Close
Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 214
  1. #131
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    A thua valle nuk e ka ditur Imam Newewiu ate hadith ? A mos valle nuk e ka kuptuar? Nese i marrim fjalen Newewiut r.a per ceshtje qe nuk jane aspak te qarta per syte tane miope e mendjet tona injorante si mund ta injorojme per ate qe ka thene ne lidhje me kete hadith ?

    Me kupton ?
    RIPPR

  2. #132
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    37. Ngushtuat, larguat dhe mbyllët derën e këshillës nga ana e muslimanëve ndaj imamëve, prijësve dhe përgjegjësve të tyre dhe ofruat fetva se kush i kundërshton ata ka mëkat të madh dhe poashtu i armiqësuat ata. Kjo ndodh në kohën kur muslimanët dhe prijësit e tyre janë në nevojën më të madhe për këshillë dhe sygjerim të dobishëm. Salavatet qofshin gjithnjë për atë që tha: ”-Feja islame është këshillë”. Thamë: për kë? Tha sal-lall-llahu alejhi vesel-lem:”-Për Allahun,librin e Tij, të Dërguarin e Tij, imamëve të muslimanëve dhe mbarë muslimanëve”.

    38. E konsideruat turp dhe e refuzuat mendimin e Homeinit prijsit të iranit që ajeti: ”Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t`u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo(masë ndëshkuese) është poshtërim për ata në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” (El Maide 33”), të konsiderohet si argument ligjor i cili kushtëzon dënimet në lidhje me krimet e rënda. Ju, pasi që e kundërshtuat këtë kornizë ligjore që buron prej kuranit, nuk ngurruat vetëm pak kohë më vonë ta përdorni si argument për të hequr kokat e të pafuqishmëve e të mashtruarve prej të huajve. Nuk hezituat të rrëzoni koka muslimanësh të mjerë qoftë edhe për një gram mariuana. Nuk kam dëgjuar se e keni konsultuar Komisionin e Fikhut islam që gjendet tek ju në Xhidde dhe as që kërkuat mendimin e dikujt tjetër si p.sh. të Ezherit të ndershëm ose dijetarëve të mëdhenj prej muslimanëve. Duket se si gjygjtarë që jeni, e harruat atë që u transmetua nga Aisha r.a. që tha: i Dërguari i Allahut xhel-leshanuhu ka thënë:”mbuloni gabimet e njerezve autoritarë përveçe në denime"
    Po ashtu transmetohet nga Aisha r.a. se tha Dërguari i Allahut ka thënë:”-Largoni dënimet ndaj muslimanëve aq sa mundeni, e nëse ka rrugdalje për të, lirohe sepse gjykatësi është më mirë të gabojë në falje se sa në dënim”. Transmeton Tirmidhiu dhe tha: është transmetuar nga ajo dhe nuk është ngritur dhe kjo është më e vërtetë.
    Hafidh ibn Haxheri në librin e tij Et-telhijs(4/56) tha:”-Buhariu transemeton: më e dobishmja që erdhi rreth kësaj teme është hadithi i Sufjan thevri i transmetuar nga Asim ibn ebi Vail nga Abdullah ibn Mesudi që tha:”Largoni dënimet që janë të dyshimta, largoni denimin me vdekje per muslimanët aq sa mundeni.”
    U transmetua nga Ukbe ibn Amir dhe gjithashtu nga Muadhi (mevkufen). U transmetua (munkatien) dhe (mevkufen) tek Omeri. Transmetoi Ebu Muhammed ibn Hazëm në librin El-ijsal nga hadithi i Omerit (mevkufen) në atë me sened të saktë.
    Në librin e ibn ebi Shejbe nga ibrahim Ennehai nga Omeri: ”Për mua më mirë është të gaboj doke mos dënuar si shkak i dyshimit se sa të dënoj me dyshime.”
    Në musnedin e ebi Hanifes transmetohet nga Harithiu e ardhur përmes rrugës së Maksemit nga ibn Abasi me të njejtën shprehje të origjinalit (merfuen)”.
    E harruat fjalën e Allahut xh.sh e që Ai është më i besueshmi nga të gjithë folësit ku mbi mbytjen e shpirtit thot:”Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni isrsailëve se kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonji shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si ti kishte mbytur gjithë njerëzit.E kush e ngjallë (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t`i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit.Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shume prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë.”(Kaptina El-Maide 32).
    Poashtu fjalën e të Dërguarit të Allahut xhel-leshanuhu a.s ”-Gjëja e parë që gjykohet në mes njerëzve ditën e gjykimit janë gjaqet”.
    Frikësohuni nga Allahu dhe mos mbytni shpirtin që e ndaloi Allahu të mbytet përvecse me drejtësi. Kini kujdes nga shkaqet e pendimit ditën e kiametit.

    39. I mashtruat të rinjtë me rrugën dhe mendimet tuaja fanatike si p.sh. Xhuhejman El-Utebiu-i dhe grupi i tij. Shejhu i juaj ishte shejhu dhe drejtuesi i tyre në të cilin mbështeteshin, keshilloheshin tek ai dhe botonin mendimet e tij.Nën shikimet tuaja i nxirrnin dhe ngushtonin muslimanët në dy qytetet e ndershme, i ndalonin dhe i përqeshnin derisa u forcuan dhe u zgjatën thonjët e tyre aq sa kupa u mbush e s`kish më ku të shkoje. Më pastaj ata u rrethuan dhe u mposhtën duke lënë të vdekur, të plagosur dhe të zënë robër.
    U arsyetuat dhe thatë se ju nuk jeni fajtorë për atë që ata bënin, e në anën tjetër librat dhe botimet e tyre janë dëshmitarët më të mirë që lanë pas tyre. Nga mendimet tuaja strikte(të rrepta) u ujitën dhe prej tyre pinë, derisa u dehën kurse ju akoma edhe sot veproni me to, turpërueshëm, në emër të Librit dhe Sunetit. Frikësohuni nga Allahu, tek i cili do të ktheheni.

    40. I bëtë pabesimtarë Sufitë e më pastaj Esharite dhe Maturiditë të cilët përfaqësojnë shumicën e muslimanëve. Pastaj u kthyet nga Vëllezërit Muslimanë, Tabligët dhe pjesën e mbetur nga thirrësit në rrugën e Allahut dhe intelektualët. Pas gjithë kësaj, çfarë latë nga muslimanët përveç grupit tuaj?

    41. I ndaluat ligjëratat dhe nuk lejuat përveç ligjeratave dhe mez-hebit tuaj. I ndaluat këshillat përveç këshillave tuaja. I ndaluat thirrësit përveç atyre që janë nga ana e juaj. U ndërprenë simpoziumet e diturisë, u zhdukën skenat e këshillës, u fshinë simpoziumet e Kuranit, u nënçmuan mexhliset e dhikrit etj,etj….e çfarë do ti thoni Allahut nesër? Atë ditë kur do të thotë:”Ndalni ata, sepse do të mirren në përgjegjësi.”(Kaptina Essafat 24).

    42. E bëtë pabesimtar ibn Arabiun e pastaj ia bashkangjitët atij edhe ekspertin e islamit El-Gazaliun. Pastaj u kthyet nga El-Hasan El-Eshariu, pasi përfunduat me të, thatë se Hasan Albenna nuk ka vdekur shehid e as ata që vdiqën në Afganistan nuk janë shehida sepse besimi i tyre nuk ishte i drejtë sepse ata ishin me medhheb hanefi, pasuses të humbur dhe të shkatërruar. Nuk latë askëd të shpëtuar përveçse veten tuaj dhe e harruat fjalën e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem që thotë: ”Nëse një njeri thotë: u shkatërruan njerëzit, ai është më i shkatërruari”.

    43. E themeluat Univerzitetin në Medine dhe e quajtët atë (Univerziteti islam) i cili gjindet afër zotëriut të të dërguarve,sal-lall-llahu alejhi vesel-lem,kështu që u ngutën njerëzit, dijetarët dhe bijtë e tyre, gjithë zell e të gëzuar të marrin nga ky burim dituri e duke menduar se ky universitet do t`ua shtojë dashurinë në pasimin e të dashurit të tyre sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Por me ç'u pa ju i mësoni si të sillen vrazhdë. Detyroni nxënësit që të spiunojnë njëri tjetrin dhe ti raportojne emrat e atyre që ju i quajtët (varrëtarët) të cilët e shtojnë vizitën dhe selamin ndaj zotëriut të të dërguarve dhe mëshirës për mbarë botën sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Kjo, që ata të jenë nga të ndjekurit, të neglizhuarit dhe të përjashtuarit. Kjo nuk ndodhi me ata që pranuan që ju të jeni autoritarët e tyre dhe ata të cilët u bëne të dëgjueshëm kundrejt juve. Personi që është nga ky grup, ai është i drejtë dhe besnik.
    E ata të cilët pranuan të pijnë ujin e mendimeve tuaja, filluat ti dërgoni në vendet e tyre si zëvendësit tuaj, që këshillojnë dhe përgëzojnë për përmirësimin e islamit të prindërve dhe popujve të tyre të humbur, sipas mendimit tuaj. I mbuloni ata me paga. Ju hapni atyre zyre dhe ua zgjeroni fushën e veprimit dhe si rrjedhojë e kësaj pune, shkaktohet konfuzioni, konflikti, dhe armiqësia në mesin e tyre dhe në mesin e prindërve dhe mësuesve të tyre të parë. I shndërruat ata ne bomba të kurdisura të cilat i mbushët dhe i kompletuat me mendim të keq, zili të thellë e cila u bë shkak ta kthejë botën islame e sidomos Afrikën dhe Azinë në oborr të luftrave dhe konflikteve në mes muslimanëve. Madje ky fenomen arriti të ndikojë në vendet islame të cilat morrën pavarsinë në kohën më të re si p.sh. ish republikat e bashkimit sovjetik e pakicat muslimane në Evropë, Amerikë, Australi dhe të tjera vende. Megjithatë, ankesat i drejtojmë tek Allahu xhel-leshanuhu.

    44. Ibn Tejmiu, Ibn Kajimi dhe as njëri nga imamët e selfëve para tyre nuk kanë thënë se sufitë në përgjithësi janë idhujtarë, bile thanë se ka prej tyre që mbërrijnë në shkallën e besnikëve (të sinqertëve) e nëse doni kthehuni në librat e Dhehebiut, ibn Rexhebit, në librin Fetava të ibn Tejmijes dhe Medarixhul Salikijn të ibn Kajimit dhe librave të tjera. Megjithatë, ju i bëni pabesimtarë sufitë në përgjithësi, i cilesoni ata bidatexhij dhe politeistë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe të dashurit tuaj si Abdurrahman Abdulhalik, El-Xhezirij, Zejno ,Dimeshkijetu, El-Albani, Mukbil Vadiij dhe te tjere që ju përkasin atyre. Këto mendime a përshtaten me mendimet e të parëve prej selefëve të ndershëm? Janë ata që gabojnë, apo jeni ju që keni bërë risi? A bën që pas gjithë kësaj të thoni se ne jemi selefë edhe pse e dini se asnjë selef para jush nuk tha këtë gjë të urrejtur?



    vazhdon...
    RIPPR

  3. #133
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028


    45. Vendet e Amerikës, Evropës u bënë vende ku mbërriti sëmundja juaj e fshehtë, për shkak të saj u ndez konflikti në xhamitë dhe shkollat e muslimanëve. Dikush nxënës i bin Bazit apo ibn Uthejminit kështu që fillon ti akuzoj sufitë dhe ata që bëjnë dhikër me pabesim, ky tjetri është Esharij apo Maturidij, një tjetër është Dejunbedij apo Beriljevij…etj. Luftojnë njëri tjetrin dhe nuk lejojnë që të kryhet namazi pas tyre, e as të martohet nga ata apo të kenë lidhje me ta kështu që këputën lidhjet fetare. Këto gjëra i pashë unë vetë dhe isha prezentë kur u ndalua ligjëruesi i ditës së Xhuma nga ligjërimi në një xhami të Amerikës sepse ai ishte sufi, kështu që filloi grindja në mes atyre që faleshin….
    Drejtohuni për në pendim tek Allahu xh.sh i cili thotë:”Pendohuni të gjithë te Allahu,o besimtarë,në mënyrë që të gjeni shpëtim.”(Kaptina En-nur 31).

    46. Gjithë ajo që po ndodhë nga vrasjet, masakrat dhe tragjeditë të cilat e mjegullojnë reputacionin e islamit dhe përçajnë muslimanët sikurse ajo në Algjeri dhe Egjipt apo ajo që ndodhi në vendin e shenjtë mekas, nuk është asgjë tjetër përveçëse produkt i të diplomuarve tuaj, mendimeve tuaja, leximit të librave dhe botimeve tuaja të cilat janë të bazuara në akuzë për pabesim, politeizëm, bidat dhe mendim të keq ndaj muslimanëve.
    Që t’iu bëhet e qartë juve dhe njerëzve, shikoni a mundeni të gjeni nga sufitë, ezheritë, esharitë apo pasuesit e katër medh-hebeve që janë ekstremistë në mendimet e tyre?
    Dhe pasi inkurajuat nxënësit tuaj me detyra të shumta, heshtët dhe nuk folët asgjë. U bëtë spektatorë dhe nuk i denoncuat punët e tyre dhe as që ishit për ta këshillëdhënësa. Ah sikur ta dija se kush është i humburi i dukur?!

    47. I akuzoni muslimanët që nuk dakordohen me ju se i përkasin Xhehemive apo Mutezilëve murteda. Ju jeni Xhehemij sepse jeni përshtatur në disa mendime me ta. Me të vërtetë,ju jeni edhe Mutezil sepse ju keni të njejtin mendim me ta në lidhje me shenjtërinë (velaje) dhe njerëzit e shenjtë (evlijat), me nderimin (kerame) dhe nderet që i bën Allahu në duart e disa të zgjedhurve të Tij (keramat), me jetën e të vdekurve dhe gjykimin e mendjes ndaj gjërave të fshehura në fe.
    Në kohën e lashtë thuhej: “Më gjuajti me sëmundjen e tij dhe iku” Po ashtu thuhej: Mos ndalo nga një punë e pastaj ta bësh të njejtën. Turp i madh do të jetë nëse vepron kështu. Po ju, a e dëgjoni të vërtetën?!

    48. Bëni punën e Havarixhëve me vellezerit tuaj muslimanë, e veçanarishtë nxënësit e dijes, analizoni akiden e tij a e ka akiden e drejtë sipas kandarit tuaj apo jo? Filloni të pyesni: si thua për këtë, për atë….ku gjindet Allahu? Dhe….?
    Kështu bënin Havarixhët në të kaluarën, kur ju vinte apo kalonte afër tyre ndonjë musliman monoteist e testonin e nëse nuk ishte dakord me mendimet e tyre e mbysnin, kurse kur shihnin ndonjë politeist apo pabesimtar silleshin mirë me të dhe lexonin ajetin:”E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim,ti strehoje nëmënyrë që t`I dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin),e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt.Këtë ngase ata janë popull qe nuk dinë(të vërtetën e fësë islame)”.(Kaptina Et-Tovbe 6),dhe:”A do t`I bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?C`është me ju,si gjykoni ashtu?” (Kaptina El-kalem 35,36.)

    49. Në vendin e shenjtë mekas, katër shkollat kishin minberët e vetë, i shkatërruat! Kishin ulëset e veta për mësim, ju i ndaluat. Prej katedrave të fundit që gjindeshin aty ishte ajo Dr.Essejid Muhammed bin Alvij el-Malikij i cili e ringjalli këtë ulëse pas vdekjes së babait të tij dhe gjyshit, por sytë tuaj u ngushtuan që të shikojnë në të, kështu që e akuzuat për humbje rruge dhe pabesim të hapur edhe atë në librin e juaj: El-Hivar. Po të mos më ndihmonte Allahu për ta mbrojtur atë përmes librit tim: (Erredul munij`) dhe të tjerët nga dijetarët të cilët e mbrojtën atë në librat e tyre, poashtu intervenimi i shërbëtorit të dy qyteteve të shenjta mbreti Fehëd, do të ishte tani nga lajmet e kaluara.
    Po ashtu në vendin e shenjtë pejgamberik prezentonin dijetarë që mësonin nxënës në katërt medh-hebet, nga të fundit ishte shejh Abdurrahman elXhehenij Eshafiij autori i librit: (katful thimar fi ehkamil haxh vel iatimar) të cilin e ndaluat të japi mësime përderisa nuk merr leje nga shejhu bin Bazi, ky I fundit nuk ia dha këtë leje, madje e ndaloi atë në vazhdimin e punës.
    Nga ata që u ndaluan përmendim edhe dijetarin e famshëm, të devotshëm, muftiun shejh Abdulla Saijd Elehexhij Eshafiij Allahu e mëshiroftë. E ndaloi prej mësimdhenies një spiun i juaji po ashtu nuk patën rezultat përpjekjet që u bëne tek bin Bazi për kthimin e shejh El-Ehexhiut.
    Keshtu i privuat studentët prej mësimeve të dobishme qe perfitonin prej tij.
    Para këtij u ndalua edhe dijetari shejh ismail Othman Ezzejn Eshafiij Allahu e mëshiroftë, të cilit nuk i late rrugëzgjidhje, kështu që Allahu është llogaritësi i juaj.
    Dhe në këtë mënyrë, në dy vendet e shenjta të ndershme u mbyll dera e mësimit të shkencave të katër medhhebeve (maliki,shafi,hanefi dhe hambeli) e cila ishte e pandërprerë që nga kohët e lulëzimit të islamit, ditëve të tabiinëve dhe tabi tabiinëve shekullit më të mirë, ndër shekujt më të lavdëruar. Kjo gjë vazhdoi deri te koha e të parëve tuaj kur hynë në Hixhaz. I latë rrugë El-Xheziriut, dhëndërrit të tij dhe shembujve të tyre që thërrasin me zërin më të lartë afër Mustafasë sal-lall-llahu alejhi vesel-lem se prindërit e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem janë në zjarrë, prindërit e tij sal-lall-llahu alejhi vesel-lem janë në zjarrë të cilën e përsërisnin shumë herë me ngritje zëri.
    Nuk mund të themi tjetër përveçse: inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun vela havle vela kuvete ila bilahil alijil adhijm ve hasbunallahu ve niemel vekijl.
    Pa frikë dhe as lëkundje nga Allahu xhel-leshanuhu them, se gjithë kjo mbetet në llogarinë dhe përgjegjësinë tuaj tek Allahu i Gjithfuqishëm, që thot:”E s`ka dyshim se ata, të cilët e fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka pregatitur një dënim të dhembshëm.” (Kaptina El-ehzab 57) dhe “E ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e Allahut,ata kanë dënim të dhembshëm.” (Kaptina Et-tovbe 61).

    50. Qëndronte atje gjurma e mubrek ennaka (vendi ku ulej devja),devja e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem në xhamin Kaba` atë ditë kur erdhi muhaxhir në Medine në vendin ku edhe zbriti aty fjala e Allahut xhel-leshanuhu:”Ti mos u fal aty kurrë!Një xhami e cila prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj Allahut(pa intriga),është më e drejtë të falësh në të,aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë,e Allahu i do të pastrit.”(Kaptina Et-tovbe 108), gjurmë të cilën e zhdukët,dhe që shihnim aty deri vonë.

    51. Në xhamin El-kibletejni qëndronte një shenjë mbi kiblen e antike drejt mesxhidil haram dhe një shenjë mbi kiblen e antike, të anulluar, drejt mesxhidul aksait të cilën e larguat duke e konsideruar atë si bidat.

    52. E zhdukët kopshtin e sahabiut të ndershëm Selman Farisiut r.a. në të cilin gjindej një palmë të cilën e kishte mbjellur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, e mbuluat bunarin (pusin) El-ajnul Zerka afër Kabaut dhe pusin Erijs (bi`rul hatim). Poashtu e ndaluat vizitën e pusit Ruma të cilin e bleu Othmani r.a.nga jahudiu dhe e dha sadakë në rrugën e Allahut. Egzistojnë gjurmë të shumta dhe monumente të ndryshme me rëndësi të veçantë të cilat ose u zhdukën në tërësi apo iu ndërruan shenjat e tyre.

    53. Banorët e El-Ehsait të cilët i përkisnin njërit prej katër medhhebeve posedonin shkolla private ku mesohej në to, megjithatë ju i ndaluat mësimet në to dhe i mbyllët sepse sipas jush nuk bën të mësohet diçka që nuk është nga medhhebi i juaj në shkollat që ju i keni nën mbikqyrje.Dhe kur filluan të mbajnë mësime nëpër shtëpite e tyre, i spiunuat, i censuruat dhe moret masa ndaj tyre. A mos këto punë janë punë të thirrësve të ndershëm, njerëzve të zgjedhur, të devotshëm, të frikësuar nga Allahu xhel-leshanuhu që thot:”Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu,dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar,dhe atyre nuk u bëhet padrejtë.”(Kaptina El-Bekare 281) dhe “A nuk e dinë të tillët se kanë për tu ringjallur?Në një ditë të madhe.Në ditën kur njerëzit ngriten(prej varrezave)për të dalë para Zotit të botëve.”(Kaptina El-Mutafifijn 4,5,6.)

    54. Vendosët bashkëpuntorin tuaj në shtëpinë e sahabiut të ndershëm Ebi Ejub el-Ensariu ku e priti në të Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi vesel-lem gjatë ardhjes së tij në Medinen e ndritshme para ndërtimit të dhomave të ndershme sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. E ruajtën atë çdo kohë duke e përfshirë edhe periudhën e të parëve tuaj, derisa nuk ju erdhi rradha juve dhe e shkatërruat këtë monument të ndershëm që gjindej në kiblen e mihrabit të xhamisë së pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem edhe atë me pretekst se muslimanët (politeista) bëjnë teberuk (kërkojnë bekim) me anën e saj.

    55. Shkatërruat librarinë e shejhut të islamit Arif Hikmet që gjendej afër shtëpisë së Ebi Ejub El-Ensariut e cila ishte e mbushur me libra dhe dokumente shumë të rëndësishme dhe modeli i ndërtimit të kësaj ndërtese ishte e stilit othman e shkëlqyeshme dhe e dalluar.
    E shkatërruat në tërësi atë në kohën kur nuk pengonte në zgjerimin e haremit dhe as që kishte lidhje me të.



    vazhdon...
    RIPPR

  4. #134
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028



    56. Ashtu si e shkatërruat edhe pusin (bijr ha`) që hyri në projektin e zgjerimit dhe nuk i latë asaj asnjë shenjë si gjurmë, kur dihet që Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem hyri në të. Për argument rreth këtij fakti mjafton përmendja e përsëritur përmendja e hadithit në sahihun e Buhariut dhe të tjerëve. Në Medine nuk latë asgjë nga gjurmët e Mustafait sal-lall-llahu alejhi vesel-lem dhe sahabeve të tij përveçse xhamisë së tij sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Ah sikur të ktheheshit të bëni këtë vepër ndaj Hajberit (monumenteve të jahudive) apo tjerave. A është me vend të kopjojmë jahuditë në shkatërrimin e çdo gjëje islame ashtu si bëhet në Kudës, dhe të veprojmë në të njejtën rrugë në Medine?!
    C`farë latë për gjeneratat e ardhme nga tradita jonë krenare?!

    57. U zgjeruat në publikimin e ligjeve në emër të sheriatit të pastër në mbytjen e opozitarëve tuaj nga ata që bëjnë rukje dhe shërime shpirtërore dhe i quajtët magjistarë dhe nuk bëtë dallim ndërmjet atyre që ishin të sinqertë në shërime dhe atyre të tjerëve. I dhatë të drejtë vetes suaj që të jepni fetva të përgjithshme dhe të gjykoni në këtë mënyrë, kështu që e derdhët gjakun e shumë të pafajshmëve me justifikim se ata ishin magjistarë duke vetlejuar derdhjen e gjakut të tyre, e në të njejtën kohë e harruat fjalën e Allahut xhel-leshanuhu: ”Dhe mos e mbytni shpirtin përveçse me drejtësi” dhe të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem:”-Gjëja e parë që gjykohet në mes njerëzve ditën e gjykimit janë gjaqet”. Ndaluni para dënimeve dhe largoni ato kur aty ka dyshime dhe friksojuni ditës kur ju behet e qarte e verteta. (Elxhema` minel kurana`)fq 86.??
    “Ne ua tërhoqëm juve(idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt,në ditën kur njeriu(besimtar)shikon se ç`ka i kanë sjellë duart e veta,e jo besimtari thotë:”Ah sa mirë dotë ishte për mua sikur të isha dhe!” (Kaptina En-nebe` 40),
    ”Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu,dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar,dhe atyre nuk u bëhet padrejtë.”(Kaptina El-bekare 281).



    Ketu perfundon teksti i shkruar prej Jusuf Rrifait

    Ne vazhdim do lexojme parathenien e Ramadan El Butit
    RIPPR

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-11-2006
    Postime
    23
    Citim Postuar më parë nga Acid_Burn
    A thua valle nuk e ka ditur Imam Newewiu ate hadith ? A mos valle nuk e ka kuptuar? Nese i marrim fjalen Newewiut r.a per ceshtje qe nuk jane aspak te qarta per syte tane miope e mendjet tona injorante si mund ta injorojme per ate qe ka thene ne lidhje me kete hadith ?

    Me kupton ?
    Qfarë injorance! Ti në këtë rast nuk i ze bes vetë Profetit alejhi selam sepse filan Imami e paska kuptu ndryshe fjalën e Profetit dhe unë atë mendim e mbaj!

    A edhe Profetin don ta bëjsh vehabi dhe rrenacak kur hadithi është shumë i qart?!?!!!

    Po Ebu Hanifja a se ka dit hadithin që 22 sahabi e kanë vërtetu se Profeti alejhi selam është flalur me tekbikre (transmeton Buhariu) ?!?! Apo ta marrim mendimin e Ebu Hanifes rahimehullah në këtë rast e t'i shmangemi sevapeve e të falemi me tekbire siq ka vepruar i Dërguari alejhi selam?! Jo vëlla ska psur mundësi Ebu Hanifja me ditë, dhe nuk ka mundur me vërtetu këtë hadith sepse ka thënë se ndoshta gabim e kanë parë Profetin sepse po të ishte ashtu do tä transmetonin shumë persona, mirpo qfar të bëjmë se Ebu Hanifja ska pas njohuri apo ska dit se 22 sahabi e kanë vërtetu këtë hadith. Jo që ka gabu këtu Ebu Hanifja, ky ka qen ixhtihadi i tij, mirpo prej kësaj mirret mësim!

    Transmeton Buhariu, Muslimi dhe rreth 10 të tjerë (të mos ja ceki emrat se bëhet shumë, ajo që na duhet është se hadithi është sahih, kurse këtë hadith e kanë vërtetuar me qindra dijetarë të hadithit) se Profeti ka thënë se instrumentet muzikore janë haram. Ibn Hazmi ka gabu dhe ka bërë ixhtïhad në këtë qëshjte dhe ka thënë se hadithit është daif!!! A të themi tash: "Mundet me qen, sepse a nuk i ka dit argumentet Ibn Hazmi se hadithi është daif?" kurse hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    Ashtu si e ka ndarë bidatin Neveviu rahimehullah nuk e kanë bërë asnjëri prej sahabive e as gjeneratat tjera pas tyre, e kush ka thotë që po, le të sjell argument. Hadithet për bidatin janë të qart.

  6. #136
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    o lal unenje dit po beja muhabet me nje iraken dhe aty per aty e pyta ca jane keta wehabizmet dhe ky me thote:keta besojne ALLAHUN DHE MUHAMEDIN SI TE DERGUARIN E TIJ po pastaj ata ndjekin nje rruge tjeter dhe eshte tamam ashtu sic thote hapesi i temes keta jane te shtyre nga te huajt europianet qe te ngjallin ndryshime dhe mosperpuqje midis myslymaneve
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  7. #137
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Prathenia e shkruar prej Shefit te katedres se studimieve Islame prane Universitetit te Damaskut Dr. Prof. Ramadan El Buti.


    Në emër të Allahut Mëshiruesit, Mëshirbërsit
    Falënderimi i takon Allahut, që përmes dhuntisë së Tij bën të realizohen veprat e mira. Lutjet dhe përshëndetjet qofshin për të dashurin tonë Muhamedin sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, familjes dhe të gjithë shokëve të tij.
    Pa dyshim, vëllai yne Jusuf ar-Rifai, konsiderohet njëri prej të ndershëmve, dhe dijetar prej më të shquarve të Kuvajtit. Vepra e tijë karakterizohet prej një pune të sukseshme që unifikon aktivitetin shkencor me thirrjen islame ne përpjekjen për të mirën njerëzore e shoqërore. Duke u nisur nga vepra e vëllait tonë mundemi guximisht ta konsiderojmë urdhërues për të mirë dhe ndalues nga e keqja, sipas mundësive dhe rrethanave.


    I mbështetur në dashurinë ndaj Allahut dhe mëshirës ndaj robërve të Tij me diturinë përkatëse, e pa marrë parasysh grupacionet e muslimanëve dhe kategoritë e tyre, ai kerkon bashkimin me ndihmen e urës së këshillave. Ai kerkon dashuri vëllazërore, duke qenë i udhëzuar me fjalen e Allahut xh.sh:”Dhe bëni pajtim në mes vëllezërve tuaj …” dhe përkujtimin e hadithit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem i cili thote:”Feja është këshillë….”.
    Këto janë shenja të robërve besnikë, të sinqertëve ndaj Allahut xhel-leshanuhu, ata të cilët përpiqen të drejtohen përmes urdhërave të Tij….I peshojmë dhe i paraqesim kështu duke u bazuar në punën e tyre dhe nuk betohemi për këtë në Allahun xhel-leshanuhu.

    Shtysë për leximin e këtij libri u bë vet esenca, e mbushur me ndjenja respekti, që s`janë përveçse rezultat i qëllimit të pastër dhe nxitës për bashkëpunim në rrugën për të fituar kënaqësine e Allahut xhel-leshanuhu: ”Këshillë për vëllezërit tanë dijetarë të Nexhdit”. Nëse do të gjykoja këtë libër duke u nisur prej titullit, sigurisht që do të konsideroja leximin e tij humbje kohe, e kjo e fundit pa dyshim është e paket dhe e shtrenjtë. Por edhe ta flakja këtë libër padyshim do ti shkoja përkundër qëllimit tim. Gjithsesi pasi fillova leximin e këtij shkrimi, u gjenda I rrethuar nga një atmosfere që i përshtatet më së miri titullit të këtij libri. Aty ekuilibrohet përkujtimi i kënaqshëm dhe këshilla vëllazërore duke spikatur kështu sinqeritet ndaj fesë së Allahut dhe dashurisë përkundrejt këtyre vëllezërve për të mos humbur nga rruga e mirëfilltë islame.

    I analizova këshillat e vëllait Jusuf ar-Rifait,drejtuar këtyre vëllezërve,nga e para deri te e fundit dhe duke i barazpeshuar me argumentet që burojnë prej sheriatit, sipas mundësive që më lejon dija ime,duke konsideruar të drejta dhe me vend të gjitha kshillat dhe sinjalizimet e tij. Ai flet në emër të gjithë dijetarëve muslimanë,kudo që gjinden, të cilët punojnë me udhëzimin e Kuranit dhe Synetit dhe ecin në rrugën e të parve të ndershëm.

    Nuk di…..te jetë indinjuar bota islame për një nga çështjet apo kohët, ashtu si është indinjuar nga ajo që ofrojnë vëllezërit tanë përgjegjës të mbretërisë dhe dijetarëve bashkëkohor duke zhveshur Meken,e Medinën dhe atë që gjindet rreth saj nga të gjitha gjurmët e lidhura me jetën e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, gjë e cila është në kundërshtim të plotë me legjislacionin islam dhe rrugën në të cilën ishin të parët e ndershëm, si p.sh.ndalimi i vizitës së bekijit dhe varrosja në atë vend, akuza për mosbesim (kufr) shumicës të ummetit duke u argumentuar se ata janë Eshari apo Maturidi!!A mos ishte imam Eshariu gjë tjetër përveçëse përkrahës i selefëve, gjë e cila u vërtetua me ixhmain e këtij ummeti?
    Kjo indinjatë u shtua edhe më tepër, duke arritur kulminacionin e saj, kur vërejmë se si trumbetojne urrejtje flagrante me indiferencën e pashpirt që karakterizon një kriminel ordiner. Nderkohe duke rrespektuar natyrshmërinë parësore të fesë islame, ndaj së cilës nuk ka mendime të kundërta rreth dispozitave ligjore rrjedhon si obligim minimal proklamimi i veprës së tyre përkundrejt opinionit të mbarë botës islame.Të qartësojnë argumentin i cili shpjegon domosdoshmërinë e shkatërrimit në vazhdimësi të gjurmëve pejgamberike pa marrë parasyshë se çfarë, dhe ku gjinden.Pas gjithë kësaj te lajmëronin mbi vendosmërinë e tyre në ndermarrjen e këtij hapi ashtu si kërkon ligji i sheriatit të cilin e mbështesin me argumentet e tij.

    Isha, dhe vazhdoj të jem i befasuar ashtu si që janë me miliona muslimanë të cilët u tronditën, mbi çka po ndodh në Meke dhe Medine para syve të muslimanëve të lindjeve dhe përëndimeve të kësaj toke, duke mos i përfillur ndjenjat, dituritë dhe bindjet e tyre dhe duke mos paraqitur asnjë keqardhje para avanturave të tyre të çuditshme, me ndonjë argument shkencor me të cilin mbështesin mendimin e tyre apo ixhtihad fetar,me të cilin anojnë nga ai mendim.
    Bile,nën ndikimin e kësaj habie,u mundova ta akuzoj veten për injorancë dhe të supozoj se njohuritë e sheriatit që i posedoja ishin të pavërteta ,apo ndonjë dispozitë, për të cilën më mungonte njohuria. Këtë e bëra si respekt ndaj ruajtjes së obligimit, për te pasur mendim të mirë për vëllezërit muslimanë e veçanarisht ndaj dijetarëve, sipas mundësive.Kështu që fillova ta shfletoj historinë e gjeneratës se ndershme dhe qëndrimet e tyre duke filluar nga koha e sahabëve e më tutje.Por përsëri mu bë e qartë se qëndrimi i tyre ndaj gjurmëve ishin po ato që kishin të bënin me personalitetin e Muhamedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem,si argument e shenjë që vërteton mesazhin dhe pejgamberinë e tij sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Nuk gjeta asgjë tjetër përveçse njëzëshmëri të dijetarëve, duke filluar nga koha e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem,mbi legjimitetin (vlefshmërinë) e bekimit(fitimit të bereqetit) të gjurmëve të tij sal-lall-llahu alejhi vesel-lem.

    Madje se si sahabët tentojnë dhe si konkurojnë për të arritur deri tek ajo.
    Nuk ka dyshim se dijetarët e Nexhdit në përgjithësi, e dinë atë që e dimë edhe ne. E dinë paraqitjen e haditheve të vërteta, të palëkundura të cilat i gjejmë në dy sahihet e Buhariut dhe Muslimit dhe librat e tjera të cilat përmbledhin aty bekimin e sahabëve me djersën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, flokët, abdesin, jargën, gotën në të cilën pinte ujë,vendin në të cilin ishte falur,ishte ulur apo kishte pushuar.

    Nuk dyshojmë në atë që ata e dinë ashtu si e dimë edhe ne,se tri periudhat, përmes ixhmasë (unanimitetit,dakordimit) të dijetarëve, kaluan si dëshmitare mbi bekimin e atyre selefëve me anën e gjurmëve që ua përkujtonin Muhammedin sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, duke filluar nga shtëpia e lindjes, vendbanimi i Hatixhes r.a.,shtëpisë së Ebi Ejub al-Ansariut që e priti dhe qëndroi aty, gjatë ditëve të para të shpërnguljes të tij sal-lall-llahu alejhi vesel-lem në Medine dhe shumë e shumë gjurmë të tjera si p.sh.(Biir erjes,biir dhi tuva,daru elerkam…)e më pastaj të gjitha gjeneratat që erdhën dhe kaluan nëpër ato vende ishin ndër ruajtësit më të mirë të atyre gjurmëve dhe dëshmitarë besnikë ndaj ixhmait.


    vazhdon ....
    RIPPR

  8. #138
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Më pastaj, bota isalme befasohet me këtë bidat (risi) përmes te cilit, vëllezërit tanë dijetarë të Nexhdit, e coptojnë ixhmain e muslimanëve selefë dhe atyre që erdhën pas tyre duke vazhduar deri në ditët e sotme. Shtëpia e lindjes së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem prishet dhe shëndrrohet në një treg të kafshëve,shtëpia e mikpritjes së Muhamedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem në Medine shëndrrohet në banjë!!..

    Kalojnë duart e fshirjes dhe shkatërrimit nëpër të gjitha gjurmët të cilat i morën përsipër gjeneratat muslimane në përgjithësi,duke i ruajtur dhe kujdesur për to.
    E ndërkohë, dijetarët e Nexhdit e shohin reagimin e botës islame dhe plagosjen e ndjenjave të tyre për shkak të kësaj risie që përçmon ixhmain e muslimanëve dhe i çvlerson ndjenjat e tyre të besimit, dhe nuk paraqiten para tyre me ndonjë argument që mund të justifikojë punën dhe të sqarojë mendimin e tyre. Nëse mendojnë se kanë të drejtë dhe se dijetarët e botës islame në përgjithësi janë injorantë dhe gabimtarë, atëherë le të bëjnë të ditur arsyet e tyre, me qëllim që të kthehemi edhe ne rreth të vërtetës me të cilën u dalluan dijetarët e Nexhdit.
    Keshtu ata do të merrnin shpërblimin e udhëzimit dhe ofrimit për në rrugën drejtë rrugës së vërtetë nga e cila paskeshin humbur muslimanët gjatë gjithë gjeneratave të kaluara.

    Tashmë nuk po humbas rastin të rrëfej tregimin e mëposhtëm i cili filloi por nuk u përfundua!..

    Unë dhe shoku im më bujar Dr.Abdullah ibn Abdulmuhsin al-Turki, me rastin e një seminari i cili u mbajt në një nga vendet arabe, u ankuam për gjendjen tragjike jo vetëm në tokat arabe, madje do të thosha tragjikomike kur sheh se si shkon të lindi nje islam i ri në tokat e Nexhdit, një islam të cilin gjenerata e ndershme nuk e njihte. Kjo gjendje u bë shkak i pamjeve më të këqia të luftës dhe përçarjes ndërmje botës islame,madje edhe në të gjitha qendrat islame në Evropë dhe Amerikë.

    Dr.Abdullahu më tha: me të vërtetë është gjendje për keqardhje. Por cila është zgjidhja?

    Thash: zgjidhja është që të debatojmë me ata vëllezër dhe t’I tërheqim anët e studimit sipas ekuilibrit shkencor e nëse arrihet sinqeriteti dhe pastrohen qëllimet nga dyshimet atëherë dituria udhëzon për në rrugën e vërtetë dhe e vërteta thërret për dakordim.

    U dakorduam të zhvillojmë një mbledhje shkencore në mbretërinë saudite që do të përfshinte 10 dijetarë nga dijetarët e mbretërisë të cilët posedojnë dituri të madhe, sinqeritet dhe perkushtim për fenë e Allahut dhe 10 nga pjesa tjetër e botës islame të cilët karakterizohen me të njëjtat cilësi. Do të analizonin këto çështje të cilat sipas diturisë sonë dhe njohurive që kemi, nuk përbënin objekt komentimi në kohën e ndritur të gjeneratave të ndershme.Do të silleshin kështu për diskutim argumentet rreth këtyre çështjeve sipas metodave shkencore unanime në mesin e dijetarëve.Pas gjithë kësaj, shpresohej që të paraqitej e vërteta dhe të largohej mjegulla e dyshimtë që konsiderohet si shkak rrënjësorë e mungesës së dialogut. Patjeter ky këndvështrim i problemit do të mundësonte rrugëzgjidhje të shumta.

    U ndamë të mbështetur në këtë vendim.E mora përsipër të paraqes emrat e 10 dijetarëve nga vendet të ndryshme arabe kryesisht nga Siria, ai mori përsipër që te paraqesi emrat e 10 të tjerëve nga mbretëria dhe në fund të përcaktohet vendtakimi.

    E realizova atë që e mora përsipër dhe dërgova emrat e dijetarëve prej të cilëve vëreja dituri të gjerë, sinqeritet e përkushtim në fenë e Allahut.
    Prita të më dorëzohen emrat e premtuar prej tij ashtu që të mund të përcaktohet vendtakimi i shumpritur…………….. .

    …….Dhe ja, …. kaluan sot me vite që kur u dakorduam, dhe unë ende pres
    Jam i mirëinformuar se shoku im besnikërisht nuk e kurseu mundin e tij në zgjedhjen e dijetarëve prej mbretërisë se saudit. Por vullneti i mirë prej tij u shpërblye me indiferencën karakteristike që shfaqin e në veçanti kur është rasti për debate të këtij lloji. Duke mos më zhgënjyer ata plotësuan imazhin e pandryshuar të ngjyrosur prej fshehtësisë vetanake e te emocionuar veprojnë të konkretizojnë idetë e tyre personale.

    Pyetja e cila duhet patjetër ta parshtrojmë është: Kështu qenka sinqeriteti për hirë të Allahut në instituimin e mirëqenjes dhe largimit prej të urrejturës?
    Si mund të aspirojmë mirëqenje nëse ne vëllezërit muslimanë nuk ftojmë njëri tjetrin në bashkëpunim për ta njohur atë dhe për t’ia dhënë definicionin e sakte?
    Si do të jetë e urrejtura e urrejtur në punën tonë nëse nuk ftojmë njëri tjetrin në bashkpunim për ta njohur të urrejturën dhe pastaj të bashkpunojmë në refuzimin e saja?

    Si arsyetohet ky egoizëm i pa precedent prej vëllezërve hoxhallarë të Nexhdit. Si e justifikojne trimërine e shthurur mbi marrjen e ketyre vendimeve te cuditshme e të pa justifikuara me asnjelloj ligji te fese se Allahut, e qe me te drejte vëllai ynë Jusuf Rifai në librin e tij debatues i numëroi 58 pika.

    Nenvizoj!

    Si mund të konsiderohet puna e tyre e pranuar duke patyr parasysh izolimin e tyre ne menyre fanatike, prej të gjithë dijetarëve muslimanë dhe donkishotizmin në risitë(bidatet) e tyre duke mos u këshilluar apo bashkëpunuar me askënd, ndekohe qe eshte e pa dyshimte se islami ishte, e vazhdon te qëndroje i ngritur në lidhje dhe bashkepunim të ndërsjelltë ne të gjitha çështjet dhe segmentet?
    Megjithatë, unë vazhdoj të qëndroj optimist në ekzistimin e ndonjë rruge për të arritur tek qëllimi .

    Ndërkohe e falenderoj vëllain tim Jusuf Rifain mbi librin e tij, të rëndësishëm në esencë dhe debatues, në të njëjtën kohë shpresoj që ky libër të dëgjohet prej vëllezërve tanë të ndershëm të cilëve ju adresohet ky shkrim. Njekohesisht shpresoj që të ndezë në zemrat e tyre zjarrin e sinqeritetit përkundrejt Allahut, zilinë për ruajtjen ndaj gjërave të shenjta të Tija, e butësinë për lidhjet farefisnore në kornizën e farefisnisë islame.
    Poashtu shpresoj që ky shkrim t’jua përkujtojë se islami nuk kompletohet në shpirtin e njeriut, përveçëse kur mendja hyn në besim dhe i pregatit zemrës dashuri dhe madhështi.

    O ju dijetarë të Nexhdit,përse nuk ndjeni në zemrat tuaja dashurinë ndaj vendit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij? Përse nuk e kultivoni këtë dashuri, kur vereni se është e pakët? Per Allahun kjo dashuri,do t’ju shtynte në ruajtjen e gjurmëve pejgamberike dhe shokëve të tij, në vend, të shkatërrimit dhe fshirjes së tyre. Do të pasonit realisht rrugën e gjeneratës së ndritshme Allahu qoftë i kënaqur me ta. Me këtë mënyrë ndoshta nuk do ta përsërisni të ashtuquajturën këshillë e për të cilën mendoni se është këshillë, qe në të vërtetë është fjalë e kotë,e konsideroni çështje të lehtë e ndërkohë te Allahu është e madhe kjo fjala juaj ndaj haxhijve në shumë raste:<<-keni kujdes e mos teproni në dashurinë ndaj të dërguarit të Allahut!>>

    Po të përkujtonit atë që thoshte i dërguari i Allahut:”Mos e teproni në dashurinë time ashtu si bën krishterët në birin e Merjemit”,atehere po!Kjo do të ishte fjalë e pranuar dhe këshillë shumë me vlerë.

    Por dashuria, kur është lidhje e zemrës me të dashurin atëherë kur ndien qetësi afër tij, e ndien mallë kur largohet prej tij nuk është teprim, e sidomos në këtë rast ku i dashuri është Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, si mudet kjo të jetë përveçëse adresë për t’u afruar më tepër tek Allahu xhel-leshanuhu, ndërkohë e dimë se dashuria ndaj Allahut është ndër çështjet e domosdoshme të njësimit të Tij xhel-leshanuhu.Pa marre parasyshë se sa e ka rritur dashurinë njeriu ndaj të dashurit të tij-Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, në asnjë mënyrë kjo dashuri nuk mund të arrihet në shkallën që Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, në transmetimin e Buhariut dhe Muslimit e përshkroi dhe tha:”Askush nga ju nuk beson përderisa nuk jam tek ai më i dashur se pasuria, fëmja e tij dhe mbarë njerëzit”.E në transmetimine Buhariut:” dhe vetja e tij”.

    E nëse lulëzon zemra juaj me këtë dashuri,do ta dini se kjo dashuri pamarrë parasyshë se sa shtohet, do të mbetet e mangut në atë që meriton Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Nëse vërtet ju do të përpiqeshit, ftohtësinë në shpirtrat tuaj do ta zëvendësonte freskia e pamjeve të gjurmëve profetike, nëse ka mbetë diçka nga këto gjurmë.

    E lus Allahun xhel-leshanuhu me nënshtrim të plotë të na mbledhë së bashku me vëllezërit tanë dijetarët e Nexhdit në të vërtetën, të cilën e solli Libri i Allahut dhe e përforcoi historia e të dërguarit të Tij dhe rruga të cilën përshkoi gjithë gjenerata e ndershme. Gjithashtu lusim Allahun xh.sh që të na bashkojë, pas besimit racional (logjik) mbi të vërtetat islame, në një lule e cila nuk vyshket si rrjedhojë e dashurisë së Allahut dhe të dërguarit të Tij, selamet më të mëdha qofshin mbi të.

    Dr.Muhammad Said Ramadan al-Buti.
    RIPPR

  9. #139
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Faruk !

    Ti dhe soji yt jeni shume te mencur. Keni arritur deri atje sa te mos ju nevojiten aspak fjalet e dijetareve te kalibrit te Nevevuit r.a. Per juve ceshtja e bidatit eshte e qarte. Edhe pse jeni injorant si ne gjuhen arabe si ne zberthimin e teksteve, si ne te kuptuarin e dmth se ketyre te fundit.

    Imam Neveviu r.a ka qene Imam i Hadithit. Dhe kur Neveviu r.a e ndan bidatin ai e ndan se di me shume se ti dhe soji jot. Une ja marr fjalen Neveviut r.a ne ate se si e ka shpjeguar fjalen e Muhammedit a.s.

    Sa i perket shpifjes qe une s'i zekam bese fjales se Rresulit a.s ben mire ta marresh mbrapsht ... sa nuk te kam thene dicka tjeter.

    Injorant jeni ju qe ju pelqen mendja, qe nuk dini cfare eshte dallimi prej Kaatele dhe Katele, qe i keni bere te gjithe muslimanet qafira, mushrika, te humbur. Jeni ju ata qe shkoni si kali i karroces.
    RIPPR

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-11-2006
    Postime
    23
    Ti dhe soji yt jeni shume te mencur. Keni arritur deri atje sa te mos ju nevojiten aspak fjalet e dijetareve te kalibrit te Nevevuit r.a. Per juve ceshtja e bidatit eshte e qarte. Edhe pse jeni injorant si ne gjuhen arabe si ne zberthimin e teksteve, si ne te kuptuarin e dmth se ketyre te fundit.
    Do ta shohim se kush është më injorant, sepse tije ai që nuk kapësh për dijetarët e selefit por për 1 dijetarë që ka ajete dhe hadithe të qarta se ajo qështje është ndryshe nga mendimi i Neveviut. Shife më posht se sa e pason ti selefin!!!!!!!!!

    Edu Dau-udi transmeton ne Mesa’il (f.367-369) "…Ai thotë: I thashë Ahmedit "A nuk ka te me shumë te drejtë El-Auza'i te ndiqet se sa Maliku?" Ai u pergjigj, "Mos ndiq verbërisht asnjë prej këtyre njerëzve në lidhje me fenë. Çfarë ka ardhur nga Profeti (paqja qoftë me te) dhe Sahabet e tij, atëherë merre atë. Pas (kësaj), njeriu mund te zgjedhi pas tabi'ineve."

    Shafiu ka thënë: "Kanë rënë dakort të gjithë njerëzit (prej muslimanëve) se kujt i bëhet i qartë suneti i të dërguarit të Allahut, nuk i lejohet ta lerë atë, për shkak të fjalës së askujt."

    Pse nuk e merr së pari fjalën e Profetit alejhi selam e pastaj të sahabëve ashtu siq kanë porositur selefët ?! Po ti që i shan të tjerët dhe i ofendon ti je larg pasimit të selefit VAllahi. Sahabët ranë dakord se bidati është humbje që të shpien në zjarr, kurse ti vjen me prralla e na thu se ka thënë filani se jo nuk është ashtu! La haule ue la kuwete ila bilah.

    O vëlla fjalët e Profetit alejhi selam për këtë arsye janë mrekulli, që i kupton i vogel e i madh, por xhahilat gjithnjë kanë qen pengesë në rrugën e Allahut subhanehu ue te'ala.

    VAllahi janë shumë të qarta hadithet që flasin në këtë qeshtje, se qdo bidat është humbje dhe se të shpien në zjarr dhe këtë e vërtetuan sahabët pa NDYRSHUAR ASGJË prej fjalëve të Profetit dhe nuk e komentuan sepse janë aq të qarta saqë të diskutohet është qesharake dhe vetëm ai që është budalla diskuton por unë t'i kam sjell fjalët e sahabëve e ti prap thu se ka thënë filani! Kërkojm strehim tek Allahu nga sprovat e Esharive dhe grupeve të humbur.

    Lexoj prapë se qfarë thanë sahabët për bidatin:

    Për bidatin, ta shofim se qfar thotë Profeti paqja dhe bekimi i Allahut qoft mbi të, sahabët dhe dijetarët.

    Xhabir Ibn Abdullah, radijallahu anhu, transmeton se Profeti alejhi selam thoshte në hutben e tij: “...Fjala më e vërtetë është Libri i All-llahut. Rruga më e mirë është rruga e Muhammedit. Veprat më të këqija janë risitë (novacionet), e çdo novacion është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje është në Zjarr.”
    Transmeton: Nesaiu (3/ 188). Është shpallur Sahih nga shejh Albani në “Sahih Sunen në Nesai” (nr. 1487). dhe është klasifikuar sahih nga Ibn Tejmija në Maxhmu’ul Fetaua 3/58.

    Transmetohet nga Irbade bin Serijeh [radijall-llahu anhu] i cili thotë: "Na e fali Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] namazin e sabahut, pastaj na këshilloi me një këshillë të qartë. Nga kjo këshillë lotuan sytë e vërgëlluan zemrat e njëri prej nesh tha: O Resulull-llah, po më duket se ky është këshillimi lamtumirës, për këtë shkak na porosit diç". (Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) tha: "U porosis të keni drojë All-llahun [subhanehu ve teala], ta dëgjoni e t’i përuluni Halifes edhe nëse është rob i Etiopisë, ngase kush jeton prej juve (pas meje) do të sheh kundërshtime të shumta. Obligoheni të kapeni për sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të drejtë e udhëzues (rashidin el-mehdijin), kapuni për to me dhëmballë (fortë), e keni drojë nga risitë, se çdo risi është bidat, (Ebu Asimi thotë)" keni drojë risitë, se çdo bidat është humbje".
    Transmeton: Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Imam Ahmedi, Hakimi, Darimiu dhe Ibn ebi Asim në Suneh (nr.54). Shejh Albani thotë: “Isnadi (zingjiri) i tij është i vërtetë, treguesit e tij të besueshëm.”)

    Gjithashtu transmetohet në Sahih Muslim nga Xhabir ibën Abdull-llahu [radijall-llahu anhu] i cilli thotë se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka patur shprehi të thotë në hutben e tij: "Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat e çdo bidat është humbje".

    Gjithashtu e përmend këtë hadith Bejhakiu në librin e tij "El-I’tikad" me tekst: "Fjala më e vërtetë është Libri i All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit" e shtoi në fund: "çdo humbje çon në xhehennem."

    Abdullah ibn Umeri ka thënë: "Çdo bidat është humbje edhe nëse njerëzve u duket i mirë."

    Muadh ibën Xhebeli ka thënë: "Ruhuni prej asaj që shpiket, sepse ajo që shpiket është humbje."

    Abdullah ibn Mes’udi radijallahu anhu ka thënë: “Pasoni (selefin) e mos bëni risi, sepse ju është dhënë ajo e cila është e mjaftueshme dhe çdo risi është devijim.” Transmetohet nga Ebu Haithame në “Kitabul-ilm” (nr. 540) dhe është shpallur sahih nga shejh Albani.

    Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë: “Me te vertete gjerat me te urrejtura nga Allahu i Madheruar jane bidatet." [Transmeton el-Bejhaki ne Sunen el-Kubra 4/316]

    Ibni Omeri radijallahu anhu ka thënë: "çdo bidat është humbje edhe pse njerëzit e shohin të mirë."

    Imam Ahmedi ka thënë: "Bazat e sunetit tek ne janë: Kapja pas rrugës së shokëve të profetit -, pasimi i tyre dhe lënia e bidatit, sepse çdo bidat është humbje".

    A ta marrim mendimin e Imam Neveviut apo të Profetit alejhi selam, të të gjithë sahabëve, tabi'inëve dhe dijetarëve tjerë ?!!! Ti e dinë fort mirë se qfarë ka thënë Imam Maliku për ata që thonë se ka bidat të mirë! Dhe se si shumë dijetarë ju kapen asaj fjalë dhe e përcjellen, lista e atyre është e gjatë por të mos e zgjasim....

    I këshilloj ata që pasojn Ehli Sunnetin që të kenë kujdes nga Esharit siq janë rapsodi dhe acidi, arsyen mund ta shifni edhe vet, se si i bënë vehabi edhe Profetin alejhi selam, me gjithë sahab dhe ata që pasojnë ata!
    Jo ti je që i bënë muslimanët kafira, ti je që bënë tekfir mbi muslimanët dhe madje indirekt pa ditur edhe vet ti edhe Profetin e ke bërë vehabi, por këtë e keni nga injoranca dhe mllefi i madh që keni për Pasuesit e Sunnetit, e shpresojm që Allahu të jau zbus zemrat e të largoheni prej këtyre mendimeve të kota dhe që janë vetëm humbje.

    Të gjthë kanë mundësi ta shofin tash se kush është INJORANTI këtu dhe se kush gënjen dhe shpif për muslimanët dhe për dijetarët.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Faruk- : 26-02-2007 më 18:00

Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 26-09-2010, 13:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •