RIPPR
Po lexoja ne wikipedia per Faisal of irak dhe shikoni cfar lexova.Postuar më parë nga Acid_Burn
Dmth ai Faisali i irakut.
He led the Arab delegation to the Paris Peace Conference of 1919 and, with the support of the knowledgeable and influential Gertrude Bell, argued for the establishment of independent Arab emirates for the area previously covered by the Ottoman Empire. His role in the Arab Revolt was described by T.E. Lawrence in Seven Pillars of Wisdom, although the accuracy of that book has been criticised by historians.
Pjesa e nenvizuar thot: Roli i faisalit ne revolten arabe eshte pershkruar ne librin e Lorencit te Arabise Shtate shtyllat e urtesise (libri qe acidi po na sjell ketu si prove ) edhe pse SAKTESIJA,VERTETESIJA e atij libri esht kritikuar nga historianet.
Kur dijetaret tane sja kan marr fjalen tjetrit sepse e kan pare duke genjy kalin si mundemi ne te marrim fjalet e nje pederasti dhe kur ky pederast per vertetesin e fjaleve te tij esht kritiku nga historiet e sojit te tij.
Ketu ka argument per te zotet e mendjes.
Pjesa anglisht esht marre nga http://en.wikipedia.org/wiki/Faisal_I_of_Iraq
Ndryshuar për herë të fundit nga alDI : 20-02-2007 më 07:40
.
Acid Burn tash eshte duke sjelle nje liber tjeter apo nuk i lexoni hiq postimet e tij.
Libri e ka emrin
Këshillë për vëllezërit tanë dijetarë të NEXHDIT
shkruar prej :
Jusuf bin Sejid Hashim Ar-rifai
"Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime aq shum ma dobëson arsyen sa që me arsye e vajtoj bukurinë tënde"
A di dikush te ma komentoje ate videon e pare qe solli Acid burn se une asgje nuk kuptova?
Pse faleshin ata njerez nga te gjitha drejtimet dhe kush ishte ai" bekri'' qe rrinte ulur ne karrige perball njeres grupe?
SubhanAllah!
Per videon e dyte.... e tmerrshme.Burri i botes per tu bere Emir dhe per te marre 1500 dollare ne muaj ka vrare 12 njerez sepse fetvaja thot te vrasish 10.Ska lidhje a e kane merituar ata vdekjen apo jo edhe pse e pranon se nuk mendon se e kan merituar.Thot, shejtani me ka joshur.
Me shkolle fillore dhe nje seminare te kryer me 1987 eshte bere imam ne nje xhami lol.
Pas kryerjes se aktit homoseksual brenda xhamise ku i'u kane bashkangjitur edhe disa te tjere eshte perjashtuar nga xhamia!!!
Edhe ketu thot shejtani me ka cytur.
Allahu na ruajt nga te tille Emir dhe nga te tilla vepra.
Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 20-02-2007 më 17:33
Why do people with closed minds always open their mouths?
Aldi !
Ti je shume me inteligjent sesa e tregon veten duke marre materiale nga WIKIPEDIA. Edhe ti vete e di qe WIKIPEDIA nuk eshte burim autoritativ per marrje informacioni. Jo rralle here ka gabime trashanike te cilat profesionalistat e fushave te ndryshme i kane vertetuar me qindra per te mos thene mijra here.
Ti ke lexuar ne WIKIPEDIA qe autoriteti i librit "7 shtyllat e urtesise" eshte kritikuar. Une te pergjigjem qe komplet autoriteti i WIKIPEDIAS si medium eshte demaskuar me qindra here.
Edhe dicka. Kur thua :"Ketu ka argumente per te zotet e mendjes" te pakten fute ne thonjeza qe mos kujtojne njerzia qe jane fjalet e tua kur kemi te bejme me nje Ajet Kur'anor.
Per sa i perket asaj qe Dijetaret tane nuk kane pranuar fjalen e dikujt qe ka genjyer kalin, kjo ka nevoje per pak informim. Fjala e atij qe ka genjyer kalin nuk eshte marre kur ky i fundit ka transmetuar HADITHE TE TE DERGUARIT. Ka diference te madhe prej asaj qe nenkupton ti. Megjithate me dashje apo pa dashje sido qe ta kesh thene besoj se lexuesi u sqarua. Nga ana tjeter kij parasysh dicka shume te rendesishme ne lidhje me kete teme:
Une nga libri i Lorencit "7 shtyllat e urtesise" nuk kam sjelle as edhe nje rresht. Kam sjelle fjalen e dijetarit Islam, Shefit te Katedres se Studimeve Islame prane Universitetit te Damaskut Dr. Ramadan El Buti. Nuk besoj qe Ramadan El Buti te mos e dije ate punen e kalit qe permend zotrote e po ashtu te mos e di autencitetin e nje libri prej te cilit sjell shembuj.
Une ketu fillova te sjell te perkthyer ne shqip dorshkrimet e spiunit anglez Hemfer, per te argumentuar ate qe ka thene Buti ne Hutbe prej nje burimi tjeter prej atij qe permend Buti. Vazhdimin e postimit te kujtimeve te Hemferit e kam nderprere perkohesisht sepse jam duke sjelle per lexuesit librin e Jusuf Rrifait ne te cilin treghen se cfare kane ndodhur ne token e shenjte nen pushtetin Vehabist.
Keto qe Jusufi tregon jabe fakte qe shifen me sy e askush nuk mund t'i kundershtoje. Parathenien e librit te Jusufit e ka shkruar vete Buti e une kete te fundit do e sjell ne fund. Arsyeja qe e ndryshova rradhen e publikimeve eshte kjo me poshte:
Pasi te shohim se c'ka ndodhur, pasi te lexojme se c'kane katranosur Vehabistet, treguar kjo qarte ne librin e Rrifait do i kthehemi perseri kujtimeve te Hemferit e do shohim sesa perputhen ato qe ka thene Hemferi me c'ka ka ndodhur ne te vertete.
Secilit i mbetet te gjykoje per vete.
RIPPR
Alko71 !
Paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi ty!
Edhe une jam shtangur nga ajo qe kam pare ne ato dy video. Fatkeqsisht jane materiale te ardhura tek ne nepermjet mediumeve (serverave dhe web faqeve) te jo besimtareve. Llogjika e semure te thote qe nuk duhet t'i marrim per argument deri atehere kur nje medium musliman te na i percjelli dhe ate mundesisht me firme e me vule per vertetsine e materialit.
Ata qe mendojne ndryshe logjikojne dhe konkludojne qe ato lajme edhe pse te ardhura tek ne nepermjet mediumeve te lartpermendura, nuk kane nevoje as per firme, as per vule, as per ndrrim mediumi. Ato flasin vete. Na bejne te qeshim e te qajme.
Tek video e pare, paraqiten dy grupe muslimanesh te cilet falin te njejtin namaz me dy imame, te kthyer ne drejtime te ndryshme. Kjo mesa duket pasi imamet (keta te fundit jane pergjegjes per namazin e xhematit) nuk kane qene dakort per ate se nga eshte Kiblja.
Mbajeni mend kete se do ju kujtohet pas disa kohesh kur do flasim per medh'hebet nen kendveshtrimin vehabist.
Vehabistet sidomos ata qe ndjekin qorrazi mesimet e Nasrudin Albanit, pretendojne qe muslimanet nuk duhet te ndjekin nje shkolle specifike te se Drejtes Islame apo si i themi ndryshe nje Medh'heb. Ata thone qe as Pejgamberi e as Sahabet nuk kane ndjekur nje medh'heb specifik per ushtrimin e obligimeve fetare. Me fjale te tjera duhet te ndjekim ate qe ka argumentin me te forte prej kater imamve ose edhe jashte kater imamve sic ka vepruar Ibn Tejmije ne shume ceshtje p.sh. Ky i fundit ne nje situate apo tjeter ka thene qe kjo eshte keshtu sepse ajeti thote keshtu, hadithi thote keshtu. Nderkohe qe me kete ka kundershtuar te 4 Imamet e 4 shkollave Juridike Islame. Megjithate nuk eshte kjo ceshtja.
Ceshtja qendron ne ate qe Vehabistet thone : Nese ty te shfaqet argumenti qe psh Ahmedi ka argument me te fuqishem se Shafiu lere Shafiun dhe merr cfare thote Ahmedi ne ate ceshtje.
Shiko tani se ku eshte nje prej kontradiktave te shumta:
Nese une si musliman i thjeshte arrij te percaktoj se kush e ka me mire Ahmedi apo Ebu HAnifja ne lidhje me nje ceshtje te caktuar, kjo mua me jep ne dore celsat fallco te ixhtihadit. (Ixhtihad dmth aftesia e nxjerrjes se dispozitave Islame prej teksteve Kur'anore dhe atyre te Hadithit).
Me keq akoma kur une lexoj dicka dhe me ma merr mendia qe eshte ashtu si them une kur nderkohe ajo qe une kam kuptuar eshte krejt e gabuar dhe bie ne kundershtim me 4 Imamet e pranuar katerciprisht si te vetmet shkolla Juridike ne ditet tona.
Sipas Vehabive une duhet te veproj ashtu sikurse mua me thote mendja pasi kam lexuar Ajetin Kur'anor apo Hadithin e Sakte.
Kjo eshte dhe arsyeja qe kemi fetwa te cuditshme te dhena nga njerez te cilet nuk e kane nje aftesi te tille si psh fetwaja e Ibn BAzit qe toka eshte e sheshte.
Ndoshta juve do ju vie per te qeshur, por kjo eshte e vertete. Ibn Bazi ka konkluduar se toka eshte e sheshte. Kete ai e ka argumentuar me Ajete dhe Hadithe. Tani t'i bejme nje pyetje vetes:
Nese Ibn Bazi po na sjell Ajete dhe HAdithe si argument qe toka eshte e rrafshet, cfare duhet te bejme ne si musliman? Te veme ne dyshim Fjalen e Allahut xh.sh dhe ate te te Derguarit a.s? Allahu na ruajte!
Jo vellezer jo !!! Ajetet ato jane edhe hadithet po ato, nuk qendron ceshtja as te ajetet e as te hadithet, por te menyra e interpretimit dhe ajo qe kemi kuptuar nga ato. Ne kete rast duke pasur parasysh faktin e gjalle per rrumbullaksine e tokes ne i themi Ibn Bazit qe ke gabuar dhe nuk i ke kuptuar as Ajetet e as Hadithet e po t'ja thonim kete sa ishte gjalle ndoshta kishim bere nje vizite te gjate ose shume te gjate ne burgjet e saudise.
Qe mos ta zgjas edhe keta dy imamet kane lexuar dicka qe ju ka duk ashtu edhe duke marre persiper prgjegjsine e muxhtehidit kane vepruar ashtu duke u bere gazi i botes e falur dy xhemate ngjitur e ne drejtime te ndryshme.
Video e Dyte
Edhe kjo ka te beje me "aftesine" e Vehabisteve per te nxjerre dispozita. Njerez me shkolle fillore qe ndjekin njerez pa shkolle, te cilet lexojne dicka dhe kuptojne te kunderten.
Nje sekuence me ka bere shume pershtypje te video e dyte ndja po e sjell edhe ketu.
Sipas asaj qe pyet gjykatesi a hetusi, dhe ne baze te pergjigjes se El Abasit, del qe fetwane per berjen hallal te jetes se policeve dhe rojave kombetare Irakene (musliman) e ka dhene myftiu i arabise saudite (edhe ky cuditrisht i verber si Ibn Bazi). Me ka lene mbrese aty ku thuhet :
Nese dikush vret nje polic Saudit qehet veper terroriste e kur vret nje polic Iraken quhet xhihad ?!?!?!?!
Ajo qe te ben te qeshesh eshte se si disa thone qe : Po mire u mundua te nxjerre nje dispozite dhe nuk ja arriti qellimit , gaboi e per kete ka nje shperblim e nese do e kishte gjetur do i kishte dy. Kjo nuk ka te beje aspak me c'po ndodh. Eshte nje soj sikur te themi ky kepucari u mundu te bej nje operacion zemre po i vdiq ne dore ai i smuri se ne vend ta cante lart e cau poshte, e megjithate ka nje shperblim se u mundua.
Tragjikomedi
RIPPR
Amin,edhe mbi ty dhe gjithe muslimanet e tjere.Postuar më parë nga Acid_Burn
Lus Allahun e Madherishem qe t'i bashkoje zemrat e muslimaneve dhe te mos percahen edhe me.Te na shtoje dashurine dhe meshiren ne mes nesh.
Lus te Gjithe Fuqishmin qe t'i udhezoje dhe t'ua shtoje dijen te gjithe muslimaneve dhe te mos pasojne verberazi fetwa.
Lus te Gjithe Dijshmin t'ua beje te dashur dijen dhe te vrapojne pas saje ashtu sic vrapon i eturi pas ujit kur e gjene nje burim te ftoft.
Why do people with closed minds always open their mouths?
Vazhdimi i librit Këshillë për vëllezërit tanë dijetarë të NEXHDIT
shkruar prej :
Jusuf bin Sejid Hashim Ar-rifai
28. Ju lejoni rojet arrogante të friksojnë muslimanët që gjenden në haremin e Mekes duke I marrë në pyetje, apo edhe duke i arrestuar nëse nuk kanë me vete lejeqëndrimin, çka është në kundërshtim të plotë me fjalën e Allahut:”Aty ka shenja të qarta: vendi i ibrahimit,dhe kush hyn në të,ai është i sigurt. Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë(Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi atje,e kush nuk beson(ai nuk e viziton);Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.”(Kaptina Ali imran 97”).Po ashtu këto roje, i çrregullojne radhët, prishin qetësinë dhe qëndrimin e atyre që bëjnë i`tikaf, ruku` dhe sexhde.
29. Nëpër gjykatat e sheriatit, për çdo musliman dhe muslimane të huaj me statusin e vizitorit, të cilët rrjedhimisht nuk e posedojne lejeqëndrimin e përhershëm, ju dizaprovoni kontratën e martesës. Kjo është një risi e vërtetë, dhe krim shumë i madh, e padyshim është në përgjegjësinë tuaj nëse kryhet ndonjë punë e palejuar sipas sheriatit.
30. Refuzoni ta regjistroni cilindo student në universitetet tuaja përveçse pasi ta ekzaminoni në atë që ju e quani me emrin: (El-akijdetu Essaliha) . Nuk besoni se keta njerëz janë muslimanë, monoteistë në përgjithësi. Ky është një fanatizëm i ushqyer mirë.
31. Nëse ndokush nuk ndan të njejtin opinjon me ju për çështje legjislative ose akaidore, botoni libra të cilat i akuzojnë se merren me risi dhe jobesim, për më tepër që nuk ju mundësoni atyre të drejtën e mbrojtjes dhe arsyetimit ashtu si ndodhi me Essejid Elmalikij, Ebu Gude, Sabuni etj.
32. Ju që, arritët kulmin e pseudofitoreve tuaja duke mbyllur varrezen (elbukej esherijf) dhe të ndaloni të varrosin në atë vend. Mundet kështu t’i mbartni të vdekurit në tjetër vend larg bidatit dhe shirkut, sipas mendimit tuaj…!
Ndaluat njerëzit të hyjnë aty dhe të vizitojnë anëtarët e familjes së ndershme, sahabët, tabiinët e të tjerë nga njerëzit e devotshëm. Megjithatë, Allahu çfar e lejon ska kush që ta ndalojë! Nuk mundeni tju ndaloni njerzve të varrosen pranë të afërmve të tyre. Kështu plani juaj u shkatërrua, shërbëtori i elharemejni esh-erifejni refuzoi atë që ju e vendosët duke urdhëruar zgjerimin e varrezes el-bukej esherijf me qëllim që të mos keni arsyetim për sipërfaqen e vogël.
33. Pranuat dhe nuk kundërshtuat shkatërrimin e shtëpisë së Hatixhes nënës së muslimanëve dhe të dashurës së parë të profetit, të dërguarit prej Zotit të të gjitha botëve sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, vendin ku zbriti revelata (vahji) e parë nga Allahu i madhërueshëm. A u qetësuat të kënaqur që ky, vend i shenjte pas shkatërrimit, të jetë vend për të pirë ujë, e kompleks tuletash ?
Ku është frika nga Allahu xhel-leshanuhu? Ku është turpi nga i Dërguari i ndershëm sal-lall-llahu alejhi vesel-lem?!
34. U munduat dhe nuk keni pushuar nga keto përpjekje, duke e përqëndruar punën tuaj në zhdukjen e monumentave të mbetura nga gjurmët e të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, nje nga këto është edhe vendi i bukur, i ndershëm në të cilin lindi ai sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Ky vend u shkatërrua, pastaj u bë treg i kafshëve e më pasatj me metodën e njerëzve të ndershëm u kthye në librari e kjo quhet:“Libraria e Mekes së nderuar”.Filluat ta shihni atë vend me sy të kërcënues dhe hakmarrës. Iniciuat mbajtjen nën vëzhgim të atyre që frekuentonin këtë bibliotekë, dhe pas marrjes së vendimit nga komisioni i lartë i dijetarëve tuaj para pak vitesh (unë posedoj kasetën rreth kësaj që them),kërkuat haptazi shkatërrimin e saj duke përgatitur dhe nxitur qeverinë. Megjithatë, shërbëtori i elharemejni eshherifejni mbreti Fehëd i mençur, i urtë dhe i ditur, e refuzoi kërkesën tuaj. Sa edukatë e keqe dhe besnikëri e vogël ndaj Pejgamberit të ndershëm nepermjet të cilit mundësoi Allahu të dalim ne dhe gjyshërit tanë nga errrësira në dritë. Sa turp nga ai,sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, ditën kur do të paraqitemi te burimi i ndershëm i tij sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Sa hidhërim dhe keqardhje kur një grup kërcënon Pejgamberin, pamarrë parasyshë me fjalë apo vepër te mundohet të zhdukë gjurmët e tij sal-lall-llahu alejhi vesel-lem Allahu xhel-leshanuhu thotë: ”Ve itekhidhu min mekami ibrahijma musla”.Allahu,duke i ndaluar beni israilët ndaj Talutit,Musës dhe Harunit,thotë:”Pejgamberi i tyre u tha:”shenjë e sundimit të tij është që t`ju sjell arkën,që e bartin engjëjt,dhe që në të,të gjeni qetësim(shpirtërorë) nga Zoti juaj,e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit.S`ka dyshim se ky,po që se jeni besimtarë,është një fakt për ju.”(Kaptina Elbekare 248)”.
Komentuesit thanë: “elbakijetu”(që ka mbetur) me këtë kuptojme shkopin dhe të mbathurat e tij…etj.
Nëse doni, lexoni hadithet e vërteta të përmendura në kapitujt e sahihut të Buharit në lidhje me gjurmët e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem dhe kujdesin e sahabëve (r.a.) ndaj tyre. Mjaftojnë këto hadithe për atë që ka zemër dhe që përqëndrohet me vëmendje. Këto janë argumente të mjaftueshme për një popull që mendon dhe gjykon.
35. Të parët tuaj Hambelitë pasonin shkollën e imam Ahmed ibn Hambelit r.a... Ju tani u zhveshët nga ky medh-heb duke u deklaruar (selefi) derisa shejhu Abdulaziz ibn Bazi ( përgjegjës për fetva dhe këshillë ) njoftoi revistën: ”Revista e Saudisë”, gjatë një interviste me të, se nuk i përmbahet medhhebit Hambeli dhe nuk mbështetet në të dhe në fikhun(legjislaturën) e tij dhe se ju i përmbaheni vetëm se Kuranit dhe Sunetit.
Allahu qoftë i lartësuar…..A mos imam Ahmedi dhe vëllezërit e tij imamët i përmbaheshin dikujt tjetër përvese Kuranit dhe Sunetit? Apo ndoshta mbërritët ju, shejhu dhe pasuesit tuaj shkallën e muxhtehidit mutllak që bën ixhtihad me mendjen e tij dhe nuk ndjek dhe pason ata që ishin para tij?! Ju këshillojmë që të mos mendoni kështu. Mbrohemi në Allahu xhel-leshanuhu prej injorancës, mashtrimit dhe supozimit. Lusim Allahun që të mos jemi në kohën për të cilën na njoftoi Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem me fjalët e tij:”Me të vërtetë para Kijametit do të vinë ditë ku në to do të zbrese injoranca, do të largohet dituria dhe do të shtohet në to vrasja” .
Poashtu fjala e tij,sal-lall-llahu alejhi vesel-lem:”Allahu nuk e merr diturinë nga robërit e Tije spontanisht, por e largon atë me marrjen e dijetarëve, derisa të mos mbetet dijetar, atëherë njerëzit do të mbështeten në koka injorante të cilat do të pyeten dhe do të përgjigjen pa dituri kështu që do të humbin rrugën e vërtetë ata vetë dhe do t`i humbin të tjerët”.
36. Lejuat disa fëmijë dhe të humbur në ëndrra që të sulmojnë gjeneratën e ndershme eminente nga ky ummet, dhe nga ata që u sulmuan është edhe eksperti i islamit imam El-Gazali Allahu e mëshiroftë. Të ashtuquajturin Mahmud el-Haddad e lejuat dhe ia zgjeruat atij rrugën në botimin e librit në të cilin pretendon se përmblodhi dy interpremtimet: të el-irakiut dhe Ezzebijdiut të librit të Gazalit: ”Ringjallaja e shkencave islame”(ihjau ulumudijn).E filloi parathënjen e tij duke e akuzuar imam Gazalin me humbje dhe gjëra të shumta.
E gjithë kjo ndodhi pas sulmit me rrugë të ndryshme nëpër botimet tuaja ndaj imam ebil Hasen el Eshariut dhe shumicës së pasuesve të tij nga muslimanët me qindra vite më herët duke i cilësuar ata si të humbur dhe humbës (kthehuni në numrat e revistave tuaja të sefer el-havaliut dhe tjerave). I ofrova unë vetë ministrit të vakëfit Abdullah Abdulhasen Etturki këta numra të revistës, megjithatë nuk ndryshoi asgjë.
vazhdon...
RIPPR
Postuar më parë nga alko71
Te gjithe i lutemi Allahut per dicka te tille , vetem se aq shum jemi te devijuar sa qe ndoshta mbas 3000 viteve do te bashkohemi
sunih shkroi "Nuk ka cme hyn ne pune fjala e imam Newewit rreth bidateve nderkohe qe fjala e Rrasulit me thote cdo bidat. Pra une them ate qe Rrasuli tha: Cdo bidat. Ti me thua jo cdo bidat. A e ke idene se si do te silleshin sahabat me ty po te degjonin se cfare po thua?!"
allahu te mesirofte sunih,,,fatkeqsisht ne msulimanet e sotem,degjojm me shum komentimin e dijetarve sesa ato qe jan te qarta dhe te pastra si akulli
allahu na ruajt nga cdo bidat,,,
selam alejkum
gutentag hope hope shtajgen mute muten tope
fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]
Krijoni Kontakt