Close
Faqja 135 prej 311 FillimFillim ... 3585125133134135136137145185235 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,341 deri 1,350 prej 3101
  1. #1341
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ne Mancester, 4 000 flamuj verdhekuq

    10 Prill Ndonese ne Angli ushqimi mund te jete i mire, romanet nuk jane kaq te sigurte dhe parapelqejne qe te marrim furnizime “nga shtepia”: kuzhinieri i klubit verdhekuq, qe shoqeron skuadren, do te mbaje me ushqime tradicionale italiane skuadren dhe stafin drejtues. Kjo lloj zgjidhje u gjet menjehere pasi lojtaret e Interit u ndjene keq, pasi u helmuar ne nje hotel ne Turqi. Por, ajo qe ka lene me shume pershtypje eshte mbeshtetja e madhe e tifozerise romane, qe eshte organizuar me avione private, per te ndjekur skuadren. Mbi 4 000 tifoze udhetuan dje drejt Anglise. Por, thuhet se ka te tjere qe jane nisur edhe me makine. Mancesteri, nderkohe, ka vene ne shitje disa bileta per vendet me prestigjoze (cmimet shkojne nga 250 deri ne 600 euro). Dje jane pare edhe disa tifoze te cilet kane beshtetur skuadren, me korin e tyre, jashte hotelit. Si nje tifoz eshte futur me skudren edhe prefekti i Romes, Akile Serra, i cili do te ndjeke shume me vemendje cdo levizje te tifozerise italiane ne “Old Trafford” dhe ne rrugen e Mancesterit. “Jam edhe une nje tifoz si gjithe te tjeret dhe me pelqen shume qe te shoh nje tifozeri te sillet mire dhe te respektoje rregullat. Shpresoj qe keta tifoze, edhe pse te pakte ne numer, te sillen mire dhe te konfirmojne se jane njerez te edukuar”, perfundoi Serra.

  2. #1342
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Panuci: Do te heshtim “Old Trafford”-in!

    10 Prill Te gjithe shpresojne qe ndeshja e sotme Mancester?Roma te jete nje perballje mes “gjigantesh” dhe qe te kaloje ekipi me i forte dhe ai qe e meriton. Por, per Kristian Panucin, sfida e “Old Trafford”?it eshte nje mundesi me shume per Romen per te konfirmuar forcen dhe per t’i treguar Europes se verdhekuqte nuk jane me kot ne cerekfinale. Mbrojtesi italian mendon se kualifikimi ne gjysmefinale eshte ende per t’u arritur, pavaresisht nga rezulati i ndeshjes se pare. Panuci, ne nje deklarate per shtyp te dhene nga Anglia tha: “Roma eshte vetem nje hap larg historise dhe jam i bindur se do te mund te arrijme kualifikimin ne nje stadium, “Old Trafford”, eshte me te vertete nje fortese”. Verdhekuqte do te nisen nga avantazhi 2?1 i ndeshjes se pare dhe Panuci mendon se goli i vetem diference eshte nje plus, edhe pse i vogel. “Fitorja 2?1 duhet arre si nje plus i vogel, ashtu si edhe goli qe kemi me shume, por duhet te dime se per t’u kualifikuar do te duhet me shume se kaq. Kam parandjenjen se do te kalojme ne. Mendoj se do te jete nje mbremje me te vertete e mrekullueshme, e jashtezakonshme, nje perralle, ndaj shpresoj qe fundi i kesaj perralle te marre ngjyra verdhekuqe”, perfundoi Panuci.

  3. #1343
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Roma, per “kryqezata” ne Angli!

    10 Prill Udhetimi roman drejt Mancesterit eshte pershendetur nga mijra te pranishem ne aeroportin e “Fiumicinos” ne Rome, ndersa mberritja ne Angli ka pare ne fushen e aviacionit vetem fotografe dhe disa gazetare britanike, me aparetet ne duar dhe me shume pyetje te pergatitura. “Si ndiheni?”, pyetja e pare qe iu drejtua Francesko Totit, kapitenit verdhekuq, i cili tregoi gishtin e madhe, si per te thene “ok”, s’ka problem, jam ne rregull. Nje zbrazetire ne aeroportin e Mancesterit pritej, per nga tradita angleze. Por, Luciano Spaletit nuk i interesojne keto “homazhe”, sepse trajneri i Romes eshte i lumtur se jane rikuperuar te gjithe lojtaret. Verdhekuqte jane te vendosur me shume se kurre per te vazhduar ne Champions League, duke eliminuar “Djajte e Kuq”: nje arritje jo e lehte dhe sidomos ne “Old Trafford”, por e gjithe Roma shpreson, enderron dhe beson ne aftesite e skuadres.Kete fakt e mbeshteti edhe Rosela Sensi, administratorja e deleguar verdhekuqe, qe ne nje konference te shkurter per shtyp para nisjes tha: “Behet fjale per nje ndeshje shume te rendesishme per Romen, qe duhet pritur me qetesine e duhur dhe me vendosmerine e te gjitheve. E njohim forcen e Mancesterit, por tani edhe ata njohin forcen tone, ndaj nuk mund te kete llogari ne kete takim, sepse do te ishte dicka e gabuar. Nuk mund te pretendojme se do te luajme me nje skeme apo te mos pesojme gol. Thjesht, duhet te luftojme per cdo top”.

  4. #1344
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fergi: Eshte nata e “Djajve”!

    10 Prill Sot, te pakten per 90 minuta, qyteti i Mancesterit do te perfshihet nga “ethet” e Champions League, duke pare se “ambasadoret” e tyre ne Europe, “Djajte e Kuq” te Fergusonit, do te perballen me Romen e Spaletit, qe po tregon “dhembet” ne kete kompeticion. Ndersa Mancesteri do te kerkoje qe te arrije gjysmefinalen, per te disaten here, Roma do te mundohet te arrije mrekulline, duke u hyre ne histori. Verdhekuqte nisen me nje avantazh 2?1 ne takimin e pare dhe jane disi me te qete, por kjo diference e vogel nuk mund te beje qe kryeqytetasit te shlodhen. Skuadra e Spaletit, deri tani, ka pasur nje ecuri mjaft te mire, si ne kampionat, ashtu edhe ne Champions. Edhe ndaj Lionit, ne finalet e 1/8?ve, Roma barazoi ne takimin e pare ndaj Lionit, 0?0 ne “Olimpico”, duke fituar me pas ne France. Ser Aleks Ferguson eshte ne “ankth”, por beson te ekipi i tij. Trajneri legjendar i Mancesterit pretendon se atmosfera eshte shume optimiste ne prag te ketij takimi dhe beson se “Djajte e Kuq” mund te arrijne finale dhe madje ta fitojne ate, ashtu si ne vitin 1999, kur munden ne finale Bajern Mynihun. Ferguson u shpreh: “Nuk eshte thene ende fjala e fundit dhe besoj se kemi shume shanse per t’u kualifikuar. Do te na mjaftoje vetem nje fitore minimale ne “Old Trafford”, ndaj nuk eshte fundi i botes apo dicka e paarritshme. Por, do te thoja edhe me shume. E vura re mire lojen e Romes dhe pashe se ata luanin nje futboll shume te hapur, por edhe te kujdesshem, duke shfrytezuar edhe hapesirat me te vogla. Mund t’ia dalim, sepse shoh nje fryme besimi ne skuader”, u shpreh Fergusoni. Nderkohe, per kete takim, Mancesteri nuk do te kete ne dispozicion Pol Skolsin, i cili doli nga “Olimpico”, ne takimin e pare, me karton te kuq. Ai do te zevendesohet nga Darren Flecer. Anglezet, nder te tjera, kane edhe tre mbrojtesa jashte per shkak te demtimeve: Vidicin, Nevillin dhe Silvesterin. Gjithsesi, statistikat ne “Old Trafford” i japin te drejte djemve te Fergusonit, qe ne 31 takime te zhvilluara brenda fushes, vetem nje ka humbur. Por, humbja e fundit 2?0 ndaj Portsmuthit ka lene nje shije te hidhur te “Djajte”.

  5. #1345
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kobi Brajant frymezohet nga Ronaldinjo

    Kobi Brajant, ylli i Los Anxheles Lejkers dhe nje nga yjet me te medhenj te basketbollit ne NBA, deklaroi se Ronaldinjo, ylli i Barcelones, eshte frymezuesi i tij ne cddo ndeshje ku luan. Ne javen e fundit te NBA, Brajant u zgjodh si lojtari me i mire i javes. Brajant rezultoi vendimtar per skuadren e tij ne fitoren 109?112 kunder Siatell Supersoniks, duke shenuar 46 pike ne kete takim dhe duke zhvilluar nje loje fantastike. Nje nga veprimet me te bukra te Kobit ne kete ndeshje ishte pasimi i tij per shokun e skuadres, duke ia kaluar topin poshte kembeve lojtarit kundershtare. Aksioni i tij u zgjodh si me i bukuri nga 10 aksionet me te bukura te javes. Kur e pyeten pas ndeshjes per kete askion, Brajant kujtoi yllin e Barcelones duke thene se ai eshte inspiruesi i tij ne cdo takim. Te dy yjet, Brajnat dhe Ronaldinjo jane takuar me njeri?tjetrin veren e kaluar ne SHBA, atehere kur skuadra e Barcelones po zhvillonte fazen e saj pergatitore. Ne perfundim te ndeshje kunder Siatell, nje gazetar e pyeti Brajantin: “Kurre nuk te kemi pare qe te japesh nje asist duke e kaluar topin poshte kembeve te kundershtarit”, dhe Kobi iu pergjigj: “Mu duk sikur po shihja Ronaldinjon, eshte nje frymezim i madh per mua”, tha Kobi. Duket qarte qe te dy lojtaret jane te mahnitur nga veprimet e njeri?tjetrit. Te dy jane takuar veren e kaluar ne Los Anxheles ne nje akt promocional. Ne ate takim Brajant tha se Ronaldinjo eshte nje lojtar i madh dhe se eshte idhulli i tij. “Eshte futbollisti me i mire ne bote dhe ndiehm shume i lumtur kur e shoh duke luajtur”. Nga ana e tij braziliani u shpreh shume i kenaqur per kete takim: “Jam shume i kenaqur qe ndodhem ketu me nje nga miqte e mi me te mire. Eshte dicka e mrekullueshme dhe per mua Kobi eshte basketbollisti me i mire ne NBA”.

  6. #1346
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Zagallo: Dinjo, harroje Milanin!

    10 Prill Ish?trajneri i Brazilit, Mario Lobo Zagallo, deklaroi ne nje interviste te dhene se Ronaldinjo dhe Barcelona duhet te gjejne formulen e duhur, ne menyre qe ylli nga Porto Alegre te veshe fanellen e skuadres katalanase edhe per shume vite te tjera. Zagallo eshte nje nga lojtaret me te medhenj ne historine e futbollit brazilian dhe atij boteror. Ai eshte i vetmi, sebashku me Franc Bekenbauerin, qe eshte shpallur kampion bote si lojtar dhe trajner. I pyetur per te ardhmen e Ronaldinjos dhe se cfare mund te ndodhe ne fund te sezonit me kete lojtar, ish?kampioni botes tha: “Per mendimin tim nuk duhet te largohet nga Barcelona. Ai dhe Barcelona kombinohen shume mire”. Zagallo i dha edhe nje keshille presidentit Hoan Laportes dhe zevendespresidentit Ferran Sorianos, duke i thene se duhet te gjejne gjuhen e duhur dhe te bejne gjithcka per te mos e lene te lire yllin brazilian. “Barcelona nuk mund t’ia lejoj vetes qe te humbase nje futbollist te tille, me te mirin ne bote”.Zagallo foli per eksperiencen e tij ne futboll dhe e keshilloi Ronaldinjon qe te mos largohet nga Barcelona, per te veshur fanellen e Milanit. “Une e keshilloj Ronaldinjon qe te mos levize nga Barcelona dhe te mos veshe fanellen e ndonje skuadre tjeter”, tha braziliani. Ne kete situate, Zagallo e keshillon Dinjon qe te mos provoje aventura te reja. “Ai luan ne nje skuader te madhe dhe e keshilloj qe te mos largohet dhe te provoje nje aventure te re”.Zagallo deklaroi se loja qe zhvillon Ronaldinjo i shkon shume pershtat kampionatit spanjoll dhe per kete arsye nuk duhet te largohet ne nje kampionat si ai italian. “Eshte nje lojtar qe zhvillon nje futboll shume spektakolar dhe ofensiv, ashtu sic praktikohet ne Spanje. Ne Itali ka shume markime te renda dhe shume pak futboll. Une e keshilloj qe te qendoj ketu dhe te mos shkoje ne Itali”. Ish?trajneri i kombetares braziliane mohoi se rendimenti i Ronaldinjos eshte ulur ne muajt e fundit dhe per sa i perket kritikave ne adrese te brazilianit, Zagallo tha se Ronaldinjo ka qene lojtari me i rendesishem i skuadres se Frenk Rajkardit ne kete sezon. “Nuk shoh ndonje ulje rendimenti ne lojen e tij. Gjithmone ka luajtur shume mire, por ne ndonje ndeshje konkrete mund te kete pasur probleme. Ne kete sezon ka bere shume gjera te bukura dhe te rendesishme per Barcelonen. Ka shenuar shume gola percaktues ne kete sezon”.

    “Duhet te shkoje ne Kupen e Amerikes”

    Lobo Zagallo u shpreh shume qarte kur e pyeten per pjesemarrjen e Ronaldinjos ne Kupen e Amerikes Nuk mund te pritej nje pergjigje ndryshe nga nje kampion bote dhe ish?trajner i Brazilit: “Per mua, Ronaldinnjo duhet te shkoje ne Kupen e Amerikes. E di qe Barcelona nuk deshiron qe te shkoje, por Brazili nuk duhet t’ia lejoje vetes qe te mos kete ne dispozicion lojtarin e tij me te mire. Ai duhet te vendose vete, por do te jete edhe Dunga i cili do te vendose nese do ta grumbulloj ose jo. E shoh pothuajse te pamundur qe te mos shkoje, per mua nuk ka mundesi te tjera”. I pyetur per ceshtjen e fanelles me numer “10” te Brazili, ku trajneri Karlos Dunga ia dha kete fanelle Kakase, Zagallo shtoi: “Kjo gje nuk ka shume rendesi. E rendesishme eshte loja brenda fushes, aty ku tregohet lideri i skuadres. Ronaldinjo ka treguar nje nivel shume te larte si me Barcelonen ashtu edhe me Brazilin. Numri qe mban ne fanelle eshte shume pak e rendesishme”, perfundoi Mario Lobo Zagallo.
    #VamosArgentina

  7. #1347
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ziko: Ronaldinjo eshte po ai!

    11 Prill Nje prej lojtareve me te medhenj qe kane mbajtur numrin dhjete ne historine e futbollit brazialin, Ziko, foli dje per situaten qe po perjeton Ronaldinjo dhe per zgjedhjet qe i parashtrohen atij per te ardhmen. Ziko, i thirrur ndryshe “El Galinho”, shenoi nje epoke ne futbollin brazilian ne dekaden e viteve 1970?80 dhe vazhdon te jete edhe sot golashenuesi me i mire ne hitorine e klubit te Flamengos, me popullori ne Brazil, me me shume se 35 milion mbeshtetes. Fillimisht ne Brazil, me pas ne Japoni, ku drejtoi kombetaren e ketij vendi deri ne Boterorin e Gjermanise dhe aktualisht ne Turqi, ku drejton Fenerbahcen, Ziko e ka ndjekur nga shume prane situaten e Ronaldinjos, nje futbollist per te cilin ndien nje admirim te thelle. Ylli i Barcelones i pergjigjet prototipit te numrit dhjete te kombetares braziliane, me klasin, grinten dhe tekniken e tij te jashtezakonshme, per te cilen edhe Ziko mburrej ne kohen e tij. Afersite futbollstike midis te dy numrave dhjete bejne qe Ziko ta kuptoje si pak te tjere Ronin. Sipas Zikos, Ronaldinjo ka perjetuar nje lodhje te madhe fizike ne kete sezon, mbi te gjithe ne pikepamjen mendore. “Vetem Ronaldinjo mund te thote ate qe ndien dhe se cilat jane arsyet qe e kane ndaluar qe te perserise paraqitjet e sezoneve te meparshme, por une besoj se kjo ka te beje kryesisht me nje ceshtje psikologjike”, analizoi ish?futbollisti i Selecaos, ne deklaratat e tij per “SPORT”. Ne te njejten linje, ai shtoi: “Ronaldinjo eshte nje futbollist i madh, por gjate te gjithe kohes ka qene i ekspozuar ndaj nje presioni teper te madh”. Ish?futbollisti i Selecaos thekson, ne te njejten kohe, qe rendimenti i nje lojtari nuk mund te jete i shkeputur teresisht nga ai i skuadres ku luan dhe ne kete kontekst, Barcelona nuk ka qene ne nivelin e saj te dy viteve te fundit ne kete sezon. Debati per nivelin e ulet te Ronaldinjos dhe lodhjen e tij te mundshme ka qene prezent gjate te gjithe ketij sezoni te Barcelones, qe pasi fitoi kampionatin dhe Champions League po perjeton shume ulje?ngritje. Skuadra e Rajkardit nuk ka mundur te ofroje te njejten besueshmeri si ne dy sezonet e meparshme dhe per Zikon, kjo nuk eshte nje rastesi. “Nuk duhet te harrojme qe kur nje skuader mberrin ne maje, sic ndodhi me Barcelonen e vitit te shkuar, ne shume raste eshte shume e veshtire te perserisesh te njejten seri fitoresh”. Per Zikon, nuk eshte Ronaldinjo ai qe ka ndryshuar, por ai eshte kushtezuar nga niveli i skuadres. Ziko shtoi: “Eshte e qarte qe askush nuk mund te vere ne diskutim nivelin e Ronaldinjos dhe aivazhdon te mbetet nje prej futbollisteve me te mire ne bote. Megjithate, kur skuadra nuk te mbeshtet si duhet, edhe futbollsti me i mire ne bote e ka teper te veshtire te beje diferencen”.

  8. #1348
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Milan: Na shpeton SuperPipo!

    11 Prill I frikshem, i respektuar dhe gati i urryer: quhet Filipo Inzagi dhe eshte "mankthi" i Bajern Mynihut. Gjermanet nuk dua me t'ia degjojne emrin, sepse pese gola (dy "dopieta") ne me pak se tre ndeshje kane "shkaterruar" Bajernin, duke e derguar ne "ferr" dy here ne Champions League. Nuk ka dy pa tre, keshtu thuhet: ndonjehere, parandjenjat apo supersticioni ne nje faze te grupit kaq shume delikate si aktualisht, jane teper te rendesishme, gati nje fryme me shume optimizmi. Milanit i duhet nje gjysmemrekulli per te fituar ne Mynih, ne "Allianz Arena" dhe kete mund t'ia arrije vetem nese beson shume. Te marten e shkuar, ne ndeshjen e vjatjes, SuperPipo nuk ishte, sepse ishte i demtuar, por kete here do te jete, duke udhehequr skuadren dhe duke bere me dhimbje zemre mbrojtjen bavareze. Ne stervijten e te henes, Inzagi ishte i pari qe u prezantuar ne fushen e lojes, perpara nisjes per ne Gjermani, duke e nisur i pari stervijten e paradites. Sulmuesi kuqezi deshiron qe te binde trajnerin Anceloti se te gjitha shpresat e Milanit mund te vare pikerisht nga kembet e tij! Ndoshta, edhe rastesia ka bere qe Inzagi te jete nje titullar i detyruar (Xhilardino eshte i skualifikuar, ndersa Ronaldo nuk luan dot ne Champions; Borrielo i skualifikuar nga cdo aktivitet). Por, nuk ka asnje dyshim qe Inzagi, edhe pse jo ne formen me te mire, te lihet ne stol ne nje mbremje historike, ku Milani mund te shkruaje nje tjeter faqe te bukur ne librin e madh te Champions. Pra, fati i "Djallit" eshte ne doren e SuperPipos, edhe njehere. Pas kualifikimit te arritur me Lionin, fale golit vendimtar te Inzagit, sezonin e shkuar, perpara eliminimit te Bajernit, po nga "dopieta" e SuperPipos, Milani do te mbeshtet edhe njehere te sulmuesi me pervoje ne Europe. Roli i tij eshte tashme i njohur dhe "golat" e tij gjithashtu. Nje filozofi dhe nje karakteristike qe e vecon nga cdo bomber tjeter, por qe e ben te paimitueshem. Fale "dhuratave" te tij Milani ka arritur shume kualifikime: ne fillim dygoleshi i shenuar ndaj Slovan Liberecit, ne dy takimet e turit paraeliminator, ashtu si kete sezon, ndaj Crvena Zvezdes. Ne ate sezon Milani fitoi Champions, ne finalen e Mancesterit, ndaj pritet nje analogji. Sidoqofte, thirrja e Milanit eshte mese e kuptueshme: Pipo, na shpeto!

  9. #1349
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bajerni pergatit “gijotinen”

    11 Prill Gjashte vite kane kaluar nga fitorja e fundit e Bajernit ne nje finale te Champions League, ndaj tani kampionia gjermane ndodhet ne prag te gjysmefinales, fakt ky qe rizgjon shume shpresa per bavarezet, per te arritur kete triumf te madh ne nje kompeticion kaq te rendesishem. “Nese je ne gjysmefinale, atehere gjithcka eshte e mundur”, u shpreh menaxheri Uli Henes, ne prag te takimit te sotem kunder Milanit. Marshin drejt finales se trete ne Champions League, pas vitit 1999 dhe 2001, bavarezet sot mund ta bejne pa lojtarin e demtuar, Bastian Shvainshtaigerin, qe eshte ende ne dyshim. “Ka per te qene nje ndeshje ne teh te thikes dhe nese ben nje levizje te gabuar, mund te presesh gishtin”, eshte shprehur trajneri Otmar Hitcfeld, i cili ka shume shpresa se skuadra e tij do te fitoje: “Kam pershtypjen se ne do te kualifikohemi ne gjysmefinale, pak rendesi ka se si”. Pozitive per formacionin e tij eshte se jane kthyer ne skuader “udheheqesit shpirterore” te lojes, Oliver Kahn dhe Mark van Bomel. “Me Van Bomelin ne do te jemi me te forte ne fushe. Ai eshte nje udheheqes ne loje, njelloj si Kahni”, shtoi Hitcfeldi. Edhe mbrojtesi Lusio, Hasan Salihamixhic dhe Ouen Hergrivs jane serish ne forme, ndersa Martin Demikelis dhe Mehmet Shol do ta shohin nga stolat ndeshjen. Demikelis eshte ende ne rrezik dhe gjithcka mund te vendoset disa ore para takimit.

    Ashtu si ne finalen e 1/8?ve kunder Realit, bavarezet kane shume shpresa tek mbeshtetja e 66 mije shikueseve ne stadium. “Une besoj se do t’ia dalim mbane, pasi praktikisht do te luajme 12 kunder 11", tha Van Bomel duke patur parasysh edhe tifozet e shumte te Bajernit. “Ne shtepi ne luajme ne nje nivel me te larte dhe kjo na ben te kemi nje avantazh rreth 20% me shume se kundershtari”, tha nder te tejra Hitcfeldi. Bajerni i Mynihut ka humbur vetem gjashte nga 57 takimet ne shtepi ne Champions League. Ne rast se takimi i sotem do te jete 0?0 edhe pas vershellimes se fundit te gjyqtarit spanjoll Manuel Mehuto Gonzalesit, Bajerni do te kualifikohet. Po te njejtin efekt do te kete edhe rezultati i mundshem 1?1, por realisht Bajerni nuk do te kete kete qellim. “Nuk duam te luajme per barazimin, pasi kunder italianeve kjo eshte shume e rrezikshme”, paralajmeroi sulmuesi Roi Makai. Lukas Podolski edhe kete here do te luaje ne krah te holandezit, njelloj si ne takimin e suksesshem kunder Realit. “Qellimi eshte te shenojme sa me shpejt golin e pare, e me pas te kontrollojme lojen”, shtoi Makai. Ne rast barazimi 0?0, apo 1?1, kur te frohet fundi i lojes, Van Bomel do te tentoje te thyeje mbrojtjen “e betonuar” te kuqezinjve: “Kur te kene kaluar 75 minuta me rezultatin 0?0 apo 1?1, ne do te perpiqemi ta mbrojme rezultatin e njekohesisht te tentojme per te shenuar”.

    Nga ana tjeter, Hitcfeldi sheh shanse shume me te mira ne sulm, qe do te thote se skuadra e tij duhet ta vere ne levizje mbrojtjen milaneze. Kunder “11 individeve”, Hitcfeld do te vendose skuadren e tij si “kolektiv”: “Une kam besim tek paraqitja e skuadres si nje e tere”. Ndersa kapiteni Kahn parashikon nje ndeshje te forte dhe prej kolegeve te tij kerkon maksimumin: “Ne duhet te japim 100% te potencialit tone”. Boshnjaku Hasan Salihamixhic, i cili do te zevendesoje te demtuarin Vili Sanjon ne krahun e djathte te mbrojtjes, pret nje duel te vertete. Njekohesisht, nuk dihet ende se kush do ta mbuloje pozicionin bosh para Salihamixhicit ne krahun e djathte. Kristian Lel ishte mjaft efikas dy jave me pare ne Milano ne kete pozicion. Edhe Hergrivs mund te vendoset ne krahun e djathte nese Hitcfeld sheh si zgjidhjen me te mire qe Otl te luaje prane Van Bomelit ne mesfushe. Problemi me i madh i Hitcfeldit eshte mungesa e mundshme e Shvainshtaigerit. “Ai rrezikon te mos luaje”, tha i shqetesuar trajneri. Gjuri i enjtur i lojtarit te perfaqesueses gjermane tregon se nuk ka shume gjasa per pjesemarrjen e tij ne takim. Pjesen tjeter te dyshimeve, Hasan Salihamixhic e hodhi poshte ne intervisten e tij, ku me bindje te plote u shpreh: “Ne jemi Bajerni dhe do te fitojme. Milani do te luaje me zjarrin”.

  10. #1350
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rauli, i joshur nga e kuqja!

    11 Prill Raul Gonzalez, kapiteni i Real Madridit, duket se ka vendosur perfundimisht qe sezonin e ardhshem te luaje ne Angli, ku preferenca e tij me e madhe eshte Liverpuli. Spanjolli dhe klubi madrilen jane shume prane arritjes se nje marreveshje per te mbyllur bashkepunimin mes tyre para afatit te paracaktuar, viti 2010. Largimi i Raulit ne perfundim te ketij sezoni mendohet se eshte pjese e rinovimit te klubit qe ka ndermend te beje presidenti Ramon Kalderon. Rafa Benitez, trajneri i Liverpulit, po e pret krahehapur sulmuesin dhe e ka prioritet marrjen e tij ne skuader, gje qe ua ka bere te ditur edhe pronareve te rinj, Xhilet dhe Hiks. Keta te fundit nuk kane asnje kundershtim pasi kane planifikuar ta perforcojne skuadren ne menyre qe t’i beje balle me mire konkurrences se Mancester Junaitedit dhe Celsit ne kampionatin anglez. Raul, i cili eshte pjese e skuadres se pare te Realit qe prej 13 vitesh, mendon se aventures se tij si madrilen i ka ardhur fundi dhe deshiron te realizoje endrren e vjeter per te luajtur ne Premier League para se te terhiqet. Perfaqesuesi i tij, Gines Karvahal, deklaroi per te perjavshmen “News of the World”: “Nese Rauli do te vendose ta lere Realin, do ta zgjedhe vete se ku do te shkoje. Por do ta kete shume te lehte, sepse i pelqen vetem Anglia”. Nje nga arsyet qe Reali mund bjere dakord per largimin e Raulit, eshte paga e tij e larte (12 milione euro ne vit) ndersa kushti i lojtarit eshte qe te kete nje prishje dypaleshe te kontrates, ne menyre qe ai te jete i lire te hyje ne bisedimepa u kushtezuar nga Reali. Me largimin e mundshem te Raulit, duket se do te hapet rruga per “fshesa” te tjera. Nje burim prane presidentit Kalderon ka lene te kuptohet se ne procesin e rimodelimit te skuadres ka shume mundesi te largohen Kasano, Kanavaro, Emerson, Salgado, por edhe te tjere, pavaresisht se si do te perfundoje sezoni. Nese fitohet titulli, Raulit do t’i jepet lamtumira e duhur, por edhe nese nuk arrihet objektivi, do te perdoret si “sebep” per largimin e kapitenit.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •