtarė tė ēmuar, tė pėrēmuar, me vlerė dhe pa vlerė, tė heshtur, llafazanė, dinakė, idhnakė, bujarė, tė pastrehė, tė pasur, mashtrues, zemėrmirė, dėshtakė, nevrikė, kokėkrisur. Kalojnė njė nga njė drejt barit, kurse unė u ik vėshtrimeve tė tyre shqetėsueshėm. Koha vazhdon tė rrjedhė si lumi i Heraklitit pėr mos me u kthye mė kurrė. Ti kurrė nuk mund tė kalosh nė tė njėjtin lumė, sepse lumi nuk ėshtė mė ai. Po kėshtu, kurrė nuk do tė mund tė jetoj tė njėjtėn kohė, dashuri, tė shkruaj me tė njėjtin frymėzim ngase koha, dashuria, Dodona, kurrė s’kanė me qenė po ato.
    U lodha sė menduari pėr shkrimin. Letėrsia po mė torturon. Lexuesi, kjo qenie e askurrkundgjetshme, qė mė shfaqet si hije tallėse, nuk ėshtė aspak njė arsye pėr tė shkruar. Arsyeja?!. Ajo nuk ekziston. Ėshtė njė pasion i madh qė mė ngujon kėtu. Dodona ėshtė personazhi kryesor i gjithė asaj qė po krijoj. Tė vdesėsh nė fjalėn e parė, nė fjalėn e dytė, nė fjalėn e tretė, kėshtu pat porositur poeti. Tė vdesėsh nė kreun e parė, nė kreun e dytė nė kreun e tretė. Mandej tė vdesėsh nė tė gjitha fjalėt dhe krerėt e njė prej mijėra romaneve tė kėsaj bote duke u rrekė me pėrshkrue trandjet e shpirtit. Tė hysh nė njė dhomė tė vogėl mbushur me libra, tė ulesh sipas njė rituali tė kryehershėm pėr tė jetuar vdekjen e pėrditshme qė ke si tagėr sot. Tani kam frikė se do tė verbohem. Borgesi, Homeri, operacionet nė sy tė Xhojsit, vetėvrasjet e shumė shkrimtarėve, pėrfundimi nė spitale psikiatrike, kalimi i kufijve tė ekzistencės mund tė jetė njė arsye pėr tė mos shkruar mė kurrė.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2007
    Postime
    4

    Pėrkthim

    Francis Bacon

    Mbi dashurinė

    Skena i ėshtė mė shumė mirėnjohėse dashurisė se sa jetės sė njeriut. Sa i pėrket skenės, dashuria ėshtė gjithherė ēėshtje komedish, dhe kohė pas kohe tragjedish: por ajo nė jetė shkakton shumė prapėsi; nganjėherė si sirenė, herė tė tjera si tėrbim. Mund tė vihet re qartė se mes tė gjithė njerėzve tė shquar dhe me vlerė (ata qė kanė mbetė nė kujtesė, tė hershėm ase tė vonė), asnjėri prej tyre nuk ėshtė pushtuar nga caku ēmendurak i dashurisė; ēka tregon se njerėz dhe punėra tė mėdha nuk i nėnshtrohen kėtij pasioni ligėshtues. Bėjnė pėrjashtim kėtu, sidoqoftė, Mark Antoni, bashkėpuntori i njėfarėkohshėm i perandorisė sė Romės, bashkė me Appius Claudius-in, ligjvėnėsin romak: ndėrsa i pari ishte njė njeri epshor, dhe i zullummadh; i dyti ishte i rreptė dhe i zgjuar: dhe kėsisoj duket qė (megjithėse rrallė) se dashuria gjen shteg jo vetėm nė njė zemėr tė hapur, por edhe nė njė zemėr tė rrethuar, nėse ajo nuk ruhen ditė e natė. Epikuri ka njė thėnie tė pavlerė, Satis magnum alter alteri theatrum sumus: sikur njeriu, i krijuar pėr tė soditur parajsėn dhe tė gjitha gjėrat fisnike, nuk u dashka tė bėj kurrgjė veē tė pėrgjunjet para njė idhulli tė vogėl, dhe tė bie nė varėsinė e tij, megjithėse jo nė varėsinė e gojės (sikurse kafshėt), sidoqoftė nė varėsi tė syrit, qė ai e ka pėr qėllime mė tė epėrme. Ėshtė dicka e ēuditshme tė njohėsh dhe tepėrimin e kėtij pasioni, dhe se si pėrballet me natyrėn dhe vlerėn e gjėrave, me anė tė kėtij tepėrimi, ashtu sic ėshtė e ēuditshme fakti qė tė folurit me hiperbola nuk ėshtė e hijshme kund tjetėr pėrvecse pėr dashurinė. Kjo s’ka tė bėj thjesht me frazėn; sepse sikundėr ėshtė thėnė fort mirė qė vet-lėvduesi, tė cilit tė gjithė tė kėnaqurit e tjerė i duken tė menēur, ėshtė nė natyrėn e njeriut, sigurisht i dashuruari tė jetė mė shumė se kaq. Ngase nuk ka njeri tjetėr qė mendon me kaq kreni pafundėsisht mirė pėr tjetrin pėrveq tė dashuruarit pėr njeriun qė dashuron: dhe kėsisoj ėshtė thėnė shumė mirė pėr kėso rastesh, Ėshtė e pamundur me qenė edhe i dashuruar edhe i mencur. Nuk shfaqet kjo dobėsi vetėm te tė tjerėt, apo vetėm tek i dashuruari, por te tė gjithė ata qė duan, nėse dashuria ėshtė e ndėrsjelltė. Sepse ėshtė rregull, qė dashuria ose shpėrblehet me dashuri ose me mė njė pėrbuzje tė brendshme dhe tė fshehtė. Prandaj njeriu duhet tė jetė i vetėdijshėm pėr kėtė pasion, qė tė bėn jo vetėm tė humbasėsh gjėrat e tjera, por edhe veten. Sa pėr humbjet e tjera, qasja prej poeti e vė mirė nė dukje kėtė: Ai qė parapėlqeu Helenėn, nuk pranoi dhuratat e Juno-s dhe Pallas-it. Kjo sepse kushdo qė jepet shumė pas ndjenjės dashurore, resht sė qeni edhe i pasur edhe i menēur. Ky pasion ka kohėn e vet tė vėrshimit atėherė kur tė vė poshtė dobėsia; tė cilat janė koha e begatisė dhe fatkeqsisė sė madhe (megjithėse gjatė kėsaj tė dytės ėshtė vėnė re mė pak): kohė tė cilat e ndezin dashurinė dhe e bėjnė mė pėrvėlake, dhė rrjedhimisht ka mė shumė gjasa tė jetė e marrėzishme. Mė e mira qė mund tė bėj, dikush, nėse nuk mundet t’i bėjnė ballė por t’i jepet dashurisė, ėshtė tė qetėsuarit e saj, dhe ta mbaj atė larg nga cėshtjet serioze dhe ngjarjet e jetės; se nėse ngatėrrohet me tregėtinė, e dėmton pasurinė e njeriut, dhe e katandis njeriun nė njė gjendje ku s’mundet tė bėjė gjė tjetėr vec tė pranoj ku ėshtė degdisur. Nuk e di se si ndodh, por njerėzit me natyrė luftarake i jepen dashurisė: mendoj se ndodh si nė rastin kur i jepen pushtetit tė verės; sepse kemi tė njėjtin rrezik qė ndėrrmerret pėr tė shijuar kėnaqėsinė. Ka nė natyrėn e njeriut njė prirje tė fshehtė dhe lėvizje kah dashuria pėr tė tjerėt, e cila, nėse nuk i kushtohet njė njeriu ose disave, nė mėnyrė tė natyrshme priret drejt shumė njerėzve, dhe e bėn njeriun mė human dhe tė dhimbshėm; sikundėr ėshtė vėnė re te murgjit. Dashuria martesore ėshtė burim i njerėzimit, dashuria miqėsore e pėrsosė; por dashuria e shthurur e lapėrdhos atė.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2007
    Postime
    4

    'ne studion time hermetike'

    Agron TUFA

    Poetika e pathosit dhe retorikės nė poezinė e Granit Zelės


    Granit Zela ėshtė njė ndėr krijuesit mė tė rinj tė fundviteve nėntėdhjetė dhe qė nė fillim tė viteve 2000 shfaqet aktivisht nė periodikėt letrarė, derisa e shohim tė pėrqendrohet kryesisht nė tė pėrjavshmen kulturologjike ‘FjalA’. Ka botuar mjaft dendur ese kulturologjike origjinale dhe pėrkthime nga eseistika anglo-amerikane, tregime, poezi dhe shkrime problematike kulturore. Librin e parė me poezi ‘Apokalips’ e boton mė 2001, ku mbizotėron kryesisht tematika e apokaliptikės individuale, ka mjaft situata makabre, tė dėshpėruara dhe toni disi patetik mbizotėron, duke i dhėnė vėllimit njė diptik bardh-e-zi si nė vizatimet me plum ose grafikė. Kjo ka marrė ngjyra tė pėrndezura nė vėllimin e dytė tė poetit - ‘Nė studion time hermetike’. Ky ton patetik vjen e disiplinohet duke ndėrkallur njė cilėsi shumė tė vyeshme, me njė larmi tė begatė e tė larmishme strofike. Rimat janė organizimi i diafragmės dhe dhe periudhave sintaksore, tė cilat dublojnė dyfish problematikėn e parapėlqyer, qė shpesh ėshtė zgjedhur qėllimisht stigmatizuese. Nė prozė Zela boton mė 2002 vėllimin me tregime ‘Vdekje me dėshirė’ –njė narracion gjysmėfantazmagorik dhe baladesk i realeve nga Verilindja, temat intime dhe, pėrgjithėsisht, pėrjetime metafizike pseudoromantike.
    Ne do t’i referohemi vėllimit poetik ‘Nė studion time hermetike (Aleph 2003), si njė nga librat mė tė suksesshėm tė autorėve mė tė rinj qė shkruajnė sot. Libri tė bėn pėr vete jo vetėm me bashkėkohėsinė e pėrjetimit, por sidomos, me nivelin e pjekur artistik, me shkallėn virtuoze tė zotėrimit tė intonacionit, disksionit tė qashtėrt, organizimit strofik dhe imazhit tė brendshėm tė poezisė tė orkestruar me njė organicitet harmonioz. Provojmė ti qasemi librit menjėherė pasi e kemi lexuar.
    E kemi lexuar librin deri nė fund. Duke e lexuar me zėrin nėn zė. Duke lėvrirė buzėt ne heshtje dhe duke artikuluar kumbin e plotė tė tingujve nė ēdo fjalė, pėrftesė, deri nė nuancat mė tė imėta qė interferon dallga tingullore – diftongoidet, gjersa pėrbrenda konturohet njė kompleksitet statujash tingullore qė veshin imazhet. Sugjestioni i strukturės sinkretike tė tingujve dhe imazheve na pėrmbush me energjinė e pastėr tė tingullit, ashtu siē ka qėnė ai kryesėpari, nė zanafillėn e vet, i padhunuar nga ngarkesa e panevojshme semantike, nga kakofonia e gjuhės. Leximi mund tė rivazhdohet sėrish e sėrish me zėrin nėn zė dhe efekti mund tė pėrsėritet pafundėsisht, ngjashėm me litanitė.
    Vetkuptohet: ėshtė fjala pėr leximin e poezisė. Nė rastin tonė konkret, tė vėllimit poetik “Nė studion time hermetike”, i cili, ashtu, me bojėn ende tė patharė, pret t’i drejtohet dikujt. Autori i kėtij libri, poeti Granit Zela, ėshtė i ēliruar tashmė nga pėrgjegjėsia e kėtij modulimi tingullor tė botės, sikundėrse dhe nga fati i mėtejshėm se nė ēfarė veshėsh bie kjo muzikė. Kjo ėshtė ajo qė i pėrbashkon njėlloj kėndonjėsit e psaltirėve, tenorėt dhe poetėt: ata ofrojnė njė model tė botės sė shkrirė nė ekstazė tingullore. Me tej, hemisferat e poetit ngėrthehen prej tjera ethesh, prej tjera dashurish, ambicjesh: tjera botėra pėrēiken nė pėrjetimin e krijuesit, tjera shkulme e dallgė tingullore presin njė dorė magjistari t’i fashisė, t’u gjegjė njė pėrputhje adekuate nė harmoni me imazhet. Kėsisoj, edhe njėherė Kaosi ėshtė disiplinuar, u ėshtė nėnshtruar kozmoseve tė detajuar deri nė vogėlsira. Krijuesi ecėn me tej. Para tij ngrihen kaose tė tjera, rrebelime tė errėta fjalėsh, fjalė mė agresivitet somatik, vizione, sende, gjendje, - fjalė qė presin tė shenjojnė, - pėrndryshe agresiviteti i tyre rritet dhe ka rrezik ta gllabėrojnė njeriun.
    Andaj, mes tyre vėrtitet si njė shaman Poeti: t’ia nėnshtrojė forcėn kaotike njė modeli kozmologjik, t’ua pėrthithė helmin agresiv, energjinė e traumatizuar, nė konturet e njė organiciteti tėrėsor e harmonik.
    Kozmosi i kėtyre fjalėve tashmė ėshtė pėrmbyllur nė njė libėr, ēelėsat kuptimorė tė sė cilės gjenden qysh nė titull: “Nė studion time hermetike”, - ideja, gjakimi, dhe mundimi i lashtė i mjeshtrit nė punishten (studion, atelienė) e tij, -mitologjema e pėrhershme ambivalente e mistikės sė ngjizjes, tradita fausto-mefistofeliane e mjeshtėrisė sė Krijimit.
    “Ēfarė e shtrėngon krijuesin tė shpenzojė fjalė?”, pyet nė njė poezi tė tij poeti i madh gjerman, Gotfrid Ben. Dhe risinė e kėtij shpjegimi ai e gjen vetė kur shprehet:

    “Ēdocili trashėgon qiellin, dashurinė dhe varrin.
    Thelbi pra, qėndron nė ndėrtimin e frazės…”

    Poezia krijohet, kur ka shkak tė njėmendtė, pėr fare pak lexues, ose nė idealitetin mė tė pėrkryer, - pėr askėnd, pos vetvetes dhe alter ego-s. Megjithatė lexuesi projektohet nė ardhmėri: ai asnjėherė nuk ka munguar. Nuk do t’i mungojė edhe Granit Zelės me kėtė libėr poetik, nė tė cilin ai ka gjetur notėn e vetė origjinale, regjistrin e zėrit, intonacionin dhe kurreshtinė e gjallė tė eksperimentatorit.
    Struktura e ndėrlikuar ritmike e strofės sė Zelės, pėrafron tradita tė largėta e tė afėrta, duke i imponuar njėsisė sė vjershimit njė vullnet serioz “zbutėsi”. Nė larminė strofike tė Zelės, ndihen jehonat e traditės viktoriane anglosaksone e po aq, tradita shqiptare me Nolin, Lasgushin dhe poezisė mė tė re tė brezit tė vet. Me njė ndjeshmėri dhe ndijim harmonik, nė poezinė e Zelės ėshtė shkrirė njė palitėr ngjyrimi ekspresiv me pėrftesa leksikore prej trevės Verilindore nga vjen, njė plazmikė pothuaj virgjine.
    Parė nė kontekstin e tėrėsisė sė saj, kjo eklektikė qė prek kryesisht grupin e poezive tė ashtuquajtura “stigmatizuese”, arrin tė na sjell njė model tė ri tė ligjėrimit poetik: pėrplasja e njė modeli tė mėparshėm me njė model tjetėr, sjell si rezultat lindjen e njė modeli tė ri, pasi ka shteruar mė parė pėrvojat e secilit sosh. Pikėrisht kapėrcimi i kėtyre pėrvojave shėnon cilėsitė e veēanta tė poezisė sė Zelės.
    Ndėrkallja e njėrės apo tjetrės sintagmė poetike brenda njėsisė sė vjershimit, na sjell njė specifikė tė re, e cila ėshtė ringritja e po asaj tematike, e po atyre shqetėsimeve, shenjave (Noli, Poradeci), por, e parė tashmė nga pikėvėshtrim i mėnjanuar, shmangas, e realizuar nė koefiēientin estetik.
    Kjo dukuri ndodh njėlloj, si me poezitė “stigmatizuese”, ashtu dhe me lirikėn e intime tė dashurisė dhe peisazhit (jo vetėm nė kuptimin tradicional tė fjalės).
    Na pėrftohet kėsodore njė raport i dykuptimtė me traditėn, i nginjur pėrplot nėnkuptime, nėntekste, intenca, aludime eksplicite, asosacione, duke stimuluar paranė-e-pranė, me “tė shkuarėn e lavdishme tė kėsaj tradite”, edhe njė sarkazmė tė butė, qė nuhatet, si tė thuash, nėpėr ajėr. Njė tregues qė e pėrforcon kėtė ndjesi, ėshtė vėrshimi dhe mbinginjia e fakturės ligjėrimore me reminishencat e klisheizuara tė poetikės tradicionale, pėrrenj tė rrėmbyer aliteracionalė, theksimi dhe denduria e rimave tė brendshme, pasthirma dhe apostrofi i shpeshtė, - tė gjitha kėto janė vektorė qė na shpien drejt objektit tė ligjėrimit poetik, por, mbetet i ngritur nė mendje edhe diēka tjetėr.
    Dhe kjo “diēka” tjetėr pėr kah ėshtė drejtuar vektori, sikur na thotė: “Po, objekti ėshtė po ai, veēse subjekti qė ka kapėrcyer pėrvojat, e sheh tashmė veten tė bjerrur, tė “deaktualizuar” njėfarėsoj, disi tė tėhuajėsur nga pėrjetimi kushtrues qė ka patur, fjala vjen, tek Noli. Bjerrja e objektit tematik, tashmė ėshtė “korrektuar” me bujarinė e rimave qė parodizojnė tėhuajėsimin e vetė kėtij objekti tematik.
    E megjithatė, ai risillet nė kujtesė si ndėrmendje sizifiane, tė cilin Zela na e sjell ta ajgėtojmė estetikisht. Problematizimi tematik i objektit, serviret tashmė i estetizuar. Njė pikvėshtrim i tillė, pėranash nėnteksteve parodike, na bėn tė vėmė buzė nė gaz, na ndėrkall vetėdijen e esėllt dhe, njėjtazi, qėndrimin tonė karshi pathosit tė retorikės bėrtitėse. Nga ana tjetėr, po ai objekt i riproblematizuar, shijohet estetikisht, duke ndehur dėgjimin nė magjinė e strukturės ritmike, rimave tė brendshme e tė jashtme, diē e ngjashme do tė shprehesha, me njė rimoterapi.
    Njė uverturė muzikore e dykuptimė qė priret pėr kah rekuiemi.


    Gazeta Standart 25.03. 2006

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •