Close
Faqja 293 prej 311 FillimFillim ... 193243283291292293294295303 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,921 deri 2,930 prej 3101
  1. #2921
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Manēini-Morati plasin “xixat”


    22 Gusht Vetėm disa minuta nga fundi i ndeshjes Inter?Roma, pėr Superkupėn e Italisė, e fituar nga verdhekuqtė me rezultatin 1?0 (De Rosi me penallti), Masimo Morati, presidenti zikaltėr, ishte nė dhomat e zhveshjes pėr tė ftuar tė gjithė lojatarėt interistė qė tė dėgjonin fjalėt e tij, nė heshtje, qė tė ndėrgjegjėsoheshin, pėr njė lojė tė shėmtuar dhe pėr mungesė impenjimi, “sėmundja” qė ka penguar gjithmonė milanezėt tė ecin pėrpara. Njė tė bėrtitur tė fortė, njė “tėrheqje veshėsh” dhe njė fjali e tepėrt: “T’iu vijė turp!”. Me tone tė larta, padroni i kampionėve tė Italisė ka tėrhequr vėmendjen e gjithė skuadrės, pėr paraqitjen jo tė denjė nėn sytė e publikut, nė ndeshjen e parė zyrtare. Diēka e tillė ndodhi edhe sezonin e shkuar, kur pas dy humbjeve tė turpshme nė Champions League, ndaj Sporting Lisbonės dhe Bajern Mynihut (nė “San Siro”), Morato i bėrtiti skuadrės. Por, mbrėmjen e tė dielės, menjėherė pas humbjes, Morati shmangi kamerat dhe mikrofonat, duke mos dhėnė asnjė intervistė pėr humbjen. Presidenti zikaltėr kishte lėnė pushimet e tij nė Forte dei Marmi pikėrisht pėr tė qėnė nė tribunėn e “San Siro”?s dhe menjėherė pas humbjes, ėshtė kthyer nė vilėn e tij, nė Sardenjė. “Nuk ia vlen tė flasėsh pėr proēese apo alarm nė selinė e Interit. Tė mos ekzagjerojmė”, tha Morati nga rezidenca e tij, “sepse jemi nė fillim dhe ka shumė punė pėr tė bėrė dhe takime tė rėndėsishme pėr tė zhvilluar. Me siguri, kishte shumė gjėra qė nuk mė pėlqyen dhe ekipi gaboi edhe ato mė elementaret. Por, duhet tė them se ishim edhe pak tė lodhur, me kėmbėt ende tė rėnda”. I qetė, por jo i shqetėsuar, por vendimtar pėr tė shmangur qė nė fillim “pengesat” e para, mbi tė gjitha ato tė aspektit psikologjik, qė mund tė shfaqen si vėshtirėsi gjatė sezonit: “Humbja nė Superkupė do tė na ndihmojė qė tė kthehemi menjėherė me kėmbė nė tokė”, tha Morati. “Nuk duhet tė besojmė se jemi kaq tė fortė pėr tė fituar edhe pa nevojėn e pėrqėndrimit. Nė kėto nivele askush s’mund t’i lejojė vetes rėnie apo luhatje, sidomos kur pėrpara ke njė ekip si Roma. Na duhet mė shumė krenari dhe vendosmėri, sepse kėto munguan nė ndeshjen e Superkupės. Edhe motivimi ishte i vogėl, sikur djemtė nuk dėshironin atė trofe. Pastaj, duhet tė futesh nė fushė duke mos menduar se je mė i miri, vetėm sepse njė sezon mė parė ke fituar me rekorde. Titulli i fituar nuk ėshtė njė garanci pėr gola, njė vit mė pas. Pa sakrificė dhe respekt pėr kundėrshtarin, nuk mund tė shkosh gjėkundi. Manēini kėrkon njė mbrojtės krahu? Mos po talleni me mua?! Asnjė nuk vjen, merkato ėshtė mbyllur. Jemi top dhe duhet tė synojmė ēdo trofe, pikė!”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  2. #2922
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Emerson, Nisje E Forte “ Me Milanin Do Te Kthehem I Madh “

    Puma eshte gati per kuqezite : “ Nuk kam pubalgji, do te jap kontributin tim ne fushe dhe jashte saj.Ne Madrid mungon respekti.Do te ndjek shoket ne Gennova per te bere tifozllek.



    E kishte thene, Emerson, qe nuk i ka zbrazur valixhet.Kishte te drejte.Duhej te ishte nisur te merkuren e shkuar, eshte nisur nje jave me vonese.Nje gje eshte e qarte : ketu ne Madrid, me mire, ne Real Madrid, nuk doja te qendroja me.Historia ishte e shkurter ( nje sezon ), i kushtueshem ( Madridi ka paguar 16 milion euro dhe e rishiti 5 milion ).Te marten ne mbremje Emerson ka fjetur i lumtur.Dje po eshte zgjuar heret. “ Kisha nje thes me gjera per te bere, kam shkuar ne Valdebebas per te sistemuar rrobat e mija, pastaj perfundova pergatitjet per nisjen.



    - Cfare po sjell nga pas ?

    “ Titullin, la Liga e fituar ne 17 qershor.Gjeja me rendesishme e gjithe kesaj historie.Ne foto te skuadres kampione 2007 une dhe mister ( Fabio Kapelo ) do te jemi gjithmone.



    - Cfare te ka mesuar kjo experience ?

    “ Ti jap vleren e duhur gjerave.Ne qoftese njeri nuk eshte mire, nuk eshte i kenaqur, eshte e kote te keshe gjithshka.Per shtate muaj u gjenda ne nje situate te panjohur.Gjeja qe me ka ndihmuar te kuptoj eshte qe leket nuk jane gjithshka.Kur gjeta qetesine e mbylla si i madh : ne fillim titullin dhe pastaj kalimin tek Milani, nuk eshte skuader dosido”.



    - Ishte e forte ?

    “ Per nje moment kam dyshuar me vehten time.Nuk isha me i sigurt ne menyrat e mija.Pastaj me interesimin e Milanit dhe te Interit fillova te ringjitem.Mund te beja me shume ketu, por nuk ishte faji im.



    - E prisnit interesimin nga ana e Milanit ?

    “ Me ka pelqyer pa mase ti pergjigjem me rrespekt shume njerezve te rendesishem si keta te Milanit, ishte e jashtezakonshme qe mund te shihje te te rinjohin ato qe ke bere dhe ato qe mund te besh akoma.



    - Cfare kerkon Emerson tek Milani dhe cfare mund te jape ?

    “ Kerkoj qetesi dhe gjakftohtesi.Vij nga nje skuader e madhe, do te kem pergjegjesi te pershtatem ne klub sepse presin gjera te rendesishme nga mua.Do te kerkoj te jap kontributin tim, si gjithmone, ne fushe dhe jashte saj.Por jam i sigurt qe nuk do te jete shume e komplikuar si ketu ne Madrid, sepse tek Milani te mbeshtesin, ambjenti te ndihmon, ka nje grup pozitiv, dhe rrotull ka nje respekt qe ketu me ka munguar.Gjeja qe me shume me ka plagosur.



    - Me cilin ke folur keto dite ?

    “ Kam pare Ronaldon kur kaloi ne Madrid disa dite me pare.Pastaj me kane telefonuar Kafu dhe Kasano, dhe Karnavaro me ka derguar nje SMS shume te bukur.Kemi kaluar tre vjet sebashku, eshte njeri i madh.



    - Kur mund te jeni gati per te luajtur ?

    “ Me telefonoi edhe Anceloti per ta ditur, dhe ju pergjigja me ndershmeri : deri tani jam stervitur por nuk kam luajtur sepse nuk kam pasur mundesi ta beja.Me mungon ritmi.Sot do te bej vizitat mjeksore dhe pastaj do t’i futem menjehere punes.Nuk kam pubalgji, por vetem disa probleme te trasheguara te moshes.Anceloti do te donte ndoshta te me kishte te gatshem per superkupen, pastaj do te jete pushimi i kampionatit qe mendoj se do te me sherbej.



    - Dini gje me cilen skuader luan Milani te djelen ?

    “ Jo.Nuk dua te interesohem perpara me teper per supersticion.Ne Genova ? Mire, do te udhetoj me shoket e mi per t’I mbeshtetur ”.



    - Mendimi i fundit ?

    “ Gjithshka eshte mire kur mbaron mire.Dhe kjo vlen per te tre : Ai qe firmosi, Reali dhe Milani “
    Sui generis

  3. #2923
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Roma bie dakort me Real pėr Cicinho

    Mbeten akoma edhe disa formalitete per te sistemuar para se te leje Realin e Madridit, pastaj neser ne mengjes Cicinho do te jete nje lojtar i Romes. Verdhekuqte kane rene dakort si me klubin spanjoll, mbi bazen e 9 milioneve euro si dhe me brazilianin qe eshte gati per te firmosur nje kontrate 5 vjecare me 2.2 milion euro ne vit.Ishte vendimtare edhe deshira e Cicinhos qe te kaloje ne sherbim te Spaletit, tratativa e mban ne Bernabeu deri pak para mesnate.
    Sui generis

  4. #2924
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Chelsea dhe Madrid arrijnė marrėveshje pėr Robbenin

    Kalimi i Arjen Robbenit tek Reali i Madridit mė nė fund do tė realizohet, pasi qė Chelsea ka arritur marrėveshje me kampionėt spanjoll, mbi shumėn e parave pėr transferimin e holandezit.

    Anėsori 23-vjeēar ėshtė lidhur me njė kalim nė Bernabeu, qė verėn e kaluar kur presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, kishte premtuar se do ta sillte atė nė klub. Marrėveshja kishte ngecur rreth vlerės sė lojtarit, tė cilin Real Madrid e vlerėsuan me ēmim prej 36 milionė eurosh.

    Ish ylli i PSV Eindhoven, i cili fillimisht pati sukses tė madh nė Stamford Bridge para se tė humbte rrugėn e tij nėn menaxherin Jose Mourinho vitin e kaluar, gjatė ditės sė sotme do tė udhėtojė pėr nė Madrid, dhe do tė nėnshkruajė njė kontratė pesėvjeēare, pas kalimit tė testit mjekėsor.

    Presidenti i Realit Ramon Calderon, me kėtė transfer, mban njė pjesė tė premtimeve tė tija, tė cilat ishin tė nėnshkruajė me Cest Fabregas, Kaka dhe Arjen Robben.

    Nėnshkrimi i fundit do ta ēojė shifrėn e harxhuar nga spanjollėt nė mbi 100 milionė euro. Shuma ėshtė harxhuar me sa vijon:

    Pepe – 30 milionė euro,
    Drenthe – 18 milionė euro,
    Snejder – 27 milionė euro,
    Robben – 36 milionė euro,
    Heinze – 10 milionė euro,

    Gjithsej tė harxhuara – 121 milionė.

    Javier Saviola, Christoph Metzelder dhe Jerzy Dudek nėnshkruan nga transferi i lirė
    Sui generis

  5. #2925
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Eusebio: Goli ėshtė thelbi i futbollit

    23 Gusht Kampioni portugez i viteve _60?’70 kujton historinė e tij, “prek topin” e sotėm dhe pranon: “Nė “Angli ’66" e gjithė bota mė pa kush isha”



    “Pantera e Zezė” ėshtė njė prej futbollistėve mė tė mirė tė botės. Dhjetė herė rresht golashėnuesi mė i mirė i Portugalisė, fitues i Topit tė Artė, Kėpuca e Artė e “Angli ’66"... janė vetėm disa nga arritjet fantastike tė Eusebio da Silva Ferreiras. Tani ėshtė 65 vjeē, por pėr tė ėshtė e pamendueshme tė qėndrojė pa lėvizur, madje ende merret me topin e rrumbullakėt. Si ambasador i Benfikės dhe Portugalisė, Eusebio ėshtė gjithnjė nė lėvizje. Kur flet pėr futbollin me spanjollen “Don Balon”, ylli i Portugalisė, i “importuar” nga Mozambiku, harrohet dhe nuk di tė ndalet. Emocionohet kur kujton epokėt e tij tė artė dhe prek thuajse gjithēka, nga kontrata e parė, tė cilėt ia pat firmosur e ėma, deri te koha kur doli kampion edhe nė SHBA.



    ? Vitin e fundit shėndeti juaj nuk ka qenė shumė i mirė. Natyrshėm duhet ta nisim me “si ndiheni tani”?

    ? Mjaft mirė! Falė Zotit ndihem shumė mirė. E kam marrė veten dhe kam dėshirė tė vazhdoj punėn time.

    ? Nuk e keni lėnė kurrė punėn, gjithmonė me futbollin, sigurisht.

    ? Po, kėshtu ėshtė. Tani punoj me Benfikėn dhe ekipin kombėtar. Jam ambasador i tij nė botė.... Shumė punė (qesh).

    ? Keni filluar tė luani nė vendin tuaj tė lindjes, Mozambik, nė qytetin Lurenso Markesh (sot Maputo). Ē’kujtoni nga ajo kohė?

    ? Ka kaluar shumė kohė. Nuk e kisha menduar kurrė qė do tė mė ndodhnin tė gjitha ato qė mė ndodhėn. Gjithēka fantastike. Futboll mė ka dhėnė shumė: kam luajtur mė shumė se 700 ndeshje dhe i mbaj mend tė gjitha.

    ? E tmerrshme! Faktikisht keni luajtur 715 ndeshje dhe keni shėnuar 733 gola nė Portugali. I mbani mend edhe golat?

    ? Tė gjithė, patjetėr.

    ? Eshtė e vėrtetė qė para se tė shkonit te Benfika kishit njė kontratė me Sportingun e Lisbonės?

    ? Jo, gjithēka ėshtė gėnjeshtėr. Kurrė nuk ka ndodhur njė gjė e tillė. Mamaja ime firmosi vetėm njė kontratė, jo dy. Kur ika nga Mozambiku isha i lidhur vetėm me Benfikėn. Ka 40 vjet qė fliten budallallėqe pėr kėtė gjė.

    ? Mė falni, kontratėn e parė e ka firmosur mamaja juaj?

    ? Po, sepse kur ika isha vetėm 17 vjeē dhe mamaja firmosi kontratėn time me Benfikėn.

    ? Keni fituar 12 kampionate me Benfikėn, Kupėn e Kampionėve, por edhe gjysmėfinalistė nė Kupėn e Botės. Vėrtet mbresėlėnės!

    ? Kur luaja unė kishim njė skuadėr tė madhe. Nė vitet 60' s’isha vetėm unė, por edhe shumė shokė qė e bėnė tė madhe atė skuadėr. Atėherė luanim me Barēėn e Realin dhe i mundnim gjithmonė (qesh).

    ? Me Realin keni luajtur njė prej ndeshjeve mė tė mira tė historisė, finalen e Kupės sė Kampionėve 1962, tė fituar nga Benfika 5?3...

    ? Ishte ndeshje fantastike... dhe pėr mė tepėr fituam kupėn. Ishte Reali i Di Stefanos qė kishte fituar pesė Kupa Kampionėsh. Shėnova dy gola, por finalen e fitoi Benfika, jo Eusebio.

    ? A e quani veten futbollistin mė tė mirė tė historisė?

    ? Jo, kurrė nuk e kam menduar veten mbi tė tjerėt. Sigurisht, nėse thonė tė tjerėt diēka tė mirė pėr mua mė bėhet qejfi, por kaq. Unė gjithmonė jam pėrpjekur tė bėj mė tė mirėn brenda dhe jashtė fushės.

    ? Sa do tė kushtonte sot kalimi i Eusebios nė njė klub tė madh europian?

    ? (Qesh) Nuk e di, kėtė duhet ta thonė gazetarėt...

    ? Shumė, me siguri. Dhe do tė fitonit po aq shumė, e keni menduar ndonjėherė?

    ? Po, ėshtė e vėrtetė. Sot tė paguajnė mjaft mirė. Nuk e di sa do tė paguanin presidentėt pėr mua, por e di qė sot futbollistėt jetojnė shumė mirė dhe mė bėhet qejfi. Sepse e meritojnė.

    ? Keni ndjerė ndonjėherė zili?

    ? Kurrė, pėr atė Zot! Edhe nė kohėn time na paguanin mirė. Jo kaq shumė sa tani, por shumė mirė.

    ? Ekspertėt thonė qė mes mė tė mirėve tė tė gjitha kohėrave, ju dalloni sepse kemi qenė mė i fuqishmi fizikisht. Jeni dakord?

    ? Eshtė e vėrtetė qė kam qenė i fortė. Di Stefano ishte i madh, po ashtu dhe Pele. Tė gjithė kanė qenė tė mėdhenj dhe ndihem i nderuar qė emri im renditet pėrkrah kėtyre figurave. Por ėshtė FIFA qė duhet tė vendosė pėr kėto gjėra.

    ? Botėrori i vitit ’66 ishte arritja mė e madhe e juaja dhe Portugalisė. Mundėt Brazilin, pėrfunduat nė vend tė tretė dhe ju ishit lojtari mė i mirė.

    ? Ishte njė kompeticion fantastik. Ishte hera e parė qė Portugalia merrte pjesė nė Botėror dhe ishim tė shkėlqyer. Pėr mua, Anglia ishte skena ku mė pa e gjithė bota. Kupa e Botės ėshtė reklama mė e mirė. E gjithė bota na pa se si dolėm tė tretėt me ndeshje spektakolare.

    ? Si pėr shembull, ēerekfinalja ndaj Koresė sė Veriut. Pėrmbysja mė e madhe e gjithė historisė...

    ? E mbaj mend mjaft mirė. Po humbisnim 3?0 dhe mė pas fituam 5?3, me katėr gola tė shėnuar nga unė. Mė pas humbė ndaj Anglisė vendase, qė u shpall edhe kampione, por ndeshja me Korenė mbetet e paharrueshme.

    ? Njė periudhė e veēantė e karreirės tuaj, qė jo tė gjithė e dinė, ėshtė qė keni luajtur nė Amerikė. Me Bostonin, Toronton dhe Las Vegasin.

    ? Ishte njė pėrvojė e mirė. Bėmė njė punė tė mirė nė futbollin amerikan. Por s’isha vetėm, kishte Pele, Bekenbauer, Krujf, tė gjithė ishim tė rėndėsishėm. Shpesoj qė tani, edhe Bekami tė bėjė tė njėjtėn gjė. Futbolli, pak e nga pak, do tė bėhet i rėndėsishėm edhe atje. Shikoni kombėtaren ameikane, ēdo vit bėhet mė e fortė.

    ? Keni shėnuar mė shumė se 700 herė nė karrierėn tuaj. Ēfarė ėshtė goli pėr ju?

    ? Eshtė gjėja mė e rėndėsishme. Eshtė maksimumi i njė futbollisti, njerėzit paguajnė pėr ta parė golin. Skuadrat duhet tė kėrkojnė gjithnjė tė shėnojnė. Gjithmonė e mė shumė. Kur shėnon, qoftė edhe golin qė e ēon rezultatin nė 4?0, gjithmonė ėshtė e veēantė. Kėtė duhet tė bėjnė tė gjithė lojtarėt, sepse publiku do ta vlerėsonte.

    ? Mendoni se bashkėkombasi juaj, Kristiano Ronaldo, ėshtė lojtari mė i mirė i momentit?

    ? Eshtė ndėr mė tė mirėt. Mė pėlqen shumė. I ka tė gjitha pėr t’u bėrė mė i miri, por duhet tė luftojė me Ronaldinjon, Mesin, Runin... Do tė mė bėhej qejfi shumė po ta zjgidhnin si mė tė mirin.

    ? Po Murinjo si ju duket?

    ? Eshtė ndėr teknikėt mė tė mirė nė botė, pa dyshim. Por ka shumė trajnerė tė mirė. Pėr mua, Kapelo, Erikson, Rajkard dhe Murinjo janė katėr mė tė mirėt.

    ? Po Benfikėn tuaj si e shihni kėtė sezon? E ėndėrroni njė tjetėr triumf euroipian?

    ? Benfika, Reali apo Manēester Junaitedi, janė skuadra qė gjithmonė luajnė pėr tė fituar nė vendet e tyre. Kėtė vit kemi ndėrtuar njė skuadėr tė mirė dhe kam beism se sezoni do tė jetė i pėlqyeshėm. Sa pėr Champions League, e shoh tė vėshtirė. Le tė mundim Porton dhe Sportingun mė parė...

    ? Po nė kampionatin spanjoll, me cilėn skuadėr jeni tifoz?

    ? Sigurisht qė jam me Real Madridin, shpresoj qė ta fitoj sėrish titullin. Edhe pse Benfika ėshtė skuadra ime, qė i vogėl kam qenė tifoz me Realin.




    Sportekspres
    #VamosArgentina

  6. #2926
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dinjo: Kujdes, jam rikthyer!

    23 Gusht Tri ditė pėrpara fillimit tė kampionatit, tifozėt katalanas kanė arsye pėr tė qenė optimistė pėr sezonin e ardhshėm. Pėrveē blerjeve fantastike (Henri, Abidal, Milito dhe Ture) tė bėra nga drejtuesit katalanas, pėrveē gashtė fitoreve nė ndeshjet miqėsore tė fazės pėrgatitore, lajmi mė i madh pėr Barcelonėn ėshtė rikthimi i Ronaldinjo. Braziliani, i cili nuk ka marrė pjesė me Brazilin nė Kupėn e Amerikės, ka bėrė pėrgatitjet e tij pėr tė qenė nė formėn mė tė mirė, gjė qė e ka arritur. Kėtė e konfirmon edhe vetė ylli i Barcelonės. Edhe pse ka fituar dy herė Topin e Artė, njė herė FIFA World Player nė 2006, Kupėn e Botės me Brazilin dhe dopjetėn historike me Barēėn, kampionat?Champions League, braziliani nuk ndihet i “ngopur”. “Tani gjithēka ėshtė nė rregull. Jam i gatshėm pėr tė zhvilluar njė sezon tė madh me Barēėn dhe skuadrėn kombėtare”, tha Dinjo. Numri “10” i Barcelonės, shprehet se pas punės sė bėrė kėtė verė, do tė rikthehet Ronaldinjo qė tė gjithė shpresojnė tė shohin. “Pas dy vjetėsh pa bėrė pushime, mė nė fund arrita t’i shijoj ato dhe mė pas kam mundur tė zhvilloj njė fazė pėrgatitore tė plotė me shokėt e skuadrės”. Pasi ka pushuar dhe ka superuar stresin e akumuluar nė dy vitet e fundit, tashmė Ronaldinjo e di se ēfarė duhet tė bėjė. “Mė duhet tė punoj pėr tė dhėnė maksimumin tim pėr Barēėn dhe skuadrėn kombėtare. Ndihem shumė mirė, kam punuar gjatė dhe shpresoj qė kėtė sezon tė fitojmė gjithēka. Pas zhgėnjimit nė sezonin e kaluar, shpresojmė qė kėtė vit tė dėfrejmė tifozėt tanė dhe t’i dhurojmė atyre shumė tituj”. Pėr sa i pėrket situatės tė skuadrės katalanase dhe pėrgatitjeve tė saj pėr fillimin e sezonit tė ri, braziliani tha: “Gjithēka ka shkuar shumė mirė gjatė fazės pėrgatitore. Skuadra ėshtė nė rrugėn e duhur dhe e gatshme pėr fillimin e sezonit. Kėtė vit jemi forcuar shumė nė tė gjitha aspektet. Henri? Eshtė i mahnitshėm. Nuk kam parė lojtarė si ai. Eshtė shumė elegant nė ēdo lėvizje qė bėn dhe jam i bindur se do tė na ndihmojė shumė nė fitimimin e titujve”. I pyetur pėr marrėdhėniet e tij me teknikun e kombėtares braziliane, Karlos Dungėn, ylli i Barcelonės tha: “Nuk kam asnjė problem me Dungėn. Eshtė normale qė trajneri do t’i japė prioritet lojtarėve tė cilėt kanė marrė pjesė nė Kupėn e Amerikės. Mua mė duhet vetėm tė punoj fort pėr tė fituar njė vend nė skuadėr”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  7. #2927
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Reali? Mė dukej si njė han!

    23 Gusht “Drejtori sportiv Mijatoviē ėshtė totalisht fals dhe e kuptova qė do tė mė shkarkonin ditėn e festės sė titullit. Ronaldo? Shembulli mė negavit nė stėrvitje, i kundėrti i Raulit”



    “Shah mat” Realit, vetėm nė dy lėvizje. Duke udhėtuar nga Marabela nė Milano, mbyllja e pushimeve dhe nisja e kursit tė ri televiziv, njė etapė qė do ta shohė protagonist si njė komentues ndeshjesh dhe opinionist, Fabio Kapelo, tė hėnėn nė mbrėmje, ėshtė ndalur nė Madrid, nė ish?qytetin e tij, kur ishte trajner i Realit. Dhe, me siguri, i ėshtė drejtuar njė restoranti tė njohur pėr tė ngėrė njė gatim tradicional “Tēistu”, nė shoqėrinė e drejtorit tė tė pėrditshmes sportive “Marca”, Eduardo Indas, dhe kryeredaktori i gazetės, Huan Injacio Gajardo, pėr njė diskutim tė gjatė, e para intervistė nė spanjisht, pas shkarkimit nga pankina e Realit. I qetė, i ashpėr dhe i vendosur, Kapelo ka rrėfyer tė vėrtetat e tij, duke zbuluar edhe gjėra interesante. Me stil dhe ironi, “arma” e tij mė e fortė.

    Surpriza ? “Nuk prisja qė tė mė shkarkonin, sepse gjėrat qė mė thonin Mijatoviēi dhe presidenti Kalderon ishin tė tilla: “do tė vazhdojmė bashkė, mos u shqetėso pėr atė qė thonė gazetat, ne jemi kėtu, tė bashkuar”. Tė gjitha fjalė qė i morri era. Vetėm premtime, por asgjė e vėrtetė. Mendoja se krahu i djathtė i presidentit, pėrgjegjėsi teknik, thoshte tė vėrtetėn, por... gėnjejte. Mė mashtronte mua dhe Franko Baldinin, qė kishte njė ofertė tė mirė nga njė ekip tjetėr dhe Pedja i thoshte: “Jo, ti do tė qėndrosh kėtu, tė gjithė do tė qėndrojmė”. Mendoj se shkarkimi i njė trajneri ėshtė diēka qė ndodh, por Baldini nuk kishte asnjė faj, kishte bėrė njė punė tė mrekullueshme”.

    Lamtumira ? “Mė telefonoi Mijativoēi pėr tė mė thėnė se raporti ynė mbyllej pėrfundimisht. Presidenti nuk mė tha kurrė, asgjė. Nga ai nuk ndihem aspak i tradhėtuar, sepse ka idetė e tij dhe nuk mund ta kundėrshtoj. Por, Mijatoviē, qė ishte shoku im, qė mė tha tė mos shqetėsohesha, mė mashtroi. Dhe kjo gjė nuk ndodhi vetėm me mua, por me tė gjithė stafin, Galbatin, Nerin, Baldinin, Toni Granden...”.

    Nata e fundit ? “Gjatė festimeve nė “Bernabeu” kuptova se pėr mua gjithēka kishte marrė fund. Foli presidenti, foli kapiteni, foli gruaaj e Gutit... por mua nuk ma kaluan kurrė mikrofonin. Kur mbėrrita nė shtėpi i thashė gruas: “Laura, bėj gati valixhet, se do tė kthehemi nė Itali”.

    Dhomat e zhveshjes ? “Kur mbėrrita pėr tė parėn herė nė Madrid, nė dhomat e zhveshjes pashė njė atmosferė tė rėndė, njė skuadėr qė ishte ndarė nė dy klane. Kishte dy grupe qė grindeshin mes tyre, ēdokush me liderin e tyre, ēdokush qė i vinte fajin tjetrit nėse ndodhte diēka e gabuar. Nuk dua tė zbuloj emra dhe as tė hap polemika, duke parė se mė pas u bashkuam dhe me qetėsi dhe shpirt arritėm qė tė fitonim”.

    Ronaldo ? “Pėr Ronin ishte diēka erėndėsishme qė u largua nga Madridi. Njė ēlirim mendoj! Kuptova qė nuk i lejohej mė lojtarėve qė tė bėnin atė qė nuk dėshironin, qė nuk i pėlqente. Nuk dua tė futem nė jetėn private tė rij, por mund tė them se ishte shembulli mė negativ nė stėrvitje. Dhe, stėrvitjet pėr mua janė thelbėsore”.

    Lojtarėt ? “Raul ishte shembullor, njė kapiten qė duhet pasur zili. Pastaj, mendoj pėr Van Nistelroin, Kanavaron, Serxho Ramosin, lojtar i mrekullueshėm, por edhe pėr Kasijasin, Bekamin, Rejesin dhe Robinjon... tė gjithė. Guti ishte njė lojtar pėrcaktues, sepse sa herė qė futej nė lojė jepte mė tė mirėn”.

    Fati ? “Mund tė jesh me fat njė ditė, ndoshta blen njė biletė llotarie dhe fiton. Por, fati vjen me punė dhe uri, me bindje... ky ėshtė fati. Nė disa momente, e pranoj, ishim me fat, por nėse mendoj pėr ndeshjet, golat, atėherė them se e merituam titullin. Duhet tė japėsh mė tė mirėn”.



    Spektakli ėshtė si arti

    Kur e pyesin nė lidhje me mungesėn e spektaklit te Reali i tij, fitore jo bindėse, por thjesht rezultative, Kapelo qesh dhe pėrgjigjet: “Mė nė fund ja ku erdhėm te kjo pyetje. Ishte e pashmangshme. Eshtė si puna e fatit: mendoni se mund tė fitosh pa luajtur bukur? Unė them se jo. Eshtė si arti. Disa pėlqejnė Pikasonė, absurdin, impresionizmin e Rotkos ose realitetin e Botiēelit. Barcelona ka cilėsi teknike absolute, ndaj luan shtruar dhe bukur. Ndėrsa unė kisha nė dispozicion futbollistė me aftėsi tė tjera. Sukses ėshtė kur arrin t’i nxjerrėsh mė tė mirėn lojtarėve qė ke”.



    “Juve, rimerr Kanavaron, tė duhet!”

    “Nuk do tė harroj kurrė festėn pas titullit tė parė tė fituar nė Torino. Largimi i Moxhit dhe Xhiraudos mė detyroi tė hiqja dorė”



    Nė Madrid shumė ndjejnė nostalgjinė e tij, sepse titulli qė i dhuroi Realit, nė vitin mė tė shėmtuar, me rivalen Barcelona nė formė, s’mund tė harrohet. Dhe, ndoshta janė atė qė nxirrnin shamitė e bardha, kur rezultatet mungonin. Por, njė tjetėr ish?klub i tij e kujton, edhe pse Kapelo nuk dėshiron tė ndalet te Juvetusi: “Largimi nga Torino nuk ishte i lehtė. Mendova shumė gjatė dhe morra njė vendim. Pasi u largua Moxhi, Xhiraudo dhe Betega mbeti nė hije, s’kishte kuptim qė tė qėndroja me krerėt e rinj. Doja tė ndėrtoja njė ekip universal, por mi prishėn planet”



    ? Zoti Kapelo, ta nisim nga Italia dhe nga Juventusi, ish?ekipi juaj. “Calciopoli” ishte ndoshta surpriza mė e pakėndshme pėr ju. Ēfarė ndodhi nė atė sezon skandalesh?

    ? Ju lutem, vazhdoni me pyetjen tjetėr, s’jap pėrgjigje pėr kėtė. Flisni mė mirė me ata qė shkaktuan atė tėrmet.

    ? Kush janė ata?

    ? Eh, janė shumė emra, s’ka vend pėr tė gjithė, edhe pse Italia e di se si qėndron puna. Pranova tė gjitha vendimet, me qetėsi dhe urtėsi, edhe pse kisha tė drejtėn pėr t’u revoltuar. Mė hoqėn tituj, nuk ėshtė pak.

    ? Dakord. Ju keni fituar nė Milano, Romė, Torino dhe Madrid. Kush ėhstė kujtimi mė i bukur?

    ? Janė dy! Kur shėtita mbi autobuzin e Juventusit nėpėr gjithė qytetin e Torinos, mes njė turme tė ēmendur tifozėsh, pas titullit tė parė bardhezi dhe festa e Madridit, njė mrekulli e vėrtetė.

    ? U larguat nga Italia pas skandalit, por u kthyet sėrish. Pėrshtypjet tuaja? ?

    ? E keni gabim, e lashė me atmosferėn e Botėrorit tė fituar nga “axurrėt” dhe tani takohem me fitoren e Milanit nė Champions League. Do tė nis` njė sezon edhe mė i bukur.

    ? Milani ka rikthyer Emersonin nė Itali, por duket se edhe Kanavaro do tė pėlqente qė njė ditė qė Juventusi t’i telefononte...

    ? Tė gjithė e dinė se ēfarė mendoj pėr Emersonin dhe Kanavaron, sepse i kam pasur te Juventusi dhe, sė fundi, te Reali. Janė lojtarė tė mrekullueshėm dhe ēdo trajner do tė ishte i kėnaqur nėse do tė kishte nė skuadėr.

    ? Ranieri thotė: “Duam tė fitojmė sa mė shpejt tė jetė e mundur, por tė mos harrojmė se ky nuk ėshtė Juvehtusi i dy viteve mė parė”. A mund tė na flisni pėr atė skuadėr, tuajėn?

    ? Ishte njė skuadėr e ndėrtuar pėr tė fituar dhe nė vazhdimėsi. Asnjė triumf nuk do t’i kishte shpėtuar.

    ? Po tani?

    ? Pėr tė arritur kėtė Juventusi zgjodhi Ranierin dhe jam i kėnaqur pėr kėtė, sepse ka pėrvojėn e duhur. Shpresoj qė tė kthehet ekipi i madh, por do tė jetė e vėshtirė, pasi merkato tani kėrkon shumė shpenzime.

    ? Po Interi?

    ? Mbetet favorit pėr titull dhe nė fronte tė tjera.

    ? Milani?

    ? Milani ėshtė si Juventusi, ka shpirtin e duhur pėr tė fituar, nė ADN?nė.

    ? E ardhmja e Kapelos?

    ? Shpresoj tė stėrvis nė Angli... njė ditė.




    Sportekspres
    #VamosArgentina

  8. #2928
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kaka: Zikaltrit janė favoritė!

    23 Gusht “Do tė synoj nė fillim Superkupėn e Europės, pėr tė pritur “Topin e Artė” mė pas. Pato? Mos bėni gabim ta krahasoni me mua!”



    Te “Seleēao”, pėr tė, rinis gjithēka nga e para, nga pankina. Ndėrsa, te Milani, ai e fillon me dėshirėn pėr tė fituar gjithēka, pėr tė magjepsur dhe pėr t’u zbavitur. Tė dielėn starton sezoni kuqezi, kampionati i Serisė A, ndeshja jashtė fushe ndaj Xhenoas dhe menjėherė... hapet “gjuetia” pėr titull edhe pse “kujdes, sepse nė pole?position ėshtė Interi”. Riki Kaka futet nė tunelin e stadiumit “De la Mosson” nė Montpelie. Ai pėrpara, Ronaldinjos pas tij. Shtypi brazilian e ndjek nga pas me shpresėn pėr tė shkruar njė tjetėr “seri” tė “duelit” me trajnerin Dunga dhe kampionėt e tij. Por, nuk ėshtė dita me fat pėr mediat, sepse fantazisti i Milanit ka mė shumė dėshirė qė tė flasė pėr Champions League dhe objektivat e ardhshėm, duke e nisur me kampionatin, por duke mos harruar edhe merkaton. Sikur tė ishte me laps nė dorė, Riki vizaton skicėn e renditjes sė ekipeve tė favorizuar: nė krye, zikaltrit. “Humbja nė Superkupė ndaj Romės nuk ėshtė asgjė pėr ata, sepse janė kampionėt nė fuqi dhe tė fortė”. Duke menduar pėr “Topin e Artė” dhe pėr tė ardhmen kuqezi, braziliani rrėfehet pėr “La Gazzetta dello Sport”.



    ? Interi qėndron sipėr tė gjithėve. Por kush vjen pas zikaltėrve, sipas Kakasė?

    ? Sigurisht, Milani! Nuk kam dyshime pėr kėtė. Kėtė herė, do ta nisim kampionatin nė mėnyrė tė barabartė, pa penalizime. Suksesi nė Champions League na ka dhėnė njė motivim mė shumė.

    ? Tė zbresim dhe dy shkallė mė poshtė... nė renditje

    ? Juventusi dhe Roma janė dy formacionet e tjera qė mund tė fitojnė titullin.

    ? Si i poziciononi?

    ? Nė fillim Roma, mė pas Juventusi. Kėtė vit, kampionati do tė jetė shumė i ekuilibruar. Nuk do tė ketė “arratisje” tė mėdha.

    ? Si mendoni, blerja mė e madhe e merkatos, duke marrė parasysh edhe tė fundin nė listė, Emersonin, ishte Pato. Aleksandre ka talent dhe disa e krahasojnė me ju. Bėjnė gabim?

    ? Shumė gabim! Mos bėni gafa tė tilla, si mund ta krahasoni me mua... Ai ėshtė njė zbulim, me cilėsi dhe talent, por ka nevojė tė rritet pa presione, duke qėndruar me kėmbė nė tokė.

    ? A mund t’i jepni njė kėshillė, tashmė qė ju njihni fije pėr pe botėn e Milanit.

    ? Tė shfrytėzojė kėto muaj tė parė, nė tė cilat nuk do tė ketė mundėsi tė luajė, pėr t’u njohur nga afėr me planetin kuqezi dhe tė njihet me historinė. Pato duhet tė kuptojė njėherė se ēfarė fanelle do tė mbajė veshur dhe nė ēfarė bote ka pėrfunduar. Kur ta kuptojė kėtė, do tė zbulojė se bėhet fjalė pėr njė pėrrallė.

    ? Titulli, Champions, Botėrori i Klubeve: shija juaj?

    ? Prisni, mos harruat gjė, kemi njė trofe tani afėr, Superkupėn e Europės. Eshtė objektivi i parė sezonal. Pastaj, kam edhe njė qėllim tjetėr, “Topin e Artė”.

    ? Riki, Federata Braziliane e Futbollit, nėpėrmjet presidentit tė saj, akuzoi rėndė “Seleēaon”, nė Botėrorin e vitit 2006, sidomos Ronaldon. Ēfarė mund tė thoni nė lidhje me kėtė histori?

    ? Nėse e keni fjalėnpėr punėn e vonesave nė mbrėmje apo pėrdorimit tė alkolit, pa masė, atėherė keni gjetur njeriun e gabuar. Nuk di asgjė nė lidhje me kėtė histori. Bie tė fle shumė herėt, sepse dua tė zgjohem i freskėt nė mėngjes. Pastaj, nuk e di se si e ka shijen alkoli.

    ? Dunga ka thėnė se nuk ekzistojnė “tė paprekshėm” nė Kombėtaren e Brazilit. E vėrtetė, apo thjesht presione?

    ? E vėrtetė, e vėrtetė! “Seleēao” ėshtė nė zemrėn time. Jam shumė krenae qė mbaj veshur fanellėn e artė dhe qė jam pjesė e njė grupi tė shkėlqyer. Pėrfaqėsoj kombin tim, ndaj edhe nėse ulem nė pankinė, shumė mirė, s’ka problem. Por, duhet tė dini se nuk kam asnjė shqetėsim apo raporte jo tė mira me trajnerin Dunga. Ai zgjedh, unė pėrgjigjem. Eshtė e thjeshtė.

    ? Ēfarė mund tė na thoni pėr zgjedhjen qė nuk morrėt pjesė nė Kupėn e Amerikės?

    ? Eshtė njė kapitull i mbyllur, i fshirė, nuk dua tė dėgjoj tė flitet pėr kėtė kompeticion. E kam shuar nga kujtesa ime...

    ? Thuhet se Kalderon vazhdon t’iu “pėrndjekė”, me oferta marramendėse...

    ? Prapė ju?! Mjaft me kėto pėrralla pėr fėmijė, Reali ėshtė histori e mbyllur pėr mua dhe nuk lėviz nga Milano.

    ? Maldini ėshtė 39 vjeē, shumė i madh nė krahasim me ju, sikur tė ishte babai juaj dhe ka dėshirė qė tė japė edhe mė pėr futbollin.

    ? Dėgjoni, nėse ka njė futbollist nė botė qė i ngjan Maldinit, dua me tė vėrtetė ta shoh, sepse jam kurioz. Tė stėrvitesh pranė tij ėshtė njė nder. Unė qė jam i lidhur me ambjentin e Milanit dhe qė e kam kuptuar aq sa duhet, them njė gjė: ėshtė ambasadori i tė gjithėve.




    Sportekspres
    #VamosArgentina

  9. #2929
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gatuzo: Aspekti fizik ėshtė njė armė pėr mua!

    23 Gusht Xhenaro Gatuzo, i thirrur me nofkėn “Ringio” dhe i krahasuar nga tifozėt, nė tė shumtėn e rasteve, me qenin e racės pitbull, nė fushė mundohet qė tė jetė sa mė i ashpėr, si pėr tė konfirmuar tė gjitha pėrcaktimet. Kėtė herė, kanė mjaftuar fjalėt e Rajmond Domenekut, qė kohėt e fundit ka nisur njė fushatė anti?Itali, pėr tė zgjuar Rinon. Trajneri i “Gjelave” e kishte krahasuar mesfushorin kuqezi me Ēavalin, “kafshėn” e kombėtares franceze tė Regbisė (njė sportist i mbuluar me njė mjekėr tė dendur dhe me flokė tė gjata tė kapura). “Domenek mė krahasoi me Ēavalin? Pėr mua ėshtė njė kompliment, ndaj s’mė vjen aspak keq, pėrkundrazi! A e keni parė se si luan Ēavali, se si lufton nė fushėn e blertė. Eshtė njė grifshė e vėrtetė, njė egėrsirė. Por, Rajmondit as qė nuk dua t’i pėrgjigjem, sepse kohėt e fundit ka thėnė shumė gjėra mbi Italinė dhe pėr shumė futbollistė tė kėsaj skuadre, duke na fyer rėndė dhe duke akuzuar pa kriter. Dua t’i kujtoj vetėm se pamja fizike ėshtė njė “armė” mė shumė nė fushė. Ndoshta, mund t’i afrohem nė pankinė dhe ta tremb. Shpresoj vetėm qė tifozėt e Italisė tė mos vėrshėllejnė himnin e Francės nė “San Siro”. Dhe besoj se ata do tė dinė tė presin Francėn dhe ta rrespektojnė njėsoj si na respektuan kur shkuam nė Paris, shtatorin e shkuar. Nuk dua qė tė ketė shkėndija, sepse kjo do tė favorizonte vetėm kundėrshtarėt”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  10. #2930
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ibra: Nuk ka ekip mė lart se Interi

    23 Gusht “Nuk ka skuadėr mė tė mirė se kjo, kurrė nuk e kam menduar tė largohem nga Milano. Champions? Duhet tė njihemi vetėm pak mė shumė dhe mė pas gjithēka do tė jetė nė rregull”



    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviē, i cili ėshtė rikthyer nė kombėtaren suedeze, ėshtė shprehur shumė optimist pėr fitimin e titujve kėtė sezon me fanellėn e Interit. Sulmuesi zikaltėr, nė njė intervistė tė dhėnė, ėshtė shprehur i bindur se Interi ėshtė skuadra mė e mirė nė Europė pėr momentin.



    ? Ēfarė mendoni pėr sezonin 2007?08?

    ? Besoj se do tė jetė i bukur dhe shumė emocionues. Tani janė Juventusi, Xhenoa dhe Napoli, skuadra tė cilat i sjellin Serisė A shumė tifozė. Mbi Interin do tė ketė shumė presion, do tė jetė gjithēka shumė mė e vėshtirė.

    ? Por pėr ju si do tė jetė ky sezon?

    ? Unė bėj punėn time si gjithmonė. Kam bėrė njė operacion nė kėmbė dhe jam rikuperuar pak nga pak. Gjithēka po ecėn nė rrugėn e duhur dhe ndihem shumė mė mirė, mė i fortė se mė parė. Por dua tė pėrmirėsohem akoma nė tė gjitha aspektet. Dua tė shėnoj mė shumė gola dhe tė jem mė i sigurtė pėrpara portės kundėrshtare.

    ? Po ndeshjet miqėsore me skuadrėn kombėtare, si i shihni?

    ? Ēdo ndeshje e kombėtares ėshtė e rėndėsishme. Pėr Europianin jemi nė njė pozicion tė mirė, por ndeshjet qė kemi fituar jashtė fushės duhet t’i fitojmė edhe brenda fushės. Gjithashtu duhet tė shohim se mos kemi lojtarė tė dėmtuar apo tė ndėshkuar me kartona. E rėndėsishme ėshtė qė tė tregohemi njė grup i fortė dhe tė kualifikohemi pėr nė Europianin e 2008.

    ? Keni rinovuar kontratėn tuaj me Interin. A kishit oferta tė tjera?

    ? Jo, sepse nuk kam qenė i interesuar pėr skuadrat e tjera. E vetmja gjė qė dua ėshtė tė luaj me Interin edhe pėr shumė vite tė tjera. Jam i lumtur, ndihem shumė mirė kėtu nė Milano si unė ashtu edhe familja ime. Nuk mund tė ketė zgjidhje mė tė mirė.

    ? Por nė Spanjė kanė dalė zėra se ju do tė bashkoheni me skuadrėn e Realit tė Madridit?

    ? Janė tė gjitha lajme false. Unė nuk kam folur asnjėherė pėr Realin dhe nuk kam thėnė kurrė se do tė largohem nga Interi. S’kam patur kontakte me drejtuesit madrilenė dhe as nuk dua tė kem. Dėshira ime ėshtė qė tė luaj me fanellėn e Interit dhe tė fitoj tė gjithė titujt e mundshėm kėtė sezon.

    ? Pėr Suazon ēfarė mendoni?

    ? Eshtė njė sulmues i shpejt, ndoshta mė i shpejti. Eshtė njė blerje shumė e mirė pėr Interin dhe qė do tė na ndihmojė nė fitimin e titujve. Gjithashtu kemi marrė edhe Kivunė, sipas meje njė nga mbrojtėsit mė tė mirė nė botė. Ka zhvilluar sezone tė mrekullueshme me Romėn dhe i uroj qė tė bėj tė njėjt-n gjė edhe me Interin.

    ? Ēfarė mendoni pėr humbjen nė Superkupė me Romėn?

    ? Nuk kemi luajtur ende tė gjithė bashkė. Nuk jemi ende atje ku duhet, por pak nga pak do tė arrijmė majat. Jemi ende nė pėrgatitjet tona dhe shumė shpejt Interi do ta tregojė veten e saj. ? Kėtė herė do tė luftoni pėr tė fituar Champions League?

    ? Duhet tė besojmė nga fillimi nė fund dhe gjithashtu duhet tė kemi edhe pak fat. Janė shumė skuadra qė luftojnė pėr njė kompeticion tė tillė dhe do tė jetė shumė e vėshtirė. Shpresojmė qė kėtė sezon, Champions tė na pėrkasė neve.

    ? Kush mendoni se mund tė jetė rivali mė i fortė kėtė sezon nė Champions?

    ? Nuk mund ta them me saktėsi sepse Champions ėshtė njė kompeticion shumė i vėshtirė dhe me shumė surpriza. Rruga deri nė finale ėshtė shumė e gjatė dhe duhet shumė punė pėr tė arritur deri atje. Do tė veēoja Barcelonėn dhe Milanin. Katalanasit janė forcuar shumė kėtė sezon dhe mendoj se do tė jetė shumė e vėshtirė pėr t’i mundur. Ndėrsa Milani ka me vete eksperiencėn e saj. Nuk duhet tė harrojmė edhe skuadrat angleze si Liverpuli apo Manēester Junaited.

    ? Po nė Itali kė shihni si skuadrėn qė mund tė konkurojė Interin?

    ? Eshtė shumė e vėshtirė pėr t’u gjetur. Jemi shumė mė lartė se tė tjerėt dhe jam i bindur se do tė triumfojmė sėrish. Do tė veēoja Milanin, Romė dhe Juventusin, por pėrsėri Interi qėndron mė lart.

    ? Pas ndeshjes miqėsore me SHBA?n, mos ndjeheni i lodhur pėr takimin e ditės sė dielė nė kampionat, qė Interi do tė zhvillojė kundėr Udinezes?

    ? Kam luajtur 90 minuta nė Superkupė kundėr Romės, kam luajtur me kombėtaren kundėr SHBA?s dhe ndihem shumė mirė. Jam i bindur se tė dielėn do tė jem i gatshėm pėr tė ndihmuar skuadrėn nė fitimin e ndeshjes sė parė nė kampionat.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •