Close
Faqja 304 prej 311 FillimFillim ... 204254294302303304305306 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 3,031 deri 3,040 prej 3101
  1. #3031
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Arsenal nė ēastet e fundit sjellė Diarran

    Arsenal ka nėnshkruar me mesfushorin e kombėtares franceze, Lassana Diarra, i cili largohet nga Chelsea nė momentet e fundit tė afatit kalimtar, pėr njė shumė tė pazbuluar.

    22-vjeēari Diarra ka pasur mundėsitė e kufizuara nė ekipin e parė nė Stamford Bridge dhe tash do tė kėrkojė njė fillim tė ri me topxhinjtė.

    “Kam respekt tė madh pėr menaxherin Arsene Wenger dhe jam i joshur nga stili i futbollit tė cilin e luan ekipi”, ka thėnė Diarra nė ueb faqen zyrtare tė Arsenalit.

    Arsenal nė sezonin e kaluar pėrfundoi nė vendin e katėrt nė Premier Ligė, derisa Chelsea pėrfundoi i dyti, menjėherė pas Manchester United.

    Chelsea ėshtė nė krye tė tabelės aktuale pas katėr ndeshjeve, por rivalėt e tyre nga Londra kanė njė ndeshje mė pak, dhe nėse fitojnė do tė mund tė barazohen me pikė.
    Sui generis

  2. #3032
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Milan mposht Sevillan, fiton edhe Super Kupėn

    Milani, fitues i Ligės sė Kampionėve ėshtė edhe fituesi i Super Kupės sė Evropės pasi qė mposhti fituesin e Kupės UEFA, ekipin spanjoll Sevilla, me rezultat 3-1, nė njė ndeshje qė u dominua nga kujtimi pėr Puertan.

    Italianėt ishin nė disavantazh nė pjesėn e parė, pas golit tė Renatos (13’) qė solli Sevillan nė epėrsi prej 1-0, dhe me tė cilin rezultat pėrfundoi pjesa e parė. Pjesa e dytė kaloi nė favor tė italianėve nė tė cilėn ata shėnuan tri herė.

    Pippo Inzaghi, ishte ai qė hapi serinė e golave pėr Milanin. Ai shėnoi me kokė pas krosimit tė Gatusos nė minutėn 55. Goli i dytė erdhi nga Jankulovski nė minutėn 61 pėrmes njė voleji fantastik, pas asistimit po ashtu fantastik nga Kaka.



    Nė minutėn 85 akordohet penalti nė favor tė Milanit, tė cilėn e gjuan Kaka, por qė portieri Palop arrin ta largojė. Kaka, pa lėvizur nga vendi e dėrgoi sėrish nė rrjetėn e zbrazėt topin e rikthyer.

    Sevilla ndoshta nuk arriti tė fitojė ndeshjen pėr nder tė lojtarit tė tyre Antonio Puerta, qė vdiq tė martėn, por e gjithė ndeshja shkoi nė kujtim tė tij, me tė dyja ekipet duke i bėrė homazhe. Madje lojtarėt kishin tė shkruar emrin Puerta, nėn numrat nė shpinė tė kėmishave tė tyre.
    Sui generis

  3. #3033
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tomas Ujfalusi refuzon Liverpoolin

    Qendėrmbrojtėsi i Fiorentinės, Tomas Ujfalusi, ka refuzuar mundėsinė e kalimit nė radhėt e Liverpoolit gjatė kėsaj vere.

    Menaxheri i futbollistit ēek, ka pohuar se Ujfalusi nuk dėshiron tė kalojė nė radhėt e Liverpoolit dhe ai ėshtė i pėrkushtuar plotėsisht nė skuadrėn e Fiorentinės.

    "Pasi Jimmy Carragher pėsoi lėndim, drejtuesit e Liverpoolit na kanė dėrguar ofertė, por momentalisht Ujfalusi nuk ėshtė i interesuar dhe nuk dėshiron tė transferohet nė klubin anglez. Ai dėshiron tė qėndroj te Fiorentina, kurse nė rast se vendos tė largohet nga kėtu, atėherė dėshiron qė destinacioni i tij i ardhshėm tė jetė Spanja. E respektoj vendimin e tij, ndonėse tingėllon paksa shokues, ngase njė ofertė e tillė ju paraqitet vetėm njė herė", ka thėnė menaxheri i Ujfalusit.
    Sui generis

  4. #3034
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2007
    Postime
    17
    OOOOOOOOOOOO Me vjen keq shum per Puerten kam pas dhimbje te mdha ndaj aty lojtari se kam percjell shum sevillen ne spanj duke luajtur asht kan jashtazakonisht lojtar i mrekkullushem tung urime milan ja vlen te fitoj se asht ekip fenomenal ok tung tung te barcelones munden te shuhen se ato edhe pse kan yje ne ekip asgje ska se ku ka yje ka konflikte kurse te interit sivjet ne ta zajn vendin e katert se veshtir do ta ken MILANI i shkatrron te gjith ok FINALE opet shkon TUNG I DUA MIQT E MILANIT OK TUNG

  5. #3035
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Raul: Tė fitojmė nė Europė!

    1 Shtator Simboli i Realit tė Madridit, Raul Gonzales, nė njė intervistė tė dhėnė pėr tė pėrditshmen spanjolle “AS”, ka folur mbi situatėn e skuadrės madrilene dhe mbi objektivat e sezonit tė ri. Raul ka folur gjithashtu edhe pėr shortin e Champions League.



    ? Ēfarė mendimi keni pėr projektin e ri tė klubit?

    ? Reali ėshtė njė skuadėr e madhe dhe mbi tė gjithė njė nga klubet mė tė mėdhenj tė Europės. Jam shumė i lumtur pėr punėn qė po bėjmė dhe jam i bindur qė do tė rritemi shumė si skuadėr.

    ? Nė ndeshjen e derbit kundėr Atletikos sė Madridit, ju keni qenė udhėheqėsi i vėrtetė i skuadrės.

    ? Nuk do tė shprehesha kėshtu. E gjithė skuadra luajti mirė nė atė ndeshje dhe arriti tė pėrmbyste rezultatin. Jam shumė i lumtur qė e nisėm kampionatin nė kėtė mėnyrė, sidomos pėr tifozėt.

    ? Cilat janė kėrkesat e teknikut Shuster?

    ? Tė fitojmė, tė luajmė mirė dhe tė dėfrejmė publikun. Kėto janė vlerat e pėrhershme tė Realit tė Madridit, tė cilat dėshirojmė t’i ruajmė deri nė fund.

    ? Shuster ka thėnė se ju duhet tė jeni udhėheqėsi i Realit?

    ? Ai mė njeh shumė mirė, e njeh karrierėn time. Trajneri Shuster nuk ka asnjė problem me mua dhe as unė me tė. E di qė jam shumė punėtorė, i disiplinuar dhe e di qė jam gjithmonė i gatshėm pėr tė ndihmuar Realin e Madridit. Por kemi edhe detyra tė tjera?

    ? Dhe cilat janė kėto?

    ? Tė ndihmojmė lojarėt e rinj qė tė pėrshtaten sa mė shpejt me skuadrėn. Reali kėrkon shumė dh ėshtė e nevojshme ndihma e lojtarėve veteranė. Kemi njė skuadėr tė madhe, lojtarė tė rinj dhe me eksperiencė, me tė cilėt shpresojmė tė shkojmė sa mė lart.

    ? Reali ka blerė mė shumė lojtarė cilėsorė apo yje?

    ? Nuk kanė ardhur yje mediatike, por kanė ardhur lojtarė tė rėndėsishėm. Suksesi i njė skuadre ėshtė ekuilibri i saj. Tani, pas largimit tė Zidanit, Figos, Ronaldos, Bekamit dhe Roberto Karlosit nuk ka mė “Galaktikė”. Ndėrsa lojtarėt qė kanė ardhur kėtė verė, janė futbollistė qė kėrkojnė tė japin maksimumin nė ēdo ndeshje dhe kėrkojnė tė bėhen yje botėrore. Nė skuadėr kemi njė pėrzierje tė mirė midis lojtarėve me eksperiencė dhe atyre tė rinj dhe me tė ardhme shumė premtuese. Kemi njė skuadėr tė madhe dhe qė mė pėlqen shumė.

    ? Eshtė mė e lehtė pėr ju tė jeni kapiten tani, me njė skuadėr pa yje?

    ? Tani gjithēka ėshtė me e lehtė. Ajo epokė na paragjykoi tė gjithėve. Por Reali ka rikuperuar vlerat e tij historike dhe mendoj se kemi gjetur rrugėn e duhur pėr tė vazhduar pėrpara.

    ? Ēfarė mund tė thoni pėr rivalėt e ardhshėm tė Vilarealit?

    ? Janė njė skuaėr e fortė, sidomos nė fushėn e tyre. Do tė kėrkojnė tė japin maksimumin kundėr skuadrės tonė, por edhe ne nuk mbetemi prapa. E dimė qė na pret njė kampionat shumė i vėshtirė dhe do tė kėrkojmė tė bėjmė mė tė mirėn tonė pėr ta fituar.

    ? Tashmė te Reali i Madridit nuk ka mė Maikėll Ouen dhe Antonio Kasano, por kanė ardhur Baptista, Soldado, Saviola, pa harruar edhe Van Nistelroin, Robinjon, Gutin dhe Higuainin. Mos janė gjė shumė?

    ? Nuk do tė thoja kėshtu. Nuk duhet tė harrojmė se kemi tre kompeticione pėrpara dhe trajneri duhet tė bėjė rotacionet e tij. Sigurisht qė Soldado dhe Saviola do tė kenė mundėsitė e tyre. Rud ėshtė rikthyer nė kombėtaren e Holandės, gjithashtu ėshtė edhe Higuain. Do tė ketė vend pėr tė gjithė, jam i bindur pėr kėtė.

    ? Po ju, ēfarė mendoni tė bėni?

    ? Unė do tė vazhdoj si gjithmonė, do tė jap maksimumin nė ēdo senacė stėrvitore dhe nė ēdo ndeshje sikur tė ishte ndeshja e fundit nė karrierėn time. Nuk mund tė jetoj me tė shkuarėn. Nė kėtė sezon do tė kem shumė sfida tė rėndėsishme, kolektive dhe individuale. Endrra ime ėshtė qė tė kthehem nė kombėtare dhe tė luaj nė Europianin e vitit 2008.

    ? Nė 6 shtator ju mbushni plot njė vit qė keni luajtur ndeshjen e fundit me Spanjėn dhe ka qenė ajo kundėr Irlandės.

    ? Eshtė trajneri ai qė duhet tė zgjedhė, ndėrsa unė pėrpiqejm tė jem nė nivelet mė tė larta dhe i gatshėm nė ēdo moment. E rėndėsishme ėshtė qė tė kualifkohemi pėr nė Kampionatin Europian dhe kjo ėshtė njė sfidė pėr ēdo lojtarė tė kombėtares. Po punojė pėr tė triumfuar me fanellėn e Realit dhe pėr t’u kthyer nė kombėtaren e Spanjės.

    ? Cili ėshtė sekreti juaj pėr tė qenė nė formė?

    ? Unė gjithmonė kujdesem pėr trupin tim dhe i njoh limitet e mia. E rėndėsishme ėshtė qė stėrvitesh mirė dhe tė pushosh mjaftueshėm pėr tė qenė sa mė i freskėt. Dua tė luaj edhe tre apo katėr vite tė tjera nė nivele tė larta. Nuk do tė dorėzohem.

    ? Sa orė flini nė njė ditė?

    ? Tetė ose nėntė, ėshtė ideale pėr njė sportist.

    ? Cili ėshtė ēelsi pėr tė qenė i freskėt?

    ? Pėr mua ėshtė faza pėrgatitore, ku unė stėrvitem pėr tė triumfuar gjatė sezonit. Nė fillim vuan, por mė pas kėmbėt shkon gjithēka nė vendin e vet. Mė kanė mbetur edhe disa vjet pėr tė luajtur dhe dua tė jap maksimumin nė ēdo minutė qė do tė luaj.

    ? Kaq e rėndėsishme ėshtė qė tė stėrvitesh mirė?

    ? Por nėse nuk bėn stėrvitjen e duhur, atėherė nuk mund tė pretedosh tė luash dhe tė japėsh maksimumin. Puna ė bėra gjatė javės, duhet tė reflektohet nė ndeshje.

    ? Si e imagjinoni veten nė pankinė?

    ? Si gjithė lojtarėt e tjerė. Pėr mua nuk ka asnjė problem tė ulem nė pankinė nėse trajneri e vendos kėshtu. Unė pėrpiqem tė bėj mė tė mirėn time dhe tė fitoj vendin e titullarit. Kurrė nuk e kam vėnė trajnerin nėn presion pėr tė luajtur si titullar. Kam luftuar dhe besoj se ia kam arritur me forcat e mia.

    ? Ēfarė mund tė thoni pėr objektivat e sezonit?

    ? Kėtė vit, njė nga objektivat tonė mė tė mėdhenjė ėshtė Champions League, por gjithashtu duam tė mbrojmė titullin kampion nė Spanjė. Duam tė rikuperojmė prestigjin e humbur nė Europė. Kemi disa vjet qė eleminohemi n` ēerekfinale, ndėrsa kėtė sezon dėshirojmė tė arrijmė tė paktėn deri nė gjysėmfinale pėr tė fituar respektin e humbur.

    ? Kėtė sezon do tė shohim njė futboll mė tė bukur se ai i sezonit tė kaluar?

    ? Eshtė e vėrtetė qė sezonin e kaluar nuk kemi zhvilluar njė kampionat shumė brilant, por jam i sigurt se kėtė herė do tė jetė ndryshe. Shpresojmė qė tė ofrojmė mė shumė spektakėl, tė shėnojmė mė shumė gola dhe tė pėsojmė mė pak. Duam qė tifozėt tė kėnaqen me lojėn tonė.

    ? A ėshtė rikuperuar ambjenti i mirė nė skuadėr, pas atyre viteve tė vėshtira qė keni kaluar?

    ? Sezonin e kaluar kemi kaluar shumė vėshtirė dhe fitimi i titullit kampion na ndihmoi shumė pėr t’u ringritur. Na shėrbeu pėr t’u rikthyer njė Real i madh. Tani jemi njė familje e vėrtetė dhe nuk kam mė probleme. Me presidentin Kalderon dhe me drejtuesit e tjerė gjithēka po shkon nė rrugėn e duhur.



    Pėr Barēėn...

    “Barcelona kishte njė skuadėr tė madhe dhe tė mos harrojmė se sezonin e kaluar e pėrfunduam kampionatin me pikė tė barabarta. Kėtė verė janė forcuar edhe mė shumė, kanė blerė lojtarė me tė vėrtetė cilėsorė dhe do tė kėrkojnė tė mos gabojnė si sezonin e kaluar. Kanė njė grup lojtarėsh fantastik, edhe pse me kaq shumė yje nė skuadėr do ta kenė tė vėshtirė tė pėrshtaten. Mendoj se do tė luftojnė me ne deri nė fund”



    Pėr rivalėt nė Champions...

    “Tė gjitha skuadrat do tė jenė tė forta dhe do ta kemi shumė tė vėshtirė pėr t’i mundur. Verder Bremen, Lacio dhe Olimpiakos janė skuadra qė e meritojnė tė jenė nė njė kompeticon tė tillė dhe do tė kėrkojnė bėjnė maksimumin pėr t’u kualifikuar. Besoj se janė skuadra qė meritojnė respekt, por jo qė t’i kemi frikė. Reali nuk ka frikė asnjė, por vetėm i respekton skuadrat kundėrshtare. Objektivi ynė ėshtė qė tė fitojmė ēdo ndeshje dhe tė arrijmė sa mė larg tė jetė e mundur. Shpresojmė t’ia arrijmė”



    Pėr Kapelon...

    “Ka qenė dhe mbetet njė trajner i madh pėr mua. E di qė ka thėnė fjalė shumė tė mira pėr mua dhe e falenderoj shumė. Eshtė njė trajner fantastik dhe titulli kampion qė fituam sezonin e kaluar, ėshtė meritė e tij. I ka kthyer skuadrės buzėqeshjen e munguar dhe titullin qė tifozėt tanė e prisnin prej vitesh. Fabio ishte arkitekti i Realit tė sezonit tė kaluar dhe i meriton tė gjitha elozhet. I uroj shumė fat nė jetė dhe karrierėn e tij”



    “Blerje shumė goditėse”

    “Jam shumė i kėnaqur me blerjet e lojtarėve holandez. Drejtuesit e klubi kanė bėrė njė punė shumė tė mirė dhe kanė arritur tė sjellin te Reali lojtarė qė kanė dėshirė tė luajnė dhe tė triumfojnė. Kam parė videot e Botėrorit tė Gjermani 1974 dhe Argjentinė 1978 dhe kam vėnė re se gjithmonė kėrkojnė lojėn me njė takim dhe sidomos nė krah. Holandezėt zhvillojnė njė futboll shumė ofensiv. Jam shumė i lumtur pėr blerjen e lojtarėve holandez. Jam i bindur se do tė sjellin shumė gjėra tė reja te Reali. Do tė veēoja Drenten dhe Snaijderin, tė cilėt i kam parė, por nuk duhet tė harrojmė edhe Robenin, i cili ende nuk ka arritur tė debutojė me skuadrėn tonė. Gjithashtu janė Pepe dhe Metcelder nė mbrojtje, dy lojtarė shumė premtues. Jam i bindur qė edhe Saviola, njė sulmues fantastik, do tė triumfojė kėtu nė Madrid. Pas zhgėnjimit te Barcelona, besoj se do tė kėrkojė maksimumin nė njė klub tė madh si Reali i Madridit”.
    Sui generis

  6. #3036
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Adriano, do tė mbaj”

    1 Shtator Adriano qėndron te Interi. Nuk ėshtė njė komunikatė pėr shtyp nga klubi i Interit, nuk ėshtė fjala e Masimo Moratit apo agjentit tė brazilianit, Gilmar Rinaldit, por e njė njeriu me tė cilin “Perandori” ka pasur raporte jo tė mira. Bėhet fjalė pėr Roberto Manēinin, trajnerin zikaltėr, i cili nė konferencėn e djeshme pėr shtyp i ka dhėnė fund njėherė e pėrgjithmonė tratativės pėr tė dhėnė nė formė huaje Adrianon te ndonjė klub tjetėr. Gjithashtu, nuk flitet edhe pėr njė shitje tė mundshme. Manēo shpjegon qėllimet e klubit dhe vendimin e tij: “Ne menduam pėr ta dhėnė nė formė borxhi te njė skuadėr jo elitare, por e dorės sė dytė, nė mėnyrė qė ai tė luante me vazhdimėsi”, shpjegoi Manēini, “po nėse ai nuk mendoi se kjo do tė ishte njė zgjidhje e mirė, atėherė mė mirė tė qėndrojė kėtu te Interi. Mendoj se dėshira e tij ėshtė qė tė luajė me kėtė fanellė dhe tė japė maksimumin”. Trajneri i kampionėve tė Italisė, madje, i lėshon njė apel Adrianos: “Jemi munduar qė ta rikuperojmė gjithmonė dhe ta risjellim nė formėn mė tė mirė, por kjo varet vetėm nga ai. Klubi dhe trajneri nuk mund tė bėjnė asgjė mė shumė, nėse fubtbollistit i mungon vullneti”. Ndėrkohė, duket e shuar shpresa e “Perandorit” pėr tė qėnė nė Champions League: “Jemi duke marrė nė konsideratė mundėsinė qė Adri tė mos pėrfshihet nė Champions. Por, edhe nėse nuk do tė jetė nė Europė, do tė ketė vend pėr tė nė kampionat”. Nė Empoli pėr revansh ? Sot, Interi do tė pėrballet me skuadrėn e Empolit, nė “Castellani”, dhe do tė jetė e detyruar qė tė fitojė, sepse njė tjetėr hap fals do tė sillte polemika. Manēini pranon vėshtirėsitė: “Kemi mė shumė probleme nė krahasim me vitin 2006, por jemi duke bėrė njė punė tė mirė dhe zhvilluam fazėn e zgjatur pėrgatitore tė verės, sepse duam tė kemi vazhdimėsi”.
    Sui generis

  7. #3037
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Materaci rrėfehet nė njė libėr: “Marko, njė jetė si luftėtar!”

    1 Shtator Jeta e njė njeriu e pėrshkruar nė faqe tė tėra, nė njė libėr autobiografik, rrėfime tė jashtėzakonshme, por njė kapitull pėr tė shpjeguar se ēfarė ndodhi mbrėmjen e Berlinit, nė finalen e Botėrorit gjerman. Marko Materaci i tha diēka Zidanit, duke e provokuar, ndėrsa franezi reagoi nė mėnyrėn mė tė shėmtuar, duke e goditur me kokė nė stomak. Ēmenduri apo gjest impulsiv? Pyesni “Matriksin”, qė nė bashkėpunim me dy gazetarė tė njohur, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, ka publikuar dje nė ambjentet e “La Gazzetta dello Sport” njė libėr ku ėshtė rrėfyer. Faqe tė tėra qė pėrshkruajnė historinė e heroit tė Botėrorit “axurr”, duke e nisur me gjashtė fjalėt misterioze qė ēuan nė “kolaps” Zizunė, i cili doli me karton tė kuq pasi goditi mbrotjėsin italian. “Preferoj mė shumė motrėn tėndė k...”. Qė kėtej, Marko vazhdon: “Ja pra, mė nė fund i thashtė. I hoqa qafe, ishin njė rėndese pėr mua dhe u ēlirova njėherė e pėrgjithmonė. Janė kėto gjashtė fjalėt qė mė bėnė, nė mėnyrė krejt tė paparashikueshme, tė famshėm dhe protagonist tė njė finaleje botėrori ku, aksidentalisht, shėnova njė gol dhe realizova njė nga pesė penalltitė qė mė kurorėzuan si kampion bote. Gjashtė fjalė qė ndryshuan jetėn time dhe atė tė Zinedin Zidanit, njė gjigant i futbollit, i cili me njė goditje me kokė karshi meje, na transformoi tė dyve nė fenomene mediatike. Por, ajo qė nuk kuptoj ėshtė: pse Zizu i kėrkoi falje gjithė botės pėr gjestin e tij dhe vetėm mua jo? Ndoshta, njė ditė, do tė takohemi dhe do tė sqarojmė kėtė polemikė. Por jo me kamerat pėrreth...”.
    Sui generis

  8. #3038
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    ėshtė kthyer nė njė njeri-legjendė qė "driblon" kohėn

    Maldini, ylli qė shkėlqen edhe 40 vjeē

    Prej 25 vitesh njeh vetėm ngjyrat kuq e zi tė Milanit dhe gėzon famėn e njėrit prej mbrojtėsve mė tė mirė nė botė



    Topi rrėshqet ngadalė mbi barin e lagur tė fushės nė qendrėn sportive tė Milanelos, ndėrsa njė "djalosh" rreth tė 40-ve e sheh sikur ta kishte pronė tė vetėn. Fatkeqėsisht, pėr shkak tė njė dėmtimi nuk mund ta prekė, megjithėse e di mirė se nuk i ka ngelur edhe shumė kohė pėr tė kaluar ēdo minutė me mikun e tij mė tė mirė. Edhe kėsaj here pėrsėritet ajo qė ndodh prej ēerek shekulli, ose po ta mendosh mirė prej njė pėrjetėsie. Shiu ka pushuar prej pak minutash, ndėrsa Kalac, njė portier australian dy metra i gjatė, ecėn nė majė tė gishtave tė pantoflave tė tij, pasi ka pėrfunduar dushin. Ankohet vazhdimisht pėr dhimbje shpine. Duket se ėshtė pikėrisht kjo dita e duhur pėr tė ndjerė dhimbjet e shpinės, muskujve, apo krahėve brenda hapėsirės sė Milanelos. "Djaloshi", i cilėsuar ndryshe si flamuri i Milanit, ėshtė operuar gjashtė herė nė 25 vjet karrierė: tri herė sepse i kanė thyer hundėn, ndėrsa herėn e katėrt pėr shkak tė njė problemi nė kavilje. Por edhe gjunjėt duket se kanė shkuar pėr llogari tė tyre nė kėto dy sezonet e fundit: nė fillim ai i djathti, pastaj i majti. Shokėt e skuadrės thonė se kapiteni kuqezi ėshtė futbollisti i vetėm nė botė i aftė tė vrapojė pa "gjunjė". Paolo Maldini ėshtė operuar pėr herė tė fundit mė 29 maj nė Anversa, nga profesor Marteens, njė mjek belg i bėrė i famshėm dhe i pasur falė aftėsisė sė tij me bisturinė dhe mundėsisė pėr tė shndėrruar nė robotė shumė prej atyre qė japin shpirtin nė fushė. Pas disa ditėsh Paolo do tė nisė stėrvitjet nė fushė, ndėrsa nė fund tė shtatorit do tė jetė gati pėr ndeshjen e parė tė kėtij sezoni qė sapo ka nisur. Ėshtė pikėrisht kėtu, i ulur nė njė qoshe tė Milanelos, qė Paolo vendos tė tregojė rreth sukseseve, "dėshtimeve", dhe se si ia bėn qė nė moshėn 40 vjeē (i mbush qershorin tjetėr) tė luajė nė serinė A, nė Champions League tė vrapojė qindra kilometra mbi kėpucėt e rėnda me taka, tė kryqėzojė kokėn dhe kėmbėt rreth tri herė nė javė me kundėrshtarė qė mund tė ishin fėmijėt e tij. E pyes se kur mund tė perėndojė njė kampion i papėrsėritshėm dhe njė legjendė e gjallė si ai, ndėrsa ai hap sytė e kaltėr, buzėqesh dhe bisedon e fillon pikėrisht pėr gjurin e majtė. "Mė ėnjtej dhe mė shkaktonte vazhdimisht dhimbje, por mė vonė zbuluam se ishte njė kockė qė mė pengonte shtrirjen komplet tė gjurit. Kam vuajtur shumė, por gjithsesi luajta shumė ndeshje, pėrfshi kėtu edhe finalen e kupės sė kampioneve nė Athinė. Sa herė qė futesha nė fushė pėr nxehjen i thosha vetes: Nuk mundem, nuk e bėj dot, mė dhemb me tė vėrtetė shumė. Pastaj, pėr 90 minuta entuziazmi dhe forca e vullnetit funksionin si qetėsues dhe ilaē magjik. Mė e keqja vinte mė vonė".


    Tė dielave "heronjtė" e Milanit duken gjithmonė tė rinj dhe tė bukur. Plaken ditėt e tjera, nė fushė, ku shtrihen dhe provojnė skema apo nė sallone ku ēlodhen. Ėshtė pikėrisht aty qė ndiejnė se kanė paksa dhimbje shpine nė pasditet me shi, frikėsohen se ndonjė muskul i kofshės i sfilitur nga lodhja nuk ndalon sė dridhuri pa ndihmėn e ndonjė fizioterapisti. Dikur nuk ishte kėshtu. Kur tė ikėn rinia, sidomos nė profesionin e tyre, ėshtė e vėshtirė. Tė mėdhenjtė e tjerė kanė hequr dorė, Rosi dhe Billy Kostakurta, tė tjerė janė nė metrat e fundit si Kafu dhe Serxhinjo, dhe pėlqejnė tė rrinė nėn shoqėrinė tyre si ujqit, ose vetėm si ujqėrit e vjetėr tė kopesė. Mė pas Maldini shton: "Nė stėrvitjet e vėrteta ėshtė e pamėshirshme. Stėrvitjet janė pasqyra mė e mirė pėr tė treguar atė ēka po ndodh me ty. Unė e di qė po plakem nė mes tė kėtyre djemve gjithmonė e mė tė shkathėt dhe mė tė rinj, por pėr fat tė mirė metodat e pėrgatitjes janė personalizuar dhe mė ndihmojnė pėr tė zgjatur karrierėn. Po tė jap njė shembull: kur luaja nė krah punoja shumė me shpejtėsinė dhe rezistencėn, sot si qendėrmbrojtės nė pjesėn mė tė madhe merrem me markimin. Nė praktikė, gjatė javės nuk bėj gjė tjetėr. Lodhem mė pak, ndoshta dhe mbi tė gjitha pėr kėtė arsye ndihem shumė i fortė edhe pse gjymtyrėt e mi dhembin". Kam qenė me fat, thotė. Por bujarisė sė natyrės i ėshtė shtuar shumė edhe entuziazmi, ambicia dhe rreptėsia e zbatimit tė rregullave me pėrpikėri tė paparė. Ka filluar qė 16 vjeē, kurrė nuk ėshtė dėmtuar rėndė dhe ėshtė mė tepėr njė nga ata qė "thyejnė" shpirtin dhe kurajėn, se sa kėmbėn apo kaviljen. "Nėse do tė mė kishte ndodhur qė tė rrija larg fushės pėr njė vit e gjysmė, nuk e di se si mund tė kisha reaguar. I pėrballoj problemet vetėm nėse gjendem pėrballė tyre. Mund ta imagjinoj se shumė gjėra do tė vareshin nga marrėdhėniet e mia me familjen, nga afrimiteti me miqtė e mi. Pėr mua tė luash futboll ka qenė gjithmonė njė ėndėrr qė shihja edhe ditėn, prandaj edhe sot kėrkoj akoma tė ndjek rutinėn, pa u pėrzier me tė tjerėt. Nuk jam fantazist, por mė pėlqen shumė estetika e profesionit tim. Mė pėlqen tė provoj njė gjest qė tė mė dallojė nga tė tjerėt dhe qė pėrfaqėson njėkohėsisht edhe njė dėshmi personaliteti. Tė stoposh njė top nė njė farė mėnyre, nė zonėn time mė jep kėnaqėsi tė paimagjinueshme. Nė mes tė tė tjerėve nė dhomat e zhveshjesh mė konsiderojnė tė gjithė mė tė riun. Por unė e di qė realiteti ėshtė ndryshe". tani Maldini ndodhet nė sallėn e shtypit tėrėsisht tė shkretė, i ulur nė njė bankė qė i ngjan me ato qė gjenden akoma nė shkollat fillore. Nė dorė mban njė kapele bejsbolli blu dhe tė kuqe. Dita e tij mbaron nė orėn 2 pasdite, ndėrsa ajo e kolegėve tė tij fillon nė katėr. E presin. Ai e di qė pas disa javėsh do tė bashkohet me ta. Ėshtė kapiteni dhe nė kėto dhoma kur kalon ai tė gjithė i hapin rrugė, njė shenjė respekti. "Ujku" plak ėshtė sėrish aty ėshtė sėrish numri njė. "Tani do tė kthehem nė Milano, mė pret njė pasdite si njė njeri normal, fare e thjeshtė. E di qė jam i privilegjuar por nuk jetoj nė njė planet tjetėr. Mbi tė gjitha qėndroj me fėmijėt e mi. Nuk kam frikė tė shoh trupin dhe kam frikė se mos plakem nė mendje. Kam nevojė tė ndihem gjithmonė i gjallė. Nuk do tė shkoja kurrė pėr tė jetuar nė njė ishull. Mė pėlqejnė Milano dhe Nju-Jorku sepse janė qytete tė zhurmshme dhe ndoshta kam nevojė pėr stres pėr t‘u ndjerė i qetė". Fėmijėt e Paolos quhen Kristan dhe Daniel. Respektivisht 11 dhe 5 vjeē. I pari dėshiron tė bėhet kampion dhe tė mbajė veshur tė njėjtėn fanellė si i ati, ndėrsa vogli, thotė shpesh Maldini, ėshtė njė rrugaē simpatik qė ngatėrron gjithė botėn. I kanė parė tek luajnė. Kanė qenė mė me fat se ai (Maldini), qė lindi pasi i ati ishte tėrhequr nga sporti. Ata sigurisht do tė donin qė babai i tyre tė mos heqė dorė kurrė. "Unė besoj te lumturia. E di qė ekziston dhe di qė ajo mund tė pėrsėritet. Kam qenė shumė herė i lumtur, si atė herė kur nė ekranin e ekografisė ndjeva tė rrahurat e zemrės sė fėmijės tim nė barkun e bashkėshortes, Adrianės. Mė ngjante ēmendurisht shumė. Ishte njėlloj si unė kur isha gjashtėmuajsh. Nėse mė duhet ta pėrcaktoj fjalėn dashuri, mė duhet tė kujtoj atė pasdite nė klinikė, atė imazh dhe atė emocion. Po pėrpiqem t‘i edukoj mirė fėmijėt e mi, ashtu si prindėrit tanė kanė bėrė me ne, mbi tė gjitha nėna ime, Maria Luisa, qė dinte tė na dėgjonte, tė na fliste dhe tė na jepte kėshilla edhe pėr babin qė ishte gjithmonė pas topit. Edhe unė flas shumė me Danielin dhe Kristianin. U tregoj atyre pėr fėmijėrinė dhe adoleshencėn time. U shpjegoj se ndoshta kam qenė mė i lirė se ata, se nė ato kohė kishte mė pak rreziqe, se ėshtė e rėndėsishme tė dish tė zgjedhėsh, tė kuptosh ndryshimin mes njė shoqėrie tė mirė. Ashtu si tė gjithė, kam ankthe dhe frikė pėr fėmijėt e mi, megjithatė deri tani mendoj se kam qenė njė baba i mirė, pavarėsisht gabimeve, mungesave, lodhjes dhe mungesė sė vėmendjes". Pastaj tregon se vitet e tij mė tė vėshtira kanė qenė ato nga 18 deri nė 25 vjeē. "Isha shumė i turpshėm dhe mė duhej tė mėsoja, ndėrsa sot ndihem shumė i lirė qė tė them atė qė dua tė them. Nuk jam perfekt, por mendoj se jam njė njeri i drejtė, njė cilėsi qė e di qė e kam, ndaj kėrkoj qė tė tjerėt ta respektojnė. Nuk i duroj dot tradhtitė, zilitė, gjėrat e kėqija, sepse kam pėrjetuar shumė tė tilla, si nė fushė, ashtu edhe nė jetė. Nuk zihem shpesh, por kur e bėj nė kokėn time ka njė arsye shumė tė madhe dhe mė pėlqen ta pranoj. Jam njė njeri qė mė ngelet hatri shpejt". Nė moshėn 40-vjeēare mund tė ndodhė qė tė japėsh pak intervista, t‘i takosh miqtė vetėtimthi, tė mos shohėsh kurrė televizor, tė mėsosh anglishten vetėm, tė dėgjosh radio dhe muzikė amerikane dhe tė mendosh pėr tė ardhme: trajner apo komentator sportiv, pėrse jo tė dyja profesionet? Maldini kėrkon tė shtrihet nė bregun e detit duke pritur me qetėsi dhe entuziazėm perėndimin. Pas tetė muajsh do tė heqė dorė nga futbolli, pėr tė mos rrezikuar qė tė bėhet njė djalosh-plak me uniformė dhe kėpucė me taka, duke mos ndaluar dot asnjė kundėrshtar. Disa ditė mė parė, Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, i kėrkoi se ē‘mund tė bėnte mė vonė, ndėrsa ai iu pėrgjigj: "Nuk e di, flasim pas ca kohe". Nė shoqėritė e Berluskonit pėr tė portat janė gjithmonė tė hapura. "Do tėrhiqem, sepse nuk dua tė rrezikoj tė shkoj mė tej, sepse dua tė arrij moshėn 50 vjeē pa asnjė frakturė, sepse dua ta kem akoma mundėsinė pėr tė luajtur ndonjė ndeshje futbolli me miqtė e mi, apo tenis me fėmijėt e mi. Do tė heq dorė, sepse duhet tė mbrohem dhe tė kem njė ekzistencė normale. Nuk kam frikė nga zbrazėtia, nuk do tė nis njė jetė tė re. Sigurisht qė do tė mė mungojė fusha, shokėt e skuadrės, emocioni i njė goli, i fitoreve, lotėve dhe inatit pėr njė humbje. Megjithatė nuk do tė bėhem kurrė trajner, ėshtė njė zanat qė nuk mė pėlqen. Kur luan, duhet tė komunikosh tri herė nė javė me shtypin, duhet tė drejtosh njė grup prej tė paktėn 25 djem, tė kesh biseda tė ndryshme me drejtuesit dhe presidentin e shoqėrisė, por edhe me Berluskonin. Duhet tė udhėtosh nė gjithė botėn pėr tė punuar dhe mua nuk mė pėlqen tė jem njė turist me familjen time. Kjo ėshtė edhe njė ndėr arsyet qė unė nuk u largova kurrė nga Milani. 40 vjeē fillon tė flesh disa orė mė pak dhe tė mendosh gjėra qė mė parė as qė i kisha imagjinuar. Maldini ul sytė mbi kapelėn qė mban nė dorė: "Prej pak kohėsh kam filluar tė mendoj edhe pėr vdekjen, por asnjėherė ditėn, gjithmonė natėn, kur nuk mė zė gjumi. Mendoj si do tė jetė? E ndiej si pjesė tė jetės, por pėr momentin nuk mė tremb. Mendoj pėr tė afėrmit e mi, pėr veten. Jam besimtar, fėmijėt e mi shkojnė nė njė shkollė katolike, ndėrsa unė shkoj rrallė, shumė rrallė nė kishė. Sforcohem ta mbaj Zotin brenda meje. Megjithatė i lutem shpesh Jezusit, apo Shėn Marisė me fjalė qė mė dalin nga zemra, jo me fjalė standarde, qė duhet t‘i mėsosh nė bibėl. Nganjėherė lutem pėr njerėzit qė Zoti t‘i mbrojė, por lutem edhe pėr paqen. Lutem pėr kė vuan larg meje, larg prej kėtu, larg nga ne, ose janė edhe fjalė falėnderuese pėr atė ēka kam arritur nė jetė, pėr ēdo gjė tė bukur dhe tė lehtė. U them qė shpesh privilegjet janė pasaporta drejt vetėshkatėrrimit. Paolo Maldini mė sheh si me turp dhe thuajse i ofenduar. "Mua nuk do tė mė ndodhė". E pyes se si dėshiron qė ta thėrrasin, ndėrsa ai pėrgjigjet kėshtu: "Njė njeri i thjeshtė".




    Kur forca shkrihet me dėshirėn



    Koha ikėn shpejt dhe sporti e tregon kėtė mė shumė se rrudhat nė fytyrė. Jo pėr atė qė duket, por pėr atė qė nuk ndjen mė brenda vetes. Pjekuria ėshtė periudha mė e bukur, ndėrsa dėshira pėr tė markuar dikė ngelet vetėm njė dėshirė. Ėshtė e vėrtetė qė mund tė stėrvitesh, tė hysh me shokėt nė fushė, por janė muskujt ata qė vendosin se ēdo tė ndodhė me ty. Pėr tifozėt e Milanit bukuroshi 40-vjeēar ėshtė legjenda e gjallė e kuqezinjve, sepse tė shohėsh njė mbrojtės qė lufton pėr tė markuar njė kundėrshtar rreth 15 vjet mė tė ri se vetja, nuk tė ndodh shpesh.

    Paolo Maldini, 39 vjeē, ėshtė akoma nė fushė dhe ky ėshtė njė lajm i mrekullueshėm pėr tė gjithė ata qė e adhurojnė. Sigurisht qė nuk luan nė tė gjitha ndeshjet, por nė finalen e Champios Leagueas ishte. Nuk ėshtė kampion bote, sepse u largua nga Botėrori i 2002-it, por ėshtė gati pėr kampionatin qė sapo ka nisur. Sigurisht nuk ėshtė mė 20 apo 30 vjeē, por gjithsesi ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme mė shumė se plot 20-30 vjeēarė. Tashmė gjithmonė e mė shumė ekziston mundėsia pėr t‘u larguar nga fusha e futbollit shumė vonė: stėrvitesh mė mirė dhe punohet mė shumė pėr tė parandaluar dhe kuruar dėmtimet e ndryshme. Dikur tridhjetė vjet ishin thuajse fundi, ndėrsa sot edhe nė moshėn 35 vjeē mund tė flitet pėr kontrata dhe tė ardhme pa u trembur aspak se dikush mund tė tė quajė "gjysh". Janė pikėrisht ata qė kanė njė forme fizike tė pėrsosur, si Pietro Vierchowod, qė ka luajtur deri nė prag tė dyzetave, apo portierė si Ballota dhe Paljuka edhe ata 40 vjeēarė, Oskar Bevi, kapiten i Torinos edhe ai nė tė 40-at, apo Billi Kostakurta qė hoqi dorė pikėrisht kur mbushi kėtė moshė. Pikėrisht duke parė kėto dhe tė tjerė shembuj mund tė thuash me plot gojėn se shprehja "rini e djegur" nuk pėrdoret mė. Paolo Maldini ka pasur njė baba futbollist dhe trajner, ka parė, ka mėsuar, ka kuptuar si "ushqehet" dhe shkėlqen njė pasion, sepse ai gjithmonė ka dashur tė bėhet futbollist. Kurrė nuk ka pasur shumė ndryshim midis asaj qė ishte dhe mėnyrės se si luante: ekuilibėr, agresivitet, ndėrgjegjshmėri. Kapiteni legjendar jeton nė Milano, ėshtė gjithmonė i matur dhe i vendosur nė ato qė bėn. Platini hoqi dorė nga sporti se u mėrzit, edhe Tardeli gjithashtu. Sepse nė njė fare pike koka lodhet, ndjek mendimet e veta dhe nuk mendon mė pėr trajektoren e topit. Nė kėtė pikė ėshtė e kotė tė lodhesh me stėrvitje tė tjera. Pėr Paolo Maldinin nė fakt ajo trajektore ėshtė akoma gjithēka, ėshtė njė kometė, ėshtė universi. Muskujt nuk janė tė lodhur, thjesht i pėrgjėrohen dėshirės dhe vullnetit.




    Shqip
    #VamosArgentina

  9. #3039
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mesi: Jemi fantastikė!

    1 Shtator Ylli argjentinas i Barcelonės, Lionel Mesi, deklaroi se kėtė sezon skuadra e drejtuar nga Frenk Rajkard ėshtė forcuar edhe mė shumė dhe se do tė kėrkojė tė fitojė tė gjithė titujt e mundshėm. “Mendoj se kemi ndėrtuar njė skuadėr tė madhe. Kemi lojtarė shumė cilėsorė, tė cilėt do tė na ndihmojnė nė realizimin e objektivave. Skuadra ka punuar shumė mirė gjatė fazės pėrgatitore dhe tani do tė pėrpiqemi tė tregojmė forcėn tonė nė ndeshjet zyrtare. Kemi bėrė njė punė shumė tė mirė dhe dėshirojmė tė fitojmė gjithēka. Kemi ndėrtuar njė skuadėr mė tė vėrtetė fantastike, e cila pretendon shumė kėtė sezon. Shpresojmė qė t’ia dalim mbanė”. I pyetur pėr dėmtimin e Samuel Eto’osė, i cili do tė qėndrojė dy muaj larg fushave tė lojės, talenti argjentinas tha: “Jemi shumė tė mėrzitur pėr atė qė i ndodhi Samuelit. Pėr njė futbollist ėshtė diēka e tmerrshme tė dėmtohet nė fillim tė sezonit. Megjithatė jam i bindur se Eto’o do tė rikuperohet shumė shpejt dhe do tė jetė i gatshėm pėr skuadrėn nė ndeshjet deēizive. Mė vjen keq pėr tė sepse edhe sezonin e kaluar i ndodhi e njėjta gjė, njėsoj si edhe mua. Jam i bindur se do tė gjejė forcėn e duhur pėr t’u rikthyer”. Lionel Mesi foli gjithashtu pėr takim e radhės nė kampionat kundėr Atletik Bilbaos. Argjentinasi u premtoi tifozėve katalanas se nuk do tė pėrsėritet mė i njėjti gabim si me Rasing Santanderin nė javėn e parė. “Duhet tė tregohemi tė kujdesshėm, tė mos bėjmė tė njėjtat gabime. Besoj se barazimi nė Santander ishte vetėm njė aksident dhe asgjė mė shumė. Kundėr Atletik Bilbaos do tė luajmė nė fushėn tonė, e dimė qė do tė jetė e vėshtirė, por me skuadrėn qė kemi shpresojmė qė tė fitoren e parė nė kampionat. Do tė luajmė pėrpara tifozėve tanė dhe jam i bindur qė nuk do t’i zhgėnjejmė”, tha Mesi. Pėr sa i pėrket talentit meksikan, Xhovani dos Santos, argjentinasi tha: “Eshtė njė lojtar shumė i mirė, por ėshtė shumė i ri dhe ashtu si unė ka ende shumė punė pėr tė bėrė. Deri tani ka treguar se ėshtė i vlefshėm, shpresoj qė tė vazhdojė kėtė rrugė qė ka nisur”. Pėr sa i pėrket vdekjes sė lojtarit tė Seviljes, Antonio Puertas, Mesi u shpreh shumė i indinjuar: “Nuk di ēfarė tė them. Nuk e kam njohur personalisht, por mė vjen shumė keq pėr tė dhe familjen e tij. Vdekja e tij ėshtė njė lajm i tmerrshėm pėr botėn e futbollit nė pėrgjithėsi dhe sidomos pėr Spanjėn”. Pėr sa i pėrket shortit tė Champions League, ku Barcelona ėshtė renditur nė Grupin E dhe do tė luajė kundėr Lionit, Rejnxhėrsit dhe Shtutgartit, Lionel Mesi th: “E dimė qė ēdo ndeshje do tė jetė e vėshtirė sepse bėhet fjalė pėr njė kompeticion tė madh si Champions League. Duhet tė shkojmė ndesje pas ndeshje dhe duhet tė japim maksimumin nė ēdo takim. Nuk pres surpriza sepse me rivalėt qė kemi, pa i ofenduar, mendoj se vendi i parė nė do tė jetė njė detyrim pėr ne. Kemi njė skuadėr tė madhe, nga e cila shpresojmė shumė kėtė sezon”.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  10. #3040
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mijėra adhurues tė Torinos presin Recoban


    Alvaro Recoban e kanė pritur pothuajse pesė mijė adhurues tė Torionos nė paraqitjen e tij tė parė, ku ka ardhur si huazim nga Interi.



    Adhuruesit e Torinos nė uruguaian shohin njė udhėheqės tė ekipit i cili ka pėr qėllim tė mbetet nė Serie A. Recoba, megjithatė, ka qenė i ngazėllyer nga pritja qė i kanė pėrgatitur adhuruesit e Torinos.

    “Kėso pritje nuk mbaj mend nė karrierėn time. Kėtė nuk mė kanė ofruar as adhuruesit e Interit. Jam nė dijeni qė ky nuk ėshtė ekip i cili mund tė fitojė kampionatin e Serie A, por jam i sigurt qė mund tė jemi tė mirė”, ka thėnė Recoba.

    “Vetėm Massimo Moratti ka pasur dėshirė tė mė sheh nė Torino. Por, ju premtoj qė do tė jap gjithēka nga vetja dhe ua kthejė me tė mirė kėtė pritje tė shkėlqyeshme adhuruesve”, ka pėrfunduar Recoba.
    Sui generis

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •