Benitez, i qete per qetesine
25 Qershor Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka deklaruar se nuk ka ende asnje urgjence per te blere, edhe pse eshte ne kerkim te lojtareve te duhur per te perforcuar skuadren e tij sezonin e ardhshem. Nenkampionet e Europes nuk kane bere ende asnje levizje te madhe ne tregun e lojtareve edhe pse Benitezi tha para nje muaji sei duhej mbeshtetje financiare per te sjelle lojtare te rinj sa me shpejt. Spanjolli duket se eshte merzitur nga situata e krijuar, edhe pse i jane premtuar para nga pronaret amerikane, Xhorxh Xhilet dhe Tom Hiks, por kembenguli se nuk ka asnje problem. Deri tani, aktiviteti i Liverpulit ka qene rinovimi me lojtare kyc si Stiven Xherard, Xhemi Karrager, Ksavi Alonso dhe Hoze Reina, si dhe eshte lidhur me Josi Benajun te Uest Hamit. Benitez tha: “Kemi nje sere objektivash dhe kohet e fundit kam pasur disa biseda telefonike interesante. Po monitorojme situaten ne cdo cast dhe mendoj se nuk kemipse te nxitohemi. Nese marrim lojtare nga Spanja, ata kane perfunduar vetem para nje jave kampionatin, keshtu qe do t’u duhet nje pushim me i gjate. Prandaj do te doja te merrnim dike para se te niste faza pergatitore”. Fernando Torresi i Atletikos se Madridit dhe Alesandro Mansini i Romes jane dy prej emrave qe mund te shkojne ne “Anfield Road”.
Krijoni Kontakt