Rajkard: Shusteri meriton Realin!
18 Prill Trajneri i Barcelones, Frenk Rajkard shprehu dje respektin e tij per Getafen, kundershtarin e sotem te Barcelones ne gjysmefinalen e vajtjes per Kupen e Mbretit. Sipas holandezit, Shusteri ka bere nje pune te shkelqyer ne drejtimin e skuadres madrilene dhe meriton qe te kaloje ne stolin e nje ekipi te madh. “Mendoj qe Shuster eshte nje trajner i madh dhe meriton te drejtoje nje skuader te madhe. I kam degjuar ato qe fliten dhe nuk e di se cila eshte e verteta, por mund te them vetem qe per mendimin tim, Shusteri eshte nje trajner i shkelqyer dhe i afte te drejtoje cdo skuader. Tek Getafe ka bere nje pune te mrekullueshme dhe kemi te qarte qe do te jene nje kundershtar i forte. Ndeshjet ne kampionat kunder tyre kane qene gjithmone te veshtira dhe asnje skuader nuk vjen rastesisht deri ne gjysmefinalet e Kupes”. Rajkard foli edhe per Ronaldinjon, i cili do te mungoje ne ndeshjen e pare kunder Getafes, per shkak te problemeve shendetesore qe e penguan te merrte pjese edhe ne ndeshjen e fundit te kampionatit me Majorken (1?0). “Eshte e qarte qe askush nuk mund te zevendoesje nje futbollist si Ronaldinjo ne 100% dhe ai do te na mungoje, por nuk kemi se cfare te bejme per te ndryshuar kete dhe duhet te reagojme ne fushe. Eshte nje ndeshje e rendesishme dhe do te jete e rendesishme qe te shohim edhe nje here tjeter se si do te luaje ekipi pa Ronaldinjon”. Ne deklaraten e tij, Rajkardi foli edhe per Saviolen. “E meriton rinovimin e kontrates me Barcelonen, por kjo eshte dicka per te cilen duhet te vendosin te dyja palet dhe ende nuk ka mberritur momenti me i pershtatshem per te negociuar”.
Krijoni Kontakt