skam asnje kryetar plako kryetar jam vet prandaj kur shkruan dicka jep shpjegimPostuar më parë nga drity
![]()
skam asnje kryetar plako kryetar jam vet prandaj kur shkruan dicka jep shpjegimPostuar më parë nga drity
![]()
Partizoni
Si e thrrisni ju, zoti apo shoku Rama? kamaradPostuar më parë nga mario_kingu
![]()
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
Na ishte mos na ishte qemoti .......
Duhet ta pranojme qe eshte nje skenar mese i dinje per filmin "Ishulli i thesarit III"
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
kumandant, mu hoq malli i reformes agrare te pas-çlirimit, tapite, more tapite ...
Gazeta Sot, 10/02/2007
Berisha: Të hënën, tapitë e para të legalizimit
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se ditën e hënë do të nisë procesi konkret i legalizimit për mbi 400 mijë familje shqiptare, pra do të nisë dhënia e tapive të para të legalizimit të banesave informale. Këtë deklaratë Kryeministri Sali Berisha e ka bërë gjatë një takimi elektoral të zhvilluar me banorë të lagjes “5 Maji” në qytetin e Elbasanit, gjatë të cilit u shpreh ndër të tjera se, qeveria do të kompletojë me shpejtësi procesin e legalizimi. Ky kompletim, theksoi Berisha, do të bëhet jashtë çdo procedure korruptive.“Ju vet do ta ndiqni ditën e hënë se çfarë procedure është organizuar për t’ju dorëzuar ju dokumentet e shtëpive, lokaleve, ndërtimeve tuaja të bukura. Ky proces, jo vetëm i jep pronësinë e plotë dhe totale pronarit për shtëpinë e tij, por ky proces rrit fuqimisht mundësitë e tyre për të ngritur katin tjetër, për të zhvilluar pronën e tij”, ka thënë Berisha para qytetarëve të Elbasanit, duke i garantuar ata se nga procesi i legalizimit përfiton Shqipërisë, duke qenë se ai dyfishon fuqinë e tregut dhe dyfishon fuqinë vendimmarrëse të qytetarëve shqiptar. Nga ana tjetër, Kryeministri ftoi qytetarët e Elbasanit që të mbështesin kandidatin e PD-së për bashkinë e qytetit, Luçiano Boçi, duke premtuar mbështetje për projektet e tij.
Takimi në Librazhd
Në vazhdim të vizitave në qarkun e Elbasanit, Kryeministri Berisha u ndal në Librazhd ku u prit me entuziazëm nga banorët e zonës. Në takimin e ngrohtë me ta, Kryeministri kërkoi që më 18 shkurt, votat e qytetarëve të Librazhdit të shkojnë në mbështetje të kandidatit Astrit Menalla, i cili do të ketë ndër të tjera mbështetjen maksimale të qeverisë, për të ngritur në standarde më të larta jetën e tyre. Në këtë kontekst, u shpreh kryeministri, duke votuar për kandidatin Astrit Menalla, ju garantoj ju se qeveria do të mbështesë çdo projekt të tij për këtë qytet, do të mbështesë projektin për unazën e qytetit, do të mbështesë me emergjencë zgjidhjen e problemit të mbetjeve të urbane, do të mbështesë me emergjencë ndërtimin e shkollës së re dhe modernizimin e shkollave ekzistuese, projektin për kanalizimet, gjithashtu do të mbështesë projektin për ndërtimin e një konvikti modern në mënyrë që fëmijët nga Orenja dhe të gjitha fshatrat përreth, kur mbarojnë klasën e 9-të, të kenë mundësi të mbarojnë shkollën e mesme dhe të ndjekin më pas universitetet në vend.
Takimi në Peqin
Po dje, Berisha zhvilloi një takim në Peqin ku vlerësoi kandidatin Ilir Rrushaj, si njeri me potenciale për të sjellë ndryshimin. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u zotua se qeveria do të përkrahë të gjitha projektet që do të ndërmerren për modernizimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së banoreve të kësaj zone. Ndër projektet e planifikuara, një rëndësi të posaçme, Kryeministri i kushtoi rigjallërimit të institucioneve kulturore dhe zhvillimit të sportit në këtë qytet. Gjithashtu, Kryeministri siguroi të gjithë kryetarët e komunave se së bashku me deputetin e zonës, do të ndërmerren një seri projektesh, për asfaltimin e rrugëve, për furnizimin me ujë, për sistemimin e ujitjes, dhe për të lehtësuar tregun në shitjen e produkteve.
Takimi në Përrenjas
Gjatë takimit të zhvilluar në Përrenjas, Kryeministri Sali Berisha garantoi banorët e këtij qytetit se, nuk do të mungojë për asnjë çast mbështetja e qeverisë në dobi të zhvillimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të jetës në këtë zonë, në dobi të një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët e Përrenjasit dhe të gjithë Shqipërisë. Po ashtu, Kryeministri u zotua se qeveria do të punojë me përkushtim për të përkrahur çdo projekt të kandidatit për Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë, Bashkim Karriqi, në shërbim të mirëqenies qytetare, si dhe do ta mbështesë atë fuqimisht në të gjitha përpjekjet për krijimin e vendeve të reja të punës, për banorët e Përrenjasit.
Gazeta Metropol 10 Shkurt
Brenda muajit ndahen tapitë e para në Kënetë
Debate ALUIZNI me këshillin e Qarkut
Agjencia e Legalizimit në Qarkun e Durrësit ka shfaqur
problemet e para lidhur me vijimin e procedurës për dhënien e tapive të procesit të nisur për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Andi Lila, ka fajësuar për ngadalësinë e veprimeve, Këshillin e Rregullimit të Territorit në Qarkun e Durrësit. Nga ana e tij, drejtuesi i këtij këshilli qarku ka mohuar që të jetë pengesë ky institucion.
Pavarësisht debateve, drejtues të ALUIZNI-t deklarojnë se tapitë e para fillojnë të shpërndahen brenda muajit shkurt në Kënetë.
Debatet
“Kemi gati dosjet e përfunduara që presin të miratohen nga KRRT e qarkut, por kjo e fundit nuk është mbledhur”, ka thënë Andi Lila. Drejtori i Agjencisë rajonale është shprehur më tej, se shkak për këtë mosveprim është bërë fushata elektorale, pasi, sipas tij, “punonjësit e Këshillit të Qarkut si dhe anëtarët e KRRT-së së qarkut janë të aktivizuar në fushatë elektorale”. Lila ka pohuar se me përfundimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor gjithçka do të jetë gati, por nga ana tjetër ai ka shprehur pakënaqësinë në mosveprimin e këshillit.
Janë 1080 ndërtime të bëra në zonën informale të Kënetës, që Lila i deklaron të përfunduar si dosje dhe të gatshme për të kaluar në KRRT, e më pas për t’u shpërndarë tapitë pronarëve të rinj të banesave familjare dhe të lokaleve të ndryshme të shërbimit. Ai ka deklaruar se janë 50.2 ha sipërfaqe në këtë zonë, e cila është bërë objekt i projektit pilot nga Co-Plan dhe Bashkia e Durrësit.
Deklarimet e Lilës janë kundërshtuar nga kryetari i Këshillit të Qarkut, Genci Alizoti. “Në qark nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga ALUIZNI dhe këshilli është gati të mblidhet sapo ne të kemi në dorë listën e dosjet e para që do të na vinë nga Agjencia për Legalizimin”, ka thënë Alizoti.
Procedurat
Pavarësisht deklarimeve të krerëve të institucioneve lokale në Durrës, mësohet se brenda muajit shkurt të këtij viti do të zbardhen edhe tapitë e para të atyre familjeve që kanë plotësuar dosjet e përfunduara edhe nga vëzhgimi në terren i grupeve të punës. Për ALUIZNI-n e drejtuar nga Andi Lila, procedurat e para kanë nisur pikërisht në Kënetë, pasi shtatë njësi vendore kanë përfunduar kalendarin për procesin e fazës së dytë. Janë komunat e Bashkitë e Shijakut, Xhafzotaj, Rrashbullit, Fushë-Krujës, Krujës, Maminasit dhe Gjepalaj, që rezultojnë të kenë deklaruar 31 zona informale me 205.5 ha tokë të zëna nga ndërtimet.
“Deri më 15 shkurt 2007, ne do të kemi të përfunduar regjistrimin elektronik, ndërsa njësi të tjera vendore janë në procesin e fundit për plotësimin e kalendarit që do të shërbejë në nisjen e procedurës për legalizim”, ka thënë Andi Lila. Punonjësit e përfshirë në matjet dhe verifikimet në terren kanë kryer volume të mëdha pune në azhornimin e hartave për të përcaktuar numrin e ndërtimeve, llojin e tyre dhe plotësimin e procesverbaleve. Lila ka shfaqur shqetësimin lidhur me mungesën e specialistëve në disa grupe pune. “Mangësi të kapaciteteve teknike kanë Durrësi, Thumana, Bubqi, Nikla, Manza, Katundi i Ri dhe sidomos komuna Ishëm dhe Cudhi”, ka deklaruar Lila, i cili ka bërë të ditur se po punon për të mbuluar boshllëqet.
Qe te mos ngelni gjithe jetes ne erresire dhe skllever kudo qe jetoni, dhe pa histori ose duke kujtuar se nuk keni histori por cdo gje fillon me shpaten e Skenderbeut, duhet te dini qe ne shume gjera qe shkruhet ne kete liber, flitet dhe per shitjen e statujave shume te lashta qe Sali Berisha i ka bere nja dy xhentellmenave anglez shume te fuqishem ne poste ministrash. Ja perse e perkrahnin.
Perse Sala nuk e ka lejuar kete liber te dali ? Cfare qelbesi keq
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
CIA dhe kaosi shqiptar i '97-tës
Dashnor Kokonozi
Me sa po kuptohet nga paraqitja që po i bëhet një libri mbi Shqipërinë "The Albanian Question, Reshaping the Balkans", i cili u botua kohët e fundit në Londër me autorë M. Vickers dhe J. Petifer, duket se jemi para gjërash që nuk duhet lënë të kalojnë pa i vështruar nga afër, pavarësisht nga zhurma dhe keqpërdorimi që po i bëhet librit (që duket se nuk është në dëshirën e autorëve të tij, të cilët, gjithsesi, janë shprehur për mospublikimin e tij para zgjedhjeve të radhës në Shqipëri )
Duket se brenda çudive të zakonshme të të huajve që e njohin vendin tonë nga dritaret e hoteleve, ndërkohë që si kolonë zanore nga pas dëgjojnë "rrëfimin konfidencial" të ndonjë "të pavaruri", po nisin e zbulohen elementë të një rëndësie të veçantë që lidhen me ngjarjet e dhjetë vjetëve më parë në vendin tonë. Këto gjenden në pjesën më të vlefshme të studimeve të tyre: në dokumentet që ndodhen jashtë Shqipërisë e që publiku i interesuar në Shqipëri nuk ka mundësi t`i konsultojë në kohën e duhur. Veç kësaj, duhet thënë se kjo pjesë e punimeve të tyre, për arsye që njihen, është e vetmja që ia vlen të merret seriozisht. Për të tjerat unë e kam të vështirë të pranoj se dikush nga Londra mund t`iu shpjegojë në mënyrë të besueshme shqiptarëve atë çka ndodhur poshtë dritares së tyre.
Aktualisht, presim me padurim të kemi në dorë tërësinë e librit në fjalë, ndaj dhe gjykimet e mësipërme po i japim mbi bazën e një numri të kufizuar citimesh që na jepen nga shtypi.
Në këtë libër, midis të tjerash, ka një frazë interesante, ku thuhet se, (citim i plotë): “CIA kishte vendosur të amplifikonte një gafë të asaj kohe të Berishës ...”
Kanë kaluar kaq vjet dhe, ndonëse plagët e shumë familjeve që humbën të dashurit e tyre janë ende të nxehta e mbase nuk do të mbyllën kurrë, duket se shumica e opinionit vendas sot, është në gjendje t`i matarojë më mirë emocionet e veta e të shohë me gjakftohtësi zhvillimin e atyre ngjarjeve aq të rënda, të cilat jo vetëm thërrmuan çdo ëndërr për një integrim të shpejtë, evropian, por edhe rrezikuan e rrezikojnë ende ta fusin emrin e Shqipërisë në listën e vendeve të dështuara.
Sqarojmë që në fillim se këtu nuk është aspak fjala për t'iu kthyer edhe njëherë pohimeve të shefit të shërbimeve të fshehta, shqiptare të kohës, me të cilat të gjithë qeshëm pak nën hundë. Vazhdimi i kësaj linje arsyetimi do të qe një grackë e vetvetes për të mos parë më tej në thelbin tragjik të problemit. Këtu madje, nuk është as rasti të nisim të gjykojmë për rolin e opozitës së majtë apo gabimet e presidentit të kohës, S. Berisha e të PD-së në pushtet, mosveprimi në kohë i të cilëve nuk mund të mos kishte një numër pasojash të caktuara, ndonëse jo deri atje, ku degjeneruan ngjarjet.
Pyetja duhet të përfshijë një rrethanë shumë më të gjerë dhe duhet ta formulojmë si qytetarë që përtej çdo emocioni politik, kanë të drejtë të dinë se çfarë ndodhi që ngjarjet përshpejtuan drejt një spiraleje të pafrenueshme dhune, derisa në fund të gjithë e panë veten të ecin mbi një grumbull kufomash e gërmadhash.
Pyetja është kjo: A ka patur vërtet në atë kohë ndërhyrje të CIA-s në problemet e brendshme të një vendi sovran si Shqipëria? A është Shqipëria vendi i parë, evropian që është trajtuar sipas së njëjtës skemë tragjike, sikundër disa vende latino-amerikane në vitet `60-`70-të, për të cilat gjeneralët e CIA-s vinin baste se për sa ditë mund t`i përmbysnin? Se një lloj stili latino-amerikan është e pamundur të mos ndihet në to!
Cili ka qenë qëllimi i kësaj goditjeje kaq të hidhët, nga e cila nuk po e marrim veten ende? Për këtë jemi në pritje të fakteve të reja, por prej një gjysmë shekulli është e sigurt se CIA-a, sikundër do të shohim më poshtë, gjithnjë ka qenë e pa aftë të ruajë përpjestimin e goditjes që jep e aq më keq të kontrollojë pasojat e saj.
Natyrisht, nëse ka një komb, të cilit ne si shqiptarë duhet t’i jemi mirënjohës, për një sërë arsyesh tepër madhore, ky është kombi amerikan. Kjo është një nga bindjet më të përgjithësuara në Shqipëri. Edhe në kohën e Luftës së Ftohtë shumica e shqiptarëve që ishin në gjendje të arsyetonin, nuk e kanë parë kurrë Amerikën si armikun e tyre. Përkundrazi, duke qenë se armiku i vërtetë ishte regjimi që kishin në krye, ishte e kuptueshme se, "armiku i armikut tim nuk mund të jetë veçse miku im", edhe pse këtë nuk guxonte kush ta shprehte.
Por, CIA nuk është kombi amerikan, as presidenti i atij vendi dhe aq më pak të zgjedhurit e popullit amerikan. (Klinton kishte aq neveri për Agjencinë, sa, megjithë kërkesat e vazhdueshme, nuk denjoi t`i priste asnjëherë shefat e tij. Sipas kujtimeve të një shefi të CIA-s ai vetëm një herë e thirri dhe e ngarkoi të gjente, nëse Shiraku kishte ndonjë... të dashur! Mbase edhe për të treguar se Agjencia nuk meritonte detyra më të mëdha).
Në dritën e të dhënave që po dalin, ka ardhur koha të guxojmë të mendojmë e të shtrojmë pyetje, pa patur frikë se do të na akuzojnë me ato termat e njohura nga të gjithë.
Pra, siç po tregon fraza e cituar më sipër nga libri The Albanian Question, Reshaping the Balkans, CIA nuk paska qenë edhe aq dorëjashtë në ngjarjet e vitit 1997-të në Shqipëri. (Në të vërtetë, edhe kur u akuzua drejtpërdrejt më 1997-tën, ajo kurrë nuk e ka përgënjeshtruar praninë e saj në ato ngjarje)
Jemi vetëm në fillim të dokumentimit të këtij fakti, por një fillim që flet shumë dhe krejt i paimagjinueshëm vetëm pak kohë më parë.
Nëpërmjet asaj fraze të shkëputur pohohen një sërë gjërash: që CIA ka qenë aty, që ajo ka ndjekur jo vetëm ngjarjet, po ka shqyrtuar me imtësi fjalimet dhe veprimet e politikanëve të vendit. (Ndërkohë që gjithkund kjo është punë e diplomatëve). CIA pohohet se ka vepruar në rrjedhën e atyre ngjarjeve edhe në plan ndërkombëtar. Dhe, nëse ka vepruar në një plan të tillë, siç pranohet, kjo do të thotë se ajo administronte mjaft mirë jo vetëm informacionin, por edhe zhvillimet e brendshme në vend dhe arrinte t’i modelonte ato në funksion të strategjisë së jashtme që kishte parashikuar për Shqipërinë.
Por asgjë nuk thotë se ajo është kufizuar me kaq. Me agjentët e CIA-s nuk kemi të bëjmë me atë diplomatin që kufizohet të japë qëndrimin e qeverisë së tij e më tej flet me shumë pasion për match-in e fundit të tenisit dhe për telefonin që kishte patur atë mëngjes nga i kunati, i cili e siguronte se në Florida kishte diell.... Jemi fort larg këtij imazhi!
Jemi përpara xhentëlmenësh të një bote që nuk deshifrohet kollaj. Ndonëse ngjall respekt ndonjë nga drejtorët e parë të saj si A. Dulles apo edhe ndonjë nga të fundit si R. Gates (një intelektual i shkëlqyer), por më tej shihni fytyrën e z. J. Helms, drejtor i operacioneve të viteve `70-të, për të gjykuar se deri ku mund të shkonte dhuna që ai ushtronte gjatë grushteve të shtetit që organizonte në të katër anët e globit.
Ka mundësi që me aksionin në Shqipëri, CIA ka dashur të vërë në vend dinjitetin e saj, të humbur.
Në fakt, dinjiteti saj gjithnjë ka qenë i shtirë, virtual, i vështirë për të qenë i besueshëm, edhe pse në një kohë të caktuar, kishte një detyrë jo të parespektueshme: të mos lejonte përhapjen e regjimeve komuniste në vende të ndryshme. Por egërsia e goditjeve të saj ka qenë aq e madhe, sa është vërejtur se pas çdo regjimi që rrëzonte, kishte pesë të tjerë që ngriheshin në pushtet në vende të tjera, si pasojë e ndjenjës antiamerikane që zhvillohej e kultivohej pareshtur, si pasojë e akteve të CIA-s.
Vetë kongresi amerikan ka shprehur në shume raste shqetësimet e tij ndaj Agjencisë në fjalë. Ata që kanë lexuar raportet e interpelancës së Kongresit pas grushtit te shtetit në Kili, e dinë se vetëm aty, të zgjedhurit e popullit amerikan mësuan se veç të tjerash Agjencia shiste armë (duke mos qenë e autorizuar) dhe krijonte një buxhet të vetin, me te cilin vriste e masakronte në të katër anët e globit, fare pa dijeninë e Kongresit.
CIA gjithnjë ka qenë një grupim specialistësh, që shpesh ishin të detyruar ta mbulonin me krime të rënda paaftësinë e tyre. Në çdo kohë opinioni amerikan ka ngritur probleme moraliteti për titullarët e saj. Ish- Sekretarja e Shtetit, M. Ollbrajt, thotë se kurrë nuk ka ndjerë tmerr e llahtarë më të madhe sesa kur vihet në dijeni me dokumente të ndryshme të arkivit të CIA-s, sidomos në vitet `60-`70-`80-të!
Nuk ka gjë më qesharake në historinë e agjenturave botërore se ato 24 atentatet e dështuara të CIA-s kundër F. Kastros, sikundër nuk ka mungesë përgjegjësie më të madhe për emigrantet e mjerë, kubanë që u masakruan në aksionin e saj, katastrofik të Gjirit të Derrave, aty në fillim të viteve `60-të! Me mijëra të tjerë u vranë në operacionet e dështuara në Ukrainë, Gjeorgji etj.
Edhe shërbimet e fshehta ruse janë implikuar në mjaft operacione kriminale, por ishin më kalkulues dhe kanë luajtur si iu ka dashur qejfi me CIA-n.
Djemtë emigrantë të popullit shqiptar, veçanërisht ata të Kompanisë 4000, kanë qenë viktimat e para të paaftësisë së CIA-s. Ndonëse askush nuk ka folur, përveç dy autorëve të huaj, të gjithë e kanë ditur se ata dërgoheshin në kasaphanë të sigurt, sepse shërbimet e CIA-s ishin të krimbura nga agjentë që punonin për rusët dhe ata ishin krejt të paaftë t’i zbulonin deri në fund..
CIA tregohet e fortë me ndonjë udhëheqës afrikan të pambrojtur si P. Lumumba, të cilin e zvarriti në pyll dhe nisi ta masakronte e t’i priste gjymtyrët, megjithëse ai deklaronte se nuk ishte komunist e se nuk kishte ndërmend të bënte reformën e tokës (se gjoja CIA mbronte interesat e atyre kapitalistëve të mëdhenj të xhunglës, që, ndërkohë hanin kalamaj për drekë). Si pasojë e këtij akti, ndjenja antiamerikane u bë aq e mprehtë, sa në Afrikë, në atë periudhë u ngritën në fuqi nja tre regjime autoritare, komuniste. Në çdo rast, në përpjekje për të mos lënë komunistët të vinin në pushtet, ata shkaktuan më shumë viktima se vetë komunistët.
Nuk mungojnë edha ata që kanë besim se së shpejti do të dalin materiale se edhe M. Frashëri nuk vdiq nga zemra në atë hotelin e tij, njujorkez, më 1949-tën, por u helmua nga agjentët rusë që vepronin aty, të cilët, mbase midis dy vrasjeve në radhët e antikomunistëve që u mblodhën në SHBA-menjëherë pas L2B, hanin drekë me agjentet e CIA-s.
Pas rënies se murit të Berlinit, qeveria amerikane u detyrua ta reformojë krejtësisht CIA-n, sepse ajo nuk ishte në gjendje të kuptonte dhe interpretonte as 24 orë më parë ato ngjarje që tronditën planetin, pra, shembjen botërore të sistemit komunist.
CIA ishte e fundit që kuptoi se çfarë po ndodhte.
Me informacionet për Sadamin ajo e futi në qorrsokak krejt Amerikën dhe përçau krejt perëndimin (duke mos folur sesa qesharak e bëri atë të shkretin sekretar të jashtëm amerikan, Pauell, me ato "provat" satelitore, me të cilat u përpoq të bindte Këshillin e Sigurimit për rrezikun që paraqiste Sadami).
Hetimet për 11 shtatorin treguan se ato ngjarje nuk u penguan si pasojë edhe e paaftësive analitike dhe komunikuese të CIA-s.
Sot, Guatanamo është mbushur me hoxhallarët e Kaukazit, që janë arrestuar kot nga shërbimet e CIA-s dhe po lirohen një e nga një, se nuk ka asnjë provë kundër tyre. Për shkak të CIA-s bota po shkon drejt një konfrontimi të pashembullt.
CIA, siç thamë, tregon një moskujdes të hatashëm për të mos llogaritur pasojat e goditjeve që jep.
Le të marrim vetëm shembullin e Kamboxhias. Për të pasuar duart e lira në kufijtë me Vietnamin, në fillim të viteve '70-të, ajo dobësoi tmerrësisht regjimin e mbretin Sihanuk, derisa e bëri të ikë nga vendi. Menjëherë pas tij, CIA solli një proamerikan në pushtet, një farë Lon Noli. Një regjim krejt pa mbështetjen e një klase politike, të përgatitur të inkurajonte vendin në një drejtim për të qenë. Për pasojë, ai nuk mund të kishte tjetër fat, veç atij që pati, pra të shkërmoqej i tëri para goditjes së Kmerëve të kuq, të mbështetur nga Kina. Pas kësaj, a mund të thotë ndokush se CIA nuk ka asnjë përgjegjësi në ardhjen në fuqi të regjimit më gjakatar që ka ekzistuar ndonjëherë në sipërfaqen e tokës, ai i Pol Potit?
Ka të paktën nja dhjetë raste të tilla, që nga vitet `50-të e deri në vitet `80-të, si ai i Brazilit, Salvadorit etj, etj., ku ajo godet me shumë fuqi e saktësi, por tregon diletantizëm të pashembullt në kalkulimin e pasojave të goditjeve të saj.
Në këto kushte, skema ngjan si dy pika uji. Mund të besohet se për një arsye a tjetër ajo kërkonte të largonte nga pushteti presidentin e kohës, S. Berishën. Për këtë të gjithë pamë shumë shenja në atë kohë. Madje, duke shkuar më tej, mund të thuhet se ky qëllim u arrit. Po si është e mundur, që skemës së saj, edhe pse aplikohet për herë të parë në një vend evropian, ajo nuk i bën asnjë ndryshim dhe e lë të përsëritet me të njëjtat pasoja si në Indonezi, Kili,Guatemalë etj, duke shkaktuar me mijëra të vrarë? Thua se Shqipërisë nuk i mjaftonin hallet që kishte grumbulluar në shekuj e po i thyenin kockat edhe pa ndërhyrjen e tyre!
Natyrisht, për një opinion përfundimtar, duhen pritur fakte të tjera, por gjithçka flet se Agjencia vështirë që të dalë lugë e larë në këtë histori aq të turpshme.
Në të vërtetë, diçka ndihej në ajër që më parë. Ne, që në atë periudhë e kemi shëtitur vendin si përkthyes me grupet e mediave që vinin nga e gjithë bota, na ndodhte shpesh, kur njoftoheshim në drekë në Tiranë se atë paradite kishte patur përpjekje në x qytet. Natyrisht, pas kësaj niseshim menjëherë, duke menduar se ishim të parët që mbërrinim në vend, por çapëlonim sytë, kur aty gjenim grupe të tjera, xhirimi, kryesisht anglezë. Përgjithësisht ata mbërrinin një natë më parë, ndërkohë që nuk kishte patur asnjë shenjë të veçantë për përpjekje me armë. Miqtë tanë aty na tregonin se në mëngjes grupi i xhirimit ishte ngritur me nge të pinte çajin, përgatitnin me nge kamerat dhe, kur gjithçka ishte gati... para syve të tyre fillonin ngjarje që pothuaj direkt bënin xhiron e botës... Ka me dhjetëra enigma të tilla!
Por, gjithsesi, do të qe e gabuar, madje e dëmshme të akuzonim vetëm të huajt. Asgjë nuk mund të ndodhte pa pjesëmarrjen "entuziaste" të faktorëve të brendshëm!
Këtu po i lejoj vetes të sjell ndonjë pasazh nga një libër kujtimesh të Egon Bahr-it, ministër i Jashtëm i V. Brandit, ku ka një pasazh interesant për periudhën, pasi ky i fundit shpalli Ostpolitikën (për hollësi për të shih Fjalori enciklopedik i politikës, Tiranë, 2005). Tepër i shqetësuar Kisingeri (i akuzuari kryesor për grushtin e shtetit në Kili, pak kohë më pas se episodi që po tregojmë), u nis urgjent në Gjermani dhe kërkoi menjëherë Bahr-in në takim kokë më kokë. Aty, pa shumë ceremoni ai nisi ta pyeste ministrin e Jashtëm për synimet e kancelarit me Ostpolitikën. Bahr-i e pa një copë herë në sy pa i folur e pastaj i tha: “Henri, jam këtu që t'ju informoj e jo t'ju jap llogari!”.
Është e drejtë e opinionit publik, shqiptar të kërkojë një dinjitet të tillë edhe nga politikanët e vendit të tij, në pushtet a në opozitë qofshin
Gazeta Tema
Nuk ka asgje per t'u cuditur se CIA e perdori Shqiperine si kurban, per te realizuar zbatimin e planeve amerikane ne Ballkan e ne vecanti zgjidhjen e nyjes gordiane Kosove.
CIA qe ne fillimet e viteve '90 ka paur nje plan me 4 skenare per Kosoven e njeri nder to ka qene dhe ai qe u zbatua ne vitin 1997.
Vetem se CIA nuk e kishte llogaritur mire "egersine" shqiptare dhe nga ky shkak asaj i rreshqiten ngjarjet nga duart dhe vendi ju nenshtrua kaosit dhe krimineleve te te gjitha llojeve.
E kam thene dhe ne nje shkrim tjeter se Shqiperia ka qene kurbani i lirise dhe pavaresise se Kosoves.
Ishte e vetmja rruge per te justifikuar armatosjen e UCK, sulmet dhe pergatitjet e saj ushtarake kunder pushtuesit serb dhe nga ana tjeter te justifikohej Shqiperia per "paaftesine" per shkak te anarkise per te kontrolluar kufinjte dhe kontrabanden e armeve.
Nuk mund te kishte rruge tjeter per te kryer nje nderhyrje te armatosur ne ish-Jugosllavi.
Po do Zoti qe kjo te mbetet loja e fundit me Shqiperine dhe kombin shqiptar!
Cfare thoshte Raporti i CIA per Shqiperine ne vitin 1995?
International disputes:
the Albanian Government supports protection of the rights of ethnic
Albanians outside of its borders;
Albanian majority in Kosovo seeks independence from Serbian Republic;
Albanians in Macedonia claim discrimination in education, access to public sector
jobs and representation in government;
Albania is involved in a bilaterlal dispute with Greece over
border demarcation, the treatment of Albania's ethnic Greek minority, and
migrant Albanian workers in Greece
CIA WORLD FACTBOOK 1995
Autori duhet te sjelle me teper fakte se nuk ngrihen dyshime mbi hamendje apo nga faktet normale qe edhe CIA mund te jete perfshire ne ngjarjet e 1997. Destabilizimi i Shqiperise ne nje kohe qe ceshtja e Kosoves po merrte forme konflikti nuk i interesonte aspak Amerikes pasi destabilizohet i gjithe rrajoni. Ne shqiptaret qe ishim ne Shqiperi ne 1997 e dime fort mire se si politika vendase me skemat piramidale po na conte drejt rrenimit megjithese ishin dhene sinjale alarmi edhe nga te huajt per situaten e kolapsit drejt te ciles po shkohej. Faji kryesor i mbetet shqiptareve, sidomos atyre politikaneve qe ishin ne pushtet e ne opozite, apo edhe medias qe i fryu zjarrit drejt nje eksperimenti rrevolucionar shkaterrues.
qe kur stabiliteti i Ballkanit ka qene preokupim per Ameriken?Postuar më parë nga Ermal 22
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
HEY, Ma ke marre hapjen e kesaj teme per pune oresh
Gjithsesi, une kam porositur nje kopje te librit dhe pres te ma dergojne per 1 jave.
Ceshtja nuk eshte dhe aq misterioze, bile them se deri diky duhet ta kishim marr parasysh se cfare ndodhi nuk mund te ishte vetem dora e PIRAMIDAVE.
Shpresoj qe libri te jete aq interesant dhe thuhet!!!
.......NOVUS ORDO SECLORUM........
Krijoni Kontakt