Vazhdimi i librit Këshillë për vëllezërit tanë dijetarë të NEXHDIT
shkruar prej :
Jusuf bin Sejid Hashim Ar-rifai
15. Ndaloni njerëzit që të hyjnë dhe të lexojnë librin:”delailul hajrat” të autorit të devotshëm Muhammed Sulejman el-Xhezuli el-Husenij me salavatet mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Ndërkohë nuk ndaloni të qarkullojnë libra e revista të ndaluara prej ligjit islam,(me titujt e të cilave nuk vlen të citohen në fletët e kësaj broshure)!
16. Spiunoni, ndiqni, mirrni në pyetje dhe ndëshkoni ata që marrin pjesë në festën dhe përkujtimin e lindjes së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, kur kjo nuk konsiderohet e keqe me sheriat, njëkohësish lejoni pa rreaguar të mbahen mexhlise të argëtimit, vallëzimit, këngëve dhe shumë kesilloj aktivitetesh të dyshimta për moralin islam. A lejohet me ligj islam gjykimi i diferencuar dhe kontradiktor? A lejohet poshtërimi i besimtarit të dashur, dhe justifikimi i gjynahqarit të pakujdesur?
17. I ndaloni imamët që të bëjnë kunut në namazin e sabahut duke e konsideruar atë risi dhe duke e ditur se kjo konsiderohet legjislative tek dy prej katër imamëve, Shafiu dhe Maliki r.a. Përse obligoni duke dhunuar të drejtat e duke vështirësuar ibadetin (adhurimin) e muslimanëve që nuk janë dakort me mendimin( ) tuaj?
Frikësohuni prej te Gjithëdijshmit, Allahut xhel-leshanuhu!
18. Nuk lejoni përcaktimin e imamit në dy qytetet e ndershme nëse nuk është prej jush (nga Nexhdi), dizaprovoni haptas çdo dijetar me origjinë nga Hixhazi, Elehsai apo nga vende të tjera arabe. Kjo quhet drejtësi? Apo mos ndoshta është çështje legjislative e patjetërsueshme? Frikësohuni nga Allahu xhel-leshanuhu dhe bëni drejtësi sepse Allahu i do të drejtit.
19. I përdorët përkrahësit tuaj ne perpjekje per shkatërrimin e gjurmëve të Pejgamberit a.s dhe sahabëve të ndershëm veçanërisht në Medine, dhe në dy qytetet e ndershme në përgjithësi. Të etur në veprën tuaj rrezikuat të shkatërroni gjithshka perveç xhamisë së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Mos ndoshta turperoheni me to? Kur popujt krenohen me ruajtjen e gjurmëve dhe historisë së tyre. E ato jane përkujtim, mësim, dhe argument I të shkuarës. Justifikoheni se çdo monument që vizitohet dhe vëzhgohet është shirk, Por jo! Allahu na urdhëroi që të ecim në tokë dhe t’i shohim gjurmët dhe monumentet e jobesimtarëve me qëllim që të marrim mësim nga ato si p.sh.Adin dhe Themudin që gjinden në Dijarusalih elala afër Medines e cila edhe sot është vend shumë i vizituar nga turistët. Allahu xhel-leshanuhu thotë:”Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet,ndaj,udhëtoni nëpër tokë dhe shiqoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan.” (Kaptina Ali imran 137”) dhe
“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi atyre që patëb qenë para tyre?Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë,po Allahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk dhe nuk patën ndonjë që t`I mbrojë prej prej dënimit të Allahut.E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta,të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre,andaj Allahu i shkatërroi.Ai vërtetë është i fuqishëm,ndëshkues i ashpër.” (Kaptina Gafir 21,22”) dhe
“A nuk jeni të njohur me lajmin(ndodhinë) e atyre që ishin para jush,si populli i Nuhut,I Adit,I Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre,që nuk di kush për ta pos Allahut.Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente,ata i vinin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojat e veta dhe thonin:”Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni.” (Kaptina ibrahijm 9).
Përse i ndaloni muslimanët që t’i shohin shenjat e gjurmëve të luftës së Bedrit, Uhudit, Hudejbijes, Hunejnit, Ehzabit dhe shumë të tjera, gjurmë që argumentojnë ndihmën që i dha Allahu të Dërguarit dhe robërve të Tij duke e shkatërruar idhujtarinë dhe idhujtarët? Pra frikësohuni nga Allahu dhe bëhuni prej atyre që e përdorin mendjen, me shpresë që të mëshiroheni.
20. Nasrudin Albanin e strehuat, e ndihmuat dhe lejuat që të shpërndahet libri i tij:”-Rregullat e xhenazes dhe risitë e saj”, i cili kërkoi haptazi që të largohet varri i Muhamedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem nga xhamia e ndershme. E caktuat anëtar të asamblesë së lartë për universitetin islam në Medine dhe ligjërues në të. Dhe atëherë kur mbreti Fejsal e përjashtoi atë dhe disa pasues të tij, ju nuk gjetet paqe derisa e kthyet në të njejtin funksion.
Edhe sot vazhdojnë librat e tij të pashitura të kenë rrugë të lirë dhe trimëruese tek ju, përderisa i ndaluat disa libra të imam Gazalit,Ebil Hasen Nedeviut,Abdul Fetah Ebu Gudes, Elmalikiut, Said Havasë, Butit dhe shumë të tjerëve nga dijetarët muslimanë. Ku është drejtësia juaj dhe e vërteta?
21. E morët afër vetes nxënësin e Albanit dhe zëvendësin e tij në Kuvajt Abdurrahman Abdulhalikun dhe i drejtuat pasuesit tuaj tek ai me ndihma të plota materiale. Ky ishte që në librin e tije: (Fadaih sufije) flet duke akuzuar e pakurrfare respekti per evlijatë,(njerëzit te cilet besimi dhe sinqeriteti ne te i ka afruar tek Allahu) dhe njerëzit e ndershëm. Cilesoi se çdo sufi është tradhtar Brenda gjirit te muslimaneve, e i humbur edhe pse shume prej tyre u lavdëruan nga ana e dijetarëve që ju i konsideroni mesuesit tuaj, si ibn Tejmije, Ibn Rexhebi, Dhehebiu dhe shumë dijetarë të tjere.
Hadithi kudsij thotë:”Kush ka armiqësi me një njeri timin (veli) Unë do ti shpalli atij luftë”. Frikësohuni nga Allahu dhe përfundoni nga këto punë.
vazhdon...
Krijoni Kontakt