Mekses: Kjo Rome e bukur me pelqen!
4 Shtator Filip Mekses, lideri i mbrojtjes se Romes, pas largimit te Kivuse, ka meriten kryesore per faktin qe verdhekuqte nuk kane pesuar ende nje gol ne Serine A. Dhe, per te mos harruar se mungonjne Huani dhe Sisinjo, per te formuar nje mur n- prapavijen e Spaletit. Suksesi roman ne javen e dyte dhe gjashte piket e grumbulluar ne dy ndeshjet e para, me pese gola te shenuar ne total, kane bere qe francezi te shohe nje Superskuader ne fushe: Kjo eshte me te vertete nje Rome e bukur dhe me pelqen jashte mase. Luajme gjithmone nje futboll te bukur, kjo eshte nje fitore e rendesishme dhe ishte e para ne Olimpico perpara tifozeve. Tre pike qe kane ardhur pas nje ndeshjeje te vuajtur, edhe pse rezultati tregoi se ishte nje shetitje, por ne fushe ishte dicka tjeter. Ne mbrojtje kemi bere nje pune te bukur fale ndihmes se te gjitheve. Tani, e kam mendjen te Kombetarja, sepse na pret nje ndeshje e veshtire, ndaj Italise. Axurret jane kampionet e botes dhe perpara publikut do te mundohen qe te mos zhgenjejne. Do te jete shume e veshtire qe te dalesh me nje rezultat pozitiv nga fusha e San Siro?s. A do te luaj? Kete e di vetem trajneri Domenek, por edhe rezerve nuk ka problem, jam gati te jap kontributin tim.
Sportekspres
Krijoni Kontakt