Milani luan sot ndaj Arecos nė Kupėn e Italisė dhe trajneri ėshtė i kėnaqur nga ekipi.
Anēeloti: Ta nisim aty ku e lamė.
Karlo Anēeloti e ka mbyllur buzagaz grumbullimin e kryer gjatė pushimeve dimėrore: kuqezinjtė janė gati pėr fazėn e dytė tė sezonit, e cila hapet sot me takimin e parė ēerekfinal tė Kupės sė Italisė ndaj Arecos. "Bilanci ėshtė shumė pozititv, - tha Anēeloti. - Kemi kryer njė punė tė shkėlqyer dhe kemi realizuar tė gjitha ato qė kishim caktuar. Kemi arritur tė punojmė mirė, me mjaft pėrkushtim: tė gjithė lojtarėt kanė qenė shumė tė zellshėm dhe ndihemi tepėr tė kėnaqur nga puna qė kemi kryer nė Maltė. Tani e dimė se pas kėtyre pėrgatitjeve intensive kemi disa themele tė forta nga ku mund tė nisemi."
Objektivi ėshtė tė ēohet pėrpara vargu pozitiv i nisur nė fund tė 2006-s. "Rezultatet e fundit qė kemi arritur, na kanė dhėnė shumė mė tepėr besim nė forcat tona dhe ky ėshtė njė sinjal i rėndėsishėm." Testi i parė ėshtė nė program sot. "Do tė vijė Areco nė "San Siro", kėshtu qė na pret menjėherė njė ndeshje shumė delikate, sepse ėshtė njė sfidė me eliminim direkt. Nuk duam ta nėnvlerėsojmė kėtė angazhim. Besoj se nuk do tė ketė rėnie tensioni te skuadra."
Nė miqėsoren e fundit, Milani shėnoi 5 gola. "Nuk pėrbėjnė lajm, tha Anēeloti, por duhet tė them se skuadra ėshtė mė e shpejtė se muajt e kaluar. Dhe kjo ėshtė njė tjetėr shenjė e rėndėsishme, pėrveē faktit qė kemi rigjetur besimin nė forcat tona. Pėr sa i takon skemės, Milani mund tė luajė me dy pyka dhe besoj se kėshtu do tė luajmė ndaj Rexhinės nė kampionat, por nė ndeshjet e tjera mund tė luhet edhe me njė pykė pėrpara dhe dy fantazistė pas tij."
Nė formacionin e sotėm, nė tė cilin trajneri do t'u japė hapėsirė rezervave, "do tė mungojė me siguri Kalaxe. Nuk do tė jenė as Ambrozini dhe Kakaja. Por braziliani do tė jetė me siguri i gatshėm nė ndeshjen e sė dielės ndaj Rexhinės."
Krijoni Kontakt