Barcelona, fituesja nė fuqi e Ligės sė Kampioneve, ka shmangur dje njė katastrofė tė paimagjinueshme, duke fituar me rezultatin 2-0 nė fushėn e vet pėrballė Verder Bremenit nė ndeshjen e fundit tė fazės sė ndeshjeve nė grupe dhe duke iu bashkuar Ēelsit si skuadra e dytė e grupit A qė kalon nė 16-she.
Nė njė ndeshje qė pritej tė ishte nervoze qė nė sekondat e para, janė katallanėt qė rrezikojnė, por do tė jetė vetėm zgjuarsia e Ronaldinjos, nė minutėn e 13-tė tė ndeshjes, ajo qė do tė bėjė diferencėn, pasi topi i ekzekutuar prej tij nga njė goditje e tij nė kufinjtė e zonės, do tė kalojė poshtė kėmbėve tė murit gjerman dhe do tė prehet nė rrjetė. Vetėm 5 minuta mė vonė, ėshtė islandezi Eidur Gudjonsen i cili do tė pėrfitojė nga njė kundėrsulm i skuadrės vendase, dhe, ndonėse nė njė pozicion tė dyshimtė, do tė dyfishojė epėrsinė e Barcelonės, e cila e ruan atė dygolėsh deri nė pėrfundim tė 90 minutave lojė.
Ndėrkaq, nė 3 grupet e tjera, qė i luajtėn mbrėmė ndeshjet e tyre tė fundit, e vetmja “e panjohur” ishte skuadra qė do tė shoqėronte Valencian pėr nė 16-she tė Ligės sė Kampioneve dhe ajo ėshtė Roma, e cila, duke mundur nė fushėn e vet pikėrisht kryesuesen e grupit D, siguron biletėn pėr nė turin tjetėr. Ndėrsa nė grupin B, Bajerni i Mynihut siguroi kreun e renditjes me atė barazim 1-1 nė fushėn e vet pėrballė Interit tė vendit tė dytė. Grupi C pėrjetoi humbje tė papritura pėr dy skuadrat kryesuese, Liverpulin dhe PSV-nė e Eind’hovenit, gjithsesi tė kualifikuara qė mė parė, por qė mbrėmė u mundėn, pėrkatėsisht 2-3 nė Stamboll pėrballė Gallatasarajit, dhe 1-3 nė fushėn e vet pėrballė Bordosė. Kjo e fundit siguron biletėn pėr nė turin e 32-shes sė Kupės UEFA, nė vazhdim tė kėtij sezoni, ashtu sikundėr do tė bėjė edhe Verder Bremeni, nė grupin A, Spartaku i Moskės, nė grupin B, dhe Shahtjori i Donjeckut nė grupin D. Sot luajnė ndeshjet e tyre tė fundit edhe katėr grupet e tjera tė Ligės sė Kampionve, duke plotėsuar kėshtu fazėn e ndeshjeve nė grupe pėr veprimtarinė mė prestigjioze tė klubeve tė Evropės, Ligės sė Kampioneve.
Barcelona-Werder Bremen 2-0
Camp Nou. - 98 200 shikuese - SR Busacca (Sz).
----------------------------------------------
Golat: 13. Ronaldinho 1:0. 18. Gudjohnsen 2:0.
----------------------------------------------
Barcelona: Valdes; Zambrotta, Marquez, Puyol, van Bronckhorst; Iniesta (73. Xavi Hernandez), Motta (62. Thuram), Deco; Giuly (85. Ezqzerro), Gudjohnsen, Ronaldinho.
----------------------------------------------
Werder Bremen: Wiese; Fritz, Mertesacker, Naldo, Womé (80. Hunt); Frings, Jensen, Diego, Borowski; Klose, Almeida (71. Klasnic).
Krijoni Kontakt