Close
Faqja 274 prej 311 FillimFillim ... 174224264272273274275276284 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,731 deri 2,740 prej 3101
  1. #2731
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012

    Maradona : Messi eshte njelloj me mua !

    Diego Armando Maradona ėshtė rikthyer nė fushė katėr muaj pas daljes nga spitali. “Pibe de Oro’, duket se ėshtė i aftė tė rilindė ēdo herė. Pas abuzimeve tė panumėrta mė alkoolin qė e ēuan nė spital “Numri 10” u rikthye nė fushė gjatė njė ndeshjeje “shoėball” (njėlloj futbolli si i sallės, luhet 7 me 7) tė zhvilluar nė Rozario tė Argjentinės, ku arriti tė mbrojė ngjyrat argjentinase kundėr njė seleksioni uruguajan duke fituar 8-5 pėrpara 6000 shikuesve. Maradona shėnoi njė gol nga pika e penalltisė, por mbi tė gjitha ishte protagonist i lojės argėtuese sė bashku me pasuesin e tij Lionel Mesi. Ish-futbollisti i Napolit foli me entuziazėm dhe krenari pas ndeshjes: “Kisha menduar se nuk do tė isha nė gjendje tė ecja pas asaj qė mė ndodhi. Tani, pėrkundrazi vrapoj pas njė topi”. Kampioni i Botės flet me emocion pėr Mesin: “Duhet ta veshė ai bluzėn me numėr 10 tė Argjentinės, pasi tifozėt tanė shpresojnė te ai pėr tė fituar diēka nė tė ardhmen. Nuk vuan nga tensioni dhe kur hynė nė fushė kėrkon tė argėtohet. Varemi tė gjithė nga loja e tij”. Mė pas edhe njė pararelizėm: “Jemi tė dy majtė, kemi fituar Botėrorin U-20 (Maradona nė vitin 1979, Mesi nė 2005-n) dhe kemi shėnuar gol me dorė pa mundur tė shihet nga gjyqtarėt. Mesi ėshtė i njėllojtė me mua”.
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  2. #2732
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Van Der Sar i jep trofeun e Superkupės Manēesterit

    Portieri hollandez i Manēesterit, Ervin Van der Sar ėshtė bėrė heroi i takimit tė djeshėm tė zhvilluar nė Uembli, pasi ka pritur tre 11-metėrsha deēizivė duke i dhėnė trofeun e parė tė sezonit skuadrės sė tij. Manēesteri dhe Aleks Ferguson i kanė kthyer reston shumė shpejt Ēelsit pėr humbjen e pėsuar nė finalen e Kupės sė Mbretėreshės, tre muaj mė parė nė stadiumin e rindėrtuar tė Uemblit. Sfida e superkupės ėshtė pritur me njė interesim tė jashtėzakonshėm nė Angli, duke bėrė qė shkallėt e mitikut Uembli tė ishin plotė e pėrplot.

    Pavarsisht mungesave tė shumta qė kishte skuadra e Murinjos, blutė e Ēelėsit kanė rivalizuar denjėsisht deri nė goditjen e 11-metėrshave. Pas njė loje me ritėm tė lartė dhe rasteve tė pashfrytėzuara nga tė dyja skuadrat, tė parėt kanė shėnuar tė kuqtė e Manēesterit, nė minutėn e 35-tė tė pjesės sė parė. Uellsiani Gigs ka finalizuar me njė goditje tė fortė brenda zonės sė rreptėsisė, njė aksion tė bukur tė nisur nga krahu i djathtė.

    Portieri ēek i Ēelėsit, Ceh nuk ka patur asnjė mundėsi pėr tė ndaluar goditjen e uellsianit tė Manēesterit. Por djemtė e teknikut portugez Murinjo nuk janė dekurajuar nga goli. Ēelsi ka vazhduar tė luajė pėrpara nė kėrkim tė golit tė barazimit, tė cilin e ka gjetur pas dhjetė minutash, pikėrisht pėrpara fėrshėllimės pėr fundin e pjesės sė parė.

    I sapo ardhuri nga Lioni, francezi Maluda ka shpėrthyer nga mesi i fushės duke marrė zvarrė gjithēka ka gjetur pėrpara. Nė hyrje tė zonės ai ka lėnė pas dhe Rio Ferdinand, ndėrsa daljen e Van Der Sar e ka shmangur me njė goditje tė bukur. Pjesa e dytė dhe 30 minutat shtesė nuk e ndryshuan rezultatin. Fatin e trofeut e vendosėn tre 11-metėrshat e pritur nga Van Der Sar.
    Sui generis

  3. #2733
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Interi dhe Barēa, tė frikshėm”

    6 Gusht Marēelo Lipi “ndėrpret” pushimet pėr njė mbrėmje, duke folur pėr futbollin dhe sidomos merkaton



    Njė natė nė tokė, njė ditė nė det, njė mbrėmje duke darkuar nė restorant, peshkun e tij tė preferuar, por edhe duke iu kushtuar tė paktėn pėr njė orė “La Gazzetta dello Sport”, nė njė intervistė tė gjerė. Siēilia ėshtė vendi i tij i fundit nė kėtė verė, atje ku kampioni i botės me Italinė, ka parkuar jahtin e tij, nė pritje tė njė telefonate... Sepse, Marēelo Lipi mezi pret qė tė kthehet nė fushėn e lojės, nė pankinė, atje ku konsiderohet si njė “Perėndi”, njė mjeshtėr i futbollit. Dėshiron qė tė pėrjetojė emocione, por edhe stres: “Tė presim edhe disa muaj, sepse celularin e kam ende tė mbyllur. Mė pas, do tė kthehem”. Ndėrkohė, studimi i tij vazhdon, sepse Marēelo dėshiron qė tė jetė i informuar mbi gjithēka qė ndodh. Gazeta, ndeshje nė televizor. Merkato ėshtė “preja” qė i pėlqen mė shumė, ndaj dhe mundohet qė tė bėjė njė “radiografi” pėr gjithēka po ndodh me klubet e mėdha tė Europės. “Nė kėtė moment, ka dy skuadra superfavorite, fantashkencore: Interi dhe Barcelona, qė kanė Europėn nė dorė”.



    ? Zoti Lipi, e keni ndjekur merkaton, apo pushimet kanė bėrė qė tė mos e vrisni mendjen pėr asgjė?

    ? Sigurisht qė jam i informuar pėr gjithēka, sepse edhe pse nuk jam nė pankinėn e njė klubi, jetoj me futbollin, pasionin mė tė madh, pas detit.

    ? Sipas jush, kush mund tė quhet blerja mė bujshme, deri tani?

    ? Pa dyshim, Henri te Barcelona. Tierri ėshtė njė kampion i madh qė bėn diferencėn, kudo qė luan. Dhe, duke parė sulmin e katalanasve, mund tė humbėsh toruan, logjikėn, tė befasohesh, tė mbetesh pa fjalė. A i imagjinoni dot bashkė Mesin, Eto’onė, Ronaldinjon dhe Herninė... Diēka e ēmendur!

    ? Por, gjiganti francez nuk ishte “dhurata” e vetme pėr Rajkardin.

    ? Po, keni tė drejtė. Sepse edhe Milito ėshtė bashkuar me spanjollėt dhe Abidal do tė jetė ai qė do tė kompletojė krahėt. Barēa nuk ka asnjė pikė tė dobėt. Pasi ka flakur titullin e fundit, pas gabimeve tė njėpasnjėshme nė kampionat, lojtarėt do tė pėrballen me sezonin e ardhshėm me kompaktėsi, ndryshe nga faza finale e Ligės.

    ? Por, edhe Interi niset nė rradhė tė parė.

    ? Suazo ėshtė njė blerje qė vlen sa Henri. Eshtė sulmuesi qė plotėson nė mėnyrė perfekte repartin e sulmit. Suazo nuk ėshtė vetėm i jashtėzakonshėm, por kur niset me shpejtėsi, ka cilėsi tė tjera, qė e bėjnė edhe mė tė fortė. Manēini e di mirė kėtė.

    ? Nė mbrojtje ėshtė Kivu.

    ? Do tė sjellė te zikaltrit cilėsi dhe pėrvojė.

    ? Po klube tė tjera qė kanė vepruar mirė nė merkato?

    ? Miku im Fergusoni i cili, pasi vuri re se skuadra e tij duhet tė pasurohej me mė shumė lojtarė nė grup, pas humbje nė gjysmėfinale ndaj Milanit, i kėshilloi drejtuesit e klubit qė tė blinin. Dhe, misioni u pėrmbush: Hergrivs, qė Sėr Aleksi dėshironte qė prej dy vitesh, Anderson, Tevez dhe sidomos Nani, qė mė pėlqen shumė. Di tė shmangė kundėrshtarin me njė lehtėsi tė madhe. Njė cilėsi e veēantė. A mund tė imagjinoni edhe Manēesterin me Ronaldon nė njė anė dhe Nanin nga krahu tjetėr. Spektakėl i garantuar.

    ? Milani ka blerė talentin Pato.

    ? Ka klas pėr tė shitur, por do tė vlerėsohet nė prospektivėn e tė ardhmes. Me tė rinjtė duhet qė tė punosh me kujdes dhe durim. Pato bėri mirė qė zgjodhi Milanin sepse do tė gjendet me shumė bashkėkombės qė do ta ndihmojnė tė kuptojė futbollin europian, pa nxitim. Braziliani duhet mbrojtur dhe pritur, ashtu si talentė tė tjerė. Mendoj pėr amerikanin Adu, i blerė nga Benfika.

    ? Merkato kuqezi, pėr momentin, ka pėrfunduar.

    ? Mė mirė kėshtu. Milani, pas fitores nė Champions League, ėshtė bėrė njė tjetėr skuadėr. Vlerėsimi pėr veten, nė aspektin e grupit, ėshtė rritur nė 100%, ndaj ata kanė krijuar bindjen se janė tė pathyeshėm. Tė gjithė lojtarėt kuqezi, pa asnjė dyshim, mendojnė se janė tė mė tė fortėt nė botė. Dhe kanė tė drejtė. Pastaj, skuadra do tė ketė njė Ronaldo mė shumė. E dini vetė se ēfarė mendoj pėr “Fenomenin”...

    ? Por, edhe Reali nuk ka qėndruar duarkryq: mbrojtėsi Pepe, sulmuesi Saviola, pranė blerjes Robenit dhe Balakut.

    ? Pepe mė pėlqen shumė. Dhe, do tė ketė fatin e mirė tė luajė pėrkrah Fabio Kanavaros, qė i bėn tė ndihen kampionė tė gjithė shokėt e repartit. Pastaj, Roben edhe Balak janė dy yje, nėse merr edhe ata, atėherė do ketė njė Ligė spanjolle tė ngjashme me njė koloseum, ku gladiatori do tė ndeshet me luanėt.

    ? Trajneri i ri, Bernd Shuster, nė kėto miqėsore tė para, ka provuar edhe njė blerje tė re, Metcelderin.

    ? Tė mos bėjmė shaka, si mund tė lihet Kanavaro jashtė. Sigurisht, jam kurioz tė shoh kėtė Real tė ri, se si do tė sillet.

    ? Le tė kthehemi nė Angli: Liverpuli ka investuar shumė pėr Torresin.

    ? Eshtė sulmuesi ideal pėr lojėn e Benitezit. Talenti spanjoll ėshtė “vdekjeprurės” nė hapėsira tė shkurtra. Nė njė klasifikim tė merkatos, Torres vjen pas Henrisė, Suazos dhe Nanisė.

    ? Manjati Abramoviē, pėr njė herė, nuk ka shpėthyer nė merkato.

    ? Por, Maluda ėshtė lojtari i krahut qė i duhej Murinjos. Dhe, Ēelsi ka shumė kampionė.

    ? E reja angleze ėshtė Manēester Siti.

    ? Dyshja e sulmit Bianki?Bojinov mund tė lėrė “shenjėn” nė Premier League. Janė gati pėr kampionatin anglez.

    ? Roma morri Huanin...

    ? Shumė mirė, por mos harroni se Spaleti ka nė dispozicion edhe Zhylinė, Espoziton dhe Baruson.

    ? Po Lacio?

    ? Nuk ka bėrė ndonjė revolucion, por ka pėrvojėn dhe grupin e duhur pėr tė befasuar, edhe nė Europė.

    ? Disa nga talentėt italianė kanė emigruar jashtė.

    ? Njė kalim i dhimbshėm, por i kuptueshėm. Lukareli dhe Groso kanė eksperiencėn e duhur pėr tė luajtur edhe nė kampionate tė tjera, mė besoni, ashtu si Luka Toni, qė te Bajerni ėshtė njė mbret tashmė. Dhe, nė dyshe me Riberinė apo Klosen, mund tė trondisin botėn.
    Sui generis

  4. #2734
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    Kaka: Milani mė ka magjepsur!

    6 Gusht Riki Kaka “ka zbrazur” xhepat, nk ka mė asgjė tė fshehtė, sepse, ashtu si i kėshillohet nė besimin e tij fetar, si njė evangjelist i betuar, braziliani nuk mund tė gėnjejė apo tė mbajė sekrete. Aktualisht ndodhet nė Moskė, nė turneun rus, katėrkėndorin miqėsor, Real, PSV, Lokomotiv Moska dhe pikėrisht kuqezinjtė. Por, pėr mikrofonat e “Sky”, i pyetur nė lidhje me shumė tema, protagonisti i sezonit tė shkuar nė Europė, nė fitoren e madhe tė Champions, idhulli i ri i “Djallit”, flet pėr gjithēka, pėr Patonė, Real Madridin, Milanin e tij, por edhe tė ardhmen, duke caktuar edhe objektivat e ardhshėm. Dhe, ashtu si pritej, i betohet ngjyrave kuqezi.



    ? Riki, i gjithė planeti ėshtė nėn kėmbėt e tua, jeni futbollisti mė i duatrokitur: si e prisni kėtė fakt?

    ? Le tė themi se mė pėlqen shumė sepse ėshtė pasqyra e asaj qė kam dhėnė me Milanin, ndaj mė njohin kėtu, sepse luaj nė njė skuadėr fituese dhe kemi fituar shumė gjėra, edhe pse s’ka pėrfunduar kėtu.

    ? Kėtu nė Moskė do tė ketė edhe njė finale tė Champions League, ky ėshtė njė sinjal apo njė shenjė fati, qė ju ndodheni pikėrisht nė vendin ku do tė dorėzohet kupa, majin e ardhshėm...

    ? Nuk e di, tė presim dhe tė shpresojmė. Vitin e shkuar ishim nė Athinė dhe trajneri Anēeloti, pasi luajtėm ndaj AEK?ut, nė grup, tha se do tė na pėlqente tė ktheheshim, pėr finalen dhe kėshtu ndodhi. Do tė ishte diēka e mrekullueshme sikur kjo gjė tė ndodhte sėrish. Nuk do tė ishte keq sikur historia tė pėrsėritej.

    ? Ēfarė mban mend nga finalja e Athinės, kur ngrite trofeun?

    ? Tė fitosh Champions dhe tė jesh mbret i Europės ėshtė njė kėnaqėsi e pamasė, s’mund tė shpjegohet me fjalė, nėse nuk i provon emocionet nė fushė. Bėhesh pjesė e historisė, qėllimi i tė gjithėve nė kėtė jetė.

    ? Riki, ndihesh pjesė e historisė?

    ? Po, le tė themi se ndihem pjesė e historisė sė Milanit, sepse veē kėsaj, kam fituar edhe kampionatin, por Europa ėshtė gjė tjetėr... Pastaj, dola golashėnuesi mė i mirė, edhe ky ėshtė njė rezultat personal qė mė gėzon shumė.

    ? A ka mjaftuar pushimi 50 ditor, pėr t’u shlodhur?

    ? Mė nė fund qė u ktheva nė fushėn e blertė, sepse mė erdhi nė majė tė hundės. Vetėm relaks, plazh dhe rreze dielli. Doja tė djersija njėherė...

    ? Ndėrkohė qė stėrvitesh me Milanin, zėrat e merkatos vazhdojnė t’iu shqetėsojnė. Reali “shkul flokėt” pėr ty?

    ? Zėrat nuk i dėgjoj, sepse mendoj se sjellja ėshtė gjėja mė e mirė dhe unė jam i Milanit. Kaq mjafton pėr tė mbyllur ēdo debat apo hije dyshimi. Dhe, tė them tė drejtėn, nuk kam aq shumė kohė sa pėr tė shfletuar tė gjitha gazetat sportive.

    ? A ka ndikuar tek ti fakti se nė ekipin kuqezi ka njė koloni braziliane qė tė bėn tė ndihesh si nė shtėpi?

    ? Edhe kur erdha kėtu kishte njė koloni braziliane, ndaj tani jemi edhe mė shumė dhe kjo mė ndihmon, sepse komunikimi nė gjuhėn tėnde ėshtė parėsor. Pastaj, harmonia nė dhomat e zhveshjes ėshtė e madhe.

    ? Tė gjithė bėjnė shaka mbi faktin se gabove autobuz, duke u ngjitur nė atė tė Realit...

    ? Nuk e bėra me qėllim. S’isha vetėm unė, por edhe lojtarė tė tjerė tė Milanit. Ishte njė shpėrqėndrim total.

    ? “Topi i Artė” tashmė ėshtė i sigurtė dhe nė prag ėshtė Botėrori i Klubeve: a mund tė jetė ky sezoni “kurorėzimit”?

    ? Po punoj pėrtė fituar dhe pėr tė dhėnė mė tė mirėn dhe nėse fitoj si “Topin e Artė”, ashtu edhe ēmimin si Lojtari mė i Mirė i FIFA?s, atėherė do tė thotė se kam shkėlqyer, ashtu si thuhet. Do tė jenė frytet e njė pune tė paqme. Por, them se gjithēka do tė varet nga ajo qė do tė vazhdoj tė fitoj me Milanin. Kemi Superkupėn e Europės, Botėrorin e Klubeve, titullin, Champions League, ndaj do tė synojmė ēdo gjė.

    ? Sa i bukur dhe sa i vėshtirė ėshtė Kaka i ditėve tė sotme?

    ? Pėrgjegjėsitė qė kam sot nė futboll, jo vetėm te Milani, por edhe te “Seleēao”, mė bėjnė qė tė ndihem i rėndėsishėm dhe tė ruaj nivelin e lartė. Rendimenti im mund vetėm qė tė rritet.

    ? A shesh rivalė mė tė fortė se “Djalli” nė Europė?

    ? Shumė ekipe janė fuqizuar shumė: Barcelona, Interi por edhe tė tjerė janė ndėr favoritėt pėr kėtė sezon. Por, Milanin e kanė frikė tė gjithė, sepse jo mė kot ka shtatė kupa nė Champios League.

    ? A ėshtė i rėndėsishėm titulli i Serisė A?

    ? Eshtė i rėndėsishėm, duhet tė kemi njė vazhdimėsi, edhe pse ėshtė e vėshtirė qė tė ruash formėn optimale gjatė gjithė kampionatit.

    ? Flitet shumė pėr Juventisin dhe kthimin nė A. A mund tė luftojnė pėr titull bardhezinjtė?

    ? Sigurisht, janė konkurrues dhe jam i lumtur qė u kthyen, sepse kampionati ka kuptim tani.

    ? A ekziston ndonjė futbollist nė botė, tė cilit do t’i kėrkonit fanellėn?

    ? Kristiano Ronaldo, Ronaldinjo, Ibrahimoviē dhe Ronaldo mė kėnaqin shumė kur i shoh, sepse dhurojnė spektakėl.
    Sui generis

  5. #2735
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    Spaleti: Zhyli, njė fenomen!

    6 Gusht Edhe pse Roma e tij ka dalė e humbur nga fusha e Uest Hamit, pikėrisht ndaj skuadrės sė “ēekiēėve”, Luēiano Spaleti ėshtė i kėnaqur nga ekipi i tij dhe nuk e sheh rezultatin si njė dėshtim, por analizon aspektet pozitive tė takimit. “Sjellja e skuadrės pėr pjesėn mė tė madhe tė ndeshjes ishte shumė pozitive, edhe pse nė fund rezultati final ėshtė ai qė lexohet nga publiku. Nė situata tė ndryshme, treguam se jemi nė njė formė tė mirė dhe na duhet edhe fare pak pėr tė arritur maksimumin. Djemtė i pėrmbushėn detyrat me kujdes dhe pėrpikmėri dhe kjo mė pėlqen”, tha trajneri verdhekuq, duke u ndalur te njė individ nė veēanti, Ludovik Zhyli, qė po zbulon cilėsitė e tij me kryeqytetasit. Spaleti tha pėr francezin: “Ludovik ėshtė me tė vėrtetė njė futbollist i veēantė dhe me shumė aftėsi. E pashė nė fushė dhe vura re se lufton pėr ēdo top. Dhe, ndėr tė tjera, di tė jetė altruist, duke mos menduar gjithmonė pėr vete, por duke ndihmuar skuadrėn. Ai ėshtė fantastik. Edhe blerjet e tjera kanė lėvizur mirė nė fushė”.

    Mekses: Do synojmė Superkupėn!

    Nė mendjen e Filip Meksesit nuk ėshtė mė ndeshja miqėsore e humbur ndaj Uest Hamit, por objektivi i parė sezonal pėr Romėn, Superkupa e Italisė. Verdhekuqtė do tė ndeshen ndaj Interit. Do tė jetė takimi i parė, menjėherė pas miqėsores sė fundit ndaj Juventusit. “Po afron Superkupa e Italisė, njė trofe qė e konsideroj tepėr tė rėndėsishėm dhe jo sepse ėshtė i pari nė kėtė sezon, por sepse tė jep mundėsi qė tė tregosh se kush je. Tė rrit forcėn e besimit, nė aftėsitė e tua dhe paralajmėron kundėrshtarėt. Kemi edhe njė miqėsore ndaj Juventusit, tė cilėn duhet ta fitojmė, pėr tė mbėrritur sa mė mirė nė kėtė ndeshje tė madhe, ndaj Interit, qė ėshtė fuqizuar edhe mė shumė. Dhe, dua t’i them atyre qė na kanė pėrjashtuar nga lufta pėr titull se Roma do tė befasojė. Kemi lojtarė tė mirė nė skuadėr dhe tė gjitha mundėsitė pėr tė qėnė konkurrues. Zhyli? E kam mik tė ngushtė, sepse ėshtė njė tip i sjellshėm dhe i respektueshėm, edhe jashtė fushės sė lojės. E pėrgėzova pėr golin e parė me fanellėn e Romės. Ludoviku ėshtė kampioni qė na duhej”.

    Anglezėt, dhunė ndaj romanistėve

    Pas ndeshjes Uest Ham?Roma, disa tifozė verdhekuq, pas daljes nga stadiumi i ekipit anglez, janė sulmuar nga njė grup tifozėsh vendas, menjėherė pas vėrshėllimės finale tė gjyqtarit, qė i dha fund miqėsores mes dy klubeve, e ndarė me fitoren e ekipit tė “ēekiēave”. Pothuajse 200 tifozė tė Romės, pranė stacionit tė trenit, pranė stadiumit, janė rrethuar nga njė grup ultrasish tė Uest Hamit, tė pajisur me shkopa dhe leva tė ndryshme. Por, policia ka ndėrhyrė, duke ndarė tė dy grupet. Askush nuk ka mbetur i plagosur, edhe pse dy persona janė shoqėruar nė urgjencė, pėr shkak se kishin pasur shqetėsime tė tjera tė shėndetit.
    Sui generis

  6. #2736
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ranieri: Nė binarėt e duhur!

    6 Gusht Klaudio Ranieri buzėqesh dhe nuk sheh asnjė “re” mbi Juventusin e tij, edhe pse shtypi e ka mbushur me kritika, edhe pse bardhezinjtė vazhdojnė tė mos fitojnė nė miqėsore, duke barazuar 1?1, kėtė herė, ndaj Sandėrlendit, me golin e Molinaros, nė pjesėn e dytė. Trajneri i “Zonjėsė sė Vjetėr” beson se ekipi i tij do tė rritet edhe mė shumė dhe do tė jetė gati pėr startin e sezonit. Nė njė intervistė tė shkurtėr tė dhėnė pėr “Juventus Channel”, ai tha: “Jam shumė i kėnaqur nga takimi i zhvilluar me Sandėrlendin, edhe pse barazuam. Udhėtuam nė Angli pėr tė hasur vėshtirėsi. Jemi ende nė fazėn pėrgatitėse, nė ndryshim nga tė tjerėt. Objektivi ynė ėshtė qė tė jemi gati pėr nė datėn 26 gusht. Arritėm qė tė gjenim edhe golin... Jam i lumtur pėr golin e barazimit. Sepse kjo mund tė konsiderohet si njė tjetėr provė jo e lehtė. E dinim qė rezultati kishte rėndėsi deri nė njė farė pike. Kam provuar gjėra tė ndryshme: nė disa ndeshje do tė luajmė me tre sulmues dhe nėse arrijmė tė kuptojmė mirė mekanizmat, kjo ėshtė arma qė do tė mė pėlqente qė tė shfrytėzoja. Po mendohem shumė pėr kėtė, por kjo s’do do tė thotė qė do tė luaj gjithmonė kėshtu. Djemtė mė kėnaqėn me Sandėrlendin, por duhet tė rritemi ende. Me kėtė hap, do tė jemi shpejt nė binarėt e duhur. Shpresoj qė tė mos kemi dėmtime, sepse ėshtė gjėja qė urrej mė shumė. Pėr tė tjerat, do ta shihni se ky Juventus do tė kthehet si dikur. Nuk do tė nėnvlerėsojmė asnjė, duke pritur qė tė tjerėt tė na nėnvlerėsojnė, sepse vijmė nga Seria B”.
    Sui generis

  7. #2737
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kaka: Objektivi im kėtė vit, fitorja e “Topit tė Artė”

    Synimi im ėshtė qė kėtė vit tė fitoj trofeun e topin tė artė si dhe atė tė futbollistit mė tė mirė tė vitit qė jepet nga FIFA”. Ky ėshtė objektivi qė ylli brazilian i Milanit, Kaka, i ka vėnė vetes pėr vitin 2007

    Braziliani pritet qė kėtė vit tė zhvillojė njė sezon mė tė mirė se ai i kaluari, pasi gjatė verės ai pati mundėsi tė pushojė pranė familjes ndryshe nga njė vit mė parė kur mori pjesė nė botėrorin e Gjermanisė. Pėr kėtė shkak ai i kėrkoi leje trajnerit tė kombėtares braziliane Karlos Dunga, duke mos iu bashkuar seleēaos nė Kupėn e Amerikės sė Jugut qė u zhvillua muajin e kaluar nė Venezuelė. Sipas specialistėve tė futbollit, Kaka ėshtė padyshim jo vetėm favoriti kryesor pėr tė fituar dy
    trofetė individualė mė tė rėndėsishėm qė jepen pėr futbollistėt, por e meriton krejtėsisht kėtė priviligj pėr shkak tė lojės qė ka zhvilluar dhe sukseseve qė ka arritur me skuadrėn e tij Milan.

    OBJEKTIVI
    “Po punoj pėr tė fituar dhe pėr tė dhėnė mė tė mirėn dhe nėse ia dal tė fitoj si “Topin e Artė”, eshtu edhe ēmimin si Lojtari mė i Mirė i FIFA-s, atėherė do tė thotė se kam shkėlqyer. Kėto dy trofe do tė jenė padiskutim frytet e njė pune tė paqme”, ka thėnė Kaka pėr shtypin italian. I
    vetmi minus pėr Kakanė, nėse mund tė quhet i tillė, ėshtė mospjesmarrja e tij me kombėtaren Braziliane nė fitimin e trofeut tė Amerikės sė Jugut. “Them se gjithēka do tė varet nga forma qė unė do tė tregoj me Milanin. Pėrpara kemi Superkupėn e Europės, Botėrorin e Klubeve, titullin
    kampion nė Seria A, Champions League, ndaj do tė synojmė ēdo gjė”, ka thėnė Kaka. Specialistėt janė tė sigurtė se Kaka kėtė sezon do tė tregojė njė klas mė tė lartė, jo vetėm pėr shkak tė pushimeve qė zhvilloi nė verė, por dhe si rezultat i eksperiencės dhe pėrvojės mė tė madhe qė ka
    fituar duke luajtur vazhdimisht nė nivele tė larta me Milanin.

    RIVALĖT
    Shumė ekipe janė fuqizuar shumė: Barcelona, Interi por edhe tė tjerė janė ndėr favoritėt pėr kėtė sezon. Por, Milanin e kanė frikė tė gjithė, sepse jo mė kot ka shtatė kupa nė Champions League.
    I pyetur nėse shihte rivalė tė fortė pėr tia marrė dy trofetė mė tė rėndėsishėm, Kaka u shpreh se “nė skuadrat e mėdha si Inter, Barcelona, Real, Ēelėsi apo Manēester ka shumė lojtarė tė nivelit tė lartė, tė cilėve padiskutim qė duhet tua kesh frikėn”. Mė tej Kaka ėshtė shprehur se ndėr rivalėt kryesorė pėr fitimin e trofeut shihte Kristiano Ronaldon, Ronaldinjon, Ibrahimoviēin dhe Ronaldo. “Ata janė lojtarė tė mėdhenj qė mė kėnaqin shumė kur i shoh, sepse dhurojnė spektakėl”, pėrfundoi fantazisti i kampionėve nė fuqi tė Evropės, Kaka.
    Sui generis

  8. #2738
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Aleksander Del Piero behet baba

    Shtatzenia po futet ne menyre te jashtezakonshme te Juve. Pas shtatzenise te dashures se Xhixhi Bufonit edhe Aleksander Del Piero do te behet se shpejti baba. Gruaja e 33- vjecarit, Sonja Amoruso, ne fakt eshte shtatzene. Lajmi eshte bere i ditur nga vete Aleksi, i cili e ka publikuar ate ne faqen e tij te internetit. Aty ai shpreh edhe gezimin e tij.

    Ne te shkruhet: “Miq te dashur! Ka momente ne jete qe je i pushtuar nga ndjenja te forta dhe eshte e veshtire te shprehesh. Sonja eshte duke pritur nje femije, i cili per ne eshte nje gezim i madh. Lindja e tij do te beje qe te ne do te ndodhin ndryshime te medha ne shume aspekte te jetes sone. Nuk eshte synimi yne te flasim per te ardhmen, e cila eshte shume personale. Megjithate, doja qe ta ndaja kete gezim me te gjithe fansat e mi. Ju pershendesim me simpati Aleksandri dhe Sonja”, ka perfunduar kapiteni i Juventusit fjalimin e tij ne sitin personal.

    Pak fjale te Del Pieros. Me pak fjale eshte nje futbollist larg paparaceve. Aleksi dhe Sonja jane martuar dy vjet me pare, pas nje fejese te gjate. Nje martese e celebruar pothuajse ne menyre te fshehte.

    Ata jane njohur ne 1999, kur ajo punonte si shitese ne nje dyqan, ne qender te Torinos. Aleksi ndoshta e ka pare ndonje dite rastesisht dhe eshte dashuruar. Sic tregoi edhe e bukura Amoruso, per dite te tjera Del Piero iu be “pulle poste”, derisa nje dite mori guximin ne duar dhe u shpreh. Qe prej atehere nuk jane ndare me.

    Fejesa e gjate, martesa dhe tani nje bebe qe po vjen. Per momentin nuk dihet me shume mbi shtatzenine e saj. Dikush ka thene qe Sonia eshte 5-muajshe, por Aleksi nuk ka dashur te thote gje mbi kete fakt. Mbetet nje sekret, fshehtesia e tyre: per me teper kur dihet qe ata jane nje cift shume i rezervuar.
    Sui generis

  9. #2739
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kristiano Ronaldo, ose Bekhami i ri


    I rikthyer ne Angli, veren e kaluar, pas finaleve te Kupes se Botes 2006, Kristiano Ronaldo ishte i survejuar ne cdo hap nga dy roje, kaq e madhe ishte frika e tij. Ai kishte te njejtin kujdes edhe gjate fazes pergatitore te Mancester Junaitid ne Azi, por kesaj radhe nuk ka mbetur i madh e i vogel qe nuk deshiron ta shohe nga afer ikonen e re te futbollit boteror. Shume prej tyre ishin shume afer portugezit ne Guangzhou, kur sesioni hapes i Mancester Junaitid u nderpre, pasi fusha e stadiumit “Olimpik” u pushtua nga rreth 700 tifoze fanatike te Mancesterit. “Fansat e rinj kineze kapercyen pengesat, me shpresen per te marre autografe nga Uejni Runi, Rajan Gigs, apo dhe Kris Igell, por nenshkrimin qe ata e donin patjeter ishte ai i Kristiano Ronaldos”, shkruan gazeta e njohur angleze “Times”.

    Kompania menaxhuese e 22-vjecarit Gestifute, ka siguruar kontrata joshese me “Nike”, “Coca-cola” dhe “Espirito Santo”, nje banke portugeze, nderkohe qe numri i kompanive qe deshirojne te bashkepunojne me lojtarin, qe trashegoi ne “Old Traford” prej Dejvid Bekhamit ironikisht numrin 7, eshte gjithmone ne rritje. Pas performances spektakolare sezonin e kaluar me Junaitid, dhe impaktit te jashtezakonshem ne Azi, eshte rritur ne menyre te dukshme fama e Kristiano Ronaldos. “Tani qe ai po shkon drejt kulmit te karrieres se tij, ai do te startoje me shume mundesi kontrata me te medha se ato qe realizoi Bekhami”, thote Pol Uajthed, perfaqesues i “Sport+Markt Consultancy”. “Ronaldinjo fiton afersisht 10 milione sterlina ne vit nga marreveshjet komerciale. Ronaldo nuk eshte ne kete nivel tani, por une jam i sigurt se kjo eshte vetem ceshtje kohe. Me popullaritetin e tij gjithmone ne rritje ne tregun aziatik, ai eshte i pajisur ne menyre perfekte per te kaluar permasat e Bekhamit”. Imazhit i Ronaldos e ben ate te kete nje rol model. “Kur ju shikoni emrat qe kane qene ne maje te futbollit gjate viteve te fundit, Bekham dhe Ronaldo jane duke u larguar prej saj, per shkak te moshes se tyre dhe Ronaldinjo nuk pati nje sezon te madh vitin e kaluar”, thote Simon Caduik, perfaqesues i “Birkbeck Sports Business Centre”: “Tani ne jemi duke punuar me djem te rinj si Runi, Ronaldo, Frenk Riberi, Fernando Torres. Nga keta lojtare, Ronaldo eshte nje nga ata qe ju do te donit te kishit kudo. Si nje personalitet global sportiv, ai eshte perfekt. Ai eshte lojtar fantastik, i suksesshem edhe i pashem”.

    Kush eshte Kristiano Ronaldo?

    Kristiano Ronaldo Dos Santos Aveiro (lindur me 5 shkurt 1985, ne Funcal, Madeira), i njohur shkurt si Kristiano Ronaldo, eshte nje futbollist profesionist portugez. Aktualisht luan per klubin anglez te Mancester Junaitid dhe eshte lojtar i Kombetares portugeze. Klubi i pare i tij eshte Andorinha (amator) per te kaluar me pas te Sportingu i Lisbones (28 ndeshje, 3 gola. Ne Kampionatin Evropian U-17, ai terhoqi vemendjen e botes se futbollit dhe i pari qe u interesua per te ishte trajneri i Liverpulit, Zherar Hulier, i cili hoqi dore me pas per shkak te moshes se re te lojtarit. Por, gabimin qe beri “bosi” i Liverpulit nuk e beri ai i Mancester Junaitid, Ser Aleks Ferguson, i cili, pasi u mrekullua nga forma e Ronaldos, e bleu ate per 12,24 milione sterlina ne vitin 2003. Me Mancester Junaitid ka luajtur deri tani 129 ndeshje (35 gola). Me Kombetaren portugeze, Kristiano Ronaldo ka zhvilluar 46 ndeshje, duke shenuar 17 gola.

    Cmimet

    Ne vitet 2005 dhe 2006, ai shpall nga votimi i fansave si “Lojtari i ri me i mire”. Ne vitin 2007, Ronaldo fitoi cmimin nga shoqata e futbollisteve profesioniste angleze “Lojtari me i mire” dhe “Lojtari i ri me i mire”.

    Me i paguari

    Ronaldo eshte nje nder pese lojtaret me te paguar ne kampionatin anglez. Me 13 prill, portugezi nenshkroi nje kontrate 5-vjecare me nje page javore prej 120 mije sterlinash, duke u bere lojtari me i paguar ne historine e Mancester Junaitid.

    Jeta personale

    Ne tetor te vitit 2005, Ronaldo dhe nje person tjeter u ndaluan nga policia, ne lidhje me nje sulm seksual. Ronaldo mohoi akuzat, ndersa me pas prokuroria deklaroi se nuk kishte prova te qarta per ta ndeshkuar yllin e Mancester Junaitid.

    Dashuria

    K. Ronaldo kohet e fundit eshte pare ne shoqerine e Merke Romeros. Duket se futbollisti portugez eshte shume i terhequr pas saj. Merke e di qe duhet te kete kujdes me Krisin ne krah, sepse ai eshte nje nder me te preferuarit e seksit femeror.

    Biznesi

    Kristiano ka hapur ne qytetin e tij te lindjes, Funcai, nje dyqan mode, “CR7”, qe menaxhohet nga motrat e tij me te medha. Pas futbollit, gjeja qe ai pritet te beje duket se eshte pikerisht biznesi.

    Bamiresi

    Ronaldo kryen edhe bamiresi. Ai kontribuoi me rreth 130 mije dollare per zonat e prekura nga cunami ne Indonezi. Gjithashtu, eshte shume i ndjeshem ndaj njerezve me probleme fizike dhe atyre te varfer.
    Sui generis

  10. #2740
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Seria A

    Po merr formėn e njė telenovele tratativa Inter – Emerson. Pak ditė mė parė padroni zikaltėr e quajti tė mbyllur merkaton. Por gazeta sportive spanjolle, Marca shkruan se mesfushorit brazilian qė ėshtė lėnė i lirė nga Reali i Madridit, i ėshtė bėrė njė ofertė nga trajneri Manēini. Sipas gazetės, Emerson e ka pranuar atė, pasi Inter mbetet skuadra e tij e preferuar. Spanjollja Marca shkruan edhe pėr njė takim tė afėrt mes Interit dhe Realit tė Madridit pėr tė konkretizuar transfertėn.
    Miqėsoret kanė nxjerrė nė pah problemet qė Juventus ka nė repartin e mbrojtjes dhe drejtuesit e klubit bardh e blu nuk kanė vonuar pėr tė riparuar defektet.
    Zgjidhja shihet tek mbrojtėsi i Shtutgardit, portugezi Meira, ose ai i Lokomotivės sė Moskės, serbi Ivanovic. Pėr Invanovic oferta bardh’e zi ėshtė 4.5 milionė euro. Ndėrsa pėr portugezin Meira, Shtutgarti ka kėrkuar plot 15 milionė euro.
    Pas talentit Aleksandėr Pato, njė tjetėr brazilian duket se do tė mbėrrijė tek kuqezinjtė e Milanit. Me sulmin tashmė tė kompletuar, Milani kėrkon tė forcojė mesfushėn dhe emri i duhur pėr kėtė duket ai i Tiago Motės, mesfushorit tė Barcelonės. Braziliani duket se ėshtė nė prag tė zgjidhjes sė kontratės me ekipin katalans. Dhe Milani nuk e ka fshehur interesimin pėr tė, pasi Mota mund tė luaji sin ė krahun e majtė, ashtu edhe nė qendėr, duke u bėrė njė alternativė perfekte pėr Gatuzon dhe Ambrozinin.
    Antonio Kasano duket se do tė kthehet sėrish nė Itali. Barezi i Realit tė Madridit, ėshtė fare pranė kalimit tek Samdoria. Flitet pėr njė formė borxhi. Klubi Italian mund tė paguajė vetėm 1.5 milionė tė pagės sė tij, ndėrsa 3 tė tjerėt do tė vazhdojė t’i paguajė Reali i Madridit.
    Alvaro Rekoba ndoshta kėtė herė mund tė largohet me tė vėrtetė nga Inter. Ai nuk ėshtė paraqitur nė stėrvitjen e parė tė kėtij sezoni, cka lė tė kuptojė pėr njė lamtumirė tė tij nga ekipi milanez. I interesuar pėr shėrbimet e tij ėshtė Torino, njė skuadėr qė i pėlqen edhe Masimo Moratit, dhe trajnerit tė Torinos, Novellino, e ėndėrron atė prej kohėsh nė skuadėr.
    Sui generis

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •