Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 67
  1. #41
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    ... ai çoi shqiperine ne kaosin e '97
    Xhuxh Xhumaku bere mire qe i permende keto fakte.
    Vetem per kete gje nuk kam per ta fal kurre ate.
    Une jam Vlonjat dhe sa per info studioj Mjekesine, tamam sic ka mbaruar ai. Dhe une me shume se disa njerez te tjere jam ne gjendje te kuptoj bemat 'e shkreta' te tij!
    Si thoni ju o njerez, nje mjek qe nenkupton vepra humanizmi te jete ne gjendje te rrethoj nje qytete te tere me forca ushtarake nga e gjithe Shqiperia, per te mbizoteruar me ane te luftes, te jete ne gjendje te dergoj 2 avione MIG qe te godase nje qytet te tere....
    Dhe ushtaraku qe pergatitet per keto gjera e mendon 1000 here per jetet qe do te marre...
    Cdo veprimi i tij eshte per te ardhur keq.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga Brari
    xhumak..
    nja 100 here te kam kerkuar dicka shum te lehte per tu shkruar..

    na thuaj or trim.. se cilet jane per ty te miret .. qe bejne per burra shteti.. he na thuaj 5 -6 emra..

    mos luaj tani se 100 here i je shmangur kesaj pyetje..

    ne se i shmangesh perseri do te thote se je borizan i edvinit e asgje tjater..


    edhe ti igel vlonjati.. pa na thuaj cilet jan ata te rinj per ty .. apo e reja.. he trim jep nja 5 emra dhe ti..

    po i jap une 5 emra qe po te kisha mundesi i vija te drejtojne vendin..

    bujar nishani
    lul basha..
    majlinda bregu..
    gjergj lezha..
    sokol olldashi..
    mero baze..
    etj..


    hajde bujrum ju qe nuk doni berishen.. jepini tuajet..
    Genc pollo, pandeli majko,ben deri dikun ilir meta, nard ndoka,ka ka po qka ti bejme pist nano qe e rehabilitoi sali berishen

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk besoj o shijak se ndonjeri nga ata ne listen time eshte mik me ty..
    jan tjeter kategori njerzish ata.. jan qendrestare te demokracise..
    ti je krimb i rucit..e morr i edvinit.. e zhapik i xhungo malltezave..
    mundet qe ne detyrat qe ke .. si kelish fuksash.. do kesh dhe pergjimin dhe thurjen e ndonji shpifjeje per ata.. sikurse ajo shpifja per "shperndarje certifikatash".. me burim igell edvin ruc shalso tahirat per nishanin..

  4. #44
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Nje pyetje kisha une...

    Si ka mundesi qe titulli i librit nga Ceshtja Shqiptare: Rilindja e Ballkanit transfoperkthehet ne Mekatet e Berishës dhe asnje nuk pyet PSE??
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #45
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Pyeti kta idhtaret e forcave te kuqe antishqiptare. Kta te komiteteve te shpetimit pyeti capo te thone i her.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Bashkohem krejtesisht me Ilirin (Albon) rreth ketyre botimeve!
    Ne pergjithesi britanezet kane nje nivel te larte paanshmerie kur shkruajne ne histori por gjithsesi dicka qe eshte me e rendesishme rreth tyre eshte se te tere shkrimtaret i kane qejf parate, kush nuk i ka?
    Nuk i kam lexuar librat e lartepermendur dhe as kam per ti lexuar sepse rrjedhjen e historise se koheve te fundit te Shqiperise e kemi jetuar dhe jemi ne dijeni vete dhe nuk ka nevoje per "sygjerime" ose shkrime nga jashte qe nuk u dihet ku mulli cojne uje, dhe se kush ka dhene shumen me te madhe te parave per thenien e historise ne nje menyre te vecante apo tjeter!
    Mese jemi ne ne dijeni dhe te informuar rreth gjendjes ne Shqiperi nuk mund te jene turistet shkrimtare kalimtare nga dollapi i avionit sic thote Iliri!
    Nje shkeputje nga Pallati 176 "A e njeh ti Fredi mire ate babain tend?" "Jo, ku e njoh une babain tim, nuk e kam pare ndonjehere?" mbase Miranda Vickers dhe James Pettifer me tregojne kush eshte!
    Ka ardhur koha qe shqiptaret te behen serioze dhe selektiv per cfare lexojne dhe lejohet te botohet ne shtyp sidomos kur behet fjale per interesat e kombit Shqiptar!
    Vjen tyrilloj sorrogati perendimor/lindor, fetar, kulturor etj etj dhe ne degjojme pa pike haberi se cfare behet fjale!
    Ka realitet por ka dhe patriotizem dhe gjithmone duhet shkruar/botuar, prononcuar ne nje sens patriotik dhe mireprures per vendin tone!
    Nena natyre jua zgjate jeten atyre qe mendojne seriozisht per te miren e Shqiperise!

  7. #47
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga saimiri-uk
    Ne pergjithesi britanezet kane nje nivel te larte paanshmerie kur shkruajne ne histori
    Samir....

    Ja nje dokument interesant per tu lexuar mbi imazhin shqiptar dhe shtypin anglez.
    http://ajp.alpsa.org/archives/issue11/alpion.pdf

    tung
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #48

    ja nje mekat ashiqar i salis genjeshtarit ...

    Shekulli, 09-02-2007

    Dy harta venedike dhe një firmë
    Nga Ardian Klosi

    Një nga librat e rrallë të fondit antikuar në Bibliotekën Kombëtare është edhe përmbledhja me harta, ilustrime, shënime, e titulluar "Viaggio da Venetia, a Costandinopoli Per Mare e per Terra...", botuar në Venedik, pranë Stefano Scolarit. Nuk ka vit botimi, por specialistët mendojnë se është i shekullit 16. Autori mendohet të jetë Giuseppe Rossaccio.

    Për vendin tonë është botim me një vlerë të veçantë, pasi për herë të parë jepen kaq hollësisht në një libër, harta me ilustrime kështjellash, portesh të qyteteve arbëre prej Tivarit e Ulqinit, deri në Vlorë dhe Sopot.

    Na bënë përshtypje në këtë botim të rrallë harta që paraqet Vlorën dhe gjirin e saj. Me mënyrën e hartografisë naive tipike për kohën; sikurse e njohim p.sh., në njërin dhe të vetmin ilustrim për qytetin e Voskopojës në shek.18, të krijohet një përfytyrim i saktë jo aq përmes konkretësisë gjeografike, respektimit të shkallëzimeve etj., sesa përmes gjuhës simbolike, ku një shtëpi mund të përfaqësojë një lagje të tërë dhe një anije, një flotë të ankoruar në port.

    Lexuesit e "Shekullit" që mund ta ketë ndjekur para disa muajve debatin, nëse ka pasur ose jo qytet e port në zonën e Triportit gjatë Mesjetës së vonë, riprodhimi i kësaj harte i bën të qartë gjendjen e qytetit në shekujt e parë të sundimit turk në Vlorë: Shtëpitë këtu gati bashkohen me kalanë e Jengjeçit (siç e quan E. Çelebiu në fund të shekullit 17), "Vlora" është e shtrirë nga Orikumi në Triport, sikur të jenë ende vitale qendrat e vjetra të antikitetit prej Orikut, në Auolnë a Daule.

    Çka të bie fort në sy te harta, është kalaja në të majtë. Ajo, së bashku me Kalanë e Kaninës në të djathtë, e impresionon më shumë vëzhguesin e huaj që hyn në Gjirin e Vlorës. Duket me të vërtetë madhështore në hartën e parë dhe krahasimi me dëshminë e Çelebiut në botimin e vitit 1662 të habit. Shkruante udhëtari turk: "...në Perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit, gjendet Kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh... Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës". E pra, në këtë kohë del se kështjella ishte në gjendje të mjerë, ose edhe krejt e rrënuar. E nëse është i vërtetë pohimi i Çelebiut, që kështjella është shkatërruar në kohë të Sulltan Sulejmanit II, del se harta e parë është vërtet para kësaj kohe, pra pak a shumë e para viteve 1530-'40.

    Që Rossaccio,- nëse quhej vërtet kështu autori,- e njihte mirë Vlorën, këtë e vërtetojnë disa vizatime të fortifikimeve të saj në të njëjtin botim.

    Një hartë e dytë për Vlorën, ka autor dhe datim të saktë: Është fjala për skicën e paraqitur tek libri i Vincenco Maria Coronellit "Città, Fortezze, ed altri Luoghi principali Dell'Albania, Epiro e Livadia", botuar në Venedik më 1689. Këtu qyteti del i ndërprerë dukshëm nga kështjella e Triportit. Kalaja nuk është më aq impozante sa në rastin e parë. E pra, po ta rindërtojmë historinë e jashtme të këtij bregu me sa të lejojnë këto dy harta, del që në fillim të shek.16 zona e Triportit, me kalanë dhe limanin e saj, është fort e gjallë dhe brenda disa dhjetëvjeçarëve, për arsye që këtu nuk mund t'i hetojmë, ndodh rrënimi dhe braktisja në të mirë të qytetit, që zhvendoset për nga Jugu.

    Radhët e mësipërme padyshim që nuk përbëjnë kurrfarë zbulimi. Ato duan vetëm të kujtojnë pikërisht sot, kur, në mos gabojmë ministri i Energjisë, Genc Ruli nënshkruan marrëveshjen me firmën italiane që do të ndërtojë TEC-in e Vlorës, se ky ndërtim bëhet jo vetëm në njërin nga plazhet më të virgjëra e më të brishta të Gjirit të Vlorës, por njëkohësisht në një zonë ku historia flet në disa gjuhë e nëpër shtresa të ndryshme. Një nga argumentat kryesorë mbi të cilat u bazua Banka Botërore për të vërtetuar se me ndërtimin e kësaj monstre në pyllin dhe plazhin e Triportit, nuk qenkësh shkelur Ligji shqiptar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ishte ekspertiza e drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, A. Baçe, më dt.13.06.2006. Aty, ndër të tjera thuhej se: "Qyteti lulëzoi gjatë shekujve 3 p.e.s., deri në shek.3. të e.s., duke u rrënuar në fund të shek.3... Nuk ka si të jetë e vërtetë, që në këtë plazh të kenë zbritur hebrenjtë sefardikë në fund të shek.15...", etj.

    Por, të kërkosh në këto ditë argumenta shkencorë për TEC-in ose kundër TEC-it, është si të kërkosh omegën në b... të milloneshës. Millonesha ka vendosur t'i lëshojë të ndenjurat e saj të dhjamura që kullojnë naftë, mbi atë pyll e atë plazh me gjithë arrogancën që ka një pushtet, i cili në të vërtetë nuk ka si të drejtohet nga shqiptarët. Sepse po të drejtohej nga shqiptarë që e duan vendin e tyre, ata një zonë të tillë kaq të brishtë e të pasur, ngjitur me lagunën e mbrojtur të Nartës dhe ishullin e Zvërnecit, sak aty ku fle porti më i madh i Gjirit në antikitet, sipas Ptolemeut, nuk do të ndërtonin atë shëmtirë që thuhet se do të zgjidhka problemin tonë të energjisë. Pa pritur as vendimin e Komisionit të Aarhusit, i cili e ka pranuar ankimin e qytetarisë vlonjate të përfaqësuar përmes Aleancës së saj, pa përfillur 14.000 firmat vlonjate për mbajtjen e referendumit mbi çështjet e TEC-eve, AMBO-s etj., ministri i Energjisë kryen praktikisht një akt force.

    I urojmë vetëm që punët me komunitetin e Vlorës, si dhe me pjesën e vetëdijshme të opinionit brenda dhe jashtë Shqipërisë, t'i ketë kaq shtruar sa nënshkrimin e sotëm.

  9. #49
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    vetem nje fjal kur te iki sala edhe nano nga qeveria shqiptare flasim prap
    sa per histori eshte e verte cthuhet duam sduam ajo eshte e verteta
    Partizoni

  10. #50
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu
    vetem nje fjal kur te iki sala edhe nano nga qeveria shqiptare flasim prap
    Shto edhe ate kryetarin tat ke ajo lista, qe te behesh me i besushem.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Germat dhe fjalet shqipe ne anglisht
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-02-2018, 02:29
  2. A di ndonjeri sesi quhet anti kallo ne anglisht?
    Nga Herman në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-02-2018, 02:28
  3. Shqiptaret qe flasin anglisht midis tyre
    Nga FTN_2004 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 09-11-2008, 16:43
  4. Fan S. Noli si burre fetar
    Nga Sokrat K. Dhima në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-10-2003, 17:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •