-
poet
Shfaqja e Muzės nė beft, rrėfim
je njeri apo je tempull tash pėr ty po rrėfehem
me ngadalė si nė njė lutje ku rrėfyesi ngazėllehet
nuk e di a do tė mundem apo fare tė mos rrekem
pėr tė humbur nė kujtime qė kujtohen po nuk preken
je kudo e s'je askund pasqyruar nė liqej
seē mė grish fytyra jote e kėrkoj dua ta gjej
pėrnėntokė e pėrmbiqiej e pėrėndėrrt si mirazh
i rashė kohės pash mė pash tash sa vjet prita tė lind
dritė e agut t'atyre syve e t'mė hyjė thellė nė shpirt...
po kujt t'i rrėfehem o Hy i Dashurisė
pos Teje o Zot agimesh tė trėndafiltė, lutem pa pushuar
ta shihje veē ta shihje tė tėrėn hijeshuar!
ėshtė ėngjėll flatrabardhė lule gėzimsjellėse
si t'ishin prej argjendi m'u dukėn ato duar
e ndjeva prehje..prehje veē fjalėt gjejnė shprehje
pa fund ia kam blatuar shpėrthim tė frymės time
do shenja po lė tashti nėpėr fletė
tė fshehta tė reja tė vjetra njėherėsh
si shkrimet nargjilė a tempuj tė thjeshtė
kur koha tė rrėnoj do tkėrkoj tė rroj
ky tekst qė nuk resht sė qeni i shenjtė
mund tgdhendej nė pllakė balte nė dru a lėkurė
si mundet qė pa mua gjer tash ke jetuar
nė mendje pergamenė pėlhurė tė kam shkruar
askush sikur unė ska dashur gjer mė sot
qėkur bota ishte bot dhe Zoti ishte Zot
kudo si i krisur kėrkuar kam muzėn
ē'prej agut nė tė ngrysur ia zija udhėn
nė verė a nė vjeshta pėrmbytur shirash
mėtonjės i marrosur i djegur dėshirash
fletėt janė si fatet kryqėzohen kallėzohen
kur e sjell ndėrmend gėzimin qė kam ndjerė
them se para meje s'kanė dashur tė tjerė
tė falem nė t'fjalės faltore tė shenjtė
ti sqenke shėmbėllim por je Muza vetė!
-
-
poet
Duke pritur barbarėt
barbarėt erdhėn u dyndėn nė terrinė
me shekuj e shekuj ndenjėm duke i pritur
plojėn do tė shmangnim gjithherės tue kqyrė
tė lodhur, tė pagjumė, tė uritur
tė prisnim! Kėsisoj porosi e lanė tė parėt
me sytė e ngujuar nė tė pamjes tejqyrė
te portat e Qytetit prisnim barbarėt
kuajt na shkelėn shpatat na ēanė
pėrmbysėn foltoret besimet i ndynė
etėrit veten vranė kur e panė hatanė
e kotė tė jetoje, tė vdisje mė mirė
i shėmtuen tė shuemit i nxorėn nga varret
askėrkund su ndalėn mė keq se xhingsikhanėt
thereshim pėr diell mbi plisat nė arė
ndėrkohė qė Qytetit dyndeshin barbarėt
me bujė e poterė ashtu si ēdoherė
minj tė ngordhur murtajė e kolerė
kryq e tėrthor Qytetit i ranė
masakra bėnin gjer nė tė zbardhur
paguan bardėt, pėrhapėn gojėdhanė
se duheshin pritur, kinse skishin ardhur
.
-
-
poet
aleluja
mendjekthjellėt mendjeturbullt tė palumtur e tė lumtur
viktima fajtorė fitimtarė tė humbur
derdhet helm e verem vendi kthyer nė harem
gjindja grindet nxit sherre kuthe tmerre terr skėterre
kėtu fillon po nuk mbaron gaz hare kur duhet vėnė kuja
aleluja
qoftėlargu mes nesh ulur kėmbėkryq nė udhėhumbur nė udhėkryq
braktisur kėrrusur krishti nėn kryq
tė drejtė e tė padrejtė tė denjė tė padenjė
kohėbjerrė qyshkaherė katranosur pėrmjerrė
ēirret ndėrsehet me zhurmė turma
aleluja
njėsoj tė vegjėl e tė mėdhenj tė gjithė grabisin si cakej
njėri gozhdės tjetri patkoit smerr vesh I dyti cthotė I pari
vetė flasin veten sdėgjojnė duarlarė si pilati
torturuar humb toruan mė tmerron zhurma dhe buja
Zot mbroji ata tė pambrojturit kėtė lutje vetes thuaja
aleluja
-
-
poet
vaj
ikėn muza nėpėr shi medet vaj pėr dashurinė
vetėm dhimbje ndjej tani horizontet seē u nxinė
pėrgjoj me pėrgjėrim ankthi ther si thikė
pėrshpirtshėm shpresa bjerret pres dita tė erret
avitet fanitet makth i pambarimtė
i dėnuar tash dėnes si njė det qė zhaurin
ikėn muza nėpėr shi medet vaj pėr dashurinė
tė ikėsh si tė vdesėsh tė ndahesh pėrgjithmonė
falltarėt thonė tė presėsh se fatet parathonė
gjithkush e mabart njė kryq nė shpatull a nė shpinė
pataksur prej boshit marrė kam arratinė
strukur nė nj kthinė humbur nė terrine
o Zot kam adhuruar ēka ti i ke dhuruar
tė ndritshmen bukuri tė hyjshmin frymėzim
a tdhimbsem tashti tek tretem pa mbarim
ēkuptim paska jeta kur gjėrat mė tė shtrenjta
si tmos ishin kurrė zhbėhen bėhen hi
mbeten atėbotė imazhe ca shenja
po ndoshta ky sdo jetė pėr mua ngushėllim
klithmė pasioni gjithherė e paqetė
valė vetmitare brigjesh pėrfjetė
mos koha ēfarė e ngre me ngé e rrėzon
tash mungon...dita si njė kornizė bosh
s'ka asgjė kėtu ngase vrazhdė vazhdon
vetmia si qyshkur tė mė mposht ēdo ēast
nė zi m'u kthye buza e vėnė lehtė nė gaz
si i kalon ditėt e tua ėndėrrhumbur nė eter
a mendon vallė pėr mua dhe malli a tė merr
tash sa vjet prita nvetmi dhe nuk dua tė vuaj mė
nuk e di a tė merr gjumi pasi mua nuk mė zė
ti hyrė kishe nė zemėr tė fjalės Perėndisė
natė tempull ku spat hyrė kurrė kush veē vetmisė
srijetohen ditėt skthehet koha prapa
pėrsėdyten stinėt po kurrė sjanė njėlloj
njė zog i pashpresė diku pėrpėlitet
nė prush tė fshehtė ndjesish digjem e kujtoj
kėrkoj tė jetoj ēastin nuk ngopem me ty
o Zot mėshirues a ke ndopak mėshirė?
tani anijethyer mė duhet tė pres
harrimi hakmarrės tė t'qes nė harresė
s'pranoj i pėrhumbur i hakėrrehem fletės
kam humbur gjithēka qė i desha jetės
oda -varr i zi pa njerėz qė m'pėrcjellin
po kumte ē'prej matanė tė vdekurit nuk sjellin
ti ike- u theve si njė qelq a fjalė
vetmi dhe harrim deri sa t'jem gjallė
prej thikėn e vetmisė pėrshkuar tej e tej
kaherė nė kraharor shkėrmoqur fundekrej
njė mall i pakundshoq qė sėsht parė mbi dhe
mė kap kėsokohe mirėfilli nė beft
e tash qė sta ndjej frymėn si pėrherė
sndjej mė atė galdim qė mkaplonte gjithkah
ska vend pėr kėt shpirt tė prehet nė liman
ta kisha prekur..ta kisha prekur mandej tė kisha vdekur
nė ēdo ind tė saj tė shuhesha nvis virgjin
tė kurmit tė zambaktė tė dlirė pėr tu dehur
zėmbytur e mekur i zgjasja gishtėrinjtė
kah ftyra prej shenjtore burimi qė smė nginj
po thoja ėshtė e imja e kurrė nuk e dija
do tikte papandehur nė ēastin vetėtimė
gjithsaherė nė mendje mė vjen njė mendim
mėtimi pėr tė gjetur ēka ėshtė tretur e humbur
ēfarė ndodhet pėrtej mė ngjan e pamundur
udhėtar udhėhumbur me vetminė e ujkut
vise qė sgjejnė paqe ngase s\mund tė puqen
unė skaj i veriut e ti skaj i jugut
...njė ditė ka pėr t'u sosur bukuri e pėrsosur
pikėllueshėm vetmueshėm do shndrrohesh n'kujtim
vdekja kallka frikė e tėra prej harrimi
do tretet nė lirikė thurur vargjesh amėshimi
ngase ethshėm ditė e natė dashurues i marrė kam endė
avlėmend tė artit tim si nė njė legjendė
mbi gurrvarin tėnd tė ri do tė mbetet shenjė kujtimi
-
-
poet
mos eja te pusi
mos eja te pusi si dikur e mitur
ti tash ke ndryshuar dhe vetė pa e ditur
se kur kurmi yt nė ujė tpasqyrohet
pusi turbullohet
nata e zezė sterr veē hėna e bardhė
zemra po mė ther sikur po merr flakė
stinėt ndėrrohen sikur tishin ēaste
kam mbetur ngujuar prej dashurisė sate
mos eja te pusi me ujė tė kulluar
se kur tė ta shoh gjirin e trazuar
buzėt e pėrskuqura si shegėt qė ēahen
pusi do tė thahet
.
-
-
poet
* * *
fshehurisht moj fshehurisht
Nėn qerpikė dridhje sysh
hapėron floku yt i zi
pėrskuqur gojė e trėndafiltė
ikėn e bėhet poezi
sa herė shihemi sy ndėr sy
si yllėsi nė errėsirė
pėrplot me mall e trishtėsi
ti hovesh e trazohesh shpirt
a ndjen gėzim zemėr e heshtur
hėnėza nė kraharor
zgjim i dashurisė sė fjetur
tė kanė zili krijesat mbi tokė
flokėt tė zi korb dlirėsi Shėn Mėrie
kėmishėn shpėrthyen gjinjtė qė tė fryhen
pejzat e zėrit
tėrė pejzat e kurmit
ti dua me heshtje murgu
as frymėtimė
as pipėtimė
(fshehurisht moj fshehurisht)
marrim a nuk marrim frymė?
-
-
poet
Vaj
Si mundesh tė mė lėsh tlumnueshmen lamtumirė
Nėn zė tė mė pėrzėsh humbshėm nė humbėtirė
Tash gjasė ska tė rri me ty asnjėherė
Ti je kaq e mirė e unė kaq i mjerė
Mė ndih nguhėllim vajshėm mrrjedhin lotė
Pėr burrin ėshtė turp nkto vise pėr me qa
Pa nisi si njė lojė mė duket jeta kot
Kėmbenim vėshtrime tpafajshme pajada
A do tė ketė ndonjėherė pėr mua dashni rishtas
Se vranėt mka fundosė gjithėe kjo ne turbullimė
Mėdyshjesh tė kahershme e shpresė tė shkrekėtimtė
Zhytem trishtimesh gjithheri ndėrdyshtas
O i madhnueshmi Zot ti shpirtin tim e kalle
Ksaj nate tė shejnjtė ku shpirtrat rrėfejnė mėkate
Tjetėrkėnd nuk gjete pos meje nė kėtė botė
Shembe qenien time e shndėrrove nė gėrmadhė
Mė dėnove si askėn askund skam me u pėrmallė
Me ftyrėn e saj tė ngrohtė kurmin e bardhė
-
-
poet
Vjeshtė
Me zemrėn pezull dola nė pllajė
Mė mori malli pėr sytė e saj
U ula nė gjunjė desha tė qaj
Prita e prita si i marrė
Prisja te bregu se mos mbėrrinte
Pėrkulej shelgu e spipėtinte
Por veē jehona e zhurmėrime
Seē e pėrmbytėn zemrėn time
E zemėruar pėrplasej vala
Hėna mbuluar prej zije terri
Unė isha peng i asaj qė iku
i magjisė kurmit bardh si mermeri
Diēka po drishet sipėr npyllishtė
Kujtim i trishtė i dashurisė?
Jo sishte mall makth qė mundon
Por vjeshtė e vonėt e vetmisė
-
-
poet
largvulgut Ynėzot...
o Zot
mos mė braktis se rruga qė kam nisur
e di do tmė sfilisė siē mė ka sfilitur
sot e gjithė ditėn veē mė kanė mohuar
t ė verbėrit e tu nė terr tė terruar
Ti vėnsh drejtėsi nė kėtė lėmsh
kam shpresė se mos shplekset veē korkolepset
gajasen pėrjargen jepen epshesh
nuk ka vdekėtar qė ska mėkatuar
..po kėtu..
tė egjrit e tu
pa zemėr pa tru
fytyra idhujsh gdhendin nė dru
marifete rryshfete majmen pėr vete
skamnor e tėkamur kumar kabareve
Dheu i tė parėve fole e barbarėve
prijna
kqyrna
folna
falna
nuk ka mė mizore se marrėzi e Cezarėve
zemra mė rėndon njė gulē mė shtrėngon
gjymtyrėt gjymtuar njė tmerr mė pėrshkon
turmė zhurmėshumė blasfemon klithmon
mė kot sot e mot e njėjta golgotė
ndjemė sytė mė djegin shpirti mė rėndet
mė duhet tė duroj gjoksi ēarė me thonj
trumzė e mendėr turmė mendjeegėr
lufton shkumbon shurdhon pėrgjon pėrgojon
ndėshkon kundėrshton shkatėrron vorbullon
mashtron dhunon mallkon mohon dėnon
fajėson zbob ēnderon ngatėrron shkreton
vetanak
larg vulgut Ynėzot iki te FJALA
shpėtoje popullin tėnd
Ave Maria!
me tinguj mbjell e korr nė tempull meshoj
verbi i murgut me zhgun blatohem nė shkronjė
diē rrekem tė rrok njė yshtje tė parė
nė tė frymės vlug shuhem pakngapak
ngase gjakoj tė shkruaj me gjak
gjuha ėshtė faltore
e fjala altar
larg vulgut Ynėzot shumė larg...
Teksas SHBA 2004
-
-
poet
Gonxhe Bojaxhiu: madhėshtia e dashurisė
Askush nuk e kishte menduar se vajza shqiptare nga Shkupi, ajo qė nė rininė e vet qe poete dhe luante me mandolinė, do tė bėhej njėra prej grave mė tė famshme nė historinė e njerėzimit dhe shqiptarja mė e njohur mbi tokė gjer mė sot. Mirėpo kur gazetarėt e shtypit botėror i bėnin pyetje pėr familjen e saj, ndėrkohė qė shtypi shqiptar as qė e pėrmendteasfare emrin e kėsaj shenjtoreje tė pashoqe, Nėnė Tereza jepte gjithmonė pėrgjigje tė prera, duke iu shmangur kėsisoj ēdo hollėsie qė kishte tė bėnte me familjen e saj, pėr tė fshehur dhimbshėm misterin e njė drame familjare, qė mbeti pengu i pėrjetshėm i saj. Kjo dramė lidhej me faktin se ajo, e mbetur jetime qysh ne moshėn tetėvjeēare, nuk mundi tė shihte kurrėmė nėnėn e motrėn e vet, ngase ato jetonin nė Shqipėri, vendin e vetėm nė botė ku ateizmi ishte sanksionuar me kushtetutė dhe vendet e kultit ishin kthyer nė muze, kinema, ndėrsa klerikėt persekutoheshin e burgoseshin.Nėnė Tereza kishte frikėn e tyre pasi ajo e dinte fort mirė se ndėrsa jetonin nė Tiranė, ato mbaheshin nėn mbikqyrje sepse ishin farefisi i Llazar Bojaxhiut, njė refugjat nė Itali, i dėnuar me vdekje nė mungesė nga shteti shqiptar, si dhe Gonxhe Bojaxhiut, njė murgeshe tė njohur nė botė me emrin Nėnė Tereza e Kalkutės. Prej mėse dhjetė vjetėsh Gonxhja nuk pati ndonjė letėr prej tyre. Paskėsaj mėsėfundi ajo mori vesh se ato jetonin nė Tiranė, porse u lejohej tė shkruanin vetėm njėherė nė muaj, megjithėse dihej se tė gjithė letrat kalonin nė duart e njė censure shtetėrore, e cila kontrollonte edhe hollėsitė mė tė vogla. Biografė tė shumtė tė Nnė Terezės shkruajnė se ajo kishte njė dėshirė tė zjarrtė tė vizitonte Shqipėrinė, madje pėr kėtė ajo fliste shpesh me miq tė ngushtė tė saj, por ky vend nė mėnyrė absurde ishte njė tokė e ndaluar pėr tė.
Dua tė tė shoh par se tė vdes, ky ėshtė hiri i vetėm qė i kėrkoj Perėndisė, i shkruante e ėma Drane Bojaxhiu, tė cilėn fėmijėt e saj e thirrnin Nanėloke e qė Gonxhja gjithmonė thoshte pėr tė se ishte njė grua e shenjtė qė na ka edukuar me dashurinė pėr njerėzit dhe Zotin Nuk dij-ka thėnė ajo- nėse ka qenė shembulli i nėnės sonė e dashunia e saj pėr tė vobegtit apo frekuentimi ynė ndėr jezuitėt. Jam e bindun veēse fillova me mendu pėr me marrė kėtė rrugė qysh nė moshėn dymbėdhjetė vjeēare. Nuk i tregova askujt se ēka mendojsha. Vijova studimet dhe kreva studimet. E kur mbarova tetėmbėdhjetė vjetėt nėnės i tregova gjithēka. Nė rast se ėshtė vullnesa e Zotit mu pėr gjigj ajo grua e shenjtė - nuk do tė jem unė qe kam me tė pengue. Dranja dhe Agja jetonin nė varfėri. Agja punonte si folėse te Radio Tirana, por, menjėherė pasi regjimi nisi njė nga shtrėngimet e kohėpaskohshme kundėr armiqve tė shtetit socialist, Agja u pushua nga puna. Ajo ishte i vetmi ngushėllim i sė ėmės dhe nuk u martua pėr ti ndenjur praėn asaj. Age , ti je ėngjėlli mbrojtės i nėnės sonė, i shkruante Nnė Tereza.
Aty kah fillimi i viteve 70, kohė kur Nėnėn Tereza mėsoi pėr sėmundjen e nėnės sė saj, ajo i dendėsoi pėrpjekjet pėr tiu dhėnė mundėsia qė tė vizitonte vendin e saj. Shkoi tė takonte Atasheun e Ambasadės Shqiptare nė Romė me shpresė qė tė paktėn do tė lejoheshin qė e ėma dhe e motra tė iknin nga Shqipėria. Kur Nėnė Tereza po dilte prej ambasade,- shkruan Dom Lush Gjergji nė librin Nėnė Tereza Jonė,- pėr herė tė parė nė jetė e pashė ti shkonin lotė nėpėr faqe. U ndal, drejtoi sytė kah qielli dhe tha:O Zot, unė e kuptoj dhe e pranoj kėtė vuejtje pėr vedi, por shumė e vėshtirė ta pranoj dhe kuptoj pėr nėnėn, Loken time, e cila nė pleqėri tė shtyeme nuk dėshiron asgjė tjetėr pėrpos tė na shoh edhe njė herė. E pyetur nga shoqėruesja dhe biografja e saj Eileen Egan se ēfarė i tha atasheut tė ambasadės, ajo i qe pėrgjigjur: I thashė tė vėrtetėn, qė kam shkuar tek ai si njė ēupė qė kėrkon tė ėmėn. I shpjegova se nėna ime ėshtė tetėdhjetė e njė vjeēe dhe se unė nuk e kam parė qėkur isha tetėmbėdhjetė vjeēe dhe se do tė doja aq shumė qė ti jepnin vizėn qė tė vinte nė Itali me motrėn time.
Nė Itali, gjatė vizitės sė saj tė parė nė Romė, Nėnė Tereza takoi pėr herė tė parė pas 31 vjetėsh tė vėllain, Nė vitin 1934, ai me tė me tė ėmėn dhe tė motrėn ishin vendosur nė Tiranė. Mė 1 shtator 1928, kur Zogu i Parė u shpall mbret, Llazari shėrbeu si oficer i tij, Pėr kėtė, ai i shkroi me krenari Nėnė Terezės pėr t i thėn se po shėrbente nė ushtrinė e Mbretit tė Shqiptarėve, po Nėnė Tereza duke shprehur pėrkushtimin e saj ndaj besimit, i qe pėrgjigjur se ndėrsa ai po i shėrbente mbretit tė njė popullsie dymilionshe, ajo po i shėrbente mbretit tė gjithė botės. Nga qeveria shqiptare e kohės Llazari mori njė bursė studimi si jetim nė Akademinė Ushtarake tė Vienės ku studioi artin ushtarak. Si shumė tė tjerė pas pushtimit tė Shqipėrisė mė 1939, ai u dėrgua me shėrbim nė ushtrinė Italiane nė Torino si oficer artilerie. Nuk deshi kurrė tė hiqte dorė nga nėnshtetėsia shqiptare dhe kjo ndikoi nė vendimin e tij pėr tė hequr dorė nga ushtria. Nė Shqipėri nuk mund tė kthehej sepse pas vendosjes sė regjimit tė Enver Hoxhės u ngrit padi ndaj tij si tradhtar dhe u dėnua me vdekje. E bija e Lllazarit, tė cilėn ai e quajti Age, kujton takimin e tė atit me Nnėnė Terezėn. Babai dhe nėna flisnin papushim shqip ,-kujton ajo.Halla tani ishte bėrė e famshme por babai e trajtonte si njė motėr tė vogėl. I bėri pėrshtypje qė e pa ashtu tė mplakur. Puna kishte lėnė shenjat e veta. Ajo kishte kaluar njė jetė me shumė lodhje dhe mundime.
Pėrgjigja, qė Nėnė Tereza mori nga shteti shqiptar pėr kėrkesėn e saj qė tu jepej tė ėmės dhe motrės vizė pėr nė Itali ishte e prerė: Drane dhe Age Bojaxhiu nuk janė nė gjendje fizike tė ndėrmarrin njė udhėtim jashtė shtetit. Gėnjeshtėr,-kishte komentuar Llazari. Sėmundja e vetme e nėnės dhe Ages quhet vetmi dhe dėshpėrim. Janė tė varrosura pėr sė gjalli,-kishte thėnė ai. Pasi nuk pati sukses nė mabasadė Nėnė Tereza nuk reshti pėrpjekjet pėr tė nxjerrė tė ėmėn dhe tė motrėn nga Shqipėria. Pėr kėtė ēėshtje, ajo kėrkoi ndihmėn e shumė personaliteteve botėrore si tė J.F.Kenned-it, president i SHBA-sėtė De Golit, president Francės, tė Indira Gandit, kryeministre e Indisė, por pa sukses. Nuk mund tė bėj gjė tjetėr, vetėm se tė lutem pėr ju, i shkruante tė ėmės dhe tė motrės pasi pa se ėndrra e saj e kahershme po shuhej.
E megjithatė, ajo nuk shprehej kurrė publikisht pėr kėtė ashtu siē nuk komentonte vrasjen e tė atit, pėr tė cilin ajo deklaroi se kishte vdekur papritur nė moshėn 46 vjeēare, pasi kjo ngjarje kishte tė bėnte me rrethana politike, ndėrkohė qė ajo, duke qenė njė besimtare e devotshme, nuk merrej kurrė me politikė. Mirėpo Llazari kishte njė natyrė krejt tjetėr dhe nė Stokholm, kur vajti pėr tė shoqėruar Nėnė Terezėn pėr marrjen e ēmimit Nobel , ai deklaroi pėrpara gazetarėve se vdekja e babait tė tij kishte qenė njė helmim pėr arsye politike, sepse babai i tij, Kolė Bojaxhiu, , ishte njė nacionalist i fortė qė kėrkonte bashkimin e Kosovės ne Shqipėrinė.Kreu i familjes Bo jaxhiu, Nikolla, ishte pėrzier me politikė dhe luftonte pėr tė drejtat e popullit tė Kosovės. Nė vitin 1912, kur Shqipėria shpalli pavarėsinė, nė shtėpinė e tij pėr tė festuar kėtė ngjarje ishin edhe Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Sabri Qyteza. Ai sihte njė sipėrmarrės i suksesshėm ndėrtimesh dhe gėzonte dhe pėrkrahjen morale tė popullit.
Pas shpėrbėrjes sė Shqipėrisė mė 1913-ėn dhe kalimin e Kosovės nė pėrbėrjen e Jugosllavisė, Kolė Bojaxhiu merrte pjesė nė tė gjitha mbledhjet e atdhetarėve shqiptarė. Pėr kėtė, ai ishte nga ata persona qė pėrndiqej nga policia e fshehtė sllave. I ftuar nė Beograd nė nėntor tė 1919-ės. Me cilėsinė e kėshilltarit tė komunė sė Shkupit, ai u kthye prej andej me dhimbje tė forta qė i shkaktuan vdekjen e menjėhershme. Kolė Bojaxhiu u varros nė Shkup, por Llazar Bojaxhiu nuk mėnonte tė shprehej se ai ishte helmuar nga Beogradi.
Ishte po Llazari, i cili, duke parė spekullimet nė lidhje me origjinėn e tyre edhe pas deklaratės sė Nnėn Terezės se nga gjaku dhe prejardhja jam shqiptare, deklaroi me vendosmėri Dėshiroj mbi tė gjitha me ba tė kjartė njėherė e pėrgjithmonė se na jena shqiptarė e jo jugosllavė siē po don me thanė gati nė pėrgjithsi i gjithė shtypi nė botė. Keqkuptimi ka lindun nga fakti se Shkupi, qyteti ku kemi lindun, ishte ma pėrparė njė qytet shqiptar pastaj i kaloi Jugosllavisė.;porn a tė gjithė vijojmė me folun shqip e letrat ime motėr qė flet anglishten dhe pak frėngjishten) mI shkruen nė gjuhėn shqipe. Mbrėmjen e ceremonisė sė Nobelit ai ishte gati tė rrėfente shumėēka pėr gazetarėt por ishte bllokuar nga buzėqeshja e Nėnė Terezės. Dashunija, duhet ta keni gjithmonė parasysh, don me thanė mbi tė gjitha me dijtė me falun thoshte ajo. Por ato qė nuk I tha atė mbrėmje Lazar Bojaxhiu I tha vite mė vonė pėr tė treguar se: motra e vogėl. E pėrulur, ajo e cila u pat ardhur nė ndihmė miliona tė braktisurve, ajo qė u ka dhėn dashuri dhe solidaritet aq njerėzve tė dėshpėruar, u ndalua tI qėndroj mbi krye tė shtratit tė vdekjes nanės sė vet. Dhe ajo grua e gjorė vdiq e dėshpėruar duke shtrėnguar nė kraharor njė fotografi tė njomur me lot. Ai e dinte se po hapte njė plagė tė pambyllur tė Nėnė Terezėsdhe qė do tė mbyllej me vėshtirėsi ndėrkohė qe vetė ajo kishte qenė gjithmonė e pėrmbajtur madje e drojtur pėr tė folur pėr familjen e vet pasi ējanė ankthet tona tė vogla para tragjedisė sė qenieve njerėzore, tė cilėt vdesin ēdo ditė pėr bukė? por ai foli vetėm ngase njerėzit ėshtė mirė tė zbulojnė e ta dinė se si ėshtė vdekja nė njė vend komunist, nė Shqipėri Llazar Bojaxhiu vdiq nga kanceri nė vitin 1981, nė moshėn 73 vjeēare, pa e parė mė kurrė nėnėn dhe motrėn e tij dhe u varros nė Siēili. Nė njė letėr tė shkruar pas vdekjes sė tė vėllait Nėnė Tereza thoshte: Tėrė jetėn e saj, nėna jonė pati ėndėrruar qė Llazari tė kthehej nė shtėpi. Djali i vetėm, tė cilin ajo e donte mė shumė se jetėn, mė sė fundi ėshtė takuar me tė.
Me babain e varrosur nė Shkup, Llazarin qė kishte mbetur nė Itali, Nėnė Terezėn nė Indi dhe Dranen dhe Agen nė Shqipėri, familja e Bojaxhinjve e shpėrndarė nė katėr shtete, jetonte si nė njė balada tragjike, ku tė gjallėt e tė vdekurit, duke dėgjuar thirrjen e gjakut, kėrkojnė, por nuk munden tė takojnė njėri-tjetrin. Lokja e saj, Drane, e cila ishte njė fetare e pėrbetuar, qė edhe fėmijėt e saj i kishte edukuar nė kėtė mėnyrė, pėr ta bėrė mė tė lehtė dhimbjen e fėmijėve tė saj, nė rast tė ndonjė vdekjeje tė mundshme, atėherė kur i pat humbur shpresat pėr ti parė pėr sė gjalli, i shkruante Gonxhes nė kėtė mėnyrė E nė mos u pafshim nė kėtė tokė tė mjerė, bija ime, ne me siguri do tė shihemi nė qiell.Kėshtu, Nėnė Terezės i duhej tė priste telegramin e datės 14 korrik 1972, ku i vėllai Lazėr Bojaxhiu i shkruante si mė poshte: Lutu pėr Loken, qė ndėrroi jetė mė 12 korrik. Drane Bojaxhiu vdiq me dhimbje nė zemėr, qė nuk arriti ti shoh pėrsėri tė birin e mbetur nė Itali dhe vajzėn misionare nė Indi. Dranja, bijės sė vet, qė nuk e shihte prej dyzet e pesė vjetėsh fotografinė e fundit ia dėrgoi me kėtė nėnshkrim: Gonxhe, tė puth nanėlokja. Agja vdiq njė vit pas vdekjes sė tė ėmės, mė 1973.
27 gushti ėshtė ditėlindja e Nėnė Terezės. Ditė tė tilla janė njė mundėsi e shkėlqyer qė Gonxhja shqiptare tė vijė nė Shqipėri. Koha po i shkul nga kujtesa njėherė e pėrgjithmonė ditėlindjet e diktatorėve dhe po pėrjetėson tė shenjtorėve. Gonxhe Bojaxhiu ėshtė shndėrruar tashtimė nė njė simbol tė pėrbotshėm. Historia e jetės sė saj i ngjan atdheut tė vet. Ajo qė ishte njė njeri pa familje dhe atdhe tė mohuar qė mjeronte nėn mjeraninė totalitare, hapte kudo nė botė shtėpi pėr tė vetmuarit, tė sėmurėt, lebrozėt, tė braktisurit, tė pashpresėt, lypėsit, pėr ata qė dergjeshin nė grahmat e vdekjes, pėr tė mohuarit e botės duke i ftuar e pushtuar mirėsisht prej lumnisė pėr me dhanė tė gjenin strehė te shtėpia e njerėzimit dhe dashurisė. Ajo themeloi njė bashkėsi pėr tu shėrbyer tė varfėrve me qendrat e veta nė pesė kontinente, i pastronte ata prej plagėve tė fėlliqura tė lebrės, u shuante urinė duke i ushqyer, i pėrkėdhelte me ngrohtėsi, u gjendej pranė nė ēastin e fundit kur ata qė kishin nė trup shenjat e vuajtjes ngėrthyer prej spazmave tė dhimbjes, kthenin shpirtin qė u kishte dhėnė Zoti. Ajo lutej pėr ta dhe pėr tė gjithė ne.
Por mė sė miri e shpreh vetė se si ishte shtėpia e saj e re nė letrėn qė i dėrgon sė ėmės prej Kalkutės pasi kishte hapur Qendrėn e parė pėr mbledhjen e atyrė qė presin vdekjen .Kam shtėpinė teme tė re dhe asht shtėpia e tė vorfėnve; jo e tė vorfėnve por e atyre qė ndėr tė vorfėn janė mė tė vorfėnit; e atyne qė njerėzia largon nga shkaku se mendon se asht rrezik se po ngjesin lėngatėn e pisllėkun tue qenė tė mbuluem me mikrobe e insekt; e atyne qė nuk shkojnė me u lutun sepse nuk mujt me dalun nga shtėpia lakuriq; se nuk hajnė ma se nuk kanė fuqi me ngranė; qė bijnė rrugės se e dijnė se janė tue vdekun, e afėr tė cilėve tė gjallėt kalojnė pa u dhanė as ma tė voglin vėshtrim; e atyne qė nuk kjajnė se nuk kanė ma lotė.
Nėnė Tereza ėshtė nderuar kudo nė botė me ēmime ndėrkombėtare pėr paqen, shėrbimin ndaj njerėzve tė vetmuar, pėr mirėkuptimin ndėrmjet besimeve, pėr vėllazėrimin mes popujve, pėr lirinė. Gonxhe Bojaxhiu, e vlerėsuar si gjigandja e kohės sonė (B Klinton), gruaj qė i dha formė shekullit tė XX (Papa Gjon Pali I Dytė) ajo para sė cilės ne tė gjithė turpėrohemi(Indira Gandi), ėshtė njėkohėsisht njė simbol modern i shqiptarėve drej Evropės sė Bashkuar, sepse ajo arriti tė bėhet qytetare e botės pa mohuar iodentitetin e saj. Ajo ėshtė prijėsja qė ne prisnim, pika e referimit pėr shekullin XXI. Tė mos rrėnjosėsh nė ndėrgjgjen e brezave, filozofinė e saj tė dashurisė, do tė thotė tė vazhdosh ta mohosh atė. Ditėn e ndarjes nga familja shkruante Yllin e vatrės po lė sot/ po lė shtėpinė tė shtrenjtin prag/ Shkoj nė Bengalin halleplot/ po shkoj nė lindje tepėr larg/. Trupi i saj prehet nė Kalkutė, tepėr larg
kurse shpirti nė Shqipėri, si nė njė baladė. Gonxhe Bojaxhiu duhet ti kthehet atdheut tė saj!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt