
Postuar më parë nga
Studentt
O Rapsod,
Bidat, nga gjuha, ndahen ne dy kategori:
1. Bidat ne gjera te fese
2. Bidat ne linguistike, gjithcka e re qe shpiket. Bidat i bie te jete edhe makina edhe kompjuteri ne linguistike.
Pastaj ti na citon edhe Kur'anin, po citoje gjithe ajetin dhe jo gjysma gjysma.
Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij ia dhamë Ingjillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë) [Kur'an, Surah El-Hadid(57):27]
Ky ajeti eshte qortim per kete shpikje dhe jo tregim per "bidate" te mire.
Po nuk lexon ti ajetin tjeter?
Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë. [Kur'an, Surah Teubeh(9):31]
E si eshte shpjegimi i ketij ajeti kur njeri prej sahabeve qe kishte qene prej tyre i tha te derguarit (paqja qofte me te) se ata nuk adhuronin prifterinjte? A nuk eshte se ata i bindeshin atyre gjerave qe ata benin haram (si martes) dhe benin hallal duke mos patur evidence nga Zoti?
E ti me flet per "bidate te mira" te ai ajeti?
Po mire, me referuan se ti paske thene se "kulu" nuk paska kuptim absolut ne hadith, po ne kete ajet a ka kuptim absolut?
Kur'an, Surah El-Bekare(2), Ajeti 281
{ وَاتَّقُواْ يَوْماً تُرْجَعُونَ فِيهِ إِلَى اللّهِ ثُمَّ تُوَفَّى كُلُّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لاَ يُظْلَمُونَ }
E lexon كُلُّ ti ketu?
E ca flet ky ajeti?
{Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.}
Une dua ti se kush jane keta نَفْسٍ (nefsin) qe nuk perfshihen ne kete ajet? Se thote "كُلُّ نَفْسٍ" (kulu nefsin). Ma shpjegoni ju "shkencetaret" e linguistikes sipas llogjikes tuaje.
Apo kerkoni perdorime te tjera te fjales kulu ne Kur'an?
Pastaj ai "shkencetari tjeter" me fliste per zinane e syrit dhe me akuzoi se akuzova te derguarin per mekate te medhaja. Qe kur zinaja e syrit qenka barazuar me zinane e organeve? Ne fakt hadithi flet se organet e deshmojne ate si te vertete ose e refuzojne....Ti as nuk di te lexosh.... jo te marresh vesh dy gjera elementare.
Eshte i derguari apo te gjithe te derguarit bijte e Adamit, e si e shpjegon hadithin ti ne Sahihun me kundershtimet e tua? Ti je bote me vete ne injorance.... A nuk e kupton se shpjegimet e tua jane shume te dobeta?
Nuk mund te kesh dyfytyresi ne shpjegime se pastaj i bie shpjegim sipas epsheve te tua dhe jo sipas te vertetes.
Perdorimi i Umarit "te bidase se mire" eshte "bidat ne linguistike" dhe jo bidat ne fe. Domethene ben ndonje sunet qe nuk eshte obligim te behet por e sjell perseri ne zakon, kesaj "risi" (bidah) ne linguistike i thone, por ne fe eshte sunet dhe bidat. Ka nje hendek te madh dhe nuk mund te konfuzionohen perdorimi i fjales ne linguistike dhe perdorimi i fjales ne lidhje me fene.
Shafi ka thene: "Bidah eshte e dy menyrave..." dhe u mbeshtet ne thenien e Umarit dhe pastaj shpjegon se bidah e keqe eshte ajo qe nuk ka baza dhe nuk mund t'i referohesh, dhe ajo e mira eshte ajo qe mund t'i referohesh dhe ka baza dhe kjo nuk eshte vecse "bidah ne gjuhesi" kurse ne lidhje me fene kjo quhet sunneh.
O Rapsod kur citon Ibn Haxherin citohe si duhet, mos me cito gjysma gjsyma sic me citon ajetet sipas qejfeve te tua. Po citoj ato qe harrove ti te citosh, duke qene ca citim i gjate po te jap reference dhe po citoj pjeset me te goditura.
Ibn Haxheri ne bid'ah in Feth (13/314) Kitabul-I'tisam, Kapitulli: Ndjekja e Sunetit te Derguarit paqja qofte me te. "Thenia e tij, 'dhe me e keqja e gjerave eshte gjeja e shpikur.' dhe muhadathat kupton gjerat e reja te shpikura per te cilat nuk ka baza ne sheriat, dhe jane te titulluara ne bidat ne sheriat........Keshtu bidah ne lidhje me sheriatin eshte e hidhur ne lidhje me gjuhesine, kurse linguistikisht cdo gje qe shpiket, qofte e mire apo e keqe, quhet bidat, dhe Shafiu thote "bidati eshte i dy llojeve". .... Dhe disa nga dijetaret i ndane ne pese kategori te ahkamit dhe kjo eshte eshte e qarte. .... Ibn Masudi thote'....dhe kur shikon bidatin, ngjitju udhezimit origjinal". ....Dhe Imam Ahmedi thote me nje sened te mire nga Ghadif Ibnul-Harith i cili tha se el-Malik Ibn Maruan dergoi dike dhe tha: ne te vertete ne mbledhim njerez per dy ceshtje: ngritja e duarve (per dua) kur ne minber per xhumane, dhe dheni te udhezimeve pas faxhrit dhe asrit. Keshtu ai: sa i perket ketyre dyjave, keto jane shembuj te bidateve juaja dhe une nuk do pranoje asgje prej tyre sepse i Derguari paqja qofte me te ka thene, 'njerezit nuk sjellin nje bidat vecse se suneti dhe te tilla ngrihet (largohet, zhduket) dhe ngjitja te suneti eshte me e mire se bidati, dhe nqs kjo ishte ceshtja e ketij sahabi ne lidhje me nje bidat qe ka baza ne fe, atehere di mendono per nje bidat qe nuk ka baza ne fe?......."
Tani nja ca pika nga ky:
1. Ibn Haxheri citon Shafin pasi e ben te qarte se bidati eshte dy lloje ne gjuhesi, por ne Sheriat eshte vetem nje lloji.
2. Ai i kupton theniet e "bidase se mire" ne baza linguistike dhe ne ate kuptim.
3. Ai citon Ibn Abdis Selam ne klasifikimin e pese ketegorive dhe pastaj shton se "cdo bidat eshte udhezim i gabuar" duke nenkuptuar ate qe tha ne fillim ne lidhje me Sheriatin.
Paqja qofte me te udhezuarit.
Krijoni Kontakt