-
poet
Lulet e verdha tė pikėllimit
zhytur npėrfytyrime ta ndėrmend fytyrėn
prapsur vetmie dikur ndjeja gėzim
ēelje si lule shpėrthyeshėm nshpengim
drithėruese fėrgėlluese sa mezi mbaj frymėn
msillje paqė pėrndezur pasionesh pėrvlim
koha pandalas rrėfeu fate mizore
ti ndėrrove mendje tash kallur nharrim prore
nuk mundem me kėmbye spaku nji vėshtrim
kur qan a qesh shkakun pa e ditur
kush ti fshin sytė o peng i kėsaj jete
shpėtoma shpirtin tashembrapa mbete
trazuese nji dėshir gjithheri e grishur
thuaji kujtimit tėnd tė mė lėrė tė qetė
a ndoshta kjo ndodhi prej luleve tverdha
qi pashė sot ndaj me gėzim erdha
te ti qė u kėndoje pėrplot me adhurim
ta dish si gjermėtash sdo mundesh me qenė
burim i pashterrshėm i pikėllimit tim.
-
-
poet
Betlehem
imzot dritat na i verbokan sytė
u mėsuam me terrin sa dhe ditėn natė e bėjmė
lozim si fėmijė me yjet e hėnėn
si nuk u morėm vesh se po i bėjmė vetes gjėmėn
po kthehemi nė shpellė nė guvė si vuv thellė
nuk qenkan pėr ne verbanėt dritat
nė terr nuk shohim tė ja ngulim njėri tjetrit thikat
sivėllezėrit e mi imzot
nuk janė vetėm mėkatarė mė keq barbarė
i pėrdhosin tempujt i shembin
lavirojnė nė thertore therin nė faltore
mė mirė ti tredhim se ndofta i trembim
na kanė mallkuar na kanė bėrė magji
vrasin nėnat me fėmijė nė bark e gji
e marrin atdheun si tė qe prej argjile
dhe i japin formė ēmendine
kujtoja se ėshtė i imi po sqenka as i vetes sė vet
mė mirė tė mė marrė harrimi tė mė tretė
pėrēudshėm e montojnė nė zhguallin e breshkės
tallen me tė nė kohėn mė tė ligė
i vėnė flakėn sic i vihet eshkės
po i ndjellin e sjellin shkretimin
unė strukem me frikė shembėtirės sė dėshpėrimit
po nuk ėshtė kjo lojė imzot
pėr atdheun paskam nevojė qė tė prehem pak
na paskan futur Dreqin nė tru dhe tė Birin nė gjak
nuk dua tė kthehem nė shpellė as sot as mot
mos mė moho e mallko si shpellan nė terrinė
si ndodhi imzot qė u mėsuam me terrin?
-
-
poet
Qyqja
A.Tufės
nkullėn time vetmitare tek po rrekesha pėr tė shkruar
po ndėrmendja pak pėrvajshėnm vashėn qė aq shumė e desha
mbi siprinė skrivanie dergjesha e nuk po prehesha
mufanit imazhi i saj mu kujtua ajo floknajė
nė lirishta dashurish kur ne rendnim pllajė mė pllajė
vetėm vashėn dikur puthja verėn gjerbja gjersa dehesha
nė tryezė kisha kartė bojė tė zezė si ajo leshrat
sa u kota pėr do kohė por mė kot nuk kisha gjumė
rroka penėn bėhej vonė dhe mė priste aq shumė punė
mė buisnin bef mendimet po nuk bujtnin as grimėkohe
tshkruaj doja ėndėrrime kryevepėr kėso bote
Hiē spo vjen dalldi frymėzimi as mė kapnin soje ethet
ēprej aty shihja pėrjashta bashkė me natėn binin gjethet
sdija kėngės si tia nisja si me kujė apo me gaz
atė ēast befas mu qas njė zog hije nė parvaz
tė asaj frėngjisė time bash nė cep tė dritares
tek terronte terr i natės u avit me drojė e frikė
kush mund tish ogurzi tek bėnte roje tek kall frikė
u ēudita ndaj u ngrita i bėrtita krejt nervoz
hodha kartėrat nė kosh flaka penėn ndjehesha bosh
nuk mendoja se qeshė dehur dhepse pata pirė verė
mu dukej qyqe vajtimtare nuk qe dukur kurrėnjėherė
pa pikasur kishte ardhur tinėz vjeshtės sė tulatur
shpirtin tim pėr ta mardhur pėr ta mbushur me trishtim
njė qiri shpejt e ndeza dhe nėn zė thashė njė lutje
hėna dukej sikur shuhej mbi qytete tretej tutje
unė iu luta Zotit tonė tė pushtetshmit pėrmi tokė
dhe e pyeta ēish ai zog ēpo mė sillte kumt a kob
pėrnjėmend ish a mu shtir ndjellakeq a ndjellamir
a mos vallė prej Ferrit erdhi ajo qyqe unė qyqar
nzemrėn time helmin derdhi pse prej territ po mė grish
a mos ishte vdekatare qė u ngjall sė vdekurish
mė hutoi kur kumtoi - vdekur ka e dashura jote!
dhe vijoi i zunė pritė nė korije kur se priste
ca Ballkanas kėso anėsh qi kish kapė njė dell marrėzie
nė ktė truall tė mallkuar deshėn ta bėnin robinjė
mė i ēarturi prej sosh pėrmbi vesė desh ta plandosė
ta shnjerėzonte kish ndėrmend po ajo ishte bėrė qyqe
kishte thėnė mė mirė tė vdiste jetėn si qiri ta fikte
lindur kish ajme fatzezė
ah ku ku haj vaj klitha duhej ruajtur dashuria
mu pėrgjigj sakaq vetiu shirat seē e trandėn tokėn
nodėn time vetėtiu ktheu mėnjanė saora kokėn
lajmėtare e natės kobtare s bzajti mė psherėtiu
kishte rėnė tanimė nata jashta shpėrtheu shtrėngata
shirat nisėn tė kullojnė ēurg nė kullėn time - burg
unė si murg vetmitar as i gjallė as vdekatar
tash pa tė smund tė jetoja seē mė theri keq nė brinjė
atėbotė skish gjė kuptim jeta tee e zi jeta mu nxi
tė qaja doja e dot sqaja mė ra pėr short tė bėja mort
rroka penėn rashė pėrmbys mu nė skaj tė skrivanisė
ėshtė e kotė nė kėtė botė ske se pėr ēfarė tė shkruash
fjalė mitare mė kumbuan nkullėn time tė vetmisė
jeta ėshtė shumė e tmerrshme e skėterrshme e mizore
kryekėngė tė kėsaj bote kapa unė kumtin prore
sdo ta shkruaj pėr veten vashėn po pėr DHIMBJEN njerėzore
-
-
poet
nsė dashunisė sė botės sanė
nsė dashunisė sė botės sanė
zheleritur si zhelanė
shkelin bibėl e kuran
hajna hanė nė ēdo sahanė
ndanė vetvetes krejt na ndanė
tė ēan ty anė e pėr anė
disa kanė e disa skanė
plebejanė e shtiranė
si guranė nė njė gojėdhanė
nsė dashunisė sė botės sanė
saharianė e Xhinghis khanė
huligan e mjeranė
mbrapshtanė me jataganė
nxirė katran shkruan fermanė
Timur Leng egėrshan
as tė varrosėn as tė qanė
katrahurė zabėrhanė
nsė dashunisė sė botės sanė
kush shan qirinj ndez nė shandanė
shkundullimė e murlan
tė ranė trupit tėnd tiranė
zhdukur pa nam e nishan
tė qetė stė lėnė spaska derman
korba e sorra e hanė
janė gjallė a gjallė nuk janė
rrufjanė shtriganė tė hapėrdanė
kasapėt tkthejnė nė kasaphanė
piskamė tė skamurish qė skan njė han
ku tbujtin shpresėn tek ofshan
mbi ty baltė hodhėn shpifėn shanė
prej dhimbjes sate as dot sbėzan
atė mall tė lashtė buzukian
nsė dashunisė sė botės sanė..
-
-
poet
Frederik Rreshpja nė vdekje
Ka vdekur Ai
Sa dėgjova pėr ikjen heshta
Pastaj qava
Nė njė dhomė tė errėt qava nėper terr
Terri ishte ishte i terrtė atė natė
Qirinj ndeza pėr ty Frederik
Ndenja me orė tė tėra duke qarė
Pastaj dola jashtė duke u rrėzuar nėpėr shira
Jashtė
kishte mė pak vjeshtė
mė pak stinė
mė pak muzgje
Shumė mė shumė trishtim
Te shtėpia jote nė njė rrugė tė humbur tė Tiranės
Ishe i vetmuar nė odėn e pritjes pafund
Atje tė gjallėt kishin hapur varre
Gjeta njė varr nė zemrėn time prej njėzet e shtatė vjeēari
Malli mė kishte marrė pėr Ty
Tash Kali i Pikėllimit nuk qas pranė njeri
Nuk pi ujė, tagjinė nuk e prek
Ka nisur tė grah si i shastisur rruginave
Nė kėrkim tė tė Zotit
Qė me vdekjen mbet
Tė gjallėt nuk kishin kohė pėr ty
Mė mirė me vdekjen
Mė mirė aty
harrimi
harrimi
Do tė na tėharr tė gjithėve
Por Ti e kalove Portėn e Harrimit
Hipur Kalit tė Zi
O i mallkuar tė jesh nė vetmi
Nė gjak e ke mallkimin Frederik
Smund tė shprishėsh gjakun qė tė rrjedh nė deje
Ik
tani
ik !
I VETĖM NĖ JETĖ
I VETĖM NĖ VDEKJE
-
-
poet
sodomė & gomorrė
rras e plas ikonoklast rraskapitur nė kolaps
pastrehė e plang kapitur mbetur shtang
dalin ndalin do vandalė me djaj nė bark ngrenė grackė cark
tė verbėrve dritė u japin duke i zhytur nė terr
sharlatanė shpifarakė turp e tmerr
borxhpashlyer pashpėrblyer kryelartė kryeulur
me dėshirė pa dėshirė gėlojnė tė gėrbulur
shėrbestarė ngatėrrestarė shejtė shejtanė qė i mposht tundimi
mors tua vita mea in nome di Domini!*
nga dita nė ditė rritet nata zvarritet
zgjatet stėrzgjatet territor i tmerrit
zjarrsjellės zjarrvėnės qė luan me zjarrin dritėn e terrin
rrėzuar nė greminė mė duhet tė cohem
tė gjithė mė godasin e unė smund tė mbrohem
hamės hata atdheu saharė ku gjithckush vdes
bellum omnium contra omnes!*
kėtu ngadhnjen kush gėnjen tėpėshtirė tvjen
fanatikė tė pafe pa fre rrojnė rrėnojnė ndėr ne
tė shtyrė pėshtyrė poshtėruar prej smirės
sundon e keqja nė emėr tė sė mirės
dhunues tė dhunuar shthurur shfrenuar
kob i krimit po klithmon si kambanė nė katedrale
shėmtohet e bukura nderohet e shėmtuara
edhe krishti po tringjallet smund ti mbart kaq shumė mėkate
sodomė dhe gomorrė nė ditėt e mbrame
* vdekja jote jeta ime nė emėr tė Zotit
* luftė e tė gjithėve kundėr tė gjithėve
-
-
poet
Kaligula
uzurpues zaptues dhemohues dhunues
puthakėmbės puthadorė pėrlyer i papėrkorė
i paudhė pa turp me fundėrrinat rri nė fund
kafshon shan kthyer nė kthinė kafshatė slė pėr mbretėrinė
tė bardhėn e bėn tė zezė se nė bark ka babėzinė
diktator diktat shaj shpif pėrbalt
djall pa shpirt me shumė shokė
kaligula trurin trokė
tėrbon kutėrbon kėrmėpakallur
egėrsi grykėsi prej gryke e ka kapur
me kulaē kėrbaē i litarit hurit
qeveris kaēak si nė ditėn e Moskurrit
fatkeq jo fatlum ka dhunti vetėm pėr dhunė
duke fryrė e shfryrė mbi tė pastėr e tė ndyrė
turret tkurret nuk ka turp
kaligula tė kall krupė
zėngjirur leh qen zgjidhur nga zingjiri
zogj korbash shpėrndarė na ke zulmėmadh zullumpafund
zvarranik hiqesh zvarrė nė rrugėtimin pėr askund
mbahesh zhgabė je zhabė askushi sillesh si Zot
nė zgrip tė territ dorėn zgjat i mbytur sshpėton dot
timonier anijethyer kahngatėrruar pa busull
pėrmbi krimin e pėrditshėm mblidhesh kruspull
soj e sorollop sojsėzėsh sejmenėsh sorollatesh
vėrdallosesh kot mė kot tallesh e pėrtallesh
bėn mahi zallamahi zellshėm zhgėrryhesh zdėrhallesh
skeptri skėterrė ligėsitė snjohin sinore
ēligj i pėrligj marrėzitė mizore?
sillesh pėrsillesh strukur nė bark ke frikė tė lindėsh
mbi pré sulesh e pėrsulesh zhduk zhbėn pėrbindėsh
kali yt kaligulė shtyp me thundėr thėrmon
zapton zbon smendon nuk di ētė mundon
vetė vulos vendos trullos tromaks damkos
gjithēka plaēkė pronė mbretėron padron
gllabėron me taborr tė oborrit mbretėror
zeus i kapardisur mos mė keq i katandisur
tribun trutharė tribuje stėrkequr shastisur
ndėrsyer ndėrkryer askund i dashur urryer
coftinė tė paushqyerit kanė pėr tė shqyer
jep fjalėn se pėrmbush me gjakun tim kupa tu mbush
duruar kam shumė mjaft ke sunduar me duar zhytur nė gjak
ha bukėn pėrmbys kupėn pėrlaj pėrlyej profan
kryezot bashkon ndan zot i vogėl kthjell e vran
natė e zezė mbi senat vėnė njerėzit nėn njė kalė
hafije horr hero harbut atdheu kthyer nfeud
prish ndreq ėngjėll dreq ujku qengj qengji ujk
shpallur heretik me shpatulla pas murit shpartalluar krejt
duhet tė besoj atė qė sdua ti smė lė pėr tė besuar
le tė jesh i poshtėr ske pėr tė mposhtur poshtėruar
mendjepisėt matrapaz do tė vijė fundi herėdokur
atėherė do ti zbraz tė thėna e tė pathėna qė nuk thuhen kurrė!
-
-
poet
Janės nga Ēekia
Shi po bie mbi Rin Jana
Fshehur nė njė kėshtjellė gjermane
Krijuam njė mbretėri
Unė isha mbreti, ti mbretėresha
Tash mbretėria ėshtė rrėnuar..
Po bie shi apo dikush qan?
Dionis Zot i verės
Lutu pėr ne Ynėzot
Lėrmė tė tė rrėfej Jana-pasi ti ike
Krejt vetėm mbeta
Nė kėshtjellėn e braktisur
Pa mbretėreshėm
Pa mbretėrinė
Pėr vdekje mė frikėsoi qetėsi e mureve
Mė mėsove tė vallzoj nė njė kėshtjellė gjermane
Tė pij ēprej mėngjesit gjer nė mesnatė
Njerėzit mė merrnin pėr tė krisur por sqe e vėrtetė
Si mundem tė mėsoj, tė lutem mėsomė
Mėsomė ēka ėshtė jeta
Ishte poeti qė gjete brenda meje
A tė kujtohen ata ēunat qė luanin muzikė?
Nė kėshtjellėn tonė disa sirena kėnduan kėngė pėrjetėsie
Kudo binte borė unė luaja me ty
Doja me gjet rimėn pėr vargun mė tė mirė
Qė mund tė shkruhet ndonjėherė
Shi po bie mbi Rin Jana
Ska rimė
Ska verė
Ska mbretėri mbretėresha ime
Kudo qė unė shkoj mbretėri ndėrtoj
Ndoshta kurrė nuk do tė dua mė nė kėtė jetė Jana
Ndoshta kurrė
Kėln, Gjermani, 29 Maj 2005
-
-
poet
* * *
kitara rėnkon nė terrin e vjeshtės
mendime tė ftohta mė bujtin nė mendje
gjersa zemra mu drodh atij ēasti ēmendje
poendé jam gjallė poendé
ēprej Kashtės sė Kumtrit sakaq grah kah porta
erdhi ora kumt pėr mua saora
ēlajme po mė sjell sa keq e di ajme!
po presin epjen time tė mbrame
fundosur anijethyer dėshpėrimit thellė
shirat porsi shpirtrat braktisur kaherė
animirė vetmia le tė truhet krejt
shkretuar saharash kujtimesh bjerrė
poendé jam gjallė poendé
-
-
poet
pa bzį (Diogjeni)
rrugėve tė Athinės endem i pashpresė
zhargem pa bzį pėrmidis territ
kėrkoj kudo tė Zotit shėmbėllesė
tejendanė zėnė ma kanė hisen e diellit
dritėz e fenerit tashtimė luhatet
ajo sikundėr unė meket mardhet
njerikėrkues gjithherė mė iku kėsisoj jeta
pėrsillem hutueshėm udhėve tė shkreta
Athina stėrmbushur me horra nrrugica
politikan tė dehur putanhane kurvica
zezojnė tė zgėrbunjur nė zbrazėtirė
bastardė shalėsh tė ndyta e tė pirė
pėr mua mbrapsht ecin akrepat e orės
gdhihem e ngrysem nė kutinė e Pandorės
flas vetmevet qasmu njeri
mbaj vesh..kurrgjė vetėm hije
mandej pėrhumbem nė mugėtirė
i ēuar duke gulēuar filla pasi rashė
dhimbja ime e hershme askurrė nuk ra fashė
nėse njeriu rron pse terron nė terrinė
sa herė kam menduar veten tė vras pėr hata
se bėra prej kėsaj drite qelqnajės sė nxirė
dėshpėrueshėm askundit zhargem nerrėsi
pa bzį
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt