Close
Faqja 49 prej 311 FillimFillim ... 3947484950515999149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 490 prej 3101
  1. #481
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Spanje, shansi per Barcelonen

    27 Janar Rajkard i kerkon skuadres perqendrim, ne nje jave ku Reali e Valencia do te kerkojne te ruajne formen e mire te ndeshjeve te fundit dhe Sevilja rikthimin tek fitoret

    Barcelona shpreson te perfitoje nga vizita e Seltes se Vigos, ne veshtiresi, per t'u shkeputur nga tre ndjekesat e saj me te aferta, te cilat do te luajne te gjitha ne transferte, me rastin e javes se 20-te te kampionatit spanjoll. Selta do te kerkoje ne "Camp Nou" fitoren e saj te pare ne tete ndeshjet e fundit, prandaj misioni per katalanasit duket shume me i thjeshte se sa per Realin, qe do te vizitoje fushen e Vilarealit dhe Valencian e Seviljen, qe zhvendosen perkatesisht ne terrenin e Betisit dhe te Levantes. Prane katershes se kreut, Atletiko, i pesti me kater pike me pak se Barca pret Santanderit.

    Pasi u rikthye ne krye pas barazimit te javes se mesjaves me Betisin, ne nje takim te prapambetur, Barca e nis fazen e dyte me nje favor te madh sipas statistikave, faktin qe ne 12 sezonet e fundit, ne dhjete raste, kampionet e dimrit jane shpallur kampione edhe ne fund te vitit. "Eshte teper heret per te folur per titullin kampion", thote trajneri Rajkard, teper i kujdesshem ne deklaratat e tij. "Ka edhe kater apo pese skuadra te tjera qe rivalizojne me ne per kampionatin". Midis tyre, Sevilja, qe kryesoi per disa jave me radhe kampionatin kerkon te ringrihet. "Kemi humbur terren ne javet e fundit, por jemi ende ne gare per te fituar te gjithe kompeticionet", thote sulmuesi Adriano. Skuadra e trajnerit Huande Ramos eshte kualifikuar per ne cerekfinalet e Kupes se Mbretit dhe per ne raundin e dyte te Kupes UEFA, ku ata jane kampionet ne fuqi. Ne forme simetrikisht te kunderta, Reali eshte kthyer ne rrugen e duhur ne javet e fundit. Ashtu si ne takimin e javes se fundit, perballe Majorkes, trajneri Kapelo pritet te vazhdoje te mbeshtetet tek dy te rinjte argjentinas te ardhur gjate merkatos se dimrit, tek Higuain dhe Gago. Megjithate, skuadra me ne forme ne Spanje mbetet Valencia, qe eshte rikthyer ne garen per titull, te fituar nga rta per here te fundit ne 2004-n, me gjashte fitore radhai ne gjashte javet e fundit. Megjithate, transferta ne fushen e Betisit par aqet nje test te veshtire per djemte e Kike Sancez Floresit, qe nderkohe u eliminuan nga Kupa e Mbretit, pas nje humbje 4-2 ne "Mestalla", perballe Getafes. Ne fund, derbi i dy klubeve baske i eshte larguar shume lavdise se tij te dikurshme. Sociedadi, kampion per here te fundit ne vitet 1981 e 1982 dhe Bilbao, kampion ne vitet 1983 e 1984, do te sfidojne njeri-tjetrin ne nje derbi shume te rendesishem ne luften e te dy ketyre skuadrave per mbijetese.

  2. #482
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bajerni "bie" ne Dortmund

    27 Janar Bajerni i Mynihut e filloi si mos me keq fazen e dyte te sezonit, duke u mundur ne fushen e Borusias se Dortmundit me rezultatin 3-2. Vendasit, te shtyre edhe nga 80 708 te pranishmit ne "Signal Iduna Park", arriten nje fitore dramatike ndaj kampiones ne fuqi. Skuadra e Jurgen Reberit e nisi shume mire takimin, pasi gjeti rrugen e golit qe ne te 12' me ane te zviceranit Aleksander Frai, i cili i markuar ne qender te zones nga Filip Lahm, nuk e pati te veshtire te dergonte topin ne rrjete. Por 13 minuta me pas ishin miqte atsa qe barazuan. Belgu Daniel van Bujten shenoi golin e dyte personal per kete sezon pas nje krosimi te sakte ne zone nga kolegu i tij i repartit Vili Sanjol. Portieri i Borusias, Vaindenfeler u vu ne prove nga Shvainshtaiger dhe Luiso, por edhe Kahni u detyrua te levizte per te pritur nje goditje me koke te rrezikshme te Florian Kringes. Gjithsesi Bajerni e mbylli pjesen e pare ne avantazh, kur Roi Makai perfitoi me se miri nga nje keqkuptim mes Vanderfelerit dhe mbrojtesit te ri Brzenska ne mes te zones se Dortmundit dhe vetem e shtyu topin ne rrjete.

    Edhe pjesen e dyte Bajerni e nisi ne sulm, por me pas e uli disi ritmin dhe u ndeshkua rende per dy gabime ne pak minuta. Ne te 57, Frai barazoi rezultatin pas nje tjeter krosimi te Dedes, ndersa me e keqja erdhi kur dy minuta me vone, nje devijim me koke nga Frai perfundoi ne kembet e Tinges, i cili shume prane portes realizoi golin e trete per vendasit. Zevendesimet e Magatit (Podoslki per Karimin dhe Shol per Van Bomelin) nuk bene ndonje efekt, pasi Dortmundi u mbyll mire ne mbrojtje dhe arriti te ruante rezultatin deri ne fund.

    Programi i javes se 18-te

    Mbreme:

    Borusia D.-Bajern Mynih 3-2

    Frai 12', 57', Tinga 59'/Van Bujten 25', Makai 42'

    Sot:

    Arminia B. Hamburg ora 15:30

    Eintraht F. Shalke ora 15:30

    Nyrenberg Shtutgart ora 15:30

    Energi K. Borusia M. ora 15:30

    Bohum Mainc ora 15:30

    Herta B. Volfsburg ora 15:30

    Neser:

    Alemania A. Bajer L. ora 17:00

    Verder Bremen Hanover ora 17:00

    Verder Bremen 17 11 3 3 47-22 36

    Shalke 17 11 3 3 29-17 36

    Bajern Mynih 17 10 3 4 30-19 33

    Shtutgart 17 9 5 3 28-19 32

    Herta B. 17 7 6 4 28-24 27

    Bajer L. 17 7 4 6 28-24 25

    Nyrenberg 17 4 11 2 21-16 23

    Arminia B. 17 5 7 5 23-19 22

    Borusia D. 17 5 7 5 21-21 22

    Eintraht F. 17 4 8 5 22-28 20

    Hanover 17 5 5 7 16-26 20

    Volfsburg 17 4 7 6 12-16 19

    Alemania A. 17 5 4 8 28-33 19

    Bohum 17 5 3 9 22-30 18

    Energi K. 17 4 5 8 18-24 17

    Borusia M. 17 4 3 10 13-23 15

    Hamburg 17 1 10 6 16-22 13

    Mainc 17 1 8 8 11-30 11

  3. #483
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eshli Kol: Didieri ka te drejte!

    27 Janar Mbrojtesi i Celsit, Eshli Kol, ka mbeshtetur fjalet e Didier Drogbase qe problemet e drejtuesve te klubit po ndikojne negativisht te paraqitjet e skuadres. Kol tha: "Ne nje fare menyre, fjalet e Didierit jane te verteta. Ne lojtaret nuk e dime se cfare ka ndodhur ne te vertete dhe po perpiqemi qe te qendrojme sa me larg problemeve; me to le te merren te tjeret. Por rezultatet tona ne ndeshjet e fundit nuk kane qene fort te mira dhe ndoshta ka ndodhur prej kesaj. Te dielen kemi nje mundesi te mire per te ndryshuar gjerat dhe te rikthehemi te fitorja. Une personalisht nuk jam ndikuar, por skuadra ka vuajtur pak. Por edhe une, ashtu si Didieri, mendoj qe jemi ndikuar nga problemet jashte fushes. une jam ketu per te luajtur futboll dhe gjithmone do te jap maksimumin tim, por nuk mendoj se mund te bej ndonje gje per te nryshuar situaten". Kol hodhi poshte edhe fjalet se "molla e sherrit" mes Murinjos dhe Abramovicit eshte Andrij Shevcenko, duke thene: "Trajneri duket i kenaqur, mes tij dhe ne lojtareve ka gjithmone harmoni. Keshtu qe gjithcka ndodh rreth tij nuk ndikon ne sjelljen e trajnerit me ne. Ai ka nje detyre per te bere: te na beje te fitojme serish. Te gjithe duken te lumtur, pavaresisht nga gjerat qe thuhen. E dime qe mund te luajme me mire dhe gjerat do te ndryshojne per ne".

  4. #484
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Drogba: Ndaleni "luften civile"!

    27 Janar "Para se ta kritikojne, njerezit duhet te kujtojne se cfare ka arritur Murinjo ketu. Disa vjet me pare klubi yne nuk ishte ne te njejten kategori me kreun"

    Didier Drogba ka konfirmuar nje prej sekreteve me te hapur te botes se futbollit: te Celsi ka probleme mes pronarit Roman Abramovic, shefit ekzekutiv Piter Kenion, dhe trajnerit Hoze Murinjo. Dhe sulmuesi ka shprehur deshiren e tij qe "lufta civile" te blute te ndaloje sa me shpejt. "Eshte e qarte qe tani ne klub ka tension", tha sulmuesi nga Bregu i Fildishte. "Nuk duhet te jesh gjeni qe te kuptosh se jo vetem qe ka mosmarreveshje mes rangjeve te ndryshme drejtuese ne klub, por qe keto mosmarreshje po ndikojne negativisht te paraqitjet tona ne fushe. Vetem kujtoni javet e kaluara dhe ndeshjet qe kemi zhvilluar. Kur drejtuesit dhe trajneri nuk kane te njejtat mendime eshte e kuptueshme qe kjo ka pasojat e veta. Nje gje e tille duhet te ndaloje sa me shpejt, sepse sa me gjate te vazhdoj, do te jete aq me keq per ne". Drogba deklaroi gjithashtu se ai dhe shoket e tjere te skuadres ishin te gjithe ne beshtetje te teknikut portugez. "Te sqarojme nje gje ketu", tha Drogba, "kur Murinjo thote qe na duhen lojtare te rinj per te na ndihmuar qe te arrijme ambiciet tona, e ben kete ne emer te te gjithe grupit. Te gjithe lojtaret ketu mendojne njelloj si ai".

    Sulmuesi i Bregut te Fildishte, i cili eshte shenuesi me i mire ne Premiership kete sezon deri tani, me 14 gola, nuk dinte te shpjegonte pse Murinjos nuk po i jepeshin fondet e duhura per te realizuar objektivin e paprecedent te fitores se kater trofeve. "Nuk e di pergjigjen, por di se te gjithe jemi pas tij. Para se ta kritikojne, njerezit duhet te kujtojne se cfare ka arritur ai ketu. Disa vjet me pare klubi yne nuk ishte ne te njejten kategori me kreun. Ai ka sjelle nje mentalitet fituesi te Celsi dhe eshte pa dyshim njeriu i duhur per te na cuar ne nje nivel tjeter".

    Kur i kujtuan qe Xhon Terri kishte deklaruar se nuk do te firmoste zgjatjen e kontrates nese nuk do te sigurohej per qendrimin e trajnerit, Drogba lavderoi kapitenin e tij. "Eshte nje sjellje tipike e Xhonit", tha Drogba, i cili javen e fundit eshte bere futbollisti i trete, pas Zinedin Zidanit dhe Ronaldos, qe eshte shpallur Ambasador nga Kombet e Bashkuara. "Edhe nese i ofrohet kontrata me e mire e imagjinueshme, ai qendron i forte dhe gjakftohte. Kjo tregon se eshte nje kapiten i madh, por edhe qe e di se sa i rendesishem eshte trajneri per te ardhmen e klubit".

    Megjithate, Drogba i quan qesharake fjalet per ndonje krize ne "Stamford Bridge". "Kur mendon qe jemi ende ne gare per titullin, si mund te permendet kjo fjale? Nese kjo quhet krize, atehere mund te them se jam i lumtur qe jemi ne krize". Gjate periudhes se tij ne Angli Drogba eshte therritur me shume emra, por asnjehere "Zoti Ambasador", sic e therriten shumica e njerezve teksa ai hynte ne ndertesen e Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve. "Me kane quajtur hileqar, simulues e gjera te tjera", tha ai me kenaqesi pas prezantimit te tij si "Ambasador i Vullnetit te mire", nje detyre te cilen do ta kryeje me pagesen simbolike prej nje dollar ne vit.

  5. #485
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    "Vengeri te mos lase kot!"

    27 Janar Pasi trajneri i Arsenalit e ka quajtur skuadren e Fergusonit "70-minuteshe", skocezi eshte pergjigjur: "Te mos thote budallalleqe"

    Ser Aleks Ferguson e ka quajtur budallallek deklaraten e Arsen Vengerit qe Mancester Junaitedi eshte nje skuader 70 minuteshe. Pas sfides mes dy skuadrave ne "Emirates" fundjaven e kaluar, mesfushori i "Topcinjve", Matje Flamin, zbuloi se Vengeri i kishte thene lojtareve te tij se duhet te ushtronin presion ne fund ndaj "Djajve te Kuq" pasi ata nuk luanin njelloj pasi te kishin kaluar 70 minuta. "Kunji" i radhes qe shkembejne dy trajneret nuk i ka pelqyer shume Fergusonit dhe skocezi e ka rinisur "betejen e fjaleve" qe zgjat prej vitesh mes tyre duke thene se kjo ishte nje sajese qe Vengeri te rriste vlerat e tij ne ate ndeshje. "Nuk jam i sigurt se cfare donte te tregonte me kete fjale", tha Fergusoni. "Ndoshta po perpiqej qe te dukej serish i madh, "Jam Arsen Vengeri i madh". Por nese sheh statistikat e ndeshjeve tona kupton se fjalet e tij jane nje budallallek me oke".

    Megjithate, Fergusoni pranon se Vengeri ka te drejte kur thote se Junaitedi po peson shume gola kohet e fundit. Pervec dy fundjaven e fundit, qe i kushtuan skuadres se "Old Trafford"-it shkeputjen nente pike larg nga Celsi, Junaitedi ka pesuar gjithashtu gola ne fund ndaj Uest Hamit dhe Njukasellit, duke humbur dhe barazuar dy ndeshje qe mund t'i kishte barazuar dhe fituar respektivisht. Dhe kur mendon qe "Djajve" u kane shenuar edhe Reding dhe Uigan - edhe pse pa shkaktuar deme ne pike - Fergusoni e di se ka nej problem ku ai dhe stafi i dij duhet te perqendrohen per ta zgjidhur. Por, edhe pse nuk eshte shume i sigurt se cfare duhet te ndreqe, skocezi e di mire se kjo nuk ka te bej aspak me pergatitjen fizike te te tijeve. "kete situate mund ta analizosh ne shume menyra te ndryshme", shtoi ai. "Ndoshta kur jemi ne avantazh qetesohemi pak si shume dhe e heqim kemben nga gazi. Kjo ka ndodhur dy-tri here. Ndaj Njukasellit, ishte nje gjuajtje e devijuar, pra thjesht fat i keq. Ndaj Arsenalit ishte mungese perqendrimi. Jemi duke fituar dhe e humbim pak perqendrimin. por nese ia ve fajin pergatitjes dhe rezistences, je komplet jashte ruge. Po nese Arsenali do te kishte humbur 1-0, sic duhet te kishte ndodhur, cfare do te thonte me pas Vengeri?".

    Megjithese mosmarrja e asnje pike ne Londer nuk lejoi skuadren e Fergit qe te rriste avantazhin e pikeve ndaj Celsit, Fergusoni nuk e pranon idene qe skuadra e Hoze Murinjos fitoi nonje avantazh psikologjik. "Po te shohim ndeshjet qe pasojne, nuk mund ta pranoj kete ide", tha tekniku skocez. "Per me teper, ne kemi luajtur nje ndeshje me pak dhe kemi nje gol me teper dhe ai gol mund te vleje shume nese shkon puna te difernca e golave ne fund". Duke qene se "kater te medhenjte" duhet te luajne ende nje sere ndeshjesh te forta, Fergusoni prashikon se gara do te mbetet e hapur. Sidoqofte, vizita e Junaitedit ne fushen e Celsit duket si ndeshja me kyce, sidomos nese shtyhet per ne javen e fundit te vitit. Nje skenar i tille mund te behet nga enderr ne realitet - sidomos per drejtuesit e Premier League dhe televizionet - nese te dy skuadrat arrijne ne gjysmefinalet e Kupes se Anglise me 14 prill, data kur Junaitedi duhet te shkoje ne "Stamford Bridge". Mundesia eshte e mire, sepse ne raundin e katert, ndeshjet e te cilit zhvillohet sot dhe neser, te dy skuadrat mendohet ta kene te lehte kualifikimin pasi luajne ne fushen e tyre. Fergusoni nuk do te shqetesohej aspak nese nje gje e tille do te ndodhte. "Nese ndonjera prej skuadrave do te arrinte gjysmefinalen, ndeshja ndaj Celsit do te shtyhej te marten para ndeshjes se fundit te sezonit", tha ai. "Do te me pelqente shume sikur te shkonin keshtu gjerat".

    Junaitedi mund te harroje per kete fundjave kampionatin dhe te perqendrohet te sfida e sotme ndaj Portsmuhit ne Kupen e Anglise, edhe pse fitorja e kesaj ndeshje eshte gjithashtu e rendesishme. Do te kete pak ndryshime nga skuadra qe u mund nga Arsenali, megjithese Tomaz Kuzhak duhet te zevendesoj veteranin Edvin van der Sar, ndersa per sa i perket Henrik Larsonit, Fergi ka konfirmuar se do ta lere pushim gjate javes, ku jane programuar ndeshjet e kampionatit ndaj Uotfordit dhe Totenhamit.

  6. #486
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Tifozet: Kristiano, mos shko te Reali!

    27 Janar Kur tifozet e Mancester Junaitedit degjojne emrin e Realit te Madridit ne territorin e tyre, atehere frika per ta eshte shume e madhe. E ndjejne qe armiku eshte shume prane sepse ne ditet ne vazhdim drejtuesit madrilene do te kerkojne me cdo kusht qe te arrijne ndonje marreveshje me Kristiano Ronaldon. Eleminimet ne sezonet e fundit nga Champions League dhe largimi i Bekamit per ne "Santiago Bernabeu", jane akoma te freskta ne mendjet e tifozeve te "Djajve te Kuq". Britaniket jo vetem qe nuk i zene bese Realit te Madridit, por edhe shtypit spanjoll, te cilin e shikojne si kercenimin numer nje per klubin e tyre. Ne vitin 2003 drejtuesit e Realit te Madridit arriten te blinin Devid Bekamin, ndersa tani kerkojne te bejne te njejten gje me Kristiano Ronaldon. Vilson eshte nje ndjekes i rregullt i Mancesterit dhe nuk mendon se mesfushori portugez do te largohet nga skuadra e Aleks Fergusonit. "Nuk besoj se Kristiano Ronaldo do te shkoj tek Reali i Madridit. Nuk mund te ndodhe e njetjta gje si me Bekamin dhe nuk do ta bejme me ate gabim. Reali i Madridit ta harroj Kristiano Ronaldon".

    Ne kampin e "djajve te kuq", te gjithe tifozet vazhdojne te ndjekin sterviten e skuadres se tyre se zemres dhe autografet e marra nga Kristiano Ronaldo dhe Uejn Runi jane te shumta. Por dje, tifozet e Mancesterit nuk munden ta shihnin idhullin e tyre, sepse Aleks Ferguson e la pushim per shkak te rendimentit te larte qe ka dhene ne ndeshje. Stejsi dhe Robin, jane dy kamariere te "Sports Bar", te cilet jane te "cmendur" pas Mancesterit dhe e ndjekin ate ne cdo ndeshje ne "Old Tralford". "Jo, Kristiano Ronaldo kurre nuk do te luaj per Realin e Madridit. Eshte nje lojtar i madh dhe duhet te triumfoj dhe te fitoj shume tituj me kete klub. Qe nga ketu i dergojme nje mesazh: Kristiano, mos shko tek Reali i Madridit. Nuk mund te ndjeke rrugen e Bekamit. Per me teper Ksristiano eshte me i bukuri i skuadres dhe nuk mund te largohet".

    Tifozet anglez nuk i zene bese Realit te Madridit dhe jane te bindur se drejtuesit madrilene do te perpiqen me cdo kusht qe te marrin nje tjeter yll nga "Old Tralford". Anglezet shprehen se klubi madrilen eshte klubi me i forte ne bote. "E dime qe Reali i Madridit eshte klubi me i mire ne bote qe nga shekulli i 20, por duhet te evitojme me cdo kusht qe te na marrin simbolet e klubit. Reali i Madridit na mori njerin ne 2003 dhe nuk do te lejojme qe te na marre edhe Kristiano Ronaldon", komentoi Xhorxh, nje tjeter tifoz i Mancester Junaidit.

    Shtypi britanik e ka kuptuar qe pas pistes Kristiano Ronaldo, gjenden media te shumta spanjolle, te cilat perkrahin Realin e Madridit per te blere yllin portugez. Jane te shumta dyshimet e tifozeve dhe te mediave angleze, te cilat kerkojne t'i kunderpergjigjen klubit madrilen dhe presidentit te saj, Ramon Kalderonit. Pas marreveshjes se arritur ne 2003 me Devid Bekamin, nen shenjestren e madrileneve eshte nje tjeter yll i Mancester Junaidit, portugezi Kristiano Ronaldos. Por, sa do t'ia arrij kete here Reali i Madridit?

  7. #487
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fergi: Nuk e shes Ronaldon!

    27 Janar "Ne shesim vetem lojtaret qe duam te shesim, dhe Kristiano nuk ka per t'u larguar kurre nga ne. Djaloshi ka bere nje pune fantastike dhe po rritet shume profesionalisht dhe si njeri"

    Ser Aleks Ferguson i ka vene Kristiano Ronaldos nje etikete "s'eshte per t'u shitur", pavaresisht se sa shume do te jete gati te paguaje Real Madridi per lojtarin e tij te shkelqyer. Nga Spanja kane ardhur lajme se klubi madrilen eshte gati te ofroje 35 milion sterlina per 21 vjecarin, i cili edhe vete pat shprehur ne vere deshiren per te kaluar te Reali. Qe atehere, Ronaldo eshte rikthyer ne Mancester, ka ditur te perballoje tifozet angleze te acaruar me te qe prej cerekfinales se Kupes se Botes Angli-Portugali, dhe ka treguar se eshte me ne forme se kurre. Me 13 gola ne Premiership deri tani, Ronaldo eshte vetem nje gol pas Didier Drogbase ne renditjen e golashenuesve dhe nje kandidat tjeter per t'u shpallur futbollisti i vitit. Ne fillim te javes, ndihmesio i Fergusonit, Karlos Keiroz, tha se Junaitedi ishte gati te fillonte bisedimet me Ronaldon per nje zgjatje te kontrates se tij, qe perfundon ne vitin 2010. Fergusoni tha me shaka se do te ishte ne karrike me rrota deri atehere, por kur foli per oferten e Realit, u be shume serioz: "Ne shesim vetem lojtaret qe duam te shesim, dhe Kristiano Ronaldo nuk ka per t'u larguar kurre nga ne. Djaloshi ka bere nje pune fantastike dhe po rritet shume profesionalisht dhe si njeri. Kristiano eshte i lumtur ketu, ka nje kontrate deri ne 2010-n dhe as qe e mendojme ta shesim".

    Ende shpresa per Hergrivsin

    Fergusoni nuk i ka humbur ende shpresat per te marre Ouen Hergrivsin te Mancester Junaitedi. "Djajte e Kuq" ka shume mundesi ta kene rritur ne 20 milion sterlina oferten e tyre per mesfushorin anglez, por ende nuk kane marre pergjigje pozitive nga Bajerni. Dhe duke qene se tregu i janarit mbyllet ne fund te muajit, duket se Junaitedi duhet te prese deri veren e ardhshme per te marre lojtarin. Megjithate, Fergusoni nuk eshte gati te dorezohet. "nuk mund te le kaq lehte cdo lojtar qe do te na permiresonte si skuader. Jemi perpjekur te marrim disa lojtare por ne kete periudhe te vitit nuk eshte asnjehere e lehte. Ashtu si ne, as Celsi, Liverpuli apo Arsenali nuk kane bere ndonje blerje. Skuadrat qe blejne me shume jane ato qe duan te largohen nga fundi i renditjes, si Aston Vila apo Uest hami".

  8. #488
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Formati i ri i Champions League


    27 Janar "Idete e mia mund te hyjne ne fuqi per sezonin 2009-2010. Deri atehere do te kemi kohe per te debatuar me strukurat e perfshira. Vendimi duhet te merret ne prill, keshtu qe deri atehere kemi edhe disa mua perpara nesh. Rimodelimi i ketij kompeticioni eshte nje prej deshirave te mia kryesore".

    Europiani me 24 skuadra

    "Nuk mund te vendosim qe ta bejme Europianin me 24, 20 ose 18 skuadra, pa marre fillimisht parasysh ndryshimin qe do te ndodhte ne sistemin eliminator. Ne qofte se te gjithe do te bashkohen dhe nese Kongresi do te vendose, atehere formati i Europianit do te ndryshoje, por nese dicka e tille do te ndodhe, atehere ndryshimi do ta preke kete kompeticion qe ne fazen kualifikuese.

    Johanson, president nderi

    "Jam i kenaqur qe propozimi im per ta shnderruar Johansonin ne president nderi u miratua nga Kongresi. Me duket normale, pasi mire apo keq ai ka drejtuar futbollin europian per 16 vjet dhe per ta bere kete duhet te kesh shume kurajo, zotesi dhe energji".

    Ndikimi i ndihmes se Blaterit

    "Me Blaterin njihem prej shume kohesh dhe qendrimi i tij i favorshem ndaj meje nuk ishte dicka qe erdhi si nje rrufe ne qiell te paster. Eshte e vertete qe prej qendrimit te tij mund te kem fituar disa vota, por ne te njejten kohe e di edhe qe kam humbur disa te tjera. Ai deshironte te thonte prej dicka ne lidhje me mua dhe miqesine tone".

  9. #489
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Platini: Misioni im sapo ka nisur!

    27 Janar "Nuk ndiej se kam fituar nje trofe, pasi nje te tille nuk mund ta fitosh pa luajtur ende. Jam shume i lumtur per kete sukses, por nese ne fund do te kete me te vertete nje te fituar, ai do te jete vetem futbolli"

    Mishel Platini u zgjodh dje presidenti i shtate i historise se UEFA-s, pasi gjate votimeve te mbajtura ne Dyseldorf fitoi me 27 vota, kunder 23 votave te kundershtarit te tij te vetem ne keto zgjedhje, suedezit Lenart Johanson (dy vota rezultuan te pavlefshme). Dise delegate prishen tensionin dhe qetesine qe perjetohej ne sallen ku po zhvilloheshin punimet e Kongresit te 31-te te UEFA-s, duke shperthyer ne brohorima kur Senes Erzik, zevendespresidenti i ketij organizmi beri te ditur rezultatet e votimeve. I emocionuar dukshem, qe nga tribuna, Platini iu pergjigj pyetjeve te gazetareve te pranishem ne kete momenmt historik, per fatet e futbollit te kontinentit.

    - Mishel Platini, ju jeni presidenti i ri i UEFA-s. Cili eshte reagimi juaj i pare?

    - Fitimi i 27 votave ishte shume i veshtire. Eshte nje fitore e bukur, nje fitore e madhe kunder nje figure si Lenart Johansoni, i cili pati shume rrethana ne favor. Fatmiresisht, shume prej miqve te mi me ndihmuan te fitoja. Por, sic kam thene edhe me perpara, nuk e konsideroj kete fitore si marrjen e nje trofeu, sepse gara ende nuk ka filluar. Ndihem i privilegjuar qe do te jem president i ri i UEFA-s, por edhe i ndergjegshem ne te njeten kohe per pergjegjesine e jashtezakonshme te kesaj detyre. Ne fakt, misioni im sapo ka nisur. Rreth zgjedhjeve, mendoj qe perjetuam nje beteje me te vertete korrekte. Gjate fushates u perpoqa te bindja sa me teper njerez ne nevojen e modernizmit te ideve dhe filozofive tona. Dua te falenderoj ne kete moment njerezit, qe me idete e tyre kane ndikuar ne formimin e botekuptimit tim human dhe social, Zhak Zhorzhin, Fernand Sartrin, Zhan-Lyk Legarder dhe njeriun qe me dha lirine, vlerat dhe me lejoi te fitoja gjithcka qe kam fituar, avokat Anjelin, babain tim te vertete tek Juventusin.

    - Kur u zgjuat ne mengjes, mendonit se do te fitonit?

    - Jo, ne fakt mendova qe duhet te vija ne kete salle.

    - Ishte nje surprize per ju ky rezultat?

    - Nje pjese e mire e punes sime ne kete fushate eshte kryer gjate diteve te fundit ne Dyseldorf. 27 vota eshte nje rezultat i mire. Ne oret e fundit nuk e dija se cfare do te ndodhte, pasi mendoja qe kisha vetem 26 vota dhe nuk mund te jesh i qete, pasi vota eshte si topi, mund ta humbesh ose ta fitosh shume shpejt. Ditet e fundit kane qene me te veshtirat, por nuk mund ta konsideroj fitoren time si nje surprize.

    - Cfare ju bente te mendonit qe kishit 26 vota?

    - Duke njohur njerezit, kam menduar gjithmone qe kisha 26 vota te sigurta.

    - Kush e ndryshoi balancen? Nese 26 vota ishin per ju, 26 duhet te ishin per Johansonin...

    - Nuk e di. Per kete duhen pyetur Federatat. E vetmja gje qe mund te them eshte qe diferencen e ka bere ajo vote me shume dhe ato dy vota te pavlefshme.

    - Kur e ndiete momentin me te favorshem per ju gjate fushates?

    - E veshtire per t'u thene. Kam udhetuar shume, pasi doja te plotesoja vizionin tim pasi te kisha biseduar me te gjithe perfaqesuesit e vendeve europiane. Tani, duhet te mesohem me nje jete te re, si president i UEFA-s, dicka qe e kam shpresuar prej shume kohesh dhe jam shume e kenaqur qe binda shumicen e Europes per programin tim.

    - Kjo qe ndieni pas kesaj fitoreje, ngjason me ndonje prej emocioneve qe keni perjetuar si futbollist?

    - Ka kaluar shume kohe dhe ato emocione qe kam ndiere si futbollist jane shnderruar nga perjetime ne kujtime. Megjithate, eshte ndryshe. Si lojtar, luan 11 kunder 11. Fitorja e zgjedhjeve eshte dicka krejt tjeter dhe tani ajo qe dua te bej, eshte te drejtoj futbollin drejt nje fitoreje. Ne aspektin personal nuk pres nje jete me te bukur se me pare. Perpara ketyre zgjedhjeve e kisha bere te qarte qe nese do te fitoja do te aplikoja vizionin tim per futbollin, ndersa nese humbja do te shkruaja testamentin.

    - Ishte me e veshtire te fitoje Europianin e 1984-s, apo keto zgjedhje?

    - (Buzeqesh). Atehere mjaftoi te shenoja nente gola. Kesaj radhe, m'u deshen pak me shume.

    - Sa ndikoi fakti qe keni qene nje futbollist i madh, per...

    - Ne kohen time isha gjithmone ai qe jepja intervistat, qe beja reklamat dhe jam rritur me ndienjen e pergjegjesise. Po, mendoj qe jam ketu sot pjeserisht prej te kaluares sime si futbollist.

    - Mendoni qe do te sherbeni si nje shembull?

    - Le te shpresojme qe si president do te jem po aq i mire sa edhe si futbollist.

    - Cili do te jete ndryshimi i pare qe do te sillni ne futboll?

    - Te pakten me lini kohe qe te hyj ne zyre. Per te bere ndryshime te medha, fillimisht duhet te fitoja. Fillimisht duhet te zgjidhet Komiteti i ri Ekzekutiv. Se bashku me te do te vleresojme strukturat dhe statutin akual. Kam shume shpresa, shume ide, por perseri do te me duhet shume pune per t'i bindur te gjithe.

    - Nuk i frikesoheni izolimit, brenda ketij Komiteti qe ishte perkrahes i Johansonit?

    - Nuk e besoj. Te gjithe kemi si qellim qe te punojme ne interes te futbollit. Nuk besoj se misioni i perbashket do te jete te grindemi midis nesh.

    - Duke patur parasysh marredheniet tuaja te ngrohta me Blaterin, a mund te parashikohet nje faze e re me e ngrohte, ne marredheniet midis FIFA-s dhe UEFA-s?

    - Jo, sinqerisht, gjeja me e rendesishme eshte qe futbolli te perparoje. Sulmuesi me i mire ne bote nuk mund ta fitoje nje ndeshje i vetem. Ai ka nevoje per nje portier te mire, per nje shok sulmi, per dike qe t'i jape topin, pra per nje skuader qe e mbeshtet. Me FIFA-n kemi nje interes te madh te perbashket, te miren e futbollit, por eshte e qarte qe si president i UEFA-s, mua do te me interesoje ne menyre te vecante e ardhmja dhe progresi i futbollit europian.

    - Federata Gjermane pati fjale te ashpra kunder jush, duke folur per nje lloj "romantizmi" dhe per vota te fituara nga vende me jo me shume se disa qindra mije banore. Ata deklaruan se jane ne pritje te nje takimi ku do te jene te pranishme vetem Federatat e medha.

    - Demokracia e tille eshte. Une u zgjodha nga votat e shume vendeve, midis te cilave edhe disa shume te medhenj. Presidenti i Federates Gjermane duhet te tregohej pak me i pergjegjshem per fjalet e tij. Une nuk besoj ne ndarjet gjeografike dhe pavaresisht numrit te popullsise, futbolli luhet njelloj ne te githe boten.

  10. #490
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    U shprehen pas triumfit te Platinise


    27 Janar Te kenaqur

    Josef Blater (president i FIFA-s): "Jam i kenaqur per faktin qe ne te ardhmen do te bashkepunoj me Platinine, qe per kater vjet me ka qendruar prane si keshilltar. Kemi te njejten menyre te konceptimit te futbollit dhe te vleresimit te pergjegjesive. Vendimtar ne zgjedhjen e Platinise ishte menyra se si ai udhehoqi fushaten, me klas".

    Zhan-Pier Eskalet (president i Federates Franceze): "Eshte nje date e shenuar per futbollin francez, pas suksesve te medha qe kemi njohur ne fushe gjate dekades se fundit. Ky eshte edhe nje shperblim i drejte per Mishel Platinine, qe luftoi deri ne fund per kete sukses dhe mundi t'ia dilte mbane".

    Xhovani Trapatoni (ish-trajner i Platinise tek Juventusi): "E meriton. Me Platinine ne drejtim jam i bindur qe do te kete me teper spektakel dhe klas ne futboll. Mishel eshte nje njeri i zgjuar dhe kjo zgjedhje vjen ne kulmin e karrieres se tij. Jam shume i kenaqur dhe kjo jo vetem sepse i ka premtuar vendeve si Austria nje vend me shume ne Champions League (aktualisht eshte trajner i Salcburgut)".

    Didier Deshamps (trajneri aktual i Juventusit): "Duke lene menjane faktin qe Mishel eshte francez, jam i lumtur per zgjedhjen e nje ish-futbollisti te madh dhe me ide te reja. Mendoj qe do te kete aftesine e duhur per te bere disa ndryshime pozitive ne futboll".

    Alen Zhires (shok skuadre me Platine ne kombetare): "Ky eshte nje lajm i mire dhe nuk mund te mos festojme. Nuk e besoja qe nje prej shokeve me te cilet kam ndare shume suksese ne kombetaren franceze do te mberrinte deri ketu. Edhe nje here tjeter, Franca ngjitet ne maje. Eshte Franca ajo qe ka krijuar FIFA-n, qe ka shpikur kompeticionet europiane dhe qe nxjerr nga radhet e sa per here te pare nje ish-futbollist te madh, per "fronin" e UEFA-s".

    Aldo Platini (babai i Mishel Platinise): "Nuk kam patur shume kohe te flas me Mishelin, por e pashe shume te gezuar ne televizor dhe kjo eshte ajo qe ka rendesi. Ky sukses do ta beje edhe me te vendosur dhe te forte se me pare. Une dhe nena e tij ndihemi shume krenar per Mishelin. Cdo prind do te deshironte te kishte nje djale te tille, sepse na ka falur shume gezime gjate jetes se tij".

    Zhan Mishel Olas (president i Lionit): "Shpresoj qe Misheli te permbushe te gjithe objektivat qe i ka vendosur vetes, ndersa si president i Lionit mund ta siguroj vetem per vullnetin e plote te klubit tim per te bashkepunuar me te".

    Gynter Netzer (ish-futbollist i Gjermanise): "Ishte nje surprize e bukur. Eshte hera e pare qe nje ish-futbollist i madh ngrihet ne kete nivel dhe jam i bindur qe Misheli do te beje nje pune shume te mire si president i UEFA-s.

    Te zhgenjyer

    Teo Zvanziger (president i Federates Gjermane): "Ata qe e kritikonin prej kohesh do te kene mundesine te vertetojne dyshimet e tyre. Te shohim se si nje hero i romantizmit social do te perballet me realitetin e ashper te perditshme".

    Franc Bekenbauer (kampion bote si futbollist (1974) dhe trajner (1990) me Gjermanine): "Duhet te respektojme rezultatin e votimeve. Ne gjermanet kishim deklaruar qe shpresonim ne zgjedhjen e Johansonit, por jeta vazhdon me Platinine dhe do te bashkepunojme korrektesisht me te".

    Jonas Nojsted (zedhenes i Federates Suedeze): "Eshte shokuese. UEFA eshte nje organizate qe ka funksionuar per mrekulli gjate periudhes se Lenart Johansonit. E kemi te pamundur te kuptojme arsyen perse shumica votoi kunder ndryshimit te dickaje qe funksiononte shkelqyeshem. Kjo eshte nje dite e hidhur per UEFA-n, per Lenartin dhe futbollin suedez".

    Xhani Rivera (Topi i Arte ne 1969-n, deputet europian): "Zgjedhja e Platinise ben te mundur nje ndryshim tendence te kultures financiare qe eshte imponuar ne vitet e fundit ne te gjitha nivelet. Nder te tjera, me Platinine arkivohet rreziku i nje Superlige te formuar nga klubet kryesore europiane, por jam skeptik per mundesine e permbushjes deri ne fund te te gjitha reformave te premtuara prej tij".

    Sondre Kafjord (presidenti i Federates Norvegjeze): "Jam i zhgenjyer dhe i befasuar nga ky rezultat. Do te jete e veshtire te mesohemi pa Johansonin, me te cilin kemi bashkepunuar per vite me radhe. Shpresojme qe Platini te jete ne gjendje te marre ne dore funksionet e tij sa me shpejt, ndersa ne do te vazhdojme te kemi nje marredhenie te mire me UEFA-n".

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •