Close
Faqja 261 prej 311 FillimFillim ... 161211251259260261262263271 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,601 deri 2,610 prej 3101
  1. #2601
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rajkard: Shuster, do ta nxij!

    22 Korrik Barcelona nisi dje zyrtarisht fazen pergatitore, ne te cilen u paraqiten te gjithe futbollistet e grupit te pare, me perjashtim te atyre tre qe luajten me kombetaret e tyre ne Kupen e Amerikes (Mesi, Milito dhe Markez). I pyetur per rivalitetin me Bernd Shusterin, trajnerin e kundershtareve kryesore te Realit te Madridit, Rajkard tha: “Mendoj qe Shusteri eshte nje trajner i shkelqyer dhe ka mundesine te beje nje pune shume te mire tek Reali, por ne do te bejme cmos qe t’ia bejme gjithcka sa me te veshtire”. Holandezi, qe dukej mjaft i clodhur gjate konferences se tij te pare per shtyp te sezonit te ri, deklaroi se motivimi me te cilin ai dhe futbollistet e tij po pergatiten per sezonin e ri eshte shume i madh. “Futbollistet e Barcelones jane te mesuar me suksesin. Vitin e shkuar nuk mundem te fitonim, por tani gjithcka nis nga zero dhe ky eshte motivimi me i madh qe mund te kishim. Te gjithe e kane te qarte qe talenti ne kete skuader eshte shume i madh dhe vullneti per te fituar eshte gjithashtu teper i madh”. Ne lidhje me polemikat qe ka shkaktuar vendimi i Barcelones per te hartuar nje kod te ri disiplinor, Rajkardi siguroi se nuk ka nevoje per nje manual psikologjie per te kontrolluar yjet dhe ekuilibrat brenda grupit te tij. “Nje manual psikologjie? Jo, jemi te gjithe njerez. Sjellja e futbollisteve tane ka qene gjithmone e mire, ndaj nuk ka perse te shpikim gjera te tilla. Une nuk kam patur asnjehere probleme me grupin tim. Po punojme me shume deshire, motivim dhe perkushtim”.Rajkardi nuk mendon se ky eshte momenti i pershtatshem per te folur per lojtaret qe mund te largohen, edhe pse Santi Ezkerro, Tiago Moto dhe Maksi Lopez e dine qe klubi eshte duke pritur nje oferte te pershtatshme, per te shitur kartonin e tyre. “Gjithmone duhen respektuar futbollistet dhe askush nuk do te perjashtohet nga stervitja. Lojtaret nuk duhen prekur ne dinjitetin e tyre. Te gjithe jemi te vetedijshem qe kemi nje grup te bollshem. Vendimet qe mund te merren deri sa te nise sezoni do te merren ne menyre te natyrshme, pa prekur dinjitetin e askujt”.

    Frenki: Blerjet e reja, nje motivim i madh!

    Rajkard pati mundesine te sterviste per here te pare Henrine, Turene, Abidalin dhe Militon, per te cilet pati vetem fjale te mira, ne konferencen e tij te pare per shtyp, ne sezonin e ri. “Te gjithe lojtaret qe i jane bashkuar skuadres kane ardhur ketu me nje deshire shume te madhe per te fituar dhe ky perben nje motivim shtese per ekipin. Deshira qe kane lojtaret per t’u stervitur u duk qarte qe ne diten e pare dhe kjo eshte dicka e mire per grupin”. Pyetjes nese Barcelona e sezonit 2007?08 eshte me e mira qe ai ka patur ndonjehere, Rajkardi iu pergjigj duke dhene kohe per te nxjerre nje perfundim, ndersa i cilesoi si te parakohshme te gjitha komentet e tanishme. “Kemi shume cilesi, talent dhe pervoje ne skuader. Kjo eshte e vetmja gje e sigurt. Tani duhet te punojme shume per te “perkthyer” kete ne fushe me nje nivel sa me te larte loje. Vetem ne fund te vitit do te mund t’i pergjigjem pyetjes nese eshte kjo Barcelona me e mire qe kam patur ndonjehere”. Rajkardi foli edhe per dy te rinjte, Bojan Krkic dhe Xhovani dos Santos, qe i jane bashkuar grupit te profesionisteve. “Jane dy futbolliste shume te talentuar, te formuar ne skuadrat tona zinxhir dhe me pelqen te punoj me ta. Kane nevoje per te fituar pervoje dhe kete mund ta fitojne vetem duke luajtur perkrah futbollisteve te medhenj te Barcelones. Besoj se ky do te jete nje vit shume i rendesishem per ta”.
    #VamosArgentina

  2. #2602
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Barca “harron” futbollin mes tureve!

    22 Korrik Barcelona nisi dje fazen pergatitore per sezonin e ri me dy seance stervitore, paradite dhe pasdite, ne qendren e saj stervitore. Ky “regjim” stervitor do te vazhdoje deri te henen, kur Barcelona te zhvendoset per ne Skoci, ku do te vazhdoje pergatitjen deri ne 28 korrik dhe do te zhvilloje miqesoret e para. Gjigantet katalanas do te “inagurojne” sezonin e ri me nje miqesore kunder Dandi Junaitedit, ne program per t’u zhviluar javen e ardhshme, ndersa ndeshjen e dyte ne Skoci do te zhvillojne ne daten 28 korrik, perballe Hartsit. Pas javes se kaluar ne Skoci, Barcelona do te rikthehet perseri ne Barcelona, ku do te vazhdoje stervitjet deri ne daten 3 gusht. Ne kete date, klubi do te zhvendoset per ne Azi, ku do te zhvilloje turin pergatitotor. Turi aziatik i ketij viti do te jete me i shkurter se ai i sezonit te shkuar. Barcelona do te qendroje ne total nente dite, ne Pekin, Tokio dhe Hong Kong. Ne daten 5 gusht eshte ne program per t’u zhvilluar miqesorja me kinezet e Guoanit. Ne daten 7 gusht Barca do te sfidohet nga japonezet e Jakohama Marinos, ndersa ne 10 gusht, do te luaje perballe nje formaioni te perzgjedhur te Hong Kongut. Barcelona do te luaje ndeshjen e pare “te vertete” te sezonit te ri vetem ne daten 15 gusht, kur do te zhvendoset ne Mynih per nje miqesore luksi ndaj Bajernit, ne te cilen Mehmet Sholl do t’i jape lamtumiren futbollit. Barca do te luaje javen e pare te sezonit ne fushen e Santanderit, ndersa tre dite me pas, ne 29 gusht, do te luaje me Interin per Kupen “Joan Gamper”.
    #VamosArgentina

  3. #2603
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Henri “njeh” Eto’one dhe Ronaldinjon!

    22 Korrik Barcelona eshte rikthyer. Skuadra katalanase zhvilloi dje stervitjen e saj te pare te sezonit 2007?08. Ne diten e pare te grumbullimit mungesat ishin vetem tre. Mesi, Markez dhe Milito, tre futbolliste qe morren pjese me kombetaret e tyhre ne Kupen e Amerikes kane patur disa dite leje me teper, ndersa te gjithe lojtaret e tjere kryen provat mjekesore dhe me pas u paraqiten ne stervitjen e pare te sezonit, te ndare ne kater grupe. Maksi Lopez, Tiago Mota dhe Santi Ezkerro, tre futbolliste qe pritet te shiten gjate ketyre diteve, gjithashtu ishin te pranishem ne stervitjen e nisur ne oren nente. Rajkardi e ndau grupin e tij ne kater miniskuadra, te cilat iu nenshtruan secila me radhe provave mjekesore. Grupi i kuq u formua nga Valdesi, Beleti, Deko, Ezkerro, Olmo dhe Xhovani dos Santos. Grupi jeshil perbehej nga Zambrota, Turam, Ksavi, Gudjohsen, Mota dhe Bohan. Grupi blu formohej nga Oleger, Abidal, Henri, Eto’o, Maksi Lopez dhe Mark Valiente, ndersa grupi i verdhe nga Horkera, Silvinjo, Ture, Iniesta dhe Ronaldinjo. Secili prej grupeve u stervit ne menyre te vecuar ne terrenin stervitor, ndersa pasditja iu kushtua stervitjes ne palester. Dita e djeshme, ishte e para ne te cilen Henri, Eto’o dhe Ronaldinjo u sterviten se bashku. Per te plotesuar “katrorin magjik” mungon vetem Lionel Mesi, qe pasi udhehoqi Argjentinen deri ne finalen e Kupes se Amerikes, turne i zhvilluar ne datat 26 qershor?15 korrik, do te shijoje disa dite pushim me teper se te tjeret.
    #VamosArgentina

  4. #2604
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Helgera: Tek Valencia, per tituj te rinj!

    22 Korrik Ivan Helgera u prezantua dje si futbollist i ri i Valencias. Klubi i “Mestalla”?s beri zyrtar nje ze qe qarkullonte prej kohesh si thashethem ne shtypin spanjoll. Helgera pritet qe te plotesoje tek Valencia boshllekun e krijuar nga largimi i Fabian Ajales dhe ai ishte nje prej emrave konkrete qe trajneri Kike Sancez Flores kishte kerkuar prej drejtuesve te tij ne merkato. “Jam shume i lumtur per kalimin tim tek Valencia. Doja te vija ne kete skuader, per tifozerine e saj te shkelqyer dhe sepse eshte skuadra ndaj te ciles Reali ka patur me teoper veshtiresi ne vitet e fundit”, deklaroi Helgera ne konferencen e tij te pare per shtyp si futbollist i Valencias. “Jam shume i kenaqur. Doja te vija tek kjo skuader per tifozerine e mrekullueshme qe ka dhe per faktin se eshte ekipi qe i ka prishur me teper pune Realit ne sezonit e fundit. Valencia eshte nje skuader e madhe”, deklaroi mbrojtesi, qe ne shtate sezonet e fundit mbrojti fanellen e Realit. “Valencia eshte nje prej klubeve me te mire te Spanjes dhe te Europes. Vij ketu per te fituar tituj te tjere. Dua te bej nje pune te mire, por besoj se nuk kam se cfare t’i tregoj asnjerit asgje”. Ivani preferon te nderroje faqen e etapes se tij ne “Bernabeu”. Blerjet e Pepes dhe Metcelderit bene qe ai te humbte vendin e tij ne Madrid. “Vetvleresimin do ta rifitoj duke luajtur”, vazhdon Helgera. “Ndihem me fat, sepse Valencia me ka vleresuar gjithmone dhe ne fund kjo ishte zgjedhja me e mire e mundshme”. Ne fund, Helgera thekson se nuk ndien presion per faktin qe do t’i duhet te zevendesoje nje mbrojtes te madh, si Ajala. “Tek Reali jam mesuar te perballoj cdo vit nje presion shume te madh, prandaj nuk ndihem i stresuar per asgje”.
    #VamosArgentina

  5. #2605
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fergi: Bekam, ke nje sfide te veshtire!

    22 Korrik Ser Aleks Ferguson mendon se Devid Bekam ka marre persiper nje detyre te veshtire, per te edukuar publikun amerikan me futbollin e bukur. Karriera e Davidid me Mancesterin perfundoi me shume polemika ne vitin 2003, por respekti midis 32?vjecarit dhe trajnerit skocez mbetet i paprekur. I pyetur per kalimin e Bekamit ne SHBA, Ferguson tha: “Eshte nje hap i madh perpara per Devidin, nje sfide shume e madhe. E di qe cdo tifoz i Mancesterit i uron atij me te miren. Bekami ka qene gjithmone i suksesshem ne futbollin europian, por futbolli ne SHBA eshte shume ndryshe. Ai duhet te beje ende nje rruge shume te gjate per te mbyllur hendekun me Europen”.

  6. #2606
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    MJ: Celsi, je shekuj larg!

    22 Korrik Dejvid Xhill paraljmeroi Celsin se po harxhon kohen kot, ne luften per popullaritet. Mancesteri llogaritet te kete 75 milion tifoze ne te gjithe boten. Planet e Celsit per dominim boteror lidhen ngushte me zgjerimin e tregut amerikan, por Xhill thekson se mbeshtetja qe Mancesteri ka patur ne turin e tij aziatik eshte prova me e mire qe verteton se “Djajte” vazhdojne te jene skuadra me e preferuar ne bote. Junaitedi fitoi 4?0 ndeshjen kunder koreaneve te FC Seulit. Te 68 000 biletat e ndeshjes u shiten ne gjashte ore, ndersa 750 000 njerez kane blere kartat e antaresise ne grupin e tifozeve te Mancesterit, ne Korene e Jugut. “Celsi ka zgjeruar shume popullaritetin e tij ne SHBA ne vitet e fundit dhe kjo eshte dicka e mire per ta”, deklaroi Xhill. “Ne bejme ate qe mendojme se eshte e duhur per ne dhe ndihemi krenare per historine tone, trashgemine e ketij klubi dhe menyren se si luajme. A do te jete ndonjehere tregu amerikan po aq i perkushtuar sa tregu aziatik? Nuk e besoj. Ne vitin 2003 patem nje tur te suksesshem ne SHBA, por perpara se te vendosim se ku do te shkojme shikojme edhe aspektet komerciale. Nga 75 milion tifozet e Mancesterit neper bote, 40,7 milion ndodhen ne Azi, ndersa vetem 4,6 milion ne SHBA dhe Ameriken e Jugut. Kjo eshte prova me e qarte qe tregu aziatik eshte ai me perfitimet me te medha”.Trajneri i Mancesterit, Ser Aleks Ferguson tha: “E konsiderojme klubin tone nje marke globale. Hotelet ku qendrojme jane gjithmone te rrethuar nga mijera tifoze dhe dicka e tille nuk me befason. Mbeshtetja qe kemi ne Azi eshte me te vertete e pabesueshme. Ekziston nje respekt dhe pasion kaq i forte per klubin tone ne disa vende aziatike, qe ka bere te domosdoshem per ne qe te vizitojme disa prej ketyre vendeve”. Xhill shtoi: “Kemi nje mbeshtetje te befasueshme ne Azi, por Afrika eshte nje treg interesant gjithashtu. Premier League ndiqet me te vertete shume ne kete kontinent. Nga Nigeria nxirren shume perfitime, sa per te dhene nje shembull. Parate qe do te fitohen nga shitja e te drejtave televizive ne Nigeri ne vitet ne vazhdim do te rriten ne menyre te ndjeshme. Ka shume interes per kampionatet kryesore europiane ne Afrike dhe shume lojtare afrikane vijne te luajne ne Europe”. Ndeshja e ardhshme e Junaited ne Azi eshte ajo perballe Shenzenit, ne Makau dhe pritet qe Ouen Hergrivs dhe Nani te bejne debutimet e tyre ne kete ndeshje.

  7. #2607
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ekleston, pas automobilizmit kthen syte nga Arsenali!

    22 Korrik Arsenali do te gjeje se shpejti ne tryezen e tij nje tjeter superoferte per blerjen e klubit, kesaj radhe nga pronari i Formules 1, Berni Ekleston. Kjo levizje do te vendose Eklestonin ne nje beteje te ashper per kontrollin e klubit te Londres veriore, perballe miliarderit amerikan Sten Kroenke. “Mirror Sport” lajmeronte dje se Kroenke eshte i gatshem te beje nje oferte prej 650 milion sterlinash per Arsenalin, ne javet e ardhshme, por ndersa Kroenke ka nje pasuri personale prej nje miliard sterlinash, pasuria e Eklestonit eshte tre here me e madhe. Eklestoni zoteron edhe favorin qe presidenti Piter Hill?Ud dhe shumica e Bordit Drejtues preferojne qe klubi te mbetet ne duar britanike. Nje drejtues brenda Arsenalit, deklaroi: “Kur Berni ben dicka, e ben ate ne menyren e duhur”. Nje biznesmen i regjur, 76?vjecari Ekleston eshte nje prej njerezve me te pasur ne Britani, me me teper se tre milion sterlina pasuri. Berni ka bere pasurine e tij duke rritur vazhdimisht vleren e aktiviteteve qe ka blere. Ne fakt, shume prej aksionereve te Arsenalit nuk ishin ne dijeni te interesit te Eklestonit, deri perpara publikimit te tij ne faqet e gazetave, diten e djeshme. Nese oferta e pronarit te Formules 1 pranohet, Vengeri mund te vazhdoje te drejtoje klubin, pasi ai eshte nje prej kundershtareve me te forte te shitjes se Arsenalit ne duart e nje pronari te huaj. Kroenke zoteron 12,2% te klubit dhe besohet qe mund te bashkoje forcat me ish?zevendespresidentin David Dein, qe kontrollon 14,5% te aksioneve, ne tentativen e tij per te marre shumicen. Ne qofte se Kroenke, i cili ka kerkuar nje takim me Bordin Drejtues te Arsenalit rrit pjesen e tij te aksioneve ne 30%, do te jete i detyruar te paraqese nje oferte zyrtare per blerjen, ne baze te rregullores.

  8. #2608
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rauli, me “oreks ariu”!

    22 Korrik Reali i Madridit rikthehet. 31 dite pas ndeshjes se fundit te sezonit te shkuar, ne Izreal, ndaj nje kombetareje te perbashket me palestinese dhe izraelite, gjigantet madrilene nisen dje punen pergatitore, per sezonin e ri. Me Shusterin si trajner dhe me kater fytyra te reja: Metcelderin, Pepen, Saviolen dhe Dudkun. Tre blerje te tjera, Roben, Drente dhe Rejes pritet te konfirmohen ne ditet ne vazhdim. Por, se bashku me Realin rikthehet edhe Rauli, kapiteni i madh, nga i cili kthehen te gjithe syte. Njeriu qe Shusteri e percaktoi si simbolin e skuadres, rikthehet me te njejtat objektiva qe ka patur gjithmone gjate karrieres se tij 13?vjecare tek Reali: Sukses ne gjithcka. Rauli rikuperoi pozicionin e tij te sulmuesit te dyte nen urdherat e Kapelos dhe deshiron qe te vazhdoje te luaje ne kete pozicion, edhe pse eshte i gatshem qe te pranoje cfare do gjeje qe Shusteri do t’i kerkoje per te miren e skuadres. “Rikthehem te punoj me shume deshire, edhe pse duhet te them qe ajo nuk me ka munguar kurre. Shpresoj qe skuadra te ruaje shpirtin qe treguam ne pjesen e fundit te sezonit te fundit. Ne qofte se do te luajme ne ate menyre, do te kemi shanset qe te fitojme cdo kompeticion ne te cilin do te marrim pjese”, deklaroi kapiteni Raul, qe konfirmoi ambicjet e Realit per te fituar kater tituj. Mundesia e pare per trofe do te vije ne Superkupen e Spanjes, perballe Seviles. Kampionati, Champions dhe Kupa e Mbretit jane tre titujt e tjere qe mund te fitohen, por Rauli nuk di te zgjedhe asnjeren midis tyre. “Rikthehem me shume deshire dhe per ne nis nje sezon, ne te cilin do te perpiqemi te fitojme titullin kampion dhe sa me shume tituj qe te jete e mundur. Ne teori, kampionati dhe Champions mund te jene dy kompeticionet me te rendesishme te sezonit, por nje skuader si Reali nuk mund te heqe dore nga asnje kompeticion”.Rauli takoi dje perhere ta pare trajnerin Shuster dhe pasi iu nenshtrua paradite disa testeve mjekesore, nisi punen se bashku me pjesen tjeter te skuadres ne seancen e pasdites. Rauli premton nje Real te motivuar qe ne javen e pare te sezonit. “Kesaj radhe do te nisim punen me intenstitetin maksimal qe prej javes se pare. Per kete nuk ka asnje dyshim. Ajo qe beme ne sezonin e shkuar ishte fantatike, por do te punojme qe te mos e leme gjithcka per ne javet e fundit”. Rauli duhet te luftoje per nje vend si titullar ne nje skuader ku pervec tij, ne repartin ofensiv luan edhe Van Nistelroi, Saviola, Soldado dhe Higuain, pa llogaritur Robinjon, qe ne leter e nis sezonin si nje mesfushor i majte i avancuar.

  9. #2609
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    ................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga no name : 22-07-2007 mė 10:10
    #VamosArgentina

  10. #2610
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kanavaro: Nuk kam frike nga konkurrenca, do te qendroj!

    22 Korrik Fituesi i Topit te Arte dhe kampioni i botes me Italine, Fabio Kanavaro, pergenjeshtroi spekulimet sipas te cilave do te largohet nga Reali i Madridit. Fabio beri te qarte se deshira e tij me e madhe eshte te hyje ne histori si pjese e tij formacioni madrilen qe do te fitoje Champions e dhjete ne historine e klubit. “Ne Itali thuhet shpesh qe do te rikthehem, por kjo nuk eshte e vertete”, deklaroi 34?vjecari ne te perditshmen sportive “Marca”. “Gjithmone kam thene qe jam i lumtur tek Reali i Madridit dhe mendoj se mora vendimin e duhur kur vendosa te vija ne Spanje. Asnje ne klub nuk me ka thene qe ka ndonje oferte per mua dhe as qe deshiroje te me shesin. Jam i sigurt qe do te vazhdoj tek Reali”. Kanavaro firmosi per Realin pas suksesit ne Boteror, por pati nje sezon te pare te veshtire ne Spanje, edhe pse ne fund fitoi titullin kampion. Pas largimit te Fabios Kapelos, trajnerit qe e solli ne “Bernabeu”, Reali ka blere dy qendermbrojtesa te tjere gjate merkatos, Pepen dhe Metcelderin, duke bere qe e ardhmja e italianit ne klub te dukej e pasigurt. Kanavaro thote se ndihet mirenjohes ndaj Kapelos, por thekson qe ai ka firmosur nje kontrate me Realin dhe jo me ish?trajnerin e tij tek Juventusi e Reali. “Kam punuar me Kapelon per tre vjet dhe kam mesuar shume prej tij. Ai me ka bere mua te mendosj si nje fitues dhe i jam mirenjohes per kete, por une nenshkrova nje kontrate 3?vjecare me Realin dhe jo me Kapelon”. Mbrojtesi pranoi se ka patur probleme per t’u pershtatur ne sezonin e tij te pare tek Reali, por ka besim qe do te rigjeje formen e shkelqyer qe pati gjate Boterorit. “Ishte e pritshme qe pas suksesit ne Boteror te kisha probleme ne kalimin tim ne nje vend te ri, por kam pushuar mire gjate veres. Tani e njoh me mire futbollin spanjoll dhe besoj qe sezonin e ardhshem do te kem mundesi te shfaq nje nivel me te larte ne lojen time. Qellimi im eshte te ndihmoj skuadren qe te fitoje Champions League. Ky eshte trofeu i vetem qe me ka mbetur per te fituar”, perfundoi Kanavaro.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •