Rajkard: Shuster, do ta nxij!
22 Korrik Barcelona nisi dje zyrtarisht fazen pergatitore, ne te cilen u paraqiten te gjithe futbollistet e grupit te pare, me perjashtim te atyre tre qe luajten me kombetaret e tyre ne Kupen e Amerikes (Mesi, Milito dhe Markez). I pyetur per rivalitetin me Bernd Shusterin, trajnerin e kundershtareve kryesore te Realit te Madridit, Rajkard tha: “Mendoj qe Shusteri eshte nje trajner i shkelqyer dhe ka mundesine te beje nje pune shume te mire tek Reali, por ne do te bejme cmos qe t’ia bejme gjithcka sa me te veshtire”. Holandezi, qe dukej mjaft i clodhur gjate konferences se tij te pare per shtyp te sezonit te ri, deklaroi se motivimi me te cilin ai dhe futbollistet e tij po pergatiten per sezonin e ri eshte shume i madh. “Futbollistet e Barcelones jane te mesuar me suksesin. Vitin e shkuar nuk mundem te fitonim, por tani gjithcka nis nga zero dhe ky eshte motivimi me i madh qe mund te kishim. Te gjithe e kane te qarte qe talenti ne kete skuader eshte shume i madh dhe vullneti per te fituar eshte gjithashtu teper i madh”. Ne lidhje me polemikat qe ka shkaktuar vendimi i Barcelones per te hartuar nje kod te ri disiplinor, Rajkardi siguroi se nuk ka nevoje per nje manual psikologjie per te kontrolluar yjet dhe ekuilibrat brenda grupit te tij. “Nje manual psikologjie? Jo, jemi te gjithe njerez. Sjellja e futbollisteve tane ka qene gjithmone e mire, ndaj nuk ka perse te shpikim gjera te tilla. Une nuk kam patur asnjehere probleme me grupin tim. Po punojme me shume deshire, motivim dhe perkushtim”.Rajkardi nuk mendon se ky eshte momenti i pershtatshem per te folur per lojtaret qe mund te largohen, edhe pse Santi Ezkerro, Tiago Moto dhe Maksi Lopez e dine qe klubi eshte duke pritur nje oferte te pershtatshme, per te shitur kartonin e tyre. “Gjithmone duhen respektuar futbollistet dhe askush nuk do te perjashtohet nga stervitja. Lojtaret nuk duhen prekur ne dinjitetin e tyre. Te gjithe jemi te vetedijshem qe kemi nje grup te bollshem. Vendimet qe mund te merren deri sa te nise sezoni do te merren ne menyre te natyrshme, pa prekur dinjitetin e askujt”.
Frenki: Blerjet e reja, nje motivim i madh!
Rajkard pati mundesine te sterviste per here te pare Henrine, Turene, Abidalin dhe Militon, per te cilet pati vetem fjale te mira, ne konferencen e tij te pare per shtyp, ne sezonin e ri. “Te gjithe lojtaret qe i jane bashkuar skuadres kane ardhur ketu me nje deshire shume te madhe per te fituar dhe ky perben nje motivim shtese per ekipin. Deshira qe kane lojtaret per t’u stervitur u duk qarte qe ne diten e pare dhe kjo eshte dicka e mire per grupin”. Pyetjes nese Barcelona e sezonit 2007?08 eshte me e mira qe ai ka patur ndonjehere, Rajkardi iu pergjigj duke dhene kohe per te nxjerre nje perfundim, ndersa i cilesoi si te parakohshme te gjitha komentet e tanishme. “Kemi shume cilesi, talent dhe pervoje ne skuader. Kjo eshte e vetmja gje e sigurt. Tani duhet te punojme shume per te “perkthyer” kete ne fushe me nje nivel sa me te larte loje. Vetem ne fund te vitit do te mund t’i pergjigjem pyetjes nese eshte kjo Barcelona me e mire qe kam patur ndonjehere”. Rajkardi foli edhe per dy te rinjte, Bojan Krkic dhe Xhovani dos Santos, qe i jane bashkuar grupit te profesionisteve. “Jane dy futbolliste shume te talentuar, te formuar ne skuadrat tona zinxhir dhe me pelqen te punoj me ta. Kane nevoje per te fituar pervoje dhe kete mund ta fitojne vetem duke luajtur perkrah futbollisteve te medhenj te Barcelones. Besoj se ky do te jete nje vit shume i rendesishem per ta”.
Krijoni Kontakt