Close
Faqja 213 prej 311 FillimFillim ... 113163203211212213214215223263 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,121 deri 2,130 prej 3101
  1. #2121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar mė parė nga HoteL-MadriD
    Übereinstimmende Berichte: Henry-Wechsel nach Barcelona perfekt

    Thierry Henry Sturm, 29 Jahre 45.400.000$

    Po eshte e vertet qe Henry ka shkuar ne Barcelona, kshtu qe mire beri qe shkoi sepse tani Eto`o do te vij ke Milani.
    Tung
    Hiqe prej mendjes ate ender se Eto'o nuk largohet prej Barcelone!
    #VamosArgentina

  2. #2122
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    JUAN - ne Rome

    Mbrojtesi Braziljan eshte zyrtarizuar se ka nenshkruar me Romen per 10 Milion $

    Gjithashtu ky lojetare nqse e keni pare ndonje here eshte lojtar i mire shum. 10 Gola i ka dhen ne BundesLige.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AdmiraL : 22-06-2007 mė 19:43
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  3. #2123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bob Vieri drejt Totenhemit

    E Shtune, 23 Qershor 2007


    Kristian Vieri nuk do te luaje me ne kampionatin italian. Oferta e Xhenoas ishte interesante, mbi te gjitha nese mendohet se skuadra qe drejtohet nga presidenti Preciozi, ka shume deshire te shkelqeje ne Serine A. Dhe nuk ishte i keq as propozimi i Palermos. Por Kristian Vieri deshiron te beje nje kthese te madhe ne jeten e tij dhe tani ai pritet te nenshkruaje per Totenhemin ne kampionatin anglez. Agjenti i tij, Serxhio Berti, ka programuar nje udhetim per ne Londer, ku do te perpiqet t’i mbylle me sukses bisedimet. Oferta e Spersave eshte prej 1,2 milione eurosh per nje sezon me opsion per ta zgjatur edhe per sezonin 2008/2009, oferte e cila edhe nga pikepamja ekonomike ia kalon atyre qe i kishin bere kohet e fundit klubet italiane. Skuadra e Totenhemit ishte interesuar per Kristian Vierin edhe perpara nje viti, kur Bobo ishte i lire dhe po kerkonte nje ekip te ri, dhe vete Totenhemi kishte bere disa tentativa per ta marre, por me pas u ndal pasi pati shume dyshime lidhur me gjendjen e tij fizike, dyshime te cilat me pas u justifikuan nga ecuria e sulmuesit gjate sezonit. Por tani Bobo eshte mire dhe trajneri Martin Xhol, e deshiron ta kete ne sulmin e Spersave te tij, te cilet rrezikojne te humbasin egjiptianin Mido, qe ndodhet fare prane kalimit te Fulhami.
    #VamosArgentina

  4. #2124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Seria A nis me 25 gusht

    E Shtune, 23 Qershor 2007


    Kampionati i ardhshem i futbollit ne Itali ose me sakte ne Serine A, do te nise ne fund-javen e 25 dhe 26 gushtit. Ky vendim u mor gjate mbledhjes se Keshillit te Federates edhe pse vendimi perfundimtar do te merret ne mbledhjen e ardhshme nga e njejta strukture. Per sa i takon Serise B, ekziston hipoteza qe nisja te pershpejtohet per ne 18 ose 19 gusht, por ne fund ka gjasa qe edhe ajo te nise ne nje kohe me Serine A. Ne rendin e dites ishin edhe Drejtesia Sportive e Shoqata Italiane Arbitrave. Me 28 qershor do te mblidhet Keshilli i Lega Calcio-s, qe do te marre vendimet perfundimtare.
    #VamosArgentina

  5. #2125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rupert ne gare per Blekbernin

    E Shtune, 23 Qershor 2007


    Miliarderi afrikano-jugor, Johan Rupert, eshte duke pergatitur nje oferte te majme per te blere Blekbernin. Mendohet se ai do te bashkohet me pronarin e “Majemi Dolfins”-it, Uejn Huizenga, per te bere gati oferten e blerjes se skuadres se “Ewood Park”. Blekberni ka qene subjekt i spekulimeve ne javet e fundit, pasi biznesmeni Daniel Uilliams konfirmoi interesin e tij per klubin. Megjithate, Rupert dhe Huizenga jane gati te rivalizojne per te blere aksionet e familjes Xhek Uolker, te cilet kane 99.8% te aksioneve te klubit. Huizenga ka konfirmuar se ai do te mbeshtese Rupertin ne oferten e tij. "Miku im i mire, Johan Rupert, me kerkoi nese do te doja te isha nje partner i vogel per te, - tha Huizenga. - I thashe po, por vetem sepse isha shok i tij. Personalisht nuk kam ndonje interes te blej ndonje skuader ne Angli".
    #VamosArgentina

  6. #2126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mbyllet ceshtja e pergjimeve te Interit

    E Shtune, 23 Qershor 2007

    Asnje pasoje disiplinore per Interin lidhur me ceshtjen e pergjimeve, qe dyshohej se klubi i kishte bere disa futbollisteve te tij, gjyqtarit Masimo De Santis dhe ish-drejtorit sportiv te Mesines, Mariano Fabiani. Prokuroria e federates, pasi morri ne shqyrtim dokumentet e zyres se hetimeve lidhur me te dhenat qe i kishte kerkuar, ka vendosur arkivimin e procedimit pasi nuk “dolen fakte qe kerkonin nderhyrje disiplinore”. Lajmet e mira mberrijne atehere kur nuk i pret aspak, gjithnje nese mund te quhet lajm i mire mbyllja e ceshtjes, lidhur me pergjimet e mundshme te Interit. Asnje mase disiplinore per klubin e Masimo Moratit per nje ceshtje, e cila shpertheu rreth nje vit me pare dhe me te cilen u mor i gjithe shtypi dhe mediat. Lojtare te pergjuar, arbitra dhe drejtues skuadrash te tjera te perfunduar ne shenjestren e klubit zikalter, i cili mund te ishte shtyre nga dyshimet lidhur me profesionalizmin e vartesve te tij dhe nga ideja e nje futbolli te semure, gje te cilen e deshmuan edhe vendimet per “Calciopoli”-n. Prokuroria e federates e mbylli ceshtjen per mungese situatash te denueshme nga organet e drejtesise sportive dhe permes ketij buletini e ka deklaruar te mbyllur ceshtjen. Prokuroria e federates, pasi shqyrtoi relacionin e zyres se hetimeve lidhur me te dhenat qe i kishte kerkuar pas artikujve te shumte te shtypit dhe lidhur me sjelljen e drejtuesve te klubit Internacional ndaj arbitrit Masimo De Santis, te futbollisteve Kristian Vieri, Adrian Mutu, Ronaldo, Vladimir Jugovic dhe te drejtuesit te Mesines Mariano Fabiani, ka vendosur ta arkivoje procedimin, duke qene se nuk kane dale fakte konkrete te procedueshme nga ana disiplinore. Lajmi e ben te mbushet me fryme klubin zikalter, pas telasheve te fundit si nga ana sportive, me problemin Suazo qe nuk eshte zgjidhur ende, ashtu edhe lidhur me hetimin per mbivlerat e buxheteve qe dyshohen se jane falsifikuar. Por edhe pse u mbyll ceshtja e drejtesise sportive, mbetet ende e hapur ajo ne fushen penale, pasi Kristian Vieri, ka kerkuar nje demshperblim prej 21 milione eurosh per ate qe ka ndodhur. Per kete arsye, Interi do ta bej vetem pjeserisht gjumin e qete.
    #VamosArgentina

  7. #2127
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kapelo, qėndrimi nė Madrid njė mundėsi jo "Reale"

    Fabio Kapelo dhe Reali i Madridit janė gjithnjė e mė larg. Presidenti i klubit merenges Ramon Kalderon, praktikisht e ka shkarkuar dje trajnerin friulian

    "Objektivi qė i kishim vėnė u arrit", ka thėnė Kalderon pėr "Marcan". "Kapelo ka edhe tre vjet kontratė, por nė fund tė sezonit bėhet njė bilanc nė kompleks...dhe merret njė vendim. Tė gjithė drejtuesit, pėrfshi edhe trajnerin, kanė njė klauzolė largimi nė fund tė vitit", ėshtė shprehur numri 1 i Realit tė Madridit. Fitimi i titullit kampion nė njė mėnyre dramatike ndaj rivalėve tė Barcelonės, duket se nuk i ka mjaftuar Fabio Kapelos pėr tė qėndruar nė pankinė edhe pėr sezonin e ardhshėm. Tashmė do tė pritet fillimi i javės, megjithatė fjalėt e Kalderon duken "vrasėse" pėr italianin. "Nuk mund ta garantoj tė ardhmen e tij, do tė vendosė kupola drejtuese e Realit javėn e ardhshme, pas finales sė basketbollit", tha presidenti. Vendimi duket i marrė dhe Bernd Shuster pritet tė jetė trajneri i ri.

  8. #2128
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Goditje e Interit, rimerr Suazon

    Njė goditje e fuqishme e Interit nė merkato, qė ka mundur tė shkėpusė nga duart e Milanit David Suazon.

    Zyrtarizimi i tij dhe ai i Tieri Henri tek Barcelona, u kanė dhėnė fund ditėve tė tėra tė mbushura me spekulime. Vendimtar nė kalimin e sulmuesit tė Kaljarit nė radhėt e zikaltėrve ka qenė vullneti i tij, teksa njė takim i zėvendės presidentit Ghelfi dhe drejtorit Branka me presidentin Ēelino, kanė rikthyer paqen mes dy klubeve. Kaljarit do t'i shkojnė 12 milionė euro plus tė riun Akuafreska, ndėrkohė qė kreu i sardėve Ēelino ka prishur marrėveshjen me Milanin pas kėsaj.

  9. #2129
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Henri zgjedh Barcelonėn, Arsenal merr 24 milionė

    Lajmi ėshtė dhėnė mbrėmė nga tė gjitha mediat spanjolle, sipas tė cilave marrėveshja ėshtė arritur edhe pse Barcelona nuk e ka bėrė tė ditur njė gjė tė tillė nė sitin e saj zyrtar

    Tieri Henri ėshtė zyrtarisht njė futbollist i Barcelonės. Lajmi ėshtė dhėnė mbrėmė nga tė gjitha mediat spanjolle, sipas tė cilave marrėveshja ėshtė arritur edhe pse Barcelona nuk e ka bėrė tė ditur njė gjė tė tillė nė sitin e saj zyrtar. Sulmuesi francez qė kėrkohej nga disa prej skuadrave mė tė mėdha tė Evropės ka preferuar katalanasit dhe mundėsinė pėr tė luajtur nė njė ekip me Mesin e Ronaldinjos, sesa tė qėndrojė tek Arsenali, njė klub qė duket se nuk ka ndėrmend tė shpenzojė shumė pėr tė fituar njė trofe tė rėndėsishėm nė sezonin e ardhshėm. Edhe pse nė skenė ishte futur Interi, Laporta ka qenė mė i shpehtė.

    "Topēinjve" do t'u shkojnė 24 milionė euro pėr njė futbollist rreth tė 30-tave. Vetė sulmuesi ka nėnshkruar njė kontratė 4 vjeēare me katalanasit, gjė qė ėshtė konfirmuar edhe nga zėvendės presidenti i Barcelonės Ferran Soriano. Pas tetė vjetėsh qėndrimi nė Angli, ku u bė njė nga lojtarėt simbol tė Premier Ligės, francezi tenton njė aventurė nė Spanjė, me objektivin e qartė pėr tė fituar Champions League, njė trofe qė nuk ka arritur ta fitojė kurrė me Arsenalin e Arsen Venger. Henri kaloi nė Londėr nė vitin 1999, pasi u largua si njė i dėshtuar nga Juventusi. Megjithatė, transalpini arriti tė bėhej njė prej sulmuesve mė tė rrezikshėm tė planetit, duke shėnuar gola mjaft tė rėndėsishėm dhe duke u bėrė idhulli i tifozerisė nė "Hajbėri" e "Emirates Stadium".

  10. #2130
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ze Roberto rikthehet me ne fund ne Mynih

    23 Qershor Pas nje qendrimi njevjecar ne vendlindje, braziliani Ze Roberto eshte rikthyer serish te Bajerni i Mynihut. Nga klubi bavarez u be e ditur se braziliani do te marre nje kontrate dyvjecare. “Ne jemi shume te lumtur qe Ze Roberto, nje futbollist i shpejte, teknik dhe i gatshem per te ndihmuar koleget do te rikthehet perseri te ne”, beri te ditur Rumenige gjate nje konference per shtyp. Mesfushori i cili ka luajtur ne Mynih nga viti 2002 deri ne 2006?n, eshte lojtari i shtate qe i shtohet skuadres bavareze per sezonin e ardhshem, pas Luka Tonit, Frenk Riberise, Marsel Jansenit, Jan Shlaudrafit, Hoze Ernesto Sozes dhe Hamit Altintopit. “Ne Brazil une kam gjithnje frike per familjen time”, ka thene Ze Roberto duke patur parasysh sigurine ne vendlindjen e tij e duke arsyetuar rikthimin ne Bundeslige. Ai deklaroi se per te nuk eshte problem as largimi nga Selecao, nje nga kushtet e Bajernit per ardhjen ne Mynih. “Ne jemi te mendimit se per nje lojtar disi te madh ne moshe nuk eshte normale dhe mire qe te udhetoje pese apo gjashte here mbi Atlantik”, shprehet menaxheri Uli Henes ne lidhje me kushtin e Bajernit. E thene, e bere. Ze Roberto kerkoi largimin e tij nga perfaqesuesja braziliane pas 86 ndeshjeve qe ka kryer me te. Keshtu ai eliminoi pengesen kryesore qe nuk lejonte transferimin e tij ne Mynih. Trajneri Otmar Hitcfeld, ne lidhje me lojtarin tashme te njohur per tifozerine bavareze shprehet teper entuziast: “Ai ka klasin, karakterin dhe flet gjermanisht”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •