Close
Faqja 263 prej 311 FillimFillim ... 163213253261262263264265273 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,621 deri 2,630 prej 3101
  1. #2621
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ronaldo: Nuk kam te ngopur!

    23 Korrik Kristiano Ronaldo i ka leshuar nje mesazh kercenues gjithe rivaleve te tij ne Premiership, sidomos mbrojtesve kundershtare, duke thene se ai vetem mund te permiresohet kete sezon. Ronaldo shenoi 23 gola teksa Junaitedi i dha fund “thatesires” 4?vjecare, duke fituar vjet titullin. Por duke ndihmuar gjithashtu “Djajte e Kuq” te shkonin ne gjysmefinalet e Champions League dhe ne finalen e Kupes se Anglise, Ronaldo pati nje impakt aq te madh, sa qe fitoi te gjitha cmimet e mundshme individuale, duke u bere lojtari i pare qe nga koha e Andi Grei ne vitin 1997 qe fiton edhe “Lojtari i Vitit” edhe “Lojtari i Ri i Vitit” ne te njejtin sezon. Dhe pasi tregoi bensikerine e tij ndaj Junaitedit, duke firmosur nje kontrate te re (me luksoze), qe perfundon ne 2010?n, Ronaldos i jane dashur vetem dy ndeshje ne Lindjen e Larget per te treguar se eshte s`rish ne forme magjike. Ylli portugez shenoi si ndaj Uraua Red Diamonds ashtu dhe ndaj FC Seulit javen e kaluar, dhe sot shpreson te beje tripleten, kur djemte e Ser Aleks Fergusonit do te perballen me Shenzhen ne ish?kolonine portugeze te Makaut. Dhe tifozet e Junaitedit e dine se nuk do te duhet shume kohe para se Ronaldo te shpertheje serish ne Premiership, pasi ai eshte edhe me i etur sivjet. “Une perpiqem te permiresohem cdo sezon”, tha ai. “Tashme kam kater vjet ne Angli. Ne sezonin e pare shenova 7 gola, ne te dytin 9 dhe ne te tretin 23. Deri tani kam luajtur mire, jam ndjere mire dhe mendoj se e kam ndihmuar skuadren. Shpresoj qe te vazhdoj ne kete rruge, sepse dua te fitoj serish titullin, duke shenuar edhe me shume gola se vjet”.

  2. #2622
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morientes: Torresi do te shkelqeje ne Premiership!

    23 Korrik Ish?sulmuesi i Liverpulit, Fernando Morientes, thote se patrioti i tij Fernando Torres do te shkelqeje patjeter atje ku ai deshtoi dy vjet me pare. Trajneri i “Te Kuqve”, Rafa Benitez, kishte shpresa te medha per Morientesin, kur ky i fundit mberriti ne Premiership ne vitin 2005, por ish?ylli i Real Madridit, nuk arriti te cante ne kampionatin anglez, duke shenuar vetem 8 gola ne 40 takime, para se te kthehej ne Spanje, me Valencian. Nje pritshmeri po kaq e madhe ekziston edhe tani ndaj Torresit, por paraardhesi i tij beson se “Fernando i vogel” i ka te gjitha aftesite per te shperthyer ne Premiership. “Fernando e ka potencialin per te shkelqyer ne Angli, per kete nuk ka asnje dyshim”, tha Morientes per “Sunday Mirror”. “Ai eshte nje lojtar i madh dhe nje njeri i shkelqyer qe ka nje te ardhme te ndritur perpara vetes”. Torres eshte ende vetem 23 vjec, por ai ka luajtur qe tani me shume se 200 ndeshje per Atletiko Madridin, si dhe 40 ndeshje per Spanjen. Dhe eshte pervoja e tij e madhe qe ben Morientesin te mendoje se patrioti i tij do te caje patjeter me Liverpulin. “Gjeja me e mire eshte qe megjithe moshen e tij te re, Fernando ka shume pervoje, ky eshte nje bonus i madh per te”, shtoi Morientes. “Une mendoj se Liverpuli eshte ai hap cilesor qe i duhej atij ne kete faze te karrieres. Tani gjithcka eshte e mundur per te dhe une jam i sigurt se do te pershtatet shpejt me Liverpulin. Ai eshte i shpejte dhe i fuqishem, prandaj stili i futbollit ne Premiership nuk do te jete nje pengese per te, perkundrazi ai do ta kete me te lehte sec e kisha une ne Angli”.

  3. #2623
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Pele: Kaka, mos e shit Milanin!

    23 Korrik



    Ka mberritur ne Milano te premten ne mengjes menjehere pas udhetimit per ne Afriken Jugore, ku ishte i pranishem per te festuar 89 vjetorin e Nelson Mandeles. Pasi eshte akomoduar ne hotel dhe pasi ka xhiruar nje spot publicitar, per paketen e Mediaset Premiumit, qe do te transmetoje takimet e Serise A dhe ato te kampionateve te huaja, i ka kushtuar 30 minuta te perditshmes sportive, “La Gazzetta dello Sport”, duke folur ne 360 grade per futbollin italian, problemet, por edhe per kampione si Kaka, Ronaldo, Adriano, Toti, talente te rinj si Pato dhe Aurelio. Gjithashtu, kushtrimi i tij eshte fraza me e rendesishme. Nje ftese qe i ben fantazistit te Milanit, “djaloshit te arte”, per te mos u larguar nga “Djalli”, ne kerkim te nje karriere edhe me te madhe. Pra, legjenda e futbollit, me ne fund, flet per ate qe, per shume vite, ka qene bota e tij, ne te cilen ka pasur mundesi te dallohet, si nje “jashtetokesor”.

    ? Pele, le ta nisim nga tema me e nxehte e kesaj merkatoje, te flasim per Riki Kakane. Reali e kerkon, por Milani nuk e leshon. Cfare i keshilloni brazilianit?

    ? Dua te ndalem te nje fakt: kam luajtur per 20 vjet me Santosin dhe kam qene gjithmone besnik i klubit, edhe pse me erdhen shume oferta nga jashte dhe nga skuadra te njohura si Juventusi dhe Real Madridi. Vendosa te qendroja atje ku isha i njohur, atje ku u rrita profesionalisht dhe arrija te ngjitesha ne nivelet e larta, atje ku ndihesha si ne nje familje, atje ku i gjithe populli me donte. Parate nuk jane gjithcka ne jeten e nje njeriu: banale, por e vertete! Kete i them edhe Kakase, qe te shohe veten ne pasqyre dhe te mundohet te gjeje te verteten. Sigurisht, Riki eshte i zgjuar dhe e di se me mire se Milani nuk ka per te gjetur, pasi ai eshte i lumtur atje, pse duhet te ndryshoje skuader?

    ? Te flasim per nje tjeter gjigant te futbollit, e dini se per cilin e kemi fjalen: “Fenomenin” Ronaldo. A mund te kthehet ai ne nivelet e meparshme, kur mbrojtesit dridheshin nga frika, vetem nga hija e tij?

    ? Natyrisht qe mund te kthehet, duke pare se ai i ka te gjitha mundesite te Milani. Ka gjetur ambjentin qe i duhet dhe personat e duhur rreth tij. Nese impenjohet shume, sidomos ne aspektin fizik, atehere mund te rifitoje plotesisht formen qe kishte kur ishte te Interi. Pastaj, forma e Ronit ndihmon edhe skuadren dhe sidomos Kakane, qe te permiresohet.

    ? Ndoshta, rikthimi i Ronit mund te ndihmoje edhe Brazilin...

    ? Te gjithe e dime se ka nisur periudha Dunga, i cili eshte nje trajner i zoti dhe qe e njeh shume nga afer boten braziliane. Mos harroni, por eshte e para here qe shihet “Selecao” me emra te rinj dhe pa shume yje. Kjo do te thote se keta djem, ne te ardhmen, do te mund te japin edhe me shume. Fitorja ne Kpen e Amerikes eshte teper e rendesishme, sidomos duke pare se erdhi ndaj Argjentines, qe ne leter dukej shume me e favorizuar. Besoj ne vitin 2010, ky Brazil do te befasoje te gjithe, do ta shihni.

    ? A ju pelqen modeli qe Dunga zgjodhi, duke imituar lojen “alla italiana”?

    ? Po, eshte nje revolucion, sepse per te paren here kemi pare nje Brazil qe synon bashkimin e grupit dhe forcen e formacionit, jo te individualiteteve. Eshte e veshtire qe te zgjedhesh lojtare per kombetaren braziliane, por duhet te dish se cili mund te jete me efikas ne sulm dhe jo vetem ne paraqitje.

    ? Cfare mendimi keni per futbollin italian qe sapo ka lene pas nje sezon te mbushur me triumfe, por edhe nje “rrebesh” polemikash?

    ? Nuk e kuptoj se ku ekziston problemi ketu, duke pare se Italia eshte kampione bote dhe Milani ka fituar Champions League. Polemikat dhe skandalet i merr era, sepse ato qe ngelen jane vetem sukseset. Pastaj, jam i lumtur qe Juventusi u kthye shume shpejt ne Serine A, duke pare se ishte nje humbje e madhe per Italine qe te mos kishte nje skuader si bardhezinjte, pasi eshte skuadra e vetme qe ka miliona tifoze ne te gjithe boten. Tani, kampionati do te jete edhe me i bukur.

    ? Ju u munduat qe t’i mesonit futbollin amerikaneve. Tani eshte Bekam ai qe ka marre ne dore kete mision, le te themi, gati “profetik”, per nga veshtiresia. A mund t’ia dale?

    ? Do te jete e veshtire, por Devid eshte i vetedijshem per kete gje, duke pare se ai ka luajtur ne ekipe te medha. Amerikanet vrapojne shume dhe mbrojne ashpersisht, me mbulime teper te rrepta. Nuk do te jete nje shetitje per te, me besoni.

    ? Cfare mendoni per Platinine si president i UEFA?s?

    ? I uroj gjithe te mirat, sepse jam nje tifoz personal i tij, duke pare se ka qene nje legjende ne futboll. Ka fituar me te drejte zgjedhje te veshtira. Misheli ka ide te qarta dhe qe mund te sjellin revolucionin ne futboll.

    ? Ndersa Maradona, vazhdon betejen e tij me jeten...

    ? Diego e di se i qendroj gjithmone prane dhe cfare problemi qe te kete, duhet te me thote, sepse eshte miku im, edhe pse jemi rivale ne boten e futbollit.

    ? Te gjithe presin Boka?Milan si finalen e Boterorit te klubeve: sipas jush, kush mund te jete favorit?

    ? Eshte e veshtire qe te luash ndaj argjentinasve, duke pare se vrapojne shume dhe luajne fort ne presing. Por, gjithcka do te vendoset nga episodet.

    ? Milani do Drogbane, Eto’one, Patone, Ronaldinjon dhe Shevcenkon. Cilin do t’i keshillonit?

    ? Jane te gjithe kampione, por s’mendoj se Milani ka nevoje per nje sulmues. Kane Inzagin, qe eshte i mrekullueshem, Ronaldon qe mbetet numri 1 ne bote, Xhilardinon qe eshte ende i ri dhe, natyrisht, Kakane.

    ? Pato eshte nje talent: a mund te jete zgjidhja kuqezi?

    ? Jo, sepse eshte ende i ri dhe per kete arsye, mund te hase veshtiresite qe e penguan edhe Robinjon. Marko Aurelio, qe luan me Santosin, eshte nje alternative me e mire.

    “Mbreti” per...

    Totin

    “Mendoj se Francesko ka marre vendimin e duhur duke i dhene fund karrieres se tij me kombetaren, duke hequr keshu dore nga nje impenjim i rendesishem, ne momentin me te mire,kur eshte ne nivelet e larta. Me mire te besh nje hap prapa me vullnetin tend, se sa kur te shtyn dikush. Me pelqen zgjedhja e tij, ashtu si me ndodhi mua, kur lashe “Selecaon” ne vitin 1972 dhe nje vit me pas dola golashenues i kampionatit”

    Adrianon

    Ai eshte nje futbollist i madh, edhe pse kohet e fundit ka pasur shume probleme. E njoh Adrin personalisht, sepse jemi takuar nje here ne Rio de Zhaneiro. Nese eshte ne diten e tij me te mire, mund te magjepse si publikun, ashtu edhe kundershtarin. E ka pranuar qe nuk eshte sjelle mire dhe ka qene i shkaterruar edhe nga alkooli, por tani ka ndryshuar dhe une i besoj. Do te kthehet “Perandor”, shume shpejt”

    Futbollin

    “Eshte sporti i vetem i cili percjell entuziazem dhe te transmeton nje lloj ngarkese emocionale, e cila eshte nje ind i vecante ne trupin e njeriut. Eshte si t’i japesh makines, por shpejt, asnjehere nuk di te ndalosh, edhe pse rreziku eshte i madh. Per popullin eshte nje arsye me shume per te jetuar, edhe pse duket dicka e cmendur po te mendohet”

    “Inzagin dua ta shoh te Santosi nje dite”

    “Edhe pse per shume kritike, opinioniste apo gazetare mund te duket si nje futbollist me fat, edhe pse ne syte e shypit mund te shtiret si nje similues, per mua eshte dicka me shume. I pakrahasueshem, nje mit qe vazhdon te na befasoje me moshen e tij. Dy gola ne finalen e Athines, asnje koment me shume. Nje dite, do te doja ta shihja te Santosi, sepse jam i bindur se do te shenonte shume gola dhe do ish?skuadra ime do te fitonte edhe pese kampionate me shume me te. Sigurisht, ne Itali vlerat e tij nuk njihen shume, por nese do te kishte lindur ne Brazil, sot do te ishte ulur ne “fronin” tim, me besoni. Ai eshte nje “mace me shtate shpirtra”, qe nuk di te dorezohet. Shembulli i vertete i egos se njeriut, per te ecur perpara”.

  4. #2624
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Valdes: Jam nje portier me fat!

    23 Korrik Portieri Viktor Valdes beson qe sulmi i formuar prej Tierri Henrise, Samuel Eto’ose, Ronaldinjos dhe Lionel Mesit do te jete me i mire ne bote ne sezonin e ardhshem. “Kemi bere disa blerje te rendesishme ne cdo repart dhe kemi nje skuader te balancuar ne te gjitha pozicionet. Megjithate, kam te qarte qe nuk do te doja te isha ne vendin e portiereve kundershtare”. Valdes shpreh kenaqesine e tij edhe per blerjen e Gabi Militos. “Eshte nje prej qendermbrojtesve me te mire ne bote dhe jam i bindur qe me te ne skuader do te kem me pak pune per te bere”, vazhdon Valdesi, i cili e sheh deshtimin e Barces ne sezonin e fundit te lidhur me disa arsye, jo vetem me gabimet ne mbrojtje. Viktor Valdes komentoi edhe kalimin e Havier Savioles tek Reali i Madridit. “Nuk duhet gjykuar si nje tradhetar. Saviola ka dhene shume per Barcelonen. I uroj sa me shume fat ne Madrid, por jo ne ndeshjet kunder nesh”.

  5. #2625
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Pekini ne “gjunjet” e Mesit!

    23 Korrik Sulmuesi i Barcelones, Leo Mesi, “zbarkoi” ne Kine per te permbushur detyrimet e tij publicitare me kompanine e famshme te pijeve freskuese, “Pepsi”. Leos iu desh te bente nje udhetim raskapites, nga Buenos Airesi ne Paris dhe nga Parisi ne Pekin, qe ne total zgjati 26 ore, po ne dalje te aeroportit nje turme e panumert njerezish kishte dale per ta pritur. Vetem nje ore pas mberrijes, Mesi mori pjese ne aktin e pare publicitar dhe njerezit e pranishem e brohoriten dhe thirren emrin e tij ne korr, si te ishte nje yll kinemaje apo roku. Mesi nuk pati kohe te clodhej as pas perfundimit te ceremonise, pasi iu desh te jepte nje interviste per nje televizion kinez dhe menjehere pas kesaj udhetoi ne qytetin e Jinanit, ku u be protagonist i nje tjeter “Fenomeni” “Mesimanie”. 19?vjecari gjeti nje “permbytje” njerezish edhe ne aeroportin e ketij qyteti, ndersa vizita e Mesit ne Kine ishte nje forme per te “demshperblyer” mungesen e tij te paralajmeruar, ne nje ndeshje miqesore qe Barcelona do te luaje ne Pekin, gjate gushtit.

  6. #2626
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ksavi: Me te forte se kurre!

    23 Korrik `shte Ksavi Hernandez ai qe i pergjigjet pyetjes se vetme te ciles Rajkardi nuk deshiron t’i jape pergjigje. “Po, kjo eshte Barcelona me e mire qe kam luajtur ndonjehere”, thote kapiteni i trete i skuadres, ne nje interviste per te perditshmen sportive “Sport”. “Ne asnje skuader tjeter nuk ekziston nje konkurrence kaq e larte per nje vend ne formacion. Drejtusit e klubit kane bere nje pune te mrekullueshme ne merkato. Tierri Henri, Jaja Ture, Erik Abidal dhe Gabi Milito jane te katert futbolliste te mrekullueshem”. Pavaresisht cilesise se padiskutueshme qe ekziston ne “Camp Nou”, Ksavi ben thirrje per kujdes, pasi ka te qarte qe per sukseset duhet shume pune ne fushen e lojes. “Ndjesite e mia jane te shkelqyera, por e di qe duhet te punojme me thjeshtesi dhe shume perkushtim”. Pyetjes ne eshte e mundur qe Ronaldinjo, Mesi, Eto’o dhe Henri te luajne te katert ne te njejten kohe, Ksavi i pergjigjet me diplomaci. “Gjithcka do te varet nga ndeshja. Mendoj qe do te jete me e mundshme qe te luajne te katert ne ndeshjet e “Camp Nou”?t”. Ne fund, Ksavi foli per kalimin e Savioles tek Reali. “Me vjen keq qe u largua, por kjo ishte zgjidhja e tij me e mire dhe i uroj shume fat ne etapen e re te karrieres se tij”.

  7. #2627
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rajkard: Jam “ne gijotine”!

    23 Korrik “E di qe qendrimi im ne kete skuader eshte i lidhur ngushte me suksesin dhe eshte e drejte qe te jete keshtu”

    Rajkard nuk humbet kohe. Ka zhvilluar vetem dy seanca stervitore nga sezoni i ri, por holandezi thote te tijen pa patur frike. Pa urdhera, por me shume pune dhe vendosmeri, kjo eshte metoda qe holandezi ka zgjedhur per te rikthyer katalanasit tek titujt. Trajneri i Barces pranoi te analizonte dje oret e tij te pare te punes m grupin e sezonit 2007?08 dhe e nisi me lavderime per perkushtimin e treguar nga futbollistet e rinj te ekipit. “Henri dhe Abidal jane dy futbolliste qe kane fituar shume me skuadrat e tyre, por ajo qe i ben me te vertete kampione eshte deshira e tyre per te fituar perseri tituj te rinj. Lojtare te tille jane nga ata per te cilen Barcelona ka gjithmone nevoje. Per Turene do te jete hera e pare qe do te luaje ne nje skuader te madhe, por ai e ka marre kete sfide me entuziasem dhe jam i sigurt qe do te triumfoje”. Ne lidhje me objektivat e Barcelones ne sezonin e ri, Rajkardi konfirmoi se qellimi kryesor eshte rikthimi tek titujt, pas nje sezoni “te thate”. “Ne Barcelone nuk mund te qendrosh shume koha pa fituar. Kjo eshte e ndaluar dhe te gjithe e dime kete. Ne sezonin e shkuar e kishim kampionatin ne dore, por beme disa gabime qe na kushtuan shume. Do te jete e rendesishme qe te mos perserisim me ato gabime dhe qe te nisim punen qe prej dites se pare”.Ndryshe nga sa mendojne gazetat, Rajkardi nuk beson qe do te jete shume e rendesishme te punoje ne aspektin psikologjik me futbollistet e tij, per te kontrolluar nje grup te mbushur me yje. “Jemi te gjithe njerez dhe sjellja e lojtareve me mua ka qene gjithmone korrekte. Gjithmone kemi patur nje komunikim te mire dhe pa probleme. Duke qene se jemi njerez gjithmone mund te kete mosmarreveshje apo keqkuptime, por per te zgjidhur ato nuk do te jete e nevojshme te konsultojme manualet e psikologjise”. Rajkardi eshte i vetedijshem qe viti i pasuksesshem ka fshire nga kujtesa e shkurter e katalanasve dy sezonet e shkelqyera te meparshme. Frenki thote: “E dime qe duhet ta nisim nga zero, si skuadra ashtu edhe une. Askush nuk do te ngushellohet me faktin qe kemi fituar dy kampionaet dhe nje Champions League ne dy sezone nen drejtimin tim, nese ekipi nuk arrin te fitoje perseri. E di qe qendrimi im ne kete skuader eshte i lidhur ngushte me suksesin dhe eshte e drejte qe te jete keshtu. Barcelona eshte nje skuader qe ka mrekulluar te gjithe boten me lojen e saj ne dy sezonet e fundit, por kjo nuk do te kete pike rendesi kur te nise sezoni dhe kur tifozet ne “Camp Nou” te kerkojne te shohin suksese te reja”.Rajkard, i cili mendon se ky grup ka shanset te shnderrohet ne grupin me te mire qe ai ka drejtuar ndonjehere tek Barcelona, ndihet me fat qe yjet e tij, pavaresisht te gjitha atyre qe kane fituar, nisin pergatitjet per sezonin e ri me nje deshire te papermbajtshme per te korrur suksese te rinj. “Lojtaret qe jane ketu nuk duan te provojne perseri nje pervoje si ajo e vitit te shkuar. Mund te kishim bere me shume dhe eshte dicka e mire qe jemi te vetedijshem per kete. Lojtaret dhe une kemi nisur te punojme me shume deshire”, perfundoi Rajkardi.

  8. #2628
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Silvio “luan mendsh”: 125 milion euro per Ronaldinjon!

    Milani eshte i gatshem te paguaje 125 milion eurot e klauzoles se leshimit te Ronaldinjos, nje shume e padegjuar kurre me pare ne boten e merkatos. Blerja me e shtrenjte e historise eshte ajo qe Foorentino Perez beri ne vitin 2001, kur pagoi 13 miliard peseta per sherbimet e Zinedin Zidanit, shume qe vlen sot 78 milione euro. Reali fitoi nje Champions me yllin francez ne radhet e saj, por nuk rikuperoi kurre parate e investuara tek Zizu. Silvio Berluskonit i dalin llogarite per Ronaldinjon. Sipas nje studimi qe ka bere klubi italian, do te ishte ne gjendje te rikuperonte 125 milionet e shpenzuara per brazilianin ne tre vjet. Ne kete drejtim, gjithcka do te varet nga aftesia e klubit per te shfrytezuar imazhin e Ronaldinjos. Berluskoni planifikon te perdore brazilianin per te hapur merkato te reja televizive ne Ameriken e Jugut dhe Oqeani, ku komunitetet italiane jane shume te medha. “Kavalieri” do te shiste te drejtat televizive te Milanit me nje cmim shume me te larte se ai i tanishmi, si ne merkaton aziatike ashtu edhe ne ate arabe, ne rast se arrin te vere nen kontrate Ronaldinjon. Fale statusit te tij te ish?Kryeministrit te Italise, Silvio ka kontakte shume te rendesishme ne shume vende dhe kjo do te lejonte te perhapte ne te gjithe boten marken Milan. Berluskoni, ka te qarte gnjithashtu se ne rast blerjeje te 27?vjecarit, te ardhurat e Milanit nga sponsoret e tij do te rriten gjithashtu ne menyre te ndjeshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga km92 : 25-07-2007 mė 08:21

  9. #2629
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eto’o: Po e bej te qarte, nuk leviz nga ketu!

    Demtimi i rende i vitit te shkuar, sezoni pa tituj i Barcelones dhe interesimi i Milanit nuk jane arsye te mjaftueshme qe Samuel Eto’o te mendoje per te ndryshuar ambient. Kamerunasi theksoi edhe nje here tjeter besnikerine e tij ndaj Barcelones, ndersa u shpreh i sigurt per fitimin e titujve te rinj ne kete sezon, gjate nje interviste te dhene dje ne “Sport”. 26?vjecari vlereson blerjen e Tierri Henrise, por tregohet i kujdesshem kur pyetet per variantet e mundshme taktike qe Rajkardi mund te perdore ne sulm. Eto’o e di se cilesia nuk eshte e vetmja gje qe ka rendesi per te dhene nje rendiment te larte. I qete, larg impulsivitetit te treguar ne shume raste te tjera, Samuel theksoi qe shnderrimi ne nje shenjester per Milanin nuk e bezdis, perkundrazi. “Me vjen shume mire qe nje klub i rendesishem si Milani me kerkon”, thote Eto’o. “Dicka e tille ben cdo futbollist te ndihet mire, por une nuk ndiej se kam nevoje te ndryshoj skuader. Ndihem i lumtur ne Barcelone dhe Katalunje. Jetoj prej 11 vitesh ne Spanje dhe pasi mesohesh me jeten ne kete vend eshte e veshtire te vendosesh te largohesh”.Kamerunasit jo vetem qe i pelqen te jetoje ne Brcelone, por gjithashtu te luaje me klubin e ketij qyteti. “Jam ne skuadren me te mire ne bote, perkrah me te mireve”, vazhdon Samueli ne intervisten e tij. “Nje sezon i veshtire, ne aspektin personal dhe ate kolektiv eshte shume pak per te me bere te nderroj mendje. Eshte e vertete qe sezoni i shkuar ishte me i keqi i karrieres sime, por tani mendoj vetem per vitin e ardhshem dhe menyren se si mund ta bej ate me te suksesshem se i shkuari. Duhet te perpiqemi t’i bejme gjerat mire, me deshire dhe te rikthehemi ne nivelin e dy sezoneve perpara te fundit, kur fitonim tituj dhe te gjithe mbeteshin pa fjale nga loja jone spektakolare”. Ne konferencen e pare per shtyp te sezonit, 27?vjecari u perpoq te fliste sa me pak per konkurrencen e madhe ne repoartin ofensiv. Rajkardi eshte duke menduar nje sistem qe te lejoje Ronaldinjon, Henrine, Eto’one dhe Mesin te luajne te karert ne te njejten kohe, ndersa kamerunasi thote: “Kemi nje grup shume te forte dhe futbollistet e rinj qe kane mberritur na kane permiresuar edhe me shume. Nuk po flas vetem per sulmin, ku Barca ka futbolliste te medhenj, por per te gjithe grupin. Shpresoj qe vitin e ardhshem te fitojme tituj dhe per te bere te mundur kete do te punojme shume fort. Shpresojme te fitojme sa me shume tituj”. Barcelona ndodhet aktualisht ne Skoci, ku po zhvillon fazen e saj pergatitore dhe Eto’o po ben edhe perkthyesin e frengjishtes per tre blerjet e reja te skuadres, Henris`, Abidalit dhe Turese. “Titi eshte pershtatur shume mire, shume shpejt. Shume te kenaqur duken edhe shoket e rinj te skuadres qe na jane bashkuar. Sa me mire qe te pershtaten, aq me mire per te gjithe”, perfundoi Samuel Eto’o.

    Deko: Jemi te pangopur!

    Deko foli nga dita e dyte e fazes pergatitore ne Skoci dhe siguroi se te gjithe futbollistet deshirojne te zhvillojne nje loje sa me te mire dhe te luftojne per cdo titull. Portugezi eshte shume optimist per projektin e ri, qe ka sjelle deri tani ne “Camp Nou” kater blerje te reja, Henrine, Abidalin, Turene dhe Militon. “Rajkard ka ne duart e tij nje grup te shkelqyer dhe do te perpiqemi te ndertojme nje skuader te madhe”, deklaroi Deko, qe mbeshtetet mendimin se cdo futbollist duhet te luftoje per te siguruar vendin e tij ne formacion. “Skuadra ende nuk ka mare formen e sdaj te plote. Trajneri po planifikon skuadren per vitin e ardhshem, ndersa une mendoj qe te bej sa me mire detyren time”. Deko eshte i kenaqur qe do te vazhdoje te luaje ne Barcelone, edhe pse gjate veres ka patur zera per oferta nga Italia. “Kam nje kontrate deri ne vititn 2010 dhe per momentin askush nuk ka folur me mua. Kjo me ben te mendoj se vazhdoj te jem nje futbollist i rendesisshem ne planet e Barces, sepse ndryshe nuk do te kishin qenduar pa me thene asgje. Une ndihem mire ketu dhe jam i kenaqur nga jeta ime ne Barcelone, por ne qofte se nje dite skuadra nuk do te kete besim tek une duhet te ma thote”. Ne fund, portugezi komentoi sezonin e fundit te Barces. “Eshte normale qe ne futboll te mos fitosh gjithmone. Patem disa vite te shkelqyer, ndersa ne kete te fundit gabuam, por tani eshte e rendesishme te fillojme te luftojme dhe ne vitin e ri do te kerkojme cdo titull te mundshem”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga km92 : 25-07-2007 mė 08:21

  10. #2630
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Dinjo: Milan, lerme rehat!


    Silvio Berluskoni, pronari i Milanit, eshte i gatshem te paguaje klauzolen e leshimit te Ronaldinjos, prej 125 milion eurosh. Milani ka deklaruar terheqjen e tij n ga pista Ronaldinjo gjate diteve te fundit, por sipas shtypit spanjoll, kjo eshte vetem nje taktike, perpara se Milani te ofroje 125 milion eurot, te cilat sipas kushteve te paracaktuara ne kontraten midis Ronaldinjos dhe Barces, nuk do t’i jepnin te drejte katalanasve te refuzonte. Megjithate, per ish?Kryeministrin e Italise ka dale nje pengese e papritur. Edhe Milani eshte i gatshem te paguaje me teper para se cdo skuader per nje blerje ne historine e futbollit, Ronaldinjo nuk deshiron te largohet nga Barcelona. Ylli brazilian ndihet i lumtur ne “Camp Nou” dhe deshiron te vazhdoje te luaje ne skuadren qe e ka ndihmuar te fitioje dy kampionate spanjolle, Champions League, Topin e Arte dhe cmimin e FIFA?s. Per me teper, Dinjo e sheh sezonin qe do te nise si mundesine me te mire per t’u hakmarre, per vitin e fundit te pasuksesshem.Rendimenti i Ronaldinjos ishte i mire ne fillimim e sezonit te shkuar, por 27?vjecari nuk mundi te bente ndryshimin ne momentet percaktuese. I vetedijshem per kete fakt, Dinjo refuzoi te udhetonte me Brazilin ne Venezuele, per te marre pjese ne Kupen e Amerikes dhe vendosi te shijonte sa me shume pushime, per te nisur punen per sezonin 2007?08 sa me i clodhur. Robertode Asis, vellai dhe perfaqesuesi i Ronaldinjos i ka bere te qarte Milanit vullnetin e 27?vjecarit per te qendruar ne “Camp Nou”. “Ne deshirojme te qendrojme, kemi qene gjithmone pjese e projektit te Barcelones dhe ruajme te njejten deshire si gjithmone”, deklaroi Roberto per shtypin spanjoll. Problemi i Barcelones qendron ne faktin se Berluskoni nuk eshte mesuar me pergjigje negative dhe nuk eshte nga ata njerez qe terhiqen pasi degjojne refuzimin e pare. Anceloti, nese do te kishte mundesi te zgjidhte do te preferonte Eto’one, por Silvo beson se ne rasin e Ronaldinjos behet fjale per nje ikone boterore, pervecse per nje sulmues te madh. Per kete arsye, pronari i Milanit ka te qarte se blerja e Ronaldinjos do te perbente nje levizje shume te rendesishme ne aspketin global dhe mbi te gjitha persa i perket marketingut. Nje tjeter arsye qe e ben Milanin te vendosur te luftoje eshte fakti qe ende nuk ka siguruyar asnje blerje te madhe, ndersa rinovimi i Ronaldinjos mbetet ende pezull. Barca dhe Ronaldinjo kane biseduar parimisht per zgjatjen e kontrates deri ne 2014?n, por bisedimet ende nuk kane nisur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga km92 : 25-07-2007 mė 08:20

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •