Cne su be asnje koment per kete postim? apo ngeci gozhda ne sharrePostuar më parë nga Etheristi
![]()
Mos harroni Abdul kader arrnautin kush e futi sa here ne burg vetem e vetem se nuk i vite mbs avazit asadit.
Cne su be asnje koment per kete postim? apo ngeci gozhda ne sharrePostuar më parë nga Etheristi
![]()
Mos harroni Abdul kader arrnautin kush e futi sa here ne burg vetem e vetem se nuk i vite mbs avazit asadit.
.
Aldi dhe ju te tjeret!
Kjo teme nuk eshte hapur per te folur se kush eshte Ramadan el Buti. Nese doni te dini se kush eshte Ramadan El Buti e hapim nje teme tjeter dhe bisedojme. Sa i perket shkrimit per te cilin shoku Aldi deshiron patjeter koment duhet ta dini qe :
Ramadan El Buti nuk ka dhene fetwa per bombardimin e Hamase. Nese ju pretendoni te kunderten silleni dokumentin ku vertetohet nje gje e tille.
Sa i perket faljes se namazit te xhenazes per presidentin e Sirise Hafidh El Esed duhet te dini qe Islamikisht nuk mund t'i kerkohet llogari Butit se pse ja fali xhenazen. Tek e fundit edhe nese mekatar Asadi ka qene musliman. Nuk e kemi pare Asadin te deklaroje te kunderten e as te falet si besimtar i ndonje feje tjeter.
Se pse ka qare Buti (nese ka qare) e di Buti. E sa i perket Abdul Kader Arnautit dhe perndjekjes se tij prej regjimit kjo aspak ska te beje me Butin. Nese ju pretendoni te kundreten ju takon juve te sillni faktet.
Edhe nje here kjo teme eshte hapur per Vehabistet ... per pasuesit e Ibn Abdul Vehabit, per ata qe pretendojne se jane Ehli Suneti e ne te vertete s'jane tjeter vecse loder ne duart e armiqve te Islamit. Shumica jane trushpelare dhe nje pakice jane te shitur. Kete inshallah do e tregojme me fakte ne vazhdim.
RIPPR
O vellezer musliman, iu kisha lutur qe ta leni Acid Burn te sjelli tere materialin qe e ka sepse po me intereson shume dhe mos nderhyni per te debatuar jasht temes.Pasi ta perfundoje materialin atehere mund te debatoni rreth temes.
Ju falenderoj nese keni sabër.
Why do people with closed minds always open their mouths?
Etherist vet po i kundershton te tjeret per injoranc a injoranca gjendet te ti.
Buti nuk ka dhene asnje fetva te tille, per me e akuzuar dike duhet te kesh argument por te kunderten ua ka thene Buti Ihvaneve qe mos ti mbysin gjeneralet apo komandantet e Asadit se me kete gjest do te shkaktojne qe ky njeri i keq (Asadi) te mbys popullaten e pafajshme. Dije cdo here bota muslimane kur nuk i ka degjuar fjalet e Butit ka pesuar, ka pesuar se nuk e degjojne sheriatin e Allahut. Hasan Basriu ka thene nje fjale "Si e keni popullin do ta keni edhe kryetarin" dmth ai popull e ka meritur nje Hafez Asad, siqe e meriton Iraku nje Sadam apo tash edhe me keq Bushin, ne te njejten menyre siç e meriton Saudi Arabia nje Mbreteri tirane sic eshte familja Saud, pa perjashtim edhe te gjith popujt tjere.
Kjo fjale per AbdulKadrin nuk eshte e vertete dhe me se paku nje akuzim i tille nuk ka dale nga goja e AbdulKadrit.
Buti per qarjen te varrimi i Asadit ka thene: "Une ska, ne asnje varrim te marr pjese dhe te mos qaj kur me kujtohet se si do ta kes perfundimin (nen Toke), e mos te behet fjale te marr pjese me nje varrim te nje tirrani dhe kur ta shoh perfundimin e tij dhe mos te qaj" Me keto lot ai ka tregu se ka takvallek shum me te madh se cdo kush tjeter qe e akuzon ate. Per keto qe flas Buti ka edhe nje liber qe i hudh akuzat e te tjereve.
Oh lum Buti me akuzat e juaja ne Diten e Gjykimit.
Ndryshuar për herë të fundit nga hubejb : 10-02-2007 më 18:52
"Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime aq shum ma dobëson arsyen sa që me arsye e vajtoj bukurinë tënde"
Pjesa e Trete
Koleget e mi ishin kthyer ne Londer perpara meje. Kur une mberrita ata I kishin marre detyrat e reja prej Ministrise. Po ashtu edhe une pranova detyrat e reja menjehere pas mberritjes. Fatkqesisht vetem 6 prej nesh u kthyen. Nje prej kater te mbeturve, tha sekretari, ishte bere musliman dhe kishte mbetur ne Egjipt. Gjithsesi Ministrija nuk ishte shqetesuar ne lidhje me kete person pasi e kishte te sigurte qe ky I fundit nuk kishte treguar asnje sekret. I dyti kishte mbetur ne Rusi pasi kishte qene me origjine ruse. Per kete sekretari ishte I mjaft shqetesuar, jo per faktin qe ky ishte kthyer ne vendin e origjines, por per mundesine e te qenit spiun rus I cili pasi kishte spiunuar Ministrine ishte kthyer ne Rusi pas mbarimit te misionit. I treti kishte vdekur nga nje semundje ne nje vend te quajtur Imara prane Bagdatit. Te katertin Ministrija e kishte pasur nen kontroll per nje vit dhe kishte marre informacion te rregullt prej ketij te fundit nga qyteti San’aa I Jemenit. Pas nje viti Ministrija kishte humbur cdo gjurme te agjentit dhe megjithese e kishte kerkuar mjaft, kontaktet nuk kishin mundur te rivendoseshin. Ministrija humbjen e ketyre kater agjenteve e paraqiti si nje katastrofe. Ne jemi nje komb me detyra te medha ne raport me numrin e popullsise ndaj duhet te benim llogaritje te holla per cdo person.
Sekretari mbajti nje mbledhje per te analizuar raportet e paraqitura nga ne qe ishim kthyer. Ne I kishim paraqitur raportet tona. Sekretari mbajti ca shenime ne lidhje me raportin tim. Ne pergjithsi raporti ishte I pregatitur mire e megjithate doli I treti mes raporteve te paraqitura. Vendin e pare e mori raporti I paraqitur prej George Belcoude, te dytin ai I Henry Fanse. Une pa dyshim kisha arritur te mesoj shume mire gjuhen turke dhe arabe e po ashtu Kur’anin dhe Sheriatin Islam. Sidoqofte nuk kisha mundur te pregatis per Ministrine nje raport ku te paraqiaja anet e dobta te Perandorise Osmane. Pas dy oresh mbledhje sekretari me pyeti se pse kisha deshtuar ne ate drejtim.
I thashe qe detyra ime esenciale ishte te mesoja gjuhet, Kur’anin dhe Lihjin Islam. Nuk kisha harxhuar kohe per asgje tjeter vec ketyre. Megjithate une do ju le te kenaqur kesaj rradhe nese me besoni. Sekretari me tha qe misioni im kishte qene I suksesshem, por ai do deshironte qe une te kisha fituar vendin e pare.
O Hemfer! Misioni juaj I ardhshem perbehet nga keto 2 detyra:
1- Te zbulosh pikat e dobta te muslimaneve nepermjet te cilave te mund t’I hyme ne trup shtetit islam e ta gjymtojme.
2- Momentin qe I zbulon keto pika te dobta dhe ben ate qe do te porosis (me fjale te tjera, kur arrish te fusesh grindje e mosmarrveshje mes muslimaneve) do te jesh agjenti me I sukseshem e Ministrija do te te dekoroje si te tille.
Qendrorova 6 muaj ne Londer. U marrtova me kusheriren time Mariah Shvay. Une isha 22 vjec e ajo 23. Maria Shvay ishte nje vajze mjaft e bukur me nje inteligjence e bagazh kultutor te zakonshem. Ditet qe shpenzova me te ishin ditet me te lumtura te jetes time. Ime shoqe ishte shtatzene e ne prisnim ardhjen ne jete te pjestarit me te ri te familjes kur me erdhi mesazhi me urdhrin per tu nisur menjehere drejt Irakut.
Marrja e urdherit atehere kur ne prisnim me padurim lindjen e femijes me merziti. Megjithate rendesia qe per mua kishte vendi im, sebashku me ambicien per tu bere I famshem duke bere nje pune me te mire se koleget e mi, I kalonte emocionet e mija si bashkshort dhe baba. E pranova detyren pa hezitim. Ime shoqe me kerkoi ta shtyja nisjen deri pas lindjes se femijes. Nuk ja vura veshin. Kur u ndame syte na lotonin. Maria me tha: “Me shkruaj shpesh! Edhe une do te shkruaj te te tregoj per shtepine tone te re qe eshte e shtrenjte si ari” Keto fjale te saj shkaktuan dallge ne zemren time e per pak sa nuk e anullova udhetimin. Sidoqofte arrita te kontrolloj emocionet. E perqafova fort e u nisa drejt Ministrise per te marre direktivat e fundit.
Gjashte muaj me pas do gjindesha ne Basra, Irak. Banoret e ketij qyteti ishin pjeserisht Sunni e pjeserisht Shiit. Basra ishte nje qytet me popullsi te perzier. Aty banonin arabe, Persian e nje numer I vogel kristianesh. Meqe ra fjala, po tregoj pak mbi Sunnizmin dhe Shiizmin.
Shiitet thone qe pasojne Ali Ibn Ebu Talib, qe ka qene dhenderri I Muhammedit (a.s) e njekohesisht djali I xhahxhait I ketij te fundit. Shiitet thojne qe Muhammedi a.s e ka caktuar Aliun dhe 12 imamet, (pas ardhesit e Aliut) si Khalife pas vdekjes se tij.
Per mendimin tim Shiitet kane te drjte ne legjimitetin e Khalifatit te Aliut, Hasanit dhe Husejnit. Aq sa une kuptoj prej histories Islame Aliu ka qene nje person me cilesi dalluese e mjaft te larta, cilesi te cilat kerkohen te permbushen prej Khalifit. Po ashtu dhe caktimi I Hasanit dhe Husejnit si Khalife nuk me cudit.
Ajo qe me ben te dyshoj eshte caktimi I djalit te Husjenit dhe I 8 nipave te tij si Khalife. Husejni ishte femije ne kohen kur Muhammedi a.s vdiq. Nga e dine Muhammedi qe Husejni do kishte 8 niper? Nese Muhammedi vertet ishte I derguar I zotit, kishte te ngjare qe Allahu t’I kishte treguar per te ardhmen. Edhe Jezusi ka parashikuar te ardhmen, megjithese profecia e Muhammedit per ne kristianet eshte nje gje e dyshimte.
Muslimanet thone qe ekzistojne mjaft prova per profecine e Muhammedit. Nje nga keto eshte Kur’ani. Une e kam lexuar Kur’anin qe ne fakt eshte nje liber mjaft I larte. Qendron shume me lart se Bibla perfshi dhjaten e vjeter e ate te re. Kur’ani permban principe, rregulla, norma morale etj
Ishte mjaft e cuditshme se si nje njeri analfabet sikurse ishte Muhammedi a.s te kishte hartuar nje liber kaq fisnik. Ishte e cuditshme per mua sesi Muhammedi te kishte tere ato cilesi morale, intelektuale e po ashtu ato aftesi te cilat do ishin te veshtira te zoteroheshin edhe prej dikujt qe kishte lexuar e udhetuar me vite e vite. Pyes veten a mos valle keto fakte jane prova per te qenit e Muhammedit a.s Profet?
Gjithmone observoja dhe hulumtoja per te nxjerre ne pah te vertetn ne lidhje me profecine e Muhammedit a.s. Nje here pata pyetur ne Londer nje prift ne lidhje me kete ceshtje. Pergjigja e tij ishte mjaft fanatike e ngurte e aspak bindese. Disa here e pata pyetur Ahmed Efendiu ne lidhje me kete ceshtje dhe duhet ta pranoj qe as pergjigjet e ketij te fundit nuk ishin bindese. Te them te drejten nuk e pyesja shpesh per te tilla ceshtje nga frika mos zbulohej qellimi im I vertete I te qenit aty.
vazhdon...
RIPPR
Nuk e di se a ke degjuar ndonje here per nje dijetar Islam qe jeton ne Amerik , Reza Asllan , me duket qe ka prejrdhje Iraniane .Postuar më parë nga Etheristi
Nejse ne vepren e tij " No GOD but GOD " ai thekson se ne kohen e profetit, grate kane falur namazin bashke me burrat dhe se 200 vite pas vdekjes se profetit , tani nuk me kujtohet emri , nje kalif bie urdher qe grate te falen vec burat vec .
Po ashtu , psh gurerimi deri ne vdekje te cilen e pesojne te rijnte dhe te rejat qe futen ne lojrat dashuris. Sipas Reza Asllanit , keto nuk kane asnje baze ne Kuran dhe se gurrerimi po ashtu eshte futur si ligj 200 vite pas vdekjes se profetit .
Pyetje , jo vetem per ty por per secilin qe mendon se mund te pergjigjet , sa me kujtohet mua neve muslimanet duhet te ndjekim rrugen e a.s. Muhamedit , tani mua dicka me turbellohet mendja dhe me duket se neve ndjekim rrugen e disave qe kane jetuar shum kohe pas vdekjes se profetit , a eshte kjo rruga qe duhet et ndjekim , nese po pse , dhe nese jo , atehere cila eshte rruga qe brazat e rinje musliman duhet te ndjekin ?!!
Ndryshuar për herë të fundit nga Gostivari_usa : 12-02-2007 më 01:31
Postuar më parë nga alko71
Per mua Acid Burn edhe pse nuk e njoh personalisht , por nga shkrimet qe sjell , mundem lirishte te them se eshte nje nga muslimanet me te devotshem ketu ne forum dhe qe meriton respektin nga secili prej nesh .
Meterialin qe sjell eshte me te vertete shum interesant .
Gostivari Usa !
Nuk ka pse te marresh per baze ate qe thone shiat dhe dijetaret e Iranit ne lidhje me te faluren e gjinive apo me gurezimin e kurvareve.
Ky Etheristi a si e ka emrin thote qe cdo gje qe ka pas mundesi te behet ne kohe te Pejgambeit a.s dhe nuk eshte bere, nese behet tashti eshte risi e humbur qe te con ne zjarr.
Po ky Etheristi nuk e di qe (meqe permendem Shiiat) martesa M U T'a qe dmth martesa me kontrate kohore eshte praktikuar ne kohen e Muhammedit a.s. Sipas "logjikes" se "sakte" te Etheristit del qe ndalimi i kesaj lloj martese eshte risi qe te shpie ne zjarr.
Po ashtu Kur'ani ne kohen e Pejgamberit a.s nuk ka qene i tubuar ne Mus'haf. E po ashtu nuk ka qene i shkruajtur me shkronja me pika e as me zanore. Te tubuarit e Kur'anit sipas po te njejtes "logjike" qenga risi qe te con ne humbje e ne zjarr.
Sa dritshkurta jane keto pretendime?
Gistivari Usa
sa i perket ceshtjes se medh'hebeve dhe pasimit te tyre do sjell nje material shume interesant vetem kini durim.
Paqe per Ehli Sunnetin!
RIPPR
Me lart lexova se mbulohen me gelqere dekorimet neper xhami.Personalisht jam kunder gelqerosjes se ornamenteve dhe arabeskave neper enteriere te xhamive,artit mural islam.Nese dikush mendon ndryshe,mjafton qe te
bazohet ne zbukurimet dhe dekorimet colorite dhe kaligrafike te kopjeve te para te Kuranit,te kohes se halifeve.
"Kur debatoni për ndonjë gjë mundohuni të fitoj e vërteta, e jo vetvetja"
Acid Burn,
Nuk kam pare njeri te paditur dhe te pallogjikshem si ty? Mire qe ndonje sheh nuk e ka pasur emrin Ibn Abdullah se te na thirje "allahista" nuk do ishte cudi prej mendjeve te dobeta si ti.
Profeti nuk ka ndaluar faljen e teravive ne xhemat por e ka lene edhe keshtu edhe ashtu per ta lehtesuar kete gje dhe mos bere obligim te falej ne xhemat.
Sipas llogjikes tende ndoshta edhe per alkoholin thote Etheristi se eshte ndalimi i te cilit eshte risi. Ne fakt keto analogjite e tua jane shume te pallogjikshme dhe ti vec tregon se sa shume dije te ceket ke ne ceshtjet e fese. Po mire, a nuk ka qene alkoholi i lejuar, dhe pastaj eshte ndaluar?
Pra ka pasur dicka graduale ne ndalime dhe ne fund ndalimi mbetet i velfshem kur nje gje ndalohet.
Persa i perket Muta, kjo eshte transmetuar ne sahihet e Bukharit dhe Muslim se i derguari (paqja qofte me te) e ka ndaluar perfundimisht kete martese. Si psh:
Sahih Bukhari Volumi 5, Libri 59, hadithi nr. 527:
Transmeton 'Ali bin Abi Talib:
Ne diten e Khaibar-it, i derguari i Zotit ndaloi m u t'a (martesen e perkohshme) dhe ngrenien e gomarit.
Pavaresisht nga kjo ka gjera te tjera qe Profeti njehere i ka bere keshtu, njehere ashtu dhe nuk ka ndaluar keto. Dhe nuk mund te sjellesh analogji duke krahasuar ato qe jane ndaluar me si ka vepruar profeti per gjera qe nuk ka ndaluar.
Gjerat materiale jane materiale dhe behen si shkak nevoje dhe jo adhurimi. Ne fakt Kur'ani eshte mbledhur si shkak nevoje dhe jo se synonin ndonje veprim adhurimi te ri, por se mos ngaterrohej dhe te ishte i solifikuar. Kur'ani eshte shkruar ne shkrime dhe vetem sa u mblodh dhe kjo eshte per lehtesi nevoje dhe nuk mund te klasifikohet se ndonje veprim adhurimi sic eshte falja me kater namaze te behet me pes, por mund te thuhet se ngaqe bie balte dhe arye nevoje, mund te heqesh kepucet edhe pse suneti thote falu me kepuce.
Analogjite e tua jane te dobeta, nga i psonis eshte muhabeti?
Krijoni Kontakt