Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Valbona Coba

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2007
    Postime
    1

    Valbona Coba

    Valbona,
    Pėrse vazhdojmė ta duam?

    Anatomia e njė dėshire mesdhetare

    Nga Neritana Kraja

    Si edhe tė tjerat mban mbi supe njė pjesė tė historisė sė modeleve shqiptare, mban me vete pak nga ėndrrat e femrave shqiptare. Gjatė jetės sė saj ka takuar shumė njerėz. Ka shkelur mbi shumė pasarela, ėshtė veshur “firmato” nga stilistė tė mėdhenj dhe ka reklamuar produkte nga mė tė ndryshmet. Ėshtė ndriēuar nga prozhektorėt, ėshtė vėnė para kamerave, ka ndryshuar ngjyrėn e flokėve mjaft herė, rrobat nė trup, vendet ku ka jetuar dhe ja ku ėshtė. Nė majė tė shkallės. Poshtė saj ėshtė shkalla e cila mė pas zhduket. Ose nuk ka fare njė tė tillė. Ėshtė vetėm ajo, Valbona Ēoba. Missi mė i suksesshėm shqiptar, ajo qė i dha kuptim njė konkurimi tė tillė duke treguar se pas njė konkursi tė bukurie mund tė bėsh shumė e mė shumė se vetėm aq. Mund tė hapėsh njė karrierė tė re.
    E suksesshme nė fushėn e modės, akoma e pasigurtė nė fushėn e kinemasė, megjithatė ajo ėshtė aty. “Eksporti” mė i mirė shqiptar. Vajza qė e duam tė gjithė.
    Kėsaj radhe ka bėrė njė ndalesė shumė tė shkurtėr nė Shqipėri. Pohon se pėr tė ardhur nė Shqipėri gjithmonė do ta gjejė njė arsye. Sa pėr tė takuar motrėn dhe miqtė e Tiranės. Pas qėndrimit nė Kosovė ku mori pjesė nė jurinė e Super Model Ford, nuk mund tė merrte avionin e kthimit pa shkelur nė Tiranė dhe pa pirė ca “kafe” me miqtė.
    Mbi supe mban njė shall tė leshtė dhe pi ēaj trėndafili.
    Mban njė palė pantallona xhinsi, kėpucė trendy tė kuqe dhe njė pulovėr tė lehtė ngjyrė manushaqe. Nuk ka tualet dhe flokėt i mban tė lidhur me njė rreth si kurorė. Vitet kanė lėnė pas freskinė e njė vajze tė njomė dhe kanė plotėsuar bukurinė e pjekur tė njė femre mesdhetare.
    Ka marrė me vete njė album tė plotė fotografish tė punėve mė tė fundit dhe ndihet e sigurt kur flet pėr profesionin e saj tė parė, atė qė i dha emrin dhe shpėrblimin nė para, profesionin e modeles. Nga mėnyra se si flet kuptohet se e njeh mirė kėtė profesion. Ndėrkohė qė dashuria pėr tė duket si e zbehur. Mbase pėr faktin e thjeshtė se e sheh veten tė plotėsuar me aq sa ka arritur aty.
    Megjithatė sytė e saj marrin njė dritė tjetėr sapo nis e flet pėr kinemanė, ėndrrėn e kahershme tė vajzės qė rastėsisht u bė modele, kur gjithmonė dėshironte tė bėhej aktore e famshme dhe tė luante nėpėr filma.

    Modele rastėsisht

    “Nėse do mė falni bukurinė qė kam, unė atė do t’ia dhuroj kinematografisė”. Kėshtu qe shprehur bukuroshja Valbona Ēoba, pėrpara publikut dhe jurisė, ndėrsa ishte vetėm 16 vjeē dhe me guxim konkurronte nė missin e parė shqiptar. “Mami mė gėnjeu atėherė, mė tha tė shkoja se do shoqėronim motrėn dhe kushėrirėn time tė cilat do tė konkuronin pėr miss, kur nė fakt Vera Grabocka mė pėrzgjodhi mua. Atėherė as qė e mendoja se ky konkurs do ndryshonte jetėn time. Isha mjaft e re dhe nuk mund tė parashikoja atėherė se ēfarė do tė ndodhte”.
    Valbona nuk mund ta imagjinonte se pas atij spektakli tė parė, pėr vetė rėndėsinė qė pati si i pari qė theu tabutė e gjysmė lakuriqėsisė, do ta priste njė jetė pasarelash, prozhektorėsh, ambiciesh, xhelozish, betejash, ekranesh, cast-esh, e kopertinash.
    Ajo do tė shndėrrohej nė njė yll, veēse ylli saj do tė ndrinte larg vendit tė saj.
    Tė gjithė e kemi dėgjuar pėr famėn greke tė Valbona Ēobės, por pak e dinė se menjėherė pas Miss Albania-s sė parė, nė vitin 1992, ku u shpall edhe si Miss Fotozhenia, u ftua nė spektaklin e Giani Boncompagni, regjisor i njohur i Canale 5 pėr tė marrė pjesė nė “Non e’ la RAI”. Frika pėr tė panjohurėn dhe mosha e re bėnė qė Valbona tė nguronte, tė humbiste kėtė mundėsi dhe pas njė viti tė nisej sėrish drejt Italisė, kėsaj radhe e shoqėruar nga motra pėr tė nisur atė karrierė qė kurrsesi nuk mund ta kishte nė vendin e saj. Puna e parė serioze e Valbonės ishte tė reklamonte rrobat nė njė emision mėngjesi nė Canale 5 e mė tej me agjencinė e modės tė shėtiste nga njėri qytet nė tjetrin, ku tė gjithė nisėn ta identifikojnė si “vajza shqiptare me sytė e bukur”.
    Por nėse Italia e priti si “vajza shqiptare me sytė e bukur”, Greqi ndonėse i dha rolin e primadonės sė ekranit dhe kopertinave tė revistave, nuk mundi t’ia falte Valbonės “kombėsinė” shqiptare. Sigurisht qė ajo nuk kishte ndėrruar as emrin dhe as fenė. Madje kishte nga ata qė mendonin se “Valona” ishte emri i artit. Pėrherė, emisioni ku shumė shpejt u bė protagoniste, niste me fytyrėn e saj dhe kjo gjė krijonte jo pak probleme me vajzat. “Pse shqiptarja nė plan tė parė, ishte pyetja turbulluese qė i bėnin ato vetes dhe, pėrse nuk flet greqisht?”
    U deshėn tė kalonin tre muaj tė vėshtirė derisa mėsoi tė flasė greqisht dhe qė atėherė u shndėrrua nė ikonėn e pazėvendėsueshme tė ekranit. Kėndonte, kėrcente, recitonte, komunikonte nė telefon me publikun. Fytyra e saj u bė shumė e njohur, dilte ēdo ditė nė televizion nga dy orė, ndėrsa nisi tė mendonte pėr njė menaxhim mė tė mirė tė suksesit. “Pėr mua nė Greqi nuk kishte njė kulm suksesi, kishte shumė tė tillė. Ēdo dalje nė ekran, ēdo kontratė ku hidhja firmėn”.
    Nė vitin 1997 fiton “Miss trupi mė i bukur nė Greqi” ndaj vėmendja ndaj saj shtohet edhe mė. Madje menjėherė pas kėsaj, publikohet njė foto paparazzi, ku ajo me ca miq dėfrehet nė njė Buzuk, ndėrsa diēitura poshtė fotografisė shkruan “Kjo ėshtė Valbona qė e kemi parė dhe qė e duam shumė”.
    Kamerat dhe aparatet e profesionistėve e donin aq shumė sa bėnė ta duan edhe grekėt. “Tė bėhesh e famshme nė njė fushė rivalesh si modelingu apo filmi ėshtė vėrtet bukur. Por tė bėhesh e famshme nė kėtė fushė nė njė vend tė huaj ėshtė vėrtet e merituar”, shprehet ajo.
    “Nė Greqi unė bėra tė njohur vajzėn shqiptare pėr bukurinė dhe klasin e saj. Duke njohur luftėn qė bėhet atje kundėr shqiptarėve nuk mund tė mė shkonte nė mendje se mund tė shihja nėpėr kinkaleri, revista me kopertinėn e vajzės “Alvaneza”, apo postera nėpėr mure apo autobuza. “Shqiptarja po bėn Greqinė tė dridhet si nga njė tėrmet”, shkruante media greke.
    Kėshtu nisi tė pushtojė kopertinat. Fotografia e saj gjendej kudo, tek “Bazar”, “Elle”, “Down Town”, etj. Mė pas nisin rolet e para nėpėr filma, por ku asnjėherė, pavarėsisht famės, nuk do tė kishte rol kryesor. Valbona ishte shqiptare. Njė shqiptare mund tė ishte modelja mė e njohur, por jo heroina e njė filmi stampuar mbi celuloid!

    Go to west!

    Pasi nė vitin 1999 provoi tė hapte nė Shqipėri njė agjenci mode, dhe kuptoi se kjo ishte veē njė pėrpjekje e dėshpėruar, niset drejt Amerikės me njė kontratė nė dorė dhe synon menjėherė tek WILHEMINA, njė agjenci e madhe mode nė New York. Nė sajė tė njė kontrate tre vjeēare arrin tė marrė “Green Cart” dhe qė atėherė jeta e saj ka ndryshuar shumė. “Arrita qė nė konkurset e para tė pozoj pėr revista tė njohura dhe tė fitoj reklama pėr firma me famė. Shija njujorkeze nuk mė refuzoi, ndėrsa ka refuzuar mjaft modele tė njohura nga Europa. Tė arrish tė bėhesh vajza e kopertinave dhe posterave do tė thotė qė ke lėnė prapa mijėra modele tė tjera tė cilat mbyllin karrierėn pa prekur kopertinėn. Tė gjitha kėto nuk arrihen sikur bukuria fizike tė mos jetė plotėsuar me aq seriozitet, pasion, talent, personalitet dhe kulturė. Por modelja ėshtė diēka fare e rastėsishme. Sigurisht, vazhdoj ta bėj edhe nė Amerikė, por gjithmonė me mendimin qė shumė shpejt do tė gjej veten aty ku ndodhet ėndrra ime, tek filmi. Prandaj edhe jam shpėrngulur, nga New York-u i modės tek Los Angelos-i i filmit. “Duke qenė se nė Los Angelos ka shumė bionde, mendoj se brunet kėrkohen mė tepėr, pasi janė mė tė pakta nė numėr dhe pėlqehen shumė. Kėtu ėshtė edhe Hollywood-i dhe unė ėndėrroj qė njė ditė tė jem atje. Los Angelos ėshtė vendi ku mendoj tė pėrmbush ėndrrėn time”.
    Ndėrsa pėr botėn e modės flet me kompetencė dhe kuptohet se ėshtė njė fushė tė cilėn e njeh mirė, kur bėhej fjalė pėr filmin, Valbona duket se prek njė temė delikate, njė pikė tė saj tė dobėt dhe gati njė peng qė mban mbyllur vetes.
    Megjithėse ka interpretuar nė disa seriale televizive dhe filma tė mirėfilltė, rolet kanė qenė tė vogla dhe nuk ka mundur tė jetė protagoniste. Interpretimet nė “Qiunding Light”, “Jo **** so Nihaal!”, apo “Hitch”, renditen nė Cv e saj profesionale por nuk mjafton pėr Valbonėn. Ajo dėshiron tė prekė vėrtet Hollywood-in, ajo nuk e pranon humbjen. Nėse vrapon pėr tė bėrė sa mė shumė kinoprova kupton se problemi mbetet po ai: anglishtja e folur. Merr vazhdimisht mėsime tė gjuhės pėr tė pėrmirėsuar shqiptimin. Sepse kjo vajzė nuk dorėzohet. Ėshtė 31 vjeē dhe ka momente qė e ndien veten tė lodhur nga kjo konkurrencė e pafund. Nuk mohon edhe se ka momente kur mendon se mbase ėshtė mė mirė t’i lėrė pas tė gjitha, por menjėherė kupton se nuk dėshiron tė tėrhiqet, nuk mund tė tėrhiqet. Se pėr tė gara nuk mbaron kurrė. Nga njė botė e egėr si ajo e modės, gara bėhet edhe mė e vėshtirė tek filmi.
    Nė fakt gjatė kėtyre kohėve ka kuptuar se si funksion bota e kinemasė. Ka kuptuar se vetėm pėrmes lidhjeve tė forta dhe mbėshtetjes sė emrave tė mėdhenj mund tė ketė njė rol tė mirė. “Nė botėn e kinemasė ka shumė hipokrizi thotė Valbona. Pas njė filmi njerėzit japin urime sikur janė mrekulluar prej tij, e sapo kthen shpinėn thonė krejt tė kundėrtėn. Nuk mund tė bėhem pjesė e kėsaj hipokrizie. Nė ambiente tė tilla mė quajnė “arrogante” pasi nuk mund tė komplimentoj diēka qė s’e ndiej, ndryshe nga ēka qė s’e ndiej, ndryshe nga ē’bėjnė shumica e tyre. Nuk bėj asnjė lloj kompromisi pavarėsisht se kush ėshtė ai qė kam pėrballė nė tavolinė, ndėrsa flitet pėr njė projekt filmi dhe pavarėsisht faktit se shpėrblimi mund tė jetė njė rol i mirė nė film. E di se kjo ėshtė e vėshtirė, por ja qė kjo jam”, thotė Valbona.




    Kapriēot e modeleve

    Nė botėn e modeleve nė Amerikė ka njė pėrkufizim: “Mos u bėj si Naomi se Naomi nuk e pėrmban veten”, tregon ajo. Pasi ka mbushur 15 vjet si modele tashmė Valbona e di se sa e vėshtirė ėshtė tė jesh dikush nė kėtė betejė bukuroshesh dhe se duhet shumė kurajo, sidomos pėr tė pėrmbajtur veten. “Kur nisa konkurset e para 16 vjeē nuk e dija se sa e vėshtirė ėshtė tė jesh modele. Tė jesh modele do tė thotė gjithmonė tė jesh nė konkurrencė me tė tjerėt, me mė tė rejat, me shoqet e tua. Tė kesh nė ēdo moment kujdes pėr peshėn, format, tė krijosh personalitetin tėnd dhe tė jesh serioze nė punė. E gjitha kjo ėshtė shumė e vėshtirė. Nė njė agjenci mode janė tė regjistruar me qindra vajza dhe ti duhet tė konkurosh me secilėn dhe tė dalėsh e para. Ėshtė fotografi ai qė pėrzgjedh dhe duhet ti biesh atij nė sy. Nga njėra agjenci nė tjetrėn, nga njėra punė nė tjetrėn ndryshojnė njerėzit, ndėrsa puna ngelet po ajo. Konkurencė me vajza krejt tė panjohura qė vijnė tė provojnė njė sfidė, por edhe me yje tė modės si Laetizia Casta dhe Claudia Schiffer, me tė cilat Valbona ka sfiluar nė tė njėjtėn pasarelė.
    Nėse ka njė gjė qė nuk i ka plėqyer kurrė ta bėjė, ndryshe nga modelet e tjera, ka qenė refuzimi i kėrkesave tė vazhdueshme pėr t’u zhveshur e pozuar nudo. Kjo kėrkesė nuk e ka joshur edhe kur i janė propozuar shuma tė mėdha, apo kur i ka ardhur nga agjenci tė rėndėsishme. “S’e kam ndier kurrė tė nevojshme tė pozoj nudo. Gjithmonė kam menduar se duhet tė mbaj diēka pėr veten. Megjithėse kam qenė ndėr modelet mė tė paguara, kurrė s’kam pranuar tė zhvishem nudo. E shumta kam pozuar vetėm me tė brendshme”.

    Dashuria qė ngeli pas

    Telefoni i saj bie pa pushim. Jo, nuk ėshtė “ai dikush” qė e merr. Ėshtė thjesht mamaja qė kėrkon tė dijė pėr orėn e nisjes sė avionit. Prindėrit e Valbonės jetojnė edhe ata nė Amerikė, por jo nė tė njėjtėn strehė me tė bijėn. Ndėrkohė Valbona jeton vetėm, pas lidhjes qė mori fund. “Ishte njė lidhje me dikė jashtė modelingut apo filmit, me dikė qė nuk kishte lidhje as me artin dhe as me Shqipėrinė”. Tani ėshtė vetėm. Valbona buzėqesh butė teksa bėn njė pohim tė tillė. “Filloi tė bėhej serioze si lidhje dhe bėra atė qė mė ndodh gjithmonė sapo kuptoj se njė lidhje po bėhet e tillė. Shkėputa ēdo gjė. Mė trembin lidhjet serioze. Prej njė viti e gjysmė jam vetėm. Shumė? Jo, nuk mė duket, tė paktėn nuk e kam ndier kohėn qė ka ikur kaq shpejt”.


    Pasaporta:

    Valbona Ēoba
    Ditėlindja: 3 maj 1975
    Vendilndja: Tiranė
    Horoskopi: Demi
    Gjatėsia: 174
    Sytė: jeshil
    Hobi: ēdo gjė qė lidhet me artin

  2. #2
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Mu me ka pelqyer Shume Kjo ~~ Valbona Coba ~~



    Ja dhe nje Pic e SaJ.




    SeLiNa
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Valbona Halili
    Nga eagle2006 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-09-2012, 22:33
  2. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  3. Pamje nga Lumi Valbona
    Nga AlbaneZ nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 08:09
  4. Valbona Ēoba ne faqen e parė
    Nga Henri nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-03-2005, 08:44
  5. 85 milion leke vidhen nga Banka e Kursimeve
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 14:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •