Shqiperi - Slloveni nė Loro Boriēi
Mė nė fund ėshtė zbuluar enigma se nė cilin stadium do tė zhvillohet ndeshja e 24 marsit, Shqipėri-Slloveni, e vlefshme pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2008. Loro Boriēi i Shkodrės do tė presė takimin eliminator tė fund marsit pasi gjithēka ėshtė zyrtarizuar tashmė nga Federata Shqiptare e Futbollit. Megjithėse gjatė kėtyre ditėve tė fundit ishte folur shumė nėn zė se do tė ishte pikėrisht stadiumi i Shkodrės, ai qė do tė priste takimin kundėr sllovenėve, institucioni i futbollit ka pritur ditėn e fundit tė afatit qė pėrcakton UEFA pėr tė caktuar vendin ku do tė zhvillohet ndeshja. Dje FSHF-ja i ka nisur njė faks institucionit tė futbollit europian ku e bėn me dije se takimi i 24 marsit Shqipėri-Slloveni do tė luhet nė stadiumin e Shkodrės, Loro Boriēi. Njė lajm tė tillė e konfirmon zėdhėnėsi pėr shtyp i Federatės, Lysien Nurishmi, i cili deklaron se ėshtė pėrcaktuar edhe orari i zhvillimit tė ndeshjes, qė do tė jetė 20:15. Federata Shqiptare e Futbollit ka dėrguar sot nė zyrat e UEFA-s shkresėn zyrtare ku njoftohet se ndeshja e vlefshme pėr Eleminatoret e Kampionatit Europian 2008, Shqipėri-Slloveni do tė zhvillohet nė stadiumin Loro Borici nė Shkodėr. Kjo ndeshje do tė fillojė nė orėn 20:15. Nė strategjinė e FSHF-sė ėshtė parashikuar qė ndeshjet e pėrfaqėsueses tė zhvillohen nė qytete tė ndryshme duke i dhėnė mundėsinė tė gjithė futbolldashėsve tė ndjekin nga afėr kuqezinjtė deklaroi Nurishmi. Ky i fundit shjegon se nė pėrcaktimin e orarit tė fillimit tė ndeshjes ka ndikuar shumė kompania Sport Five, e cila zotėron tė drejtat e transmetimit tė ndeshjeve tė kombėtares. Kompania qė zotėron tė drejtat e transmetimit tė ndeshjeve tė kuqezinjve ėshtė e interesuar qė takimi tė zhvillohet me drita pasi kjo i sjell mė shumė fitime. Pikėrisht pėr kėtė shkak ėshtė vendosur qė ndeshja eliminatore kundėr Sllovenisė tė fillojė nė orėn 20:15 pėrfundoi Nurishmi. Por nuk mund tė thuhet ende se gjithēka ka pėrfunduar plotėsisht pasi tashmė do tė jenė specialistėt e UEFA-s, ata qė do tė vizitojnė stadiumin e Shkodrės dhe mė pas do tė japin ose jo OK-in pėrfundimtar. Pritet qė tė dėrguarit e institucionit tė futbollit tė vizitojnė sė shpejti vendin tonė. Ndėrkaq, qė edhe ndeshja miqėsore Shqipėri-Maqedoni do tė luhet nė stadiumin Loro Boriēi nė datėn 7 shkurt nė orėn 16:00, pasi trajneri i kuqezinjve, Oto Bariē kishte kėrkuar qė tė dyja takimet tė luheshin nė tė njėjtin stadium. Ndėrkohė, kjo zhvendosje e ndeshjes erdhi si pasojė e mos arritjes sė akordit midis Federatės dhe drejtorisė sė stadiumit Qemal Stafa. Pėr kėtė ēėshtje, drejtori i SHA-sė sė impiantit tė kryeqytetit, Perikli Dhales deklaron se drejtoria qė ai drejton nuk mund tė pranonte kurrsesi ndarjen e fitimeve nga shitja e biletave nė atė pėrqindje qė kishte propozuar FSHF-ja. Ne jemi njė SHA dhe funksionojmė nė bazė tė fitimeve qė nxjerrim nga zhvillimi i ndeshjeve nė kėtė stadium. Nuk mund tė pranonim kurrsesi qė fitimet tė ndaheshin 70%-30% pėr Federatėn. Ne i kėrkuam atyre qė fitimi tė ndahej nė mėnyrė tė barabartė 50%-50% pasi vetėm kėshtu ėshtė normale. Drejtoria e stadiumit duke qenė SHA ėshtė e pėrbėrė nga disa aksionerė. 100.000 lekė ja japim KESH-it pėr ndriēimin, njė pjesė e mirė e fitimeve i takojnė edhe Ministrisė sė Ekonomisė pasi edhe ajo ėshtė aksionere nė kėtė SHA. Pa pėrmendur pastaj harxhimet pėr mirėmbajtjen e fushės, ambjenteve si jashtė ashtu edhe brenda stadiumit, pagat e punėtorėve e shumė gjėra tė tjera. Kėshtu qė nėse ne do tė pranonim atė pėrqindje atėherė do tė dilnim me humbje pėrfundoi drejtori Dhales. Ndėrkohė qė nga burime tė afėrta pranė Ministrisė sė Ekonomisė mėsohet se akisonere nė SHA-nė e stadiumit ėshtė edhe MTKRS-ja tė cilės i takojnė 2/3 e fitimit.
Besar Bozgo
E Marte, 23 Janar 2007
Krijoni Kontakt