Manēini-Morati plasin “xixat”
22 Gusht Vetėm disa minuta nga fundi i ndeshjes Inter?Roma, pėr Superkupėn e Italisė, e fituar nga verdhekuqtė me rezultatin 1?0 (De Rosi me penallti), Masimo Morati, presidenti zikaltėr, ishte nė dhomat e zhveshjes pėr tė ftuar tė gjithė lojatarėt interistė qė tė dėgjonin fjalėt e tij, nė heshtje, qė tė ndėrgjegjėsoheshin, pėr njė lojė tė shėmtuar dhe pėr mungesė impenjimi, “sėmundja” qė ka penguar gjithmonė milanezėt tė ecin pėrpara. Njė tė bėrtitur tė fortė, njė “tėrheqje veshėsh” dhe njė fjali e tepėrt: “T’iu vijė turp!”. Me tone tė larta, padroni i kampionėve tė Italisė ka tėrhequr vėmendjen e gjithė skuadrės, pėr paraqitjen jo tė denjė nėn sytė e publikut, nė ndeshjen e parė zyrtare. Diēka e tillė ndodhi edhe sezonin e shkuar, kur pas dy humbjeve tė turpshme nė Champions League, ndaj Sporting Lisbonės dhe Bajern Mynihut (nė “San Siro”), Morato i bėrtiti skuadrės. Por, mbrėmjen e tė dielės, menjėherė pas humbjes, Morati shmangi kamerat dhe mikrofonat, duke mos dhėnė asnjė intervistė pėr humbjen. Presidenti zikaltėr kishte lėnė pushimet e tij nė Forte dei Marmi pikėrisht pėr tė qėnė nė tribunėn e “San Siro”?s dhe menjėherė pas humbjes, ėshtė kthyer nė vilėn e tij, nė Sardenjė. “Nuk ia vlen tė flasėsh pėr proēese apo alarm nė selinė e Interit. Tė mos ekzagjerojmė”, tha Morati nga rezidenca e tij, “sepse jemi nė fillim dhe ka shumė punė pėr tė bėrė dhe takime tė rėndėsishme pėr tė zhvilluar. Me siguri, kishte shumė gjėra qė nuk mė pėlqyen dhe ekipi gaboi edhe ato mė elementaret. Por, duhet tė them se ishim edhe pak tė lodhur, me kėmbėt ende tė rėnda”. I qetė, por jo i shqetėsuar, por vendimtar pėr tė shmangur qė nė fillim “pengesat” e para, mbi tė gjitha ato tė aspektit psikologjik, qė mund tė shfaqen si vėshtirėsi gjatė sezonit: “Humbja nė Superkupė do tė na ndihmojė qė tė kthehemi menjėherė me kėmbė nė tokė”, tha Morati. “Nuk duhet tė besojmė se jemi kaq tė fortė pėr tė fituar edhe pa nevojėn e pėrqėndrimit. Nė kėto nivele askush s’mund t’i lejojė vetes rėnie apo luhatje, sidomos kur pėrpara ke njė ekip si Roma. Na duhet mė shumė krenari dhe vendosmėri, sepse kėto munguan nė ndeshjen e Superkupės. Edhe motivimi ishte i vogėl, sikur djemtė nuk dėshironin atė trofe. Pastaj, duhet tė futesh nė fushė duke mos menduar se je mė i miri, vetėm sepse njė sezon mė parė ke fituar me rekorde. Titulli i fituar nuk ėshtė njė garanci pėr gola, njė vit mė pas. Pa sakrificė dhe respekt pėr kundėrshtarin, nuk mund tė shkosh gjėkundi. Manēini kėrkon njė mbrojtės krahu? Mos po talleni me mua?! Asnjė nuk vjen, merkato ėshtė mbyllur. Jemi top dhe duhet tė synojmė ēdo trofe, pikė!”.
Sportekspres
Krijoni Kontakt