Emersoni: Tami po jemi nje skuader!
26 Prill Mesfushori brazilian i Realit te Madridit, Emerson, foli per situaten e krijuar ne klubin katalanas dhe ka shume besim se skuadra e tij nuk do te gaboje ne asnje ndeshje te mbetur te kampionatit, duke filluar qe nga ajo e dites se diele kunder Atletik Bilbaos. “Kemi ndryshuar mentalitetin. Jemi me shume se skuader, kjo shihet ne fushen e lojes, ne ndeshjet dhe ne seancat stervitore. Tani po qe mund te themi se jemi nje skuader”. I pyetur per mundesine e nje ulje rendimenti te Barcelones ne ndeshjet qe kane mbetur, Emerson tha: “Nuk mund te flas per Barcelonen, sepse nuk e di se si punon. Mund te them se ne jemi shume mire, po punojme shume dhe gjeja me e mire eshte se trajneri do t’i kete te gjithe lojtaret ne dispozicion ne ndeshjet e fundit”. Emerson, i pyetur per kalendarin e te dyja skuadrave ne ndeshjet e mbetura, tha: “Ndeshjet e mbetura jane shume te veshtira, por per te fituar kampionatin, duhet t’i fitojme te gjitha keto ndeshje. Ne jemi te perqendruar te ndeshjet tona, kemi nje ndeshje te veshtire perpara dhe nuk mendojme per kalendarin e skuadrave kundershtare apo per ate c’ka mund te thone te tjeret”. Emerson nuk mendon se duhet te krijohen polemika per shkak te mungeses se tij ne ndeshjen e fundit dhe shtoi se deri tani nuk ka dhene me te miren e tij. “Kam qene i semure me temperature dhe nuk kam mundur te stervitem disa dite. Por tani gjithcka ka kaluar dhe une jam i gatshem per te dhene me te miren time per skuadren. Mendoj se tani duhet te mendojme per gjerat e bukura dhe te ndihmoj skuadren per te arritur objektivin e saj”. “Perpara nje muaji thashe se nuk isha Emersoni qe ka qene te Juventusi, Roma apo te Brazili. Sigurisht qe mund te bej me shume. Tani gjerat jane permiresuar shume, jo vetem per mua por per te gjithe skuadren. Me duhet te punoj me shume per te arritur formen time me te mire”, tha braziliani. Emerson deshiroi te bente te qarte se kurre nuk eshte penduar per blerjen e tij nga Reali i Madridit. “Kur merr nje vendim duhet te jesh i sigurte. Veshtiresite te japin me shume force dhe kurre nuk jam penduar per vendimin qe kam marre”.
Reali ofron 22 milione per Gallasin
Sipas gazetes angleze “Daily Mirror”, Reali i Madridit eshte i interesuar per te marre sherbimet e mbrojtesit francez te Arsenalit, Uilliam Gallas. Duke perfituar nga biseda qe do te behet me drejtuesit e skuadres angleze per te vendsur te ardhmen e Baptistes dhe Rejesit, drejtori sportiv madrilen, Predrag Mijatovic, do te paraqese edhe nje oferte prej 22 milione eurosh per te marre mbrojtesin francez nga klubi londinez. Largimi i Devid Dein, krahu i djathte i Arsen Vengerit, mund te bej me te sigurte largimin e Gallasit, i cili kohet e fundit ka pasur edhe disa konflikte me drejtuesit e Arsenalit.
Krijoni Kontakt