Murinjo: Liverpuli ka presionin!
26 Korrik Hoze Murinjo beson se Rafa Benitezi do te jete nen nje presion me te madh se kurre me pare per t’i dhene titullin e Premiershipit Liverpulit sezonin e ardhshem. Trajneri i Celsit, qe ka pasur nje marredheniet te acaruar me kolegun e tij ne “Anfield” qe kur dy strateget mberriten ne klubet respektive, ka theksuar blerjet e veres se Benitezit si shenje se spanjolli do t’i jape fund pritjes 17?vjecare te “Te Kuqve” per te fituar titullin anglez. “Te gjithe e duan ate presion, sepse, kur e ke, kjo do te thote se ke nje shans real per sukses”, tha Murinjo. “Por mund te themi se presioni eshte pak me i madh per Liverpulin sepse, aktualisht, ata nuk mund te kapen pas te tjereve. Ne vitet e kaluara ata mund te thonin: “Oh ky klub shpenzoi shume para, prandaj ata jane favoritet”. Por kete sezon u duhet te flasin ndryshe. Ata kane pergjegjesi te medha dhe pritshmeri po kaq te madhe. Ne tre vitet e fundit per titullin kane luftuar vetem Celsi dhe Mancester Junaitedi, dhe ka shume kohe qe kur Liverpuli e fitoi per here te fundit titullin, prandaj ata e duan ate me cdo kusht. Degjova dicka ne fillim te veres ? Xherard, Karrager dhe Rise thane se ky duhet te jete sezoni i titullit. Kjo eshte normale, dhe pozitive, nuk mund te ankohem per dicka te tille. Te gjithe duan ta fitojne titullin. Edhe ne duam, keshtu qe kjo eshte normale. Por Liverpuli ka kater vjet me Benitezin dhe tani do titullin. Ata nuk i fshehin ambiciet e tyre, Benitezi, lojtaret, te gjithe thone se duan te fitojne titullin. Mendoj se fakti qe nuk fituan asgje ne sezonin e kaluar ishte zhgenjyes per ta, por ata kane nje skuader dhe lojtare te mire, prandaj do te permiresohen”. Edhe Totenhami eshte ne valle Liverpuli ka shpenzuar rreth 40 milione sterlina kete vere, ndersa Mancester Junaitedi mund te kape shifren e 70 milione sterlinave nese perfundon me sukses blerjen e Karlos Tevezit. Pas nje periudhe 4?vjecare me shpenzime faraonike fale xhepit te madh te milarderit Roman Abramovic, Celsi ka paguar vetem 16 milione sterlina ne merkato. Dhe duke komentuar per rivalet e mundshem te skuadres se tij per titullin, Murinjo tha se beson se Totenhami mund te sfidoje per nje vend ne Champions League. “Eshte vetem mendimi im”, tha ai. “Por ata kane me shume lojtare se kushdo tjeter ne kombetaren e Anglise: Robinson, King, Doson, Lenon, Defo, Bent, jane nje grup shume i mire lojtaresh. Ata kane shpenzuar para dhe kane mbajtur te gjithe lojtaret e rendesishem, edhe Dimitar Berbatovin, qe te gjithe menduanse do te largohej. Dhe ata nuk do te kene presion, prandaj mund te ngjiten me lart, duke na veshtiresuar jeten. Tek Arsenali s’beson kush “E njejta gje ndodh edhe me Arsenalin. Nuk eshte me Henri, por ata luajten thuajse te gjithe sezonin e kaluar pa te dhe kane lojtare te rinj shume, shume te mire, qe mund t’i perziejne me lojtare te rendesishem me pervoje. Jo shume njerez presin qe ata t’ia dalin mbane dhe kjo mund te jete ne favorin e tyre. Ata do te shohin se cfare do te ndodhe por une mendoj se shpresojne te bejne dicka”. Mancesteri ka shpenzuar mire “Mancester Junaitedi ka mbajtur te njejten skuader si vjet, por tani ka me shume alternativa me Nanin, Andersonin dhe Herrgrivsin. Nese Karlos Tevezi shkon ne “Old Trafford” edhe ai do t’i beje shume pune klubit. Ata kane punuar mire gjate veres. Kishin para per te shenzuar dhe i shpenzuan ato. E di se kur Celsi shpenzon shume para kercenin te gjithe. Por une nuk kercej kur shpenzojne te tjeret. Ata mund te bejne c’te duan me parate e tyre. Ata jane pretendente per titull, sigurisht, por une mendoj ende se Celsi ka lojtaret me te mire ne bote”.
Krijoni Kontakt