Close
Faqja 5 prej 22 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 214
  1. #41
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Platforma e tretë çoroditëse është Vehabizmi, të cilin Britania e ka mbjellur në Gadishullin Arabik. Për të vërtetuar këtë që e themi, kthehuni burimit, referencës së librit, që e përmendëm dhe do të shihni dëshminë e qartë
    RIPPR

  2. #42
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Rrefimet e nje Spiuni Britanik

    Edhe pse nje here mendova te sjell ketu vetem ato pjese te cilat kane te bejne direkt me Muhammed Ibn Abdul Vehabin, themeluesin e Vehabizmit, nderrova mendie. E pashe te udhes te sjell ketu dorshkrimin e plote te agjentit sekret britanik Hemfer i cili ka vepruar si spiun ne disa vende Islame duke mbjelle ide te mbrapshta e blere informacione te cilat Ministrija Britanike e Kolonializimit do i perdorte me vone per shkaterrimin dhe kolonizimin e ketyre vendeve.

    Doreshkrimi qe do lexoni do ju tregoje qarte fytyren e vertete te Vehabizmit, nga ana tjeter do ju tregoje qarte qellimet e Anglise karshi popullates Islame te rruzullit tokesor e po ashtu do sherbeje si ilustrim i asaj qe ka shkruar Lorenci i Arabise ne librin e tij ne gjuhen arabe “Eamidetu el-hikmeti es-sebati” kete te fundit Dr. Ramadan Buti shef i katedres se studimeve Islame ne Universitetin e Damaskut dhe nje prej dijetareve me te njohur te botes Islame sot, e ka permendur shpesh duke konkluduar :


    - Platforma e parë çoroditëse është Kadianizmi. Këtë platformë çoroditëse Britania e ka mbjellur në Indi dhe në rrethinën e saj.

    - Platforma e dytë çoroditëse është Babizmi dhe Behaizmi, të cilat Britania i mbolli në Egjipt dhe në vendet e juglindjes së Azisë.

    - Platforma e tretë çoroditëse është Vehabizmi, të cilin Britania e ka mbjellur në Gadishullin Arabik. Për të vërtetuar këtë që e themi, kthehuni burimit, referencës së librit, që e përmendëm dhe do të shihni dëshminë e qartë.


    Edhe nje here duke ju uruar lexim te kendshem ju bej thirrje qe mos e nderprisni publikimin e doreshkrimit me polemika e komente.




    RREFIMET
    E NJE
    SPIUNI BRITANIK


    Pjesa e Pare

    Hemferi thote:
    Britania e Madhe ka nje territor mjaft te gjere. Dielli lind prej detrave Britanez e po ashtu perendon ne to. Megjithate shteti yne eshte relativisht I dobet per sa I perket kolonive tona ne Indi, Kine dhe Lindjen e Mesme. Keto vende akoma nuk kane rene plotesisht nen ndikimin tone. Gjithsesi ne kemi nderrmarre dhe po implementojme nje politike te suksesshme ne keto vende e se shpejti keto te fundit do te bien plotesisht nen thundren tone. Dy gjera jane mjaft te rendesishme:

    1- Perpjekja e mbajtjes nen pushtet te vendeve te pushtuara
    2- Pergatitja dhe arritja e pushtimeve te reja.Ministria e Kolonizimeve ka caktuar nje komision te vecante ne secilen koloni, per arritjen e ketyre dy qellimeve. Menjehere pasi une iu baskangjita kesaj ministrije, Ministri, pati besim te madh ne aftesite e mija dhe une u emerova administrator I kompanise tone ne Indine Lindore.Edhe pse ne pamje te pare Ist India ishte nje kompani tregtare, qellimi I saj I vertete ishte gjetja e rrugeve dhe mjeteve per kolonizimin e plote te Indise.


    Megjithate, qeveria jone aspak nuk eshte e shqetesuar per Indine. India eshte nje vend ku njerez prej nacionaliteteve te ndryshme, qe flasin gjuhe te ndryshme dhe me interesa te ndryshme, jetojne sebashku. Po ashtu qeverija britanike nuk ja ka friken as Kines. Fete dominuese te se ciles jane Budizmi dhe Konfucianizmi. Asnjera prej tyre nuk paraqet kerrcenim. Te dyja keto fe jane fe te vdekura te cilat aspak nuk merren me jeten aktuale. Te dyja keto fe jane nje tufe ceremonish dhe lutjesh e asgje tjeter. Pa premisa politike. Banoret e ketyre dy vendeve (Indise dhe Kines) per arsyet e permendura e per arsye te tjera nuk kane asnje ndjenje patriotizmi. Keto dy vende e perseris aspak nuk e shqetesojne qeverine britanike.


    Megjithate, ngjarjet qe mund te ndodhin ne te ardhmen aspak nuk I kane shpetuar konsiderates sone. Per kete arsye ne kemi perpiluar plane afatgjate per krijimin e mosmarrveshjeve, injorances, varferise e madje edhe epidemive vdekje prurese ne keto vende. Duke imituar zakonet dhe traditat e ketyre vendeve (Indise dhe Kines) e kemi mjaft te lehte te arrijme qellimet qe I kemi vene vetes. Dhimbje koke na shkaktojne vendet Islame. Deri ne kete moment Britania e Madhe ka nenshkruar disa marrveshje me te Semurin e Bosforit, marrveshje te cilat ne te shumten e rasteve jane ne te miren tone.

    Anetare me eksperience te ministries kane parashikuar qe I Semuri do te vdese ne me pak se nje shekull. Nga ana tjeter ne kemi nenshkruar disa mardhenie te fshehta me qeverine e Iranit duke vendosur pushtetare te cilet me pare I patem edukuar si Masone. Te tilla keqperdorime te pushtetit si korrupsioni, administrimi jo adekuat dhe edukimi I shtrember fetar te pasuara prej “shoqerimit” me femra te bukura dhe neglizhimit te detyrave, jua theu brinjet ketyre dy vendeve (Shtetit Osman dhe Iranit). Megjith keto suksese Ministrija e Kolonizimit nuk eshte aspak e kenaqur sepse aktiviteti yne nuk do mund te sjelle frytet e deshiruare per keto arsye:



    vazhdon....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Acid_Burn : 30-01-2007 më 20:17
    RIPPR

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Postime
    65
    Acidi sjell per ju rubriken 007. Xhejms Bondi dhe bemat e tij sipas versioni hollywood-jan te historise.

    Per ashairaht kjo eshte argument i pa kontestueshem. Hahahahaha

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Postime
    65
    Sa per informacion. Ky artikull qe acidi mundohet te postoje eshte nje artikull i botuar nga gazeta gjermane spiegel dhe qe pastaj ne nje gazete franceze dhe me pas eshte perkthyer nga nje Libanez (pa tjeter yjet e dijes jane nga libani) dhe qe ka gabime ne perkthim dhe qe ne fillim te saj acidi ben gabime duke theneritania e Madhe ka nje territor mjaft te gjere. Dielli lind prej detrave Britanez e po ashtu perendon ne to.

    nderkohe qe origjinali thote: The sun rises over its seas, and sets, again, below its seas. qe do te thote: "Dielli mbi deterat e saj dhe ulet (perendon) perseri nen deterat e saj".

    Shiko se si fillon me vertetesi qe ne fillim artikulli. Deti perendon nen deterat e anglise. E sa korrekte do te jete deshmia e ketij humbameni? Po perkthimi i Acidit? Hahahaha.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Postime
    65
    Me poshte do te vereni ne historite pa baze te "spiunit" britanik se si ai do te pretendoje se Abdul Wahabi pretendonte se sahih el-bukhari qenka gabim ne gjysmen e tij dhe se si ai eshte inferior ndaj sheikhut te tuqise qe cohej ne kembe kur permendej Abu Hanifa dhe merrte avdes e pallavra te tjera si keto. Nderkohe qe realiteti i Sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul Wahab eshte i stabilizuar ne librat e tij si Kitab et-tewhid apo Kashf esh-shubuhat fi tewhid apo Usul eth-thelathah dhe ne to demaskohen adhurimet e varreve qe ashairaht bejne edhe sot e kesaj dite e qe i kane trashegimi nga turqit dhe per kete edhe muslimanet u ngriten dhe i shporren nga arabija dhe vetem njerez te cileve u humbi posti me rrezimin e khalifetit osman si Zahid el-Kawthari dhe ndjekes qorrazi te tij si Acidi Rapsodik besojne perrallat e qafirave dhe madje i marrin si argumenta kunder ehli-sunetit. Lexoni historine qe do tu sjelle acidi dhe nuk do te deshtoni te shihni naivitetin e atij qe e ka shkruar kete copez dhe atyre qe e marrin si kriter gjykimi kete nga ashairaht. Fundi fundit ashairaht gjithmone kane ndjekur ideologjite e kufareve si Aristoteli dhe filozofe te tjere qe ehli-suneti i ka demaskuar.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2004
    Postime
    20
    Citim Postuar më parë nga rapsod
    Hadithi qe i perket Bidatit ne menyre te drejtperdrejt eshte:
    "Kush ben ne Islam Sunnet te mire..............etj etj dhe kush ben ne Islam Sunnet te keq..........etj etj."
    Hadithi eshte Sahih edhe ti besoj se e di
    Ndersa per hadithin qe ti i referohesh, eshte shume intrigues dhe spekulativ menyra se si ti e pershtat pa koment hadithin,.....kur behet fjale per "çdo bidat" ne gjuhen arabe eshte "kul'lu bid'atin" dhe pjeseza "Kul'l" ne gjuhen arabe ka kuptimin "Ba'd", ndersa "Ba'd" ne vetveten e saj do te thote "pak me shume se gjysma e dicka".
    Selamun Alejkum.

    Vella rapsod, desha te shtoj edhe une dicka ne lidhje me kete mesazhin qe e keni shkruar me lart.

    Sa i perket fjales Ue Kul-lu Bid`atin, nuk eshte i vertete ai shpjegim qe i keni dhene ju (edhe pse ekziston si mendim), dhe pse ekziston si mendim nuk don te thote qe eshte i sakte.

    Kurse me lart (ne nje postim) po na keshilloje qe ti ndiqnim fjalet e koloseve te Hadithit (per nje teme qe ty te interesonte), keshtu qe une te them ty, qe pse nuk e ben te njejten gje edhe ti ne lidhje me kete hadith (Kul-lu Bid`atin) te permendur, per me teper mund te shohesh Fet`hul Barin dhe Rijadus-Salihin, dhe te kesh kudjes te Fet`hi, pasi Imam Ibn Haxheri, permend shume mendime, dhe menimin e tij e cileson, kurse ti mer njerin prej tyre dhe thu qe e ka thene Ibn Haxheri pa e pare se a eshte ai mendimi i tij apo jo.

    Kete qe ta thashe me lart, ta them edhe per Hadithin, "Kush ben ne Islam Sunnet te mire..............etj etj dhe kush ben ne Islam Sunnet te keq..........etj etj.", pasi ti e din qe te gjithe Muhadithinet, kane thene, qe kjo eshte ne ceshtjet e perditeshme dhe jo ne ceshtjet fetare per te cilat ka argument, ose me teper per Adhurimet.

    Selamu Alejkum.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    307
    Etherist nese ka mundesi te me definojsh cka eshte ceshtje fetare e cka jo?
    "Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime aq shum ma dobëson arsyen sa që me arsye e vajtoj bukurinë tënde"

  8. #48
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Faleminderit hapesit/hapeses se kesaj teme te mbyllur padrejtesisht. Ne vazhdim perfundimi i pjeses se pare. Lexim te kendshem


    1- muslimanet jane jashtzakonisht te devotshem ndaj fese se tyre. Cdo individ musliman eshte po aq I lidhur pas fese se tij sa edhe nje prift apo murg I krishtere pas kristianizmit, ne mos me teper. Dihet qe prifterinjte dhe murgjit me mire vdesin sesa te largohen prej kristianizmit. Me te rrezikshmit jane Shiitet e Iranit. Per keta te fundit, le me nje ane faktin qe non Shiitet nuk jane besimtare, Kristianet jane pa pasterti toksike. Rrjedhimisht secili duhet te beje cdo gje te mundshme per te larguar pa pasterine prej trupit te tij. Nje here e pyeta nje Shiit: Perse I shikoni Kristianet si te tille? Pergjgja qe mora ishte kjo:
    “Profeti I Islamit ka qene njeri mjaft I urte. Ai I vuri Kristianet nen nje trysni shpirterore ne menyre qe keta te gjenin rrugen e vertete dhe te pranonin fene e Allahut. Nga ana tjeter Islami eshte politike shteterore per mbajtjen e personave te rrezikshem nen nje trysni shpirtrore derisa keta te premtojne bindje. Pa pastertia per te cilen une e kam fjalen nuk eshte pa pasterti materiale; trysnia shpirtrore nuk eshte e vecante vetem ndaj kristianeve, ajo perfshin Sunitet dhe te gjithe jo besimtaret. Edhe paraardhesit tane per ne Shiitet kane qene te felliqur.

    I thashe: Mire! Sunitet dhe Kristianet besojne Zotin, profetet dhe diten e gjykimit, pse ata duhet te konsiderohen si te felliqur? Ai u pergjigj: Ata jane te felliqur per dy arsye: Ata mashtruan ne lidhje me te derguarin tone Muhammedin a.s (Zoti na ruajte nga pretendimet e pa baza te Shiave ... shenim i Acid Burn)
    Dhe ne si pergjigje te ketyre mashtrimeve ndjekim rregullen e shprehur ne thenien: Nese dikush ju mundon juve, pergjigjuni atij me mundim”, I quajme ata te felliqur. Se dyti, Kristianet kane bere deklarata ofenduese ndaj te derguarve te Allahut. Si psh kur akuzojne Isain a.s si pires I alkoolit, thone qe ai ishte I mallkuar ndaj e kryqezuan.

    I thashe qe Kristianet nuk thone ashtu. “Po po thone”, ishte pergjigja , “ti nuk e di, eshte e shkruar ne Bibel” Une heshta. Nuk deshiroja te vazhdoja debatin. Ne te kundert ata do dyshonin tek une I veshur ne ate menyre Islamike sic isha. Kjo ishte arsyeja qe I menjanoja keto diskutime.

    2- Feja Islame dikur ka qene nje fe e administratimit dhe autoritetit. Muslimanet respektoheshin. Do ishte mjaft e veshtire t’I thoje kesaj shoqerie qe prej zoterinjve te se djeshmes jane shnderruar ne sklleverit e te sotmes. Historija nuk mund te falsifikohej e t’ju thuhej muslimaneve qe nderi dhe respekti qe keni gezuar dikur, ishte rrjedhoje e disa kushteve favorizuese. Ato kohe kane ikur nje here e pergjithmone e kurre nuk do kthehen me.

    3- Ishim shume te merakosur qe Otomanet dhe Iranianet mund t’I zbulonin planet tona e t’I nxirrnin ne pah ato. Ler me nje ane faktin qe keto dy shtete ishin dobesuar ne menyre te konsiderueshme, ne nuk ndiheshim te sigurte akoma sepse ata kishin pushtete qendrore me prona, armatim dhe autoritet.

    4- Ne ishim jashtmase te shqetesuar per Dijetaret Islam. Shkollaret e Stambollit, Az’harit (Kajros), Irakut e Damaskut ishin pengesa te pa kapercyeshme per realizimin e objektivave tona. Keta njerez kurre nuk do mund te benin kompromis me ne kundra besimit te tyre edhe sikur tu ofronim gjithe pasurite e mundeshme, sepse keta syte I kishin kthyer nga bota tjeter, Parajsa qe u premtohej ne Kur’anin Fisnik. Masat I shkonin pas ketyre njerezve. Edhe vete Sulltani jua kishte friken. Sunite nuk ishin aq ndjekes te dijetareve te tyre sa Shiiat. Shiitet ne pergjthsi nuk lexojne, ata vetem zbatojne cfare imamet e tyre u thojne e nuk tregonin respekt ndaj Sulltanit dhe autoritetit te tij. Sunnite, nga ana tjeter lexojne libra, respektojne Shkollaret e tyre e po ashtu edhe Sulltanin.

    Rrjedhimisht pregatitem nje seri konferencash. Sidoqofte, cdo here qe u perpoqem vume re me zhgenjim qe rrugen e kishim te mbyllur. Raportet qe vinin prej spiuneve tane ishin gjithmone te pa shpresa e konferencat beheshin te pa vlera. Megjithate ne nuk e humbem shpresen. Ne prej kohesh e kishim zhvilluar zakonin e te marrit fryme thelle e te qenit te durueshem.

    Vete ministry, urdherat me te larte te prifterinjve dhe nje grusht specialistesh, morren pjese ne nje nga konferencat tona. Ishim njezet veta. Konferenca zgjati tre ore dhe sesioni final u mbyll duke mos arritur ndonje konkluzion frutdhenes. Sidoqofte nje prift tha: “Mos u merzisni! Mesia dhe dishepujt e tij fituan autoritet vetem pas persekutimit treqind vjecar. Le te shpresojme qe prej botes se pa njohur ai do kujdeset per ne e do na dhuroje fat ne zhdukjen e jo besimtareve (muslimaneve) prej qendrave te tyre, edhe sikur kjo te ndodhi pas treqind vjetesh. Duhet te armatosemi me besim te forte e durim. Ne menyre qe te fitojme autoritet duhet te kontrollojme cdo mjet ndermjetsues, te provojme cdo metode te mundeshme.

    Duhet te perpiqemi te shperndajme Kristianizmin mes muslimaneve. Do jete mire per ne te realizojme qellimin tone edhe nese ndodh pas shekujsh perpjekje. Baballaret mbjellin e femijet korrin.

    Ne konferencen e rradhes pervec diplomateve dhe burrave te fese prej Anglise, ishin te pranishem edhe delegate prej Rusise dhe Frances. Isha I pranishem edhe une meqe kasha mardhenie mjaft te mira me ministrin. Ne kete konference u diskutuan plane per percarjen e muslimaneve, duke I bere keta te fundit te brakstisin fene e tyre e te konvertohen ne Kristiane sikurse ndodhi me muslimanet e Spanjes. Perseri konkluzioni ishte shume larg atij te priturit. Ne librin tim “Drejt mbreterise se Mesias” kam shkruajtur per te gjitha ceshtjet e diskutuara ne kete konference.

    Eshte e veshtire te crrenjosesh nje peme qe rrenjet I ka shume thelle ne toke. Megjithate ne duhet t’I lehtesojme dhe kapercejme veshtirsite. Kristianizmi do shperndahet, zoti yne Mesia na e ka premtuar kete. Kushtet e veshtira ne te cilat popullsia ne lindje e perendim ishte e ndihmuan Muhammedin. Keto kushte duke u larguar po marrin me vete edhe felliqsiren (dmth Islamin) qe I shoqeroi. Sote me kenaqsi hetojme qe situata ka ndryshuar krejtesisht. Si rrjedhoje e punes se pa lodhshme te ministries tone dhe te qeverive te tjera kristiane, muslimanet jane ne renie. Nga ana tjeter prestigji I kristianeve po ngrihet. Ka ardhur koha qe ne te rimarrim vendet qe humbem gjate shekujve. Shteti I forte I Britanise se Madhe eshte pioneri I kesaj levizje (per asgjesimin e Islamit)


    vazhdon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Acid_Burn : 04-02-2007 më 23:41
    RIPPR

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Postime
    65
    Me poshte do te vereni ne historite pa baze te "spiunit" britanik se si ai do te pretendoje se Abdul Wahabi pretendonte se sahih el-bukhari qenka gabim ne gjysmen e tij dhe se si ai eshte inferior ndaj sheikhut te tuqise qe cohej ne kembe kur permendej Abu Hanifa dhe merrte avdes e pallavra te tjera si keto. Nderkohe qe realiteti i Sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul Wahab eshte i stabilizuar ne librat e tij si Kitab et-tewhid apo Kashf esh-shubuhat fi tewhid apo Usul eth-thelathah dhe ne to demaskohen adhurimet e varreve qe ashairaht bejne edhe sot e kesaj dite e qe i kane trashegimi nga turqit dhe per kete edhe muslimanet u ngriten dhe i shporren nga arabija dhe vetem njerez te cileve u humbi posti me rrezimin e khalifetit osman si Zahid el-Kawthari dhe ndjekes qorrazi te tij si Acidi Rapsodik besojne perrallat e qafirave dhe madje i marrin si argumenta kunder ehli-sunetit. Lexoni historine qe do tu sjelle acidi dhe nuk do te deshtoni te shihni naivitetin e atij qe e ka shkruar kete copez dhe atyre qe e marrin si kriter gjykimi kete nga ashairaht. Fundi fundit ashairaht gjithmone kane ndjekur ideologjite e kufareve si Aristoteli dhe filozofe te tjere qe ehli-suneti i ka demaskuar.

  10. #50
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Ramadan Buti ne nje nga Hutbet e tij ka thene :

    Platforma e tretë çoroditëse është Vehabizmi, të cilin Britania e ka mbjellur në Gadishullin Arabik. Për të vërtetuar këtë që e themi, kthehuni burimit, referencës së librit, që e përmendëm dhe do të shihni dëshminë e qartë

    behet fjale per librin e Lorencit : "7 shtyllat e urtesise"
    RIPPR

Faqja 5 prej 22 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 26-09-2010, 13:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •