Dje ne New York per shkak te nje gabimi ne leshimin e nje urdhri shitjeje prej shtepise bankare Bear Stearns vetem 20 minuta para mbylljes se veprimeve ditore, pati nje renie ne vlerat e te dy indekseve kryesore: Dow Jones me 2,31 dhe Nasdaq me 2,18.
Sipas ketij urdhri shitjeje, shtepia bankare autorizoi shitjen e shume aksioneve ne vlere prej 4 Miliarde US $, nderkohe qe ne te vertete behej fjale per nje vlere prej 4 Milione US $. Urdhri i shitjes u blokua ne vazhdim para perfundimit te dites ne burse, kur vlera e shitur kishte arritur nivelin e 622 Milione US $.
Prej levizjes se shpejte u perhap fjala se nje firme brokeresh kishte filluar gabimisht nje program shitjesh. U fol gjithashtu se keto shitje binin ne kundershtim me rregullat e burses dhe per kete arsye shitjet do te anulloheshin. Me te prekurat me kete rast qene gjigande si: IBM, Cisco dhe General Electrics.
Sipas nje bursisti gjerman gabimi i shkaktuar ishte njerezor dhe jo kompjuterik. Po sipas tij, nje ngjarje e tille kishte ndodhur ne te shkuaren edhe ne bursat gjermane. Ai permendi nje rast ku shtypja e nje suste me teper kishte shkaktuar renien e Dax Future me 800 pike.
Perpunuar nga spiegel.de
Krijoni Kontakt