Acid Burn,
Do i pergjigjem shkurt.
1-
a) A e ka falur Muhamedi a.s Namazin e teravive 20 rekate dhe ne xhemat ?
Ti po thua qe fali 20 edhe une po them si eshte transmetuar te Sahih Bukhari dhe te Sahih Muslim dhe hadith mutuatir (numer te madh transmetimesh), p.sh.:
Sahih Bukhari, Libri 21 [Faljet e nates (tehaxhud)], Hadithi 284
.... Une pyeta Aishen " Si eshte falja e te derguarit te Zotit gjate muajit te Ramadanit?" Ajo tha, "I derguari i Zotit asnjehere nuk kaloi me shume se njembedhjete (11) Rekate ne Ramadan ose ne muajt e tjere......
Tani nga nje ane thoni Bukhari dhe Muslim eshte muhadith me i mire se Albani (dhe kete nuk e ve ne dyshim Albani), nga nje ane kritikoni Albanin apo ndonje tjeter se pse ndjek ca thuhet ne hadithet sahih te imam Bukhari. Kujtoni ju "shkencetaret" se ne nuk e kuptojme lojen tuaj qe dridheni sa andej ketej.
Shko me sill mua ti hadithe me te forte se Bukhari dhe na i shpjego sipas shkences se Hadithit nqs paske te drejte. Dhe dihet ne fushen e hadithit se nuk mund te kundershtohen hadithet sahih me hadithe me te uleta, apo me praktikimet apo theniet e dikujt se nuk ka authoritet me te larte se i derguari (paqja qofte me te).
b) Nese ne e falim vetem ne xhemat dhe 20 rekate a jemi te humbur dhe shkojme ne zjarr?
Kete e vendos Zoti ne diten e gjykimit dhe jo une ku vete a ku s'vete. Ne vetem sa themi se ky veprim nuk eshte dicka qe ka evidence dhe e kam dhene me shume se njehere definicionin e bidatit.
2-
a) A e ka festuar Muhammedi a.s ditlindjen e tij?
Nuk kemi hasur na nje hadith te tille dhe per cdo veprim adhurimi duhet tekst, perndryshe eshte bidat sic e kam shpjeguar me pare.
b) Nese ne ja festojme jemi ne humbje dhe shkojme ne zjarr?
Veprimi eshte qe nuk i perket praktikes se profetit dhe ca behet me ty, kjo i perket Zotit dhe jo une te vendos. Une them se bidatet te cojne ne cmenduri, dhe cmenduria ne zjarr se ca behet me filanin specikisht nuk e njeh vec Zoti.
3-
a) A i perfshin te gjithe syte ne menyre absolute fjala "Kul-lun" ne tekstin "Kul-lu ajnin zanijeh" ?
O "shkencetar", edhe profetet po ta lexosh Kur'anin kane bere gabime (sic e quajme ne mekate) dhe jane falur, i kam permendur me pare. Ke te Bukhari qe e kam permendur me pare se Hadithi Sahih thote se te Derguarit te Zotit i jane falur mekatet e shkuara dhe ato qe behen ne te ardhme nga tij.
Gabimet e te derguareve jane korrigjuar me zbritje ajetesh....dhe ne perfundim ne themi se ata kane qene te pagabueshem ne kuptimin se edhe kur gabonin korrigjoheshin dhe jo ne kuptimin imagjinar se ishin engjej sic besojne disa.
Persa i perket asaj zinase se syrit, kjo eshte kur shikon njeri me deshire dhe nuk ka te njejtin efekt si mekati i zinase te organeve dhe per kete eshte hadithi qe shpjegon.
Sahih Bukhari, Libri 74 [Kerkimi i lejes], Hadithi 260
....Zoti ka shkruar per birin e Adamit pjesen e tij te zinase te cilen ai e ben pa iu shmangur dot. Zinaja e syrit eshte shikimi (drejt gjerave te ndaluara), zinaje e gjuhes eshte bisedimi, dhe vetja (nefsi) dhe epshet dhe pjeset private (organet gjenitale) e vertetojne (deshmojne) gjithe kete ose e mohojne ate.
E ca ka ketu na nje gje per shpjegim. Ndoshta edhe i derguari sipas tendes, nuk eshte bir i Adamit dhe Eves, ndoshta?
b) Nese nuk i perfshin syte e te derguarve atehere a nuk flet kjo qe Kul-lun nuk ka kuptim gjithperfshires ne gjuhen arabe?
Ta zeme ne pamje te pare se nuk i perfshin te gjithe ne kete rast, por a duhet tani te bejme rregull se kur degjojme fjalen Kul-lu sic pretendon ti se nuk perfshin te gjithe ne te gjitha rastet?
Kur'an, Surah El-Bekare(2), Ajeti 281
{ وَاتَّقُواْ يَوْماً تُرْجَعُونَ فِيهِ إِلَى اللّهِ ثُمَّ تُوَفَّى كُلُّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لاَ يُظْلَمُونَ }
E lexon ti كُلُّ ketu?
E ca flet ky ajeti?
{Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.}
A eshte cdo njeri, apo eshte nje pjese? Pergjigju ti pyetjes tende.
Ka edhe shembuj te tjere, por nuk po i thellohemi se thome shkurt apo jo?
Krijoni Kontakt