Zbulohet profili i Kosovës së ardhëshme
e diel , 21 janar 2007
D.K.
Francë
(Ajo mund të mos ketë një ushtri të mirëfilltë dhe diplomatë jashtë kufijve të saj)
Edhe pse vendimet që po merren rreth statusit të ardhshëm të Kosovës cilësohen si sekretet e ruajtura më mirë, e vërteta është se diçka nisi të filtrojë nga çantat hermetike të diplomacisë së OKB-së.
Njoftimet e para nisi ti japë një artikull i ditëve të fundit tek Le Nouvelle Observateur. Duke theksuar se është e detyruar të ruajë anonimatin e një diplomati francez që bën pjesë në grupin e negociatorëve të OKB-së, revista e njohur franceze nën titullin Jalta e Kosovës, paraqet për herë të parë linjat kryesore të statusit të Kosovës, që i dërguari i posaçëm i OKB-së, Marti Ahtisaari do të paraqesë më 26 janar në Vjenë.
MARRE NGA ALB-SHKENCA
Krijoni Kontakt