Diego Armando Maradona ėshtė rikthyer nė fushė katėr muaj pas daljes nga spitali. Pibe de Oro, duket se ėshtė i aftė tė rilindė ēdo herė. Pas abuzimeve tė panumėrta mė alkoolin qė e ēuan nė spital Numri 10 u rikthye nė fushė gjatė njė ndeshjeje shoėball (njėlloj futbolli si i sallės, luhet 7 me 7) tė zhvilluar nė Rozario tė Argjentinės, ku arriti tė mbrojė ngjyrat argjentinase kundėr njė seleksioni uruguajan duke fituar 8-5 pėrpara 6000 shikuesve. Maradona shėnoi njė gol nga pika e penalltisė, por mbi tė gjitha ishte protagonist i lojės argėtuese sė bashku me pasuesin e tij Lionel Mesi. Ish-futbollisti i Napolit foli me entuziazėm dhe krenari pas ndeshjes: Kisha menduar se nuk do tė isha nė gjendje tė ecja pas asaj qė mė ndodhi. Tani, pėrkundrazi vrapoj pas njė topi. Kampioni i Botės flet me emocion pėr Mesin: Duhet ta veshė ai bluzėn me numėr 10 tė Argjentinės, pasi tifozėt tanė shpresojnė te ai pėr tė fituar diēka nė tė ardhmen. Nuk vuan nga tensioni dhe kur hynė nė fushė kėrkon tė argėtohet. Varemi tė gjithė nga loja e tij. Mė pas edhe njė pararelizėm: Jemi tė dy majtė, kemi fituar Botėrorin U-20 (Maradona nė vitin 1979, Mesi nė 2005-n) dhe kemi shėnuar gol me dorė pa mundur tė shihet nga gjyqtarėt. Mesi ėshtė i njėllojtė me mua.
Krijoni Kontakt